Category: Lajme

  • Konflikti me sende të forta në lavazh/ Policia identifikon 2 bashkëautorët që plagosën 20-vjeçarin dhe 3 të rinjtë

    Konflikti me sende të forta në lavazh/ Policia identifikon 2 bashkëautorët që plagosën 20-vjeçarin dhe 3 të rinjtë

    Policia e Vlorës ka identifikuar 2 bashkautorët që dyshohen se lënduan me sende të forta 20-vjeçarin K.H, i cili ndodhet në spital dhe tre persona të tjerë, që u dëmtuan lehtë. Kujtojmë se ditën e djeshme në një lavazh në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë u regjistrua një konflikt i dhunshëm me sende të forta mes disa personave për motive ende të panjohura.

    Nga sherri mbeti i lënduar një 20-vjeçar që është i shtruar në spital dhe tre të tjerë, të cilët pasi morën ndihmë mjekësore, u shoqëruan në polici për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Gjithashtu policia sqaron se 20 vjeçari nuk është plagosur me thikë, siç u tha dje në njoftimi e policisë. 20-vjeçari sipas bluve është lënduar me sende të forta

    Njoftimi i policisë

    Në vijim të veprimeve për konfliktin në lagjen “Hajro Çakërri”, falë administrimit të pamjeve filmike, u identifikuan edhe dy shtetas të tjerë të dyshuar si bashkëautorë në dëmtimin me sende të forta të shtetasit K. H., 20 vjeç, i shtruar në spital, dhe të shtetasve R. Y., R. M. dhe D. I., të dëmtuar lehtë. Sqarojmë se dëmtimi i shtetasit K. H. nuk është shkaktuar nga një mjet prerës, por nga goditje me sende të forta.

    Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, së bashku me shtetasin A. B., 25 vjeç, shpallën në kërkim edhe shtetasit A. K., 58 vjeç, dhe L. B., 41 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

  • Apeli i GJKKO rrëzon ankimimin e nënës së Ajola Xoxës, lë në fuqi masën e sekuestrimit të pasurive

    Apeli i GJKKO rrëzon ankimimin e nënës së Ajola Xoxës, lë në fuqi masën e sekuestrimit të pasurive

    Gjykata e Posaçme e Apelit, ka lënë në fuqi masën për sekuestrimin e pasurive të nënës së Ajola Xoxës.

    Valbona Xoxa, kishte ankimuar vendimin e GJKKO-së, por gjyqtari Engert Pëllumbi me një vendim të ditës së sotme, 10 mars, e rrëzoi kërkesën e saj.

    “Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 10.03.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 12, datë 27.02.2025 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankueses V.X., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 84, datë 10.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lidhur me caktimin e masës së sigurimit pasuror, sekuestro preventive, mbi pasurinë e paluajtshme”, dhe vendosi:

    Miratimin e vendimit nr. 84, datë 10.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar.

    Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve nga e nesërmja e njoftimit të tij”, thuhet në njoftimin e GJKKO.

  • Rama “mesazh” LaCivita-s: S’ka njeri që vjen nga Amerika me makiazh trampist, të na marrë fitoren (Video)

    Rama “mesazh” LaCivita-s: S’ka njeri që vjen nga Amerika me makiazh trampist, të na marrë fitoren (Video)

    Para të vetëve, kryeministri Rama dha ultimatumin për të bërë të pamundurën fitoren e 11 majit. Përdori tezën e vazhdimësisë së punëve të pambaruara dhe një prej tyre të cilën ai e përdor si pikë kryesore është anëtarësimi në BE.

    Rama i tha grupit parlamentar se vendin drejt BE-së e çon vetëm PS dhe se masivizimi I votës do ta tregojë këtë gjë.

    “Interesi ynë është shumë i madh për t’u lënë në drejtim të paditur dhe në këto momente, qoftë sa i përket BE qoftë sa i përket NATO-s, zëri ynë dhe siguria jonë e brendshme, i vendosur stabël dhe i palëkundër nga kuak kuak kuak, është themelor”, tha Rama.

    Ai hodhi akuza ndaj opozitës duke thënë se ata janë të pamundur të komunikojnë me botën jashtë dhe këtë e bën vetëm ai.

    VIDEO/ Rama “mesazh” LaCivita-s: S’ka njeri që vjen nga

    “Kur ne të bëhemi anëtar të BE-së do të jetë e rëndësishme se kush qeverisë, për ata. Ka shumë rëndësi se kush qeverisë në Shqipëri për të ardhmen e shqipërisë dhe reformën në drejtësi. Ne jemi garancia sepse të tjerët do e shkrijnë SPAK.

    Kjo mund të bëhet vetëm nga forca që hallet e tyre me drejtësinë I kanë më të mëdha sesa lidhjet e tyre me intersat kombëtare dhe interesin publik. Këto forca i njeh gjithë shqipëria dhe gjithë bota.

    Nuk ka turistë që vjen me kushedi çfarë page nga amerika për të bërë një makiazh trampist të votave që ndryshon atë thelb. Ky është thelbi i ndarjes si dita me natën mes tyre dhe nesh. Ne nuk jemi Bosnjë Hercegovina. Por duhet që shqiptarët të na japin mandatin më të fortë që kemi patur ndonjëherë”, tha Rama.

    VIDEO- DEKLARATA E POLOTE E RAMES NE MBLEDHJEN E GRUPIT PARLAMENTAR TE PS

  • Tragjike/ U aksidentua bashkë me bashkëshortin, humb jetën vajza e biznesmenit të njohur

    Tragjike/ U aksidentua bashkë me bashkëshortin, humb jetën vajza e biznesmenit të njohur

    Ditën e djeshme, një aksident tragjik në Greqi u mori jetën dy të rinjve të cilët sapo ishin martuar.

    Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Volos-Agria, pranë Platanidia, ku dy të rinjtë, Kostas Papakonstantinou, 31-vjeç dhe bashkëshortja e tij Kerasia Alimantiri, 31-vjeç, fatkeqësisht humbën jetën pasi motori me të cilin po udhëtonin u përplas me një automjet.

    Sipas mediave vendase, mësohet se çifti i sapomartuar u përplasën nga një automjet, teksa ishin duke udhëtuar me motorin e tyre.

    Fatkeqësisht si pasojë e plagëve të marra, ata humbën jetën menjëherë në vendin e ngjarjes.

    Kanë qenë miqtë e ngushtë të viktimave, ata të cilët ishin dëshmitarë të skenës tragjike. Për mediat greke, ata kanë folur duke thënë se në momentin e aksidentit ndodheshin me automjetin e tyre mbrapa Kerasias dhe Kostas.

    Ata kanë treguar se në momentin që dy shokët e tyre u aksidentuan, vrapuan për t’i shpëtuar, por fatkeqësisht ishte tepër vonë, pasi ata dhanë frymën e fundit në duart e tyre.

    Ndërkohë, mësohet se vajza e cila humbi jetën është e bija e një prej biznesmenëve më të zëshëm në zonën e Volos.

    Ndërkohë, mësohet se vajza e cila humbi jetën, është e bija e një prej biznesmenëve më të njohur në zonën e Volos.

  • “Shqiptarët të na japin mandatin më të fortë, pastaj e di unë çfarë bëj me SHBA e BE”- LaCivita udhëheq fushatën e PD, Rama ironizon: S’ka turist që vjen me kushedi çfarë page nga Amerika për të bërë makiazh…

    “Shqiptarët të na japin mandatin më të fortë, pastaj e di unë çfarë bëj me SHBA e BE”- LaCivita udhëheq fushatën e PD, Rama ironizon: S’ka turist që vjen me kushedi çfarë page nga Amerika për të bërë makiazh…

    “Ne jemi garancia e reformës në drejtësi, të tjerët kanë thënë që do shkrijnë reformën në drejtësi dhe do neutralizojnë SPAK. Kjo mund të bëhet vetëm nga forca që hallet e tyre me drejtësinë i ka më të mëdha sesa lidhjet e tyre me interesin kombëtar dhe interesin publik. Këto forca janë të shpallur dhe i njeh gjithë bota. Nuk ka truk mediatik dhe propagandistik, nuk ka turist që vjen me kushedi ca page nga Amerika për të bërë një makijazh trampist të fushatës së atyre forcave që ndryshon këtë thelb. Ky është thelb i ndarjes së dita me natën mes nesh dhe kënetën. Por ky është edhe thelbi që ndan nëse Shqipëria dhe shqiptarët do të bëhen anëtarë të BE duke mbyllur negociatat në 2027 apo nëse do mbetet si ndonjë shtet në rajon që e ka të ardhmen të paqartë. Ne nuk jemi Bosnja, ne jemi Shqipëria dhe kemi mundësitë për të shfrytëzuar atë dritare.

    Duhet që shqiptarët të na japin mandatin më të fortë që kemi pasur që nga 2013. Me mandatin e fortë të shqiptarëve, pastaj e di unë bashkë me ju, se çfarë bëjmë me BE, SHBA e NATO. Me garanci që asgjë nuk lëviz”, tha Rama.

    vijon

  • Rregullorja/ Policia jo vetëm shoqëron, po ka të drejtë të ndalojë dhe arrestojë! Risitë e pranimit të donacioneve dhe dypunësimi! Nga leja vjetore te shpërblimet

    Rregullorja/ Policia jo vetëm shoqëron, po ka të drejtë të ndalojë dhe arrestojë! Risitë e pranimit të donacioneve dhe dypunësimi! Nga leja vjetore te shpërblimet

    Rregulla të reja dhe shtim kompetencash për Policinë e Shtetit janë botuar në Fletoren Zyrtare ditët e fundit, ku vërehet ndërhyrje në një sërë mënyrash që do të jenë risi për aktivitetin e saj.

    Polici, sipas kësaj rregulloreje jo vetëm ka të drejtë të të shoqërojë, por edhe të të ndalojë dhe arrestojë përkohësisht, ku janë përcaktuar edhe shkaqet se kur mund t‘i kryejnë këto veprime. Referuar rregullores mësohet se policët duhet ta informojnë qytetarin ndërkohë që pas këtij informimi mund të kryejnë edhe veprimet e mësipërme për ta shoqëruar në ambientin më të afërt policor, ku ky shoqërim thuhet se mund të bëhet ose në këmbë, ose me mjete të ndryshme, që nga ato privatet e deri tek ato të policisë. Ndërsa në lidhje me rekrutimin, në nivele të larta, kompetencat i kalojnë kreut të Policisë së Shtetit, thotë rregullorja e re.

    RREGULLORJA

    Rregullorja e re, e botuar në Fletoren Zyrtare detajon me hollësi kompetencat, mënyrën e ushtrimit të veprimtarisë, si dhe risitë e pranimit të donacioneve dhe lejimin e mësimdhënies. Policët duhet të identifikohen te qytetarët dhe t’i informojnë paraprakisht për arsyen e ndalimit, duke i kërkuar fillimisht zbatimin vullnetar të urdhrit të ndalimit dhe zbrazjen e mjeteve të rrezikshme.

    Mënyrat e zbatimit të ndalimit të përkohshëm policor përfshijnë shoqërimin në këmbë, nga vendi ku ndalohet personi deri në strukturën përkatëse policore; ose me automjetin e shërbimit policor apo mjete të tjera, që merren apo vihen në dispozicion të Policisë.

    Në raste të veçanta, kur verifikimi i identitetit të personit nuk është i mundur struktura përkatëse policore bën publike pamje, regjistrime ose përshkrime të personit, për të mundësuar identifikimin e tij, duke i shfaqur në mediat e shkruara dhe në ato audiovizive vendore ose kombëtare për aq kohë sa është e nevojshme.

    Rregullorja përcakton, gjithashtu, veprimtaritë e lejueshme private për punonjësit e Policisë, që mund të kryhen jashtë detyrës e që nuk përbëjnë konflikt interesi dhe që nuk lidhen drejtpërdrejt më veprimtarinë policore.

    Llojet e veprimtarive private mund të jenë nga mësimdhënia deri te kurset profesionale, palestrat sportive, menaxhimi i bizneseve, konsulencë në fusha të teknologjisë, menaxhimit të projekteve jashtë veprimtarisë policore; investime në pasuri të paluajtshme, veprimtari imobilare, dhënie me qira shitje dhe blerje të pronave. Në asnjë rast, ushtrimi i veprimtarive private apo dytësore nuk duhet të ndikojë në ushtrimin e detyrave, kohën e punës dhe veprimtarinë policore.

    LEJET DHE DETYRAT

    Për herë të parë, Policia e Shtetit vlerëson dhe pranon donacione përjashtimisht vetëm nga subjekte, të cilat plotësojnë kriteret ligjore sipas nenit 139, të ligjit nr. 82/ 2024, “Për Policinë e Shtetit”, dhe legjislacionit në fuqi mbi konfliktin e interesit.

    Sa i përket të drejtës së pushimit vjetor, rregullorja përcakton se për punonjësit e Policisë është 30 deri në 40 ditë kalendarike dhe jepet i shkallëzuar, sipas vjetërsisë dhe gradave. Punonjësi i Policisë gëzon të drejtën e pushimeve vjetore të paguara: 40 ditë kalendarike për punonjësit e Policisë me gradën “Drejtues” deri “Drejtues madhor”; 35 ditë kalendarike për punonjësit e Policisë me gradën “Nënkomisar”, “Komisar” dhe “Kryekomisar”.

    30 ditë kalendarike për punonjësit e Policisë me gradën “Inspektor”. Pushimet vjetore mund të jepen të ndara në ditë kalendarike, me miratimin e titullarit përgjatë vitit të punës ose deri në fund të tremujorit të parë të vitit pasardhës. Në rastet e fatkeqësisë, familja e punonjësit, që jetonte me punonjësin e Policisë në kohën e humbjes së jetës për shkak të detyrës, në ditën përkujtimore të punonjësit, përfiton ndihmë financiare në masën e një page mujore referuese, e njësuar si pagë mujore, në kohën e dhënies së kësaj pagese.

    Paga mujore referuese e punonjësit të Policisë përbëhet nga paga për gradë, shtesa për çdo vit vjetërsie shërbimi dhe shtesa për natyrë të veçantë pune që kishte punonjësi, e cila njësohet si pagë mujore, në kohën e dhënies së kësaj pagese. Dhënia e ndihmës financiare miratohet nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe përballohet nga buxheti i miratuar i njësive shpenzuese përkatëse në Policinë e Shtetit.

    Një tjetër risi është kompetenca për rekrutimin në nivelet e larta drejtuese. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë se Shtetit shpall vendet vakante për funksionet zëvendës drejtor të Përgjithshëm, drejtor të departamentit, drejtor të drejtorisë vendore dhe shef të komisariatit në Policinë e Shtetit, e cila qëndron e hapur për 7 (shtatë) ditë./Gazeta Panorama

  • Redoni në një lidhje? Mohon dërgimin e mesazhit për Eglin në Big Love

    Redoni në një lidhje? Mohon dërgimin e mesazhit për Eglin në Big Love

    Ish-konkurrenti i Big Brother VIP Albania, Redoni, ishte i ftuar në emisionin “E Diell” në Top Channel, ku foli për eksperiencën e tij në shtëpi dhe raportin me Eglin. Ai theksoi se për shkak të kohës së shkurtër në lojë, krijoi vetëm një lidhje të afërt, pikërisht me Eglin, të cilën e mbështet.

    Gjatë intervistës, Redoni reagoi i habitur ndaj një mesazhi të shfaqur në Big Love në emër të tij, duke mohuar çdo përfshirje dhe duke theksuar se dikush e kishte përdorur emrin e tij pa dijeni. Megjithatë, ai shtoi se nuk ka asgjë kundër nëse mesazhi ka pasur një ndikim pozitiv.

    “Për hir të vërtetës, nuk kam çuar mesazh, nuk kam qenë ai unë, por nëse është përdorur emri im për diçka pozitive, atëherë s’kam asgjë kundër. Më ka ardhur keq që është përdorur emri im në atë aspekt, që mundet të më dëmtojë ndonjë raport që mund të jem duke e krijuar” – tha ai.

  • Shqiptarët kanë konsumin më të lartë të k*kainës në Europë

    Shqiptarët kanë konsumin më të lartë të k*kainës në Europë

    Përdoruesit shqiptarë të drogave kanë nivelin më të lartë të konsumit të kokainës në Europë, me 41% të përdoruesve që kanë konsumuar kokainë, përkundrejt 21% që është mesatarja e Ballkanit Perëndimor dhe 29% e Bashkimit Europian, sipas të dhënave të sondazhit të Agjencisë së Drogave të Bashkimit Europian EUDA (shiko grafikun Përdorimi i drogave në 12 muajt e fundit sipas substancave).

    Anketa Europiane në Internet mbi Drogat (European Web Survey on Drugs), mblodhi të dhëna midis majit dhe korrikut 2024 nga persona përdorues të drogës, të moshës 18-vjeç e lart, që jetojnë në vendet e BE-së dhe jashtë saj. Në total, morën pjesë mbi 66 000 persona nga 31 vende.

    Në Ballkanin Perëndimor, u përgjigjën 4,442 individë të moshës 18-vjeç e lart, që përdorin droga (Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut dhe Serbi).

    Analiza e përgjigjeve të të anketuarve zbuloi gjetje kyçe mbi përdorimin e tyre të drogave në 12 muajt e fundit. Të dhënat publike përfshinë gjetjet e përmbledhura të Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor.

    Të dhënat e përgjigjeve nga individët shqiptarë për Shqipërinë, u vunë në dispozicion nga EUDA posaçërisht për Monitor dhe u përpunuan nga Monitor.

    Shqipëri, kanabisi dhe kokaina drogat më të përdorura

    Kanabisi mbetet droga që konsumohet më shumë nga individët shqiptarë, me 56% të të anketuarve që kanë deklaruar që e përdorin atë. Përdorimi i kësaj substance është shumë pak më e ulët se mesatarja e Bashkimit Europian (59%) dhe më i lartë se në Ballkanin Perëndimor (42%).

    Shqipëria është e vetmja ku kokaina është substanca e dytë më e konsumuar pas kanabisit. 41% e përdoruesve të drogave thanë se kishin konsumuar kokainë në 12 muajt e fundit. kjo përqindje është dy herë më e lartë se mesatarja e Ballkanit Perëndomor dhe shumë mbi nivelin e BE-së prej 29%.

    Në Ballkanin Perëndimor, substanca e dytë më e konsumuar është Benzodiazepines (pa recetë), me 22% të përdoruesve, kundrejt 5% në Shqipëri.

    Në Shqipëri, substanca e tretë më e konsumuar është MDMA/Ecstasy (16%) e ndjekur nga kërpudhat dhe truflat (11%).

    Kokaina mbizotëron në bare

    Kokaina pudër e ka konsumin më të lartë në bare, me 75% të përdoruesve të tij shqiptarë që thanë që e pinin atë në lokale. Në shtëpi e kishin konsumuar 69% e të anketuarve, në festa ose festivale muzikore (51%), në makinë (35%), në hapësirat publike si parqe (29%), në natyrë (29%).

    Kokaina kristal (crack) konsumohet më shumë në ambientet e shtëpisë (75%) dhe më pak në bare (33%).

    Arsyeja kryesore e përdorimit të kokainës pudër është për të ardhur në qejf/ për argëtim (58%), për të reduktuar efektet e alkoolit (39%), për të reduktuar stresin/relaksuar (31%), për të bërë shoqëri (24%), për të qëndruar zgjuar (22%).

    Kanabisi konsumohet në natyrë, për të reduktuar stresin

    Ambientet e hapura janë mjedisi kryesor ku konsumohet kanabisi nga përdoruesit shqiptarë, me 67 % të përgjigjeve. Edhe shtëpia (e vetja ose e dikujt tjetër) mbetet një ambient i preferuar (61%). Në festa ose festivale muzike ishte zgjedhja për 44% e të anketuarve.

    Arsyeja kryesore që i nxit shqiptarët të përdorin kanabis është për të reduktuar stresin dhe për tu relaksuar (70%), për të ardhur në qejf/ për argëtim (58%), për të përmirësuar gjumin (43%), për të menaxhuar depresionin (41%), për arsye spiritualë (31%), për varësu (24%), për të bërë shoqëri (19%).

    Kanabis edhe në shkollë, kokainë në punë

    17% e të anketuarve shqiptarë thanë se një nga vendet ku ata konsumonin kanabis ishte në shkolla. 11% thanë se e konsumonin në punë.

    Ndonëse me përqindje të ulëta, kokaina hyn edhe në shkolla, me 4% të të anketuarve se thanë që e konsumonin dhe në shkollë.

    Më i lartë është konsumi i kokainës pluhur në punë, me 20% të të anketuarve që thanë se kishin pirë kokainë në zyrë.

    Edhe për kokainën kristal, 17% e përdoruesve shqiptarë thanë se e kishin marrë në punë.

    Kanabis me cigare e alkool dhe kokainë me alkool e nikotinë

    Përdorimi i shumëfishtë i substancave, i cili nënkupton konsumimin e dy ose më shumë substancave në të njëjtën kohë, është raportuar për të gjitha llojet e drogave. Sipas të dhënave të anketimit për Shqipërinë rezulton se 70% e të anketuare thanë se përdornin kanabis me cigare/nikotinë dhe 46% thanë kanabis me alkool.

    83% e përdoruesve të kokainës pluhur thanë se e kombinonin me alkool dhe po aq me cigare/nikotinë. 26% e kombinonin kokainën dhe me bar kanabis.

    Ku i gjejnë drogat shqiptarët

    Një nga pyetjet e anketimit lidhet me burimin e blerjes së substancave të drogës.

    Për kanabisin, 46% e përdoruesve shqiptarë thanë se e gjenin nga të afërm, ose njerëz që njohin, 31% thanë që i kontaktojnë direkt burimet përmes telefonit, email ose mesazheve.

    Miqtë dhe shokët janë dhe burimi kryesor i gjetjes së kokainës (68%) dhe 47% përmes kontakteve direkte nga telefoni, mail ose mesazhet.

    Edhe për substancat e tjera si Methamphetamine, Amphetamine, heroinë, burimi kryesor mbetet blerja nga miqtë./MONITOR

  • Rriten shanset për t’i mbijetuar sëmundjes së rëndë, zbulohet aplikacioni me inteligjencë artificiale për zbulimin e kancerit të lëkurës

    Rriten shanset për t’i mbijetuar sëmundjes së rëndë, zbulohet aplikacioni me inteligjencë artificiale për zbulimin e kancerit të lëkurës

    Kompania britanike e teknologjisë, “Skin Analytics” ka marrë miratimin nga organet rregullatorë për aplikacionin “DERM”, një sistem autonom me inteligjencë artificiale për zbulimin e kancerit të lëkurës që mund të përdoret në telefonat inteligjentë. Zbulimi i kancerit të lëkurës në fazat e hershme rrit shkallën e lartë të mbijetesës. Kjo teknologji mundëson fotografimin e lëkurës së pacientit dhe diagnostikimin pothuajse të menjëhershëm.

    Rrezet e ngrohta të diellit nuk janë gjithmonë të mira për lëkurën e disa njerëzve. Evropa po përballet me një mungesë të theksuar mjekësh të lëkurës, me rreth 30 dermatologë për një milion banorë.

    Kanceri i lëkurës është një nga format më të trajtueshme të kësaj sëmundje, nëse zbulohet në fazat e hershme. Zyrtarët britanikë të shëndetësisë thonë se normat e kancerit të lëkurës janë rritur 170% gjatë dekadës së fundit dhe 11% e rasteve urgjente u duhet të presin më shumë se një muaj për t’u vizituar tek mjeku.

    Kompania “Skin Analytics” po demonstron në Londër teknologjinë e re “DERM AI”. Aplikacioni në fjalë funksionon në shumicën e telefonave inteligjentë dhe kërkon një lente shtesë që mundëson fotografimin e lëkurës dhe diagnozën pothuajse të menjëhershme.

    “Procesi është i thjeshtë dhe i drejtpërdrejtë. Siç e shikoni kam hapur aplikacionin që aktivizon kamerën dhe zgjedh pjesën e trupit ku do të fotografojmë. Cilësia e fotos duhet të jetë sa më e mirë që të vlerësohet nga inteligjenca artificiale. Pasi zgjedh foton më të mirë, rezultati del brenda pak sekondash, duke ofruar detaje se çfarë nënkupton. Imazhi ruhet në sistem për t’u krahasuar me rezultatet që pasojnë”.

    Inteligjenca artificiale krahason foton e marrë nga lëkura e pacientit me një bibliotekë imazhesh dhe pastaj jep rezultatin.

    Kompania “Skin Analytics” thotë se “DERM” ka një shkallë saktësie prej 98.8% në diagnostikim.

    Neil Daly, themelues dhe shef ekzekutiv i kompanisë “Skin Analytics” shpjegon se si teknologjia pas aplikacionit “DERM” tashmë gjendet në shumicën e telefonave inteligjentë.

    “Mund të përdorim një sërë telefonash të ndryshëm inteligjentë për të fotografuar zonën e dyshuar të lëkurës. Përdorim një lente të posaçme që e ngjitet tek telefoni për marrë një imazh me cilësi shumë të lartë. Kjo lloj teknologjie mundëson që shumë pacientë të vizitohen brenda një kohe të shkurtër si rezultat i disponimit të telefonave inteligjentë”.

    Rregullatori Evropian për Pajisjet Mjekësore i hapi dritën jeshile përdorimit të këtij aplikacioni, duke u bërë pajisja e parë autonome me inteligjencë artificiale e autorizuar për zbulimin e kancerit. Rreth 21 qendra mjekësore në Britani po e përdorin këtë aplikacion dhe kanë testuar rreth 135, 000 pacientë. Kompania “Skin Analytics” thotë se kjo teknologji ka ndihmuar diagnostikimin e më shumë se 13,000 pacientëve të prekur nga kanceri i lëkurës.

    Në zhvillim prej 12 vjetësh, aplikacioni DERM me inteligjencë artificiale mbështetet tek një librari e madhe të dhënash dhe imazhesh ku përfshihen kacerët e lëkurës, lëkura në fazat e para të shfaqjes së sëmundjes si dhe dëmtime të lëkurës që ngjasojnë me sëmundjen.

  • Mbani shënim! Simbolizojnë Ditën e Verës, si të përgatisni ballokumet e Elbasanit, ja sekreti i recetës

    Mbani shënim! Simbolizojnë Ditën e Verës, si të përgatisni ballokumet e Elbasanit, ja sekreti i recetës

    Ballokumja është një nga ëmbëlsirat autentike shqiptare, traditë e qytetit të Elbasanit dhe simbol i Ditës së Verës gjithashtu.

    Pavarësisht se tradita e përgatitjes së saj është me rastin e Ditës së Verës ajo përgatitet edhe si ëmbëlsirë në çdo rast e kohë.

    Kjo recetë kërkon durim dhe kujdes duke nisur nga përzgjedhja e përbërësve dhe deri tek përpunimi i tyre, e mandej procesi i fundit i pjekjes.

    Receta autentike e përgatitjes së ballokumes, të cilën AgroWeb.org e sjell më poshtë, ka disa elementë specifikë të cilët bëjnë diferencën në shijen perfekte të saj.

    Një nga përbërësit unik të ballokumes është finja. Ajo përgatitet nga hiri i zjarrit, e madje nënat e gjyshet e vjetra elbasanase kujdesen që të marrin hi nga zjarri me dru ahu.

    Finja i jep ballokumes shkriftësinë tipike.

    Ndiqni më poshtë recetën autentike të përgatitjes së Ballokumeve sipas traditës së amvisave të Elbasanit.

    Përgatitja e Ballokumeve të Elbasanit në Shtëpi

    Përbërësit

    1 kg sheqer (jo i bluar)

    1 kg mielli misri i situr

    500 gr gjalpë i freskët (sipas këshillës së amvisave të Elbasanit gjalpi duhet të jetë dhie)

    8 kokrra vezë

    Gjysmë filxhani kafeje me ujë finje (përgatitet përmes hedhjes së dy-tre lugë gjelle nga hiri i zjarrit në një gotë me ujë, e cila lihet përreth 30 minuta dhe më pas kullohet me kujdes)

    Përgatitja

    Si fillim, në enën e bakrit apo qelqit, hidhet sheqeri dhe gjalpi i shkrirë, temperatura e të cilit duhet të jetë e vakët.

    Përzihet përmes një luge druri përreth 40- 45 minuta derisa masa të bëhet kremoze.

    Më pas shtojmë një vezë dhe vijojmë përzierjen me lugë druri. Shtojmë vezën e dytë dhe vijojmë përzierjen me lugë druri, vijojmë po kështu me vezën e tretë dhe me rradhë.

    Vijojmë pa ndërprerje përzierjen ndërsa shtojmë ujin e finjës ose në mungesë të tij shtojmë pak qumësht.

    AgroWeb.org ju sugjeron të shtoni miellin e misrit me dorë gradualisht duke vijuar pa ndërprerje përzierjen me lugë druri derisa të keni mbaruar gjithë masën e miellit.

    Trazohet fort me lugë druri që të mos krijohen kokërriza dhe masa të bëhet krejtësisht e njëtrajtshme.

    Masa nis të punohet me dorë derisa brumi të jetë aq i plotë sa të mos rrafshohet kur e mban në dorë.

    Brumi ndahet në copa të cilave u jepet forma e rrumbullakët. Më pas vendosen në një tavë të lyer me gjalpë dhe pudrosur me miell misri. Ballokumet vendosen me një distancë nga njera tjera pasi vëllimi i tyre do rritet gjatë pjekjes.

    Vendoset në furrë të parangrohur në temperaturën 180-200 gradë.