Category: Lajme

  • Çfarë duhet të bëjnë djemtë? Rozana ka një kërkesë të çuditshme për banorët

    Çfarë duhet të bëjnë djemtë? Rozana ka një kërkesë të çuditshme për banorët

    Rozana Radi ka vënë në detyrë ditën e sotme avantazhin që mori nga misioni ninxhat që bëri me Gjestin pak javë më parë. Ajo kishte kërkuar që banorët të ishin në dispozicion të saj, të bënin çfarë të thoshte ajo.

    “Banorë, si fituese e misionit ninxha Vëllai i Madh njofton se Rozana ka mundësi të përfitojë avantazhin e kërkuar prej saj. Nga ky moment e deri nesër në mëngjes banorët e shtëpisë do të jenë në dispozicion të kërkesave të ndryshme që do të kenë”, shkruhej në zarfin e bardhë.

    Kërksa e parë që Rozana bëri për banorët ishte që djemtë të bënin zonjat e shtëpisë.

    “Unë do të doja si fillim që çunat të bënin zonjat e shtëpisë, nëse keni dëshirë, nuk iu detyron njeri. Nëse nuk do t’a bëni mos e bëni. Si fillim të na shërbeni gocave të shtëpisë. Danja do na ndihmojë me djemtë. Gjesti do të jetë asistenti im dhe do të vishesh, do marrësh direktiva se çfarë do të bësh. Djemtë do bëjnë të gjitha kërkesat që kanë vajzat e shtëpisë”, tha Rozana.

    Banorja u shpreh se nuk do që t’i detyrojë banorët që të plotësojnë kërkesat e saj, vetëm nëse e bëjnë me dëshirë.

    Gjesti dhe Laerti iu përgjigjen duke i thënë se nuk është me dëshirë, por duhet bërë pasi ajo e ka fituar si avantazh.

    Me ndihmën e vajzave, Kelly, Gjesti, Shkëlzeni, Laerti, Vserlo, Aldo dhe Jozi u veshën si vajza dhe shkaktuan shumë të qeshura te banorët.

  • LAJM I FUNDIT/ Ndahet nga jeta parakohe ish-deputeti dhe zyrtari i lartë i PS (Emri)

    LAJM I FUNDIT/ Ndahet nga jeta parakohe ish-deputeti dhe zyrtari i lartë i PS (Emri)

    Andis Harasani, ish-drejtori i KESH dhe deputet i Partisë Socialiste për 2 legjislatura është ndarë nga jeta si pasojë e një sëmundje të rëndë, prej së cilës kishte 2 vjet që vuante.

    Lajmin e ka shpërndarë në rrjete sociale një mik i tij Agim Muco, i cili shkruan: “Para pak minutash u njoftova se u nda nga jeta pas një sëmundje të rëndë, Andis Harasani.

    Andisin e kam njohur kur e kisha student në Fakultetin Ekonomik. Ishte vërtetë një student inteligjent. Më pas punuam bashkë te Deloitte&Touche Tirana. Ishte një tirons i omël por dhe djal i zoti.”

    Andis Harasani, u larguar nga politika në vitin 2013 kur Edi Rama erdhi në pushtet dhe jetoi në SHBA, ku u zhvendos me familjen e tij. Megjithatë, nuk ju larguar jetës publike, duke qenë prezent në rrjete sociale si një kritik i ashpër i Ramës dhe PS-së.

  • Pensionet me Italinë, zbulohen kategoritë që përfitojnë dhe procedurat si kryhet aplikimi

    Pensionet me Italinë, zbulohen kategoritë që përfitojnë dhe procedurat si kryhet aplikimi

    Dekretimi brenda pak javësh nga presidenti italian Sergio Mattarella, është hapi i fundit për njohjen e pensioneve për shtetasit e dy vendeve. Nga nisma pritet të përfitojnë rreth 500 mijë shqiptarë dhe rreth 4 mijë italianë.

    Zv/ministrja e Ekonomisë, Olta Manjani, tregon procedurën që duhet të kryejnë qytetarët e të dyja vendeve për të përfituar nga kjo marrëveshje.

    “Një ndër nenet kryesore të marrëveshjes me Italinë është eksportimi i benefiteve, përfitimet e Niguruara në secilin shtet mund të eksportohen në shtetin ku ka rezidencën. Një shtetas shqiptar që jeton dhe punon në Itali mund ta bëjë aplikimin për lidhjen e pensionit në shtetin italian më pas shkëmbimi i të dhënave do të bëhet në mënyrë automatike ndërmjet institucioneve zbatuese që në rastin e Shqipërisë është Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe në Itali është IMS Italian. Kjo bëhet për të ulur koston pasi nuk do duhet përkthim noterizim dokumentesh pasi këto njihen në mënyrë automatike nga institucionet ligjzbatuese”, tha Olta Manjani, zv.ministrja e Ekonomisë.

    Nga kjo marrëveshje do të përfitojnë edhe ata qytetarë që e kanë mbushur moshën e daljes në pension përpara disa vitesh, por janë përjashtuar nga marrja e pensionit për shkak të mosplotësimit të viteve të kontributeve, atij minimal prej 15 vitesh në vendin tonë dhe 20 vitesh në Itali.

    “Në shtetin shqiptar vitet minimale për të përfituar pension janë 15, Italia e ka 20. Nëse një shtetas shqiptar do të kishte 14 vite punë këtu, apo 19 vite punë në Itali, pavarësisht se në total do të kishte 33 vite punë nuk do të rrinte dot të përfitonte as pension në Shqiperi as në Itali. Në këtë rast nga 33 vite, 14 vite përfitohen nga skema shqiptare dhe 19 nga ajo italiane”, tha Olta Manjani.

    Pas Italisë një rëndësi e veçante po I kushtohet edhe njohjes së pensionve me shtetin grek, ku deri tani sipas zëvendësministres takimet teknike kanë rezultuar me sukses.

    “Vëmendja e marrëveshjeve të tilla është e përqëndruar në shtete ku ka prani të madhe të shqiptarëve, Greqia është një prej tyre ku kemi bërë dy takime në nivel teknik dhe në këto takime frytdhënese ka rezultuar që skemat tona janë shumë të përpurthshme”, tha Olta Manjani.

    Pas Italisë pritet të hyjë në fuqi marrëveshja me Malin e zi, Kroacinë, Bullgarinë, Poloninë dhe Serbinë. Aktualisht Shqipëria ka marrëveshje për njohjen e pensioneve me 13 vende të ndryshme.

  • Mbulimi i monumentit të Skënderbeut në shesh, Rama: Po bëhen mallkime për tradhti kombëtare, por ja çfarë po ndodh

    Mbulimi i monumentit të Skënderbeut në shesh, Rama: Po bëhen mallkime për tradhti kombëtare, por ja çfarë po ndodh

    Prej disa ditësh, monumenti i Gjergj Kastriot Skënderbeut në sheshin që mban emrin e tij, është mbuluar dhe pikëpyetjet mes qytetarëve nuk kanë munguar.

    Në një reagim të bërë pasditen e së dielës, kryeminstri Edi Rama sqaron, se “përpos ideve për tradhti kombëtare,” monumentit po i merren format, pasi një kopje e tij do të vendoset në sheshin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Paris.

    Sipas kreut të qeverisë, ky hap është ndërmmarë pas një përpjekjeje diplomatike dhe me miratimin e autoriteteve franceze.

    Siç thuhet në postim, për disa ditë, skelat do të hiqen nga momumenti i heroit tonë kombëtar.

    EDI RAMA NË FACEBOOK:

    “Qarkullon një kua-kua-kua këmbëngulëse në kënetën sociale për psenë e mbulimit të monumentit të Skënderbeut në Tiranë dhe formulohen mallkime për tradhëti kombëtare, bazuar në akuza për konspiracion kundër Atletit të Krishtit në Muajin e Madhërueshëm të Ramazanit.

    Arsyeja është shumë e thjeshtë, po edhe e bukur në këtë rast. Monumenti është veshur me skeleri, sepse po i merren format për realizimin më pas të një kopjeje të tij, e cila do të vendoset në sheshin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Paris.

    Po po, e lexuat mirë, pas një përpjekjeje diplomatike të gjatë e të suksesshme, pikërisht sepse sot Shqipëria dëgjohet me respekt, kemi arritur të marrim miratimin e autoriteteve franceze për të vendosur monumentin e Heroit tonë Kombëtar në një shesh të Parisit me emrin e tij.

    Punë ditësh dhe skela do të hiqet, kështu që edhe atdhetarët zemërtrazuar që llokoçiten në kënetën e kua-kua-kuave do të mund të çmallen me kalin e Skënderbeut dhe do t’u duhet të gjejnë një tradhëti tjetër.

  • Redoni nxjerrë zbuluar lojën e produksionit, mohon veprimin që bëri namin në rrjet

    Redoni nxjerrë zbuluar lojën e produksionit, mohon veprimin që bëri namin në rrjet

    Ish-konkurrenti i Big Brother VIP Albania, Redoni, ishte i ftuar në një emision televiziv, ku foli për eksperiencën e tij në shtëpi dhe raportin me Eglin.

    Ai theksoi se për shkak të kohës së shkurtër në lojë, krijoi vetëm një lidhje të afërt, pikërisht me Eglin, të cilën e mbështet.

    Gjatë intervistës, Redoni reagoi i habitur ndaj një mesazhi të shfaqur në Big Love në emër të tij, duke mohuar çdo përfshirje dhe duke theksuar se dikush e kishte përdorur emrin e tij pa dijeni.

    Megjithatë, ai shtoi se nuk ka asgjë kundër nëse mesazhi ka pasur një ndikim pozitiv.

    “Për hir të vërtetës, nuk kam çuar mesazh, nuk kam qenë ai unë, por nëse është përdorur emri im për diçka pozitive, atëherë s’kam asgjë kundër. Më ka ardhur keq që është përdorur emri im në atë aspekt, që mundet të më dëmtojë ndonjë raport që mund të jem duke e krijuar” – tha ai.

  • E rëndë në Vlorë, katër të rinj të plagosur! Autori 25-vjeçar në kërkim

    E rëndë në Vlorë, katër të rinj të plagosur! Autori 25-vjeçar në kërkim

    Sherr me thikë në Vlorë! Sot, rreth orës 14:45, në një lavazho në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, janë konfliktuar me sende të forta disa shtetas dhe gjatë konfliktit, njëri prej tyre, shtetasi K. H., rreth 20 vjeç, ka mbetur i dëmtuar me mjet prerës (thikë). Aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

    Si pasojë e konfliktit, kanë mbetur të dëmtuar me sende të forta edhe shtetasit R. Y., 30 vjeç, R. M., 19 vjeç, dhe D. I., 32 vjeç, të cilët, pasi morën ndihmën mjekësore, u shoqëruan në komisariat për t’u marrë në pyetje lidhur me rrethanat e konfliktit.

    Nga veprimet e shpejta hetimore është identifikuar dhe po punohet për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar të plagosjes me thikë, shtetasi A. B., 25 vjeç.

    Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e çdo shtetasi tjetër të përfshirë në këtë konflikt.

  • Dyshohet se ka konsumuar medikamente, 21-vjeçarja dërgohet me urgjencë në spital

    Dyshohet se ka konsumuar medikamente, 21-vjeçarja dërgohet me urgjencë në spital

    Një 21-vjeçare është dërguar me urgjencë në spital ndodhet nën kujdesin e mjekëve, pasi ka shfaqur probleme me shëndetin.

    Policia e Tiranës thotë se nga dyshimet paraprake, ajo mund të ketë konsumuar një sasi medikamentesh.

    Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

    “Më datë 08.03.2025, është paraqitur në spital për mjekim një 21-vjeçare, pasi në banesë dyshohet se ka konsumuar medikamente. Aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit”, njofton policia e Tiranës.

  • Po festonin 8 marsin, rrihen dy gra me njëra-tjetrën në lokalin e natës (Video)

    Po festonin 8 marsin, rrihen dy gra me njëra-tjetrën në lokalin e natës (Video)

    Një incident aspak i mirë ka ndodhur në një lokal në Gjakovë.

    Rasti ka ndodhur ditën e djeshme, më 8 mars – Ditën e Gruas.

    Siç raporton Indeksonline, është dashur edhe ndërhyrja e disa prej të pranishmëve aty për ta qetësuar situatën.

    Nuk dihet arsyeja se pse ka ndodhur kjo, ose nëse ka të lënduar nga kjo rrahje.

  • E rëndë/ Një grua gjendet e vdekur në qytetin shqiptar

    E rëndë/ Një grua gjendet e vdekur në qytetin shqiptar

    Një grua është gjetur pa jetë në Kamenicë të Kosovës.

    Policia kosovare orësh njoftoi se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në morg.

    “Raportohet se është gjetur trupi i pa jetë i viktimës femër kosovare. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, ka njoftuar policia.

    Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

  • Sot, e diel me mot të mirë, diell dhe temperatura pranverore…

    Sot, e diel me mot të mirë, diell dhe temperatura pranverore…

    Prej disa ditësh vendi ynë ndodhet nën mbizotërimin e masave ajrore të qëndureshme duke bërë që dhe ditën e diel gjatë paradites të kemi intervale të gjata me diell, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në vijën bregdetare.

    Ndërsa pjesa e dytë e ditës parashikohet të sjelli në të gjithë territorin kalime vranësirash, të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat malore. Mundësia për reshje në territor është zero.

    Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por do të rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 4°C vlera më e ulët deri në 21°C vlera më e lartë e cila do të shënohet në zonat bregdetare.

    Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë 40 km/h nga drejtimi Jugperëndimor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 2 – 3 ballë.