Category: Lajme

  • Arrestohen dy 20-vjeçarë shqiptarë në Itali, ja çfarë zbuloi policia

    Arrestohen dy 20-vjeçarë shqiptarë në Itali, ja çfarë zbuloi policia

    Dy 20-vjeçarë shqiptarë janë arrestuar për trafikim droge në Itali pasi autoritet vërejtën lëvizjet e tyre dyshimta mes lokaleve në “Via Roma” në Piacenza.

    Mediat italiane shkruajnë se hetimet zbuluan një rrjet të mirëorganizuar të shpërndarjes së kokainës në qytet dhe më gjerë, por që përfshinte kryesisht qendrën historike të qytetit dhe ku shitjet bëheshin edhe në mes të ditës.

    Të dyshuarit sipas policisë, zgjidhnin zona të populluara dhe me shumë lëvizje, për t’ua bërë të vështirë efektivëve ndjekjen në rast pikasjeje, por edhe kapjen në flagrancë, pasi u jepte kohë për të fshehur mallin.

    Pas ndjekjes disaditore, agjentët i gjetën shqiptarët teksa i shitën një dozë shoferit të një makine që kalonte aty pranë. Të tre u ndaluan në flagrancë, shitësit dhe blerësi. Në momentin e ndalimit, shoferit iu gjet një dozë kokaine, për të cilën u gjobit si përdorues droge.

    Gjatë kontrollit rezultoi se ai ishte pa asnjë dokument të vlefshëm, si leje drejtimi dhe sigurim, duke sjellë edhe sanksione të mëtejshme të parashikuara nga Kodi Rrugor, kurse mjeti është sekuestruar me qëllim të konfiskimit. Pas arrestimit, dy shqiptarët u gjetën me para në dorë dhe 9 doza kokainë të gatshme për shitje me pakicë. Hetimet çuan në strehën e tyre, në një apartament në ‘Via Roma’, nga ku merrnin furnizime.

    Shtëpia e vjetër u kontrollua, duke çuar në zbulimin e 22 dozave të tjera kokainë, peshore precize dhe material të përdorur për paketimin e lëndëve. Të dy shqiptarët nuk kishin precedentë, një prej tyre ishte ilegal dhe kishin hyrë kohët e fundit në Itali. Policia tha se pesha totale e drogës ishte 30.11 gramë, si dhe u sekuestrua shuma prej 1700 eurosh, informon media italiane.

  • Aksidenti me vdekjen e 2-vjeçarit, Policia jep detaje të reja për ngjarjen e rëndë

    Aksidenti me vdekjen e 2-vjeçarit, Policia jep detaje të reja për ngjarjen e rëndë

    Policia ka dalë me njoftim të ri lidhur me ngjarjen e rëndë në Fushë Domje, ku një mjet përplasi për vdekje një fëmijë dy vjeç.

    policia

    Policia ka mundur të identifikojë dhe shoqërojnë në komisariat drejtuesin e mjetit, ndërsa bën me dije se i është sekuestruar automjetit tip “Benz” me të cilin 57-vjeçari shkaktoi aksidentin.

    Punohet për sqarimin e plotë e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

    Njoftimi i policisë:

    Tiranë/Informacion shtesë.

    Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë ju bëjmë me dije se;

    Falë veprimeve të shpejta procedurale dhe hetimore, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, që aksidentoi me pasojë vdekjen e dy vjeçarit.

    Drejtuesi i automjetit, shtetasi Y. M., 58 vjeç, është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme procedurale.

    Gjithashtu, është bërë gjetja dhe sekuestrimi i automjetit tip “Benz”me të cilin ky shtetas shkaktoi aksidentin.

    Nga verifikimet ka rezultuar se aksidenti ka ndodhur në Fushë Domje dhe jo në Kamëz.

    Punohet për sqarimin e plotë e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

  • Përplasi për vdekje të miturin në Kamëz/ Arrestohet drejtuesi i mjetit, ishte komshi me familjen e viktimës

    Përplasi për vdekje të miturin në Kamëz/ Arrestohet drejtuesi i mjetit, ishte komshi me familjen e viktimës

    Në vazhdim të hetimeve për aksidentin tragjik që ndodhi në një fshat të Vorës sot, ku një i mitur rreth 2 vjeç humbi jetën, autoritetet policore kanë arrestuar drejtuesin e automjetit të përfshirë në ngjarje.

    Raportohet se autori është identifikuar si 57-vjeçari Y. M., i cili mësohet se ishte edhe komshi me familjen e viktimës.

    Ngjarja ndodhi rreth orës 17:30, kur fëmija u përplas pranë banesës së tij në Fushë Domje. Pasi mori ndihmën e parë nga familjarët, ai u dërgua në Spitalin e Traumës, por fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë.

    Sakaq, grupi hetimor vazhdon të punojë për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit dhe për të siguruar të gjitha provat e nevojshme.

  • E rëndë/ E përplas makina, humb jetën në spital fëmija 2 vjeç

    E rëndë/ E përplas makina, humb jetën në spital fëmija 2 vjeç

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot (8 mars) në Kamëz. Një fëmijë 2 vjeç është përplasur nga mjë makinë dhe për pasojë ka humbur jetën në spital.

    Makina e cila ka përplasur fëmijën, është larguar nga vendngjarja dhe ende nuk është identifikuar drejtuesi.

    Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit.

    Njoftimi i policisë:

    Rreth orës 17:30, në Spitalin e Traumës, familjarët kanë dërguar për mjekim një të mitur rreth 2 vjeç, të cilin e ka aksidentuar në Kamëz një automjet me drejtues ende të paidentifikuar.

    Si pasojë i mituri ka ndërruar jetë në spital.

    Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit.

  • Përplasje e fortë mes Musk dhe Rubio në prani të Trump

    Përplasje e fortë mes Musk dhe Rubio në prani të Trump

    Një situatë e pazakontë ka ndodhur këtë të enjte në Shtëpinë e Bardhë në prani të Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump.

    Sipas mediave amerikane Elon Musk pa patur një përplasje të ashpër me Sekretarin e Shtetit Marc Rubio, pasi ky i fundit u akuzua se nuk ka pushuar nga puna askënd në departamentin që drejton.

    Por i menjëhershëm ishte reagimi i Rubio i cili tha se kjo është e pavërtetë, madje shtoi se pushmet nga puna nuk mund të bëhen pa studiuar.

    Të pranishëm ishin edhe anëtarë të tjerë të kabinetit të trump, por nuk kanë ndërhyrë gjatë përplasjes.

    Ndërkohë vetë Presidenti Trump ju është drejtuar Sekretarëve të tij se në krye të departamenteve janë ata dhe jo Elon Musk.

    Mediat raportojnë gjithashtu se nga Shtëpia e Bardhë deri më tani nuk ka anëj reagim për këtë përplasje, madje zyrtarët më të lartë e kanë mohuar, përfshirë edhe presidentin trump i cili ka thënë se marrdhëniet Musk-Rubio janë të shkëlqyera. /Vizionplus

  • Automjeti përplas një person në Tiranë, ambulanca “bllokon” për rrugën për disa minuta

    Automjeti përplas një person në Tiranë, ambulanca “bllokon” për rrugën për disa minuta

    Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë nga ku raportohet se një automjet ka përplasur një person.

    Momentalisht shkaqet e aksidentit dhe detajet nuk janë të qarta.

    Nga raportimet ambulanca ka bllokuar rrugën teksa po kryhen procedurat e nevojshme për rastin.

    Gjithshtu në vendin e ngjarjes ndodhet edhe policia.

  • Sherr i dhunshëm në Kamëz, pesë persona të arrestuar dhe tre të proceduar në gjendje të lirë

    Sherr i dhunshëm në Kamëz, pesë persona të arrestuar dhe tre të proceduar në gjendje të lirë

    Pesë persona janë arrestuar në Valias të Kamzës pasi janë përshirë në një sherr fizik. Të arrestuarit janë dy kryefamiljarë dhe tre djemtë e tyre .

    Sipas policisë, ata janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe dyshohet se janë goditur me sende të forta. Në vijim të veprimeve u proceduan në gjendje të lirë edhe te persona të tjerë.

  • Pamje nga aksidenti në Vlorë! 5 automjete bëhen copë-copë, si është gjendja e shoferëve!

    Pamje nga aksidenti në Vlorë! 5 automjete bëhen copë-copë, si është gjendja e shoferëve!

    Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në hyrje të qytetit të Vlorës, në afërsi të paraburgimit.

    Një automjet është përmbysur në rrugë ndërsa ka goditur edhe disa mjete të parkuara në anë të rrugës.

    Dyshohet se shkak ka qenë humbja e kontrollit dhe shpejtësia tej normave e makinës tip “Porche”, e cila ka goditur dhe pesë makina të tjera.

    Në vendngjarje dëmet materiale janë të shumta, ndërsa si pasojë e aksidentit është plagosur drejtuesi i Porsche.

  • Një 8 mars ndryshe në Prishtinë! Gratë hedhin tymuese drejt policisë dhe gjykatës!

    Një 8 mars ndryshe në Prishtinë! Gratë hedhin tymuese drejt policisë dhe gjykatës!

    Me rastin e 8 Marsit në Prishtinë është organizuar një marsh me moton “Marshojmë për njana-tjetrën”, i organizuar nga Kolektivi “Marshojmë, s’festojmë”.

    Të pranishmet që kanë marshuar në sheshin qendror të Prishtinës dhe kanë përcjellë mesazhe të shumta përmes pankartave me moton “Marshojmë për njana-tjetrën”, i organizuar nga Kolektivi “Marshojmë, s’festojmë”.

    Të pranishmet që kanë marshuar në sheshin qendror të Prishtinës dhe kanë përcjellë mesazhe të shumta përmes pankartave që kanë mbajtur në duar, raportojnë mediat vendase.

    “Drejtësia me vonesë është padrejtësi”, “Sot marshojmë çdo ditë luftojmë”, “Trupi jem e drejta jem” janë disa prej pankartave që po mbajnë në duar pjesëmarrëset.

  • Kontrollet për hetimin pasuror, Gjykata e Lartë shtyn vendimin mbi rekursin e Veliajt dhe bashkëshortes!

    Kontrollet për hetimin pasuror, Gjykata e Lartë shtyn vendimin mbi rekursin e Veliajt dhe bashkëshortes!

    Gjykata e Lartë ka shtyrë shqyrtimin e rekursit të paraqitur nga Arbër Veliaj dhe Ajola Xoxa. Siç ka bërë me dije gjyakta përmes një njoftimi, një nga tre gjyqtarët e caktuar për shqyrtimin e çështjes ka kërkuar të tërhiqet për shkaqe papajtueshmërie. Seanca ishte planifikuar të zhvillohej më 6 mars, ndërsa ëshë shtyrë për një datë tjetër.

    Veliaj dhe Xoxa kundërshtojnë kontrollet e kryera në banesat dhe bizneset e tyre në dhjetor të vitit të kaluar. Në datën 6 dhjetor 2024, dy oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit u paraqiten në derën e shtëpisë së kryetarit të Bashkisë Tiranë me një autorizim nga gjykata për të ushtruar kontroll

    Oficerët qëndruan për dy orë në godinën e pallatit të kryebashkiakut në zonën e njohur si “Kodra e Diellit” dhe sekuestruan telefonin e gruas së tij Ajola Xoxa. Më pas ata kontrolluan për disa orë dhe zyrat e qendrës Harabel në zonën e ish-Bllokut.