Category: Lajme

  • “Do ta pastrojmë edhe ne shtëpinë tonë”/ Me kë e ka Rama? “Kush do të hajë të tjerët pas shpine, do…”

    “Do ta pastrojmë edhe ne shtëpinë tonë”/ Me kë e ka Rama? “Kush do të hajë të tjerët pas shpine, do…”

    Në aktivitetin me gratë dhe vajzat nga i gjithë vendi, kryeministri Rama ka konfirmuar edhe njëherë mbështetjen për strukturat e drejtësisë, duke thënë se 11 maji do të jetë votë kundër atyre që kërkojnë shkrirjen e SPAK-ut.

    Në të njëjtën kohë ai dha një mesazh edhe për zyrtarët që akuzohen për korrupsion, duke thënë se “kushdo që do të hajë të tjerët pas shpine, do shkojë aty ku e meriton”.

    “Nuk ka ndodhur ndonjëherë më parë që nga 1912 që cilido qoftë i lidhur me pushtetin politik, të shkojë përpara një prokurori dhe gjykatësi të pavarur, të hetohet dhe dënohet. PS bëri një reformë në drejtësi që nuk e ka bërë asnjë vend në rajon. Kur ne morëm detyrën ishim të fundit fare në trenin e anëtarësimit të BE-së. Ne tani jemi lokomotiva e gjithë rajonit. Një nga gjërat që bëmë ishte kjo: vendosëm të dorëzojmë te drejtësia shpatën e ndëshkimit që gjithmonë e mbante qeveria. Kush ka hyrë më parë në procese hetimore, ka hyrë me urdhër nga lart. Janë varur ministra në Shqipëri, sepse ka ardhur urdhri nga lart. Sot ndodh sepse ne shpatën e ndëshkimit ia dorëzuam drejtësisë.

    Kjo është një gjë që garantohet duke hyrë në BE. Kjo nuk varet se del një buf kënete dhe thotë se do shkrij SPAK-un, apo se del një specie tjetër dhe përbetohet se do shkrij drejtuesin e SPAK. Nuk ndodh më kur të kemi në BE.

    E treta, pse duhet të hyjmë në BE është se standardet e bashkëjetesës në të gjitha nivelet janë të garantuara. Ju zonjat jeni ato që e mbani shtëpinë, ju e mbani ekuilibrin. Kur të hyjmë në BE ne jemi vend përfitues. BE ka dy kategori, atë të kontribuesve ku janë më të mëdhenjtë dhe përfituesit, ata që kanë më shumë nevojë si puna jonë. Parapërfytyroni që të gjitha këto t’i vësh në diskutim për mustaqet e Kujtim Gjuzit.

    Jini krenare edhe për atë që po ndodh në luftën kundër korrupsionit. Mos i dëgjoni ata që thonë ‘jo po ua morën të gjithë, jo po ua kapën të gjithë’. Ne jemi afro 800 mijë, bashkë me emigrantët do t’i afrohemi 1 milionëve. Njësoj si ju që kujdeseni për pastrimin e shtëpisë edhe ne në mënyrë të vazhdueshme do pastrojmë shtëpinë tonë e do ta bëjmë vendin që kushdo që do të hajë të tjerët pas shpine të largohet nga shtëpia e të shkojë aty ku e meriton.“- tha Rama.

  • Aksident në hyrje të Vlorës, një automjet përplas disa makina të parkuara dhe më pas përmbyset

    Aksident në hyrje të Vlorës, një automjet përplas disa makina të parkuara dhe më pas përmbyset

    Një aksident ka ndodhur në hyrje të Vlorës, ku një automjet ka humbur kontrollin, ka goditur disa makina të parkuara dhe më pas është përmbysur anës rrugës.

    Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit ka pësuar vetëm dëmtime të lehta.

    Pamjet nga vendngjarja tregojnë përmasat e përplasjes, ndërsa autoritetet po hetojnë shkaqet e aksidentit.

  • “Mora avionin…”/ Xheloze deri në çmenduri, Krusita rrëfen se çfarë i bëri partnerit!

    “Mora avionin…”/ Xheloze deri në çmenduri, Krusita rrëfen se çfarë i bëri partnerit!

    Këngëtarja Krusita Stafa ishte e ftuar në emisionin ‘’Glamour Zone’’, aty ku iu përgjigj disa pyetjeve për karrierën dhe jetën personale. Krusita rrëfeu një moment xhelozie të sajin kundrejt të dashurit të saj.

    Pjesë nga intervista:

    Krusita: Unë kam pasur një marrëdhënie që ishte në distancë shpesh herë. Më duhej të rrija goxha gjatë pa partnerin tim. Këtu kisha probleme me besimin, normalisht. Duke qenë se jam natyrë e çmendur dhe dash vendosa që ti shkoja atje.

    Ester: Papritur, pa ditur gjë?

    Krusita: Papritur iu shfaqa unë.

    Ester: Gjeta një shoqe të re.

    Krusita: Sepse nuk kisha besim tek ajo që po më thoshte, kështu që më duhej të shkoja ta shihja me sytë e mi. Si përfundim nuk gjeta ndonjë gjë të hajrit.

  • Luiz Ejlli sapo konfirmoi që do të jetë moderator i këtij emisioni? (Foto)

    Luiz Ejlli sapo konfirmoi që do të jetë moderator i këtij emisioni? (Foto)

    Prej ditësh, rrjeti po zien nga thashethemet se Luiz Ejlli mund të jetë prezantuesi i sezonit të dytë të “Ferma VIP”. Megjithëse Fjoralba Ponari ka konfirmuar më herët se do ta shohim sërish si moderatore të programit, disa burime të ndryshme po hedhin dyshime mbi këtë. A do të jetë Luizi pjesë e spektaklit në një rol të ri?

    Ajo që ka shtuar akoma më shumë spekulimet është një video e publikuar nga vetë Luizi në InstaStory, ku ai shfaqet në një ambient që ngjan shumë me skenografinë e “Ferma VIP”. Nuk dihet ende nëse kjo është një pjesë e një projekti të ri muzikor, një bashkëpunim me spektaklin apo ndoshta një rol surprizë që ende nuk është bërë publik. Të gjithë sytë janë tani tek ai dhe produksioni për të zbuluar të vërtetën!

  • Shpërthen epidemia e fruthit në jugperëndim të SHBA, 230 të prekur dhe dy viktima

    Shpërthen epidemia e fruthit në jugperëndim të SHBA, 230 të prekur dhe dy viktima

    Epidemia e fruthit që ka shpërthyer në jugperëndim të Shteteve të Bashkuara ka shkaktuar dy viktima dhe ka arritur në 230 raste, duke detyruar autoritetet shëndetësore të lëshojnë një paralajmërim të menjëhershëm për udhëtarët dhe profesionistët shëndetësorë. Sipas të dhënave të fundit, Teksasi ka regjistruar 198 raste, ndërsa Nju Meksiko 30 të tjera. Të dy viktimat ishin të pavaksinuar.

    Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) kanë lidhur vdekjet direkt me fruthin dhe paralajmërojnë se shpërthimi do të vazhdojë të përhapet me shpejtësi. Fruthi është një sëmundje shumë ngjitëse që mund të përhapet përmes frymëmarrjes dhe mbetet në ajër deri në dy orë pas largimit të një personi të infektuar.

    Simptomat përfshijnë temperaturë të lartë, probleme me frymëmarrjen, skuqje të trupit dhe mund të çojnë në komplikime serioze, përfshirë pneumoni, encefalit akut dhe vdekje. Vaksina është mbrojtja më e mirë dhe mund të sigurojë imunitet të përjetshëm deri në 97%, por shkalla e vaksinimit është ulur, veçanërisht pas pandemisë së COVID-19 dhe valës së keqinformimit për vaksinat.

  • “Mos ma prek lirinë”/ 8-Marsi, marshim në kryeqytet për Ditën e Grave

    “Mos ma prek lirinë”/ 8-Marsi, marshim në kryeqytet për Ditën e Grave

    Qytetarët kanë zhvilluar në një protestë në Ditën e Grave në Tiranë.

    Mësohet se protestuesit kanë marshuar në rrugët e Tiranës paraditen e sotme.

    Ata mbajnë pankarta në duar për të drejtat e grave dhe vajzave.

    “Mos ma prek lirinë”, shkruhet në një nga pankartat.

  • Do të takoni njerëz të RINJ/ Shenjat e zodiakut që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri më 12 PRILL!

    Do të takoni njerëz të RINJ/ Shenjat e zodiakut që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri më 12 PRILL!

    Venusi është në një pozicion shumë interesant këtë vit dhe tri shenja të zodiakut do përjetojnë ndryshime nga faza retrogradë e planetit nga 1 marsi deri më 12 prill 2025.

    Njihuni me këto shenja që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri më 12 prill, sipas astrologëve.

    Dashi

    Afërdita është në shenjën tuaj, duke krijuar një epokë të re dhe duke transformuar dinamikën e marrëdhënieve tuaja. Gjatë dy viteve të fundit, ju keni përjetuar ndryshime në marrëdhëniet tuaja, veçanërisht në miqësi, ku shumë prej tyre kanë marrë fund. Megjithatë, me Venusin tani në Dash dhe nyjet në shenja të reja, ka një ndjenjë vazhdimësie, ndërsa në të njëjtën kohë diçka e re po fillon. Çdo miqësi apo lidhje romantike që nuk përmbush më do të përfundojë gjatë këtij tranziti, por ju keni mundësinë të takoni njerëz të rinj dhe të ndërtoni një bazë më të mirë për të ecur përpara.

    Peshorja

    Venusi retrogradë ndihet si një “thikë me dy presa” me Venusin, planetin tuaj sundues, tek Dashi që hyn në shtëpinë tuaj të marrëdhënieve. Ju jeni këtu për të përmirësuar dhe mbani mend se ju jeni diplomati, veçanërisht me Marsin në Gaforre që formon një aspekt të shenjës suaj. Muajt e fundit mund të keni ndjerë tension me Marsin retrogradë duke ju bërë të ndjeni presionin në punë apo universitet. Megjithatë, ju po mësoni dhe po fitoni përvoja të reja që janë këtu për t’ju ndihmuar të transformoheni.

    Peshqit

    Retrograda e Venusit është shumë e rëndësishme për ju këtë vit, pasi këto tranzite vijnë për të mbyllur qëndrimin dy vjeçar të Saturnit në shenjën tuaj, të cilit i vjen fundi së shpejti. Venusi retrogradë shton një pjesë tjetër në këtë enigmë të vazhdueshme, duke ju ndihmuar të vendosni kufij të fortë dhe të mësoni ta doni veten më shumë. Afërdita në Dashi sjell në vëmendjen tuaj njerëzit që ju duan dhe kujdesen për ju përpara se planeti të rihyjë në shenjën tuaj. Gjithashtu ju ndihmon të fitoni kontrollin e karrierës suaj. 2025 është koha juaj për t’u bërë një lider.

  • Shefi i NATO: Evropës i duhet rritje e shpejtë e prodhimit të pajisjeve ushtarake

    Shefi i NATO: Evropës i duhet rritje e shpejtë e prodhimit të pajisjeve ushtarake

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, theksoi në një intervistë për gazetën gjermane Welt am Sonntag, se Evropës i nevojiten buxhete më të larta për mbrojtjen për të siguruar stabilitetin e kontinentit.

    Shefi i NATO-s theksoi se rritja e buxheteve është e pamjaftueshme pa u shoqëruar me një rritje të shpejtë të prodhimit të pajisjeve ushtarake.

    “Do të duhet të shpenzojmë më shumë për sigurinë tonë” i tha Rutte gazetës gjermane Welt am Sonntag (WamS).

    “Por gjithashtu, duhet të rrisim shpejt prodhimin tonë të mbrojtjes në të dy anët e Atlantikut. Për shumë kohë, kemi prodhuar shumë pak,” tha ai.

    NATO, që përfshin shumicën e vendeve evropiane, si dhe Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë, ka theksuar nevojën për municione, anije, tanke, avionë, satelitë dhe dronë. Sipas Rutte, është e domosdoshme që të rritet prodhimi i këtyre pajisjeve për të përballuar kërcënimet e mundshme dhe për të ruajtur sigurinë e Evropës.

    Vendet evropiane janë duke ecur me shpejtësi për të rritur shpenzimet e mbrojtjes dhe për të mbështetur Ukrainën në luftën e saj, pas vendimeve të Presidentit amerikan Donald Trump për të ngrirë ndihmën ushtarake për Kievin.

    Në këtë kontekst, ligjvënësit gjermanë po shqyrtojnë ndryshime të mëdha në rregullat e huamarrjes shtetërore për të financuar sektorin e mbrojtjes me një fond prej 500 miliardë eurosh. Pas 13 marsit, këto masa pritet të miratohen nga parlamenti që po largohet para formimit të një parlamenti të ri më 25 mars.

    Në një takim të fundit të liderëve të Bashkimit Evropian, u diskutua mbështetje për kreditë e përbashkëta të mbrojtjes për vendet anëtare dhe mundësia e lehtësimit të rregullave të buxhetit për të mundësuar shpenzime më të mëdha për mbrojtjen.

    Rutte, gjithashtu, tregoi se kishte takuar shumë udhëheqës të kompanive të prodhimit të mbrojtjes dhe kishte kërkuar nga ta që të përgjigjen ndaj kërkesës në rritje për pajisje ushtarake.

  • Ndodh në Elbasan/ “E ka bërë babai” – Ndërtojnë shtëpi bashkë, vëllai e zapton dhe nxjerr të tjerët

    Ndodh në Elbasan/ “E ka bërë babai” – Ndërtojnë shtëpi bashkë, vëllai e zapton dhe nxjerr të tjerët

    Emisioni “Stop” ndodhet në Elbasan, për problemin e krijuar për shkak të një ndërtese 4 katëshe. Leonard Niçe tregon se është trashëgimtar i Pavlinës dhe Jorgjit, të cilët kishin 6 fëmijë. Të gjithë fëmijët ranë dakord, që ta shembnin shtëpinë e vjetër për të ngritur të renë, për të cilën bëhet edhe konflikti.

    “Një padrejtësi për kaq vite nga Policia e Shtetit për një objekt 4 katësh ku kam kontribuar bashkë me vëllezërit. Jemi 6 fëmijë dhe të gjithë kemi jetuar këtu kur ka qenë banesa vetëm 1 katëshe. Në vitin 2000 është shembur shtëpia dhe është bërë një banesë 4 katëshe. Për katin e parë ramë dakord që ta bënim lokal dhe ta shfrytëzonim si lokal. Në katin e dytë do të rrinte vëlla Edmond Niçe, në katin e tretë do të jetonte mamaja ime Pavlina Niça me nusen e vëllait dhe fëmijët e vëllait Arjan. Kurse në katin e katërt Leonard Niça, që unë nuk banoj në atë kat. Nuk lejohet më thonë dhe më mohohet kontributi që unë kam dhënë në lokal”, tha denoncuesi.

    Fëmijët vendosin, që katin e parë ta bënin lokal për të punuar të gjithë dhe sipër do të banonin. Njëri prej vëllezërve, Edmondi mori 45 milionë Lekë kredi që u shlye me punën e të gjithëve. Problemi nisi, kur Leonardi aplikoi tek Aluizni për të tre vëllezërit, por kuptoi se Edmondi kishte aplikuar më parë vetëm në emrin e vet.

    “Unë jam viktimë e kësaj pune sepse paraja që merreshe nga lokali shkonte për të larë kredinë, sado që lokali ishte në emrin tim. Nuk donin të merrnin për katin 4 sepse thoshin që nuk ka rënë puna, u detyrova mora një kredi 18 milionë, kam ndërtuar çatinë bashkë me një pjesë të suvatimeve. Mbaroi kredia mua nuk mu lejua më, pavarësisht se unë kisha taksirat sepse më vdiq ime shoqe dhe s’kisha mundësi të hyja në shtëpi. Pas 5 viteve që doja të hyja në shtëpi nuk mu lejua, sepse më thanë që nuk ke kontribuar. Të gjithë kontributin e merrte sikur e kishte paguar im vëlla. Unë jam trashëgimtar, por këtu ka rol dhe policia. Në polici kemi një nipçe, Dorian Panganika, që mban anën e Edmondit”, tregoi më tej denoncuesi.

    “Stop” pati një komunikim me ish-shefin e krimeve në polici, Dorian Panganika.

    Ish-shefi i krimeve Dorian Panganika: Janë bërë veprimet nga ana e specialistëve dhe punonjësit e policisë, konform procedurave ligjore, asgjë më tepër!

    Gazetarja: Ju si ish-shef krimesh këtu sepse tani më kanë thënë që keni lëvizur në Cërrik keni mbajtur një qasje subjektive, pra duke mbrojtur njërën palë dhe jo tjetrën.

    Ish-shefi i krimeve Dorian Panganika: Unë s’jam bërë asnjëherë i anshëm dhe për këtë mund t’ju a vërtetojë kushdo nga punonjësit.

    Në këtë pikë, Leonardi u akuzua për falsifikim firme akuzë për të cilën e çuan në prokurori. Ndërkohë procesi i legalizimit nga fëmijët pezullohet. Nga ajo kohë deri më sot Leonardi nuk lejohet të futet në katin e tij.

    “Në vitin 2015 unë aplikoj për legalizimin e banesës me të 3 emrat, timit dhe të 2 vëllezërve. Ndërkohë që unë bëj aplikimin del që im vëlla për të gjithë objektin në emrin e vet, na ka përjashtuar të 2 ne të tjerëve. Për këtë gjë pati përplasje dhe për këtë mua më akuzon sot prokuroria më falsifikim firme. Ka shkuar në gjykatë si çështje që nga viti 2021 dhe asnjë nuk e merr përsipër, dosja fle në gjykatë që nga 2021 e deri më sot. Prona është e babait, investimi është i joni dhe unë nuk lejohem që të hy në shtëpinë time. Më kanë akuzuar sikur kam dashur t’i gjuaj sime kunate me kazmë. Sa gjej derën hapur për të hyrë në shtëpi, vjen policia e më shoqëron në komisariat”, tha Leonard Niçe.

    Në prezencë të kameras Leonard Niçe shkon në shtëpi, por nipi dhe kunata e përzënë.

    Xhaxhai: Hape një çikë derën, se do hyj në brenda në shtëpi!

    Nipi: Tani më vjen keq! Kur të bëhen gjyqet!

    Xhaxhai: Do më hapësh derën, se unë jam çun shtëpie!

    Nipi: Jo, më vjen keq! Domethënë, po të drejtohem ty, se bashkë kemi bërë muhabetet!

    Nusja: Unë jam nusja, jam njësoj si mami jot!

    Xhaxhai: Jam unë i zoti i shtëpisë.

    Nusja: Sa vjeç ke qenë ti Jorgji kur është bërë shtëpia?

    Nipi: Zonjë, e ka bërë babai im!

    Xhaxhai: Nuk e ka veç babi tat! Po ta dha gjyqi ty masanej dal unë ani.

    Nipi: Jo, jo të lutem! Të bëhet gjyqi edhe shikojmë.

    Xhaxhai: Jam unë çuni i Jorgji Niçes këtu, nuk je ti!

    Nipi: Këtu jetoj unë për momentin!/ TvKlan

  • Konfirmoi romancën me Adrola Dushin, Capital T zhvendoset në New York për të bashkëjetuar me modelen

    Konfirmoi romancën me Adrola Dushin, Capital T zhvendoset në New York për të bashkëjetuar me modelen

    Gjatë festimeve, Capital T ndau me ndjekësit në rrjetet sociale një video ku shfaqej duke ecur dorë për dore me të dashurën e tij, Adrola Dushi, duke treguar dashurinë dhe lumturinë e tij në këtë ditë të veçantë. Këto festa theksuan lidhjen e tij me dy kontinente dhe dy qytete që kanë një vend të veçantë në jetën e tij, duke e bërë këtë ditëlindje një udhëtim festiv mes Prishtinës dhe Neë York-ut.

    Prej disa kohësh reperi është zhvendosur në New York, ku edhe ka nisur bashkëjetesën me modelen. Çifti e kaloi Shën Valentinin në Firenze, dhe më pas udhëtuan së bashku drejt New Yorkun, ku tashmë ndajnë edhe jetën së bashku. Dashuria mesa duket e ka distancuar disi nga muzika, ku këngëtari ka preferuar që të shijojë pak kohë me partneren e tij, duke u tërhequr përkohësisht nga koncertet.

    Duke qenë se Adrola jeton dhe punon në SHBA, e ka pasur të pamundur zhvendosjen në Kosovë, ndaj edhe ka qenë reperi ai që ka riformatuar agjendën e tij, për të shijuar disa kohë dashurinë jo më në distancë. Lidhja e tyre ka qenë prej kohësh në qendër të mediave. Shpesh është aluduar edhe për një krisje të tyre.

    Rasti i fundit ishte pak muaj më parë, ku shkak u bë një postim i reperit në rrjetet sociale. “Si fle unë, kur e di që jam single dhe askush nuk më tradhton”, shkruan ai në një video të postuar në TikTok.

    Por mesa duket Capital T zhvendoset në New York, shkak raporti me Adrola Dushin çifti ia ka dalë që pavarësisht ulje-ngritjeve, ta gjejnë rrugën për tek njëri-tjetri.