Category: Lajme

  • Gjestit i mungon Egli? “Të lutem, dërgoma një video…”

    Gjestit i mungon Egli? “Të lutem, dërgoma një video…”

    Largimi i papritur i Eglit nga shtëpia, ka lënë pasojë të theksuara tek banorët, veçanërisht tek Gjesti, me të cilin ajo ka pasur një marrëdhënie të luhatshme gjatë qëndrimit të saj në lojë.

    Një video e natës së kaluar, që po qarkullon në rrjetet sociale, tregon Gjestin, i shtrirë në dhomën e gjumit, duke folur përgjumshëm dhe duke i drejtuar mesazhe emocionale Eglit, si të ishte ende pjesë e shtëpisë. Në këtë moment të sinqertë, ai shprehet:

    Gjumin e mirë, Egli. Besom që kam me i kry do gjëra për ty. Mbaje mend këtë send. Gjumin e ëmbël. Shpresoj që e ke gjetur familjen mirë e edhe ti vetë je mirë, e di që ke me qenë e mirë. Të lutem, dërgoma një video për ‘Prime’, duke qeshur, të shoh që je mirë. Të lutem, vetëm këtë bëje për mua. Se kjo lojë është e fëlliqur dhe duhet t’ua dridh. Të premtoj që do jua dridh keq. Gjumin e ëmbël

    Ky moment ka ngjallur shumë reagime nga ndjekësit, të cilët e kanë interpretuar si një shenjë të lidhjes së fortë emocionale që ekzistonte mes tyre.

  • E ndaloi të merrte makinën i dehur, 53-vjeçari tenton ta vrasë bashkëfshatarin

    E ndaloi të merrte makinën i dehur, 53-vjeçari tenton ta vrasë bashkëfshatarin

    Policia e Librazhdit ka arrestuar një 53-vjeçar, i cili kanosi me thikë bashkëfshatarin e tij pasi ky i fundit tentoi ta ndalonte të mos drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

    Në pranga ka përfunduar shtetasi Maksut Almeta.

    Gjatë kontrollit, policia sekuestroi mjetin prerës të përdorur për kanosje, si dhe një tjetër thikë që iu gjet të arrestuarit në automjet.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme.

    “Menjëherë pas njoftimit për një rast kanosjeje në fshatin Floq nga një shtetas në gjendje të dehur, shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd organizuan punën për parandalimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale dhe kapjen e autorit.

    Si rezultat i reagimit të shpejtë të shërbimeve të Policisë, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit M. A., 53 vjeç.

    Ky shtetas u kap teksa drejtonte automjetin në gjendje të dehur. Gjithashtu, ai dyshohet se duke qenë në të njëjtën gjendje, ka kanosur bashkëfshatarin e tij, shtetasin Y. B., 46 vjeç, i cili ka ndërhyrë për të mos lejuar që 53-vjeçari të drejtonte automjetin në këtë gjendje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

  • Rama: Në Europë është bërë e pamundur të blesh shtëpi, në Shqipëri të gjithë e kanë nga një shtëpi!

    Rama: Në Europë është bërë e pamundur të blesh shtëpi, në Shqipëri të gjithë e kanë nga një shtëpi!

    Kryeministri Edi Rama në podkastin e radhës me të rinjtë e anëtarësuar në PS, u shpreh se 98% e shqiptarëve sot e kanë një banesë në vendin e tyre.

    Rama krahasoi Shqipërinë me vendet ku kanë emigrantët shqiptarët, ku tha se kriza e strehimit jashtë është më e madhe.

    “Ata që kanë ikur gjatë periudhës së mëparshme edhe mund të vendosnin kapitalin, sot unë sfidoj këdo të ikësh sot është të mos…mund të ikësh, të gjithë kanë të drejtën të ikin, të vijnë, por të ikësh sot duke u nisur thjesht nga pamja e parë e pagave dhe historitë që ke dëgjuar nuk di se çfarë të pret atje.

    Nuk është më koha që mund të kursehet përtej atyre që konsumohen dhe që mund të akumulosh kapitale si ato që kanë akumuluar ata që ikën në vitet ‘90, apo dhe deri kur filloi kriza, sepse nuk po u del atyre që janë atje. Gjithë stresi që kanë sot qeveritë sot në europën e bashkuar lidhet me faktin që shtëpitë janë bërë të pakapshme dhe ndërkohë ne kemi një fat shumë të madh sepse jemi vend ii parë në Evropë për pronësi shtëpish. 94% të shtëpive në Shqipëri janë pronë e njerëzve, ndërkohë që jashtë është bërë e pamundur, kriza e strehimit është bërë e theksuar.

    Puna e mirëpaguar është bërë problem tjetër i madh. Patjetër që e them gjithmonë, sepse e kam bërë vetë, një njeri ka të drejtën të ëndërrojë fort dhe të kërkojë që ta realizojë kudo qoftë ajo, edhe mbrapa diellit. Por duhet pasur parasysh që nuk ka më emigracion si më parë”, tha Rama.

  • “Më as falja s’ka kuptim”/ Loredana shpërthen në lot, Jozi dëfrehet me Olën!

    “Më as falja s’ka kuptim”/ Loredana shpërthen në lot, Jozi dëfrehet me Olën!

    Mbrëmja e kaluar në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ishte e mbushur me festë dhe emocione, teksa banorët festuan ditëlindjen e aktorit Laert Vasili. Megjithatë, një moment i veçantë tërhoqi vëmendjen e publikut dhe shkaktoi reagime në rrjetet sociale.

    Teksa atmosfera ishte plot gjallëri, në një moment Jozi mori mikrofonin dhe nisi të këndonte. Ajo çfarë ra në sy ishte reagimi i Loredanës, e cila dukej e prekur dhe gati në lot teksa dëgjonte performancën e tij. Sigurisht, këto emocione lidhen me faktin se Loredana dhe Jozi dikur patën një afrimitet të dukshëm brenda shtëpisë, por tashmë marrëdhënia e tyre ka ndryshuar.

    Jozi është parë kohët e fundit duke flirtuar me një tjetër banore, Olen, gjë që ka krijuar një dinamikë të re mes tij dhe Loredanës.

  • Parashqevi Simaku do të rikthehet në Shqipëri, planet e reja të ikonës së muzikës! Surpriza që po përgatit artistja

    Parashqevi Simaku do të rikthehet në Shqipëri, planet e reja të ikonës së muzikës! Surpriza që po përgatit artistja

    Parashqevi Simaku është gati për rikthimin në skenë. Pasi u rikuperua për 4 javë në spital, artistja tashmë është duke u përgatitur për t’u rikthyer muzikës. Në rrjetet sociale ajo ka publikuar video ku shfaqet duke kënduar, ndaj edhe të gjithë ndjekësit e saj janë duke pritur projektet e ardhshme të saj.

    parashqevi simaku

    Por mesa duket në plane është edhe një rikthim i mundshëm i artistet në Shqipëri. “Panorama” shkroi kohë më parë, se këngëtarja dhe grupi i njerëzve pranë saj, janë duke ideuar edhe një rikthim të mundshëm në skenë në vendin tonë, por detajet janë ende duke u diskutuar.

     

     

    Parashqevi Simaku
    Parashqevi Simaku

    Një gjë të tillë duket se e ka pohuar edhe mbesa e Parashqevisë. Ina Simaku ka deklaruar se ka disa plane të mundshme për ardhjen e Parashqevisë në Shqipëri, por theksoi se, për momentin, nuk mund të japë një përgjigje përfundimtare. Ina tha se megjithatë, ka ende shumë dyshime dhe biseda në lidhje me këtë çështje, dhe nuk është në gjendje të konfirmojë asgjë me siguri.

    Parashqevi Simaku

    ‘Është folur për disa plane, por për momentin, nuk do të them 100 për qind’– tha ajo. Aktualisht këngëtarja është duke punuar për disa këngë dhe projekti për një rikthim të saj në skenën shqiptare, është në planet për në fund të vitit.

    Këngëtarja shqiptare Parashqevi Simaku ka dalë nga spitali në Nju Jork, muajin e shkuar ku po kurohej për shkak të situatës së rënduar psikologjike. Biznesmeni shqiptar, Elton Ilirjani ka dhënë lajmin e mirë dhe ka shpërndarë në rrjetin e tij zyrtar në Instagram foto të saj. Simakut shihet e transformuar totalisht, me flokë të krehura dhe në ngjyrë tjetër. Ajo shfaqet e qetë dhe duke qeshur në videon e filmuar.

    parashqevi simaku elton ilirjani (2)

    “Surprizë, ia dolëm”, shkruan Ilirjani krahas videos dhe fotos së shpërndarë. Disa ditë më parë, Ilirjani theksoi se me daljen nga spitali nuk do të thotë se ka kaluar problemi. Ai kërkoi ndihmë për përkujdesjen që i duhet Parashqevisë pas kurimit në spitalin psikiatrik. Vetë edhe artistja foli pas daljes nga spitali.parashqevi simaku

    “Unë bëra një pushim absolut. Përditë bëja fizkulturë dhe pija ujë, jo raki (qesh). Jam në një gjendje shpirtërore mjaft të mirë. Më dolën shumë mirë të gjitha analizat”, tha ajo.

    “Dhuratë engjëllore” e quajti Parashqevia kurimin 4-javor, ndërsa zgjodhi fjalët goditëse të Aristotelit për të shprehur mirënjohjen për Elton Ilirjanin, për të gjithë ndihmën. “Më vjen ndërmend një thënie madhështore e Aristotelit të famshëm, siç e themi ne në Kavajë troç, ‘Më mirë të kesh një mik, siç kam unë Elton Ilirjanin, se sa të kesh një çiflig’. E falënderoj nga zemra personalisht atë dhe nënën e tij”, shtoi artistja e mirënjohur.

    parashqevia-1

    Këngëtarja zbuloi se në spital i ka shërbyer edhe një vajzë shqiptare, ndërsa nuk përjashtoi dhe një udhëtim në Tiranë.

    “Falënderoj një vajzë shqiptare shumë të talentuar, e cila më bëri si një zonjë grua sot. Shpresoj Zoti na e bën kismet që të vijmë në Tiranë, të bëjmë një natë alla-shqiptarçe”, u shpreh Simaku. Artistja e njohur shqiptare u shtrua në një spital të Nju Jorkut, për shkak të situatës së rënduar psikologjike, pas videos së bujshme që tronditi shqiptarët në mbarë botën, ku ajo shfaqej në gjendje të mjeruar në një stacion treni në Nju Jork.

  • 69-vjeçari bie nga shkallët, humb jetën në spital

    69-vjeçari bie nga shkallët, humb jetën në spital

    Një 69-vjeçar ka humbur jetën, pasi ka rënë nga shkallët. Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Radostinë të Fierit.

    Lidhur me këtë ngjarje, uniformat blu thonë se janë referuar materialet në prokurori, ndërsa nuk dihet nëse incidenti ka ndodhur në banesën e të moshuarit apo në një tjetër vend.

    “U referuan materialet në Prokurori për vlerësim pasi ditën e djeshme, në fshatin Radostinë, shtetasi S. Sh., 69 vjeç, është rrëzuar aksidentalisht nga shkallët dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spital”, njofton policia.

  • Diola Dosti shtatzënë me biznesmenin? Foto që ngriti dyshimet

    Diola Dosti shtatzënë me biznesmenin? Foto që ngriti dyshimet

    Ka disa kohë që përflitet se Diola Dosti dhe Erolld Belegu mund të jenë në pritje të fëmijës së parë të tyre. Mirëpo, këto zërat asnjëherë nuk janë konfirmuar ose mohuar nga ana e tyre. Një fotografi që u shpërnda së fundmi nga dyshja “mori dhenë”.

    diola dosti

    Aty shihet Diola krahë Erolldit po mori vëmendje fustani i saj, i cili qëndron i fryrë tek pjesa e barkut. Vetë Diola në fotot e tjera që ka publikuar në rrjetet sociale shfaqet me duart tek barku si një tentativë për ta mbuluar.

    diola dosti

    Nuk e dimë nëse, në fakt, është realisht shtatzënë, apo thjesht po luan me ndjekësit e saj.

    diola dosti (2)

    Edhe pak kohë më parë, nutricionistja u përfol për një shtatzëni të mundshme. Mirëpo lidhur me këtë thashethem ajo ka reaguar duke shuar çdo aludim pasi u shpreh se nuk është shtatzënë. Sipas saj duart në bark kanë qenë një rastësi ndërsa shton se:  “Barku im më kujton të gjitha mrekullitë që kam sjellë në jetë, ndaj do ta vlerësoj gjithmonë,”.

    diola dosti (4)

    “Unë nuk kam një ‘Bebe’ këtu, kam një avokado. E gjitha nisi nga një foto, por unë kam një gjë: pjesa më sensuale që mendoj se është në trupin e një njeriu është barku. Ndaj kisha duart te barku, ndoshta sepse e dua, pasi kam lindur tre vajza. Nuk jam shtatzënë akoma. Barku im më kujton të gjitha mrekullitë që kam sjellë në jetë, ndaj do ta vlerësoj gjithmonë,’ tha ajo për Prive.

    diola dosti (3)diola dosti (2)diola dosti (1)diola dosti (6)

  • Pse Gjesti u largua nga banorët sapo në shtëpi u vendosën këngë greke?

    Pse Gjesti u largua nga banorët sapo në shtëpi u vendosën këngë greke?

    Gjatë festës për ditëlindjen e aktorit Laert Vasili në “VIP Albania”, një moment ka tërhequr vëmendjen e publikut.

    Kur filloi të luhej muzikë greke, Gjesti, vendosi të mos i bashkohej festës. Ai u largua nga grupi dhe refuzoi të kërcejë, duke ngjallur reagime të shumta.

    Disa e panë si një shfaqje patriotizmi shqiptar, ndërsa të tjerë e interpretuan si një zgjedhje personale të reperit.

  • Rama me 3 “petale të trëndafilit” të PS-së! Kryeministri: Njerëz pa tru thonë që ‘politika nuk ia vlen’…

    Rama me 3 “petale të trëndafilit” të PS-së! Kryeministri: Njerëz pa tru thonë që ‘politika nuk ia vlen’…

    Kryeministri Edi Rama, në podcastin e tij “Flasim”, ftoi 3 të rinj që mbajtën fjalime në Asamblenë e PS dhe Kuvendin Rinor ku një prej tyre u shpreh se ishin “petalet e trëndafilit të Partisë Socialiste”.

    Kreu i qeverisë, gjatë fjalës së tij, u shpreh se njerëz pa tru dhe nga ana tjetër të informuar bashkohen në një pikë ku gjejnë njëri-tjetrin në fjalën që politika është diçka e pistë dhe nuk ia vlen.

    Por Rama theksoi se pa politikën shoqëria do të gjendej në një situatë barbarie. Ai u shpreh se përsa kohë të rinjtë kanë tërheqje nga politika dhe ambicie për pushtet, ka ende shpresë.

    “Njerëzit pa tru, njerëzit pa edukatë, pa kulturë e informacion nga njëra anë, nga ana tjetër njerëz të ditur, të mirë dhe të informuar, bashkohen shpesh në një pikë ku gjejnë njëri-tjetrin në fjalën që politika është diçka e pistë nuk ia vlen, s’duhet të merresh me politikë”, por harrojnë që pa politikën shoqëria gjendet në një situatë barbarie sepse politika e vërtet ka fuqinë të bëjë keq, ka bërë gjëra të tmerrshme, ka pjellë në formën e vet të prekshme nazizmin, fashizmin komunizmin, por ka bërë gjëra të mëdha si BE, SHBA, ka bërë të mundur të përparojnë të drejtat e njeriut, të drejtat e grave, të sistemet e mbrojtjes sociale, nuk do të ndodhnin pa politikën.

    Sa kohë ka të rinj që e ndjejnë dhe kuptojnë këtë, kanë tërheqjen ndaj politikës, ka edhe plot që kanë tërheqjen e pushtetit, nxitjen e ambicies për të qenë dikushi, por kanë edhe interesin që nëpërmjet politikës mund të marrësh diçka të shpejtë, në të gjitha rastet ka shpresë, pa shpresë fare do të ishte sikur të rinjtë ta braktisnin plotësisht politikën”, tha kryeministri Edi Rama.

  • “Rikthimi ka fuqi madhështore”- Nga kandidimi për kryeministër, tek marrëdhëniet me Greqinë, Sali Berisha për “Liberal”: Rama sajoi “çështjen Beleri” për… Ja pse vendi Shqipëria nuk i plotëson kriteret për BE

    “Rikthimi ka fuqi madhështore”- Nga kandidimi për kryeministër, tek marrëdhëniet me Greqinë, Sali Berisha për “Liberal”: Rama sajoi “çështjen Beleri” për… Ja pse vendi Shqipëria nuk i plotëson kriteret për BE

    Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një intervistë për median greke Liberal, ka folur për vendimin e tij për të rikandiduar si kryeministër i vendit.

    Ish-kryeministri u shpreh se “pas çdo rikthimi ka fuqi madhore”, duke theksuar se këtë vendim e mori pas shpalljes non grata nga ana e Amerikës.

    “Jo vetëm u dezinjova, por u kërkua që të mos futem në parlament. Atëherë, qendrimi im ishte ky: askush përveç shqiptarëve nuk mund të bëjë listën e deputetëve, përderisa Shqipëria të jetë një vend sovran”, deklaroi Berisha.

    Berisha komentoi marrëdhëniet shqiptaro-greke duke u shprehur se vitet e fundit kanë patur edhe përkeqësime krejtësisht për shkak të qëndrimeve, sipas tij, të qeverisë së Edi Ramës.

    Kryedemokrati, sa i përket integrimit të vendit në BE, teksoi se Shqipëria nuk plotëson asnjë kriter, përveç pozicionit gjeostrategjik, por shtoi se mbështet procesin.

    Intervista për median greke:

    “Rama i korruptuar i shkatërroi marrëdhëniet me Greqinë me paraburgimin e Fredi Belerit, me dëshmitarë të rremë, pasi kishte përvetësuar një kanion (të Gjipesë) prej shumë hektarësh dhe iu bind oligarkëve”, thotë për Liberal, Sali Berisha, kreu i opozitës shqiptare. Ai shpjegon pse Shqipëria nuk i plotëson kriteret për anëtarësim në BE dhe flet për mundësitë e bashkëpunimit në Ballkan.

    nga Nikolas Tampakopoulos

    Z.Berisha, çfarë ju shtyn të jeni kandidat edhe për këto zgjedhje?

    Sali Berisha: Historitë e rikthimeve janë ekzotike, nuk janë të shpeshta. Pra, pas çdo rikthimi ka fuqi madhore. Dhe në këtë rast, Sali Berisha 8 vite pasi ishte larguar pothuaj nga skena politike, iu kërkua që të mos hyjë në parlament bazuar në një akt korruptiv. Bazuar në dezinjimin ‘non grata’ të Antoni Blinken, në aktin që vinte nga një lobim korruptiv i Edi Ramës dhe Xhorxh Sorosit.

    Pra, jo vetëm u dezinjova, por u kërkua që të mos futem në parlament. Atëherë, qendrimi im ishte ky: askush përveç shqiptarëve nuk mund të bëjë listën e deputetëve, përderisa Shqipëria të jetë një vend sovran. Dhe, meqënëse ish-kryetari im që punonte me ligësi prapa shpinës sime, ishte pjesë e këtij qëndrimi, unë ndërmora procesin e rikthimit. Një proces që kaloi të gjitha etapat dhe që eci me sukses, me gjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të qeverisë shqiptare dhe të DASH, diplomatë të cilët, ambasadori në Tiranë dhe i dërguari për rajonin kërkonin arrestimin, i bënin thirrje shqiptarëve të mos më mbështesnin, ajo ndodhi.

    Pra, siç e sheh, rikthimi nuk është një akt individual, por është një akt shumë më i gjerë. Shumë njerëz mund të duan të rikthehen, por nuk rikthehen dot.

    E provoi Papandreu të rikthehet. Mbeti me 3%. Po jap shembull për të krahasuar se, jo cilido që do mund të rikthehet. Pra, rikthimi është një thirrje, dhe unë iu përgjigja kësaj thirrje të vendit tim.

    Si e vlerësoni rrugëtimin europian të Shqipërisë. Pra, rrugëtimin për në BE. Cilat janë reformat që ju do të donit të implementonit?

    Sali Berisha: Në mënyrë absolute Shqipëria nuk plotëson asnjë kriter, përveç pozicionit gjeostrategjik, për të cilin unë e mbështes procesin. Por kriteret… Një vend që arreston në vitin elektoral 3 liderë të opozitës, e partive kryesore, një vend që u merr mandate me gjykata kundërshtarëve politikë, se i kontrollon ato, një vend që kontrollon mediat në mënyrë të pamëshirë dhe shpall se do mbyllë rrjetet sociale, Tik Tok-un, një vend që ka të burgosur, ka një drejtësi politike dhe mungesë të një procesi ligjor të drejtë.

    Nuk duhet të harroni se në Shqipëri sot, 62% e të burgosurve janë në paraburgim. Se i marrin i plasin njerëzit në paraburgim dhe nuk merret kush me ta. Ky vend, me një shkallë të lartë korrupsioni më të paimagjinueshëm. Me afera korruptive, të cilat shkojnë miliarda. Ky vend, i cili është një narkoshtet. Narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë, ku përfaqësuesit e Sinaloas priten në zyrën e Edi Ramës dhe marrin licensa për kazino dhe resorte me 5 yje.

    Nuk ka asnjë lidhje me kriteret që kërkohen për anëtarësimin në BE.

    Gjithçka tjetër jashtë gjeopolitikës, jashtë kriterit gjeostrategjik nuk qëndron.

    Sa i përket marrëdhënieve shqiptaro-greke si i vlerësoni ato, dhe cilat janë bazat për t’i përmirësuar këto marrëdhënie?

    Sali Berisha: Mendoj se, marrëdhëniet shqiptaro-greke kanë bërë progres të ndjeshëm. Por, këto vitet e fundit kanë patur edhe përkeqësime krejtësisht për shkak të qëndrimeve të qeverisë së Edi Ramës.

    Po marrim Marrëveshjen e detit. Kishim rënë dakord me qeverinë e qendrës së djathtë dhe të qendrës së majtë të Greqisë, që të shkonim në Hagë. Edi Rama hoqi dorë nga kjo dakordësi dhe deklaroi se do bëjë një marrëveshje më të mirë. Negocioi 2-3 vjet, dhe kur erdhi problemi për të firmosur marrëveshjen, Edi Rama tha se nuk e firmos dot për arsye se ekziston vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

    Ishte një gjë jashtëzakonisht joserioze. Se ti, në qoftë se uleshe për negociata, duhet t’u thoje që kam këtë vendim, dhe unë jashtë këtij vendimi nuk dal dot. Por jo, të negociosh 3 vite dhe pastaj të thuash: na doli vendimi! Pra, ishte shumë jo serioz.

    Së dyti. Akt i pashembullt ishte marrja e mandatit nëpërmjet dëshmitarëve të rremë të Fredi Belerit. Fredi Beleri, anëtar i minoritetit grek në Shqipëri fitoi mandatin, u votua nga qytetarët e Himarës. Sipas Kushtetutës së Shqipërisë, ai ka të drejtë në qoftë se votohet, të jetë dhe president i këtij vendi. Ky është është ligji.

    Kurse, Edi Rama i mori mandatin, vetëm e vetëm pse Beleri nuk do të lejonte Ramën të grabisë kanionin e Gjipesë. Kur u arrestua Beleri, unë deklarova publikisht që është arrestim politik dhe prapa këtij arrestimi qëndrojnë interesa mafioze direkte të Edi Ramës. Nuk e dija se, Edi Rama kishte pronësuar, pa asnjë dokument kadastral, pa asnjë dokument konfiskimi nga regjimi komunist, kanionin e Gjipesë, një nga kanionet më të bukura të Jonit dhe të Mesdheut, për nënën dhe kushërinjtë e tij. Kjo doli më vonë.

    Sigurisht që, Fredi Beleri nuk mund të bënte kurrë një kompromis të tillë, të lumturonte Edi Ramën me 224 mijë m2 tokë në këtë zonë.

    Megjithatë, arriti që të krijojë përshtypjen se Beleri nuk është njeri korrekt. Beleri nuk kishte bërë asnjë faj. Beleri ishte fajtor vetëm se ishte deklaruar anëtar i minoritetit grek dhe duhej që ky të pranonte t’i bënte Edi Ramës favoret mafioze që kërkonte.

    Pra, marrin fund këto. As që do ndodhin dhe as kanë për të ndodhur. Çdo qytetar do të trajtohet sipas kushtetutës dhe ligjit. Mund të kemi raste, apo shembuj të tjerë.

    Pra, janë një seri aktesh të cilat, sigurisht, nuk është se nuk ndikuan në marrëdhëniet negativisht.

    Traktati i Miqësisë, një dokument themelor i firmosur në vitin 1996 u injorua totalisht dhe, faktikisht sot është i skaduar, kërkon të rinegociohet, të rishqyrtohet. Pra, marrëdhëniet me Greqinë u dëmtuan nga interesat mafioze të Edi Ramës.

    Cilat janë sfidat dhe mundësitë për bashkëpunimin e vendeve të Ballkanit?

    Sali Berisha: Mundësitë janë të mëdha. Së pari, Shqipëria duhet të luftojë me vendosmëri kriminalitetin me zero tolerancë.

    Shqipëria ka shkatërruar sistemin e drejtësisë. Dhe në mungesë të një sistemi drejtësie, në mungesë të sigurisë juridike, unë nuk di ndonjë investitor të huaj apo grek serioz që të ketë ardhur gjatë këtyre viteve në Shqipëri. Di me dhjetëra dhe qindra që janë larguar nga Shqipëria.

    Pra, kushti i të gjitha kushteve për këtë bashkëpunim është krijimi i një klime miqësore për biznesin. Nuk ka një kompani greke, apo të vendeve tjera që të fitojë në Shqipëri, se i fitojnë të gjitha oligarkët e Edi Ramës. Në një kohë kur, para vitit 2013, kompani greke, italiane, gjermane, amerikane ndërtuan projektet e mëdha dhe i fituan në tendera ndërkombëtare. Absolutisht, asnjë e favorizuar nga Sali Berisha, por me meritën e tyre në mënyrë transparente dhe kanë bërë punë të shkëlqyera.

    Ikën. Jo vetëm që ikën, por disa prej tyre u ndanë me gjyqe me këtë qeveri për shkak të abuzimeve të qeverisë.