Të paktën 12 persona janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Toronto.
Sipas autoriteteve autori i dyshuar i ngjarjes ishte maskuar me kapuç të zi dhe është larguar me automjet nga vendi i ngjarjes.
Autoritetet i ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet në këtë zonë. Ndërsa ekipet e emergjencës kanë mbërritur në vendngjarje për t’i ardhur në ndihmë të plagosurve
Neda Balluku ka reaguar me një mesazh të fortë në rrjetet sociale pas largimit të papritur të Eglit nga Big Brother VIP Albania për arsye shëndetësore.
Në një postim në Instagram, Neda shkruan për njerëzit “shpirtprishur” dhe “kazmat njerëzore” që bëjnë gjithçka për vëmendje, duke përdorur një krahasim me personazhin e Gregor Zamzës nga novela “Metamorfoza” e Franz Kafkës.
“Lexoj sonte fjalë. Pafund fjalë… ndonëse një kapitull mbyllet, shpirtprishurit e kazmat njerëzore që marrin frymë për të kapur një follow më shumë, nuk ndalen e vazhdojnë të rrokullisen me sekëlldi me veten, më keq se Gregor Zamza kur u gdhi kandërr dhe ndjeu neveri për atë që ishte shndërruar.
Por mos harroni kurrë që një lule mbetet lule edhe kur vyshket në vjeshtë edhe kur çel në pranverë. Dhe pranvera vjen sërish”, shkruan Neda.
Ditë të mira po kalon ylli shqiptar i futbollit, Armando Broja. Vetëm pak ditë më parë, ai është rikthyer sërish në stërvitje pas dëmtimit që pati ku dhe pritet aktivizimi i tij me Evertonin. Por teksa ishte i shkëputur nga fusha e blertë, Broja e shfrytëzoi kohën për të shijuar dashurinë e tij me Sindin.
Ishte pikërisht Shën Valentini, kur ai publikoi foto në rrjetet e tij sociale me të dashurën e re. E kaq mjaftoi që të zbulohej se kush është vajza që i kishte rrëmbyer zemrën futbollistit të dashur. Një vajzë shqiptare nga Përmeti, e cila prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se është fatlumja në krah të yllit shqiptar.
E panjohur deri më tani për publikun, Sindi ka vendosur të jetë larg vëmendjes së rrjeteve sociale dhe ka vetëm një profil privat me shumë pak ndjekës në Instagram. Çifti duket se është njohur nga udhëtimet që kanë pasur, ku miqtë të përbashkët kanë bërë bashkë këtë dyshe. Mesa duket Sindi, preferon që ta mbajë profilin e saj sa më privat, duke mos dashur që të jetë pjesë e mediave.
Edhe pse çifti duket në fillim të një historie, tashmë historia është formalizuar dhe dyshja mund të publikojë foto në profilet e tyre, ku dhe fansat të njihen me statusin e ri mes tyre. Por duket se ylli i Kombëtares e ka serioze këtë lidhje, pasi e ka çuar tanimë edhe në shtëpinë e tij.
Shën Valentinin dyshja e festoi në Angli, ku pas kohës që kishin me njëri-tjetrit kanë takuar edhe familjarë të Armandos. Si një vajzë që është larg fokusit mediatik, Sindi ka preferuar që mos të ndajë asgjë në rrjetet e saj sociale, duke u përpjekur që të jetë sa më private.
Por natyrisht që kjo lidhje është bërë tashmë formale edhe për familjarët e të dyja familjeve, edhe pse është ende herët që të flitet për një hap tjetër të çiftit të ri. Duke qenë se është një histori në distancë, mbetet për t’u parë sesi do të vijojë raporti mes dy të rinjve.
Ajo që dimë me siguri është fakti se për pak muaj që kanë së bashku, çifti është më i dashuruar se kurrë. Tashmë që Broja do të rikthehet në fushën e blertë, do të jetë Sindi ajo që do të udhëtojë më shpesh në Angli për të qenë pranë të dashurit, pse për ta mbështetur edhe në fushën e blertë.
Armando Broja dhe ish e dashura, Jade Alyssa Wills
Futbollisti Armando Broja, i cili luan për Kombëtaren Shqiptare, prej disa muajsh i ka dhënë fund romancës së tij me blogeren Jade Alyssa Wills. Blogerja ka festuar së fundmi 25-vjetorin e saj, mirëpo ajo që ra në sy ishte urimi që motra e futbollistit Jaycie Broja, i bëri ish-kunatës së saj. Edhe pse Jade është ndarë nga sulmuesi i Kombëtares, sërish Jayice e konsideron motrën e saj këtë të fundit.
“Gëzuar ditëlindjen motra ime! Kalofsh sa më bukur”, shkruhej në postimin i cili shkaktoi mjaft reagime.
Perveç lidhjes së veçantë me motrën e ish- partnerit, Jade ndjek në Instagram dhe familjarët e tij përfshirë këtu nënë dhe babin e futbollistit. Edhe pse shkak për ndarjen e tyre u përfol se u bë tradhtia nga ana e Jade duket se raporti me familjaret e tij i ka te mira.
Pas një periudhe të trazuar në karrierën sportive dhe një ndarjeje me influenceren britanike Jade Alyssa Wills, sulmuesi shqiptar duket se ka gjetur një ekuilibër të ri — dhe këtë herë, ajo vjen nga rrënjët e tij. Kujtojmë që disa muaj më parë, “Panorama” zbuloi se Armando Broja i kishte dhënë fund lidhjes së tij me blogeren Xhej Alisa Uills.
Çifti, i cili prej gati 1 viti ishin në një lidhje të konsoliduar, duket se i kanë dhënë fund, duke ndarë rrugët përgjithmonë. Dukej se dyshja kishte një lidhje të konsoliduar dhe gjithçka po shkonte më së miri. Madje, përgjatë Kampionatit Europian, Xhej ishte tifozja më e zjarrtë e Kombëtares sonë. Blogerja angleze në ditët kur luajti kombëtarja jonë postonte në rrjetet sociale foto me fanellën kuq e zi.
Pas pothuajse 10 ditësh hetuesit kanë zbuluar shkaqet e vdekjes së aktorit, Gene Hackman dhe gruas së tij, Betsy Arakawa.
Hackman, 95 vjeç dhe Arakawa, 65 vjeç, u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre në Santa Fe, New Mexico, më 26 shkurt.
Autoritetet lokale zbuluan rezultatet e autopsisë sot. Arakawa vdiq nga sindroma pulmonare hantavirus, një sëmundje e rëndë e mushkërive, sipas Heather Jarrell, kryehetuesja mjekësore.
Ndërsa, Hackman vdiq nga sëmundja kardiake hipertensionale dhe aterosklerotike, me sëmundjen e Alzheimerit si një faktor të rëndësishëm kontribuues në kolapsin e shëndetit të aktorit.
Jarrell tha se nuk kishte asnjë mënyrë për të përcaktuar një kohë specifike të vdekjes. Megjithatë, tha ajo bazuar në faktorë të tjerë të rastit, ishte e arsyeshme të konkludohej se Arakawa vdiq më 11 shkurt dhe Hackman shtatë ditë më vonë, më 18 shkurt.
Trenat për dhe nga Parisi u ndërprenë pas zbulimit të një bombe të pashpërthyer të Luftës së Dytë Botërore herët pranë stacionit të tretë më të ngarkuar të trenave në botë.
Pothuajse 500 trena anuluan udhëtimet dhe ndërprerja preku rreth 600,000 njerëz në Gare du Nord, tha ministri i transportit.
Bomba, e përshkruar nga një zëdhënës i kompanisë kombëtare hekurudhore të Francës SNCF si “me të vërtetë e madhe”, u zbulua nga punëtorët e ndërtimit në një vend për të zëvendësuar një urë hekurudhore. Ajo u gjet 2.5 km jashtë Parisit, përgjatë shinave hekurudhore në qytetin e afërt të Saint Denis.
“Bomba mund të jetë një kërcënim serioz për jetën e njerëzve,” paralajmëroi zëdhënësi. Bomba peshonte 500 kg, duke përfshirë 200 kg eksploziv.
Zbulimi çoi në një ndërprerje të udhëtimeve vendase dhe ndërkombëtare në stacionin e zhurmshëm, Gare du Nord të Parisit, ku rreth 220 milionë vizitorë kalojnë çdo vit. Shërbimet për Londrën dhe Brukselin u goditën rëndë, tha Eurostar.
Ministri francez i transportit Philippe Tabarot tha se shërbimet e trenave do të rifillojnë gradualisht dhe rrugët do të rihapeshin nw orwn 18:00 me orën lokale, megjithëse nuk ishte menjëherë e qartë se si u sigurua apo asgjësua bomba.
“Ne jemi të kënaqur dhe të lehtësuar që të gjitha këto shqetësime kanë marrë fund” tha Tabarot.
Pas zbulimit të bombës, u krijua menjëherë një perimetër sigurie, duke çuar në ndërprerjen e linjave ndërqytetëse dhe periferike nga Gare du Nord, tha policia për CNN.
Më vonë, perimetri i sigurisë u zgjerua në 500 metra, sipas bashkisë së Saint Denis. Të gjitha ndërtesat në afërsi me dritare të drejtuara nga bomba u evakuuan gjithashtu.
Disa qindra pasagjerë ishin brenda Gare du Nord. Atmosfera ishte e qetë, me dhjetëra personel treni dhe personel sigurie që ndihmonin pasagjerët.
Një grua tha, nga jashtë stacionit: “Ne duhej të niseshim për një fundjavë në Londër këtë mëngjes. Shqetësimi është se ne do të humbasim 800 euro dhoma hoteli nëse nuk bëjmë rezervimin, kështu që është pak problem.”
Një grua tjetër tha: “Nuk jepet asnjë informacion në aplikacion, vetëm faqja e Eurostar që thotë se mund të rimbursohen. Përveç kësaj, nuk ka informacion të mëtejshëm.”
Pas largimit të Eglit, nga “Big Brother VIP Albania”, një nga ish-banoret e BBV që ka reaguar ka qenë edhe Efi Dhedhes, e cila është shprehur se:
Doja të thoja disa fjalë në lidhje me Eglin. Jam e vetëdijshme që në momentin kur vendos të bëhesh personazh publik do marrësh komente dhe opinione. Por mos u shprehni në këtë mënyrë. Ajo vajzë u bë e keqja e vetes së saj, jo e juaja apo e dikujt tjetër.
Dhe kur bëhet fjalë për shëndetin, mendon apo në çdo lloj aspekti të shëndetit duhet të bëhemi bashkë dhe t’i japim Dashuri! Dhamë mendimet tona gjatë lojës, në këtë moment i vihet pika!
Në këtë moment duhet të bëhemi empatikë dhe të ndërgjegjësohemi, që njeriu i parë që duhet të kujdesemi dhe t’i japim dashuri është vetja jonë. Duhet të gjejmë veten në situata të tilla dhe të kuptojmë, pse jo të përcjellim edhe një mesazh. Jam e lumtur që ajo vajzë doli nga aty dhe uroj me gjithë zemër të kujdeset dhe t’i japë sa më shumë dashuri vetes.
Edhe këtë të premte, emisioni i të gjithë shqiptarëve “Për shqiptarët” solli histori që prekin zemrat e të gjithëve.
Në një qytet të vogël, në një shtëpi të vjetër, ku muret e lagështa mbanin erën e mykut e uji pikonte në dhomë sa herë binte shi, jetonte Liljana me bashkëshortin e dy fëmijët e vegjël, Sidorela e Franko.
Liljana u njoh me Ardianin në moshën 35 vjeçare. U njohën me shkuesi por u dashuruan shumë shpejt me njëri tjetrin.
Liljana ishte rritur në një shtëpi të vogël me motrën, vëllain e nënën, pasi babai kishte ndërruar jetë kur ajo ishte vetëm 13 vjeç. E duke u rritur ëndërronte të njihte dikë që do i ndryshonte jetën, dikë që do e ndihmonte të realizonin dëshirën e saj për të jetuar në një shtëpi të madhe e të ngrohtë, bashkë me fëmijët e tyre. Sapo e takoi Ardianin, e kuptoi se ai ishte njeriu me të cilin do e bënte këtë ëndërr realitet.
Ardiani jetonte në Lushnjë në një shtëpi me qira, e shumë shpejt iu bashkua edhe Liljana. U bënë prindër të dy fëmijëve si drita, që i dhanë ndriçim asaj shtëpie të errët e të zymtë.
Ëndrrat ishin të mëdha, por me kalimin e viteve nisën të zbehen. Liljana dhe Ardiani përpiqeshin shumë, por nuk po mundeshin të mblidhnin mjaftueshëm të ardhura sa për të blerë shtëpinë e tyre. Jeta ishte shumë e vështirë. Kur vinte darka, nuk kishte mjaftueshëm ushqim për të shtruar në tavolinë. Shumë herë fëmijët kanë fjetur të uritur, e Liljana i shihte nga pragu i dhomës me zemrën e thyer e duart bosh.
Ardiani lodhej shumë, punonte gjithë ditën e përsëri nuk shihte asnjë shpresë për familjen e tij. Trishtimi, lodhja, mërzia që nuk mund të plotësonte dëshirat e fëmijëve, e vunë poshtë. Gjendja e tij shëndetësore nisi të përkeqësohej dita ditës dhe mjekët e njoftuan se kishte tumor në mëlçi. Qëndroi për 2 javë në spital, por nuk kishte më shpresë. Tumori po përhapej me shpejtësi në mushkëri. Doktorët i sugjeruan Liljanës të ktheheshin në shtëpi, që ditët e fundit Ardiani t’i kalonte pranë fëmijëve.
Për Liljanën kjo ishte një tronditje e madhe.E gjitha ndodhi shumë shpejt, nuk patën kohë as të kuptonin si dhe pse. Pse pikërisht ata duhet ta kalonin këtë vuajtje kaq të madhe?
Liljana i qëndroi Ardianit te koka, teksa ai jepte shpirt çdo ditë nga pak. Sytë e Ardianit shfaqnin vetëm dhimbje, dhimbje që nuk do i çonte dot më fëmijët te lodrat, që nuk do i përqafonte e nuk do ishte aty për t’i këshilluar kur ata të rriteshin e të kishin më shumë nevojë për të.
Ishte data 23 shtator. Momenti që Liljana i druhej erdhi… Ardiani e ndjeu se ishin minutat e fundit. Sidorela dhe Franko donin të qëndronin afër babait. Franko kishte pasur një parandjenjë të keqe dhe nuk donte të largohej nga i ati, por Liljana i gënjeu. Iu tha se babi do ishte mirë prandaj ata duhet të shkonin në shkollë, e kur të ktheheshin ai do ishte aty për t’i pritur.
Kur ata ikën, Ardiani me zërin e dobët nga pafuqia e pyeti Liljanën: “A je bërë gati? I ke lekët për varrimin tim?”
Zemra e Liljanës u copëtua. Edhe në frymën e tij të fundit Ardiani ishte i shqetësuar për ata, e jo për vete.
Ai iku pas me merakun për fëmijët e Liljanën. Iku pa iu lënë një shtëpi të ngrohtë. Nuk e mbushi dot kurrë frigoriferin plot. Nuk i bleu kurrë fëmijëve dhuratat që kërkonin. Iku me një amanet. “Ngopu fëmijëve barkun me bukë”. E ky amanet i rëndon shpirtin Liljanës.
Shtëpia është ende me qira, frigoriferi bosh, faturat nuk ndalen dhe ndonjëherë ajo ndjen sikur po mbytet.
Ajo ka nevojë për ndihmë, sepse e vetme nuk ia del dot.
Sulmuesi Armando Broja nuk do të jetë pjesë e grumbullimeve për dy ndeshjet e kuqezinjve për kualifikueset e Botërorit 2026.
Broja ende nuk është rikuperuar nga lëndimi i pësuar kohë më parë.
Trajneri i Evertonit, Devid Moyes, ka bërë më dije se sulmuesi shqiptar pritet të rikthehet në fushën e blertë pas ndeshjeve të kombëtareve.
“Armando mund të rikthehet pas pushimit të Kombëtareve.
Eshte shumë pak shanse që të rikthehej këtë javë, por duke ndjekur buletinin e mjekëve kam mësuar se do të jetë gati pas ndeshjeve të Kombëtareve”, ka thënë Moyes.
Shqipëria në mars do të përballet me Anglinë dhe Andorrën në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026.
GBani ka reaguar në rrjetet sociale duke treguar se gjendja shëndetësore e babit të tij është më mirë, dhe se ka lënë spitalin dhe tashmë ndodhet në shtëpi.
“Ndej detyrim moral për të gjithë ju që më keni pyetur sesi është babi, sigurisht nuk desha të postoj foto dhe video nga spitali sepse nuk mu duk e hijshme fare.
Megjithatë tani që ka ardhur në shtëpi… ia hodhi. Më kanë uruar njerëz të ndryshëm, më kanë thënë të shkuara, dhe kam dashur të ta them që ke pasur dashurinë e shumë njerëzve”, tha G Bani.
“Ua kthefsha me gëzime, por besoj se të kam prishur edhe punë”, tha babai i tij.
“Jo more baba nuk më ke prishur punë, madje mund të them që i ke bërë nder një vajzë shumë të mirë se i ke hequr një njeri që e bezdiste nga afër, shyqyr Zotit që je më mirë dhe mos të pafsha kurrë më në atë vend…” tha GBani.
Kujtojmë se GBani la shtëpinë pak ditë më parë, pasi mësoi se i ati ndodhej në spital dhe se familjarët e tij kishin kërkuar që ai të ishte pranë tyre.