Category: Lajme

  • Shefi i NATO: Evropës i duhet rritje e shpejtë e prodhimit të pajisjeve ushtarake

    Shefi i NATO: Evropës i duhet rritje e shpejtë e prodhimit të pajisjeve ushtarake

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, theksoi në një intervistë për gazetën gjermane Welt am Sonntag, se Evropës i nevojiten buxhete më të larta për mbrojtjen për të siguruar stabilitetin e kontinentit.

    Shefi i NATO-s theksoi se rritja e buxheteve është e pamjaftueshme pa u shoqëruar me një rritje të shpejtë të prodhimit të pajisjeve ushtarake.

    “Do të duhet të shpenzojmë më shumë për sigurinë tonë” i tha Rutte gazetës gjermane Welt am Sonntag (WamS).

    “Por gjithashtu, duhet të rrisim shpejt prodhimin tonë të mbrojtjes në të dy anët e Atlantikut. Për shumë kohë, kemi prodhuar shumë pak,” tha ai.

    NATO, që përfshin shumicën e vendeve evropiane, si dhe Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë, ka theksuar nevojën për municione, anije, tanke, avionë, satelitë dhe dronë. Sipas Rutte, është e domosdoshme që të rritet prodhimi i këtyre pajisjeve për të përballuar kërcënimet e mundshme dhe për të ruajtur sigurinë e Evropës.

    Vendet evropiane janë duke ecur me shpejtësi për të rritur shpenzimet e mbrojtjes dhe për të mbështetur Ukrainën në luftën e saj, pas vendimeve të Presidentit amerikan Donald Trump për të ngrirë ndihmën ushtarake për Kievin.

    Në këtë kontekst, ligjvënësit gjermanë po shqyrtojnë ndryshime të mëdha në rregullat e huamarrjes shtetërore për të financuar sektorin e mbrojtjes me një fond prej 500 miliardë eurosh. Pas 13 marsit, këto masa pritet të miratohen nga parlamenti që po largohet para formimit të një parlamenti të ri më 25 mars.

    Në një takim të fundit të liderëve të Bashkimit Evropian, u diskutua mbështetje për kreditë e përbashkëta të mbrojtjes për vendet anëtare dhe mundësia e lehtësimit të rregullave të buxhetit për të mundësuar shpenzime më të mëdha për mbrojtjen.

    Rutte, gjithashtu, tregoi se kishte takuar shumë udhëheqës të kompanive të prodhimit të mbrojtjes dhe kishte kërkuar nga ta që të përgjigjen ndaj kërkesës në rritje për pajisje ushtarake.

  • Ndodh në Elbasan/ “E ka bërë babai” – Ndërtojnë shtëpi bashkë, vëllai e zapton dhe nxjerr të tjerët

    Ndodh në Elbasan/ “E ka bërë babai” – Ndërtojnë shtëpi bashkë, vëllai e zapton dhe nxjerr të tjerët

    Emisioni “Stop” ndodhet në Elbasan, për problemin e krijuar për shkak të një ndërtese 4 katëshe. Leonard Niçe tregon se është trashëgimtar i Pavlinës dhe Jorgjit, të cilët kishin 6 fëmijë. Të gjithë fëmijët ranë dakord, që ta shembnin shtëpinë e vjetër për të ngritur të renë, për të cilën bëhet edhe konflikti.

    “Një padrejtësi për kaq vite nga Policia e Shtetit për një objekt 4 katësh ku kam kontribuar bashkë me vëllezërit. Jemi 6 fëmijë dhe të gjithë kemi jetuar këtu kur ka qenë banesa vetëm 1 katëshe. Në vitin 2000 është shembur shtëpia dhe është bërë një banesë 4 katëshe. Për katin e parë ramë dakord që ta bënim lokal dhe ta shfrytëzonim si lokal. Në katin e dytë do të rrinte vëlla Edmond Niçe, në katin e tretë do të jetonte mamaja ime Pavlina Niça me nusen e vëllait dhe fëmijët e vëllait Arjan. Kurse në katin e katërt Leonard Niça, që unë nuk banoj në atë kat. Nuk lejohet më thonë dhe më mohohet kontributi që unë kam dhënë në lokal”, tha denoncuesi.

    Fëmijët vendosin, që katin e parë ta bënin lokal për të punuar të gjithë dhe sipër do të banonin. Njëri prej vëllezërve, Edmondi mori 45 milionë Lekë kredi që u shlye me punën e të gjithëve. Problemi nisi, kur Leonardi aplikoi tek Aluizni për të tre vëllezërit, por kuptoi se Edmondi kishte aplikuar më parë vetëm në emrin e vet.

    “Unë jam viktimë e kësaj pune sepse paraja që merreshe nga lokali shkonte për të larë kredinë, sado që lokali ishte në emrin tim. Nuk donin të merrnin për katin 4 sepse thoshin që nuk ka rënë puna, u detyrova mora një kredi 18 milionë, kam ndërtuar çatinë bashkë me një pjesë të suvatimeve. Mbaroi kredia mua nuk mu lejua më, pavarësisht se unë kisha taksirat sepse më vdiq ime shoqe dhe s’kisha mundësi të hyja në shtëpi. Pas 5 viteve që doja të hyja në shtëpi nuk mu lejua, sepse më thanë që nuk ke kontribuar. Të gjithë kontributin e merrte sikur e kishte paguar im vëlla. Unë jam trashëgimtar, por këtu ka rol dhe policia. Në polici kemi një nipçe, Dorian Panganika, që mban anën e Edmondit”, tregoi më tej denoncuesi.

    “Stop” pati një komunikim me ish-shefin e krimeve në polici, Dorian Panganika.

    Ish-shefi i krimeve Dorian Panganika: Janë bërë veprimet nga ana e specialistëve dhe punonjësit e policisë, konform procedurave ligjore, asgjë më tepër!

    Gazetarja: Ju si ish-shef krimesh këtu sepse tani më kanë thënë që keni lëvizur në Cërrik keni mbajtur një qasje subjektive, pra duke mbrojtur njërën palë dhe jo tjetrën.

    Ish-shefi i krimeve Dorian Panganika: Unë s’jam bërë asnjëherë i anshëm dhe për këtë mund t’ju a vërtetojë kushdo nga punonjësit.

    Në këtë pikë, Leonardi u akuzua për falsifikim firme akuzë për të cilën e çuan në prokurori. Ndërkohë procesi i legalizimit nga fëmijët pezullohet. Nga ajo kohë deri më sot Leonardi nuk lejohet të futet në katin e tij.

    “Në vitin 2015 unë aplikoj për legalizimin e banesës me të 3 emrat, timit dhe të 2 vëllezërve. Ndërkohë që unë bëj aplikimin del që im vëlla për të gjithë objektin në emrin e vet, na ka përjashtuar të 2 ne të tjerëve. Për këtë gjë pati përplasje dhe për këtë mua më akuzon sot prokuroria më falsifikim firme. Ka shkuar në gjykatë si çështje që nga viti 2021 dhe asnjë nuk e merr përsipër, dosja fle në gjykatë që nga 2021 e deri më sot. Prona është e babait, investimi është i joni dhe unë nuk lejohem që të hy në shtëpinë time. Më kanë akuzuar sikur kam dashur t’i gjuaj sime kunate me kazmë. Sa gjej derën hapur për të hyrë në shtëpi, vjen policia e më shoqëron në komisariat”, tha Leonard Niçe.

    Në prezencë të kameras Leonard Niçe shkon në shtëpi, por nipi dhe kunata e përzënë.

    Xhaxhai: Hape një çikë derën, se do hyj në brenda në shtëpi!

    Nipi: Tani më vjen keq! Kur të bëhen gjyqet!

    Xhaxhai: Do më hapësh derën, se unë jam çun shtëpie!

    Nipi: Jo, më vjen keq! Domethënë, po të drejtohem ty, se bashkë kemi bërë muhabetet!

    Nusja: Unë jam nusja, jam njësoj si mami jot!

    Xhaxhai: Jam unë i zoti i shtëpisë.

    Nusja: Sa vjeç ke qenë ti Jorgji kur është bërë shtëpia?

    Nipi: Zonjë, e ka bërë babai im!

    Xhaxhai: Nuk e ka veç babi tat! Po ta dha gjyqi ty masanej dal unë ani.

    Nipi: Jo, jo të lutem! Të bëhet gjyqi edhe shikojmë.

    Xhaxhai: Jam unë çuni i Jorgji Niçes këtu, nuk je ti!

    Nipi: Këtu jetoj unë për momentin!/ TvKlan

  • Konfirmoi romancën me Adrola Dushin, Capital T zhvendoset në New York për të bashkëjetuar me modelen

    Konfirmoi romancën me Adrola Dushin, Capital T zhvendoset në New York për të bashkëjetuar me modelen

    Gjatë festimeve, Capital T ndau me ndjekësit në rrjetet sociale një video ku shfaqej duke ecur dorë për dore me të dashurën e tij, Adrola Dushi, duke treguar dashurinë dhe lumturinë e tij në këtë ditë të veçantë. Këto festa theksuan lidhjen e tij me dy kontinente dhe dy qytete që kanë një vend të veçantë në jetën e tij, duke e bërë këtë ditëlindje një udhëtim festiv mes Prishtinës dhe Neë York-ut.

    Prej disa kohësh reperi është zhvendosur në New York, ku edhe ka nisur bashkëjetesën me modelen. Çifti e kaloi Shën Valentinin në Firenze, dhe më pas udhëtuan së bashku drejt New Yorkun, ku tashmë ndajnë edhe jetën së bashku. Dashuria mesa duket e ka distancuar disi nga muzika, ku këngëtari ka preferuar që të shijojë pak kohë me partneren e tij, duke u tërhequr përkohësisht nga koncertet.

    Duke qenë se Adrola jeton dhe punon në SHBA, e ka pasur të pamundur zhvendosjen në Kosovë, ndaj edhe ka qenë reperi ai që ka riformatuar agjendën e tij, për të shijuar disa kohë dashurinë jo më në distancë. Lidhja e tyre ka qenë prej kohësh në qendër të mediave. Shpesh është aluduar edhe për një krisje të tyre.

    Rasti i fundit ishte pak muaj më parë, ku shkak u bë një postim i reperit në rrjetet sociale. “Si fle unë, kur e di që jam single dhe askush nuk më tradhton”, shkruan ai në një video të postuar në TikTok.

    Por mesa duket Capital T zhvendoset në New York, shkak raporti me Adrola Dushin çifti ia ka dalë që pavarësisht ulje-ngritjeve, ta gjejnë rrugën për tek njëri-tjetri.

  • “Besom që kam me i kry do gjëra për ty”/ Çfarë po paralajmëron Gjesti, mesazhi që i nisi Eglit poshtë jorganit!

    “Besom që kam me i kry do gjëra për ty”/ Çfarë po paralajmëron Gjesti, mesazhi që i nisi Eglit poshtë jorganit!

    Largimi i papritur i Eglit nga shtëpia, ka lënë pasojë të theksuara tek banorët, veçanërisht tek Gjesti, me të cilin ajo ka pasur një marrëdhënie të luhatshme gjatë qëndrimit të saj në lojë.

    Një video e natës së kaluar, që po qarkullon në rrjetet sociale, tregon Gjestin, i shtrirë në dhomën e gjumit, duke folur përgjumshëm dhe duke i drejtuar mesazhe emocionale Eglit, si të ishte ende pjesë e shtëpisë.

    Në këtë moment të sinqertë, ai shprehet:

    “Gjumin e mirë, Egli. Besom që kam me i kry do gjëra për ty. Mbaje mend këtë send. Gjumin e ëmbël. Shpresoj që e ke gjetur familjen mirë e edhe ti vetë je mirë, e di që ke me qenë e mirë.

    Të lutem, dërgoma një video për ‘Prime’, duke qeshur, të shoh që je mirë.

    Të lutem, vetëm këtë bëje për mua. Se kjo lojë është e fëlliqur dhe duhet t’ua dridh. Të premtoj që do jua dridh keq. Gjumin e ëmbël”

  • Gjestit i mungon Egli? “Të lutem, dërgoma një video…”

    Gjestit i mungon Egli? “Të lutem, dërgoma një video…”

    Largimi i papritur i Eglit nga shtëpia, ka lënë pasojë të theksuara tek banorët, veçanërisht tek Gjesti, me të cilin ajo ka pasur një marrëdhënie të luhatshme gjatë qëndrimit të saj në lojë.

    Një video e natës së kaluar, që po qarkullon në rrjetet sociale, tregon Gjestin, i shtrirë në dhomën e gjumit, duke folur përgjumshëm dhe duke i drejtuar mesazhe emocionale Eglit, si të ishte ende pjesë e shtëpisë. Në këtë moment të sinqertë, ai shprehet:

    Gjumin e mirë, Egli. Besom që kam me i kry do gjëra për ty. Mbaje mend këtë send. Gjumin e ëmbël. Shpresoj që e ke gjetur familjen mirë e edhe ti vetë je mirë, e di që ke me qenë e mirë. Të lutem, dërgoma një video për ‘Prime’, duke qeshur, të shoh që je mirë. Të lutem, vetëm këtë bëje për mua. Se kjo lojë është e fëlliqur dhe duhet t’ua dridh. Të premtoj që do jua dridh keq. Gjumin e ëmbël

    Ky moment ka ngjallur shumë reagime nga ndjekësit, të cilët e kanë interpretuar si një shenjë të lidhjes së fortë emocionale që ekzistonte mes tyre.

  • E ndaloi të merrte makinën i dehur, 53-vjeçari tenton ta vrasë bashkëfshatarin

    E ndaloi të merrte makinën i dehur, 53-vjeçari tenton ta vrasë bashkëfshatarin

    Policia e Librazhdit ka arrestuar një 53-vjeçar, i cili kanosi me thikë bashkëfshatarin e tij pasi ky i fundit tentoi ta ndalonte të mos drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

    Në pranga ka përfunduar shtetasi Maksut Almeta.

    Gjatë kontrollit, policia sekuestroi mjetin prerës të përdorur për kanosje, si dhe një tjetër thikë që iu gjet të arrestuarit në automjet.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme.

    “Menjëherë pas njoftimit për një rast kanosjeje në fshatin Floq nga një shtetas në gjendje të dehur, shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd organizuan punën për parandalimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale dhe kapjen e autorit.

    Si rezultat i reagimit të shpejtë të shërbimeve të Policisë, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit M. A., 53 vjeç.

    Ky shtetas u kap teksa drejtonte automjetin në gjendje të dehur. Gjithashtu, ai dyshohet se duke qenë në të njëjtën gjendje, ka kanosur bashkëfshatarin e tij, shtetasin Y. B., 46 vjeç, i cili ka ndërhyrë për të mos lejuar që 53-vjeçari të drejtonte automjetin në këtë gjendje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

  • Rama: Në Europë është bërë e pamundur të blesh shtëpi, në Shqipëri të gjithë e kanë nga një shtëpi!

    Rama: Në Europë është bërë e pamundur të blesh shtëpi, në Shqipëri të gjithë e kanë nga një shtëpi!

    Kryeministri Edi Rama në podkastin e radhës me të rinjtë e anëtarësuar në PS, u shpreh se 98% e shqiptarëve sot e kanë një banesë në vendin e tyre.

    Rama krahasoi Shqipërinë me vendet ku kanë emigrantët shqiptarët, ku tha se kriza e strehimit jashtë është më e madhe.

    “Ata që kanë ikur gjatë periudhës së mëparshme edhe mund të vendosnin kapitalin, sot unë sfidoj këdo të ikësh sot është të mos…mund të ikësh, të gjithë kanë të drejtën të ikin, të vijnë, por të ikësh sot duke u nisur thjesht nga pamja e parë e pagave dhe historitë që ke dëgjuar nuk di se çfarë të pret atje.

    Nuk është më koha që mund të kursehet përtej atyre që konsumohen dhe që mund të akumulosh kapitale si ato që kanë akumuluar ata që ikën në vitet ‘90, apo dhe deri kur filloi kriza, sepse nuk po u del atyre që janë atje. Gjithë stresi që kanë sot qeveritë sot në europën e bashkuar lidhet me faktin që shtëpitë janë bërë të pakapshme dhe ndërkohë ne kemi një fat shumë të madh sepse jemi vend ii parë në Evropë për pronësi shtëpish. 94% të shtëpive në Shqipëri janë pronë e njerëzve, ndërkohë që jashtë është bërë e pamundur, kriza e strehimit është bërë e theksuar.

    Puna e mirëpaguar është bërë problem tjetër i madh. Patjetër që e them gjithmonë, sepse e kam bërë vetë, një njeri ka të drejtën të ëndërrojë fort dhe të kërkojë që ta realizojë kudo qoftë ajo, edhe mbrapa diellit. Por duhet pasur parasysh që nuk ka më emigracion si më parë”, tha Rama.

  • “Më as falja s’ka kuptim”/ Loredana shpërthen në lot, Jozi dëfrehet me Olën!

    “Më as falja s’ka kuptim”/ Loredana shpërthen në lot, Jozi dëfrehet me Olën!

    Mbrëmja e kaluar në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ishte e mbushur me festë dhe emocione, teksa banorët festuan ditëlindjen e aktorit Laert Vasili. Megjithatë, një moment i veçantë tërhoqi vëmendjen e publikut dhe shkaktoi reagime në rrjetet sociale.

    Teksa atmosfera ishte plot gjallëri, në një moment Jozi mori mikrofonin dhe nisi të këndonte. Ajo çfarë ra në sy ishte reagimi i Loredanës, e cila dukej e prekur dhe gati në lot teksa dëgjonte performancën e tij. Sigurisht, këto emocione lidhen me faktin se Loredana dhe Jozi dikur patën një afrimitet të dukshëm brenda shtëpisë, por tashmë marrëdhënia e tyre ka ndryshuar.

    Jozi është parë kohët e fundit duke flirtuar me një tjetër banore, Olen, gjë që ka krijuar një dinamikë të re mes tij dhe Loredanës.

  • Parashqevi Simaku do të rikthehet në Shqipëri, planet e reja të ikonës së muzikës! Surpriza që po përgatit artistja

    Parashqevi Simaku do të rikthehet në Shqipëri, planet e reja të ikonës së muzikës! Surpriza që po përgatit artistja

    Parashqevi Simaku është gati për rikthimin në skenë. Pasi u rikuperua për 4 javë në spital, artistja tashmë është duke u përgatitur për t’u rikthyer muzikës. Në rrjetet sociale ajo ka publikuar video ku shfaqet duke kënduar, ndaj edhe të gjithë ndjekësit e saj janë duke pritur projektet e ardhshme të saj.

    parashqevi simaku

    Por mesa duket në plane është edhe një rikthim i mundshëm i artistet në Shqipëri. “Panorama” shkroi kohë më parë, se këngëtarja dhe grupi i njerëzve pranë saj, janë duke ideuar edhe një rikthim të mundshëm në skenë në vendin tonë, por detajet janë ende duke u diskutuar.

     

     

    Parashqevi Simaku
    Parashqevi Simaku

    Një gjë të tillë duket se e ka pohuar edhe mbesa e Parashqevisë. Ina Simaku ka deklaruar se ka disa plane të mundshme për ardhjen e Parashqevisë në Shqipëri, por theksoi se, për momentin, nuk mund të japë një përgjigje përfundimtare. Ina tha se megjithatë, ka ende shumë dyshime dhe biseda në lidhje me këtë çështje, dhe nuk është në gjendje të konfirmojë asgjë me siguri.

    Parashqevi Simaku

    ‘Është folur për disa plane, por për momentin, nuk do të them 100 për qind’– tha ajo. Aktualisht këngëtarja është duke punuar për disa këngë dhe projekti për një rikthim të saj në skenën shqiptare, është në planet për në fund të vitit.

    Këngëtarja shqiptare Parashqevi Simaku ka dalë nga spitali në Nju Jork, muajin e shkuar ku po kurohej për shkak të situatës së rënduar psikologjike. Biznesmeni shqiptar, Elton Ilirjani ka dhënë lajmin e mirë dhe ka shpërndarë në rrjetin e tij zyrtar në Instagram foto të saj. Simakut shihet e transformuar totalisht, me flokë të krehura dhe në ngjyrë tjetër. Ajo shfaqet e qetë dhe duke qeshur në videon e filmuar.

    parashqevi simaku elton ilirjani (2)

    “Surprizë, ia dolëm”, shkruan Ilirjani krahas videos dhe fotos së shpërndarë. Disa ditë më parë, Ilirjani theksoi se me daljen nga spitali nuk do të thotë se ka kaluar problemi. Ai kërkoi ndihmë për përkujdesjen që i duhet Parashqevisë pas kurimit në spitalin psikiatrik. Vetë edhe artistja foli pas daljes nga spitali.parashqevi simaku

    “Unë bëra një pushim absolut. Përditë bëja fizkulturë dhe pija ujë, jo raki (qesh). Jam në një gjendje shpirtërore mjaft të mirë. Më dolën shumë mirë të gjitha analizat”, tha ajo.

    “Dhuratë engjëllore” e quajti Parashqevia kurimin 4-javor, ndërsa zgjodhi fjalët goditëse të Aristotelit për të shprehur mirënjohjen për Elton Ilirjanin, për të gjithë ndihmën. “Më vjen ndërmend një thënie madhështore e Aristotelit të famshëm, siç e themi ne në Kavajë troç, ‘Më mirë të kesh një mik, siç kam unë Elton Ilirjanin, se sa të kesh një çiflig’. E falënderoj nga zemra personalisht atë dhe nënën e tij”, shtoi artistja e mirënjohur.

    parashqevia-1

    Këngëtarja zbuloi se në spital i ka shërbyer edhe një vajzë shqiptare, ndërsa nuk përjashtoi dhe një udhëtim në Tiranë.

    “Falënderoj një vajzë shqiptare shumë të talentuar, e cila më bëri si një zonjë grua sot. Shpresoj Zoti na e bën kismet që të vijmë në Tiranë, të bëjmë një natë alla-shqiptarçe”, u shpreh Simaku. Artistja e njohur shqiptare u shtrua në një spital të Nju Jorkut, për shkak të situatës së rënduar psikologjike, pas videos së bujshme që tronditi shqiptarët në mbarë botën, ku ajo shfaqej në gjendje të mjeruar në një stacion treni në Nju Jork.

  • 69-vjeçari bie nga shkallët, humb jetën në spital

    69-vjeçari bie nga shkallët, humb jetën në spital

    Një 69-vjeçar ka humbur jetën, pasi ka rënë nga shkallët. Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Radostinë të Fierit.

    Lidhur me këtë ngjarje, uniformat blu thonë se janë referuar materialet në prokurori, ndërsa nuk dihet nëse incidenti ka ndodhur në banesën e të moshuarit apo në një tjetër vend.

    “U referuan materialet në Prokurori për vlerësim pasi ditën e djeshme, në fshatin Radostinë, shtetasi S. Sh., 69 vjeç, është rrëzuar aksidentalisht nga shkallët dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spital”, njofton policia.