Category: Lajme

  • Kandidat për deputet me PD/ Flet për herë të parë ish-banori i BBV: Nuk kam ambicie për t’u bërë politikan, por…

    Kandidat për deputet me PD/ Flet për herë të parë ish-banori i BBV: Nuk kam ambicie për t’u bërë politikan, por…

    Ish-banori i Big Brother Albania Vip 2, Armaldo Kllogjeri do të kandidojë për deputet në listat e hapur të PD për qarkun e Elbasanit.

    Gjatë intervistës për Top Story, maestro tha se nuk është person që ka ambicie për t’u bërë politikan, ndërsa shtoi se ka qenë aktiv në vitet ’91 që kur lindi PD. Më tej ai theksoi se është krenar që është pjesë e listave të hapura.

    “Është pak e çuditshme situata ime që jam pjesë e politikës. Nuk jam person që kam ambicie për t’u bërë politikan. Kam qenë aktiv në vitet ’91, kur lindi PD, por s’kam qenë i zjarrtë me flamurin në dorë. Gjithsesi dua të them që në këtë ditë që jetojmë e kam parë të arsyeshme që Shqipëria po ecën në drejtim të paditur. Kam pasur momente që kam menduar të jetoj jashtë, por kam vendosur të jetoj në Shqipëri. Ndihem i detyruar që të jap kontributin tim në një forcë politike që është PD. Mua më ka propozuar dega e PD, e Gramshit. Kryesia e PD e miratoi që unë të isha pjesë e listave. Jam krenar që jam pjesë e listave të hapura”, theksoi ai.

  • Ola bën deklaratën e fortë për Gjestin pas hyrjes së Xhenetës në shtëpi: “Ti thotë Egli Takos faleminderit…”

    Ola bën deklaratën e fortë për Gjestin pas hyrjes së Xhenetës në shtëpi: “Ti thotë Egli Takos faleminderit…”

    Mbrëmja e djeshme në Big Brother ka qenë plot dinamika dhe momente shumë të zjarrta e pikante.

    Kjo ka ndodhur pas hyrjes së ish-partneres së Gjestit, Xheneta Fetahu, gjatë lojës së mos-reagimeve, një sfidë e cila i vjen nga Vëllai i Madh.

    Xheneta hyri në shtëpinë e “Big Brother Vip”, Gjesti e quan “hije”: Nuk dua ta shoh me sy
    Xheneta është bërë pjesë e shtëpisë për disa minuta, duke ngacmuar dhe provokuar banorët. Sigurisht, ajo nuk ka kursyer Gjestin, të cilin e thumboi duke i kujtuar se ajo e ka mësuar për të larë rrobat.

    Por Gjestin nuk ka nguruar të reagojë, duke përdorur Jozin për të hedhur disa fjalë që i nënkuptonin asaj se një njeriu nuk i shërben trupi nëse nuk ka mendje. Xheneta e ka kaluar këtë koment me humor, duke e injoruar plotësisht.

    Asnjë prej banorëve nuk ka reaguar në mënyrë të drejtpërdrejtë ndaj praniës së Xhenetës, përveç Olës, e cila ka shkuar dhe e ka përqafuar atë.

    Pas kësaj, Ola dhe Valbona kanë diskutuar rreth ngjarjes, duke theksuar se fytyra e Gjestit shkelqeu menjëherë kur pa Xhenetën.

    Përpos kësaj, Ola komentoi lojën e Gjestit në shtëpi, duke thënë se ai nuk ka asnjë strategji dhe se po “merr vape duke bërë tym” tërë kohës. Ajo ka thënë:

    Lojtar i madh, t’i thotë Egli Takos faleminderit 3 herë në ditë, para buke dhe pas buke. Se ajo e ka mbajt në lojë, e ka ngrit… Ça po bën tani pa Eglin?! Asgjë s’po bën. Merr vape dhe fryn tymin tëpër të gjithë shtëpinë, e loz me tenis aty… se aq e ka kapacitetin

  • Panik në ajër, motori i avionit merr flakë, shpëtojnë mrekullisht pasagjerët

    Panik në ajër, motori i avionit merr flakë, shpëtojnë mrekullisht pasagjerët

    Një tjetër incident ka ndodhur gjatë një fluturimi në aeroportin Ndërkombëtar të Denverit.

    Dhjetëra pasagjerë u detyruan të qëndronin në krahun e një avioni të American Airlines, pasi një nga motorët e avionit mori flakë.

    Fluturimi 1006 i American Airlines, një Boeing 737-800 në rrugë për në Dallas-Fort Worth nga Kolorado Springs me 172 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit, u devijua për në Denver rreth orës 17:15 me orën lokale, pasi ekuipazhi probleme në një nga motorët, sipas Administratës Federale të Aviacionit.

    “Pas uljes dhe gjatë taksimit për në portë, një motor mori flakë”, thuhet në deklaratë.

    Pak para uljes, piloti i avionit njoftoi kontrollorët e trafikut ajror në Denver se kishte probleme me motorin, por nuk ishte një emergjencë, sipas audios së kontrollit të trafikut ajror nga LiveATC.net.

    “American 10,006, 1006 vetëm për të verifikuar që nuk është ende një emergjencë, apo jo?” e pyeti kontrollori.

    “Jo, ne thjesht kemi dridhje të lartë të motorit, kështu që po fluturojmë më ngadalë se normalisht,” u përgjigj piloti.

    Situata u duk se u përshkallëzua shpejt disa minuta më vonë, pasi avioni u ul, kur dikush në radio bërtiti “Zjarr në motor”.

    Avioni mbërriti në portën C38, tha një zëdhënës i Aeroportit Ndërkombëtar të Denverit për CNN. Zjarri është shuar dhe të gjithë pasagjerët janë evakuuar.

    Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë dhjetëra pasagjerë që dalin nga avioni dhe qëndrojnë në krah ndërsa tymi mbushte ajrin.

    Zjarri i motorit të avionit të së enjtes vjen vetëm tre javë pasi një fluturim i Delta Air Lines u rrëzua, u kthye përmbys dhe mori flakë në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar Pearson të Torontos.

  • Eni Çobani demaskon publikisht këngëtaren e njohur: I mori pasurinë burrit me mashtrim kur ai ishte i sëmurë

    Eni Çobani demaskon publikisht këngëtaren e njohur: I mori pasurinë burrit me mashtrim kur ai ishte i sëmurë

    Avokatja Eni Çobani ka komentuar në lidhje me një rast që është ndarë në rrjetet sociale së fundmi, ai i këngëtares Violetë Kukaj me familjen e ish-bashkëshortit. E ftuar në një emision televiziv, Eni Çobani foli për këtë temë ku tregoi se në një moment të vështirë që ka kaluar ish-burri i këngëtares, ajo i ka marrë të gjithë pasurinë.

    “Jam përfaqësuese ligjore e familjes Ratkoceri, unë jam me bashkëshortin dhe përfaqësuese e nënës së tij. Nëna e bashkëshortit dhe zotëria në fjalë kanë dalë nga banesa nuk gëzojnë më asnjë pasuri, se në momente shumë të vështira të kalimit të një sëmundje mendore të bashkëshortit të zonjës i është marrë e tërë pasuria sigurisht në mashtrim dhe sot ai zotëri po lufton pikërisht në rimarrje të kësaj pasurie”, tha ajo.

    Po ashtu ajo ka thënë se Kukaj e ka çuar në spital ish-bashkëshortin.

    “Nuk ka fituar asgjë. Gjyqi që ka fituar ka qenë një gjyq penal, ku zonja ka shkuar ka denoncuar bashkëshortin, i cili kërkonte asaj një ribashkim familjar. I thoshte: A do të bashkohemi? Sepse është edhe nën efektin e një sëmundjeje të rëndë. Ajo jo vetëm nuk e ka vërtetuar faktin se bashkëshorti është i sëmurë, por e ka çuar vetë me dorën e saj në spital dhe i ka nxjerrë raportin.”, tha Çobani. TEMA

  • Parashikimi i motit për sot, vranësira dhe reshje shiu, ja çfarë pritet pasdite

    Parashikimi i motit për sot, vranësira dhe reshje shiu, ja çfarë pritet pasdite

    Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë perëndimore.

    Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime të herëpashershme kthjellimesh.

    Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

    Vranësirat në zonën e veriut dhe qendër në pjesën e parë të ditës do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe në mënyrë lokale dhe në periudha afatshkurtra deri mesatar.

    Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 5-12 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës bëhet intensive dhe shpejtësi 14-24 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 4-5 ballë.

  • 14 mars/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

    14 mars/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

    Sot, më 14 mars 2025, dollari amerikan blihet me 91 lekë dhe shitet me 92.2 lekë.

    Euro blihet me 99 lekë dhe shitet 99.6 lekë.

    Franga zvicerane këmbehet në blerje me 102.6 lekë, ndërsa në shitje me 103.6 lekë.

    Paundi britanik blihet me 117.5 lekë dhe shitet me 118.5 lekë.

    Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 63 lekë, ndërsa në shitje me 65 lekë.

    Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

  • Putin dakord me armëpushimin, por vendos KUSHTE për Ukrainën: Ja dy opsionet

    Putin dakord me armëpushimin, por vendos KUSHTE për Ukrainën: Ja dy opsionet

    Presidenti rus Vladimir Putin tha se ishte dakord me idenë e një armëpushimi në Ukrainë, por se “pyetjet” mbetën në lidhje me natyrën e një armëpushimi, pasi ai parashtroi një sërë kushtesh të vështira.

    Presidenti rus po i përgjigjej një plani për një armëpushim 30-ditor , për të cilin Ukraina ra dakord në fillim të kësaj jave pas bisedimeve me SHBA-në.

    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e përshkroi përgjigjen e Putinit ndaj planit si “manipuluese” dhe bëri thirrje për më shumë sanksione ndaj Rusisë.

    Ndërkohë, SHBA vendosi sanksione të mëtejshme ndaj naftës, gazit dhe sektorëve bankar rus.

    “Ideja është e drejtë – dhe ne e mbështesim atë – por ka pyetje që duhet t’i diskutojmë.”

    Një armëpushim duhet të çojë në “një paqe të qëndrueshme dhe të heqë shkaqet rrënjësore të kësaj krize”, tha Putin.

    “Ne duhet të negociojmë me kolegët dhe partnerët tanë amerikanë,” tha ai. “Ndoshta do të kem një telefonatë me Donald Trump.”

    Putin shtoi: “Do të jetë mirë që pala ukrainase të arrijë një armëpushim 30-ditor.

    “Ne jemi pro, por ka nuanca”.

    “Ata po përpiqen të largohen, por ne jemi në kontroll. Pajisjet e tyre janë braktisur.”

    “Ka dy opsione për ukrainasit në Kursk – të dorëzohen ose të vdesin.”

  • “Dita e Verës” – Gjithçka që duhet të dini rreth kësaj feste të veçantë! Nga ballokumet deri te veroret!

    “Dita e Verës” – Gjithçka që duhet të dini rreth kësaj feste të veçantë! Nga ballokumet deri te veroret!

    14 Marsi është një ditë festive e veçantë në Shqipëri, e cila nuk festohet në asnjë vend tjetër të botës.

    Quhet “Dita e Verës” edhe pse festohet ardhja e stinës së Pranverës.

    Kjo festë është një nga më të vjetrat dhe gjithëpërfshirëset në vendin tonë, dhe të shumta janë eventet që organizohen kudo, me Elbasanin që kthehet në “kryeqytet” të Shqipërisë.

    Përse festohet “Dita e Verës”?

    Kjo festë është një festë pagane mijëra vjeçare, e cila ka për synim t’i falet natyrës, ardhjes së stinëve të ngrohta, rigjallërimit të jetës në tokë. Duke qenë se në antikitet viti niste me muajin mars (duke ju referuar kalendarit Julian), atëhere sapo hynte marsi festohej ardhja e pranverës. Kësisoj, brez pas brezi shqiptarët kanë përcjellë festën, duke e sjellë atë deri në ditët e sotme.

    Elbasani

    Siç dihet kryeqendra e festave është Elbasani, ku familjet përgjatë ditës mblidhen e festojnë së bashku, përmes ushqimit të mirë, verës, si dhe padiskutim ballokumes. Qyteti përfshihet nga festa, veshjet me maska si dhe zbukurimet që evokojnë pranverën. Nëse nuk keni qenë ndonjëherë në Elbasan për këtë ditë, duhet patjetër ta bëni këtë sa më parë, pasi atmosfera e festës do ju përfshijë natyrshëm, e do të shijoni gatimin e shkëlqyer që përgatitet në të gjitha tryezat elbasanllie.

    Ballokumja

    Çdokush e di se kjo ditë lidhet me ballokumen, një ëmbëlsirë e shijshme tradicionale që ka formën e diellit, që shpjegon dhe arsyen se përse është simboli i festës. Ballokumja është një biskotë e madhe që prodhohet me miell gruri ose misri me një përbërje të konsiderueshme sheqeri. Përgatitja është një sfidë e vërtetë për amvisat, të cilat duhet të respektojnë rigorozisht një rradhë të përzierjes së përbërësve që në shumicën e rasteve bashkohen vetëm me lugë druri në një enë që tradita e kërkon të jetë prej metalit të bakrit. Nëse keni të njohur nga Elbasani, mos harroni t’i kërkoni ndonjë ballokume, pasi vetëm kështu mund të kuptoni se si e kanë ngritur në art përgatitjen e kësaj ëmbëlsire amvisat elbasanllie.

    Verore
    Dita e Verës ishte dita e verojkave (ose veroreve). Nëse i referohemi “Fjalorit të Gjuhës së Sotme Shqipe” (viti 1980, faqe 2135), verojka ishte një gjalmë i përgatitur me fije të kuqe e të bardha që ua lidhnin fëmijëve në duar apo në qafë në Ditën e Verës (verojka, verore, nga verë). Por, me verore rrethoheshin edhe degët e thanave, dëllinjave, dafinave apo shelgjeve. Në shumë raste në Ditën e Verës thureshin kurora dhe i varnin në portat e shtëpisë, për të sjellë fat.

    Kopshtaret e luleve dhe këngët e traditës

    Dita e Verës nuk ka kuptim pa lulet dhe këngët. Prej kohësh elbasanasit njihen si kopshtarë me nam dhe këngëtarë të shpirtit. Lulet më karakteristike në Elbasan janë jasemini, karafili, trëndafili, zymbyli, karakaftet etj. Kultivuesit kujdesen për lulet në mënyrë që ato të shpërthejnë Ditën e Verës.

    Gjatë natës dhe Ditën e Verës këndohen me pasion të veçantë këngët e mjeshtrit të muzikës popullore qytetare Isuf Myzyrit. Kënge të tilla si ; “Një lulishte me trëndafila”, “Ç’u dëshiruesh me të pa”, “Ma mirë n’pyll se sa n’qytet, “Si bilbili në pranverë” etj., këndohen jo vetëm nga elbasanasit, por në mbarë trojet shqiptare.

    Nata e Verës
    Përveç Ditës së Verës, shumë qytete festojnë dhe Natën e Verës ku gjithë qyteti duket sikur e ka pushtuar djalli me zjarret e ndezur. Ku fëmijët e vegjël bëjnë parapërgatitje 1 vit përpara duke mbledhur goma qe pikërisht të ndizen Natën e Verës!

    Pas kësaj vjen dhe më e bukura, ku njerëzit bëhen te gjithë rebelë për një natë duke u mbyllur dyert e shtëpive në qytet dhe fshatra. Të nesërmen është dita kur thyhen me mijëra vezë derisa të dal veza fituese më e forta nga të gjitha!

  • Termeti godet vendin pranë Shqipërisë, ja sa ishte forca e lëkundjeve

    Termeti godet vendin pranë Shqipërisë, ja sa ishte forca e lëkundjeve

    Një tërmet me magnitudë 3.4 ballë rihter është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në zonën e Messinës.

    Raportimet nga vendngjarja bëjnë me dije se lëkundjet kanë zgjatur disa sekonda dhe për këtë arsye shumë banorë në panik kanë dalë në rrugë.

    Paraprakisht nuk raportohen dëme apo të lënduar.

    Lëkundja vjen disa orë pas tërmetit në Campi Flegri pranë Napolit, ku një person mbeti i lënduar teksa pati dëme dhe në shumë objekte.

  • Aksident tragjik: Një e re humb jetën, pesë të plagosur transportohen në Tiranë

    Aksident tragjik: Një e re humb jetën, pesë të plagosur transportohen në Tiranë

    Një aksident i rëndë automobilistik ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Bulqizës, ku një makinë tip “Fuoristradë” ka dalë nga rruga, duke shkaktuar vdekjen e një gruaje dhe plagosjen e pesë personave të tjerë.

    Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 në vendin e quajtur “Ura e qytetit”, në aksin rrugor Bulqizë-Peladhi.

    Automjeti drejtohej nga shtetasi Edmir Zogu, i cili ka humbur kontrollin mbi timonin, duke bërë që makina të dalë nga rruga dhe të përfundojë jashtë asfaltit.

    Si pasojë e aksidentit të rëndë, ka humbur jetën në vend bashkëshortja e tij, 31-vjeçarja Matilda Zogu.

    Ndërkohë, drejtuesi i mjetit dhe katër pasagjerë të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe po transportohen me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar.

    Ende nuk dihen shkaqet e sakta të aksidentit, por dyshohet se humbja e kontrollit mund të ketë ardhur si pasojë e shpejtësisë së lartë, lagështirës në rrugë ose një defekti teknik.

    Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti tragjik. /noa.al