Category: Lajme

  • Laerti puthi pa dëshirë Valbonën? Debat i ashpër mes banorit dhe Jozit

    Laerti puthi pa dëshirë Valbonën? Debat i ashpër mes banorit dhe Jozit

    Tensionet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania janë ndezur sërish, këtë herë mes Jozit dhe Laertit, të cilët shkëmbyen akuza të rënda në një debat që nuk kaloi pa u vënë re nga publiku.

    Gjithçka nisi kur Jozi e akuzoi Laertin se po shfrytëzon çdo situatë për të përfituar nga Valbona:

    “Ti je shfrytëzues i Valbonës në çdo situatë. Nuk ke pikë ndjenje dhe në çdo rast e ke shfrytëzuar,” u shpreh ai me tone të ashpra.

    Nga ana tjetër, Laerti nuk qëndroi i heshtur dhe i ktheu përgjigje duke i kujtuar Jozit të kaluarën e tij në shtëpi:

    “Ti je i fundit që mund të flasësh për puthje me zor,” u shpreh ai, duke bërë një ironi të fortë mbi veprimet e mëparshme të saj.

    Jozi nuk u ndal me kaq dhe vazhdoi me akuza:

    “Laerti është vetëm për gjumë këtu. Ai shkon zvarrë, derdh edhe dy lot… Ti shfrytëzon çdo skemë dhe mundesh të përfitosh nga ajo vajzë.”

  • “Ropt jua ***, marre ju koft. A keni gjak shqiptari”, trajneri në Kosovë humbet toruan (Video)

    “Ropt jua ***, marre ju koft. A keni gjak shqiptari”, trajneri në Kosovë humbet toruan (Video)

    Një episod qesharak ka ndodhur sot në Ligën e Parë të futbollit në Kosovë, ku protagonist është trajneri i njohur Faruk Statovci.

    Ai u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen mes Rilindjes 1974 dhe Trepçës që përfundoi në barazim 1-1, pasi ofendoi rëndë arbitrat e takimit, për të cilin me siguri e pret një dënim i ashpër.

    “Ropt jua ***, marre ju koft. A keni gjak shqiptari”, ishin fjalët e Statovcit.

    Trajneri ka kërkuar falje përmes një reagimi në rrjetet sociale dhe ka treguar arsyet pse erdhi “shpërthimi” i tij ndaj arbitrave.

    “Të nderuar shikues dhe tifozë të futbollit,

    Në rrjetet sociale dhe portale po qarkullon një video ku shfaqem i nervozuar. Për këtë sjellje kërkoj falje, pasi nuk përfaqëson kulturën time, por ishte një reagim i çastit. Arsyeja e këtij reagimi është ajo që ndodhi sot në fushë gjatë ndeshjes Trepça 1:1 Rilindja, ku skuadra jonë, Rilindja, u dëmtua rëndë nga vendimet e gjyqtarëve.

    Vendimi për të akorduar një penallti të padrejtë kundër nesh ishte i pajustifikueshëm dhe skandaloz. Një referim i tillë nuk i shërben futbollit kosovar dhe është jashtë çdo standardi. Si trajner, gjatë gjithë karrierës sime nuk kam përjetuar një referim të tillë, as para dhe as gjatë luftës. Kjo është e tepërt dhe e papranueshme. Shpresoj që drejtësia në futboll të triumfojë dhe të kemi një garë të ndershme për të gjithë”, shkruan Statovci në rrjetet sociale.

  • “Grekët dogjën Athinën, serbët shqyen Beogradin”, Mehdi Malkaj në protestën e TikTok: Po ne, dele jemi? Ramës i rëntë damllaja

    “Grekët dogjën Athinën, serbët shqyen Beogradin”, Mehdi Malkaj në protestën e TikTok: Po ne, dele jemi? Ramës i rëntë damllaja

    Aktori Mehdi Malkaj, mori fjalën e tij në protestën e thirrur nga PD kundër vendimit të qeverisë për mbylljen e TikTok.

    “Nuk bëhet gjë pa protestë, grekët e dogjët Athinën, serbët e shqyen qeverinë. Po ne, pse dele?! Ne s’kemi historik delesh. Duhet të merrni pjesë në votime dhe të votoni për këtë që quhet ndryshim, se vdiqëm”, u shpreh aktori.

    Pas tij, fjalën e morën të rinjtë pjesëmarrës në tubim, të cilët u shprehën “nuk është TikTok-u problemi në vend” dhe se nuk duhet të censurohet fjala e lirë.

    Protesta nisi në orën 19:00 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë Kryeministrisë dhe pritet të mbyllet në orën 21:00.

  • Kanabisi do rikthehet në Lazarat, pjesë e 10 zonave ku do të kultivohet / Ja arsyeja

    Kanabisi do rikthehet në Lazarat, pjesë e 10 zonave ku do të kultivohet / Ja arsyeja

    Parcelat me kanabis do të rikthehen në Shqipëri, por këtë herë jo për qëllime kriminale, por mjekësore.

    Sipas ligjit, në gjithë vendin do të jenë 10 zona ku do të lejohet kultivimi i kësaj bime në mënyrë të kontrolluar. Një prej tyre është edhe Lazarati.

    Zona e Gjirokastrës, sipas ekspertëve, është e përshtatshme për rritjen e kësaj bime, ndërkohë që Lazarati ka traditë në këtë drejtim.

    Fshati i madh, afër Gjirokastrës, u bë arenë e aksionit më të madh policor në vitin 2014, kur u mor vendimi për të shkatërruar të gjitha të mbjellat me hashash.

    Në aksion mbeti edhe një punonjës policie i vrarë, dhe dhjetëra banorë u arrestuan, disa u dënuan për krime të ndryshme. Rikthimi i kanabisit në Lazarat tani bëhet me qëllime krejtësisht të ndryshme. Ngritja e parcelave të kanabisit mjekësor ka disa kërkesa.

    Ilir Kristo, Pedagog UBT: “Një kusht tjetër që ka kanabisi është që kërkon shumë ujë dhe sigurimi i burimeve nënujore është një kusht i tretë për kultivimin e tij. Për sa i përket zonave, ato që janë më larg bujqësisë intensive janë në Gjirokastër, zonën e Fierit, Korçës dhe Malsisë së Madhe.”

    Toka ideale për kanabisin janë ato që janë të pasura me ujë dhe diell, ndërsa tokat argjilore nuk janë të mira për këtë bimë.

    Ilir Kristo, Pedagog UBT: “Për sa i përket kushteve tokësore, kanabisi ka një kërkesë për toka të kulluara, toka të kenë ajër për sistemin rrënjor dhe ujë që të mos zërë të gjithë vëllimin e tokës. Rreth 65-70% e tokave janë të përshtatshme për kultivimin e kanabisit. Pavarësisht se si përkthejmë në vlera tokësore, kjo do të thotë afërsisht 400 mijë ha tokë të përshtatshme për këtë bimë.”

    Dy laboratorë do të garantojnë cilësinë e bimës, ndërsa i gjithë prodhimi do të shkojë për industrinë e prodhimit të ilaçeve./Top Channel

  • Furtunë shkatërruese përfshin SHBA: Tornado dhe zjarre masive, të paktën 17 të vdekur. Ndikohen mbi 100 milionë njerëz

    Furtunë shkatërruese përfshin SHBA: Tornado dhe zjarre masive, të paktën 17 të vdekur. Ndikohen mbi 100 milionë njerëz

    Një sistem i fuqishëm stuhish ka shkaktuar kaos në SHBA, duke sjellë tornado të dhunshme, zjarre masive dhe erëra shkatërruese që kanë marrë jetën e të paktën 17 personave dhe kanë dëmtuar qindra shtëpi.

    Missouri, shteti më i goditur

    Missouri ka raportuar numrin më të madh të viktimave, me të paktën 11 të vdekur, pas një serie tornadosh që goditën gjatë natës. Ndër viktimat është një burrë, shtëpia e të cilit u shkatërrua plotësisht.

    “Ishte e panjohshme si shtëpi. Vetëm një fushë me rrënoja,” tha koroner Jim Akers i Butler County. “Dyshemeja ishte përmbys. Ecëm mbi muret.”

    Arkansas në alarm: viktima dhe të plagosur nga stuhia

    Në Arkansas, autoritetet konfirmuan të paktën 3 viktima në qarkun Independence dhe 29 të plagosur në 8 qarqe të ndryshme si pasojë e stuhive të forta që kaluan gjatë natës.

    Guvernatorja e shtetit, Sarah Huckabee Sanders, deklaroi në rrjetin social X: “Ekipet janë në terren për të vlerësuar dëmet nga tornadot e natës së kaluar dhe për të ndihmuar të prekurit. Për këtë operacion, kam lëshuar 250,000 dollarë nga fondi ynë i rimëkëmbjes nga katastrofat.”

    Aksidente fatale në Texas

    Në shtetin e Teksasit, tre persona humbën jetën si pasojë e aksidenteve automobilistike të shkaktuara nga një stuhi pluhuri në Amarillo, në zonën Panhandle.

    Zjarr dhe shkatërrim: Më shumë se 100 vatra zjarri dhe qindra shtëpi të shkatërruara

    Stuhia e fuqishme ka shkaktuar më shumë se 100 vatra zjarri në disa shtete jugore, duke përfshirë Oklahoman, ku rreth 300 shtëpi janë dëmtuar ose shkatërruar plotësisht nga flakët.

    Guvernatori i Oklahomas, Kevin Stitt, raportoi se 266 milje katrorë (69,000 hektarë) tokë janë djegur nga zjarret, ndërsa banorët në disa zona u detyruan të evakuohen për shkak të rrezikut të madh.

    Dëshmitarët e përshkruan situatën si katastrofike. “Ka aq shumë pluhur dhe rërë në ajër. Jam i frikësuar se mund të më përmbysë kamionin nëse e rris shpejtësinë mbi 55 milje në orë,” tha Charles Daniel, një shofer kamioni që po lëvizte në autostradën Interstate 40 në Oklahoma.

    Tornado dhe stuhi të fuqishme në horizont

    Shërbimi Kombëtar i Motit paralajmëroi se stuhi të tjera të fuqishme do të godasin rajonin juglindor të SHBA-së, me erëra që mund të arrijnë deri në 160 km/h. Ekspertët thonë se tornado të rënda dhe të gjata mund të prekin: Louisianën dhe Misisipin në orët e pasdites, Alabamën, perëndimin e Xhorxhias dhe pjesë të Floridës në mbrëmje.

    Shkencëtarët e klimës theksojnë se kushtet ekstreme të motit në mars nuk janë të pazakonta, por kombinimi i erërave të forta, tornadove dhe zjarreve ka krijuar një situatë të rrallë dhe jashtëzakonisht të rrezikshme për miliona amerikanë.

    ShBA përballet me një nga stuhitë më të rrezikshme të dekadës

    Më shumë se 100 milionë banorë janë nën ndikimin e kushteve ekstreme të motit, ndërsa autoritetet i bëjnë thirrje njerëzve të marrin masa mbrojtëse dhe të ndjekin paralajmërimet zyrtare.

    Shërbimet e emergjencës dhe ekipet e shpëtimit vazhdojnë të punojnë për të ndihmuar të mbijetuarit, ndërsa vendi përballet me një nga katastrofat më të rënda natyrore të viteve të fundit. /noa.al

  • Prag tragjedie/ I moshuari tenton që t’i japë fund jetës, hidhet nga kati i tretë

    Prag tragjedie/ I moshuari tenton që t’i japë fund jetës, hidhet nga kati i tretë

    Një 71-vjeçar ka tentuar që t’i japë fund jetës ditën e djeshme duke u hedhur nga kati i tretë i banesës ku jetonte.

    Policia bën me dije se 71-vjeçar me iniciale E. Ç., ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa po punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.

    “Më datë 14.03.2025, në rrugën “Shaban Bardhoshi”, është hedhur nga kati i 3-të i banesës shtetasi E. Ç., 71 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

  • Gjendet i vdekur një person, dyshohet se ka ndërruar jetë prej disa ditësh

    Gjendet i vdekur një person, dyshohet se ka ndërruar jetë prej disa ditësh

    Një i moshuar është gjetur pa shenja jete në banesën e ti mesditën e kësaj të shtune, rreth orës 13:30, në fshatin Fitore të Novoselës në Vlorë.

    Viktima është shtetasi H. T., 81 vjeç, teksa sipas autorieteve policore, nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë prej disa ditësh për shkaqe natyrale.

    Raportohet se nga këqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe trupi i 81-vjeçarit do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjeko-ligjore për përcaktimin e saktë të shkakut dhe kohës së vdekjes.

    Policia thotë se grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

  • “Hajde më puth shpejt”/ Jozi i kërkon afrimitet Loredanës, por ja si veproi banorja!

    “Hajde më puth shpejt”/ Jozi i kërkon afrimitet Loredanës, por ja si veproi banorja!

    Një moment befasues ka ndodhur së fundmi mes Jozit dhe Loredanës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, duke shkaktuar reagime të shumta nga publiku.

    Në një video që u bë virale, Jozi shihet duke iu drejtuar Loredanës me fjalët: “Hajde më puth shpejt, blic!”, ndërsa ajo fillon të qeshë dhe e merr situatën me shaka.

    Por, Jozi këmbëngul, duke i thënë seriozisht: “Mos bëj shaka, hajde!”. Megjithatë, Loredana i përgjigjet: “Absolutisht jo!”, ndërsa vazhdon të qeshë.

    Gjatë kësaj situate, rrjetet sociale u mbushën me komente të ndryshme. Disa e kritikuan Jozin për sjelljen e tij kontradiktore, ndërsa të tjerë menduan se ky ishte një moment afrimi mes tyre.

  • Sali Berisha: Shqipëria madhështore fiton thellë zgjedhjet, nuk integrohemi dot në BE me këto rroga e pensione qesharake

    Sali Berisha: Shqipëria madhështore fiton thellë zgjedhjet, nuk integrohemi dot në BE me këto rroga e pensione qesharake

    Këtë të shtunë, në një deklaratë për mediat, lideri demokrat Sali Berisha, ka theksuar se Shqipëria do të arrijë një fitore të thellë më 11 maj.

    Ai theksoi se ka parë një entuziazëm të madh nga shqiptarët, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në diasporë.

    Gjithashtu, Berisha ka kritikuar premtimet e kryeministrit Edi Rama, për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke i cilësuar ato si “përralla.”

    Berisha theksoi se me rrogat dhe pensionet aktuale, Shqipëria nuk ka asnjë mundësi të integrohet në BE.

    Kreu demokrat u bëri thirrje qytetarëve që të mbështesin fitoren e PD-së, duke e quajtur këtë një hap të rëndësishëm për të ardhmen e vendit.

    Më 11 maj, Shqipëria Madhështore do të realizojë një fitore të thellë, shtoi ai, duke shprehur besimin se populli shqiptar do të bëjë ndryshimin e nevojshëm për të ardhmen e tij.

    Sali Berisha: Më 11 maj, Shqipëria madhështore do realizojë fitore të thellë. Kam parë një entuziazëm të madh tek shqiptarët në Shqipëri dhe jashtë saj. Sa i përket premtimeve të Ramës për integrim në BE, janë përralla. Nuk ka asnjë shans që Shqipëria me këto rroga e pensione të hyjë në Bashkimin Europian.

  • Djemtë e Gertës hyjnë në BBVIP4, gazetarja shpërthen në lot: Pse ma bëni këtë!

    Djemtë e Gertës hyjnë në BBVIP4, gazetarja shpërthen në lot: Pse ma bëni këtë!

    Një moment shumë emocional dhe prekës ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku Gerta Gixhari u përball me një nga sprovat më të vështira që një nënë mund të përjetojë.

    Teksa ishte e ulur në dhomën e ndenjës së bashku me banorët e tjerë, ajo pa në monitor dy djemtë e saj duke luajtur me top në oborr. Pamja e tyre e lumtur dhe e lirë jashtë shtëpisë shkaktoi një reagim të menjëhershëm tek ajo, duke e bërë të përlotej dhe të shprehte dhimbjen e saj.

    Me zërin që i dridhej dhe me lot në sy, Gerta tha: “Pse ma bëni këtë? Pse nuk mund t’i takoj?”, duke shprehur mallin e madh për fëmijët e saj dhe dhimbjen që po përjetonte.

    Megjithatë, pavarësisht emocioneve të forta, ajo tregoi një vetëpërmbajtje të jashtëzakonshme dhe nuk i theu rregullat e sfidës që po zhvillohej në shtëpi, e cila quhet “Sfida e mosreagimeve”.