Category: Lajme

  • “Hajde më puth shpejt”/ Jozi i kërkon afrimitet Loredanës, por ja si veproi banorja!

    “Hajde më puth shpejt”/ Jozi i kërkon afrimitet Loredanës, por ja si veproi banorja!

    Një moment befasues ka ndodhur së fundmi mes Jozit dhe Loredanës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, duke shkaktuar reagime të shumta nga publiku.

    Në një video që u bë virale, Jozi shihet duke iu drejtuar Loredanës me fjalët: “Hajde më puth shpejt, blic!”, ndërsa ajo fillon të qeshë dhe e merr situatën me shaka.

    Por, Jozi këmbëngul, duke i thënë seriozisht: “Mos bëj shaka, hajde!”. Megjithatë, Loredana i përgjigjet: “Absolutisht jo!”, ndërsa vazhdon të qeshë.

    Gjatë kësaj situate, rrjetet sociale u mbushën me komente të ndryshme. Disa e kritikuan Jozin për sjelljen e tij kontradiktore, ndërsa të tjerë menduan se ky ishte një moment afrimi mes tyre.

  • Sali Berisha: Shqipëria madhështore fiton thellë zgjedhjet, nuk integrohemi dot në BE me këto rroga e pensione qesharake

    Sali Berisha: Shqipëria madhështore fiton thellë zgjedhjet, nuk integrohemi dot në BE me këto rroga e pensione qesharake

    Këtë të shtunë, në një deklaratë për mediat, lideri demokrat Sali Berisha, ka theksuar se Shqipëria do të arrijë një fitore të thellë më 11 maj.

    Ai theksoi se ka parë një entuziazëm të madh nga shqiptarët, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në diasporë.

    Gjithashtu, Berisha ka kritikuar premtimet e kryeministrit Edi Rama, për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke i cilësuar ato si “përralla.”

    Berisha theksoi se me rrogat dhe pensionet aktuale, Shqipëria nuk ka asnjë mundësi të integrohet në BE.

    Kreu demokrat u bëri thirrje qytetarëve që të mbështesin fitoren e PD-së, duke e quajtur këtë një hap të rëndësishëm për të ardhmen e vendit.

    Më 11 maj, Shqipëria Madhështore do të realizojë një fitore të thellë, shtoi ai, duke shprehur besimin se populli shqiptar do të bëjë ndryshimin e nevojshëm për të ardhmen e tij.

    Sali Berisha: Më 11 maj, Shqipëria madhështore do realizojë fitore të thellë. Kam parë një entuziazëm të madh tek shqiptarët në Shqipëri dhe jashtë saj. Sa i përket premtimeve të Ramës për integrim në BE, janë përralla. Nuk ka asnjë shans që Shqipëria me këto rroga e pensione të hyjë në Bashkimin Europian.

  • Djemtë e Gertës hyjnë në BBVIP4, gazetarja shpërthen në lot: Pse ma bëni këtë!

    Djemtë e Gertës hyjnë në BBVIP4, gazetarja shpërthen në lot: Pse ma bëni këtë!

    Një moment shumë emocional dhe prekës ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku Gerta Gixhari u përball me një nga sprovat më të vështira që një nënë mund të përjetojë.

    Teksa ishte e ulur në dhomën e ndenjës së bashku me banorët e tjerë, ajo pa në monitor dy djemtë e saj duke luajtur me top në oborr. Pamja e tyre e lumtur dhe e lirë jashtë shtëpisë shkaktoi një reagim të menjëhershëm tek ajo, duke e bërë të përlotej dhe të shprehte dhimbjen e saj.

    Me zërin që i dridhej dhe me lot në sy, Gerta tha: “Pse ma bëni këtë? Pse nuk mund t’i takoj?”, duke shprehur mallin e madh për fëmijët e saj dhe dhimbjen që po përjetonte.

    Megjithatë, pavarësisht emocioneve të forta, ajo tregoi një vetëpërmbajtje të jashtëzakonshme dhe nuk i theu rregullat e sfidës që po zhvillohej në shtëpi, e cila quhet “Sfida e mosreagimeve”.

  • Sara Hoxha nuk e fsheh, zmadhon gjoksin pas ndarjes nga Ledri Vula

    Sara Hoxha nuk e fsheh, zmadhon gjoksin pas ndarjes nga Ledri Vula

    Një postim të disa ditëve më parë ku dukej si një ditë krejt e zakonshme, Sara Hoxha tërhoqi vëmendjen. Komentuesit vunë re se gjoksi i saj dukej ndryshe e paksa më i madh.

    Shumë prej tyre nisën ta uronin duke thënë se trupi i saj duket më i plotësuar kështu. Sara nuk është përgjigjur drejtpërdrejt, por ajo njihet tashmë për stilin e saj të tërthortë në reagime. Ajo ka ndarë një tjetër foto ku kësaj here gjoksi është paksa më në pah dhe fustani ka dy gurë të varur në pjesën e kraharorit.

    “S’ka sekrete”, shkruan Sara duke konfirmuar disi se i është nënshtruar ndërhyrjes plastike. Duhet theksuar se blogerja është përmendur shpesh për këtë aspekt i cili i është vënë në pah si “mungesë” dhe i kanë sugjeruar të bëjë ndërhyrje. Vendimi i saj duket se ka ardhur në momentin kur është ndier gati dhe e bindur me veten që e dëshiron diçka të tillë.

    Sara Hoxha që pas ndarjes nga Ledri ka preferuar që të flasë pak për jetën e saj private. Duke ndarë detaje nga e përditshmja e saj, blogerja zgjedhë mos ta prekë temën e ndarjes, ndonëse ndjekësit gjithnjë duan të dinë më shumë për këtë histori. Ajo është pyetur nga ndjekësit rreth jetës së saj, e një prej tyre kishte të bënte dhe me raportet romantike.

    “A je gati për një njohje të re dhe të qëndrueshme në jetën tënde?”- ishte pyetja që iu drejtua, por Sara zgjodhi t’i përgjigjej shkurt: “Jo”.

    Kujtojmë se Sara ka një vajzë me Ledri Vulën, me të cilin kishte lidhje prej disa vitesh, por që mori fund një vit më parë. Sakaq Ledri duket se po e shijon sërish dashurinë, këtë herë në krah të Rina Zaitit, një emër i njohur në Kosovë.

    Çifti u fotografuan së bashku për herë të parë gjatë pushimeve në jug të vendit, teksa po shijonin momente relaksi pranë detit, duke u ulur pranë shkëmbinjve të plazhit. Rina ka pasur edhe një raport miqësor me Sara Hoxhën, ish-partneren e Ledrit Vulës. Pak kohë para se të zbulohej lidhja me Ledrin, ajo kishte komentuar në postimet e Sara Hoxhës, duke e përshkruar atë si “mama të bukur”.

  • Merr fund romanca, Mirlind Daku ndahet nga e dashura dy muaj pas zbulimit të lidhjes! Historia e dashurisë së modeles Vesa Vllasaliu me futbollistin që ia mori shoqja e ngushtë

    Merr fund romanca, Mirlind Daku ndahet nga e dashura dy muaj pas zbulimit të lidhjes! Historia e dashurisë së modeles Vesa Vllasaliu me futbollistin që ia mori shoqja e ngushtë

    Vetëm dy muaj më parë, shkruam për një romancë të re në showbizzin shqiptar. Bëhet fjalë pikërisht për modelen Vesa Vllasaliun dhe futbollistin e Kombëtares sonë, Mirlind Daku. Aludimet u shtuan pasi Vesa publikoi një foto me fanellën kuq e zi, ndërsa ndjekësit vunë re se ajo dhe Mirlind e ndjekin njëri-tjetrin në rrjete sociale.

    Vesa Vllasaliu Mirlind Daku

    Megjithëse asnjëri prej tyre nuk ka e konfirmoi apo mohoi këto lajme. Por kur kanë kaluar vetëm pak javë, duket se dyshja nuk është më bashkë. Gjithçka u zbulua nga disa postime të Vesës, e cila ka udhëtuar drejt SHBA. Ashtu edhe si duket në postimet e saj, një festë e ka çuar deri në New York. Por mediat flasin se krah saj është edhe një mashkull, që e shoqëron në këto ditë. Por duket se ky djalosh nuk është Mirlindi. Kaq ka mjaftuar për të zbuluar se futbollisti dhe modelja nuk janë më bashkë dhe duket se një tjetër mashkull po e shoqëron.

    vesa vllasaliu

    Nuk dihet nëse ky djalosh është një mik apo një lidhje e re për modelen. Dy muaj më parë, ishte vetë Vesa ajo që donte të zbulonte raportin me yllin e Kombëtares shqiptare. Në mesin e disa postimeve nga stadiumi, ajo postoi edhe një video në të cilën e etiketoi, futbollistin nga Kosova, Mirlind Dakun. Postim ky që më pas u komentua nga përkrahësit blogeres lidhur me atë nëse ishte thjesht mbështetje ndaj bashkëvendasit të saj, apo një pëlqim ndaj tij. Nga ana tjetër, futbollisti i Kombëtares sonë ka preferuar që mos të prononcohet në lidhje me këtë histori, duke preferuar që të mbajë gjithçka private.

     Vesa Vllasaliu

    Kujtojmë që Vllasaliu njihet për historinë e saj të ndarjes me futbollistin Mërgim Berisha. Që pas daljes nga “Big Brother Kosova”, ku ajo mori pjesë vitin e shkuar, modelja ka bërë edhe disa deklarata të tjera për ish-të fejuarin e saj. Por prej disa kohësh ajo e ka mbyllur këtë histori, ku duket se është përqendruar tek romanca e saj e re.

    Vesa Vllasaliu Mirlind Daku

    Modelja Vesa Vllasaliu mesa duket ka rigjetur sërish dashurinë pas ndarjes së bujshme nga futbollisti kosovar, Mërgim Berisha, i cili sipas saj e tradhtoi me shoqen e saj të ngushtë, Edona me të cilën tashmë është martuar. Ish-banorja e “BBVK” së fundi ka ndarë me ndjekësit një foto në InstaStory, ku ka treguar se ka lyer flokët në ngjyrë të kuqe.

    vesa vllasaliu mergim berisha

    “Flokë të kuqe, sepse kështu i do ai”, ka shkruar Vesa krahas fotos. Mesa duket modelja tashmë ka mbyllur një kapitull të trishtë në jetën e saj, duke rigjetur sërish dashurinë. Ndonëse mbishkrimi në foton e postuar në Instagram nxiti aludimet se tashmë ka të reja në jetën personale të Vesës, nuk dihet nëse modelja ka nisur një lidhje të re dashurie apo jo.

    vesa vllasaliu edona berisha

    Në intervistat që Vesa ka dhënë, ka qenë shumë e ashpër jo vetëm me ish-të fejuarin, por edhe me familjarët e saj. Madje në një rrëfim ajo është shprehur se kunati i saj ka tradhtuar bashkëshorten e tij, si edhe i ka dërguar mesazhe edhe vetë Vesës, SMS që modelja pretendon se i ka akoma të ruajtura.

  • Rrallë e përmallë! Çiljeta ndan foto me Alban Hoxhën dhe një dedikim romantik

    Rrallë e përmallë! Çiljeta ndan foto me Alban Hoxhën dhe një dedikim romantik

    Çiljeta Xhilaga ka preferuar ta mbajë lidhjen e saj me Alban Hoxhën larg syve të publikut, por pas pjesëmarrjes në “Ferma VIP”, këngëtarja ka ndarë shumë detaje dhe histori nga jeta e saj personale, duke e bërë këtë histori shumë të dashur për fansat.

    Së fundmi, ajo ka postuar një foto nga një darkë romantike me partnerin e saj, Alban Hoxhën, duke shprehur dashurinë e thellë që ka për të.

    “Nga çfarëdo që të jenë bërë shpirtrat tanë, i joti dhe imi janë të njëjtë,” ka shkruar Çiljeta, duke shtuar një dozë emocion dhe ngrohtësie në postimin e saj.

  • Për herë të parë pjesë e Kombëtares, njihuni me ish-in e Laçit që i fitoi “rrëmbeu vëmendjen” e Sylvinhos!

    Për herë të parë pjesë e Kombëtares, njihuni me ish-in e Laçit që i fitoi “rrëmbeu vëmendjen” e Sylvinhos!

    Pritja mori fund paraditen e sotme, pasi tashmë kemi mësuar se kush janë lojtarët e grumbulluar nga Sylvinho për kualifikueset e Kupës së Botës. Një listë me plotë mungesa dhe rikthime të rëndësishme, por mes tyre ka edhe plotë surpriza.

    Kështu risia e këtij grumbullimi përveç Etnik Brrutit është edhe Julian Shehu. 26-vjeçari ka siguruar për herë të parë ftesën e Kombëtares A, duke fituar kështu edhe “zemrën” e Sylvinhos dhe në këtë mënyrë do të ketë mundësinë të debutojë me kuqezinjtë në sfidat me Anglinë dhe Andorrën.

    Shehu nuk është një lojtar i panjohur në vendin tonë, pasi para 3 sezonesh ka qenë një nga protagonistët e Superiores. Mesfushori ka mbajtur veshur fanellën e Laçit në kampionatin shqiptar, duke qenë një lider te kurbinasit. Ndërkohë në verën e vitit 2022 ka kaluar në Poloni, ku aktualisht mban veshur fanellën e skuadrës së Widzeë Lodz. Me këto të fundit në këtë sezon ka mundur të luajë 23 ndeshje, në total 1,546 minuta. Ka mundur të shënojë 1 gol dhe të dhurojë edhe 1 asist për polakët në të gjitha garat ku marrë pjesë.

    Vlen të theksohet se Shehu në të kaluarën ka mbajtur veshur fanellën e kombëtares Shpresa, ku ka mundur të luajë në 8 ndeshje.

  • BIRN: Bagëti e propagandë!

    BIRN: Bagëti e propagandë!

    Duke i uruar suksese Neomalsores Marjana Koçeku për mandatin e deputetes, dëshiroj gjithashtu t’i bëj me dije se, për momentin, ajo nuk është përfaqësuese e popullit të Malësisë në parlament, por, dukshëm është përfaqësuese e Edi Ramës te populli i Malësisë, ndërsa fotoja e saj me një kec është asgjë më shumë se sa një ushtrim propagande.

    Në vitin 29 p.e.s., poeti romak Virgjili, i njohur sot më së shumti për epikën në vargje Eneida, botoi një poemë tjetër, e cila quhet Gjeorgjika, ose Bujqësia, sepse rastësisht qëllon që emri i autorit të këtij shkrimi në greqishten e vjetër do të thotë bujk. Eneida është e njohur për shqiptarët për shkak se Henrik Lacaj i hyri punës drithëruese të sjelljes së saj në shqip, ndërsa Gjeorgjika, vepra e dytë e madhe e Virgjilit, me sa kam dijeni, nuk është sjellë kurrë.

    Gjeorgjika ka rëndësi të madhe në historinë e njerëzimit për shkak se, për aq sa dihet, është hera e parë që ndërgjegjja shpirtërore e botës, që është letërsia, e sheh bujqësinë dhe blegtorinë, bujkun dhe blegtorin, si dhe punën me baltë e me bajga, jo me përbuzjen e zakonshme që i rezervohet kësaj pjese të shoqërisë nga elitat, por si një idil, një ëndërr, një botë e paqme që përfaqëson lirinë, pavarësinë nga autoriteti, dinjitetin.

    Një nga rrëfenjat e përfshirë në poemë flet për një ish-pirat, tashmë i moshuar, me ditët e tij të plaçkitjes dhe dhunimit pas krahëve, duke u kujdesur për të mbjellat e veta, ekspert në hortikulturë dhe bletari. Ai i përshkruan këto të mira të thjeshta si po aq madhështore sa pasuritë e mbretërve.

    Virgjili ishte gjithashtu një poet oborri. Poema e tij Eneida u financua nga themeluesi i sundimit me një njeri në Romë, Augusti. Eneida rrëfen përrallën që romakët i treguan vetes për origjinën mitike të vetes dhe pushtetit të tyre. Një histori që nis me arratisjen e heroit legjendar Enea nga Troja në flakë, braktisjen e dashurisë së tij për hatër të fatit të paracaktuar për famë dhe pushtet dhe themelimit të Romës, për të përfunduar me sundimin e Augustit.

    Edhe supozimi i tij që, kur je bujk a blegtor, të jep mundësinë të mos e çash kokën për të parë në mënyrë pyetëse se kush është njeriu që po sundon dhe se si po e bën punën e menaxhimit të të mirave të përbashkëta ky që është në krye, është qartazi një model propagande. Augusti të ka dhënë mundësinë që të jesh i lirë me delet e me dhitë e tua, kështu që mos e vrit mendjen se nuk është puna jote se kush qeveris e si qeveris.

    Struktura e Eneidës u përdor shekuj më vonë nga Marin Barleti për të sjellë Historinë e Skënderbeut diçka që u vërejt nga studiuesja daneze Minna Skafte Jensen.

    Nejse!

    Ndjenjat njerëzore që zbuloi Virgjili mbi dy mijë vjet të shkuara dhe dëshirat e njeriut për bollëk dhe liri dhe gjetja e realizimit të këtyre dëshirave te bujqësia e blegtoria janë bërë përgjatë të gjithë historisë, shënjestër e propaganduesve.

    Idilizimi i bujqësisë nga Virgjili dhe të shumtë më pas tij, vështirë se i mbijeton dot këndvështrimit kritik të përdorimit të ndjenjave njerëzore për propagandë. Për shembull, një fotografi keci përcjell ndjenjat e rinisë, gjallërisë, jetës së lumtur dhe mungesës së nevojës për mendime të komplikuara. Ajo që nuk shfaqet në foto është që, me gjasa, disa muaj pasi kjo foto të jetë bërë, keci në fjalë do jetë therur për t’u ngrënë. Por propaganduesit kanë pasur gjithnjë e më shumë efekt në jetët e njerëzve duke nisur nga shekulli i njëzetë, kur, mbi të gjitha, Mussolini, përdori radion për të përcjellë propagandën e vet brenda shtëpisë së çdo qytetari, ndërsa rrjetet sociale dhe celulari sot mundësojnë që propaganda të depërtojë jo thjeshtë brenda shtëpisë, por edhe në krevat apo hale. Në krahasim me këtë, leximi i Virgjilit nga popullsia përgjithësisht analfabete e botës së lashtë ngjan si një ushtrim propagande tmerrësisht i ngathët.

    Të qenit bujk nuk të sjell doemos çlirim nga sikletet njerëzore, sepse sërish mund të biesh në varfëri, të sëmuresh e të kesh nevojë për ilaçe e mjekësi. Në mënyrë kyçe, të qenit fermer, pavarësisht se jetesën e ke të lidhur me tokën, nuk të çliron nga nevoja që çdo anëtar i një trupe politike, qoftë bujk, qoftë inxhinier avionësh, të shohë me vëmendje se kush po qeveris dhe si po qeveris, nëse po shpërdoron paratë që nevojiten për të mbuluar këto sikletet si rrugë, ujë, kanalizime, kujdes shëndetësor, shkolla e përkujdesje sociale, duke i futur në xhep apo duke i bërë vila të njëpasnjëshme.

    Mussolini ishte ai që, pasi një kënetë u tha, (nuk duhet ta harrojmë që këneta u tha me paratë dhe punën e italianëve), ai u shfaq në telekronikat televizive duke korrur drith, pra duke siguruar bukën për popullin. Dhe në vitet 1970 e 1980, sundimtarët komunistë shqiptarë u përpoqën të rinonin veten duke rekrutuar disa fermere dhe blegtore nga fshati drejtpërsëdrejti për në Byronë Politike, një strukturë që në atë kohë ishte ekuivalenti i parlamentit të sotëm.

    Kur Lenka Çuko u bë anëtare e Byrosë Politike në vitin 1971, ajo ishte 33 vjeç. Edhe ajo u mor nga fshati, jetoi gjatë të gjithë kohës me sharje, fyerje dhe tallje për fillesat modeste të karrierës së saj, sqaroi në një intervistë se nuk kishte qenë mjelëse, siç përbuzej rëndom nga elita ish-proletare e kohës, por “bujkeshë”. Rekrutimi nga fshati vështirë se ndryshoi gjë në strukturën qeverisëse, as nuk ndaloi dhunimin, burgosjen e internimet dhe as nuk solli ndonjë përmirësim në nivelin e jetesës.

    Deputetja më e re e Kuvendit të Shqipërisë pritet të jetë Marjana Koçeku, e cila është njohur në median sociale si blegtore. Ajo deklaroi se dëshiron të përfaqësojë bashkësinë e Dukagjinasve dhe zgjodhi, në mënyrë shumë simbolike, të përdorë gegnishten në deklaratën e parë.

    Një gjë është mirë t’ia kujtojmë znj. Koçeku dhe të gjithë deputetëve të të gjitha partive, deputetë që sakaq janë bërë të tillë pavarësisht se zgjedhjet nuk janë bërë ende, është që kjo puna e përfaqësimit të një bashkësie, qoftë ajo fshatare apo qytetare, gegë apo toskë, me dhi apo me mercedezë, është pak më e komplikuar se sa kaq. Sepse deputetët në Republikën e Shqipërisë emërohen dhe nuk zgjidhen.

    Gjithsesi, secili nga këto deputetë, përfshirë edhe znj. Koçeku, i ka mundësitë që, duke nisur nga sot, meqë letrat janë depozituar sakaq në KQZ dhe nuk mund të zhbëhen, të bëhen përfaqësues të denjë, jo vetëm e malsorëve të Dukagjinit, por të të gjithë shqiptarëve, duke u ngritur për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, duke mos toleruar korrupsionin, duke respektuar shtetin e së drejtës dhe mbi të gjitha, duke pyetur kryetarët që i kanë emëruar për deputetë se pse nuk ka ilaçe te onkologjiku, pse rrugët janë të shkatërruara, pse vendi është ndarë me llokma për oligarkët.

    Si deputete e emëruar në zonën e Shkodrës, znj. Koçeku mund ta nisë mbarë duke vajtur një ditë aty në brinjë të katedrales në qytetin e Shkodrës, ku një menzë e kishës që quhet “Buka e Shna Ndout” i ofron të varfërve një vasketë të vogël supe, e një copë fare të vockël bukë. Me aq sa marr me mend, supa në fjalë duhet të kushtojë rreth 20 apo 30 lekë, ndërsa copa e bukës, rreth 10 lekë.

    Znj. Koçeku mundet të bëhet përfaqësuese e të gjithë shqiptarëve në rast se shkon te ai që e ka emëruar për ta pyetur se pse, në vitin 2025, në Shqipëri, ka njerëz që kanë nevojë për një vakt falas që nuk kushton as një gjysmë euro, e madje janë dukshëm të uritur edhe për kaq, në një qytet ku as 100 metra më larg planifikohet të ndërtohet një kullë Babeli. Deri sa ta bëjë këtë apo gjëra të tilla, ajo nuk është përfaqësuese e Dukagjinit në parlament, por është e deleguara e Edi Ramës në Dukagjin./BIRN/

  • Konsumoi fotoksinë, ndërron jetë në spital 52-vjeçarja

    Konsumoi fotoksinë, ndërron jetë në spital 52-vjeçarja

    -Më datë 13.03.2025, rreth orës 18:30, është marrë njoftim se është dërguar për mjekim, në gjendje të renduar shëndetësore, shtetasja R. C., 52 vjeçe.

    Nga veprimet hetimore rezulton se 52-vjeçarja në kushte të rënduara psikologjike, ka konsumuar fotoksinë. Për pasojë 52-vjeçarja ka humbur jetën, në spital.

  • Tronditëse në Shkodër: 19-vjeçarja plagos me thikë vëllain 7-vjeçar, përfundon në spital psikiatrik

    Tronditëse në Shkodër: 19-vjeçarja plagos me thikë vëllain 7-vjeçar, përfundon në spital psikiatrik

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një 19-vjeçare ka plagosur me thikë vëllain e saj vetëm 7 vjeç, raporton noa.al.

    Sipas informacioneve zyrtare nga Policia e Shtetit, shtetasja B. M. ka dëmtuar të miturin në banesën e tyre, por fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

    Pas ngjarjes, 19-vjeçarja është dërguar në Spitalin Psikiatrik të Shkodrës për të marrë trajtimin e nevojshëm, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor.

    Ndërkohë, autoritetet kanë nisur procedimin penal ndaj saj për “Plagosje të rëndë me dashje” dhe “Mbajtje të armëve të ftohta pa leje”.

    Hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje tronditëse. /noa.al