Category: Lajme

  • ‘Benzi’ përmbyset në rrugë, plagoset drejtuesi 79-vjeçar

    ‘Benzi’ përmbyset në rrugë, plagoset drejtuesi 79-vjeçar

    Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në rrugën kombëtare Përmet-Çarçovë, pranë fshatit Badlonjë.

    Automjeti i tipit ‘Mercedes-Benz’, i drejtuar nga një 79-vjeçar, ka dalë nga rruga dhe ka bërë dy rrokullisje, duke përfunduar anash rrugës.

    Forcat e Policisë Rrugore kanë mbërritur në vendngjarje dhe po hetojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

    Paraprakisht, dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të humbjes së kontrollit nga ana e drejtuesit të moshuar.

    79-vjeçari është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

  • Aksident i rëndë në vend, raportohet për 3 persona të plagosur

    Aksident i rëndë në vend, raportohet për 3 persona të plagosur

    Sot, pranë mbikalimit të Patokut në Kurbin, ka ndodhur një aksident rrugor ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

    Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë mbetur të plagosur dhe po marrin trajtim mjekësor.

    Shkaqet e aksidentit ende nuk dihen, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

  • E dhimbshme! Mbyll sytë përgjithomnë në moshë të re aktorja e njohur (Emri+Foto)

    E dhimbshme! Mbyll sytë përgjithomnë në moshë të re aktorja e njohur (Emri+Foto)

    Aktorja e njohur belge, Emilie Dequenne, ka vdekur në moshën 43-vjeçare pasi vuante nga një kancer i rrallë.

    Lajmin e hidhur e dhanë familja dhe menaxheri i saj.

    Ajo zbuloi në tetor 2023 se kishte karcinomë adrenokortikale (kanceri i sistemit endokrin), sëmundje që e kishte mbajtur atë larg xhirimeve të filmit që atëherë.

    “Çfarë lufte e ashpër! Dhe ne nuk mund të zgjedhim…”, ka postuar aktorja në Instagram më 4 shkurt, Ditën Botërore të Kancerit.

    Në dhjetor, ajo i tha TF1 se po luftonte me një sëmundje gjithnjë e më agresive, që do të thoshte se nuk do të jetonte aq gjatë sa pritej.

    Emilie u bë e njohur në moshën 18-vjeçare për rolin e saj të parë në filmin “Rosseta”, i cili i dha asaj çmimin për aktoren më të mirë në Festivalin e Filmit në Kanë në 1999.

    Karriera e saj përfshin rreth 50 filma, duke përfshirë “The Girl on the Train” (2009), “Lose Your Mind” (2012), që i dha asaj një çmim tjetër për aktoren më të mirë në Kanë në seksionin Un Certain Regard, “Not Her Type” (2014) dhe “The Things We Say, The Things We Do”, për të cilin ajo mori çmimin për Aktoren më të mirë 20 në César.

  • Pamje nga moment i tragjedisë në Koçan ku humbën jetën 59 persona (Video)

    Pamje nga moment i tragjedisë në Koçan ku humbën jetën 59 persona (Video)

    Të paktën 59 persona humbën jetën nga një zjarr i nisur brenda ambienteve të një diskoteke në Koçan. Zjarri ka nisur si pasojë e disa fishekzjarrëve të hedhura në skenë gjatë performancës së grupit muzikor DNK.

    Nga pamjet e publikuara duket se tavani i diskotekës është përfshirë menjëherë nga flakët, e ndërsa të gjithë nxituan të dilnin, ishte e pamundur që të kjo të arrihej.

    Sipas informacioneve të deritanishme, rreth 500 persona ndodheshin në diskotekë, të paktën 59 prej tyre nuk arritën të mbijetonin, ndërsa 155 janë lënduar.

    Autoritetet kanë premtuar hetim të shpejtë dhe të plotë, si dhe kanë arrestuar dhjetëra të dyshuar në lidhje me zjarrin, përfshirë zyrtarë qeveritarë.

    Një ditë pas ngjarjes, kryetari i komunës së Koçanit, Ljupço Papazov, dha dorëheqjen.

  • Zhdukja e 15-vjeçares nga Kosova alarmoi Francën, Ambasada e Shqipërisë në Paris jep lajmin e mirë

    Zhdukja e 15-vjeçares nga Kosova alarmoi Francën, Ambasada e Shqipërisë në Paris jep lajmin e mirë

    Ambasada e Shqipërisë në Paris njofton se 15-vjeçarja nga Kosova, Merina Syla e zhdukur pa gjurmë tre ditë më parë, është rikthyer te familja e saj.

    Ajo jetonte në Strasburg dhe prej datës 14 mars kishte humbur kontaktet me familjen. Zhdukja e shqiptares alarmoi autoritetet franceze dhe vuri në lëvizje Ambasadën shqiptare atje.

    Sipas njoftimit të bërë publik nga Ambasada në rrjetet sociale, e mitura është shëndoshë e mirë dhe gëzon shëndet të plotë.

    “Në emër të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ambasada e Shqipërisë në Francë, falenderon autoritetet franceze dhe familjarët dhe të afërmit e vajzës për gatishmërinë dhe bashkëpunimin”, thuhet në reagimin e Ambasadës.

    Njoftimi

    Pas interesimit nga media dhe publiku, Ambasada e Shqipërisë në Francë sqaron se, sot në mëngjes, menjëherë sapo është informuar nga të afërm të personit, Ambasada e Shqipërisë është mobilizuar dhe angazhuar për rastin e shtesases franceze me origjinë nga Republika e Kosovës, me banim në Strasburg të Francës, Merina Syla (15 vjeç), e cila kishte humbur kontaktet me familjen që prej datës 14 mars.

    Pas bashkëpunimit të Ambasadës me autoritetet policisë franceze dhe familjen e vajzës dhe verifikime dhe ndjekjes në terren, njoftojmë se Merina Syla është rikthyer në shtëpi pranë familjarëve të saj dhe gëzon shëndet të mirë.

    Në emër të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ambasada e Shqipërisë në Francë, falenderon autoritetet franceze dhe familjarët dhe të afërmit e vajzës për gatishmërinë dhe bashkëpunimin.

  • “Kush dha leje për ta kthyer atë barakë në disko?”/ Shefi i sigurisë mes lotësh: Pronari i pangopur! E njoftova se po hynin të …

    “Kush dha leje për ta kthyer atë barakë në disko?”/ Shefi i sigurisë mes lotësh: Pronari i pangopur! E njoftova se po hynin të …

    Dëshmia e shefit të sigurimit për klubin natës ku ndodhi tragjedia në Koçan, ka hedhur edhe më shumë dritë në lidhje me ngjarjen e ndodhur në orët e para të së dielës, që çoi në vdekjen e 59 personave dhe të paktën 155 të tjerëve të plagosur rëndë.

    Blagojço Georgiev ka rrëfyer se njerëzit e tij kishin siguruar prej 2 vitesh klubin, i cili sipas tij ishte veshur në pjesën e brendshme me materialin më të lirë të mundshëm.

    Sipas tij, në dy vite bashkëpunim, ka vërejtur një sërë parregullsish, si dhe lakminë e madhe të pronarit të klubit, për të cilin tha se e kishte paralajmëruar për problemet, shtuar edhe faktin që licenca e biznesit ishte e dyshimtë.

    “Më dhemb shpirti, ka dy vjet që njerëzit e mi e sigurojnë diskotekën. Shefi është i pangopur, aq shumë i do paratë. E di që e gjithë pjesa e brendshme është e veshur me izolimin më të lirë, me sfungjer! Unë kam qenë prezent teksa po e bënin! Dhe tani dikush do të më akuzojë se po e them këtë? Vetëm në spitalin e Koçanit janë 63 veta deri më tani, fëmijë nën 15 vjeç, 16 vjeç”, tha Georgiev mes lotësh.

    Ai ka rrëfyer se e ka marrë në telefon pronarin e klubit dhe e ka njoftuar se në godinë

    “E thirra, e njoftova se fëmijët nën 15 vjeç po hyjnë në diskotekë, ai më tha në rregull, lejoji. Le t’i lënë lekët që t’i fitojmë. Kush dha leje për ta kthyer atë barakë në një disko? Kush e bëri inspektimin? Unë flas për sistemin, jo për individët”, tha ai.

    Pronari i klubit të natës tentoi të arratisej pas ngjarjes së rëndë, por policia arriti ta arrestonte.

    Të paktën 59 persona humbën jetën dhe më shumë se 150 u plagosën në zjarrin që ra në klubin e natës në Koçan, Maqedonia e Veriut. Klubi, siç u zbulua më vonë, funksiononte me një licencë të falsifikuar dhe nga kontrolli u konstatuan një sërë dështimesh të rënda sigurie. Pronari i klubit, i cili tentoi të largohej nga vendi, u arrestua së bashku me 19 persona të tjerë, mes të cilëve edhe ish-zyrtarë të qeverisë.

  • Kritika të forta për rikthimin në Big Brother, reagojnë familjarët e Eglit: E frikshme është nëse…

    Kritika të forta për rikthimin në Big Brother, reagojnë familjarët e Eglit: E frikshme është nëse…

    Rikthimi i Egli Takos në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ka shkaktuar një stuhi reagimesh nga publiku.

    Ndjekësit, të cilët më parë e kishin mbështetur pas largimit të saj për arsye shëndetësore, kanë shprehur zhgënjim dhe pakënaqësi për vendimin e saj për t’u rikthyer në garë. Kjo ka bërë që Egli të humbasë mbi 7 mijë ndjekës në rrjetet sociale brenda pak orësh.

    Mes kritikave dhe polemikave të shumta, familjarët e saj kanë reaguar publikisht për të mbrojtur Eglin. Në një mesazh të shpërndarë në rrjetet sociale, ata shkruajnë:

    “Nuk është e frikshme nëse ka një turmë njerëzish kundër teje që të gjuajnë me gurë… e frikshme është nëse sheh fytyra të njohura në atë turmë.”

    Ky mesazh lë të kuptohet se Egli dhe familja e saj ndihen të tradhtuar nga disa persona që dikur e mbështesnin, por tani janë bërë pjesë e kritikave.

  • E trishtë/ Humb betejën me sëmundjen e rëndë, ish-futbollisti ndërron jetë në moshën 35-vjeçare

    E trishtë/ Humb betejën me sëmundjen e rëndë, ish-futbollisti ndërron jetë në moshën 35-vjeçare

    Ish-futbollisti italian, Luka Lodeti është ndarë nga jeta në moshën 35-vjeçare pas një betejë të gjatë me një sëmundjeje të rëndë që prej shkurtit të vitit të kaluar. Ai ka lënë pas edhe një djalë 2-vjeçar.

    Varrimi i tij do të bëhet sot në orën 15:00. Karriera e tij filloi pa mbushur 18 vjeç si qendërmbrojtës për Darfo Boario, në fushat e Serisë D, pasi kishte hedhur hapat e tij të parë në ekipet e të rinjve të Milanit.

    Pas asaj përvoje të shkurtër por domethënëse, karriera e tij vazhdoi në Serinë D, me paraqitje gjithashtu në skuadra të ndryshme milaneze, si Alzanocene, Pro Sesto, Legnano Mezzolara dhe Colognese.

    Më pas ai përjetoi momente të rëndësishme jashtë vendit, me përvojat në Maltë duke veshur fanellat e Naxxar Lions dhe Marsaxlokk.

    Në moshën 30-vjeçare, pasi u tërhoq nga futbolli, Luka filloi një aventurë të re profesionale, duke hapur agjencinë e konsulencës Truck Consult.

  • Në Kamëz s’ka drita, Asllan Dogjani: Ku është shteti? Të moshuarit po kërkojnë në mbeturina për ushqim…

    Në Kamëz s’ka drita, Asllan Dogjani: Ku është shteti? Të moshuarit po kërkojnë në mbeturina për ushqim…

    Këtë të hënë, deputeti demokrat Asllan Dogjani, ka denoncuar në Kuvend gjendjen e rëndë sipas tij të qytetarëve të Kamëz ku shprehet se të moshuarit po kërkojnë në mbeturina për ushqim.

    ”Qytetarët vuajnë në bankat tona, s’ka transparencë bankare, komisione e kaluzole të fshehta.

    Institucione financiare, e ndërsa ju që duhet t’i mbikqyrni s’keni bërë asgjë.

    Saqë shumë familjeve u janë marrë shtëpitë, të tjera edhe janë flijuar e vetëvrarë për shkak të këtyre makinacioneve.

    Banka ka rregullat e veta, por ka edhe mbikqyrje nga banka e shtetit që të mos ketë norma të larta interesi që të rinjtë të marirn kredi për një banesë për të ndërtuar familje.

    Ka lloj lloj mekanizmash që ua keni sjellë shqiptarëve me i dalë shpirti përmes këtyre bankave e vetë s’dini ku i keni paratë, biznesi po falimenton nga këto kredi për banka.

    Taksat e larta i detyrojnë të marrin kedi që më pas s’i paguajnë, shteti është për të kontrolluar që njerëzit të marrin kredi për biznes e shtëpi, e më pas të kenë mundësi të paguajnë.

    Qyetarët e Kamzës s’kanë drita, fiken sot më 2025. S’ka kanalizime, plehrat ishin kudo.

    Të moshuar duke zgjedhur ushqim në plehra për të jetuar. Ky është shteti?! Ndaj kemi këkruar minimumin jetik”.

  • Përplasi në tokë foshnjën 5-muajshe, procedohet penalisht nëna 37-vjeçare në Vlorë

    Përplasi në tokë foshnjën 5-muajshe, procedohet penalisht nëna 37-vjeçare në Vlorë

    Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e së premtes në lagjen “Pavarësia” të Vlorës, ku një grua rreth 37 vjeçe, në gjendje të dehur, thuhet se ka përplasur disa herë në tokë foshnjën e saj 5-muajshe.

    Policia e Vlorës ka dalë këtë të hënë me një njoftim zyrtar mbi ngjarjen ku thekson se ka nisur procedimi penal për nënën e foshnjes.

    “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal H. L., 37 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi më datë 14.03.2025, dyshohet se ka keqtrajtuar foshnjën e saj 5 muajsh. I mituri ndodhet në kujdesin e shërbimeve të qendrës sociale në Vlorë, ndërkohë që punohet për trajtimin e mëtejshëm të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Kujtojmë që ditën e ngjarjes forcat e policisë ndërhyrë menjëherë për t’i marrë fëmijën, por nëna i kundërshtoi me forcë.

    Foshnja u dërguar në spital për kontrolle mjekësore ndërkohë, nëna u shoqërua nga efektivët dhe nga burime thuhet se është e divorcuar.