Category: Lajme

  • Kritika të forta për rikthimin në Big Brother, reagojnë familjarët e Eglit: E frikshme është nëse…

    Kritika të forta për rikthimin në Big Brother, reagojnë familjarët e Eglit: E frikshme është nëse…

    Rikthimi i Egli Takos në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ka shkaktuar një stuhi reagimesh nga publiku.

    Ndjekësit, të cilët më parë e kishin mbështetur pas largimit të saj për arsye shëndetësore, kanë shprehur zhgënjim dhe pakënaqësi për vendimin e saj për t’u rikthyer në garë. Kjo ka bërë që Egli të humbasë mbi 7 mijë ndjekës në rrjetet sociale brenda pak orësh.

    Mes kritikave dhe polemikave të shumta, familjarët e saj kanë reaguar publikisht për të mbrojtur Eglin. Në një mesazh të shpërndarë në rrjetet sociale, ata shkruajnë:

    “Nuk është e frikshme nëse ka një turmë njerëzish kundër teje që të gjuajnë me gurë… e frikshme është nëse sheh fytyra të njohura në atë turmë.”

    Ky mesazh lë të kuptohet se Egli dhe familja e saj ndihen të tradhtuar nga disa persona që dikur e mbështesnin, por tani janë bërë pjesë e kritikave.

  • E trishtë/ Humb betejën me sëmundjen e rëndë, ish-futbollisti ndërron jetë në moshën 35-vjeçare

    E trishtë/ Humb betejën me sëmundjen e rëndë, ish-futbollisti ndërron jetë në moshën 35-vjeçare

    Ish-futbollisti italian, Luka Lodeti është ndarë nga jeta në moshën 35-vjeçare pas një betejë të gjatë me një sëmundjeje të rëndë që prej shkurtit të vitit të kaluar. Ai ka lënë pas edhe një djalë 2-vjeçar.

    Varrimi i tij do të bëhet sot në orën 15:00. Karriera e tij filloi pa mbushur 18 vjeç si qendërmbrojtës për Darfo Boario, në fushat e Serisë D, pasi kishte hedhur hapat e tij të parë në ekipet e të rinjve të Milanit.

    Pas asaj përvoje të shkurtër por domethënëse, karriera e tij vazhdoi në Serinë D, me paraqitje gjithashtu në skuadra të ndryshme milaneze, si Alzanocene, Pro Sesto, Legnano Mezzolara dhe Colognese.

    Më pas ai përjetoi momente të rëndësishme jashtë vendit, me përvojat në Maltë duke veshur fanellat e Naxxar Lions dhe Marsaxlokk.

    Në moshën 30-vjeçare, pasi u tërhoq nga futbolli, Luka filloi një aventurë të re profesionale, duke hapur agjencinë e konsulencës Truck Consult.

  • Në Kamëz s’ka drita, Asllan Dogjani: Ku është shteti? Të moshuarit po kërkojnë në mbeturina për ushqim…

    Në Kamëz s’ka drita, Asllan Dogjani: Ku është shteti? Të moshuarit po kërkojnë në mbeturina për ushqim…

    Këtë të hënë, deputeti demokrat Asllan Dogjani, ka denoncuar në Kuvend gjendjen e rëndë sipas tij të qytetarëve të Kamëz ku shprehet se të moshuarit po kërkojnë në mbeturina për ushqim.

    ”Qytetarët vuajnë në bankat tona, s’ka transparencë bankare, komisione e kaluzole të fshehta.

    Institucione financiare, e ndërsa ju që duhet t’i mbikqyrni s’keni bërë asgjë.

    Saqë shumë familjeve u janë marrë shtëpitë, të tjera edhe janë flijuar e vetëvrarë për shkak të këtyre makinacioneve.

    Banka ka rregullat e veta, por ka edhe mbikqyrje nga banka e shtetit që të mos ketë norma të larta interesi që të rinjtë të marirn kredi për një banesë për të ndërtuar familje.

    Ka lloj lloj mekanizmash që ua keni sjellë shqiptarëve me i dalë shpirti përmes këtyre bankave e vetë s’dini ku i keni paratë, biznesi po falimenton nga këto kredi për banka.

    Taksat e larta i detyrojnë të marrin kedi që më pas s’i paguajnë, shteti është për të kontrolluar që njerëzit të marrin kredi për biznes e shtëpi, e më pas të kenë mundësi të paguajnë.

    Qyetarët e Kamzës s’kanë drita, fiken sot më 2025. S’ka kanalizime, plehrat ishin kudo.

    Të moshuar duke zgjedhur ushqim në plehra për të jetuar. Ky është shteti?! Ndaj kemi këkruar minimumin jetik”.

  • Përplasi në tokë foshnjën 5-muajshe, procedohet penalisht nëna 37-vjeçare në Vlorë

    Përplasi në tokë foshnjën 5-muajshe, procedohet penalisht nëna 37-vjeçare në Vlorë

    Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e së premtes në lagjen “Pavarësia” të Vlorës, ku një grua rreth 37 vjeçe, në gjendje të dehur, thuhet se ka përplasur disa herë në tokë foshnjën e saj 5-muajshe.

    Policia e Vlorës ka dalë këtë të hënë me një njoftim zyrtar mbi ngjarjen ku thekson se ka nisur procedimi penal për nënën e foshnjes.

    “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal H. L., 37 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi më datë 14.03.2025, dyshohet se ka keqtrajtuar foshnjën e saj 5 muajsh. I mituri ndodhet në kujdesin e shërbimeve të qendrës sociale në Vlorë, ndërkohë që punohet për trajtimin e mëtejshëm të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Kujtojmë që ditën e ngjarjes forcat e policisë ndërhyrë menjëherë për t’i marrë fëmijën, por nëna i kundërshtoi me forcë.

    Foshnja u dërguar në spital për kontrolle mjekësore ndërkohë, nëna u shoqërua nga efektivët dhe nga burime thuhet se është e divorcuar.

  • Vdiq në aksidentin tragjik, 47-vjeçari shqiptar ishte baba i një vajze 12-vjeçare! Punonte 24 orë taksist së bashku me bashkëshorten për të siguruar jetesën (Video)

    Vdiq në aksidentin tragjik, 47-vjeçari shqiptar ishte baba i një vajze 12-vjeçare! Punonte 24 orë taksist së bashku me bashkëshorten për të siguruar jetesën (Video)

    Detaje të reja dalin nga ngjarja tragjike në Athinë, ku një taksist shqiptar humbi jetën pasi mjeti që drejtonte u përplas nga një 22-vjeçare greke, e cila udhëtonte me makinë me shpejtësi të lartë.

    aksident

    Gentian Kamberi, nga Tirana, kishte krijuar jetën e tij në Greqi dhe ishte baba i një vajze 12-vjeçare.

    Viktima punonte së bashku me bashkëshorten si taksistë ditën e natë që vogëlushes së tyre të mos i mungonte gjë.

    “Ishte një njeri i ndershëm që punoi dhe ndërtoi jetën në Greqi”, thotë një nga miqtë e tij të ngushtë për protothema.gr.

    “Nuk kam fjalë për atë që i ndodhi Janit dhe familjes së tij. Është tragjike, fëmija i tij do të rritet pa baba që në moshë të vogël dhe e shoqja, e cila është një grua shumë e denjë, duhet të mbajë barrën e familjes. Gjatë ditës punonte gruaja e tij me taksi, ndërsa i punonte gjatë natës për të siguruar jetesën. Nuk mund ta besoj se ai u largua kaq padrejtesisht, me te vertete… “

    22-vjeçarja greke, Ekaterina Caci, e cila mbeti e plagosur dhe po trajtohet në Spitalin Attikon, mësohet se ka kaluar në semafor të kuq dhe është përplasur me shpejtësi të madhe me taksinë që drejtohej nga 47-vjeçari shqiptar.

    Vajza është arrestuar pasi u konstatua se kishte konsumuar alkool mbi kufirin dhe pritet të dëshmojë në hetuesi mëngjesin e së martës.

  • Tragjedia në Koçan/ “Kush dha leje për ta kthyer atë barakë në disko?”, shefi i sigurisë mes lotësh: Pronari i pangopur! E njoftova se po hynin të mitur, por më urdhëroi…

    Tragjedia në Koçan/ “Kush dha leje për ta kthyer atë barakë në disko?”, shefi i sigurisë mes lotësh: Pronari i pangopur! E njoftova se po hynin të mitur, por më urdhëroi…

    Dëshmia e shefit të sigurimit për klubin natës ku ndodhi tragjedia në Koçan, ka hedhur edhe ë shumë dritë në lidhje me ngjarjen e ndodhur në orët e para të së dielës, që çoi në vdekjen e 59 personave dhe të paktën 155 të tjerëve të plagosur rëndë.

    Blagojço Georgiev ka rrëfyer se njerëzit e tij kishin siguruar prej 2 vitesh klubin, i cili sipas tij ishte veshur në pjesën e brendshme me materialin më të lirë të mundshëm.

    Sipas tij, në dy vite bashkëpunim, ka vërejtur një sërë parregullsish, si dhe lakminë e madhe të pronarit të klubit, për të cilin tha se e kishte paralajmëruar për problemet, shtuar edhe faktin që licenca e biznesit ishte e dyshimtë.

    “Më dhemb shpirti, ka dy vjet që njerëzit e mi e sigurojnë diskotekën. Shefi është i pangopur, aq shumë i do paratë. E di që e gjithë pjesa e brendshme është e veshur me izolimin më të lirë, sfungjerin! Unë kam qenë prezent teksa po e bënin! Dhe tani dikush do të më akuzojë se po e them këtë? Vetëm në spitalin e Koçanit janë 63 veta deri më tani, fëmijë nën 15 vjeç, 16 vjeç”, tha Georgiev mes lotësh.

    Ai ka rrëfyer se e ka marrë në telefon pronarin e klubit dhe e ka njoftuar se në godinë

    “E thirra, e njoftova se fëmijët nën 15 vjeç po hyjnë në diskotekë, ai më tha në rregull, lejoji. Le t’i lënë lekët që t’i fitojmë. Kush dha leje për ta kthyer atë barakë në një disko? Kush e bëri inspektimin? Unë flas për sistemin, jo për individët”, tha ai.

    Pronari tentoi të arratisej, u arrestua
    Të paktën 59 persona humbën jetën dhe më shumë se 150 u plagosën në zjarrin që ra në klubin e natës në Koçan, Maqedonia e Veriut. Klubi, siç u zbulua më vonë, funksiononte me një licencë të falsifikuar dhe nga kontrolli u konstatuan një sërë dështimesh të rënda sigurie. Pronari i klubit, i cili tentoi të largohej nga vendi, u arrestua së bashku me 19 persona të tjerë, mes të cilëve edhe ish-zyrtarë të qeverisë.

  • Po performonte natën e tragjedisë në Koçan, shuhet grupi muzikor DNK! Ndërrojnë jetë 6 anëtarët

    Po performonte natën e tragjedisë në Koçan, shuhet grupi muzikor DNK! Ndërrojnë jetë 6 anëtarët

    Gjashtë anëtar të grupit DNK që performonte natën e tragjedisë në diskotekën në Koçan kanë ndërruar jetë. Mediat e huaja shkruajnë se pas konfirmimit se këngëtarja e grupit DNK ka humbur jetën, numri i anëtarëve të këtij grupi ka shkuar në 6, ndërsa më parë ishin konfirmuar si viktima të ngjarjes edhe vokalistja e dytë Sara Projkovska, beatboxeri Martin Atanasovski dhe kitaristi Aleksander Kolarov si dhe Igor Velkov inxhinieri i zërit i grupit.

    Fillimisht u raportua se bateristi Gorgi Gorgiev dhe tastieristi Filip Stevanovski, i cili gjithashtu ishte profesor në Qendrën Shtetërore të Shkollës së Muzikës (DMUC) Sergej Mihailov – Shtip, ndërruan jetë nga zjarri. Pas kësaj u lajmërua se kishte ndërruar jetë edhe fotografi i grupit, Aleksandar Efremov, ndërsa më vonë u konfirmua se këngëtari Andrej Gjorgjieski kishte vdekur duke u përpjekur të shpëtonte të tjerët nga zjarri.

    Fakulteti i Artit Muzikor në Shkup e konfirmoi lajmin se nga zjarri në një diskotekë në Koçan ka humbur jetën edhe Sara Projkovska, e cila ishte mbështetëse e grupit “DNK”, por edhe profesoreshë në fakultetin e lartpërmendur. Familja e Andrejt konfirmoi për portalin “Telma” se në mesin e viktimave ishin edhe anëtarë të tjerë të grupit – beatboxeri Martin Atanasovski dhe kitaristi Aleksander Kolarov. Anëtari i vetëm i mbijetuar i grupit është Vladimir Blažev Panço, i cili ka pësuar djegie pas shpërthimit të zjarrit dhe motra e tij konfirmoi se ai ndodhet në spital dhe jashtë rrezikut.

  • “Ty s’të rrihet pa mua”/ Kujt po ia thotë këto fjalë Gjesti: Edhe në buzë kam qejf të shikoj…

    “Ty s’të rrihet pa mua”/ Kujt po ia thotë këto fjalë Gjesti: Edhe në buzë kam qejf të shikoj…

    Gjesti ka vijuar të diskutojë me Danjën dhe i ka shprehur se i pëlqen të shikojë në sy kur flet madje edhe në buzë.

    Gjesti:

    Unë kam qejf të shikoj edhe në buzë kur flas.

    Danja:

    Mua mos më shiko. Ty nuk të rrihet pa mua. Ti e di që ke bërë gabim të madh.

    Gjesti:

    Gabim, kurrë. Vetëm të vërtetën kam thënë. Ne jemi parë gjithë kohës në sy, të betohem Danja.

  • Plagosje me thikë në Tiranë, arrestohet autori

    Plagosje me thikë në Tiranë, arrestohet autori

    Një plagosje me thikë ka ndodhur gjatë mesnatës në rrugën “Ndre Mjeda” në Tiranë. Policia bën me dije se ka arrestuar autorin, i cili pas një debati për motive të dobëta, ka qëlluar me thikë 37-vjeçarin.

    I dëmtuari ka marrë asistencë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

    I arrestuari ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

    Mjeti prerës, me të cilin autori plagosi 37-vjeçarin, është gjetur dhe sekuestruar nga policia. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

    “Menjëherë pas njoftimit rreth orës 00:10 për një plagosje me mjet prerës në rrugën ‘Ndre Mjeda’, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 organizuan punën dhe shkuan menjëherë në vendngjarje. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, u bë identifikimi, kapja dhe shoqërimi i autorit të dyshuar të plagosjes së 37-vjeçarit. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin G. P., 28 vjeç, banues në Tiranë. Nga verifikimet e mëtejshme, rezultoi se shtetasi G. P. ishte me masë sigurie ‘Arrest në shtëpi’ për veprën penale ‘Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt’,” njofton policia.

  • “Lojtare shumë e keqe…”/Laerti bisedon me Valbonën për Eglin: Mbaroi dashuria!

    “Lojtare shumë e keqe…”/Laerti bisedon me Valbonën për Eglin: Mbaroi dashuria!

    Laerti ka biseduar me Valbonën për rihyrjen e Eglit dhe sjelljen e saj me banorët dhe Gjestin në veçanti.

    Laerti:

    Tani kjo pse rrin me të gjithë shtëpinë kur shtëpia i thonte që bënte skema me Gjestin? U ndanë tani dhe rrin.

    Valbona:

    Mbaroi dashuria për 6 ditë, 9 ditë, u zhduk.

    Laerti:

    U zhduk u zhduk, iku, aq ishte

    Valbona:

    Nuk zhduket kaq shpejt një dashuri e çmendur.

    Laerti:

    Shiko sa shëmtuar që qeshin. Lojtare shumë e keqe.