Ish-kreu i bandës së Durrësit, Lulzim Berisha do të ekstradohet nga Spanja.
Vijon…
Ish-kreu i bandës së Durrësit, Lulzim Berisha do të ekstradohet nga Spanja.
Vijon…
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në Torino, ku një çift maroken u arrestua me akuzën se sollën në vend një vajzë të porsalindur dhe më pas tentuan ta shisnin atë. Por hyrja e foshnjës në shtetin italian nuk ishte regjistruar dhe sipas shtypit, gjatë gjithë udhëtimit me varkë nga Maroku, vajza e vogël ka mbetur brenda një qese plastike, e cila i rrezikoi jetën dhe i shkaktoi vuajtje dhe dobësi të madhe.
Ndërkaq, dy shtetas të tjerë marokenë me banim në Itali u arrestuan me akuzën e bashkëpunimit. Policia e gjeti vajzën e vogël në shtëpinë e tyre, ku siç pretendonin e kishin “strehuar përkohësisht”. Operacioni i policisë italiane u quajt “Save the baby” dhe në këtë fazë po punohet për të gjetur në Marok nënën biologjike të fëmijës, që sipas informacioneve të deritanishme ka lindur gushtin e kaluar.
Një aeroplan u rrëzua në brigjet e Karaibeve të Hondurasit të hënën mbrëma disa minuta pasi u ngrit nga ishulli Roatan, duke vrarë shtatë persona, ndërsa 10 të tjerë u nxorrën të gjallë nga rrënojat, thanë autoritetet.
Aeroplani Jetstream i operuar nga linja ajrore Hondurase Lanhsa mbante 14 pasagjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit, sipas ministrit të transportit të vendit, i cili tha se rrënojat u gjetën rreth 1 kilometër (0.6 milje) larg bregut të ishullit.
Destinacioni i fluturimit ishte La Ceiba, një qytet aty pranë në bregun verior të vendit, tha agjencia.
Shkaku i përplasjes nuk ishte i qartë menjëherë të martën në mëngjes. Agjencia e Aeronautikës Civile tha se një hetim kishte filluar.
Ishulli Roatán, rreth 35 milje nga kontinenti i Hondurasit, është më i madhi nga ishujt e Gjirit dhe një destinacion popullor i Karaibeve për zhytësit që kërkojnë shkëmbinj nënujorë koralorë të pacenuar.
Konkurrentja finaliste e edicionit të fundit të Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu po shijon pushime larg nga trojet shqipfolëse.
Prej disa ditësh ajo zbuloi se ka shkuar për vizitë në Dubai, prej ku ndau imazhe të ndryshme në mediat sociale.
Madje në një postim të fundit, duket sikur Xheneta ka dashur ta thumbojë dikë.
“Xhelozia jote është e zëshme, por suksesi im edhe më i zëshëm”, shkroi ajo.
Vizita në Dubai e postimet me ‘thumbime’ vijnë pas bujës që bëri me hyrjen në BBVA, që shënoi herën e parë qe ajo dhe Gjesti u panë bashkë në një ambient prej izolimit të tyre në BBVK.
Pas ironive të kryeministrit Edi Rama, Lulzim Basha nuk ka vonuar dhe i është përgjigjur me një video në rrjete sociale.
Në makinë duke udhëtuar, me në sfond këngën e Unikatil, kreu i Euroatlantikëve shfaqet duke kënduar një pjesë të tekstit ‘ku i ke shokët’, duke ironizuar eksponentët e PS që janë në burg.
“O Rame, ku i ke shokët?
Ku e ke Lalin?
Ku e ke Benin?
Ku e ke Terin?
Ku e ke Lir Beqen?…”, shkruan Basha krahas videos.
Kryeministri Rama e ironizoi me një video ‘premierë’ të titulluar ‘Zgjimi i Lulit’. Kryesocialisti iu përgjigj komenteve ironike të Bashës të bëra një ditë më parë, teksa tha se kishte vendosur që të hynte në listën e mbyllur të Tiranës pasi mori vesh se kreu i koalicionit Euroatlantik ishte zgjuar nga gjumi.
Partia Socialiste po përdor të gjitha mjetet për të kapur Prokurorinë e Posaçme. “Ora News” ka publikuar ditën e djeshme disa mesazhe që pretendohet se janë gjetur në telefonin e deputetes së PS dhe kryetares së Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka dhe Naureda Llagami, ish-kryetares së Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Në këto mesazhe, kjo shprehet hapur se dëshiron të kapë Prokurorinë e Posaçme SPAK-un dhe GJKKO-në në dorën e saj. Klotilda Bushka është kushërirë e Ajola Xoxës dhe është nën hetim për pengim të hetimit të SPAK.
Në mesazhet që i përkasin periudhës dhjetor 2023 dhe janar 2024, Llagami nuk e fsheh ambicien se këto dy institucione duhen shkatërruar si institucione nën shembullin e Kroacisë.
Në alternativë, ish-kryetarja e KLGJ-së kërkon medoemos që për shkak të faktit që Erion Veliaj dhe Klotilda Bushka e kanë emëruar në atë post, të mundet të paktën të ketë dikë brenda SPAK-ut, qoftë dhe në formën e OPGJ-së. Dhe pikërisht për të realizuar këtë “projekt” të saj, ajo ka gjetur të vëllanë e saj, Lurand Llagami.
Në mos në nivelin “makro”, në nivelin “mikro” rezulton se Llagami, Bushka dhe Veliaj duan të kenë pushtet, apo autoritet të tyrin në SPAK! Dhe për këtë Llagami kërkon që i vëllai Lurand Llagami, të futet si OPGJ në SPAK. Për të kuptuar më shumë lexoni bisedat e mëposhtme të realizuar në aplikacionin “Signal”:
BISEDA 16 DHJETOR 2023
Eda (Naureda Llagami): Përveç këtyre, dua SPAK-un në dorën tonë! Fiks! Më punon truri si t’i prish tani. Po lexoj për Rumaninë, Kroacinë.
-Okk! Amon lexo!
BISEDA 6 JANAR 2024
Eda (Naureda Llagami): Moj, dua të fus Lurin (Lurand Llagami) te SPAK-u.
-Uuu, poooo!
Eda (Naureda Llagami): Na duhet një rob aty!
-Yessss!
Eda (Naureda Llagami): T’i kërkoj një takim ato…
-Po. Amon se jemi pa njeri hiç andej!
Eda (Naureda Llagami): Po pra. Se po hyri Luri (Lurand Llagami)
-Burri i kësaj!
Eda (Naureda Llagami): Është i omël!
BISEDA 7 JANAR 2024
Eda (Naureda Llagami): Lajmi më parë nga Luri (Lurand Llagami). Për këtë të Lurit.
Tentativat e Ramës për të kapur SPAK
Po kjo nuk është hera e parë që PS përpiqet të kapë drejtësinë e re. Gazeta “SOT” raportoi në vitin 2022 një përplasje të fortë mes qeverisë “Rama” dhe amerikanëve, për shkak se socialistët synon të kapnin institucionin e SPAK, duke katapultuar në krye të saj një “besnik” të tyre, por në fund kryeministri Rama e humbi betejën me amerikanët. Rama kishte marrë premtimin nga shumica e anëtarëve të KLP se votat e tyre do të shkonin për Edvin Kondilin, por rilindasit nuk do të ishin kategorikisht kundër as për Adnan Xholin. Por ndërhyrja e menjëhershme e amerikanëve me Yuri Kim nxori “jashtë loje” Ramën. Prokuror u zgjodh Altin Dumani, i cili është futur në histori si njeriu që po godet të paprekshmit që drejtësia e vjetër as nuk kishte guxim t’ua përmende emrin dhe jo më t’i hetonte.
Me arrestimin e Veliajt, Rama e ka bërë tashmë të qartë se SPAK është kthyer në shqetësim edhe për të. Ai nuk ka hequr dorë nga plani për “ta futur në shina Strukturën e Posaçme”. Vetë Rama ka thënë se duhen standarde evropiane dhe në lojë do të futet komisioni i Fatmir Xhafës, i cili vijon punën. Në mbledhjen e fundit të pak ditëve më parë, ky komision ka vendosur të zgjasë afatet e punës deri më 30 korrik. Madje Berisha zbuloi se Rama i ka bërë ftesë që të bashkojë votat në Kuvend për të shkrirë SPAK. Por plani i tyre do të dështojë, pasi ndërkombëtarët janë futur në lojë. Bashkimi Evropian e ka bërë të qartë së fundmi se nëse politika prek Reformën në Drejtësi, negociatat për integrimin e Shqipërisë në BE do të bllokohen.
“CFO Pharma” e biznesmenit Nadir Çausholli është sulmuar me breshëri plumbash nga persona ende të paidentifikuar, të cilët raportohet e kanë qëlluar në drejtim të kompanisë farmaceutike nga automjeti në lëvizje.
Autorët kanë shënjestruar vetëm fasadën e katit të fundit të kompanisë “CFO Pharma”, duke ngritur dyshimet se ka qenë një mesazh paralajmërimi për biznesmenin Nadir Çausholli, raporton gazetari Ilgi Çelmeta.
Vijon…
Regjim ushtarak para Anglisë dhe “ngujim në kullë”. Silvinjo e ka marrë mëse seriozisht nisjen e kapitullit të ri të Kombëtares shqiptare, që ka synim kualifikimin në Botërorin e vitit 2026.
U raportua se lojtarëve të Kombëtares iu është vendosur një rregullore strikte për këto ditë qëndrimi në Tiranë. Nuk do të ketë takime apo kafe gjatë grumbullimit, siç ndodhte në pjesën më të madhe të kohës më herët. Ndërkohë, një tjetër ndryshim ka ndodhur edhe me pjesën e akomodimit, pasi lojtarët janë vendosur në një vend tjetër dhe jo te hoteli që kanë qëndruar deri tani.
“NGUJIMI NË KULLË”– Gazeta mëson se ekipi kombëtar ka ndryshuar edhe hotelin. Akomodimi i ri është bërë në hotelin që është pjesë e stadiumit dhe të gjithë lojtarët do të qëndrojnë aty deri në përfundim të dy ndeshjeve kualifikuese. Një ndryshim i tillë, i forcuar edhe me një rregullore normale, bën që Silvinjo t’i ketë më të përqendruar futbollistët e tij dhe mendja do të fokusohet vetëm te dy ndeshjet e radhës.
RREGULLORJA- Nëse më herët dikush nga rrethi shoqëror apo i/e njohur mund të kalonte kohë me lojtarët kuqezi në ambientet e kafes së hotelit, tashmë diçka e tillë nuk lejohet. Futbollistët duhet të pushojnë në dhomë dhe kur do të kërkojnë të kalojnë kohë në pishinë, SPA apo për një ecje, duhet të marrin lejë te përgatitësi atletik i skuadrës. Një tjetër pikë e rregullores strikte, është se lojtarëve nuk iu lejohet të dalin nga dhoma pas orës 22:00 e mbrëmjes.
Një rregullore, e cila për profesionalizmin që futbollistët duhet të kenë, patjetër që duhet të zbatohet. Kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen e parë ditën e premte në transfertën e Uemblit dhe tri ditë më vonë, kuqezinjtë do të presin Andorrën në “Arenën Kombëtare”. Sfidat e tjera do të zhvillohen në muajin qershor.
Mbrëmjen e djeshme, brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”, u zhvillua një debat mes Eglit dhe Gjestit, edhe pse dyshja ka qëndruar disi në distancë që pas rikthimit të saj në lojë.
Gjesti: Tani po duhet me u sjell siç keni qef ju
Egli: Ai, veç ai sipër, se unë nuk kam fuqi të bëj asgjë
Gjesti: Si po doni që të sillem unë pra?
Egli: Unë jam njeri i pafuqishëm
Gjesti: Aman, sa po mundohesh të kapesh, Egli të lutem vlla…
Egli: Vallaj s`jam duke të fol fare sa kam hyrë në këtë shtëpi
Gjesti: Që kur ke hy je duke më gjuajtur fjalë
Egli: Veç ti je duke më gjuajtur fjalë
Gjesti: Fjalë indirekte, mos u bëj rrence sa erdhe
Egli: Aman vazhdo lojën që s`të lija ta bëje.Veç mos më përmend dhe je në rregull
Kryeministri Edi Rama vijon replikat në distancë me ish-kreun e PD-së Lulzim Basha, pasi ky i fundit e pyes pse nuk është në listë të hapur, siç kishte deklaruar.
Rama me ironi shprehet se e ka thënë që do të ishte në listë të hapur, por kur kishte parë që do të ishte Basha, kishte menduar të hynte në listën e sigurt.
“E thashë mo Lul, por në listë të hapur kur më rrejti mendja se ti nuk kishe për tu zgjuar për këtë vit. Kur pashë se dole ti në fushë thashë ik me vrap, shko futu mbyllu aty në listë se erdhi Lul Suverina. Ik Ed Rama se po të merr para siç të ka marrë sa herë i kë dalë në rrugën e fitores së një pas njëshme”, tha Rama.
Në lidhje me pyetjen e Bashës “ku i ke shokët”, referuar atyre që janë në dyert e drejtësisë, Rama tha se PS është e madhe dhe një bie e mijëra ngrihen.
“Nuk desha të të lëndoj. Për vete je jetim. Të ikën të gjithë, të nxorën ata nga shtëpia në rrugë të madhe, po ti e ha. Buza vesh më vesh, flokët pikë, njësoj sikur fitoje me mua.
PS është shtëpi e madhe Lul, një bie mijëra ngrihen. Prit prit sa do të ngrihen më 11 maj”, iu përgjigj Rama, Bashës.