Category: Lajme

  • Tragjedia me katër të vdekur në Prezë/ Automjeti ishte blerë vetëm para katër ditësh, njëri prej djemve ishte fejuar para 7 ditësh

    Tragjedia me katër të vdekur në Prezë/ Automjeti ishte blerë vetëm para katër ditësh, njëri prej djemve ishte fejuar para 7 ditësh

    Ngjarja e rëndë me katër të vdekur në aksin Prezë – Fushë Krujë ka tronditur mbarë opinionin publik.

    Të rinjtë nga Borizana dhe Fushë Kruja, Enejd Laçi, 25 vjeç, Erild Laçi, 20 vjeç, (vëllezër), Andi Laçi, 22 vjeç dhe Enrikejd Kurti, 24 vjeç, humbën jetën në një aksident tragjik pasi makina tip “Benz” u përplas me një betoniere.

    Goditja ishte fatale për ta pasi automjeti shpërtheu në flakë, si shkak i impiantit të gazit.

    Sot, në orën 16:00 është bërë ceremonia mortore për të ndjerët, ndërsa detaje të reja janë mësuar nga kjo ngjarje e tmerrshme që përfshiu rrethin e Krujës.

    Automjeti i të rinjve me të cilin po ktheheshin nga aeroporti i Rinasit ishte blerë vetëm para katër ditësh.

    Ndërsa mësohet se i ndjeri, Andi Laçi që kishte shkuar të shoqëronte kushurinjtë, ishte fejuar para një jave.

  • Çfarë po ndodh me Ledion Liçon? Moderatori habit me ndryshim drastik që ka pësuar para dhe pas nisjes së BBV

    Çfarë po ndodh me Ledion Liçon? Moderatori habit me ndryshim drastik që ka pësuar para dhe pas nisjes së BBV

    Ledion Liço gjithmonë ka qenë një figurë e njohur për stilin dhe prezantimin e tij karizmatik, por ajo që bie më shumë në sy tani është ndryshimi i tij fizik.

    Krahasuar me para se të merrte drejtimin e Big Brother VIP Albania, moderatori duket dukshëm më i dobët.

    Humbja e peshës po diskutohet së fundmi në rrjet, të cilët kanë vënë re transformimin e tij.

    Dhe, me shaka mund të themi se për këtë “dietë” fajin e kanë banorët, që me debatet e tyre i kanë siguruar Ledionit jo vetëm orë të gjata pune, por edhe një regjim dobësimi!

  • Ndërron jetë në Spitalin e Traumës 4-vjeçari që u përplas nga furgoni

    Ndërron jetë në Spitalin e Traumës 4-vjeçari që u përplas nga furgoni

    4-vjeçari i cili u përplas nga një furgon pasditen e sotme në aksin rrugor Burrel-Klos, ka ndërruar jetë në spital.

    Mësohet se i mituri ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

    Sipas raportimeve, fëmija po kalonte rrugën kur u përplas nga furgoni.

    Drejtuesi i automjetit me inicialet L.D., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

  • Përballje e heshtur mes Veliajt dhe Ramës/ Lala zbulon detajet: Ja si u bllokua shkresa e kryebashkiakut

    Përballje e heshtur mes Veliajt dhe Ramës/ Lala zbulon detajet: Ja si u bllokua shkresa e kryebashkiakut

    Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një emision televiziv, ka dhënë detaje nga orët e “luftës” që u zhvilluan mes Erion Veliajt nga burgu dhe Edi Ramës.

    “Mbrëmë në 23:50 minuta më mbërriti një shkresë dhe dukej e pabesueshme, mu desh kohë ta konfirmoj, një shkresë me firmën dhe vulën e Veliajt. Në atë shkresë zoti Veliaj komandonte në krye të Bashkisë, Sara Goxhajn, ish shefen e kabinetit dhe largonte Anuela Ristanin.

    Sara Goxhaj, deri para pak ditësh nuk ishte nënkryetare dhe ligji parashikon që kompetencat e kryetarit mund ti kalojnë vetëm nënkryetarit. Pra ka patur dy urdhëra. Ishte vendi vakant dhe me ta emëruar Goxhajn nënkryetare e komandon kryetare në detyrë.

    Në momentin që Rama është vënë në dijeni, ka shkuar menjëherë në Bashkinë e Tiranës dhe pyetja e parë ka qenë, a është i ligjshëm një urdhër tij. Alban Dokushi ka thënë se ishte urdhër i ligjshëm. Këtu ka filluar debati mes Ramës dhe të besuarve të Veliajt. Zoti Rama ka kërkuar dorëheqjen e zotit Dokushi, duke thënë rikthehu si drejtor juridik, Dokushi ka refuzuar dhe Rama ka thënë të mos protokollohet shkresa e Veliajt.

    Në Bashki ka qenë situatë e tensionuar. Zoti Rama, në informacionet që disponoj, i janë ridëguar Veliajt shkresat e reja, për rikthimin në detyrën që kishte Anuela Ristani dhe largimin e disa zyrtarëve të Bashkisë.

    E pashë si luftë të hapur mes kryetarit të Bashkisë dhe kryeministrit. Anuela Ristani shihet si e besuara e kryeministrit. Pati tension të vazhdueshëm për orë me rradhë. Nuk është konfirmuar a ka firmosur Veliaj shkresat e dyta. Nga drejtoria e burgut të Durrësit, nuk kam konfirmim që Veliaj të ketë nxjerrë shkresat.

    Përveç avokatëve dhe familjarëve, zoti Veliaj ka patur takime të rregullta me zotin Dokushi dhe zonjën Goxhaj. Sipas ligjit janë dy njerëzit më afër kryetarit të Bashkisë, kanë qenë të autorizuar nga prokurori për ta takuar”, tha Lala.

  • Udhëzues mbijetese, evakuime masive dhe bunkerë: Si Europa po përgatitet për luftë me Rusinë

    Udhëzues mbijetese, evakuime masive dhe bunkerë: Si Europa po përgatitet për luftë me Rusinë

    Në përgjigje të kërcënimeve në rritje nga Rusia, vendet europiane po intensifikojnë përgatitjet për një konflikt të mundshëm të shkallës së gjerë, duke përfshirë udhëzues mbijetese, ndërtimin e bunkerëve bërthamorë dhe zbatimin ose shqyrtimin e rekrutimit të detyrueshëm.

    Franca, për shembull, po përgatit një udhëzues mbijetese dhe ka vendosur avionë të armatosur me armë bërthamore pranë Gjermanisë, me këtë të fundit që mund të jetë nën mbrojtjen bërthamore franceze.

    Polonia dhe vendet e tjera nordike dhe balltike po forcojnë mbrojtjet dhe po planifikojnë rekrutime.

    Vendet balltike po ndërtojnë një linjë të përbashkët mbrojtëse përgjatë kufirit me Rusinë, e cila do të përfshijë rreth 600 bunkerë në secilin shtet.

    Kjo linjë do të përmbajë gjithashtu llogore për tanke, pyje mbrojtëse, pengesa kundër mjeteve të blinduara të njohura si “dhëmbët e dragoit” dhe “iriqët”, si dhe sisteme raketore.

    Polonia dhe vendet balltike kanë tërhequr gjithashtu nënshkrimin nga një traktat ndërkombëtar që ndalonte minat antipersonale, ndërsa përgatiten për të ndalur një sulm të mundshëm rus.

    Vendet balltike dhe nordike janë shumë të vetëdijshme për kërcënimin që paraqet Rusia, me të gjitha që tashmë kanë një formë të rekrutimit të detyrueshëm në fuqi.

    Zyrtarët norvegjezë po përgatiten për evakuime masive për qytetarët në disa nga qytetet më veriore të vendit.

    Norvegjia, e cila ndan një kufi prej 195 kilometrash me Rusinë në Arktik, do të presë një stërvitje të NATO-s vitin e ardhshëm dhe dëshiron që edhe civilët të marrin pjesë. Banorët do të duhet të largohen drejt perëndimit ose në jug drejt Finlandës për të shpëtuar nga trupat ruse imagjinare që përparojnë. Qytetarët nordikë janë pajisur tashmë me udhëzues tronditës për mbijetesën në kohë lufte.

    Norvegjezët kanë marrë një broshurë që u kërkon banorëve të mësojnë si të mbijetojnë vetë për një javë në rast lufte.

    Në nëntor, në shtëpitë suedeze u shpërndanë broshura me titullin shqetësues: “Nëse nis lufta, apo “Lufta po Vjen”, ndërsa vende të tjera kanë dhënë këshillat e tyre për qytetarët e frikësuar.

    Finlanda fqinje ka paralajmëruar popullsinë të përgatitet “për incidente dhe kriza”.

    Në verë, Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave të Danimarkës lëshoi një paralajmërim për të rriturit danezë, duke listuar furnizimet me ujë, ushqim dhe ilaçe të nevojshme për të përballuar tre ditë krize. Suedia dhe Finlanda, të tronditura nga mizoritë që Vladimir Putin ka shkaktuar në Ukrainë që nga viti 2022, hoqën dorë nga neutraliteti dhe u bashkuan me NATO-n.

    Gjermania ka plane të detajuara në dokumentin e saj 1,000-faqësh “Operacioni Deutschland”, i cili përfshin mbrojtjen e infrastrukturës dhe zhvendosjen e 800,000 trupave të NATO-s dhe 200,000 mjeteve në rast të përballje direkte me Rusinë.

    Qeveria po harton gjithashtu një listë bunkerësh që mund të shërbejnë si strehë për civilët. Ministria e Brendshme njoftoi se stacionet nëntokësore të trenave, parkingjet, ndërtesat shtetërore dhe pronat private mund të përdoren për mbrojtje.

    BE-ja po ashtu po nis një shpenzim të madh ushtarak, duke synuar të forcojë mbrojtjet e saj, përfshirë këtu investimet për një mburojë të mundshme me dronë, të shtrirë nga Baltiku në Detin e Zi.

    Në kontekstin e këtyre përgatitjeve, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje për krijimin e një “Ushtrie Europiane” për të përballuar agresionin rus, duke përjashtuar përfshirjen e SHBA-së. Kjo iniciativë synon të forcojë mbrojtjen e Europës pa mbështetjen direkte të SHBA-së, duke reflektuar shqetësimet në rritje për një konflikt të mundshëm me Rusinë. ?

    Në Mbretërinë e Bashkuar, kryeministri Sir Keir Starmer ka propozuar një plan paqeje për Ukrainën që mund të përfshijë vendosjen e deri në 30,000 trupave britanike dhe evropiane si një forcë sigurie. Ky propozim ka për qëllim të mbështesë çdo marrëveshje paqeje të siguruar nga SHBA-ja për të dekurajuar Rusinë nga shkelja e marrëveshjes. Megjithatë, kjo nismë ka hasur në rezistencë nga disa vende evropiane dhe nga administrata amerikane, e cila është e kujdesshme për të mos provokuar Rusinë.

    Në përgjigje të këtyre zhvillimeve, Rusia ka paralajmëruar se ndërhyrja e NATO-s mund të çojë në një konflikt të gjerë. Dmitry Medvedev, një aleat i ngushtë i presidentit Vladimir Putin, ka deklaruar se ndërhyrja e NATO-s do të çonte në luftë, duke rritur tensionet në rajon.

    Përgatitjet e Europës për një konflikt të mundshëm me Rusinë përfshijnë masa gjithëpërfshirëse që synojnë forcimin e mbrojtjes dhe gatishmërisë civile. Këto masa reflektojnë seriozitetin me të cilin vendet evropiane po i qasen kërcënimeve të mundshme dhe përkushtimin e tyre për të mbrojtur sovranitetin dhe sigurinë e tyre kombëtare.?

  • Furgoni përplas 4-vjeçarin, niset me urgjencë drejt Traumës në Tiranë

    Furgoni përplas 4-vjeçarin, niset me urgjencë drejt Traumës në Tiranë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur në Bulqizë, ku një furgon raportohet se ka përplasur një fëmijë të mitur.

    Sipas informacioneve paraprake, 4-vjeçari ka qenë duke kaluar rrugën kur është përplasur nga makina.

    Për shkak të plagëve të rënda, ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë, ku raportohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën.

    Forcat e policisë rrugore po hetojnë mbi shkaqet e aksidentit të rëndë.

  • Aksidenti fatal me katër viktima, eksperti Softa: Faktorë kyç të tragjedisë janë mungesa e sinjalistikës dhe …

    Aksidenti fatal me katër viktima, eksperti Softa: Faktorë kyç të tragjedisë janë mungesa e sinjalistikës dhe …

    Aksidenti fatal që u mori jetën katër të rinjve mëngjesin e sotëm ngre pikëpyetje mbi sigurinë rrugore dhe shkaqet infrastrukturore që sollën këtë aksident fatal.

    Eksperti i sigurosë Fation Softa përmendi shkaqet e mundshme të këtij aksidenti fatal ku përmendi shpejtësinë, impiantin e gazit, eksperiencën e drejtuesit të betonieres. Sipas Softës, drejtuesi i betonieres nuk duhet të drejtonte mjetin edhe pse ishte i punësuar.

    “Grupi hetimor do të analizoj faktorët, por duke parë aksidentin nga jashtë e para ka lëvizje në këto akse me shpejtësi jashtë normave. E dyta disa makina me benzinë modifikohen me impiante gazi, është e rëndëishme t’i certifikojmë. Nëse mund të ketë dokumentacion se kush dhe ku e ka bërë këtë modifikim. Mjetet e rënda nuk kanë sinjalistikë dhe duhet të pajisen me fenelinë me ngjyrë të verdhë. E treta, duhet parë nëse betonierja ka bërë kontroll teknik dhe eksperienca e drejtuesit të mjetit. Problemi kryesor mbetet te kompania që e ka punësuar, duhet një eksperiencë të drejtosh mjetin. Është përgjegjësia e kompanisë. Personi që kryen këtë detyrë nuk duhet ta bëj sepse ligji e dënon pavarësisht se kush e ka punësuar. Nëse betonierja është futur në rrugë kryesore pa respektuar rregullat apo ka qenë në ecje dhe dikush e ka goditur nga pas.”

  • Egli e bën Gjestin të flasë me vete: Me mua mos rri në lidhje, por mos …

    Egli e bën Gjestin të flasë me vete: Me mua mos rri në lidhje, por mos …

    Pak ditë më parë Egli Tako u rikthye në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”.

    Me këtë rihyrje, banorja ndryshoi totalisht raportin dhe sjelljen e saj me Gjestin.

    Mes tensioneve të vazhdueshme, ditën e sotme, Gjesti është shprehur i zhgënjyer.

    Teksa ndodhej vetëm te dhoma e grimit, ai ka folur me veten dhe shprehet se nuk e pranon fajin për situatën mes tyre.

    “Jo Egli Tako, ka përfunduar. Ti me mua mos rri në lidhje, por mos u kthe kundër. S’po të ka hije, me më lënë mua në faj për çdo gjë. Jo valla! Po më duket me lënë unë në faj komplet veten dhe me u kry çdo send. Nuk ka zgjidhje tjetër”, dëgjohet të thotë Gjesti.

  • Pas lëvizjeve në Bashki, Veliaj flet hapur, ja mesazhi i tij

    Pas lëvizjeve në Bashki, Veliaj flet hapur, ja mesazhi i tij

    Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka rikthyer në Anuela Ristanin në postin e kryetares së komanduar të bashkisë.

    Erion Veliaj: U informova që paska plasur peshku në moçalet mediatike për përplasjen time me Ramën, për punë delegimesh.

    E para njëherë, me Ramën kam vetëm mall të takohem për të folur për punët si gjithmonë dhe asgjë tjetër s’më shkon në mendje.

    E dyta, kam firmosur një ridelegim me idenë e gabuar se ishte dakordësuar brenda ekipit drejtues, por kështu është kur “punon” pa informacionin e mjaftueshëm.

    E fundit, kërkoni e gërmoni ku të doni tani, se u bë sport ky falë edhe prokurorit tim të dashur, por në marrëdhënien time me Ramën lodheni kot fare fare, se është plazmuar në kohëra të vjetra dhe nuk e ndryshon dot asnjë kohë, sado e mallkuar qoftë. Delegimi është rikthyer aty ku ishte dhe këtu mbyllet edhe keqkuptimi.

  • Paqja apo konflikt i ri? Ja kush mund të pengojë marrëveshjen mes Trump dhe Putin

    Paqja apo konflikt i ri? Ja kush mund të pengojë marrëveshjen mes Trump dhe Putin

    Kremlini e quajti një “diskutim të sinqertë dhe të detajuar”, ndërsa Shtëpia e Bardhë një “telefonatë produktive”. Biseda në distancë midis Putin dhe Trump, e cila zgjati rreth 2 orë e gjysmë, shënon një pikë kthese në marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Rusisë.

    Udhëheqësit ranë dakord mbi një udhërrëfyes për “një paqe të qëndrueshme”, duke përfshirë marrëveshje të gjera ekonomike. Sipas Moskës, Putin përsëriti “angazhimin për zgjidhjen paqësore të konfliktit”, teksa Trump shprehu gatishmërinë e tij për të punuar shpejt drejt “një armëpushimi të plotë”.

    Hapi i parë përfshin një pezullim 30-ditor të sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës. Por Zelensky deklaroi se kushtet e vendosura nga Putin, tregojnë se “ai nuk është gati t’i japë fund luftës”, ndërsa Scholz dhe Macron njoftuan se do të vazhdojnë ta furnizojnë me armë Kievin.

    Për gjeneralin italian Maurizio Boni, e panjohura e madhe është BE-ja, që ka marrë një pozicion kokëfortë kundër negociatave Trump-Putin, në një kohë që marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Brukselit janë përkeqësuar edhe më shumë.

    Biseda e shumëpritur ndodhi dhe zgjati shumë…

    Takimet paraprake midis 2 ekipeve të përbërë nga zyrtarë të profilit të lartë që përfaqësojnë interesat e dy bashkëbiseduesve, krijuan kushtet që Trump dhe Putin të bisedonin me njëri-tjetrin. Dhe si gjithmonë në këto raste, telefonata u krye në bazë të një axhende të dakordësuar.

    Le të shohim pikat kryesore. Shkëmbimi i 175 të burgosurve nga secila palë?

    Zakonisht, kjo çështje është pjesë e çdo marrëveshjeje. Është domethënës fakti që të burgosurit janë ukrainas, ndërsa Ukraina është jashtë negociatave. Është e pritshme që të ketë reciprocitet.

    Një pezullim 30-ditor i sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike?

    Edhe kjo duhet të jetë reciproke dhe është logjike: të mos degradohet më tej rrjeti i infrastrukturës jetike në Ukrainë. Kjo do bëjë të mundur edhe ringritjen e shpejtë pas përfundimit të konfliktit. Ne e dimë se burimet e Ukrainës do shfrytëzohen kryesisht nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania.

    Po në anën ruse?

    Rusia pretendon se nuk po goditet në territorin e saj, edhe pse shumë nga sulmet janë neutralizuar. Për Moskën kjo është lëvizje është e rëndësishme për konsensusin politik.

    A mund të konsiderohen këto pika si produkt i bisedimeve SHBA-Ukrainë në Jeddah?

    Jo. Rusët e kundërshtuan armëpushimin që u kërkua. Kjo çështje mund të ketë qenë pjesë e telefonatës, por nuk pasqyrohet në deklaratat përkatëse.

    Pse?

    Sepse draftin e Jehhah e shkruan britanikët. Siç e kishim parashikuar, kjo ishte një pikë e papranueshme për Moskën. Armëpushimi i plotë është një çështje shumë e ndjeshme, dhe palët po punojnë ende për të.

    Po ndërprerja e plotë e furnizimeve me armë dhe inteligjencë nga SHBA për Kievin?

    Kjo është një kërkesë që Moska e ka përsëritur vazhdimisht. Nëse Trump e ka pranuar, mbetet për t’u parë se si do të pritet nga Ukraina.

    Ndërkohë, një nga pikat e marrëveshjes ka të bëjë me një armëpushim detar në Detin e Zi…

    Ky është një element me interes të madh, pasi siguria e lundrimit në Detin e Zi, nënkupton edhe sigurinë e porteve në Krime, nga ku rusët duhej të tërhiqeshin për shkak të operacioneve detare të Kievit. Kjo mund të jetë një shenjë e diçkaje shumë më të rëndësishme, përkatësisht statusit ligjor të Krimesë, të cilën amerikanët mund ta njohin si territor rus.

    Është e paqartë se deri në çfarë mase telefonata përfshiu diskutimet mbi territoret…

    S’ka dyshim që është folur. Territore nënkuptojnë lëshime, për të cilat njerëzit kryesorë pranë Trump, kanë thënë që përpara zgjedhjeve se do të ishin në tryezë. Heshtja mbi 4 rajonet lindore të aneksuara nga rusët dhe Krimenë, ndodh sepse përmendja publike e tyre është ende e parakohshme.

    Moska nuk do të heqë dorë prej tyre, por është po aq e vërtetë se ato nuk janë plotësisht të pushtuara…

    Rusia po e fiton luftën. Në Kursk situata e ushtrisë ukrainase është e dëshpëruar, dhe të gjitha linjat e furnizimit dhe të tërheqjes janë nën zjarrin rus. Jo vetëm kaq, por në javët e ardhshme mund të shohim sulme të mëdha të rusëve në të gjithë gjatësinë e frontit. Vështirë që Putin të ndalet aty ku është tani, sepse do t’i mungonte një pjesë e konsiderueshme e territoreve pro-ruse.

    Pra lufta do të vazhdojë edhe pse Putin dhe Trump thonë se duan “një armëpushim të plotë dhe paqe të përhershme”?

    Nuk duhet të habitemi. Në rastin e Koresë u deshën më shumë se 570 takime për t’i dhënë fund luftës, e cila vazhdoi edhe një vit e gjysmë nga fillimi i negociatave, duke shkaktuar mijëra të vdekur të tjerë. Shpresoj që këtë herë të mos jetë kështu.

    A do të jetë në gjendje Trump të bindë Zelensky-n ta pranojë këtë pakt?

    Nëse nuk do t’ia dalë, duhet t’i vendosë kushte. Dhe këtu del në pah roli i Evropës.

    Scholz dhe Macron thanë se Gjermania dhe Franca do të vazhdojnë të ofrojnë ndihmë ushtarake për Kievin. Edhe Starmer synon të vazhdojë me misionin e “koalicionit të vullnetarëve”…

    BE-ja është pikëpyetja e madhe në këto negociata. Nëse Shtetet e Bashkuara bien dakord të ndalojnë dërgimin e ndihmës ushtarake dhe Evropa e vazhdon atë, atëherë midis tyre do kishte përplaseje. E njëjta gjë vlen edhe për koalicionin e Starmer.

    Në dritën e këtyre konsideratave, cili është skenari që parashikoni?

    Mbetet për t’u parë se deri në çfarë mase Trump do jetë në gjendje të zbusë pozicionin e britanikëve. Sa i përket Evropës, marrëdhëniet Bruksel-Uashington janë përkeqësuar më tej që kur Kaja Kallas në shkurt e quajti “një marrëveshje të ndyrë” planin e paqes të Trump.

    A ka të drejtë ajo?

    Politika e BE-së është thjesht reaktive. Ai që po tërheq fijet dhe drejton ushtarakisht Bashkimin Evropian, është kreu i qeverisë së një vendi që nuk është më anëtar i tij.