Category: Lajme

  • E rëndë në Mirditë/ Po punonin për të lidhur energjinë në një qendër votimi, humb jetën 34-vjeçari, plagosen dy të tjerë

    E rëndë në Mirditë/ Po punonin për të lidhur energjinë në një qendër votimi, humb jetën 34-vjeçari, plagosen dy të tjerë

    Pak minuta më parë, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kodër Rrëshen, ku një punonjës i OSHEE, Emiljano Bunga, ka humbur jetën gjatë kryerjes së punimeve për furnizimin me energji elektrike të një qendre votimi, ndërsa dy punëtorë të tjerë janë plagosur dhe janë transportuar me urgjencë në spital.

    Ngjarja ndodhi pranë godinës së një ish-shkolle të mbyllur, e cila është përshtatur për të shërbyer si qendër votimi në zgjedhjet e 11 majit.

    Sipas të dhënave paraprake, tre elektricistët po punonin për vendosjen e lidhjes elektrike në qendër, kur ndodhi një aksident i rëndë teknik, me pasojë fatale për 34-vjeçarin Emiljano Bunga.

    Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të incidentit, ndërkohë që OSHEE dhe strukturat zgjedhore në zonë janë angazhuar për garantimin e vazhdimësisë së përgatitjeve për zgjedhjet.

  • Vajza e tij feston ditëlindjen, Julian Deda i bën urimin e veçantë

    Vajza e tij feston ditëlindjen, Julian Deda i bën urimin e veçantë

    Sot është një ditë e veçantë për aktorin e njohur të humorit, Julian Deda, pasi vajza e tij feston ditëlindjen. Sigurisht që nuk mund të mungonte dhe një urim publik nga aktori për të bijën.

    Teksa ka postuar një foto të ëmbël në “Instagram”-in e tij ku babë e bijë shihen të përqafuar, Deda ka bërë edhe një dedikim të veçantë përbri ku e cilëson Reinën si “dhurata më e bukur që më ka bërë jeta”.

    “Vajza ime, dhurata më e bukur që më ka bërë jeta. Të dua pa fund. Gëzuar ditëlindjen zemra ime..!”, shkruan aktori e ndërsa komentet poshtë tij kanë vërshuar me urime nga më të bukurat nga ndjekësit, miqtë dhe familjarët e aktorit.

    Kujtojmë që Juli dhe bashkëshortja e tij, Amanda, të cilët kanë 18 vite martesë gëzojnë dy fëmijë së bashku, Mateon dhe Reinën.

  • Ndodhi edhe kjo, Gjesti bën veprimin e papritur ndaj ish të dashurit të Eglit…

    Ndodhi edhe kjo, Gjesti bën veprimin e papritur ndaj ish të dashurit të Eglit…

    Mesa duket, Gjesti dhe Olsi Bylyku kanë gjetur një miqësi të përbashkët, ku së fundmi janë bërë follow mes vete në Instagram. Ky zhvillim ka tërhequr vëmendjen e publikut, veçanërisht pas viteve të fundit kur marrëdhëniet e artistëve shpesh janë subjekt i zënkave dhe skandaleve.

    Gjesti dhe Olsi tani janë bërë shokë në rrjetet e tyre sociale, dhe duket se asgjë nuk ka ndikuar që të kenë një marrëdhënie të shëndetshme, edhe pse gjatë qëndrimit të tij në Big Brother, Gjesti asnjëherë nuk ka përmendur se ka diçka me Olsin. Me dëshirën për të eksploruar mundësi të reja, është e rëndësishme të pranojmë që kjo miqësi mund të sjellë një rrjedhë të re të njoftimeve dhe përvojave për ndjekësit e tyre.

    E gjithë kjo është një mundësi për të dy artistët për të rinovuar jo vetëm marrëdhënien e tyre, por edhe për të ofruar përmbajtje inovative në tregun muzikor. Fansat tani presin me padurim të shikojnë se çfarë do të sjellin këta dy artistë të talentuar së bashku.

  • Një tërmet trondit këtë vend / Ja sa ishte magnituda…

    Një tërmet trondit këtë vend / Ja sa ishte magnituda…

    Sipas një deklarate nga Qendra Sizmologjike e Universitetit të Teheranit, tërmeti me magnitudë 5 ballë të shkallës Rihter, epiqendra e të cilit ishte qyteti Zeman Abad në provincën Semnan, u regjistrua në orën 08:53 sipas orës lokale.

    Banorët e panikosur kanë ‘lënë’ shtëpitë e tyre, deri në një momet qetësimi të situatës

  • Probleme me financat dhe stres në punë! 3 shenjat më me pak fat të horoskopit për verën 2025

    Probleme me financat dhe stres në punë! 3 shenjat më me pak fat të horoskopit për verën 2025

    Ujori
    Kjo verë pritet të sjellë vështirësi për Ujorët, me financat që janë një burim kryesor stresi. Nga korriku e tutje, menaxhimi i financave bëhet më i vështirë, ndërsa mundësia për të rritur të ardhurat ose për të investuar në projekte të rëndësishme do të jetë e kufizuar.

    Në të njëjtën kohë, ndikimi i Venusit mund të krijojë tensione në jetën romantike. Komunikimi me partnerin/en tuaj mund të bëhet më i vështirë, duke çuar në keqkuptime ose edhe konflikte. Kjo periudhë karakterizohet nga paqëndrueshmëri emocionale dhe nevojitet vëmendje e veçantë për të shmangur prishjen e ekuilibrit në marrëdhënie.

    Shigjetari

    Për Shigjetarët, kjo verë sjell shumë trazira, kryesisht në sektorin financiar. Ata mund të përballen me vështirësi në gjetjen e burimeve ose në investimin në përparimin dhe mirëqenien e tyre personale.

    Kjo pasiguri financiare mund të shtrihet në jetën e tyre profesionale, duke sjellë ankth dhe pyetje në lidhje me rrugën e tyre të karrierës.

    Peshqit

    Viti 2025 filloi me sfida për Peshqit, kryesisht për shkak të ndikimit të Saturnit, i cili solli presion dhe kufizime në fusha kyçe të jetës së tyre. Fatkeqësisht, vera nuk pritet të jetë më e qetë. Nga korriku e tutje, mund të lindin probleme në sektorin profesional – me vonesa, zhgënjime apo edhe dështime në plane ambicioze.

    Në të njëjtën kohë, financat do të jenë një burim stresi. Bërja e fitimeve ose sigurimi i burimeve do të jetë më i vështirë, gjë që mund të ndikojë në psikologjinë dhe vendimet e tyre. Ndikimi i Venusit sjell sfida shtesë në marrëdhëniet personale. Peshqit mund të përjetojnë tensione ose keqkuptime në jetën e tyre dashurore, me shanse të rritura për konflikte me partnerin e tyre.

  • “Fundjavë e …”/ Si ndryshon Moti 5 ditët në vijim, Tanja Porja zbulon çfarë pritet nga e premtja deri të martën…

    “Fundjavë e …”/ Si ndryshon Moti 5 ditët në vijim, Tanja Porja zbulon çfarë pritet nga e premtja deri të martën…

    Reshje te pakta gjate dites se sotme, gradualishte ne mesdite reshjet largohen nga territori shqiptar, teksa termometri ka shenuar nje renie te lehte ne oret e mengjesit dhe nje maksimum deri ne 24 grade celcius transmeton shqiptari.net.

    Por cfarë pritet 5 ditët në vijim?

    Sipas sinoptikanes, mbetemi në paqendrueshmëri të motit në intervale kohore pasi pritetn kthjellime te shumta ne territor.

    Ditën e premte pritet kryesisht pjesën e dytë të ditës fuqizim të vranesirave fillimisht në jug dhe juglindje dhe me pas në zonat qëndrore dhe shumë pak në veri. Priten rrebeshe afatshkurtra në zonat lindore dhe në fokus juglindja, ku rrezikohet nga stuhitë zona Korce, Pogradec, Ersekë

    Rreshjet vijojne mbremjen e te premtes deri mesditen e se shtunes, me pas mbasdite pritet kthjellim i kushteve të motit.

    E khjellet vijon dhe dita e diele me momente te izoluara pikash shiu kryesisht ne juglindje.

    E njëjtë me mot të kthjellët si dita e diel, vijon dhe dita e hënë.

    Ditën e martë rikthehen rrebeshet afatshkurtra fillimisht në jug dhe më pas në zonat qëndrore dhe krejt të pakta në veri transmeton shqiptari.net.

    Përsa i perket vlerave termike, në rang territori neser pritet nje renie e vlerave minimale dhe ritje e atyre maksimale. Ditet ne vijim pritet nje rritje e lehte dhe graduale e temperaturave minimale.

    Në zonat e uleta dhe bregdetare perfshire Tiranën, termometri i mëngjesit pritet te shkojne 12-14 gradë.

  • Vrasja e 15-vjeçares në Prizren/ Autori i dyshuar sulmoi gruan dhe dy vajzat e tij me thikë 20 cm: Të vdesim të gjithë

    Vrasja e 15-vjeçares në Prizren/ Autori i dyshuar sulmoi gruan dhe dy vajzat e tij me thikë 20 cm: Të vdesim të gjithë

    Prizreni është tronditur mëngjesin e së martës pas një krimi të rëndë në familje ku për pasojë humbi jetën një 15-vjeçare turke. Krimin po dyshohet se e kreu babai i saj, Mehmet Gorenç. Ai tashmë është dërguar në paraburgim, pasi Gjykata Themelore në Prizren aporovoi kërkesën e Prokurorisë.

    Detaje të reja janë zbardhur nga dëshmia e gruas e cila ka zbuluar se çfarë i ka thënë bashkëshorti teksa ka plagosur edhe atë së bashku me dy vajzat e tyre. Gjithçka dyshohet se ndodhi pas orës 05:00 të mëngjesit, kur i dyshuari nisi t’i sulmojë të bijat që ishin në gjumë. Fillimisht ai ka qëlluar me thikë 15-vjeçaren, e cila nuk arriti të mbijetojë dhe vdiq në vendin e ngjarjes.

    Krimi i rëndë u krye me një thikë mbi 20 centimetra, me të cilën i dyshuari e goditi edhe vajzën tjetër rreth 10-vjeçare, që mbeti e plagosur rëndë, si dhe bashkëshorten e tij, e cila pësoi lëndime më të lehta trupore. Autori i dyshuar i është drejtuar gruas së tij se “duhet të vdesim të gjithë”.

    Gorenç do të hetohet, nën dyshimin se ka kryer veprat “Vrasje e rëndë”, “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Masa e sigurisë është caktuar në seancën dëgjimore të mbajtur dje dhe do të zgjashë 30 ditë.

  • Motra rrahu brutalisht fqinjët, i biri kthehet nga Anglia e i vret vëllanë! Dinamika e plotë e konfliktit për pronën që mori një jetë në Has

    Motra rrahu brutalisht fqinjët, i biri kthehet nga Anglia e i vret vëllanë! Dinamika e plotë e konfliktit për pronën që mori një jetë në Has

    Detaje nga krimi i rëndë në një fshat të Hasit që ndodhi pasditen e djeshme, ku Ylber Jaku, 41 vjeç, i ka marrë jetën fqinjit të tij, Reshit Sallahu, 34 vjeç, në afërsi të shtëpisë së tij.

    Prita fatale që iu zu 34- vjeçarit erdhi nga një konflikt i përshkallëzuar prej të paktën 20 vjetësh, për të cilin janë në dijeni të gjitha institucionet dhe askush nuk ka ndërhyrë ta zgjidhë dhe as ta shuajë.

    Mirëpo agravimi i ashpër ndodhi dy ditë më parë, kur motra e viktimës sulmon më sëpatë një çift të moshuarish, duke i plagosur rëndë.

    Policia shkoi në fshatin e largët dhe vuri në pranga vajzën dhunuese, ndërsa bashkë me marrjen e autores së sulmit brutal dhe nisjen për në spital të çiftit të të plagosurve, e braktisi vendin e ngjarjes.

    Dje, pas mesditës, djali i çiftit ka mbërritur në fshatin Pla duke e pritur Reshit Sallahun të kthehet në banesë. Me një pushkë, që nuk dihet se ku e ka gjetur, ai ka qëlluar mbi të 8 herë duke i marrë jetën në vend.

    Autori Ylber Jaku i ka pritur policinë në shtëpinë e tij bashkë me armën e krimit, ndërkohë që para se sa të mbërrinte në shtëpinë e tij, ai ka vizituar të atin e të ëmën në spitalin Ushtarak.

    Kur ka parë gjendjen e rënduar të tyre, ai është nisur për në Has duke kryer edhe krimin e rëndë.

    Mirëpo ngjarja bëhet edhe më e rëndë, kur u mësua se Ylberi ishte nisur ditën e djeshme nga Anglia dhe se rrugës kishte paralajmëruar edhe krimin e rëndë me anë të një fotoje që kishte hedhur në rrjetet sociale.

    Po ashtu mësohet se konflikti mes dy familjeve fqinje është denoncuar me dhjetëra herë dhe askush nuk ka reaguar për të ardhur në ngjarjen e rëndë të dy ditëve të njëpasnjëshme, me një të vrarë, dy të plagosur dhe dy persona të arrestuar. Policia dha dje të dhënat për aktin e rëndë dhe tha se prokuroria ka nisur hetimet.

    Hetimet për ngjarjen

    Nga të dhënat e para që kanë dalë nga hetimet intensive rezulton se autori Ylber Jaku ka ardhur nga Anglia për të kryer krimin, kurse viktima kishte qenë në qytetin e Kukësit dhe po kthehej me makinë, kur u sulmua në pritë.

    Policia tha se ngjarja ka lidhje me konfliktin e raportuar më 6 maj, ku dy bashkëshortët përfunduan në spital pas përleshjes për shkak të sherrit për pronat, teksa kishin nisur hetimet për të dyja palët.

    Madje sipas informacioneve paraprake, kishte pasur edhe ankesa e denoncime nga palët për këto konflikte pronësie prej më shumë se dy dekadash.

    Për plagosjen e së martës u mor nën akuzë dhe arrestua vajza 21-vjeçare, e dyshuar për sulmin me një mjet të fortë, me sëpatë.

    Por dinamika nuk përfundoi me kaq. Pasi dje, rreth orës 16:40, Policia raportoi se Ylber Jaku 41- vjeç, ka qëlluar për vdekje me armë Reshit Sallahun, 34 vjeç, i cili është vëllai i vajzës së dyshuar që plagosi bashkëshortët pas sherrit.

    Sipas dinamikës rezulton se Artjola Sallahi, pas konfliktit për pronësi, sulmoi çiftin e bashkëshortëve duke i plagosur rëndë. Konflikti

    Policia ende nuk ka bërë me dije detajet konkrete nga konflikti mes dy familjeve, por ajo që është mësuar që prej së martës e deri mbrëmë është se një nga familjet ka hapur një rrugë kalimi vite më parë nëpër pronë.

    Gjurma e rrugës ka qenë burim konfliktesh prej vitesh, pasi dy familjet pretendojnë se rruga ka prekur pronat e tyre.

    Policia dhe forca të shumta mbështetëse kanë shkuar në vendngjarje, duke kryer arrestimin e autorit dhe sekuestrimin e armës së krimit. Hetimet për krimin janë ende aktive dhe pritet të sqarohen rrethana të tjera, shkruan panorama.

    Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes, ndërkohë që nuk dihet se cili ka qenë roli i viktimës në atë ngjarje që shënoi dhunimin e prindërve të autorit të krimit të djeshëm.

    Prokuroria pritet të hap dosjet ku gjenden kallëzimet ndër vite të sherreve mes dy familjeve Sallahi dhe Jaku për të parë se çfarë vërtet ka ndodhur mes tyre. ndërkohë ende nuk dihet gjendja shëndetësore e të dhunuarve dhe po ashtu pritet të merret edhe dëshmia e autorit të krimit të rëndë, i cili udhëtoi dje nga Anglia për t’i marrë jetën vëllait të vajzës që i dhunoi brutalisht të atin dhe të ëmën.

  • Rrëzohet avioni në Kili, 6 të vdekur

    Rrëzohet avioni në Kili, 6 të vdekur

    Një aeroplan me gjashtë persona në bord u rrëzua të mërkurën në mbrëmje pranë kryeqytetit kilian , ndërsa transportonte një pacient në një zonë pranë kufirit verior të vendit të Amerikës Latine, thanë autoritetet.

    Kontakti me avionin u humb pranë kodrës El Roble, në zonën Curacavi, 40 kilometra në perëndim të kryeqytetit Santiago, sipas një deklarate nga Drejtoria e Përgjithshme e Aviacionit Civil të Kilit.

    “Avioni i ambulancës Piper Cheyenne II, i regjistruar me kodin CC-CCC, ishte ngritur nga kryeqyteti Santiago me destinacion Arica dhe u rrëzua ndërsa mbante “gjashtë persona”, sqaroi DGAC nëpërmjet X.

    Mashtrim, filmime të fshehta dhe abuzim/ 135 vajza bien pre e klinikës së rreme, arrestohet 71-vjeçari që hiqej si gjinekolog
    Kërkimet janë duke u zhvilluar në zonë, ku janë përfshirë ekipe nga forcat ajrore, policia dhe zjarrfikësit. Zona, në “lartësi të madhe”, është “jashtëzakonisht e paarritshme”, tha kryebashkiaku i Curacao-s, Cristian Hernandez, për një rrjet televiziv kilian.

  • Ekzekutimi i 34-vjeçarit në Has/ Ja mesazhi që la autori në rrjete sociale: E hoqa qafe për t’u dhënë një mësim atyre që bënin si të fortë me familjen time…

    Ekzekutimi i 34-vjeçarit në Has/ Ja mesazhi që la autori në rrjete sociale: E hoqa qafe për t’u dhënë një mësim atyre që bënin si të fortë me familjen time…

    Pasditen e djeshme, një ngjarje e rëndë u regjistrua në Has, ku shtetasi Ylber Jaku, ekzekutoi 34-vjeçarin Reshit Sallahun, pa një konflikti për një pronë.

    Autori i aktit të rëndë, kishte bërë edhe një postim në rrjete sociale. 41-vjeçari, i cili ishte kthyer nga Anglia një ditë para kryerjes së krimit, ai lë të kuptohet se familja e tij ka pasur përplasje të vazhdueshme me atë të viktimës.

    Ngjarja në Has/ Motra e viktimës dhunoi prindërit e Ylber Jakut! Mbi 20 kallëzime në vite në polici për konfliktin, babai i autorit u kërkoi institucioneve zgjidhje
    “Shërbimet sekrete shqiptare kanë vënë rrugeçër për të fyer anëtarët e familjes time. Më duhej të hiqja qafe njërin prej tyre, arsyeja është e qartë, për t’i dhënë një mësim të tjerëve që prisnin në radhë për t’u treguar të fortë me mua dhe familjen time”, ka shkruar autori i vrasjes në rrjete sociale.

    Ngjarja ndodhi pasditen e së mërkurës në fshatin Pla të Hasit, 41-vjeçari Ylber Jaku, dyshohet e ka pritur 34-vjeçarin disa metra nga shtëpia, dhe sapo ka zbritur nga mjeti dhe e ka qëlluar duke i marrë jetën.

    Policia tha se ngjarja ka lidhje me konfliktin e raportuar më 6 maj, ku dy bashkëshortë përfunduan në spital pasi u sulmuan nga një 21-vjeçare.

    Postimi i autorit në rrjete sociale: