Category: Lajme

  • Moti bën kthesën e papritur për nesër, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

    Moti bën kthesën e papritur për nesër, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

    Dita e premte parashikohet me mot të paqëndrueshëm.

    Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 7m/s, hera-herës me rrahje deri në 15m/s.

    Deti – Valëzimi deri në 3 ballë.

  • “Kanë hakeruar edhe dosjen time”/ Ndërhyrja në email-et e SPAK, Berisha flet me emra: Luftë brenda …

    “Kanë hakeruar edhe dosjen time”/ Ndërhyrja në email-et e SPAK, Berisha flet me emra: Luftë brenda …

    Ndërhyrjet në e-mailet e prokurorëve të posaçëm, kryedemokrati Sali Berisha i quan “luftë brenda klaneve në PS”. Këtë hakerimin, duan t’ia faturojnë Fatmir Xhafajt, u shpreh Berisha, duke krahasuar situatën me Erion Veliajn.

    “Së pari, më duhet të them se u kthye koha kur dosjet, para se të shkonin në gjykatë, shkonin në Partinë Socialiste. Para shumë vitesh, dosja para se të shkonte në gjykatë, shkonte në PS. Tani hakerohet. A është hakerim, apo vetë hakerim, unë nuk e di, por është gjë shumë, shumë e rëndë.

    Dmth, o qytetarë të gjitha të dhënat tuaja, mirren, vidhen, manipulohen dhe nuk kanë asnjë siguri. Çfarë është kjo? Është kjo mundet dhe një luftë e brendshme, brenda klaneve mafioze brenda PS. Tani grupi armiqësor, Xhafa, Pastori, Bushka, dhe 2-3 të tjerë, ata duhet të akuzohen me çdo kusht. Më shëmbëllen si historia e statuseve të Erion Veliajt. Statuset ia shkruante Rama dhe përgjigjen SKAP-i ia jepte Erion Veliajt.

    Edhe këtë hakerimin, duan të ja faturojnë Fatmir Xhafajt, e kuptoj unë, aty e ke hallin ti. Ato janë hakeruar apo vetë hakeruar këtë nuk e marrim vesh ne. Ato po përdoren, siç u përdorën statuset. Meqenëse filluan të thonë, po merren me fustanet e Ajolës, tani ja sajdisën statuset dhe i thanë, tani ke kryer krim të madh shumë.

    Tani edhe Fatmirit po i vijnë rrotull dhe po e akuzojnë se, gossipi është fjala, se ka hakeruar kompjuterat e SKAP-it, dhe për të më revoltuar dhe mua, edhe dosjen time. Atë i them Fatmiri publikojeni sa ta gjeni, se është publike. Shumë operacion i dyshimtë, të jemi të sinqertë, i dyshimtë aq sa ishin statuset në Facebook të Erion Veliajt. Ta ndjekin. Një gjë mund të ju them, që qytetarët po kuptojnë çdo ditë e më shumë kontrollin fatal të drejtësisë nga Edi Rama, kjo është e vërtetë dhe për ne kjo ka rëndësi”.

  • LAJM I FUNDIT/ Merret peng një person, policia në ndjekje të autorëve (EMRI)

    LAJM I FUNDIT/ Merret peng një person, policia në ndjekje të autorëve (EMRI)

    Një person raportohet se është marrë peng pak çaste më parë në Lezhë.

    Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një karburanti, ku sipas informacioneve paraprake, dyshohet se personi është futur me forcë në makinë.

    Sakaq, policia e Lezhës thotë se ka arritur të identifikojë targat e automjetit dhe dy pengmarrësit dhe është vënë në ndjekje të tyre.

    Mësohet se personi i marrë peng është shtetasi Dod Gjoka, i cili është futur në makinën e autorëve me forcë, pas një sherri me ta.

  • EMRI/ Kjo është e ëma e Rigels Kasos, që piu helm 9 muaj pas vr*sjes së të birit!

    EMRI/ Kjo është e ëma e Rigels Kasos, që piu helm 9 muaj pas vr*sjes së të birit!

    Janë zbardhur detaje të reja nga gruaja nga Devolli, e cila i dha fund jetës në mënyrë tragjike, duke konsumuar helm.

    Mësohet se ajo që prej vdekjes së të birit, ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike, ku nuk mundi dot ta përballonte dot dhimbjen që i shkaktoi, duke pirë helm.

    Kujtojmë se Rigels Kaso ndërroi jetë pasditen e 19 korrikut të vitit të kaluar në spitalin e Traumës në Tiranë.

    42-vjeçari u dhunua brutalisht më 15 korrik nga Bajram Gjeleshi në rrugën “Sokrat Miho”, në kryeqytet.

    Ky i fundit dhunoi Kason për shkak se kishte kuptuar që ai bisedonte me bashkëjetuesen e tij në rrjetet sociale.

    Bajram Gjeloshi kishte lexuar bisedat dhe më pas i ka folur Rigels Kasos, nga adresa e partneres së tij, në emër të partneres, ku e ka ftuar për takim pranë pallatit ku jetonte në rrugën në rrugën “Sokrat Miho”.

    Rigels Kaso ka shkuar me idenë se do takonte vajzën me të cilën po fliste në rrjetet sociale, por aty është përballur me partnerin e saj, Bajram Gjeleshi, i cili e ka goditur me sende të forta në kokë dhe trup.

    Ngjarja ndodhi pak pas mesnatës më datën 15 korrik dhe ai u gjet nga kalimtarët në mëngjes të cilët njoftuan ambulancën.

    Pavarësisht ndihmës së bluzave të bardha, 42-vjeçari nuk arriti që t’i mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë disa ditë më vonë, teksa nuk arriti të jepte dot as versionin e tij të historisë, duke qenë në gjendje kome.

    Që nga ai moment, e ëma nuk e besoi asnjëherë faktin që i biri kishte ndërruar jetë. E shkatërruar nga dhimbja për humbjen e djalit të saj, ajo ndërmori së fundmi aktin ekstrem duke i dhënë fund jetës.

    66-vjeçarja nga Bilishti ka ndërruar jetë dy ditë më parë, teksa mes lotëve dhe dhimbjes është përcjellë ditën e djeshme për në banesën e fundit.

  • Pamje shqetësuese të abuzimit me alkoolin nga këngëtari i njohur, banorët e mbajnë për krahu (Video)

    Pamje shqetësuese të abuzimit me alkoolin nga këngëtari i njohur, banorët e mbajnë për krahu (Video)

    Reality shou i njohur, ‘Ferma VIP’, ka nisur sezonin e tij të ri këtë të hënë, duke sjellë në vëmendje një kast të larmishëm personazhesh publike.

    Ndër ta, veçohet këngëtari i mirënjohur Frederik Ndoci, i cili ka tërhequr vëmendjen e publikut për sjelljen e tij brenda fermës.​

    Mbrëmjen që lamë pas, Ndoci është parë duke konsumuar alkool në disa raste, një sjellje që ka ngjallur reagime të ndryshme mes shikuesve. Disa e kanë parë këtë si një aspekt argëtues dhe simpatik të personalitetit të tij, ndërsa të tjerë shprehin shqetësim për mundësinë e një abuzimi të mundshëm me alkoolin në hapësirat e programit.​

    Në një video të ndarë së fundmi, Frederik Ndoci shfaqet duke e tepruar me pijen, ndërsa Albi, një nga banorët e tjerë, e shoqëron atë brenda fermës për t’u siguruar që është mirë.

    Ndërsa formate të tilla synojnë të ofrojnë argëtim dhe të sjellin në pah anët e ndryshme të personaliteteve të njohura, është e rëndësishme që të ruhet një balancë dhe të merren masa për të parandaluar sjellje që mund të jenë të dëmshme për pjesëmarrësit ose të promovojnë mesazhe të gabuara për publikun. /Prive

  • Tuneli në fund të detit që po “ndryshon hartën” e Europës përgjithmonë … (Video)

    Tuneli në fund të detit që po “ndryshon hartën” e Europës përgjithmonë … (Video)

    Një mega-infrastrukturë e re është afër të transformojë tregtinë europiane. Bëhet fjalë për Tunelin Fehmarnbelt, një vepër inxhinierike e jashtëzakonshme që do të lidhë Danimarkën me Gjermaninë, duke transportuar mallra dhe pasagjerë. Ky projekt do të ketë një gjatësi prej 18 kilometrash.

    Sipas drejtuesve të projektit, në këtë tunel nuk do të kalojnë vetëm automjetet, por dhe dy linja hekurudhore të elektrifikuara. Ndryshe nga Eurotuneli i njohur, ky tunel nuk do të gërmohet në tokë të fortë, por do të përdoren pjesë të mëdha betoni të parapërgatitura, të cilat, pasi vendosen në një hendek të gërmuar në fund të detit, do të lidhen mes tyre dhe më pas do të mbulohen.

    Këto pjesë betoni tashmë dolën nga fabrika daneze e Rødbyhavn këtë vit, duke përfunduar kështu pjesën e parë të projektit ambicioz, që parashikohet të përfundojë në vitin 2029. Çdo seksion i tunelit ka një gjatësi prej rreth 217 metrash, gjerësi 42 metra dhe thellësi 9 metra, duke peshuar rreth 73.000 ton.

    Kur të hapet, tuneli do të zvogëlojë kohën e udhëtimit mes Danimarkës dhe Gjermanisë, nga 45 minuta me traget në 10 minuta me makinë dhe 7 minuta me tren. Sipas parashikimeve, udhëtimi nga Hamburgu në Kopenhagen, që aktualisht zgjat pesë orë, do të reduktohet në gjysmën e kohës. Tuneli Fehmarnbelt pritet të sjellë një rritje të turizmit në Danimarkë dhe rajonin skandinav, duke krijuar mundësi punësimi dhe përmirësuar ekonominë e disa zonave që janë më të zhvilluara sesa kryeqyteti, Kopenhagen.

    @a2_cnn

    Një mega-infrastrukturë e re është afër të transformojë tregtinë europiane. Bëhet fjalë për Tunelin Fehmarnbelt, një vepër inxhinierike e jashtëzakonshme që do të lidhë Danimarkën me Gjermaninë, duke transportuar mallra dhe pasagjerë. Ky projekt do të ketë një gjatësi prej 18 kilometrash. Sipas drejtuesve të projektit, në këtë tunel nuk do të kalojnë vetëm automjetet, por dhe dy linja hekurudhore të elektrifikuara. Ndryshe nga Eurotuneli i njohur, ky tunel nuk do të gërmohet në tokë të fortë, por do të përdoren pjesë të mëdha betoni të parapërgatitura, të cilat, pasi vendosen në një hendek të gërmuar në fund të detit, do të lidhen mes tyre dhe më pas do të mbulohen. #a2cnn #tunel #europe

    ♬ original sound – A2

  • Krizë në marrëdhënien me Vesa Lumën? Si reagoi Big Basta kur dëgjoi këngën e bashkëshortes së tij! Ja mesazhi që dërgoi

    Krizë në marrëdhënien me Vesa Lumën? Si reagoi Big Basta kur dëgjoi këngën e bashkëshortes së tij! Ja mesazhi që dërgoi

    Vetëm pak ditë më parë u duk se kriza në marrëdhënien mes Vesa Lumës dhe Big Bastës u konfirmua nga këngëtarja, e cila pasi partneri i saj u bë pjesë e “Ferma VIP” nuk u pa ta mbështeste publikisht.

    Mirëpo së fundmi fermeri, Big Basta, ka bërë një reagim brenda “Ferma VIP” që gjithashtu la të kuptohej se martesa e çiftit po kalon një krizë.

    Teksa banorët kanë qenë duke shijuar disa momente muzike, produksioni ka shfaqur në sfond këngën e Vesës: “A i doje puthjet e mija”.

    Reperi është parë ta shijojë në maksimum këngën mirëpo nuk ka bërë asnjë përshëndetje për partneren e tij, por ka dërguar disa puthje nëpërmjet ekranit vetëm për djalin e tyre.

    “Lian, të dua, baba,” është shprehur ai.

    Pak ditë më parë Panorama Plus shkroi se ftesa e Femra VIP2 për Big Bastën i ka sjellë atij probleme me bashkëshorten, Vesën.

    Çifti raportohet se po kalon një periudhë të vështirë dhe shkak i kësaj përçarjeje duket se është pjesëmarrja e reperit në këtë format ku pjesë u bë mbrëmjen e djeshme.

    Këtyre thashethemeve duket se u ka vënë vulën vetë Vesa Luma, e cila nuk ka postuar në rrjetet e saj sociale asnjë mbështetje për pjesëmarrjen e reperit në Femra VIP.

    Vesa dhe Big Basta shpesh postojnë së bashku duke treguar dashurinë ndaj njëri-tjetrit.

    Kujtojmë që dhjetorin e vitit 2024, dyshja u shfaq në Paris për të festuar përvjetorin e propozimit për martesë.

    12 vjet më parë, në kulmin e dashurisë së tyre, dy këngëtarët e përjetuan në Paris çastin më të bukur të lidhjes së tyre, që më pas do të ndryshonte tërësisht jetën.

    Vesa dhe Big Basta iu rikthyen të njëjtin vend me kujtime të gjalla për ditën e tyre më të bukur. Natyrisht, tashmë edhe me frytin e tyre të dashurisë, djalin 8-vjeçar Lian.

    Me një postim në llogarinë e saj në Instagram, Vesa ndau këtë moment edhe me miqtë virtualë, duke theksuar se ky udhëtim ka rikthyer familjen në të njëjtin vend, pas 12 vitesh.

    “Para 12-vjetësh, më datë 12.12.12 në orën 12:00@bigbastazone bëri propozimin më të bukur në botë në #eifeltoëer. Sot, më datë 12.12.24, në orën 12:00 u rikthyem me frytin e dashurisë në të njëjtin vend,” shkroi këngëtarja.

    Në këtë kohë që flasim çift gëzojnë një djalë së bashku, mirëpo pjesëmarrja e Big Bastës në një reality-shoë duket se e ka mërzitur shumë Vesën ndaj edhe s’dihet si do të shkojë marrëdhënia e tyre.

  • “O hipokrit, mu hiq qafe”, plas sërish mes Eglit dhe Gjestit: Nuk të shoh dot me sy…(Video)

    “O hipokrit, mu hiq qafe”, plas sërish mes Eglit dhe Gjestit: Nuk të shoh dot me sy…(Video)

    Debatet mes Eglit dhe Gjestit janë rikthyer sërish pas disa ditësh të qeta në dukje mes tyre. Dyshja janë përplasur mbrëmjen e djeshme, ndërsa debati ka vazhduar edhe sot, herët në mëngjes.

    Teksa filluan mëngjesin me ngacmime, Gjesti dhe Egli përfunduan duke debatuar me ironi dhe tone të ashpra. Madje kjo e fundit, i është drejtuar duke e quajtur hipokrit dhe kërkoi t’i qëndronte larg, pasi nuk mund ta manipulonte më si në fillim.

    Në një moment, Egli i tha se nuk donte ta shihte më me sy. Ndërsa Gjesti i kërkoi vazhdimisht të qetësohej, duke i vënë sërish në dukje gjendjen e saj dhe sjelljen agresive.

    Pjesë nga debati:

    Egli: O hipokritk, o hipokrit, më ke sulmuar ti mua, jo une ty. Mu hiq qafe nuk të shoh dot më me sy.

    Gjesti: Të lutem qetësohu.

    Egli: Ik, larg larg.

    Gjesti: Nuk je mirë, po t’i shoh shenjat.

    Egli: Mu largo, o maipulues. Ik tani larg larg.

  • U konvertua në fenë islame? Sara Gjordeni sqaron ndjekësit, për martesën në xhami

    U konvertua në fenë islame? Sara Gjordeni sqaron ndjekësit, për martesën në xhami

    Sara Gjordeni dhe Bardhi u martuan në xhami gjatë muajit të Ramazanit, duke respektuar traditat islame, besimit të të cilit i përket Bardhi. Sara, e cila është besimtare e krishterë-ortodokse, theksoi se toleranca e besimeve është ajo që e bën të veçantë lidhjen e tyre. Ajo shpjegoi se, megjithë kritikave për faktin se kishin fëmijë, ata ndoqën ritet sipas këshillës së hoxhës dhe nuk u shqetësuan nga opinionet e jashtme.

    “Nuk ka rëndësi fare besimi i tjetrit, kur vjen puna tek rutina jonë tek dëshirat tona. Duket se e kemi respektin të instaluar tek njëri-tjetri, sa i përket besimit, nuk është se unë dhe Bardhi i kemi vendosur njëri-tjetrit rregulla që ‘shiko ti do të bësh këtë’ sepse besimi im nuk e toleron. Martesa në xhami sigurisht që ishte e çuditshme, unë nuk kam qenë asnjëherë në praninë e një hoxhe apo një xhamie, sigurisht kam kaluar koxha kohë me njerëz të besimit myslimanë, pasi nëna ime e ka komplet familjen që i përket këtij besimi, sigurisht kam parë Bardhin të falej apo të lexonte Kuran. E gjithë eksperienca ime ishte paqësore dhe më dha një ndjesi shumë të mirë”, pohon Sara.

    Sara theksoi gjithashtu se martesa në xhami ishte një eksperiencë pozitive për të, pavarësisht se nuk kishte qenë ndonjëherë në një xhami më parë, dhe se e ka respektin për besimin mysliman. Ajo po ashtu sqaroi se nuk është konvertuar në fenë islame, pas aludimeve që u bënë pas fotografive të martesës. Më tej informon ndjekësit e saj që së shpejti nuk do të mungojë në programet televizive.

  • Zbulohet fotoja e Bujar Shegës/ Truri financiar i grupit të Suel Çelës

    Zbulohet fotoja e Bujar Shegës/ Truri financiar i grupit të Suel Çelës

    Bujar Shega, allias Marsel Shega pritet të ekstradohet nga Italia ku u arrestua nëntorin e 2024, ndërsa policia njofton se kanë përfunduar procedurat për sjelljen e tij drejt Shqipërisë.

    Njoftimi i policisë:

    Ekstradohet nga Milano, një 52-vjeçar i akuzuar nga GjKKO, për trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim të parave, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

    Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, u finalizua procedura e ekstradimit në Shqipëri, të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të arrestuar në Itali, M. Sh. alias B. Sh., 52 vjeç, i lindur në Elbasan.

    Në vitin 2024, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.