Category: Lajme

  • Zbulohet fotoja e Bujar Shegës/ Truri financiar i grupit të Suel Çelës

    Zbulohet fotoja e Bujar Shegës/ Truri financiar i grupit të Suel Çelës

    Bujar Shega, allias Marsel Shega pritet të ekstradohet nga Italia ku u arrestua nëntorin e 2024, ndërsa policia njofton se kanë përfunduar procedurat për sjelljen e tij drejt Shqipërisë.

    Njoftimi i policisë:

    Ekstradohet nga Milano, një 52-vjeçar i akuzuar nga GjKKO, për trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim të parave, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

    Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, u finalizua procedura e ekstradimit në Shqipëri, të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të arrestuar në Itali, M. Sh. alias B. Sh., 52 vjeç, i lindur në Elbasan.

    Në vitin 2024, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

  • E turpshme/ Serbia nuk pyet për UEFA-n, heq flamurin e Kosovës nga Kongresi. Federata: U kërkojmë falje të gjithë serbëve

    E turpshme/ Serbia nuk pyet për UEFA-n, heq flamurin e Kosovës nga Kongresi. Federata: U kërkojmë falje të gjithë serbëve

    Flamuri i Kosovës u ngrit dje në Beograd në hyrje të sallës që sot po mbahet Kongresi i 49-të i UEFA-s.

    Ndërsa sot Federata e Futbollit e Serbisë ka hequr flamurin e Kosovës. Por jo vetëm kaq edhe në sallën ku po mbahet ky Kongres të gjitha vendet anëtare përfaqësohen me flamujt e tyre, vetëm ajo e Kosovës jo, e cila shihet vetëm me logon e Feratës së Futbollit të Kosovës. (VIDEO)

    Ndërkohë ka reaguar Federata Serbe edhe nëpërmjet një komunikate, ku ka kërkuar edhe falje gjithë serbëve.

    “Kongresi i 49-të i UEFA-s po zhvillohet sot në Beograd, një nga ngjarjet më të mëdha që është mbajtur ndonjëherë në vendin tonë. Kongresi organizohet nga UEFA, ndërsa Federata e Futbollit e Serbisë mirëpret figurat më të rëndësishme të futbollit në Evropë dhe botë. Organizimi i jashtëzakonshëm u zbeh nga një neglizhencë e organizatorëve, të cilën një pjesëmarrës në Kongres u përpoq ta shfrytëzonte për interesa jo-futbollistike. Reaguam së bashku, shpejt dhe me vendosmëri, dhe me përgjegjësi të plotë informojmë publikun se nuk ka asnjë flamur apo simbol të Kosovës në Kongresin e UEFA-s sot në Beograd. Kërkojmë ndjesë për çdo qytetar tonin dhe çdo anëtar të popullit tonë, veçanërisht për bashkëkombësit tanë në Kosovë, të cilët u ndjenë të shqetësuar dhe të lënduar nga kjo mungesë vëmendjeje e organizatorit, e cila u korrigjua menjëherë pas reagimit tonë”, thuhet në komunikatën e Federatës serbe të futbollit.

  • “Të rinjtë po ikin”/ Ambasadori i BE-së përballë Ramës: Shqetësues niveli i korrupsionit dhe cilësia e arsimit

    “Të rinjtë po ikin”/ Ambasadori i BE-së përballë Ramës: Shqetësues niveli i korrupsionit dhe cilësia e arsimit

    Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë Silvio Gonzato ka folur ditën e sotme në takimin ‘Dialogu social në vendet e Ballkanit Perëndimor’. Gonzato gjatë fjalës së tij tha se të rinjtë po largohen nga vendi për shkak të pasigurisë për punën, cilësisë së arsimit dhe korrupsionit. Më tej Gonzato theksoi se sipas tij mungon një sistem që bazohet tek merita.

    “Dialogu social luan rol në shëndetin e Shqipërisë dhe është pjesë e rëndësishme e politikave sociale dhe të punësimit që janë edhe pjesë e grup kapitullit numer 3 që do të çelet shumë shpejt. Dialogu social nuk është i rëndësishme vetëm për anëtarësim por edhe për kohezionin. Të rinjtë shpesh janë të shqetësuar për të ardhmen dhe kjo sjellë dëshirën për të emigruar sepse kanë pasiguri për punën, kjo mund të vij edhe prej punësimit informal, nuk paguhen ditët kur nuk janë mirë me shëndet.

    Shqetësim tjetër është cilësia e arsimit. Por edhe korrupsioni, është pengesë e madhe për të rinjtë që të realizojnë ëndërrat. Mungon një sistem që bazohet tek merita. Na duhet një dialog social dhe domethënës. Shpesh OJQ janë në pozitë më të mirë se zyrtarët për të folur me të rinjtë. BE keni në krah për t’ju ndihmuar për t’ju ndihmuar me punësimin dhe dialogun social, përmes planit të rritjes që adreson çështjet socio-ekonomike në Shqipëri por në Ballkanin perëndimor në tërësi,” tha Gonzato.

  • Hakerimi i e-maile-ve të prokurorëve, SPAK del me njoftim zyrtar: Janë marrë disa informacione…

    Hakerimi i e-maile-ve të prokurorëve, SPAK del me njoftim zyrtar: Janë marrë disa informacione…

    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mori informacion në datën 12 mars 2025 se ishte vënë në shënjestër të një ndërhyrje të paligjshme të adresave të email-eve të prokurorëve të posaçëm. Falë masave të sigurisë, nuk u arrit të ndërhyhej në sistemin e brendshëm të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), i cili mbetet i pacënuar. Nga verifikimet, ka rezultuar se është ndërhyrë vetëm në adresat e e-maile-ve të disa prokurorëve, por jo në sistemin e përgjithshëm të IT-së të institucionit.

    Personat përgjegjës kanë arritur të marrin disa informacione, pa mundur të sigurojnë akses në dosje hetimore. Po ashtu, ata kanë tentuar të ndërhyjnë edhe në email-in e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Z. Altin Dumani, por pa sukses. Falë një hetimi intensiv të drejtuar nga Prokuroria e Posaçme, me përfshirjen e BKH-së si dhe Sektorit të Ekspertizës të kësaj Prokurorie u bë e mundur që të zbulohej kjo ndërhyrje e paligjshme, duke identifikuar dhe arrestuar brenda 24 orëve dy shtetas – individin që ka realizuar ndërhyrjen në e-mail-e dhe atë që ka shpërndarë informacionin tek persona të tretë.

    Gjithashtu u bë e mundur sekuestrimi i paisjeve të përdorura për të realizuar ndërhyrjen si edhe skedarët (file) e shkarkuar. Prokurori i çështjes, me qëllim ruajtjen e sekretit hetimor, ka urdhëruar personat të cilët kanë rënë në posedim të këtyre informacioneve të mos i publikojnë ato. Ndërkohë, janë marrë në pyetje edhe individë të tjerë që mund të kenë pasur lidhje me personat e arrestuar dhe kanë poseduar informacionet. Paralelisht me procedimin penal, Prokuroria e Posaçme nisi hetimin e brendshëm administrativ, i cili konfirmoi se sistemi i përgjithshëm i IT-së nuk është cënuar.

    Njëkohësisht, janë marrë masa shtesë për forcimin e protokolleve mbrojtëse të sistemeve i përgjithshëm i IT-së të institucionit. Deri në këtë fazë të hetimit nuk ka asnjë të dhënë që personat e arrestuar të kenë bashkëpunuar me personel të brendshëm të SPAK. SPAK siguron publikun dhe të gjitha palët e interesuara se janë marrë të gjitha masat për të mbrojtur dosjet, të dhënat e ndjeshme dhe për të ruajtur integritetin e infrastrukturës së institucionit. Hetimet lidhur me këtë çështje vijojnë në kuadër të dyshimeve për ekzistencën e një grupi të strukturuar kriminal.

  • Nuk e besoi kurrë vdekjen e të birit, e ëma e 42-vjeçarit që u vra vjet në Tiranë i jep fund jetës, piu helmin nga dhimbja për djalin

    Nuk e besoi kurrë vdekjen e të birit, e ëma e 42-vjeçarit që u vra vjet në Tiranë i jep fund jetës, piu helmin nga dhimbja për djalin

    Rreth 9 muaj nga vdekja e djalit të saj, Rigelsi Kasos, 66-vjeçarja nuk ka mundur të përballojë dhimbjen që po i shkatërronte shpirtin dhe ka vendosur që t’i japë fund jetës.

    Teuta Kaso, ka ndërruar jetë dy ditë më parë. Sipas njoftimit të Policisë, ajo ka vendosur që të ndërmarrë aktin ekstrem, duke u vetëhelmuar.

    66-vjeçarja është nëna e Rigelsi Kasos, 42-vjeçarit i cili ndërroi jetë pasditen e 19 korrikut të vitit të kaluar. 42-vjeçari u dhunua brutalisht në Tiranë më 15 korrik nga Bajram Gjeleshi. Ky i fundit dhunoi Kason për shkak se kishte kuptuar që ai i ngacmonte bashkëjetuesen në rrjetet sociale.

    Pavarësisht ndihmës së bluzave të bardha, 42-vjeçari nuk arriti që t’i mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë disa ditë më vonë në spitalin e Traumës.

    Që nga ai moment, e ëma nuk e besoi asnjëherë faktin që i biri kishte ndërruar jetë. E shkatërruar nga dhimbja për humbjen e djalit të saj, ajo ndërmori së fundmi aktin ekstrem duke i dhënë fund jetës.

    66-vjeçarja nga Bilishti mes lotëve dhe dhimbjes u përcoll ditën e djeshme për në banesën e fundit.

  • “Kthehu se nuk dua të të bëj keq…” – “Nxehen gjakrat” mes Eglit e Gjestit: Nuk të vjen mirë kur unë komentoj!

    “Kthehu se nuk dua të të bëj keq…” – “Nxehen gjakrat” mes Eglit e Gjestit: Nuk të vjen mirë kur unë komentoj!

    Egli ka debatuar me Gjestin dhe i ka shprehur se:

    Kaluat në super sherr kur erdha në shtëpi.

    A jam duke u sjellur mirë me ty, a po mundohem?

    Të kam ardhur të qeshim, të luajmë.

    Kjo i bie që nuk dua të bëj keq me ty. Me të mirë nuk po bëhet me ty, kthehu o Egli.

    Pse? Se nuk të vjen mirë kur unë komentoj diçka që më duket hipokrite. Nëse kisha një vuajtje që më çoi në pikën që më çoi ishte se i shikoja gjërat dhe nuk i thoja, nuk ndodh më. Tani vetëm të lehtësohet Egli, nëse ju dhemb mbajeni, a jeni të zotët?

    Jam shumë i mençur për ta kuptuar se për çfarë po e bën këtë. Je duke lujtuar dhe do të më nxjerrësh keq.

    Nuk e kisha me ty unë, erdhe të më viktimizoheshe. Në po luanim të dy, po qeshnim. Unë e kisha me atë, ti nuk reagove. Pse nuk i thoje Rozanës që po hyn në treshe? Me ty pranova lojën, kur ajo erdhi unë kuptova diçka.

  • “Lamtumirë yll”- Edi Rama reagon për ndarjen nga jeta të aktores Margarita Xhepa!

    “Lamtumirë yll”- Edi Rama reagon për ndarjen nga jeta të aktores Margarita Xhepa!

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ndarjen nga jeta të aktores Margarita Xhepa.

    Përmes një postimi në Facebook, Rama pa publikuar foto të aktores, teksa shkruan “Lamtumirë Yll”.

    Mbretëresha e skenës shqiptare dhe ikona e kinematografisë, Margarita Xhepa u nda nga jeta në moshën 91-vjeçare.

    Por kush ishte aktorja e mirënjohur shqiptare?

    Një nga Zonjat e Mëdha të teatrit dhe filmit shqiptar që ka skalitur memorien e publikur shqiptare me role brilante që prej fillimit të saj, në vitet 60 dhe deri më tani.

    Nga viti 1950 u aktivizua si artiste probiste në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar) dhe njëkohësisht studioi në Liceun Artistik, dega e Dramës.

    Ka krijuar mbi 150 role në teatër, midis të cilëve mund të përmendim: Majlindën tek filmi “Majlinda” (Xh. Broja), Dafina tek Lumi i vdekur (dramatizim nga K. Velça i romanit me të njëjtin titull të Jakov Xoxës), Filja tek Cuca e maleve (Loni Papa), Zonja Mëmë tek Kush e solli Doruntinën (dramatizim nga Edmond Budina e Pirro Mani i romanit me të njëjtin titull të Ismail Kadaresë), Nëna tek Përballë vetes (Ruzhdi Pulaha) etj.

    Ka qënë njësoj e suksesshme në rolet e dramaturgjisë botërore, si Ofelia tek Hamleti, vajza e dytë tek Mbreti Lir, dado tek Romeo e Xhulieta, Mbretëresha Margaret tek Rikardi III, të Shekspirit.

    Në rolet e tjera nga dramaturgjia botërore spikasin Klea tek Dhelpra dhe rrushtë (Figereido), Lena tek Xhaxha Vanja (Çehov), Ledi Milford tek Luiza Miler (Shiler), Zonja Berling tek Vizita e inspektorit (Pristli), Zonja Lomen tek Vdekja e një komisioneri (A. Miller), Ana Andrejevna tek Revizori (Gogol), Marsela tek Qeni i kopshtarit (De Vega), Mashenka tek Mashenka (Afigenov), Shejla tek Morali i zonjës Dulska (Zapolska), apo Dado tek Elektra e Sofokliut, nën drejtimin e regjisorit grek Dhimitri Mavriqis, në Teatrin Kombëtar të Greqisë në Athinë.

    Veç roleve në teatër, ka realizuar edhe 32 role në kinematografi, duke punuar me shumicën e regjisorëve shqiptarë. Me K. Dhamon xhiron Vitet e para dhe Gjurmët, me I. Muçajn e K. Mitron Dimri i fundit, Tokë e përgjakur, Një djalë edhe një vajzë dhe Apasionata, me Viktor Gjikën, Gjeneral gramafoni, me E. Musliun,Rrethi i kujtesës dhe Vitet e pritjes (E. Musliu), me Kujtim Çashkun, Dora e ngrohtë, me Dhimitër Anagnostin, Gurët e shtëpisë sime, me P. Milkanin, Pranvera s’erdhi vetëm, me S. Kumbaron, Koncert në vitin 1936, me Gj. Xhuvanian E diela e fundit dhe I dashur armik.

    Në vitin 1997, interpretoi në filmin grek “Mirupafshim” (regjisor J. Koras, K. Vupuras). Filmi u laureua me Çmimin e Madh në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Mesdhetar në Selanik, ndërsa Margarita Xhepa, Çmimin e Nderit.

    Në maj të vitit 2004, u rikthye në skenën e Teatrit Kombëtar për të shkëlqyer në dramën “Streha e të harruarve”, një tjetër sukses në karrierën e saj 50-vjeçare.

  • “Ishalla ma merr zoti shpirtin o gruaja ime, të dua me shpirt…”/ Egli-Gjestit: Ti as targën nuk do ma shohësh më!

    “Ishalla ma merr zoti shpirtin o gruaja ime, të dua me shpirt…”/ Egli-Gjestit: Ti as targën nuk do ma shohësh më!

    Egli ka debatuar me Gjestin dhe kjo e fundit i ka shprehur se:

    Unë po të respektoj, unë kam faj, ishalla ma merr zoti shpirtin se unë i kam fajet. Të gjitha fjalët e këqija mi the edhe t’i dëgjova. Nuk bëhet kështu se nuk të lë më unë. Deri në Kiamet më kë nga mbrapa, derisa të flasësh si njeri. Leji stilat me mua, po më shtin me ta dridh komplet. Do ja nis me lujt me ty tani, ti ke dashur me të gënjy, me të thënë do martohemi dhe do ishe e lumtur. Nuk ke faj ti, të dua me zemër, do të të marr për gru, me ty do e kaloj jetën, të dua me shpirt. Kështu do ti që të të gënjej unë.

    As targën e makinës nuk do ma shohësh ti mua.

  • U qëlluan brenda 90 minutash, misteret e 4 vrasjeve në Shkodër! Kush urdhëroi për t’i ekzekutuar, dëshmitë mbi ngjarjen e 2 prillit 1991

    U qëlluan brenda 90 minutash, misteret e 4 vrasjeve në Shkodër! Kush urdhëroi për t’i ekzekutuar, dëshmitë mbi ngjarjen e 2 prillit 1991

    Në protestat kundër regjimit diktatorial të komunistëve enveristë, më 2 prill të vitit 1991, u vranë katër të rinj studentë në qendër të Shkodrës.

    Shpallja e protestave në të gjithë Shqipërinë, arriti pikën kulmore në kryeqendrën e Veriut, nga ku u demonstrua hapur qëndresa e studentëve dhe popullsisë vendase, për të rrëzuar regjimin. Vrasja e të rinjve, futi në zi jo vetëm Shkodrën, por të gjithë Shqipërinë, pasi u morën katër jetë të pafajshme, katër jetë rinore, Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka, të cilët u bënë martirë të demokracisë për të çuar në vend nderin e kombit.

    Kjo ngjarje ndodhi në një moment kritik për vendin, pas zgjedhjeve të para pluraliste të 31 marsit 1991, kur tensionet mes regjimit komunist dhe forcave opozitare ishin në kulm. Protesta në Shkodër simbolizoi rezistencën ndaj dhunës dhe kërkesën e palëkundur për një Shqipëri të lirë dhe demokratike. Masakra e 2 Prillit mbetet një plagë e hapur, por edhe një dëshmi e guximit të popullit shqiptar për të rrëzuar diktaturën.

    NGJARJA

    Mëngjesi i 2 prillit 1991 në Shkodër është një nga më të dhimbshmit. U vranë katër djem dhe u plagosën rreth 58 të tjerë në atë shesh që sot mban emrin “2 Prilli”. Pas një shtypjeje 46-vjeçare, ndoshta më të egër sesa në çdo qytet tjetër, Shkodra ishte kundërpërgjigjur në zgjedhjet e para pluraliste të 31 marsit 1991 duke i dhënë fitoren PD, por rezultati i përgjithshëm i zgjedhjeve, la në pushtet PPSH. Të revoltuar për mungesën e një ndryshimi që pengohej me të gjitha format të vinte, edhe pse as dy muaj më parë në qendër të Tiranës ishte rrëzuar statuja e Enver Hoxhës, shkodranët, pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve, dolën për të protestuar si rrallë ndonjëherë. U grumbulluan para godinës së Komitetit të Partisë të rrethit. Disa prej tyre hynë në ndërtesën që kishte sunduar qytetin për vite me radhë, duke grisur, hedhur djegur dhe shkelur shkresat që gjenin. Me dy gishtat lart, thërrisnin kundër pushtetit. Donin të merrnin në dorë situatën që mbahej prej dhjetëvjeçarësh e shtrënguar nga Partia e Punës, por partia ishte ende e fuqishme. Vetëm 15 minuta pas nisjes së protestës, në orën 8.15 u raportua vdekja e protestuesit të parë, Bujar Bishanaku.

    Ndërkohë në orën 08:45, u vranë Nazmi Kryeziu dhe Arben Broci, një figurë e njohur e lëvizjes studentore. Rreth orës 10:00, u qëllua për vdekje edhe Besnik Ceka. Janë katër vrasje, që edhe pse sollën burgosjen e disa krerëve të Partisë së Punës, Degës dhe Policisë së Shkodrës, nuk u zbardhën kurrë. Të pesë të burgosurit, Xhemal Dymylja, ish-sekretari i Parë i Partisë së Punës në Shkodër, Çapajev Taçi, ish-kryetari i Degës së Brendshme në Shkodër, Hajredin Shyti, ish-zv/ministër i Brendshëm, Dilaver Papare, ish-shefi i policisë në Shkodër dhe Gjek Çelaj, ish zv/shefi i policisë së Shkodrës u liruan me amnistinë e vitit 1997, duke ua rënduar brengën familjarëve të viktimave. Në atë kohë, ministër i Brendshëm ishte Gramoz Ruçi, i cili, gjithashtu, u hetua për këtë çështje, por doli i pafajshëm, edhe pse në një urdhër të firmosur prej tij, urdhëroi vendosjen e snajperëve në tarracën e Komitetit të Partisë së Shkodrës dhe ishin këta snajperistë që u bënë përgjegjës për katër vrasjet. Por vetë Gramoz Ruçi ka pasur versionin e tij për këtë ngjarje duke deklaruar që gjatë atyre orëve ai ishte në një mbledhje me autoritetet e larta të shtetit. “Para se të futesha në mbledhje, pyeta në telefon zëvendësministrin, i cili më tha se sapo më njoftuan që në Shkodër ka një të vrarë, por nuk kam informacion për rrethanat e vrasjes. Duke raportuar në mbledhjen e presidencës, më informojnë nga ministria se në Shkodër janë vrarë edhe dy qytetarë të tjerë, është djegur Komiteti i Partisë së Punës, si dhe janë plagosur disa të tjerë, numri i të cilëve nuk dihet”.

    Ruçi, në raportimin e tij, ka tentuar madje ta largojë përgjegjësinë nga forcat shqiptare të punëve të brendshme, duke i konsideruar vrasjet një vepër e shërbimeve të huaja sekrete.

    “Ndërsa hetuesia jonë nuk futet dot as pas 2 ditësh në Shkodër për të kryer detyrën, telekronisti i Malit të Zi, siç del nga kronika e filmuar që dha televizioni i tij, u ndodh në vend dhe i përgatitur për të filmuar ngjarjen. Ose një moment tjetër: kush përfitonte nga transmetimi nëpërmjet Radio-Shkodrës i lajmit që Tirana ra etj., etj.? Atëherë lind pyetja: kush janë këto forca brenda apo jashtë kufijve të Shqipërisë të interesuara për këtë tragjedi?” – shprehej Ruçi.

    E ka përfunduar deklaratën e tij me pyetje dhe çështja e katër vrasjeve mbetet ende pa një përgjigje të qartë. Ka dyshime për armët e përdorura ndaj viktimave, ka dyshime për interesat e fshehta që përvidheshin në atë grup të madh njerëzish që protestonin me sinqeritet dhe haptas kundër regjimit. Po si e raportoi ish-ministri i Brendshëm atë ngjarje në Kuvendin e Shqipërisë? Të nesërmen, më datën 3 prill 1991, Ruçi raportonte se “më 1 prill 1991, vetëm një ditë pas zgjedhjeve dukej se shumë banorë të Shkodrës dhe të Lezhës të dëshpëruar nga rezultati humbës i PD, panë si zgjidhje largimin nga vendi”.

    “Në orën 15:00 me trenin e Shkodrës, erdhën turma të mëdha njerëzish, të cilat u nisën për në Shëngjin nga rrugë e drejtime të ndryshme. Në orën 17:00 në Shëngjin u grumbulluan rreth 4 mijë veta, rreth 700 prej të cilëve, duke vënë fëmijët përpara, u drejtuan nga baza ushtarake, për të rrëmbyer anijet luftarake”. Situata ishte tepër e ndezur. Pasi kthehen nga forcat e rendit, të dërguara edhe nga Fushë Kruja, në Lezhë ka përplasje”- shprehej ai. Duke iu referuar dhunës në protestë dhe 4 të vrarëve, Ruçi ngre një alibi. Ai është shprehur se në kohën kur ndodhi ngjarja, ai ishte qenë në një mbledhje me autoritete të larta të shtetit. Në mesin e autoriteteve të kohës, ka pasur gjithmonë një hipotezë se vrasjet mund të jenë kryer nga shërbimet e huaja sekrete. Pavarësisht mungesës së fakteve bindëse, ishministri Ruçi e renditi në raportimin e tij edhe këtë hipotezë. “Ndërsa hetuesia jonë nuk futet dot as pas 2 ditësh në Shkodër për të kryer detyrën, telekronisti i Malit të Zi, siç del nga kronika e filmuar që dha televizioni i tij, u ndodh në vend dhe i përgatitur për të filmuar ngjarjen. Ose një moment tjetër: kush përfitonte nga transmetimi nëpërmjet Radio-Shkodrës i lajmit që Tirana ra etj., etj.? Atëherë lind pyetja: kush janë këto forca brenda apo jashtë kufijve të Shqipërisë të interesuara për këtë tragjedi?” – shprehej Ruçi.

    Këtyre pyetjeve, ai u shton edhe disa të tjera: “Ç’lloj arme ka shkaktuar vdekjen e Arben Brocit, që më tepër del se është goditur nga anash, sesa nga prapa apo nga shpina, plaga e të cilit nga përmasat nuk justifikon armët që disponojmë? Ç’mjet apo armë i ka shkaktuar tri plagë në shpinën e një viktime tjetër, dy prej të cilave janë sipërfaqësore, ndërsa e treta, megjithëse vdekjeprurëse, nuk ka as daljen dhe as mbetje plumbi apo materiali tjetër në trup, sipas rezultatit të autopsisë? Plumbi i gjetur në trupin e viktimës së tretë, i kujt pistolete është?”– shprehet Ruçi përmes këtyre pyetjeve që nuk morën kurrë përgjigje.

    Këtyre pyetjeve u shtohen edhe pretendimet se në protestën e asaj dite, një ndër parullat kryesore ishte ajo me një theks separatist “Shkodra Republikë”. Ndërkohë pretendohet, se disa njerëz shkuan tek “Radio Shkodra” për të përhapur lajmin se “Shkodra doli Republikë më vete”.

    /Gazeta Panorama

  • Kush do vritej? Arrestohet 19-vjeçari, policia i gjen armën me silenciator (EMRI)

    Kush do vritej? Arrestohet 19-vjeçari, policia i gjen armën me silenciator (EMRI)

    Një 19-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Vlorë, i akuzuar për armëmbajtje pa leje.

    Mësohet se i arrestuari është Panajot Kola, i cili qarkullonte me armë zjarri në makinë, ndërsa u ndalua edhe drejtuesi i automjetit, për moskallëzim krimi.

    Raportohet se makina ku udhëtonin dy të rinjtë u ndalua në aksin rrugor “Orikum-Vlorë” në Radhimë, për kontroll. Në momentin e ndërhyrjes së Policisë, 19-vjeçari i cili ishte pasagjer, ka hedhur nga automjeti një çantë dhe ka tentuar të largohet me vrap, por është kapur menjëherë nga shërbimet e Policisë.

    Gjatë kontrollit në çantë u gjet një armë zjarri pistoletë me silenciator, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

    Njoftimi i policisë:

    Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Nightfall”, për goditjen e një rasti të armëmbajtjes pa leje. Qarkullonte me armë zjarri pistoletë me silenciator, në automjet, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 19-vjeçari. Vihet në pranga dhe drejtuesi i automjetit, për moskallëzim krimi. Sekuestrohet arma e zjarrit.

    Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda i DVP Vlorë, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Nightfall”.

    Gjatë këtij operacioni, në mbrëmje, në aksin rrugor “Orikum-Vlorë”, në Radhimë, është ndaluar për kontroll një automjet tip “Mercedes Benz” me të cilin qarkullonin 2 shtetas. Në momentin e ndërhyrjes së Policisë, pasagjeri ka hedhur nga automjeti një çantë dhe ka tentuar të largohet me vrap, por është kapur menjëherë nga shërbimet e Policisë. Gjatë kontrollit në çantën marsup, u gjet një armë zjarri pistoletë me silenciator, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

    Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit: P. K., 19 vjeç, banues në Orikum, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”; B. K., 34 vjeç, banues në Orikum, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.

    Në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për rastin. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.