Category: Lajme

  • Inskenoi vdekjen në Pukë, Davide Pecorelli ekstradohet nga Italia në Shqipëri për të vuajtur dënimin!

    Inskenoi vdekjen në Pukë, Davide Pecorelli ekstradohet nga Italia në Shqipëri për të vuajtur dënimin!

    Është ekstraduar nga Italia drejt Shqipërisë shtetasi Davide Pecorelli, i cili u mor në dorëzim sot në Rinas nga Forcat Operacionale të DPB-së dhe po dërgohet në Institucionet e Ekzekutimeve të Veprave Penale.

    Sipas vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, ndaj tij është caktuar masa “arrest në burg”, si i dyshuar për veprat penale “Mashtrimi”, “Dhunimi i varreve”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

    lajm ne perditesim…

  • Shpërthen në flakë automjeti te “Komuna e Parisit”, pronari merr letrat dhe ikën

    Shpërthen në flakë automjeti te “Komuna e Parisit”, pronari merr letrat dhe ikën

    Ende nuk dihen arsyet, por në pamjet e publikuara nga mediat, shihet shtëllunga e tymit që del automjeti, pronari i automjetit qe largohet nga skena dhe kalimtare, disa duke vrapuar e disa duke filmuar me telefonat e tyre.

  • Qarkullonte i armatosur me pistoletë dhe tentoi të arratisej kur u lokalizua nga policia! Vihet në pranga 19-vjeçari

    Qarkullonte i armatosur me pistoletë dhe tentoi të arratisej kur u lokalizua nga policia! Vihet në pranga 19-vjeçari

    Një 19-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi qarkullonte i armatosur nëpër qytet.

    Uniformat blu bëjnë me dije se gjatë operacionit, në Kamëz, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin me të cilin qarkullonte shtetasi Alger Tarko dhe i kanë bërë shenjë ndalimi.

    Ai nuk është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë dhe ka tentuar të largohet me shpejtësi, por si rezultat i veprimeve të shpejta policore është kapur dhe vënë në pranga.

    Gjatë kontrollit në automjetin e 19-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe municion, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.

    Njoftimi i policisë

    Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Golden Gun”.
    Qarkullonte i armatosur me pistoletë dhe tentoi të largohej me automjet, kur u lokalizua nga shërbimet e Policisë, kapet dhe vihet në pranga 19-vjeçari.

    Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë me municion dhe automjeti.
    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore se një shtetas qarkullonte me automjet, i armatosur, organizuan dhe finalizuan operaconin policor të koduar “Golden Gun”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi: A. T., 19 vjeç, banues në Zall Mner.

    Gjatë operacionit, në Kamëz, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin me të cilin qarkullonte shtetasi A. T. dhe i kanë bërë shenjë ndalimi. Ai nuk është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë dhe ka tentuar të largohet me shpejtësi, por si rezultat i veprimeve të shpejta policore është kapur dhe vënë në pranga.

    Gjatë kontrollit në automjetin e 19-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe municion, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

  • Supergol nga jashtë zone, Myrto Uzuni bën protagonistin te Austin në Amerikë

    Supergol nga jashtë zone, Myrto Uzuni bën protagonistin te Austin në Amerikë

    Myrto Uzuni është rikthyer te goli duke gjetur rrugën e rrjetës në Amerikë.

  • Trafikimi i lëndëve narkotike/ Finalizohet operacioni policor “Pako 5”, SHBA-Shqipëri ‘marrëveshje’ me drogën…

    Trafikimi i lëndëve narkotike/ Finalizohet operacioni policor “Pako 5”, SHBA-Shqipëri ‘marrëveshje’ me drogën…

    Policia e Shtetit bën me dije se me anë të një operacioni policor ‘Pako 5’, ka arrestuar 2 shtetas që kishin ‘marrëveshje’ për postimin e drogës SHBA-Shqipëri.

    Njofitmi i policisë:

    Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Pako 5”, kundër trafikimit të lëndëve narkotike nga ShBA,nëpërmjet postës.
    U kapën nga Policia, sapo morën pakon me 1 kg e 52 g Cannabis me përqindje të lartë THC,në një degë postare në Vorë,vihen në pranga 2 shtetas.

    Sekuestrohet pakoja me lëndën narkotike. Në vijim të aksioneve policore intensive,me fokus goditjen e rasteve të trafikimit të lëndës narkotike Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC, nga ShBA, me qëllim shitjen në vendin tonë, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në drejtimin e Prokurorisë dhe në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale,Komisariatin e Policisë Rinas dhe Filialin Qendra Tranzite e Postës Shqiptare,finalizoi operacionin “Pako 5”.

    Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit Kevin Qorpasha.,24 vjeç dhe Dion Hoxha 22 vjeç,të dy banues në Tiranë. Ata u kapën në flagrancë,menjëherë pasi morën në një degë postare në Vorë, një pako me 1 kg e 52 g Cannabis me përqindje të lartë THC, të trafikuar nga ShBA, me qëllim shitjen në Shqipëri. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

  • Dhurata Dora, poston foton provokuese për lançimin e saj, ja çfarë surprize na pret…

    Dhurata Dora, poston foton provokuese për lançimin e saj, ja çfarë surprize na pret…

    Dhurata Dora, një nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare, ka publikuar një foto të re në Instagram që ka shkaktuar valë reagimesh. Me një fustan elegant dhe një pozë mbresëlënëse përballë detit, ajo njofton për një ngjarje të veçantë që do të ndodhë nesër. Në përshkrimin e saj, ajo thotë “VONË / Tomorrow 8.05 – 20:00”, duke lënë fansat me kureshtje për atë çfarë do të ndodhë.

    Po ashtu, ndjekësit tashmë po spekulojnë se çfarë do të sjellë ajo nesër; a do të jetë një këngë e re, një bashkëpunim emocionues apo ndonjë surprizë tjetër? Çdo mundësi është në tryezë, dhe fansat e saj mezi presin të mbërrijë ajo që ajo ka planifikuar.

    Nuk është hera e parë që Dhurata bën bujë në rrjetet sociale, dhe me çdo postim të saj ajo po e forcon statusin e saj si një nga ikonat më të njohura të muzikës shqiptare. Duhet të ndiqni këtë artistë të mrekullueshëm për të parë se çfarë do të ndodhë më pas.

  • DALIN FOTOT/ Këta janë tre anëtarët e grupit të Talo Çelës që u arrestuan në Dubai

    DALIN FOTOT/ Këta janë tre anëtarët e grupit të Talo Çelës që u arrestuan në Dubai

    Tre kriminelë shqiptarë të njohur si përkrahës të të shumëkërkuarit Talo Çela janë arrestuar në Dubai.

    Personat që shihni në foton e mësipërme janë tre shtetasit: Ervis Daka, Maksim Koçi dhe Ado Xhika, të cilët u vunë në pranga në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”

    Kush janë 3 të arrestuarit?

    Ervis Daka (38 vjeç) akuzohet për vrasje me paramendim (në tentativë), sigurim kushtesh për të kryer vrasje, mbajtje pa leje armësh dhe përkrahje të autorit të krimit. Daka dyshohet se ka informuar autorët e një atentati ndaj shtetasit K. P., ka ndihmuar në përgatitjen e vrasjes së shtetasit A. S., dhe ka strehuar për një kohë të gjatë të shumëkërkuarin Talo Çelën.

    DALIN EDHE FOTOT/ Këta janë tre anëtarët e grupit të

    Maksim Koçi (39 vjeç) akuzohet për vrasje me paramendim, sigurim kushtesh për vrasje, mbajtje pa leje armësh dhe përkrahje të autorit të krimit. Sipas autoriteteve, ai ka marrë pjesë në vrasjen e shtetasve K. K. dhe I. A., ka planifikuar atentate të tjera dhe ka ndihmuar Talo Çelën për t’u fshehur.

    DALIN EDHE FOTOT/ Këta janë tre anëtarët e grupit të

    Ado Xhika (40 vjeç) akuzohet për përkrahje të autorit të krimit, pasi për rreth dy vite ka strehuar dhe ndihmuar Talo Çelën, madje ka ndërmjetësuar edhe një intervistë me një gazetar.

    DALIN EDHE FOTOT/ Këta janë tre anëtarët e grupit të

    Të tre këta shtetas kishin masa sigurie të formës “arrest në burg” të vendosura nga Gjykata e Posaçme (GJKKO) në vitin 2024 dhe janë të përfshirë në aktivitete të grupeve të strukturuara kriminale.

    NJOFTIMI I PLOTË:

    “Policia e Shtetit/Vijon intensivisht operacioni “The Wanted”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

    Kapen në Dubai, 3 shtetas të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale kundër personit, dhe përkrahës të të shumëkërkuarit T. Ç.

    Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve në kohë reale dhe koordinimit konstant të veprimeve operacionale, mes strukturave të specializuara të Policisë së Shtetit dhe agjencive ligjzbatuese në Emiratet e Bashkuara Arabe, realizuar nëpërmjet strukturave të Interpolit, u finalizuan në Dubai, 3 faza të tjera të operacionit “The Wanted”. Konkretisht, u kapën shtetasit:

    -E. D., 38 vjeç, të cilit GjKKO, në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal. Ai akuzohet se:

    -ka informuar shtetasit që kanë tëntuar të vrasin shtetasin K. P., në lidhje me lëvizjet e tij;

    -ka siguruar kushtet/mjetet për vrasjen e shtetasit A. S.;

    -ka strehuar, ka transportuar dhe i ka siguruar kushtet e nevojshme për jetesë, shtetasit të shumëkërkuar T. Ç.

    -M. K., 39 vjeç, të cilit GjKKO, në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer për interes dhe hakmarrje, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal. Ai akuzohet se:

    -ka marrë pjesë në vrasjet e shtetasve K. K. dhe I. A.;

    -ka siguruar kushtet/mjetet për vrasjen e shtetasve A. S. dhe A. C. alias A. S.;

    -ka ndihmuar shtetasin e shumëkërkuar T. Ç., për t’u fshehur;

    -A. Xh., 40 vjeç, të cilit GjKKO, në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal. Ai akuzohet se:

    -për rreth 2 vjet, ka ndihmuar shtetasin T. Ç., duke i krijuar kushtet e nevojshme për jetesë;

    -ka shoqëruar 1 gazetar, me qëllim intervistimin e shtetasit T. Ç.

    Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët, me qëllim ekstradimin e këtyre shtetasve, në Shqipëri”, njofton policia.

  • Reagimi i degës së PD në Elbasan, pas incidentit në mitingun e Berishës…

    Reagimi i degës së PD në Elbasan, pas incidentit në mitingun e Berishës…

    Gjatë mitingut të Sali Berishës në Elbasan, ku mbeti i lënduar në kokë djali i Luçiano Boçi, ka reaguar dega e PD në këtë qytet. Fatkeqësisht, ky episod i izoluar u përdor me shpejtësi nga qarqe të afërta me mazhorancën për ta politizuar dhe për të njollosur suksesin e këtij takimi madhështor, ku qytetarët e Elbasanit treguan mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme për Prof. Dr. Sali Berishën dhe Partinë Demokratike. Sipas sqarimit të bërë prej tyre, thuhet se ky episod ka ndodhur pas një konflikti banal mes disa të rinjve.

    “Në lidhje me incidentin e ndodhur gjatë mitingut përmbyllës të Partisë Demokratike në Elbasan, Partia Demokratike Dega Elbasan dëshiron të sqaroj opinionin publik se bëhet fjalë për një konflikt të natyrës krejtësisht banale mes disa të rinjve, pa asnjë lidhje me përplasjen e grupeve mbështetëse të kandidatëve apo me organizimin e Partisë Demokratike.

    Partia Demokratike Elbasan u bën thirrje të gjithë qytetarëve të mos ndikohen nga manipulime të tilla keqdashëse dhe të mbeten të fokusuar tek qëllimi ynë i përbashkët: fitorja e vlerave demokratike dhe ndryshimi që Elbasani dhe Shqipëria meritojnë”, thuhet në deklaratë.

  • Motra rreh brutalisht fqinjët, i biri kthehet nga Anglia e i vret vëllanë! Krimi i paralajmëruar prej 20 vjetësh! Si ka nisur konflikti për një rrugë

    Motra rreh brutalisht fqinjët, i biri kthehet nga Anglia e i vret vëllanë! Krimi i paralajmëruar prej 20 vjetësh! Si ka nisur konflikti për një rrugë

    Një krim i rëndë është shënuar në një fshat të Hasit pasditen e djeshme. Ylber Jaku, 41 vjeç, i ka marrë jetën fqinjit të tij, Reshit Sallahu, 34 vjeç, në afërsi të shtëpisë së tij.

    Prita fatale që iu zu 34- vjeçarit erdhi nga një konflikt i përshkallëzuar prej të paktën 20 vjetësh, për të cilin janë në dijeni të gjitha institucionet dhe askush nuk ka ndërhyrë ta zgjidhë dhe as ta shuajë. Mirëpo agravimi i ashpër ndodhi dy ditë më parë, kur motra e viktimës sulmon më sëpatë një çift të moshuarish, duke i plagosur rëndë. Policia shkoi në fshatin e largët dhe vuri në pranga vajzën dhunuese, ndërsa bashkë me marrjen e autores së sulmit brutal dhe nisjen për në spital të çiftit të të plagosurve, e braktisi vendin e ngjarjes.

    Dje, pas mesditës, djali i çiftit ka mbërritur në fshatin Pla duke e pritur Reshit Sallahun të kthehet në banesë. Me një pushkë, që nuk dihet se ku e ka gjetur, ai ka qëlluar mbi të 8 herë duke i marrë jetën në vend. Autori Ylber Jaku i ka pritur policinë në shtëpinë e tij bashkë me armën e krimit, ndërkohë që para se sa të mbërrinte në shtëpinë e tij, ai ka vizituar të atin e të ëmën në spitalin Ushtarak.

    Kur ka parë gjendjen e rënduar të tyre, ai është nisur për në Has duke kryer edhe krimin e rëndë. Mirëpo ngjarja bëhet edhe më e rëndë, kur u mësua se Ylberi ishte nisur ditën e djeshme nga Anglia dhe se rrugës kishte paralajmëruar edhe krimin e rëndë me anë të një fotoje që kishte hedhur në rrjetet sociale. Po ashtu mësohet se konflikti mes dy familjeve fqinje është denoncuar me dhjetëra herë dhe askush nuk ka reaguar për të ardhur në ngjarjen e rëndë të dy ditëve të njëpasnjëshme, me një të vrarë, dy të plagosur dhe dy persona të arrestuar. Policia dha dje të dhënat për aktin e rëndë dhe tha se prokuroria ka nisur hetimet.

    HETIMET PËR NGJARJEN

    Nga të dhënat e para që kanë dalë nga hetimet intensive rezulton se autori Ylber Jaku ka ardhur nga Anglia për të kryer krimin, kurse viktima kishte qenë në qytetin e Kukësit dhe po kthehej me makinë, kur u sulmua në pritë. Policia tha se ngjarja ka lidhje me konfliktin e raportuar më 6 maj, ku dy bashkëshortët përfunduan në spital pas përleshjes për shkak të sherrit për pronat, teksa kishin nisur hetimet për të dyja palët.

    Madje sipas informacioneve paraprake, kishte pasur edhe ankesa e denoncime nga palët për këto konflikte pronësie prej më shumë se dy dekadash. Për plagosjen e së martës u mor nën akuzë dhe arrestua vajza 21-vjeçare, e dyshuar për sulmin me një mjet të fortë, me sëpatë. Por dinamika nuk përfundoi me kaq. Pasi dje, rreth orës 16:40, Policia raportoi se Ylber Jaku 41- vjeç, ka qëlluar për vdekje me armë Reshit Sallahun, 34 vjeç, i cili është vëllai i vajzës së dyshuar që plagosi bashkëshortët pas sherrit. Sipas dinamikës rezulton se Artjola Sallahi, pas konfliktit për pronësi, sulmoi çiftin e bashkëshortëve duke i plagosur rëndë.

    KONFLIKTI

    Policia ende nuk ka bërë me dije detajet konkrete nga konflikti mes dy familjeve, por ajo që është mësuar që prej së martës e deri mbrëmë është se një nga familjet ka hapur një rrugë kalimi vite më parë nëpër pronë. Gjurma e rrugës ka qenë burim konfliktesh prej vitesh, pasi dy familjet pretendojnë se rruga ka prekur pronat e tyre. Policia dhe forca të shumta mbështetëse kanë shkuar në vendngjarje, duke kryer arrestimin e autorit dhe sekuestrimin e armës së krimit. Hetimet për krimin janë ende aktive dhe pritet të sqarohen rrethana të tjera.

    Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes, ndërkohë që nuk dihet se cili ka qenë roli i viktimës në atë ngjarje që shënoi dhunimin e prindërve të autorit të krimit të djeshëm. Prokuroria pritet të hap dosjet ku gjenden kallëzimet ndër vite të sherreve mes dy familjeve Sallahi dhe Jaku për të parë se çfarë vërtet ka ndodhur mes tyre. ndërkohë ende nuk dihet gjendja shëndetësore e të dhunuarve dhe po ashtu pritet të merret edhe dëshmia e autorit të krimit të rëndë, i cili udhëtoi dje nga Anglia për t’i marrë jetën vëllait të vajzës që i dhunoi brutalisht të atin dhe të ëmën

  • “Nuk shkel më në Shqipëri”/ Këngëtari i njohur grek akuza të rëndë Ramës dhe Tavos: Më përdorët si karrem

    “Nuk shkel më në Shqipëri”/ Këngëtari i njohur grek akuza të rëndë Ramës dhe Tavos: Më përdorët si karrem

    Portali Himara.gr ka raportuar se Vangjel Tavo, përmes një tenderi të drejtpërdrejtë dhe pa transparencë, ka financuar këngëtarin e njohur Christos Mastoras me një shumë prej rreth 100 mijë eurosh, vetëm disa ditë para zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri. Promovimi i këtij aktiviteti është bërë edhe në rrjetet sociale nga vetë kryeministri Edi Rama.

    Hapja e sezonit turistik në Himarë më 2 dhe 3 maj ka ngjallur debat në mediat greke, pas reagimit të këngëtarit të njohur Christos Mastoras. Ai ka deklaruar se pjesëmarrja e tij në koncert u përdor politikisht nga kryeministri Edi Rama, duke e kthyer aktivitetin në një pjesë të fushatës zgjedhore të partisë në pushtet. Mastoras thekson se nuk ishte në dijeni të karakterit politik të ngjarjes, pasi kishte marrë garanci nga kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, se bëhej fjalë për një aktivitet kulturor.

    ‘Më vjen keq të konstatoj se garancitë që aktiviteti nuk do kishte motive politike ishin një karrem që e hënga si idiot. E gjeta veten të mashtruar dhe të akuzuar në një lojë politike ku humbës janë vetëm njerzit për të cilët unë këndoj. Ndoshta është koncerti im i parë dhe i fundit në Shqipëri. ‘Përça dhe Pushto’ është hiti më i përjetshëm i të gjitha kohërave.’, shkruan ai.

    Mastora sqaron më tej në reagimin e tij se këngëtari theksoi se kishte pasur shumë presion për të kënduar në koncert dhe se vendosi të marrë pjesë me kusht që honorari i tij të shkonte për Shtëpinë e Fëmijëve në Dropull dhe Spitalin e Fëmijëve të Tiranës, ku ai vetë ishte shtruar në spital kur ishte i vogël. Megjithatë, fakti që kryeministri i Shqipërisë e përshëndeti fillimin e eventit, por gjithashtu kaloi kaq shumë kohë duke e promovuar koncertin në mediat sociale, ngriti pyetje edhe më të mëdha mbi përdorimin për qëllime elektorale të njerëzve të ftuar në këtyë aktivitet për të cilin Bashkia e Himarës shpenzoi më shumë se 100 mijë euro.

    Madje mediat e vendit fqinj kanë kryqëzuar edhe kryebashkiakun e Veriut të Korfuzit, të cilit kryeministri Rama iu drejtua me elozhe gjatë aktivitetit në fjalë, aq më tepër kur organizator i eventit ishte Vangjel Tavo, i cili për Athinën zyrtare është një kryebashkiak i emëruar politikisht nga Edi Rama pas burgosjes së Fredi Belerit.