Category: Lajme

  • “Ilaria është gjetur e vdekur”- Ish i dashuri e vrau dhe e futi trupin në valixhe, gjyshi i 22-vjeçares shqiptare tregon si e mori vesh lajmin: Prindërit e prisnin për Bajram, por…

    “Ilaria është gjetur e vdekur”- Ish i dashuri e vrau dhe e futi trupin në valixhe, gjyshi i 22-vjeçares shqiptare tregon si e mori vesh lajmin: Prindërit e prisnin për Bajram, por…

    Gjyshi i Ilaria Sulës, e cila u masakrua me thikë nga ish i dashur filipinas dhe më pas trupi i pajetë i saj i vendosur brenda një valixheje u hodh nga një shkëmb, ka treguar si e mori vesh lajmin.

    Në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, Bashkim Sula rrëfeu se ishte në kafe kur një mik i tij e mori në telefon dhe i tregoi për ngjarjen tragjike.

    Gjyshi i 22-vjeçares u shpreh se Ilaria, e cila jetonte në një apartament me qira në Romë me disa shoqë të saj, ishte zhdukur prej datës 25 Mars ndërsa familja ngriti alarmin kur Ilaria nuk shkoi në shtëpi për Bajram.

    “Kam një javë që skam folur me djalin, nusen e tij dhe nipin. Isha në kafe, më mori një mik, më tha “ku je Bashkim” i thashë jam në kafe. Më tha “Ilaria ka vdekur, është gjetur e vdekur” I thashë nuk di gjë, djali s’është këtu por në Romë. Djemtë me nuset janë në Romë, ndërsa vetëm ne dy pleqtë jemi këtu.

    Ajo u zhduk me datën 15. Ne e prisnim për Bajram, kishim dalë tek treni. Nusja e djalit tha “s’po vjen goca, nuk më përgjigjet në telefon”. Djali la punën dhe ikën në Romë, që atë ditë nuk kanë ardhur në shtëpi më, banesa është mbyllur. Për Vit të ri kam folur për herë të fundit më Ilarian. Neve nuk na ka thënë gjë për djalin, për prindërit nuk dimë gjë. S’dimë që ishte e lidhur, por edhe nëse do ishte nuk është problem”, tha gjyshi i viktimës.

  • Piu helm, një grua i jep fund jetës në mënyrë tragjike

    Piu helm, një grua i jep fund jetës në mënyrë tragjike

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Devoll, ku një grua dyshohet se i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike.

    Viktima është shtetasja T. K., 66 vjeçe. Sipas autoriteteve policore, dyshohet se ajo ka humbur jetën nga vetëhelmimi.

    Policia thotë se po punohet për dokumentimin e shkakut të vdekjes.

  • Fëmija 12-vjeçar qëllon me pistoletë në ajër, procedohet penalisht i ati

    Fëmija 12-vjeçar qëllon me pistoletë në ajër, procedohet penalisht i ati

    Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë njofton se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. X., 53 vjeç, pasi në një video të postuar në rrjetet sociale shfaqet djali i tij, një fëmijë 12-vjeçar, duke qëlluar në ajër me një pistoletë manovër.

    Policia reagoi menjëherë pas identifikimit të videos, duke sekuestruar armën dhe 14 fishekët manovër si prova materiale.

    Sakaq, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme në këtë çështje.

  • Aldo shpreh hapur ndjenjat ndaj Danjës: Ndjenja lind, s’ke çfarë i bën

    Aldo shpreh hapur ndjenjat ndaj Danjës: Ndjenja lind, s’ke çfarë i bën

    Në një bisedë të sinqertë, Aldo ka pranuar se arsyeja e vërtetë e shkëputjes nga Danja nuk kishte të bënte me një pëlqim për dikë tjetër, por me diçka shumë më të ndërlikuar. Ai e ka pranuar hapur se ndjenjat e tij ndaj saj kishin kaluar kufijtë e një raporti shoqëror.

    “Shpresoj ta marrësh me qetësi këtë që do të them. Ka disa kohë që po mendoj… Po thoja më parë se ndjenja lind, nuk ke çfarë i bën. Besoj që nga momenti që jemi shkëputur, shkëputja ka ardhur për një arsye tjetër. Jo sepse pëlqeja Rezin apo dikë tjetër, por sepse papritur fillova të ndiej disa gjëra që s’duhej t’i ndieja ndaj teje! Gjëra që e kalojnë raportin shoqëror. Nuk e kontrolloj dot, nuk kam çfarë t’i bëj. Por edhe unë kam parë diçka nga ti… shikime të një natyre që mbase… më kupton?”

    Me këtë deklaratë, Aldo ka lënë të kuptohet se ndjenjat e tij për Danjën nuk ishin thjesht shoqërore, duke shtuar dyshime dhe emocione të forta në dinamikën e tyre.

  • E RËNDË! 18-vjeçari pa leje drejtimi përplas me makinë të moshuarin, përfundon në pranga

    E RËNDË! 18-vjeçari pa leje drejtimi përplas me makinë të moshuarin, përfundon në pranga

    Policia e Kukësit ka arrestuar 18-vjeçarin Sh. M., i cili duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi në rrugën “EKSOD 99”, ka përplasur një këmbësor 74-vjeçar, H. K.

    I moshuari ka marrë trajtim mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetën. Sakaq, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Kukësit për veprime të mëtejshme.

    Njoftimi i policisë:

    Drejtoria Vendore e Policisë Kukës

    Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. M., 18 vjeç, banues në Kukës, pasi dje, në rrugën “EKSOD 99”, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi, dyshohet se ka përplasur shtetasin H. K., 74 vjeç, këmbësor. Shtetasi H. K. mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

  • “Durim derri paske pasur o Egli Tako…”/ Banorja puth veten para Gjestit!

    “Durim derri paske pasur o Egli Tako…”/ Banorja puth veten para Gjestit!

    Teksa ishin te guzhina, Gjesti ka ironizuar Eglin duke shprehur se:

    Fansat e mi hiqmani follow-in dhe bëjini Eglit. Unë jam dyfytyrsh, nuk ka puls. Ma hiqni të gjithë follow-in, Egli është me e pafajshmja, sepse kështu më thotë.

    Egli:

    Durim derri paske pasur o Egli Tako. Të isha njeri do të të kisha puthur në ballë. (Puth duart)

    Gjesti:

    Unë të kam thënë që nuk ka qenë lidhje. Kingi nuk do luftë me Eglin.

  • Ekstradohet nga Italia krahu i djathtë i Suel Çelës

    Ekstradohet nga Italia krahu i djathtë i Suel Çelës

    Bujar Shega, i njohur dhe me emrin Marsel, i cili është krahu i djathtë i organizatës kriminale të Suel Çelës, është ekstraduar nga Italia dhe është dërguar në Shqipëri. Shega, i cili ishte ndaluar në Itali në nëntor të vitit të kaluar, është kërkuar nga SPAK për disa vepra penale dhe ndaj tij GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”.

    Ekstradimi i Shegës në Shqipëri është kryer me pëlqimin e tij, dhe ai dyshohet për disa vepra penale, përfshirë:

    “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e bashkëpunimit në një grup të strukturuar kriminal, për të cilin është parashikuar dënimi sipas nenit 283/a/1, 28/4 dhe 334 të Kodeksit Penal. Ky fakt penal është verifikuar më 13 dhjetor 2020, kur është sekuestruar një sasi prej 930 kilogramësh kokainë në Ekuador;

    “Grupi i strukturuar kriminal”, sipas nenit 333/a/1 të Kodeksit Penal;
    “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287/1, shkronjat “a” dhe “b” të Kodeksit Penal.
    Shega pritet të dalë para GJKKO për verifikimin e masës “arrest me burg” të caktuar në mungesë.

  • “Myslimanët i falen Allahut pesë herë në ditë”/ Batuta e Ramës: Ne ngelëm duke falënderuar BE-në mëngjes, drekë, darkë

    “Myslimanët i falen Allahut pesë herë në ditë”/ Batuta e Ramës: Ne ngelëm duke falënderuar BE-në mëngjes, drekë, darkë

    ë takimin e dytë të nivelit të lartë “Shqipëria 2030 në BE- Rruga e Reformave”, kryeministri Edi Rama u shpreh mirënjohës për vlerësimet pozitive që ka marrë Shqipëria nga Këshilli Evropian dhe BE për punën që vendi ynë po bën për t’u anëtarësuar në familjen e madhe evropiane.

    Sigurisht gjatë fjalimit të Ramën nuk munguan batutat, teksa theksoi mirënjohjen e shqiptarëve për BE-në.

    “Nuk e prisja që do vinte një ditë që unë do shprehesha me tone shumë pozitive për Këshillin Evropian. Por jemi shumë mirënjohës për ekspertizën që kemi marrë nga Këshilli Evropian. Ne ngelëm duke e falënderuar BE-në mëngjes drekë darkë. Myslimanët falen pesë herë, i falen Allahut pesë herë, ne i falemi BE-së më shumë se pesë herë në ditë”- tha Rama.

  • “Janë çmendur të gjitha partitë…”/ Arlind Qori prezanton programin: Nga taksat e biznesit tek korrupsioni, ja premtimet

    “Janë çmendur të gjitha partitë…”/ Arlind Qori prezanton programin: Nga taksat e biznesit tek korrupsioni, ja premtimet

    Edhe pse zyrtarisht nuk ka nisur fushata elektorale, partitë politike kanë shpalosur programi ne tyre politik, me të cilin kërkojnë votat e qytetarëve.

    Edhe “Lëvizja Bashkë” e drejtuar nga Arlind Qori ka nisur premtimet e veta, teksa nuk kursen as kritikat për kundërshtarët. Qori ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku analizon premtimet e kundërshtarëve të tij për taksat e biznesit. Ai shprehet se “Lëvizja Bashkë” do taksojë oligarkët, për të shpëtuar ekonominë nga duart tyre.

    Qori ka një premtim edhe për financimi ne partive në periudhë fushate, teksa shprehet që partitë e tjera po financohen nga oligarkët dhe po bëjnë shpenzime marramendëse.

    Arlind Qori: Është për të qeshur dhe për të qarëse si të gjitha partitë politike në Shqipëri po nxitojnë të premtojnë taksa më të ulëta për oligarkët. E nisi Edi Rama këtë lojë, duke bërë 8% tatimin mbi dividentin e korporatave të oligarkëve. Pyetën Sali Berishën, njëherë tha 10, pastaj tha 8, pastaj çfarë të doni ju u tha. Mbase e bën 0 fare, sepse janë komplet të papërgjegjshëm. Po ashtu, ka plot parti të tjera në Shqipëri, përveç “Lëvizjes Bashkë”, të cilat premtojnë taksa shumë të ulëta për oligarkët.

    Programi i “Lëvizjes Bashkë” premton që oligarkët të paguajnë një tarifë tatimi 20% dhe mbi këtë, të paguajnë dhe 15% tatim dividenti. Gjithsesi, masat tona për të çliruar ekonominë nga oligarkia do shkojnë më tej se sa premtimi për taksimin. Ne do të anulojmë ligjin e investitorëve strategjikë. Ne do t’ju japim fund përmes hetimit dhe anulimit pastaj koncesioneve, që i kanë pasuruar oligarkët mbi mishin dhe pasurinë e një shoqërie të tërë. Por ka dhe më, ne do të hetojmë lejet e ndërtimit në Tiranë dhe në bregdet. Do të hetojmë posaçërisht lejet e ndërtimit të kullave dhe kudo ku ka shkelje ligjore dhe sipas ligjit, kullat do të rrëzohen.

    Po ashtu, nuk do të jepen më leje ndërtimi në Tiranë, brenda Unazës së Madhe. Ne do të themelojmë një agjenci të pavarur, për Integritet dhe Anti-korrupsion, e cila do të hartojë politika parandaluese kundër konfliktit të interesit, kapjes së shtetit dhe korrupsionit.

    Ne do të hartojmë një ligj të ri për financimin e partive, për t’i dhënë fund kësaj ndyrësie që shihet edhe në këto zgjedhje, ku oligarkët nuk lënë parti pa financuar, përveç “Lëvizjes Bashkë”. Janë çmendur të gjitha partitë duke shpenzuar shuma marramendëse për aktivitete që nuk përputhen me forcën e tyre dhe me mbështetjen që kanë qytetarët. Nuk mund të ketë edhe oligarki edhe demokraci. “Lëvizja Bashkë” ka zgjedhur demokracinë, ndaj unë ju ftoj të bëhemi bashkë në mënyrë që ta vendosim njëherë e mirë demokracinë në vendin tonë.

  • Gjesti ‘akuzon’ Loredanën se e ka puthur, reagon e INDINJUAR banorja!

    Gjesti ‘akuzon’ Loredanën se e ka puthur, reagon e INDINJUAR banorja!

    Loredana ka debatuar me Gjestin. Banorja i ka shprehur atij se:

    Sa herë që afrohet një vajzë dhe të puth në faqe ti e merr për ngacmim seksual.

    Gjesti:

    Shpifje, asnjëherë se kam thënë, kurrë.

    Loredana:

    Ti e çon ashtu. Pas suitës ku isha me Jozin më the që erdha të të puth ty, çfarë do me thënë më këtë ti?

    Gjesti:

    Pse e keqkupton ti, po them atë që bëre. Vet po e bëni të madhe. Vet i bëni situatat.