Category: Lajme

  • Gjesti ‘akuzon’ Loredanën se e ka puthur, reagon e INDINJUAR banorja!

    Gjesti ‘akuzon’ Loredanën se e ka puthur, reagon e INDINJUAR banorja!

    Loredana ka debatuar me Gjestin. Banorja i ka shprehur atij se:

    Sa herë që afrohet një vajzë dhe të puth në faqe ti e merr për ngacmim seksual.

    Gjesti:

    Shpifje, asnjëherë se kam thënë, kurrë.

    Loredana:

    Ti e çon ashtu. Pas suitës ku isha me Jozin më the që erdha të të puth ty, çfarë do me thënë më këtë ti?

    Gjesti:

    Pse e keqkupton ti, po them atë që bëre. Vet po e bëni të madhe. Vet i bëni situatat.

  • Ndarja nga jeta e aktores së madhe Margarita Xhepa, homazhet mbahen te Teatri Kombëtar të Operas dhe Baletit! Ja data dhe ora

    Ndarja nga jeta e aktores së madhe Margarita Xhepa, homazhet mbahen te Teatri Kombëtar të Operas dhe Baletit! Ja data dhe ora

    Homazhet për aktoren e madhe Margarita Xhepa, e cila u nda sot (3 prill) nga jeta, në moshën 91-vjeçare, do të mbahen në hollin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

    Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit pas komunikimeve me familjen e aktores, njofton se homazhet do të mbahen nesër më datë 4 prill në orën 10:00-13:00.

    KUSH ISHTE MARGARITA XHEPA

    Një nga Zonjat e Mëdha të teatrit dhe filmit shqiptar që ka skalitur memorien e publikur shqiptare me role brilante që prej fillimit të saj, në vitet 60 dhe deri më tani.

    Nga viti 1950 u aktivizua si artiste probiste në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar) dhe njëkohësisht studioi në Liceun Artistik, dega e Dramës.

    Ka krijuar mbi 150 role në teatër, midis të cilëve mund të përmendim: Majlindën tek filmi “Majlinda” (Xh. Broja), Dafina tek Lumi i vdekur (dramatizim nga K. Velça i romanit me të njëjtin titull të Jakov Xoxës), Filja tek Cuca e maleve (Loni Papa), Zonja Mëmë tek Kush e solli Doruntinën (dramatizim nga Edmond Budina e Pirro Mani i romanit me të njëjtin titull të Ismail Kadaresë), Nëna tek Përballë vetes (Ruzhdi Pulaha) etj.

    Ka qënë njësoj e suksesshme në rolet e dramaturgjisë botërore, si Ofelia tek Hamleti, vajza e dytë tek Mbreti Lir, dado tek Romeo e Xhulieta, Mbretëresha Margaret tek Rikardi III, të Shekspirit.

    Në rolet e tjera nga dramaturgjia botërore spikasin Klea tek Dhelpra dhe rrushtë (Figereido), Lena tek Xhaxha Vanja (Çehov), Ledi Milford tek Luiza Miler (Shiler), Zonja Berling tek Vizita e inspektorit (Pristli), Zonja Lomen tek Vdekja e një komisioneri (A. Miller), Ana Andrejevna tek Revizori (Gogol), Marsela tek Qeni i kopshtarit (De Vega), Mashenka tek Mashenka (Afigenov), Shejla tek Morali i zonjës Dulska (Zapolska), apo Dado tek Elektra e Sofokliut, nën drejtimin e regjisorit grek Dhimitri Mavriqis, në Teatrin Kombëtar të Greqisë në Athinë.

    Veç roleve në teatër, ka realizuar edhe 32 role në kinematografi, duke punuar me shumicën e regjisorëve shqiptarë. Me K. Dhamon xhiron Vitet e para dhe Gjurmët, me I. Muçajn e K. Mitron Dimri i fundit, Tokë e përgjakur, Një djalë edhe një vajzë dhe Apasionata, me Viktor Gjikën, Gjeneral gramafoni, me E. Musliun,Rrethi i kujtesës dhe Vitet e pritjes (E. Musliu), me Kujtim Çashkun, Dora e ngrohtë, me Dhimitër Anagnostin, Gurët e shtëpisë sime, me P. Milkanin, Pranvera s’erdhi vetëm, me S. Kumbaron, Koncert në vitin 1936, me Gj. Xhuvanian E diela e fundit dhe I dashur armik.

    Në vitin 1997, interpretoi në filmin grek “Mirupafshim” (regjisor J. Koras, K. Vupuras). Filmi u laureua me Çmimin e Madh në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Mesdhetar në Selanik, ndërsa Margarita Xhepa, Çmimin e Nderit.

    Në maj të vitit 2004, u rikthye në skenën e Teatrit Kombëtar për të shkëlqyer në dramën “Streha e të harruarve”, një tjetër sukses në karrierën e saj 50-vjecare.

  • “Na kanë thënë pse keni 2-3 të dashur” – Motrat Nikolli akuza SPAK: Po mbroni kriminelët

    “Na kanë thënë pse keni 2-3 të dashur” – Motrat Nikolli akuza SPAK: Po mbroni kriminelët

    Motrat Xhovana dhe Alda Nikolli kanë shpërthyer sërish në akuza të forta ndaj SPAK, në lidhje me kontrollet e ushtruara në banesën e tyre dhe sekuestron e telefonave.

    Në një video në TikTok, Alda Nikolli ka akuzuar Prokurorinë e Posaçme se po mbron kriminelët dhe se ka shkelur privatësinë e saj, duke deklaruar se e kanë pyetur pse ka dy tre të dashur.

    Gjithashtu ajo tha kanë shkuar në SPAK dhe i është kërkuar që të shkëpusë çdo kontakt me bashkëpunëtorin e penduar të drejtësisë Nuredin Dumani.

    Alda Nikolli: Ne nuk donim! Mua njëherë nuk më lejohet fare, se më është bërë presion, se në momentin që unë dal në media, unë e di që pas 2-3 orësh do vinë të më marrin.

    Me zotin lart dhe duke qenë e pastër, e ndjej për detyrë me u shpjeguar. Duke ik në Spanjë, unë jam ndaluar bashkë me Xhovanën! Më kanë bërë kontroll për dyshim eksplozivi! Më kanë fut tek dhoma dhe më kanë kërkuar kodin e telefonit, gjë që unë e kundërshtova dhe ngrita zërin, Vjen hetuesja dhe më thotë: pusho se ta rrasa një.., Nuk më ka prekur askush me dorë dhe s’më ka bërë askush asnjë gjë dhe janë në rrefull se po bëshin punën e vet.

    Por nuk më duket i drejtë fakti që ime motër, Xhiovana Nikolli të merret dhe të futet në një dhomë veçmas nga mua dhe t’i thuhet tekstualisht fjalët “mos ik në Spanjë se motra jote do të vrasi”! Kush do e vrasë motrën time? Për çfarë do e vrasin motrën time? Do e vrasin kriminelat që mbroni ju?

    Nuk po përmend emra sot, por po lë një video tjetër, por po lë një video tjetër, që çfarë do që të ndodhi mua, do dalë këtu dhe më pas do e shihni se kush nuk ështëi pastri dhe kush jo? Po na shtypni ne duke mbrojt kriminelat?

    Detyra juaj është që ta zbardhni ngjarjen dhe jo të na vrisni ne për së gjalli, dhe jo të ndani një vajzë nga nëna e vetë, se e arritët këtë qëllim..

    Xhovana Nikolli: Iku kjo. Erdhën në shpi për kontroll, madatin e kishin, por në mandat nuk ishte e shkruar që të sekuestrohet telefoni i Gjovalin Nikolli dhe Luljeta Nikolli, dhe për këtë arsye jam revoltuar dhe kanë dashur që të më vendosin prangat mua dhe e kam grisur mandatin në sy të shefit, se nuk mundesh që të sekuestrosh telefonin.

    Alda Nikolli: Do të rikthehem në kohën kur kam shkuar në SPAK she iu kam treguar që jam në një lidhje me Nuredin Dumanin. Më kanë thënë që sdo kesh asnjë lloj komunikimi me atë, do ndërpresësh çdo gjë. Ikam bërë bllok dhe kam fshirë fotot dhe çdo gjë dhe jam larguar.

    Prap kam shkuar në SPAK për të denoncuar dyshimet se pas ngjarjes, fshihet Nuredin Dumani. Pra dyshojmë tek ai, por nuk thash unë që e ka vendos Nuredin Dumani me dorën e vet, që po mundoheni që ta ma hidhni mua deklaratën. Por unë thash gjeni personin dhe nxirreni në shesh. Unë nëse do isha në dijeni, do e kisha nxjerra e para atë person.

    Më kanë ndërhyrë dhe më kanë thënë pse ke dy apo tre të dashur? Pse më ndërhyni në privatësi.

    Ne jemi këtu dhe këtu do qëndrojmë, jemi të lira dhe ndaj nesh nuk ka asnjë akuzë. Nuk kemi dalë në emisione se e kami pas të ndaluar. Unë dola në emision se kisha frikë! Mua smë mbrojti shteti.

  • E përdori si bllokues dere për DEKADA, gruaja zbulon se guri vlente mbi një MILION euro!

    E përdori si bllokues dere për DEKADA, gruaja zbulon se guri vlente mbi një MILION euro!

    jë grua rumune përdori pa vetëdije një copë qelibar prej 3,5 kilogramësh si një bllokues dere për dekada. Guri, të cilin ajo e zbuloi në një përrua në Rumaninë juglindore, doli të ishte një nga pjesët më të mëdha të qelibarit të paprekura të gjetura ndonjëherë, me vlerë rreth 1.1 milionë dollarë. Raportohet se autoritetet rumune ia dorëzuan copëzën specialistëve të Muzeut Historik në Krakov (Poloni), i cili ka një seksion kushtuar studimit të gurëve gjysmë të çmuar.

    Ekspertët polakë konfirmuan menjëherë vërtetësinë e gurit qelibar dhe vlerësuan se ai mund të jetë midis 38.5 dhe 70 milionë vjet i vjetër. “Zbulimi i tij përfaqëson një rëndësi të madhe si në nivel shkencor ashtu edhe në atë muzeal”-shpjegon Daniel Costache, drejtor i Muzeut Provincial të Buzaut, ku aktualisht po mbahet objekti, i cili beson se vlera e tij është e pallogaritshme. Eksperti pohon se është një nga pjesët më të mëdha në botë dhe më e madhja e këtij lloji.

  • Dosja 5D/ GJKKO merr vendimin për ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë, nuk u pranon kërkesën për gjykim të shkurtuar

    Dosja 5D/ GJKKO merr vendimin për ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë, nuk u pranon kërkesën për gjykim të shkurtuar

    Është zhvilluar në Gjykatën e Posaaçme procesi gjyqësore për dosjen 5D, ku nën hetim janë ish-drejtorë të Bashkisë Tiranë.

    Gjykata e Posaçme vendosi të mos pranojë gjykimin e shkurtuar per të pandehurit pasi çështja nuk mund te zgjidhet në gjendjen që janë aktet, raporton gazetarja Klodiana Lala.

    Të pandehurit janë:

    Redi Molla

    Mariglen Qato

    Taulant Tusha

    Enton Punavija

    Julian Zanaj

    Albano Janku

    Nestor Muhametllari

    Në 2 korrik të këtij viti, SPAK i komunikoi akuzat “Korrupsion pasiv” dhe “mosdeklarim të pasurisë” Mollës dhe Qatos, ndërsa Tushes i komunikoi akuzën “shkelje e barazisë në tendera”. Tushe, Molla dhe Qato u arrestuan në muajin mars të këtij viti me urdhër të Prokurorisë së Posaccme Antikorrupsion, në kuadër të hetimeve për dosjen “5D”.

    Tre ish drejtorët u lanë në masën “arrest në burg”, ndërsa pesë persona të tjerë në masën “detyrim paraqitje”, konkretisht Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Janku, Nestor Muhamellari, Deborah Kecci dhe Englatina Zere. Sipas Spak, Qato dhe Molla janë pronarë de facto të kompanisë “5D”, e cila sipas hetimeve, ka rezultuar fituese në disa tendera pranë bashkisë.

    Bëhet fjalë për 11 procedura tenderimi në harkun kohorë të 6 viteve, nga 2016 deri në 2022. Kompania njihet dhe me dy emra të ndryshëm “Igor Electric” dhe “Vas construcion”. Me akuzën e re Mollës dhe Qatos i zgjatet afati hetimor edhe një vit, ndërsa Tushes i përfundon pas tre muajsh.

  • Shpallja e tarifave doganore nga Trump, Von der Leyen: Është kaos…bien tregjet…

    Shpallja e tarifave doganore nga Trump, Von der Leyen: Është kaos…bien tregjet…

    Bota po përgatitet t’i përgjigjet tarifave doganore të shpallura të mërkurën nga Donald Trump nga Kopshti i Trëndafilave në Shtëpinë e Bardhë. I menjëhershëm ka qenë reagimi i BE, i prekur nga tarifa prej 20%.

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen i përshkroi tarifat e vendosura nga presidenti amerikan si një goditje të madhe për ekonominë globale. Në një deklaratë për mediat, ajo tha se tarifat nuk janë zgjidhja, ndërsa shtoi se BE ka qenë gjithmonë e gatshme për të negociuar por në të njëjtën kohë gati për kundërpërgjigje.

    “Tarifat do të godasin miliona qytetarë, faturat do të rriten, çmimi i barnave do të rritet. Një goditje për ekonominë globale. Kompanitë e mëdha dhe të vogla do të vuajnë dhe pasojat do të jenë katastrofike. Ne kemi qenë gjithmonë të gatshëm për të negociuar, në të njëjtën kohë jemi gati të përgjigjemi. Jam dakord me Presidentin Trump se të tjerët po përfitojnë padrejtësisht nga rregullat aktuale dhe jam e gatshme të mbështes çdo përpjekje për të përshtatur sistemin e tregtisë globale me realitetet e ekonomisë globale. Por gjithashtu dua të jem e qartë: përdorimi i tarifave si mjeti i parë dhe i fundit nuk do ta zgjidhë problemin. Kjo është arsyeja pse, që nga fillimi, ne kemi qenë gjithmonë të gatshëm të negociojmë me Shtetet e Bashkuara për të hequr barrat e mbetura.”, u shpreh ajo.

    Von der Leyen nuk përjashtoi mundësinë e negociatave me amerikanët, ndërsa shtoi se përveç paketës së parë të kundërmasave në përgjigje të tarifave të çelikut të vendosura më parë, po përgatisin kundërmasa të tjera për të mbrojtur interesat dhe bizneset. Ajo tha se do të punojnë për të ulur tarifat, jo për t’i rritur ato.

    “Ne po finalizojmë tashmë paketën e parë të kundërmasave në përgjigje të tarifave të çelikut dhe tani po përgatitemi për kundërmasa të mëtejshme për të mbrojtur interesat dhe bizneset tona nëse negociatat dështojnë. Ne gjithashtu do të shikojmë me kujdes se çfarë efektesh indirekte mund të kenë këto tarifa, sepse nuk mund të thithim mbikapacitetin global, as nuk do të pranojmë dumping në tregjet tona. Nuk është shumë vonë për të adresuar shqetësimet përmes negociatave, prandaj komisioneri ynë i Tregtisë, Maros Sefcovic, po angazhohet vazhdimisht me homologët e tij amerikanë: ne do të punojmë për të zvogëluar barrierat, jo për t’i rritur ato”, thotë Ursula von der Leyen.

    Ndërkohë, në Azi, tarifat e saposhpallura kanë dhënë edhe efektet e para. Bursa e Tokios ka rënë 5%, ndërsa Indeksi Nikkei qëndron në -4.7%. Sa i përket tregjeve kineze, Hong Kongu Hang Seng ra 2.09%. Në Seul, Kospi ka shkuar me -1.69%. Ndërkohë, në Australi S&P/ASX 200 ra me 1.3%.

    Kina tha se i kundërshton me vendosshmëri këto masa ndërsa paralajmëroi se do të hakmerret duke mbrojtur të drejtat dhe interesat e saj. Ministri japonez i Tregtisë, Yoji Muto shprehu gjithashtu keqardhjen për tarifat, ndërsa paralajmëroi se tarifat e reja mund të dëmtojnë investimet e Japonisë në ekonominë më të madhe në botë. Qeveria japoneze gjithashtu vuri në dukje se ofensiva tarifore e SHBA-së mund të shkelë rregullat e OBT-së dhe marrëveshjet dypalëshe midis SHBA-së dhe Japonisë.

    Trump, nga Shtëpia e Bardhë, njoftoi se tarifat universale prej 10% për të gjitha importet në SHBA do të hyjnë në fuqi më 5 prill, ndërsa tarifat reciproke për vendet që ai i konsideroi si “shkelësit më të mëdhenj”, më 9 prill. Trump tha se ndaj importeve nga Kina do vendoset tarifë prej 34%, ndaj atyre nga Bashkimi Evropian 20 për qind, Mbretëria e Bashkuar 10% Koreja e Jugut 25% dhe Japonia 24%.

  • Arrestohen dy turqit! Ngritën “fole” pro**itucioni në mes të Tiranës

    Arrestohen dy turqit! Ngritën “fole” pro**itucioni në mes të Tiranës

    Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy shtetas turq, të akuzuar se shfrytëzonin për prostitucion dy të reja.

    Në pranga kanë rënë 31-vjeçari Sinan Bolat dhe 27-vjeçari Maral Huseynova. Gjithashtu janë proceduar penalizuar edhe dy shtetaset që shtronin prostitucion. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2500 euro dhe 200 dollarë të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme, si dhe 3 celularë.

    Sipas hetimeve është mësuar se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shfrytëzonin për prostitucion një shtetase nga Turqia dhe një shtetase nga Azerbajxhani, të cilat e ushtronin prostitucionin në një apartament në “Rrugën e Barrikadave”.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

  • “Pse je mërzitur që amerikanët janë kthyer në SPAK?”/ Basha i përgjigjet Ramës live nga terreni: Qytetarët pyesin për…

    “Pse je mërzitur që amerikanët janë kthyer në SPAK?”/ Basha i përgjigjet Ramës live nga terreni: Qytetarët pyesin për…

    Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ishte sot për një kafe me kandidateve për deputete Taulanda Jupi dhe Diana Toma, si dhe me disa të rinj, ndërsa bëri edhe një komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët në facebook.

    Gjatë bashkëbisedimit me komentuesit, Basha iu përgjigj edhe kryeministrit Edi Rama duke i thënë se edhe pse bën montazhe për të replikuar me të, ende nuk i kthen përgjigje qytetarëve pse nuk përmend më kthimin e amerikanëve në SPAK.

    Pjesë nga komunikimi i Bashës:

    Mirëmëngjes të dashur miq. Ju përshëndes nga kafja e mëngjesit këti nga sheshi Ëillson në zemër të Tiranës, në zemrë te trafikt të mëngjesit të Tiranës, në një kafe me miq të nderuar, Taulanda Jupi, kandidaten tonë për deputete. Me doktoresh Diana Tomën, kandidaten tonë tjetër, me studentë. Në fakt kishim lënë një kafe për të diskutuar për fushatën, për problemet e rinisë, por pse jo edhe një komunikim të drejtpërdrejtë me ju për gjithçka që shkruani, e pyesni qoftë në inbox të facebook, apo një pjesë prej jush të instagramit. Shumë të rinj te instagrami, por të komunikuar dhe live sepse normalisht leximet dhe përgjigjja e mesazheve është një gjë, ndryshe është të komunikojmë live. Kështu që drejtpërdrejtë ju përshëndes dhe çfarëdo pyetjes apo diskutimesh mund të keni, mund ta nisim direkt.

    “O Rame, haha e fortë”. Po pra po, po mos ma harroni edhe tabelën e shumëzimit 7×7, 313. Ka dalë më thanë tek ajo ruibrika në mëngjes, e po thotë lloj lloj gjonash vetëm nuk jep përgjigje për një pyetje që ma bëjnë dhe mu qytetarët. Më thanë, “ti je Euroatlantiku, je syri, veshi, lidhja e aleatëve dhe ti i dike më mirë gjërat për SPAK-un, por unë e di që Amerika është tërheq nga SPAK-u”. Kur dje doli lajm ekskluziv, jo vetëm në portalet e pavarura, por dhe mediat që ka ky dhe ai tjetri që davarisin nga pak, që Amerika është kthyer fuqishëm në SPAK. Dhe unë pyes, pse mo Rame s’u kthen përgjigje njerëzve, si është kjo punë që u tërhoqën dhe ata janë në SPAK. Kaq shumë është mërzit, se ç’ka bo dje një montazh gjoja mem kthy përgjigje, por punën e SPAK-ut se përmed fare. Tani, desha t’ju pyes unë ju: është lajm i keq apo lajm i mirë që Amerika u kthy në SPAK. Si e mendoni ju?

  • Hakeruan kompjuterat e prokurorëve të SPAK, arrestohen dy ish-zyrtarë (Emrat)

    Hakeruan kompjuterat e prokurorëve të SPAK, arrestohen dy ish-zyrtarë (Emrat)

    Dy persona janë arrestuar në flagrancë me urdhër të SPAK, pasi dyshohet se kanë kryer ndërhyrje në sistemin kompjuterik të tre prokurorëve të Posaçëm. Sipas gazetarit te Euronews Albania Eni Ferhati rreth tre javë më parë, dy shtetas janë arrestuar me urdhër të SPAK dhe dyshohen për veprën penale të ndërhyrjes së paautorizuar kompjuterike, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

    Kanë qenë specialistët e IT-së në SPAK që kanë dhënë alarmin pasi kanë vënë re një avari ose një aktivitet të çuditshëm në e-mailet e tre prokurorëve. Më pas, hetimet e shpejta dhe dinamike nga ana e agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë konfirmuar edhe dyshimet për implikimin e dy shtetasve, Zambak Gjoni dhe Arnold Rrokaj, të cilët janë arrestuar dhe janë nën masën e arrestit me burg nga Gjykata e Posaçme. Dyshohet se, përmes hakerimit apo ndërhyrjes së paautorizuar, janë shpërndarë disa materiale hetimore të Prokurorisë së Posaçme.

    Pas arrestimit të dy personave, të cilët kanë shërbyer në disa institucione gjatë viteve të fundit, si në Drejtorinë e Burgjeve, Inspektoriatin e Mbrojtjes së Territorit dhe Drejtorinë e Hipotekave, SPAK po heton për të zbuluar se kush qëndron pas këtij sulmi dhe kush mund të jetë organizatori i ndërhyrjes në kompjuterët apo e-mailet e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme. Sot, pritet të ketë një reagim zyrtar nga SPAK, i cili do të sqarojë mënyrën e ruajtjes së e-maileve dhe informacioneve sensitive që qarkullojnë në Prokurorinë e Posaçme dhe kompjuterët e prokurorëve të kësaj prokurorie. Po ashtu, Prokuroria e Posaçme është duke ndërtuar një sistem të ri për menaxhimin e çështjeve, i cili do të ketë një server të veçantë, duke garantuar mbrojtjen e informacionit dhe sigurinë kibernetike.

  • “Vajza ime më tha se e donin njëri-tjetrin”- Vrasja m*kabër e Ilaria Sulës nga i ish i dashuri filipinas, babai i 22-vjeçares shqiptare: S’e dija që ishin ndarë

    “Vajza ime më tha se e donin njëri-tjetrin”- Vrasja m*kabër e Ilaria Sulës nga i ish i dashuri filipinas, babai i 22-vjeçares shqiptare: S’e dija që ishin ndarë

    Vrasja e Ilaria Sulës, studentes shqiptare 22-vjeçare e cila jetonte në Terni të Italisë, e vrarë nga ish i dashuri i saj Mark Samson, ka ngritur shumë pikëpyetje.

    Babai i viktimës, Flamur Sula ka folur në programin italian “On Chi l’ha visto?”, i cili ka deklaruar se: “Ata ishin bashkë prej gati një viti e gjysmë”, duke iu referuar marrëdhënies së vajzës së tij me 23-vjeçarin filipinas.

    I ati i Ilarias ka rrëfyer se nuk e dinte që ishin ndarë:

    “Vajza ime nuk tha asgjë, vetëm se duheshin”.

    Ditët e fundit familja kishte dëgjuar rrallë për vajzën.

    “Ajo më tha se duhej të studionte për një provim dhe se do të kthehej të shtunën”, deklaroi Flamur Sula. Më pas dyshimi i fortë se vajza e tij ishte në rrezik.

    “E dija që ishte zhdukur, ndryshe do të më kishte telefonuar” .

    Trupi i vajzës i Ilarias u gjet mëngjesin e së mërkurës (2 Janar) në një luginë në Poli, në provincën e Romës. Trupi ishte fshehur në një valixhe.

    Të shtunën, babai e raportoi të zhdukur vajzën e tij dhe tha në intervistë se Mark Samson madje e kishte përqafuar.

    “Që nga e shtuna së bashkue me shoqet e dhomës së Ilarisë kemi marrë mesazhe të çuditshme nga numri i vajzës sime, sikur dikush donte të na bënte të besonim se viktima ishte ende gjallë.

    “Më shkroi: “Babi, mos u shqetëso, jam mirë, do të kthehem në Terni pas një muaji”.

    Megjithatë, kur miqtë dhe familjarët u përpoqën të telefononin Ilaria-n, celulari dilte i fikur. Ndërsa Mark Samson deklaroi se e kishte në një pusetë.

    23-vjeçari, me origjinë filipinase, ka rrëfyer se ka vrarë ish të dashurën e tij Ilaria Sula.

    Por ka shumë pyetje që mbeten pa përgjigje. Ku e vrau? Në shtëpinë e tij, në lagjen afrikane të Romës, në Via Homs? Dhe kur? A kanë qenë vërtet të pranishëm prindërit e tij në momentin e krimit dhe çfarë dinë ata? Si arriti të merrte vetë një valixhe kaq të madhe? Me cilën makinë keni shkuar në Bashkinë e Polit?