Category: Lajme

  • Kush e hakeroi SPAK-un? Klodiana Lala zbulon detaje: U tentua të ndërhyhej edhe te kompjuteri i Altin Dumanit

    Kush e hakeroi SPAK-un? Klodiana Lala zbulon detaje: U tentua të ndërhyhej edhe te kompjuteri i Altin Dumanit

    Teksa e cilësoi situatën më mafioze të ndodhur në këtë institucion, gazetarja Klodiana Lala dha ca detaje më shumë sa i takon publikimit të disa dosjeve të SPAK. Në studion e “Opinion”, ajo tha se ka dyshime të forta për hakerim, duke shtuar se është ndërhyrë në kompjuterët e 3 prokurorëve.

    “Është ndërhyrë në kompjuterin e prokurores Enkeleda Millonai, e cila kohët e fundit për arsye shëndetësore ka pasur momente që nuk është paraqitur në punë, në këtë moment është dhënë sinjali. Ka dyshime të forta për hakerim. Është ndërhyrë! Është parë që është ndërhyrë në 3 kompjutera, të Millonait, prokurores Elida Kaçkini dhe prokurorit Behar Dibra”, tha ajo.

    Sipas Lalës, është tentuar të hakerohej edhe kompjuteri i drejtuesit të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion Altin Dumani.

    “Është tentuar të hakerohet kompjuteri i kreut të Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani. Nuk është hakeruar dot, është vendosur të fiket gjithë sistemi, që të mos merreshin të dhëna të tjera”, tha ajo

  • Sherr i madh mes vajzash në Durrës, ndërhyn policia

    Sherr i madh mes vajzash në Durrës, ndërhyn policia

    Një incident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme pranë Mauzoleumit të Dëshmorëve në Durrës, ku dy vajza janë përfshirë në një konflikt që ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve të rastit.

    Sipas dëshmitarëve, ngjarja shpërtheu në një moment tensioni të papritur, duke shkaktuar shqetësim tek ata që ishin në zonë.

    Për të ndërhyrë dhe qetësuar situatën, ka qenë e nevojshme ndërhyrja e policisë, ndërsa një ambulancë ka mbërritur për të ofruar ndihmën e nevojshme mjekësore.

    Autoritetet janë duke hetuar shkakun e këtij konflikti dhe do të ndërmarrin hapa për të zbardhur plotësisht ngjarjen.

    Mësohet se vajza nuk ka pranuar të dalë nga makina pa praninë e policisë. Pas mbërritjes së dy furgonave të policisë dhe forcave të “Shqiponjave”, është bërë e mundur shoqërimi i vajzës në komisariatin e Durrësit për hetime të mëtejshme.

  • Dosje të vjedhura nga SPAK? Lala nxjerr detaje: Sekretari i Përgjithshëm i një ministrie shpërndante materialet

    Dosje të vjedhura nga SPAK? Lala nxjerr detaje: Sekretari i Përgjithshëm i një ministrie shpërndante materialet

    Gazetarja Klodiana Lala ka treguar disa detaje në lidhje me hakerimin e sistemit të SPAK. E ftuar mbremjen e djeshme ne nje emision televiziv, Lala tha se në lidhje me këtë rast është thirrur në SPAK edhe një Sekretar i Përgjithshëm i një ministrie që dyshohet se ka bërë shpërndarje materialesh të prokurorisë. Po ashtu Lala theksoi se prokurorët kanë bërë kontrolle në zyrën dhe banesën e një ish-zyrtari të lartë.

    “Është thirrur edhe një Sekretar i Përgjithshëm i një ministrie që po ashtu ka bërë shpërndarje materialesh të SPAK-ut. I është këqyrur telefoni dhe janë marrë të dhënat.

    Është bërë kontroll në banesën dhe në zyrën e një ish-zyrtari të lartë ta saktësoj i cili ka shërbyer në disa poste kryesore dhe kyçe në administratën shqiptare.

    Në këndvështrimin tim dy personat e arrestuar mendoj që janë thjesht një pjesë e hallkës ose njerëzit që janë pjesa e fundit e gjithë kësaj.

    Unë mendoj që aty bëhet fjalë për një skemë mafioze që sigurisht ka një mendje shumë të thellë dhe që kjo çështje do të ishte për shantazh jo vetëm të njerëzve të politikës, por edhe ndaj njerëzve të biznesit, sigurisht që ndaj atyre materialeve mund të përdoreshin për gjobvënie, shantazh në prag të fushatës zgjedhore, mund të përdoreshin për të dëmtuar reputacionin e SPAK-ut, për të dëmtuar prokurorë të caktuar”, tha Lala.

  • Qytetari e quan dembel, ja reagimi i kryeministrit Rama: Nuk po u kërkon njeri të…

    Qytetari e quan dembel, ja reagimi i kryeministrit Rama: Nuk po u kërkon njeri të…

    Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot komunikimin me qytetarët në rubrikën e tij “Sy m’Sy”.

    Rama iu përgjigj një komentuesi, i cili e quajti dembel, duke u shprehur se askush nuk i kishte thënë ndonjëherë kështu.

    “Dembel s’më ka thënë njeri. Të gjitha mi kanë thënë por vetëm dembel jo. Madje edhe Luli thotë që unë rri pa gjumë se bëj punë të liga”, tha Rama.

    Ndër të tjera, u bëri thirrje demokratëve të largohen nga opozita për shëndetin e tyre mendor.

    “Mos dëgjoni bufin e kënetës. Largohuni nga këneta. Ikni nga këneta. Barktisni kënetën. Nuk po ju them ikni nga kenëta dhe bëheni anëtarë të PS. Nuk po ua kërkon njeri këtë. Ikni nga këneta për shëndetin tuaj mendor dhe për shëndetin e arsyesuar. Kush rri në kënetë rrjedh, lajthit, letohet kur thotë populli tiranas”, tha kreu i qeverisë.

  • Arti në zi! Mbretëresha e skenës shqiptare u nda nga jeta, kush ishte ikona e kinematografisë Margarita Xhepa

    Arti në zi! Mbretëresha e skenës shqiptare u nda nga jeta, kush ishte ikona e kinematografisë Margarita Xhepa

    Mbretëresha e skenës shqiptare dhe ikona e kinematografisë, Margarita Xhepa është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare.

    Por kush ishte aktorja e mirënjohur shqiptare?

    Një nga Zonjat e Mëdha të teatrit dhe filmit shqiptar që ka skalitur memorien e publikur shqiptare me role brilante që prej fillimit të saj, në vitet 60 dhe deri më tani.

    Nga viti 1950 u aktivizua si artiste probiste në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar) dhe njëkohësisht studioi në Liceun Artistik, dega e Dramës.

    Ka krijuar mbi 150 role në teatër, midis të cilëve mund të përmendim: Majlindën tek filmi “Majlinda” (Xh. Broja), Dafina tek Lumi i vdekur (dramatizim nga K. Velça i romanit me të njëjtin titull të Jakov Xoxës), Filja tek Cuca e maleve (Loni Papa), Zonja Mëmë tek Kush e solli Doruntinën (dramatizim nga Edmond Budina e Pirro Mani i romanit me të njëjtin titull të Ismail Kadaresë), Nëna tek Përballë vetes (Ruzhdi Pulaha) etj.

    Ka qënë njësoj e suksesshme në rolet e dramaturgjisë botërore, si Ofelia tek Hamleti, vajza e dytë tek Mbreti Lir, dado tek Romeo e Xhulieta, Mbretëresha Margaret tek Rikardi III, të Shekspirit.

    Në rolet e tjera nga dramaturgjia botërore spikasin Klea tek Dhelpra dhe rrushtë (Figereido), Lena tek Xhaxha Vanja (Çehov), Ledi Milford tek Luiza Miler (Shiler), Zonja Berling tek Vizita e inspektorit (Pristli), Zonja Lomen tek Vdekja e një komisioneri (A. Miller), Ana Andrejevna tek Revizori (Gogol), Marsela tek Qeni i kopshtarit (De Vega), Mashenka tek Mashenka (Afigenov), Shejla tek Morali i zonjës Dulska (Zapolska), apo Dado tek Elektra e Sofokliut, nën drejtimin e regjisorit grek Dhimitri Mavriqis, në Teatrin Kombëtar të Greqisë në Athinë.

    Veç roleve në teatër, ka realizuar edhe 32 role në kinematografi, duke punuar me shumicën e regjisorëve shqiptarë. Me K. Dhamon xhiron Vitet e para dhe Gjurmët, me I. Muçajn e K. Mitron Dimri i fundit, Tokë e përgjakur, Një djalë edhe një vajzë dhe Apasionata, me Viktor Gjikën, Gjeneral gramafoni, me E. Musliun,Rrethi i kujtesës dhe Vitet e pritjes (E. Musliu), me Kujtim Çashkun, Dora e ngrohtë, me Dhimitër Anagnostin, Gurët e shtëpisë sime, me P. Milkanin, Pranvera s’erdhi vetëm, me S. Kumbaron, Koncert në vitin 1936, me Gj. Xhuvanian E diela e fundit dhe I dashur armik.

    Në vitin 1997, interpretoi në filmin grek “Mirupafshim” (regjisor J. Koras, K. Vupuras). Filmi u laureua me Çmimin e Madh në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Mesdhetar në Selanik, ndërsa Margarita Xhepa, Çmimin e Nderit.

    Në maj të vitit 2004, u rikthye në skenën e Teatrit Kombëtar për të shkëlqyer në dramën “Streha e të harruarve”, një tjetër sukses në karrierën e saj 50-vjecare.

  • Incident gjatë LIVE, Ramës i rrëzohet bufi: Ra, po nuk e lëmë të bjerë vetë

    Incident gjatë LIVE, Ramës i rrëzohet bufi: Ra, po nuk e lëmë të bjerë vetë

    Gjatë rubrikës Sy m’sy, kryeministrit Edi Rama, i ndodhi një incident. Bufi të cilin e mban mbi tavolinë, i ra në tokë.

    “Ra bufini, shifni. Po ne nuk e lëmë të bjerë”, tha Rama, ndërsa vijojoi duke folur për TikTok dhe përdorimin e VPN.

    Nuk ka problem por duhet të bëni kujdes sepse kur përdor VPN të marrin në kohë reale të dhënat”, tha ai.

  • Loredana rrëzohet duke ndjekur Gjestin ne oborr, ky i fundit i reagon: Të thashë mos hyj nëpër ujë

    Loredana rrëzohet duke ndjekur Gjestin ne oborr, ky i fundit i reagon: Të thashë mos hyj nëpër ujë

    Loredana pësoi sot një incident të papritur.

    Teksa po ndiqte Gjestin nëpër oborr, ajo humbi ekuilibrin dhe u rrëzua kur po përpiqej të kapërcente pishinën. Kjo situatë bëri që modelja të pësonte një lëndim në gju.

    Në ato momente pranë saj ndodhej Egli, e cila nuk hezitoi t’i gjendej afër dhe ta ndihmonte derisa ajo po përpiqej të merrte veten.

    Loredana, e mbërthyer nga dhimbja, u pa duke shtrënguar gjurin me duar, për të qetësuar disi lëndimin, ndërsa rënkonte nga sikleti i momentit.

    Sidoqoftë, Gjesti u mundua të zbuste situatën duke i bërë asaj një reagim komik.

    “Të thashë mos hyj nëpër ujë!”, i thoshte Gjesti asaj, duke u munduar ta kthente situatën në humor.

  • E trishtë/ Ndahet nga jeta ikona e kinematografisë, Margarita Xhepa! Një ditë më parë aktorja festoi ditëlindjen

    E trishtë/ Ndahet nga jeta ikona e kinematografisë, Margarita Xhepa! Një ditë më parë aktorja festoi ditëlindjen

    Ikona e kinematografisë, Margarita Xhepa është ndarë nga jeta ditën e sotme.

    Aktorja e njohur shqiptare dhe shumë e dashur për publikun festoi një ditë më parë ditëlindjen

  • Fantastik Tonali, shikoni supergolin e mesfushorit italian që po bën xhiron e rrjetit

    Fantastik Tonali, shikoni supergolin e mesfushorit italian që po bën xhiron e rrjetit

    Goditja e tij nga krahu i djathtë në afërsi të vijës anësore të fushës, shtangu portierin kundërshtar dhe tifozët, duke bërë xhiron e rrjetit, si një nga golat më të bukur të sezonit.  

    Mesfushori italian i siguroi skuadrës së tij 3 pikë të arta falë golit të realizuar në minutën e 74-t. Për më tepër shikoni videon e golit fantastik të 24-vjeçarit.  

  • “Kërkoj falje”- Plagë me thikë në qafë dhe… Detaje nga vrasja e 22-vjeçares shqiptare që u gjet e pajetë në valixhe! Rrëfimi i ish të dashurit filipinas të Ilaria Sulës, prindërit e tij ishin në banesë kur ndodhi krimi

    “Kërkoj falje”- Plagë me thikë në qafë dhe… Detaje nga vrasja e 22-vjeçares shqiptare që u gjet e pajetë në valixhe! Rrëfimi i ish të dashurit filipinas të Ilaria Sulës, prindërit e tij ishin në banesë kur ndodhi krimi

    “Kërkoj falje”, ka deklaruar 23-vjeçari filipinas Mark Antony Samson, i cili pranoi se kishte vrarë 22-vjeçaren shqiptare Ilaria Sula. Gjatë marrjes në pyetje shtoi se “Më vjen keq për atë që bëra”.

    Krimi makabër dyshohet se ka ndodhur në banesën e të riut në Via Homes 16, në lagjen Africano, teksa prindërit e tij ndodheshin në shtëpi, por ende nuk dihet roli i tyre në krim.

    23-vjeçari Mark Antony Samson, i cili pranoi krimin dhe u arrestua për vrasje e fshehje të një kufome, deklaroi se e kishte vrarë me thikë Ilaria Sulën pas një debati mes tyre në banesë.

    Në trupin e studentes shqiptare, janë gjetur disa plagë me thikë, njëra prej të cilave në qafë.

    Pasi krimit, i riu filipinas ka mbyllur trupin e saj në një valixhe dhe e ka dërguar me makinë në zonën pyjore të Polit, rreth 50 km larg shtëpisë, ku e ka hedhur nga shkëmbi.

    Hetuesit janë në kërkim të celularit të vajzës, të cilin i riu dyshohet se hodhi një pusetë në Romë dhe armën e vrasjes të hedhur në një kazan në lagjen Montesacro.

    Ilaria raportohet se ka pasur një lidhje me Samson. Ka qenë analiza e tabulateve dhe qelive të telefonit të saj që inkriminoi 23-vjeçarin, pasi vrasësi ka përdorur telefonin e viktimës për të postuar në profilin e Ilarias në rrjetet sociale.

    Prokuroria sqaroi se trupi nuk ishte prerë në copa dhe se Samson ndihmoi hetuesit të gjenin valixhen.

    DINAMIKA

    Sipas Il Messaggero, mbrëmja e 25 marsit është momenti i zhdukjes së Ilarias.

    22-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e Samsonit, të cilin e takoi mbi një vit më parë, kur të dy, si studentë universiteti, punonin me kohë të pjesshme në McDonald’s përballë Piazza del Popolo.

    Ata ishin në një lidhje prej disa muajsh, por marrëdhënia e tyre kaloi në krizë. Sipas rikonstruksionit nga policia, atë natë i dyshuari ka zbuluar disa mesazhe që vajza kishte shkëmbyer me një të ri tjetër, të cilin e kishte njohur së fundmi në Tinder.

    Raportohet se kishin shkëmbyer mesazhe me njëri-tjetrin, por nuk ishin takuar. Ndërkohë Samsoni është ngritur në agimin e 26 marsit, ka marrë një thikë kuzhine dhe ka filluar ta godasë. Samson ka futur në makinën e tij trupin e të dashurës së tij të mbyllur në një valixhe dhe udhëtoi rreth 50 kilometra derisa arriti në periferi të Polit, një qytet i vogël në brendësi të Romës. I riu e njihte prej kohësh këtë vend, pasi kishte shkuar disa herë me biçikletë.

    Më pas ka nxjerrë valixhen me trupin e saj nga shkëmbi dhe është kthyer në banesë, ndërsa celularin e ka mbajtur për disa ditë.

    Nën hetim është prania në shtëpi e prindërve të 23-vjeçarit, të cilët aktualisht nuk janë nën hetim, por që mund të akuzohen për bashkëpunim në vrasje.

    Policia Shkencore ka gjetur dje disa njolla të vogla në banesë që po analizohen dhe dyshohet se është gjaku i Ilarisë.