Category: Lajme

  • U gjet e MAS*KRUAR brenda një valixheje në pyll në Itali, DALIN PAMJET nga humnera ku u gjet trupi i Ilaria Sulës!

    U gjet e MAS*KRUAR brenda një valixheje në pyll në Itali, DALIN PAMJET nga humnera ku u gjet trupi i Ilaria Sulës!

    Ilaria Sula, 22-vjeçarja shqiptare është gjetur e vdekur mëngjesin e sotëm.

    Trupi i saj u gjet i mbyllur në një valixhe, në fund të një shkëmbi në një zonë të pyllëzuar në komunën e Capranica Prenestinës dhe jo në Poli siç u raportua fillimisht.

    Pas kësaj vrasje makabre fshihet ish-partneri i saj me origjinë filipinase, 23-vjeçari Marc Samson, i cili tashmë ka pranuar krimin përpara autoriteteve.

    Ndërkohë, ka qenë ky i fundit, ai i cili ka drejtuar edhe policinë drejt vendit ku ka hedhur trupin e pajetë të shqiptares.

    Marc Samson ka pranuar tashmë krimin përpara autoriteteve si dhe ka treguar sesi ka kryer vrasjen makabre.

    23-vjeçari në dëshminë e dhënë në polici, ka deklaruar se e ka goditur Ilaria Sulën disa herë me thikë në banesën e tij, pasi nuk pranonte dot ndarjen nga ajo.

    Më pas ai ka treguar se pas vrasjes, trupin e pajetë të Ilaria Sulës e ka futur në një valixhe, të cilën më pas e ka lënë në fund të një gremine në një zonë të pyllëzuar.

    Ka qenë tabulatet telefonike që kanë çuar në ngritjen e dyshimeve kundër Marc Samson dhe më pas në arrestimin e tij.

    Përmes analizimit të tyre, hetuesit arritën të zbulonin se në ditët pas zhdukjes së vajzës, 23-vjeçari filipinas kishte vazhduar të përdorte telefonin e saj dhe bënte postime nga profilet e Ilarias në mediat sociale.

    Më 25 mars, pas largimit të saj nga shtëpia, dikush i ishte përgjigjur mesazheve nga celulari i 22-vjeçares.

    Por miqtë që bënë alarmin, bashkë me prindërit e tyre, duket se nuk menduan se ishte Ilaria ajo që iu përgjigj.

  • Telefonin e saj e hodha, dhe trupin e fsheha në një…/ Zbardhet dëshmia e vrasësit së 22-vjeçares shqiptare

    Telefonin e saj e hodha, dhe trupin e fsheha në një…/ Zbardhet dëshmia e vrasësit së 22-vjeçares shqiptare

    23-vjeçari filipinas, Marc Samson, i cili masakroi me thikë 22-vjeçaren shqiptare, Ilaria Sula, ka pranuar autorësinë e krimit të rëndë përpara hetuesve.

    Në dëshminë e tij ai ka deklaruar se pas vrasjes, e ka hedhur telefonin e viktimës në një pusetë dhe ka fshehur trupin e saj në një valixhe.

    Trupi i pajetë i Ilaria-s u gjet këtë të mërkurë në një zonë të pyllëzuar në Poli, 30 km, larg Romës.Valixhja, që përmbante trupin e viktimës, u gjet në fund të një gremine, pas udhëzimeve të dhëna nga Samson. Hetimet zbuluan se Samson, student arkitekture dhe punonjës i McDonald’s, përdori telefonin e Ilaria-s për të postuar në rrjetet sociale, duke krijuar iluzionin se ajo ishte ende gjallë pas zhdukjes së saj. Tabulatet telefonike e vendosën atë në qendër të hetimeve që solli dhe zbulimin e krimit të rëndë.Ndërkohë, ka reaguar edhe vëllai i viktimës, Leoni, i cili ka deklaruar se hera e fundit që kishte parë motrën e tij ishte më datë 23 mars, 2 ditë përpara se të zhdukej. Ai ka thënë se nuk kishte pasur asnjë informacion për ndonjë mosmarrëveshje mes motrës dhe të dashurit të saj.

    “E pashë motrën time dhe ajo ishte e qetë. Nuk isha i sigurt nëse ajo i kishte shkruar mesazhet që kam marrë pas asaj dite,” tha Leoni. Sipas të vëllait, lidhja e motrës me Samsonin ishte një marrëdhënie që zgjati rreth një vit, por kishte përfunduar. “Pyesim veten pse ai e bëri këtë. Vetëm ai mund ta dijë,” shprehet ai.

  • Student arkitekture dhe punonjës i “McDonald’s”/ Kush është filipinasi që vrau shqiptaren 22-vjeçare në Itali

    Student arkitekture dhe punonjës i “McDonald’s”/ Kush është filipinasi që vrau shqiptaren 22-vjeçare në Itali

    Ish-i dashuri, 23-vjeçari me origjinë filipinase, u arrestua dhe u akuzua për vrasje dhe fshehje të kufomës

    Detaje tronditëse janë zbardhur rreth vrasjes së 22-vjeçares shqiptare, Ilaria Sula, trupi i së cilës u gjet brenda një valixhe në pyll.

    Sipas mediave italiane, trupi i pajetë i studentes që rezultonte e zhdukur që prej 25 marsit, është gjetur në një zonë të pyllëzuar pranë Bashkisë së Polit, duke gdhirë të mërkurën e 2 prillit. Ish-i dashuri, 23-vjeçari me origjinë filipinase, u arrestua dhe u akuzua për vrasje dhe fshehje të kufomës.

    Marc Samson, student i arkitekturës dhe punonjës i McDonald’s, pasi ka rrëfyer krimin ka dërguar policinë në vendin e ngjarjes dhe zonën ku kishte fshehur trupin e shqiptares. Ai ka treguar se 22-vjeçaren e ka goditur disa herë me thikë në trup, në apartamentin ku jeton dhe më pas ka hequr qafe trupin duke mbyllur në një valixhe.

    Nga ana tjetër, tabulatet telefonike të vajzës kanë shërbyer si provë e fortë në zbardhjen e ngjarjes pasi në ditët e zhdukjes së saj, 23-vjeçari dyshohet se përdori celularin e shqiptares për të postuar story në profilin e rrjeteve sociale të saj duke “çoroditur” kërkimet dhe hetuesit.

    Prej një jave, miqtë dhe të afërmit kishin nisur thirrjet për kërkime. Më 25 mars, ajo u largua nga shtëpia që ndan me disa shoqe në zonën e San Lorenzos dhe nuk u kthye më. Prindërit e denoncuan si të humbur në komisariatin e San Lorenzos dhe nisën kërkimet për gjetjen e saj. Hipoteza e parë ishte se ajo ishte larguar nga shtëpia pas ndarjes me të dashurin, por ajo nuk kishte marrë asgjë me vete.

  • Surpriza dhe fat në dashuri! Tre shenjat e horoskopit që do të marrin lajmet më të mira të jetës së tyre gjatë muajit Prill

    Surpriza dhe fat në dashuri! Tre shenjat e horoskopit që do të marrin lajmet më të mira të jetës së tyre gjatë muajit Prill

    Çdo fillim muaji sjell me vete një rinovim energjie dhe mundësinë për ndryshime të rëndësishme në jetën e njerëzve.

    Prilli 2025 nuk do të jetë përjashtim dhe sipas interpretimeve të ndryshme astrologjike, tre shenja të zodiakut janë të destinuara të marrin lajme që mund të ndryshojnë fatin e tyre.

    Edhe pse të gjitha shenjat e zodiakut përjetojnë luhatje në energjinë e tyre me kalimin e kohës, ka raste kur fenomene specifike astrologjike favorizojnë më shumë disa shenja.

    Këtë herë, yjet tregojnë se Luanët, Akrepat dhe Demi do të jenë ndër më të favorizuarit, me surpriza që lidhen me dashurinë, rritjen personale dhe suksesin financiar.

    Këto tre shenja të zodiakut kanë një muaj përpara plot mundësi dhe ndryshime pozitive që mund të shënojnë një epokë të re në jetën e tyre. Me energjinë yjore në favor të tyre, Prilli 2025 premton të jetë një periudhë e paharrueshme për Luanët, Akrepat dhe Demët .

    Luani (23 korrik – 22 gusht)

    Për shenjën e luanit, Prilli do të sjellë një surprizë të rëndësishme në fushën e tyre emocionale. Parashikimet tregojnë se ata mund të marrin një propozim të papritur, qoftë në formën e një fejese, një pajtim ose fillim të një marrëdhënieje të thellë dhe kuptimplotë.

    Energjia e kësaj periudhe do të rrisë vetëvlerësimin e tyre dhe do t’i shtyjë të marrin vendime të rëndësishme në dashuri.

    Akrepi (24 tetor – 22 nëntor)

    Personat që i përkasin kësaj shenje do përjetojnë një muaj plot emocione pozitive. Priten lajme që do të sjellin gëzim dhe shpresë, si ardhja e një anëtari të ri në familje, ribashkimi me një të dashur apo përmbushja e një ëndrre të që e kanë lënë për vite të tëra në sirtar.

    Ndikimi astrologjik i kësaj periudhe do të favorizojë marrëdhëniet emocionale dhe forcimin e lidhjeve të rëndësishme në jetën e tyre.

    Demi (21 Prill – 20 Maj)

    Për demin, Prilli do të jetë një muaj përcaktues në sektorin financiar. Parashikohet një përmirësim i ndjeshëm i situatës së tyre financiare, i rritur nga një investim i suksesshëm, një avancim profesional apo përfundimi i një sipërmarrjeje fitimprurëse.

    Kjo periudhë e favorshme do të ofrojë mundësinë për të marrë vendime që do të forcojnë sigurinë e tyre financiare në planin afatgjatë dhe do të planifikojnë lëvizjet e ardhshme të biznesit.

  • I dashuri pranon vrasjen e 22-vjeçares shqiptare! Flet vëllai i Ilarias: E takova për herë të fundit…

    I dashuri pranon vrasjen e 22-vjeçares shqiptare! Flet vëllai i Ilarias: E takova për herë të fundit…

    Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me vrasjen e shqiptares Ilaria Sula në Itali.

    Ish-i dashuri i saj filipinas ka pranuar se është ai autori i krimit, duke treguar edhe se si ndodhi ngjarja. Ai e goditi Ilarian disa herë me thikë në apartamentin ku ishin takuar, përpara se ta mbyllte në një valixhe dhe të përpiqej të zhdukte trupin. Shakak për vrasjen u bënë konfliktet e tyre të fundit, për shkak të të cilave Ilaria i kishte kërkuar të ndaheshin.

    I riu me origjinë filipinese, për të zhdukur gjurmë, vazhdoi që të përdorte celularin e shqiptares, duke iu përgjigjur mesazheve dhe duke postuar në rrjete sociale edhe pas vdekjes së të resë. Ndaj 23-vjeçarit rëndojnë akuzat e vrasjes me dashje dhe fshehje të kufomës.

    Nga ana tjetër, vëllai i 22-vjeçares shqiptare, Leon Sula ka treguar se ka folur me motrën e tij dy javë më parë kur ajo kishte shkuar për t’i takuar në terni, por shtoi se nuk i ka treguar për asnjë problem që mund të ketë pasur me të dashurin. Ai tregoi se të dashurin e motrës nuk e njihte.

    “Nuk mund ta shpjegojmë. Pse e bëri? Nuk e kuptojmë pse e bëri, vetëm ai e di. Kam folur me motrën herën e fundit dy javë më parë, sepse ajo erdhi të na vizitojë në Terni. Ajo ishte e qetë dhe nuk më thoshte për problemet. Pastaj vetëm mesazhe. Të dashurin e saj e njihja, ishin një vit bashkë por u ndanë”, thotë Leon.

  • Ilaria Sula u vra nga i dashuri filipinas? Si e ‘tradhtoi’ telefoni të riun: Pas ‘zhduki’ trupin mashtroi familjarët duke…

    Ilaria Sula u vra nga i dashuri filipinas? Si e ‘tradhtoi’ telefoni të riun: Pas ‘zhduki’ trupin mashtroi familjarët duke…

    22-vjeçarja Ilaria Sula pati një fund tragjik, teksa u gjet e vdekur në Itali. Ajo ishte zhdukur më 25 mars, teksa mëngjesin e sotëm u raportua se trupi i pajetë i vajzës është gjetur brenda një valixheje në një zonë të pyllëzuar. Fillimisht qe raportuar 22-vjeçarja ishte larguar pas ndarjes me të dashurin e saj me origjinë filipinase.

    Por duket se pikërisht ish-partneri është i dyshuari kryesor i policisë për vrasjen. I riu tashme është arrestuar e po merret në pyetje nga policia italiane. Prindërit dhe shoqet, që nuk kishin arritur të kontaktonin dot me vajzën, e kishin denoncuar menjëherë rastin pranë organeve të rendit. Sipas autoriteteve italiane, vajza mund të jetë vrarë me thikë.

  • Zbulohet atentati drejt 2 shqiptarëve në Greqi, ja nga cili vend u porosit(Emrat)

    Zbulohet atentati drejt 2 shqiptarëve në Greqi, ja nga cili vend u porosit(Emrat)

    Policia greke ka arritur të zbardhë një atentat të ndodhur në 23 shtator të një viti më parë në Athinë, ku mbetën të plagosur me armë dy shtetas shqiptarë. Hetimet e policisë zbuluan se atentati ishte porositur nga burgu nga 48-vjeçari shqiptar Klod Cara alias Klodian Lekocaj, i burgosur prej vitesh si autor dhe porositës i disa vrasjeve dhe ngjarjeve të rënda në Greqi, shpesh edhe si “nënkontraktor” i tyre për palë të treta.

    Korrespondenti Artur Bibe bën me dije ngjarja ndodhi rreth orës 18.00 të 23 shtatorit në rrugën “Kriti 21” në Athinë. Ndaj dy shqiptarëve Kristjanis Stefa, 35 vjeç nga Elbasani dhe Florian Bajraktari, 37 vjeç nga Tirana, të dy me precedentë penalë, u hap zjarr nga një fuoristradë “Nissan” Qashqai, duke mbetur të plagosur. Në vendngjarje policia gjeti 7 gëzhoja ndërkohë që autorët u larguan në drejtim të paditur.

    Pas 5 muaj hetime, policia greke arriti të zbulojë personat e përfshirë në atentat. Nga kqyrja e kamerave të sigurisë dhe dëshmitë, policia zbuloi se personi që hapi zjarr ishte Ledjon Cela, 34 vjeç, nga Korça. Ditën e ngjarjes, Cela, në bashkëpunim me persona ende të paidentifikua, ka vjedhur në rrugën “Ipiro 190” në Koridhalo të Athinës, automjetin tip “Nissan” Qashqai të cilin e parkoi në rrugën “Kritis” në Athinë.

    Një orë para ngjarjes, pranë mjetin “Nissan” ka mbërritur një automjet “Citroen” C1, nga ku ka zbritur shtetasi Mateo Nunaj, 23 vjeç, nga Lushnja, i cili ka hipur në vendin e shoferit të mjetin “Nissan” dhe është larguar me të. 45 minuta më pas, Ledjon Cela, Mateo Nunaj dhe 24-vjecari Aleksander Baki kanë lëvizur si këmbësorë në zonë, pranë vendit ku ishte parkuar mjeti “Nissan”. Pas kësaj janë futur sërish në mjet, Nunaj si shofer, Baki në vendin e parë dhe Cela si pasagjer nga pas. Duke lëvizur me mjet, ata janë afruar në vendin ku ndodhej Stefa dhe Bajraktari dhe nga dritarja e mjetit, Cela ka hapur zjarr duke plagosur dy personat. Pas të shtënave, mjeti tip “Nissan” është larguar drejt rrugës “Delijorgji” dhe ndaloi më tutje. Pasagjerët kanë zbritur më pas dhe janë larguar në këmbë.

    Në 31 mars, policia ka shoqëruar Aleksander Bakin, i cili rrëfeu ngjarjen dhe përfshirjen e tij. Sipas tij, ngjarja ka ndodhur për “larje hesapesh” mes Klod Cares alias Klodian Lekocaj dhe Kristjanis Stefa. Për këtë, Lekocaj ka urdhëruar Ledjon Celen që të kryente atentatin. Dy të fundit njiheshin me njëri-tjetrin në burg.
    Policia ka arritur të vendosë në pranga Aleksander Bakin, Klodian Lekocajn dhe Ledjon Celen. Dy të fundit ndodhen të burgosur, përkatësisht në burgun e Malandrinos dhe të Hios. Sipas dëshmisë së Bakit, Mateo Nunaj rezulton se është larguar drejt Shqipërisë.

    Dy viktimat e atentatit, rezultojnë persona me precedentë penalë. Kristjanis Stefa rezulton i arrestuar në prill 2024 pas një operacioni në Greqi, si pjesë e një grupi që merrte sende të vjedhura. Ndërsa Florian Bajraktari rezulton i arrestuar në Greqi në vitin 2006 për vrasjen me pagesë të shqiptarit Niko Demo, për të cilën ishte liruar me kusht në 2018, ndërsa në 2020 rezulton i arrestuar sërish për lojra fati në Greqi.

    Sa i përket autorëve, Ledjon Cela, 34 vjec, nga Korca, rezulton me precedentë në Shqipëri për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Ndërsa në Greqi, ai rezulton me precedentë penalë për “zhvatje”, “dhunë e paligjshme”, “kanosje”, “plagosje e rëndë”, “fyerje”, “vjedhje”, “shkatërrim prone”, “dëshmi e rreme”, “falsifikim”, “shkelje e lejes së qëndrimit”, “shkelje të ligjit mbi narkotikët”, “dhunë në familje”, “armëmbajtje pa leje” etj. Aktualisht ai ndodhet i burgosur për “vjedhje në tentativë” dhe “shkatërrim prone”.

    Mateo Nunaj, 23 vjec, nga Lushnja, rezulton me precedentë penalë për “vjedhje”, “organizatë kriminale”, “shkelje të ligjit mbi narkotikët” dhe “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”. Aktualisht ndodhej në masë sigurimi “detyrim paraqitje” të cilën e ka shkelur.

    Aleksandër Baki, 24 vjec, rezulton me precedentë për “grabitje” dhe “shkelje të ligjit mbi narkotikët”.
    Kush është Klod Cara alias Klodian Lekocaj, shqiptari famëkeq i “Mafia e Burgjeve”
    Klod Cara alias Klodian Lekocaj, 48 vjec, një personazh kontrovers është kthyer në qendër të vëmendjes vitet e fundit për shkak të etiketimit nga media greke si Kreu i së ashtuquajtures “Mafia e Burgjeve”. Se sa realisht ai eshte i tillë, kjo nuk dihet, pasi vetë ai në daljet publike në media e konsideron veten “të varfer”, “të pafajshem”, “të perdorur” ndërkohë që faktet, deshmitë dhe përgjimet që disponon policia greke të cojne drejt mendimit se realisht Lekocaj ka pasur dhe ka ende një rol të rëndësishëm në botën e nëndheshme të grupeve kriminale shqiptare dhe greke.

    Lekocaj shpesh nëpër përgjime e dëshmi ka dalë se cuditshem ka lidhur fije te grupeve kriminale duke u vene ose atyre ose vetes në dispozicion vrasës me pagesë. I tillë ishte dhe rasti i 14 shtatorit 2022 kur policia greke arrestoi rastësisht dy shqiptarët Viktor Çala 39 vjec dhe Andi Beqiri 23 vjec.

    Ata u kapen në Athinë, pasi ne automjetin e tyre u gjetën të fshehura 2 Kallashnikovë dhe 1 thike, ndersa në banesë 1 pistoletë. Hetimi i policise zbuloi se Çala ishte autor i vrasjes së nje greku dhe tentatives se vrasjes së një shqiptari, te dyja ngjarje të ndodhura në muajin korrik 2022. Për vrasjen e grekut ai deklaroi se ishte urdhëruar nga Klodian Lekocaj, per shkak të prishjes së pazareve te drogës. Kështu “Klodit”, i cili në kartelat greke njihet edhe si “Luli” apo “Ilia” i’u shtua atëherë edhe një akuzë tjetër pas akuzave te mëparshme për urdherimin e vrasjeve te Avokatit grek Mixalis Zafiropoulos, të të burgosurit Arbër Bako, të të burgosurit Bardhyl Tusha, përfshirje në tentativën e vrasjes së një pakistanezi, gjobvënie ndaj ish-Ministrit grek Dimitri Tsovola, ndihmë në arratisjen e të burgosurve Leonard dhe Elvis Pepa etj. Klodi ne fakt veç urdhërave, ka precedentë dhe si autor i drejtperdrejtë. Fillimisht është arrestuar në 1997 për vjedhje. Ne 2003 ishte arratisur nga Burgu i Volos ndërsa në 2005 në Agio Pantaleimona plagosi me armë zjarri në bark një shqiptar e me pas në të njëjtin vend në 2006 bashkë me dy shqiptarë plagosi me thikë një bashkëkombas të tijin.

    Në 2013 u arrestua për trafik droge dhe vjedhje dhe u dërgua në burgun e Korfuzit ku pasi mori leje u arratis në 2014 dhe pas disa ditësh bashkë me Arbër Bakon mori pjesë në tentativen e grabitjes me pasojë plagosjen e një egjyptiani ndërsa në 31 tetor 2014 bashkë me Arber Bako, Olti Dulce dhe një polak kryen një vrasje në zonën e Metaksurgios. Perfundimisht Lekocaj u arrestua ne nëntor 2014 në Sepolia, në shoqerinë e Dhimo Mecit, nje gjirokastrit i perfshirë ne disa vrasje me pagesë ne Greqi dhe që në momentin e kapjes ishte person ne kërkim. Arrestimi i tyre erdhi pas ngjarjes së Mikrolimanos ku Arbër Bako me një Kallashnikov plagosi disa klientë të një lokali në zonë.

    Klodian Lekocaj është përmendur të ketë pasur lidhje edhe me shqiptarët Elvis Bogdani dhe Ari Papa të ekzekutuar më parë në Greqi.

    Në 2019 Lekocaj u akuzua se rekrutoi një vrasës me pagesë nga Shqipëria për të ekzekutuar një pakistanez ndërsa në mars 2023 ndaj Lekocajt u ngrit akuzë për gjobvënie 100 mijë euro ndaj një biznesmeni grek

  • Durrësi “vuan” për ujë! Qytetari ia thotë në sy Ramës: Furnizohemi vetëm një orë në ditë

    Durrësi “vuan” për ujë! Qytetari ia thotë në sy Ramës: Furnizohemi vetëm një orë në ditë

    Edhe pse jemi në vitin 2025, shumë qytete të vendit, mes tyre më të mëdhenjtë, Tirana dhe Durrësi, kanë probleme me furnizimin me ujë.

    Këtë shqetësim e ka ngritur edhe një qytetar ditën e sotme në rubrikën “Sy m’Sy” të kryeministrit Rama, duke u ankuar se Durrësi ende furnizohet vetëm një orë në ditë me ujë, ndërkohë që qeveria e ka vendosur si zonë që furnizohet pjesërisht me ujë 24 orë.

    Qytetari shprehet se fakti që qeveria nuk e pranon realitetin dhe mundohet ta mbulojë, e bën më pak të besueshme për t’i dhënë votën në zgjedhjet e 11 majit.

    “Durrësi akoma furnizohet një orë në ditë, ndërsa ju vendosni si zonë, pjesërisht me ujë 24 orë. Fakti që nuk pranoni realitetin, ju bën më pak të besueshëm se në 2013, kur të besuam dhe ta dhamë votën masivisht.”– shprehet qytetari.

    Lidhur me këtë Rama tha se qeveria nuk ka shkop magjik, por premtoi se nëse merr mandatin e katërt, do të finalizohet projekti për furnizimin me ujë për 24 orë.

    “I dashur, Ardi ta shpjegoj unë pse Durrësi figuron si zonë pjesërisht e furnizuar 24 orë dhe pse ke bërë shumë mirë që ma ke dhënë votën në 2013. Kur ti më dhe votën, kishte a s’kishte 3 orë ujë në ditë gjithandej.

    Që kur ti më dhe votën kemi investuar për ujin e pijshëm në Durrës, rreth 60 milionë euro më shumë se të gjitha vitet e tjera të mbledhura së bashku me përfitues banorët e të gjitha njësive administrative të asaj bashkie, ku të mos harrojmë, s’ka pasur kurrë ujë 24 orë se ka rëndësi ta kujtojmë edhe këtë. Atëherë, ne kemi rindërtuar apo ndërtuar krejt nga e para linjat e ujit të pijshëm në shumë segmente.

    Këtu kam shumë, por po të përmend nga lagjja 1, në lagjet 13 plazh, 14 Shkozet, 15 Spitallë, nga Ishmi, sektori Rinia dhe deri në Manëz. Nga Hamallaj, Rashbull, Romanat, Shijak dhe Xhavzotaj dhe si rezultat, sot që flasim, disa zona të qytetit si Spitalla, Porto Romano, një pjesë e Durrësit të ri, ose ish-Këneta, siç e quan bufi, apo zona e Nishtullës, furnizohet 24 orë ujë në ditë dhe ndërkohë në pjesët e tjera, furnizimi varion 18 deri 20 orë maksimumi, deri në minimumi katër orë.

    Ndërsa në zonën rurale, 28 fshatra kanë furnizime me ujë 24 orë. 9 fshatra kanë furnizim me ujë 4-8 orë, ndërsa 11 fshatra kanë furnizim me ujë 2 deri në 4 orë. Ndërsa në plazh, furnizimi me ujë ka arritur 7-8 orë në ditë, por ama ka shumë, shumë rëndësi dhe kjo të duhet për 11 majin që të informohen të gjithë se brenda këtij viti, projekti i financuar nga Agjencia Franceze për Zhvillim, hyn në rrugën e realizimit, pasi janë bërë të gjitha procedurat dhe falë këtij projekti, brenda mandatit të 4, përmbyllim edhe të gjithë programin e furnizimit me ujë 24 orë në Durrës.

    E pra, shumë e thjeshtë. Shkop magjik nuk ka, por ama ta përsëris, çfarë është bërë dhe çfarë është investuar për ujin e pijshëm në këto tre mandate, nuk është bërë dhe nuk është investuar në dekada e dekada të tëra të marra së bashku. Dhe mos harro, në rang vendi, kur ne morëm detyrën, kishim vetëm 4 zona urbane me 24 orë ujë.

    Sot kemi 43 dhe 98 të tjera zona rurale, ndërkohë që 11 zona urbane janë në kantier dhe deri në fund të mandatit të 4 përfundon gjithë programi kombëtar i furnizimit me ujë 24 orë edhe për 16 zona urbane dhe 37 rurale, duke e përmbyllur transformimin historik në sektorin e ujit të pijshëm.”- tha Rama.

  • “Familja jote nuk e do atë moj…”/ Jozi kritikon ashpër Eglin!

    “Familja jote nuk e do atë moj…”/ Jozi kritikon ashpër Eglin!

    Jozi ka diskutuar me Eglin për qëndrimin e saj ndaj Gjestit.

    Jozi:

    Egli:

    Ja kam thënë të gjitha, nuk kam lënë më gjë pa i thënë. Çfarë t’i bëj më unë këtij? Kur ajo goca të fali a të erdhi mirë ty?

    Gjestit?

    Jozi:

    Ne jemi të vërtetë, ju jeni interes.

    Egli:

    Unë nuk po merrem me ju.

    Jozi:

    Nuk ke fytyrë të merresh.

    Jozi:

    Unë e kam treguar vërtetësinë time, nuk më plas çfarë mendon ti.

    Jozi:

    Familja jote nuk e do atë që të ka shkatërruar ty. Ti e ke thënë që familja ime nuk e pranon Gjestin.

    Egli

    Familja ime nuk është pro ndaj gjërave që më kanë bërë të ndjehem ashtu siç jam ndjerë.

    Jozi:

    Pse e bën pra?

  • Temperatura deri në -3 gradë celsius/ Ja kur rikthehen reshjet e dëborës…

    Temperatura deri në -3 gradë celsius/ Ja kur rikthehen reshjet e dëborës…

    Dita e sotme, do të ketë kthjellime dhe vranësira kalimtare. Herë pas herë pritet që vranësirat të fuqizohen, të cilat pritet të prodhojnë reshje të pakta shiu, kryesisht në jug dhe në qendër të vendit.

    E njëjta situatë pritet edhe të premten edhe të shtunën. Nga e diela dhe në vijim, priten reshje dëbore në zonat malore.

    Këtë të mërkurë, temperatura pritet të arrijë deri në 23 gradë celsius. Ndërsa nga mesdita e së enjtes e në vijim, pritet një rënie graduale e temperaturave.

    Të dielën temperaturat do të shkojnë deri në -3 gradë celsius. Në fillim të javës tjetër priten kthjellime, ndërsa në mesjavën tjetër do të rikthehen reshjet e shiut sërish.