Category: Lajme

  • “Je bërë meme, më ofendon…”/ Egli e pakënaqur nga sjelljet e Gjestit!

    “Je bërë meme, më ofendon…”/ Egli e pakënaqur nga sjelljet e Gjestit!

    Egli ka diskutuar me Gjestin dhe i ka shprehur pakënaqësitë e saj.

    Egli:

    Pavarësisht gjërave që thua të shikoj shumë të luhatur. Të tjera gjëra më thua mua dhe pas një ore ose kur vjen Prime je totalisht njeri tjetër. Kjo gjëja nuk më pëlqen. Ose mbaje llafin si burrë, se je duke më ofenduar, je bërë meme. Unë flas dhe ti tallesh, trego respekt sepse më ofendon.

  • “O Rame, filluan sirenat e policisë…”/ Basha ironizon kryeministrin: Po më vinë ankesa për ty (VIDEO)

    “O Rame, filluan sirenat e policisë…”/ Basha ironizon kryeministrin: Po më vinë ankesa për ty (VIDEO)

    Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka ironizuar sërish kryeministrin Edi Rama, duke thënë se ky i fundit nuk u kthen përgjigje qytetarëve që e pyesin tek rubrika e tij “hu m’hu” për amerikanët që u kthyen në SPAK.

    Basha i kërkon Ramës që t’u kthejë përgjigje dhe të komentojë rikthimin e financimit amerikan për Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

    “O Rame, po më vijnë ankesa Rame që nuk i jep përgjigje robve tek ajo rubrika e mgjesit që bo ti “hu m’hu”. T’kanë pyt o Rame pse s’përgjigjesh për amerikanët që janë kthyer në SPAK. E meqë ke thonë që veshi, syni dhe lidhja e tyre janë Euroatlantikët, m’pysin mu ça ka Rama që s’jep përgjigje. Pse s’kthe përgjigje mo Rame? Ktheu njerëzve përgjigje tashi që u kthy Amerika në SPAK, a ndryshon noj gjo, apo trashet 7×7 = 313, Rame. O Rame, filluan sirenat e policisë më duket” – shprehet Basha.

  • “Do të të vr*së MOTRA në Spanjë!”/ Xhovana Nikolli akuza TË RËNDA ndaj SPAK: Doni të shkatërroni familjen tonë…(VIDEO)

    “Do të të vr*së MOTRA në Spanjë!”/ Xhovana Nikolli akuza TË RËNDA ndaj SPAK: Doni të shkatërroni familjen tonë…(VIDEO)

    Xhovana Nikolli, e njohur për publikun pas ngjarjes tragjike në Elbasan ku humbi jetën 29-vjeçari Enea Thomaraj, ka akuzuar SPAK për përhapjen e intrigave dhe përfshirjen e familjes së saj në një skenar të tmerrshëm.

    Në një video të publikuar në TikTok, Xhovana shprehet se SPAK ka tentuar të krijojë ndasi mes saj dhe motrës së saj, Alda Nikolli, duke i thënë se e motra kishte shitur atë në Spanjë dhe se kërcënohej me vdekje. Ajo theksoi se Prokuroria e Posaçme po mbrojnë kriminelët dhe po përpiqet të shkatërrojë familjen e saj, duke e bërë të qartë se është e gatshme të shkojë deri në fund për të zbardhur të vërtetën.

  • “Sakrifica e tyre, më frymëzuese se kurrë”, Berisha në ceremoninë për nderimin e 4 martirëve në Shkodër: Në 11 maj të kthejmë dritën e lirisë!

    “Sakrifica e tyre, më frymëzuese se kurrë”, Berisha në ceremoninë për nderimin e 4 martirëve në Shkodër: Në 11 maj të kthejmë dritën e lirisë!

    Kryetari i PD-së, Sali Berisha mori pjesë në ceremoninë për nderimin e katër martirëve të vrarë më 2 prill të vitit 1991 në qytetin e Shkodrës.

    Gjatë fjalës së tij, ai tha sakrificat e tyre janë më frymëzuese se kurrë.

    Ndër të tjera bëri thirrje që ‘në 11 maj të kthehet drita e lirisë’.

    “Sot jemi këtu për të shprehur nderimin tonë më të thellë, mirënjohjen më të pakufishme për martirët e votës së lirë. Heronjtë e vërtetë të Shkodrës dhe të mbarë Shqipërisë. Arben Brocin, themelues i pluralizmit dhe PD-së.
    Bujanar Bishanakun, aktivist i shquar. Nazmi Kryeziun, aktivist i shquar i PD dhe Besnik Cekën, aktivist i shquar i kësaj partie.

    Por ne nderojmë gjithashtu edhe 87 qytetarë të Shkodrës, që u plagosën në atë ditë masakre, të cilën Shkodra nuk e kishte regjistruar ndonjëherë në kohërat e reja në memorien e saj. Më 2 prill të vitit 1991, diktatori i fundit stalinist në Europë, Ramiz Alia, i cili kishte pranuar zgjedhjet pluraliste, vendosi të festojë fitoren e grabitur në Shqipëri të zgjedhjeve me gjakun e të rinjve të Shkodrës nën motivin se pushteti do gjak, se pushteti vjen nga gjaku. Gjakësorë siç ishin, ata i dëshmuan Shkodrës dhe Shqipërisë se si pushtues të brendshëm, nuk dallonin aspak nga pushtuesit e tjerë. Madje kishin pabesinë dhe mizorinë në shpirtin e tyre, nuk ngurruan të lajnë me gjak këtë qytet të bekuar.
    Të dashur miq, sakrifica sublime e martirëve të votës së lirë, të dhjetëra e dhjetëra qytetarëve të Shkodrës që u plagosën atë ditë, pati jehonë të jashtëzakonshme ndërkombëtare.

    Zgjoi revoltën, dënimin e ashpër të mbarë opinionit demokratik evropian, të Parlamentit Europian, Këshillit të Europës, Kongresit të SHBA. Me të vërtetë martirët e votësë lirë u ndanë atë ditë nga jeta, por mbetën të pavdekshëm në shpirtin e lirisë, në votën e lirë.

    Ndaj dhe ata janë sot burim drite, burim frymëzimi për çdo qytetar që i beson lirisë dhe votës së saj.
    Martirët e 2 Prillit janë frymëzim i madh për çdo qytetar të sakrifikojë për lirinë dhe votën e saj“, tha ai.

  • “Na shpallën luftë”/ Agron Shehaj ironizon Adriatik Lapajn: Këtu është vendimi i vjehrrit… (VIDEO)

    “Na shpallën luftë”/ Agron Shehaj ironizon Adriatik Lapajn: Këtu është vendimi i vjehrrit… (VIDEO)

    Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka nxjerrë dokumente të tjera për kryetarin e ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj, dhe e ka ironizuar atë, pas padisë që ky i fundit depozitoi në Gjykatën e Posaçme për shpifje dhe fyerje.

    Agron Shehaj nxori në video vendimin e gjykatës së vjehrrit të Lapajt, Alltun Çela për një pronë në Ksamil, ku subjekti përfitues është mbrojtur në Apel nga Lapaj. Agron Shehaj tha se tani luftën Adriatik Lapaj e ka në gjykatë, që t’i shpëtojë burgut dhe jo me Partinë Mundësia apo me Agron Shehajn.

    Çfarë deklaron Shehaj në videon e publikuar në rrjete sociale:

    Agron Shehaj: Bela, na shpallën luftë. Si do ia bëjmë, ti do luftosh për mua apo do ikësh?

    Bela: Do luftoj.

    Agron Shehaj: Do luftosh? Çfarë ka shkruajtur këtu Bela?

    Bela: Alltun Çela..

    Agron Shehaj: Po këtu…

    Bela: Hajro Çini…

    Agron Shehaj: Këtu?

    Bela: Në Ksamil Sarandë.

    Agron Shehaj: Prit tani këtu është vendimi i vjehrrit. Po këtu Bela çfarë ka shkruajtur?

    Bela: Hajro Çini…

    Agron Shehaj: Po këtu?

    Bela: Ksamil, Sarandë.

    Agron Shehaj: Po këtu?

    Bela: Adriatik Lapaj.

    Agron Shehaj: Luftën Lapaj e ka në gjykatë të shpëtojë nga burgu më duket, nuk e ka me ne, lufta politike mbaroi, i doli boja.

    Kreu i ‘Mundësia’ theksoi se Lapaj duhet të mos i fshihet përballjes në publik për aferat me pronat. Nga ana tjetër Lapaj e kallëzoi në SPAK, Shehajn, për 8 raste shpifjeje në adresë të tij. Kreu i Shqipëria bëhet tha se akuzat e Shehajt janë të pavërteta dhe kanë si qëllim denigrimin e imazhit të tij.

  • Rikthehet dëbora në fundjavë, temperaturat arrijnë deri në…

    Rikthehet dëbora në fundjavë, temperaturat arrijnë deri në…

    Edhe sot vendi ynë do të përjetojë kthjellime dhe vranësira kalimtare, të cilat herë pas here do të fuqizohen dhe mund të sjellin reshje të pakta shiu, kryesisht në jug dhe në qendër të Shqipërisë.

    E njëjta situatë do të vijojë edhe gjatë ditëve të premte dhe të shtunë, ndërsa nga e diela priten reshje dëbore në zonat malore.

    Temperaturat sot do të arrijnë deri në 23°C, por nga mesdita e së enjtes do të nisë një rënie graduale. Të dielën temperaturat do të zbresin deri në -3°C në zonat malore.

    Java e ardhshme do të nisë me kthjellime, por nga mesi i saj reshjet e shiut pritet të rikthehen sërish.

  • I dashuri e goditi me thikë dhe e futi brenda në valixhe, zbardhen detaje tronditëse nga vrasja e 22-vjeçares shqiptare

    I dashuri e goditi me thikë dhe e futi brenda në valixhe, zbardhen detaje tronditëse nga vrasja e 22-vjeçares shqiptare

    Është zbardhur dinamika e vrasjes së 22-vjeçares shqiprare, Ilaria Sula, e cila dyshohet se u godit me thikë brenda një apartamenti në Romë nga i dashuri i saj filipinas.

    23-vjeçari dyshohet se më pas e ka futur trupin e viktimës brenda një valixheje dhe e ka dërguar në një zonë pyjore në Poli.

    Sipas hetimeve fillestare, e reja kishte pasur një lidhje me të riun filipinas, i cili u dërgua në komisariat dhe më pas u arrestua me akuzën e vrasjes me dashje, si edhe fshehjes së kufomës.

    Tabulatet e celularit të viktimës kanë “tradhtuar” 23-vjeçarin, i cili përdori telefonin e studentes shqiptare për të shkëmbyer mesazhe, si edhe për të publikuar postime në rrjetet sociale të Ilarias.

  • Loredana nuk i reziston Jozit pas mbarimit të spektaklit, i vërsulet edhe e puth me gjithë afsh në oborr

    Loredana nuk i reziston Jozit pas mbarimit të spektaklit, i vërsulet edhe e puth me gjithë afsh në oborr

    Pas përfundimit të spektaklit të së martës në Big Brother VIP Albania 4, Jozi dhe Loredana u panë në oborr duke kaluar momente të këndshme në shoqërinë e njëri-tjetrit.

    Në një moment të veçantë, Loredana iu hodh në krahë Jozit dhe i kërkoi ta puthte, duke krijuar një skenë plot emocion që nuk i shpëtoi syrit të ndjekësve.

    Dyshja, e cila ka qenë në një lidhje që nga fillimi i spektaklit mes ulje-ngritjeve, duket se po forcojnë raportin e tyre, duke u shndërruar në një nga çiftet më të pëlqyera të këtij sezoni.

    Momente si këto i bëjnë fansat të besojnë në kiminë e tyre dhe të presin me kuriozitet zhvillimet e ardhshme të romancës së tyre brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

    Ndërkohë, mbështetësit e çiftit kanë shpërndarë me entuziazëm pamjet e momentit në rrjetet sociale, duke shprehur mbështetjen e tyre dhe duke i quajtur “çifti i momentit” në BBVA 4.

    Mbetet për t’u parë si do të evoluojë marrëdhënia e tyre në javët në vijim.

  • “Big Brother VIP” drejt fundit, kush janë dy banorët “kokë më kokë” për finalistin e parë

    “Big Brother VIP” drejt fundit, kush janë dy banorët “kokë më kokë” për finalistin e parë

    Gjatë mbrëmjes së djeshme në “Big Brother VIP Albania 4”, sipas një mekanizme nga Vëllai i Madh, banorët kanë vendosur dy persona që meritojnë finalen.

    Të ndarë në dy grupe, ata kanë zgjedhur Rozana Radin dhe Gerta Gixharin, të cilat janë në nominim “kokë më kokë” dhe televotimi është i hapur për finalisten e parë.

    Duke arritur drejt fundit, lajmi për finalisten e parë do të jepet në spektaklin e të shtunës.

    Kujtojmë se finalja e madhe do të zhvillohet më 19 prill dhe Vëllai i Madh ka njoftuar se gara do të jetë vetëm mes katër banorëve.

  • Fundi tragjik i 22-vjeçares shqiptare! Ilaria Sulës u gjet brenda një valixheje të mbyllur, hedhur në një shkëmb! U vra nga i dashuri filipinas pas ndarjes?

    Fundi tragjik i 22-vjeçares shqiptare! Ilaria Sulës u gjet brenda një valixheje të mbyllur, hedhur në një shkëmb! U vra nga i dashuri filipinas pas ndarjes?

    Ka qenë tragjik fundi i 22-vjeçares shqiptare, Ilaria Sula, e cila rezultonte e zhdukur prej datës 25 Mars në Romë.

    Fillimisht kishte dyshimet se ajo ishte larguar pas ndarjes me të dashurin, një 23-vjeçar filipinas, por më pas ngjarjet kanë marrë një kthesë dramatike.

    Trupi i studentes shqiptare është gjetur brenda një valixheje të madhe në fund të një shkëmbi në një zonë pyjore në Poli.

    Hetimet janë fokusuar tek fundi i lidhjes së saj me të dashurin Filipinas. 23-vjeçari po merret në pyetje në komisariatin e San Lorenzos dhe sipas Il Messaggero, ka qenë i riu që dërgoi efektivët në zonën ku u gjet trupi i Ilaria Sulës, e cila studionte në Universitetin Sapienza në Romë.

    Ilaria ishte larguar nga shtëpia me qira që ndan me tre shoqe të tjera, por nuk ishte kthyer më.

    Mbrëmjen e 25 Marsit shkëmbeu mesazhe në Whatsapp me shoqet e shtëpisë, të cilat të shqetësuara se ajo nuk ishte kthyer, i kishin shkruar.

    Më pas çdo kontakt ishte shkëputur. Ka dyshime se 23-vjeçari Filipinas ka përdorur telefonin e viktimës pas vrasjes së saj për të shkëmbyer mesazhe si edhe për të bërë postime në rrjetet e saj sociale.

    Sipas medias italiane, ai e ka vrarë Ilaria Sulën duke e goditur me thikë në një apartament në Romë dhe më pas ka hequr qafe trupin pasi e ka futur në një valixhe.

    Ka qenë edhe analiza e tabulateve të telefonit dhe qelive që inkriminuan të dashurin e viktimës.