Category: Lajme

  • “Na shpallën luftë”/ Agron Shehaj ironizon Adriatik Lapajn: Këtu është vendimi i vjehrrit… (VIDEO)

    “Na shpallën luftë”/ Agron Shehaj ironizon Adriatik Lapajn: Këtu është vendimi i vjehrrit… (VIDEO)

    Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka nxjerrë dokumente të tjera për kryetarin e ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj, dhe e ka ironizuar atë, pas padisë që ky i fundit depozitoi në Gjykatën e Posaçme për shpifje dhe fyerje.

    Agron Shehaj nxori në video vendimin e gjykatës së vjehrrit të Lapajt, Alltun Çela për një pronë në Ksamil, ku subjekti përfitues është mbrojtur në Apel nga Lapaj. Agron Shehaj tha se tani luftën Adriatik Lapaj e ka në gjykatë, që t’i shpëtojë burgut dhe jo me Partinë Mundësia apo me Agron Shehajn.

    Çfarë deklaron Shehaj në videon e publikuar në rrjete sociale:

    Agron Shehaj: Bela, na shpallën luftë. Si do ia bëjmë, ti do luftosh për mua apo do ikësh?

    Bela: Do luftoj.

    Agron Shehaj: Do luftosh? Çfarë ka shkruajtur këtu Bela?

    Bela: Alltun Çela..

    Agron Shehaj: Po këtu…

    Bela: Hajro Çini…

    Agron Shehaj: Këtu?

    Bela: Në Ksamil Sarandë.

    Agron Shehaj: Prit tani këtu është vendimi i vjehrrit. Po këtu Bela çfarë ka shkruajtur?

    Bela: Hajro Çini…

    Agron Shehaj: Po këtu?

    Bela: Ksamil, Sarandë.

    Agron Shehaj: Po këtu?

    Bela: Adriatik Lapaj.

    Agron Shehaj: Luftën Lapaj e ka në gjykatë të shpëtojë nga burgu më duket, nuk e ka me ne, lufta politike mbaroi, i doli boja.

    Kreu i ‘Mundësia’ theksoi se Lapaj duhet të mos i fshihet përballjes në publik për aferat me pronat. Nga ana tjetër Lapaj e kallëzoi në SPAK, Shehajn, për 8 raste shpifjeje në adresë të tij. Kreu i Shqipëria bëhet tha se akuzat e Shehajt janë të pavërteta dhe kanë si qëllim denigrimin e imazhit të tij.

  • Rikthehet dëbora në fundjavë, temperaturat arrijnë deri në…

    Rikthehet dëbora në fundjavë, temperaturat arrijnë deri në…

    Edhe sot vendi ynë do të përjetojë kthjellime dhe vranësira kalimtare, të cilat herë pas here do të fuqizohen dhe mund të sjellin reshje të pakta shiu, kryesisht në jug dhe në qendër të Shqipërisë.

    E njëjta situatë do të vijojë edhe gjatë ditëve të premte dhe të shtunë, ndërsa nga e diela priten reshje dëbore në zonat malore.

    Temperaturat sot do të arrijnë deri në 23°C, por nga mesdita e së enjtes do të nisë një rënie graduale. Të dielën temperaturat do të zbresin deri në -3°C në zonat malore.

    Java e ardhshme do të nisë me kthjellime, por nga mesi i saj reshjet e shiut pritet të rikthehen sërish.

  • I dashuri e goditi me thikë dhe e futi brenda në valixhe, zbardhen detaje tronditëse nga vrasja e 22-vjeçares shqiptare

    I dashuri e goditi me thikë dhe e futi brenda në valixhe, zbardhen detaje tronditëse nga vrasja e 22-vjeçares shqiptare

    Është zbardhur dinamika e vrasjes së 22-vjeçares shqiprare, Ilaria Sula, e cila dyshohet se u godit me thikë brenda një apartamenti në Romë nga i dashuri i saj filipinas.

    23-vjeçari dyshohet se më pas e ka futur trupin e viktimës brenda një valixheje dhe e ka dërguar në një zonë pyjore në Poli.

    Sipas hetimeve fillestare, e reja kishte pasur një lidhje me të riun filipinas, i cili u dërgua në komisariat dhe më pas u arrestua me akuzën e vrasjes me dashje, si edhe fshehjes së kufomës.

    Tabulatet e celularit të viktimës kanë “tradhtuar” 23-vjeçarin, i cili përdori telefonin e studentes shqiptare për të shkëmbyer mesazhe, si edhe për të publikuar postime në rrjetet sociale të Ilarias.

  • Loredana nuk i reziston Jozit pas mbarimit të spektaklit, i vërsulet edhe e puth me gjithë afsh në oborr

    Loredana nuk i reziston Jozit pas mbarimit të spektaklit, i vërsulet edhe e puth me gjithë afsh në oborr

    Pas përfundimit të spektaklit të së martës në Big Brother VIP Albania 4, Jozi dhe Loredana u panë në oborr duke kaluar momente të këndshme në shoqërinë e njëri-tjetrit.

    Në një moment të veçantë, Loredana iu hodh në krahë Jozit dhe i kërkoi ta puthte, duke krijuar një skenë plot emocion që nuk i shpëtoi syrit të ndjekësve.

    Dyshja, e cila ka qenë në një lidhje që nga fillimi i spektaklit mes ulje-ngritjeve, duket se po forcojnë raportin e tyre, duke u shndërruar në një nga çiftet më të pëlqyera të këtij sezoni.

    Momente si këto i bëjnë fansat të besojnë në kiminë e tyre dhe të presin me kuriozitet zhvillimet e ardhshme të romancës së tyre brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

    Ndërkohë, mbështetësit e çiftit kanë shpërndarë me entuziazëm pamjet e momentit në rrjetet sociale, duke shprehur mbështetjen e tyre dhe duke i quajtur “çifti i momentit” në BBVA 4.

    Mbetet për t’u parë si do të evoluojë marrëdhënia e tyre në javët në vijim.

  • “Big Brother VIP” drejt fundit, kush janë dy banorët “kokë më kokë” për finalistin e parë

    “Big Brother VIP” drejt fundit, kush janë dy banorët “kokë më kokë” për finalistin e parë

    Gjatë mbrëmjes së djeshme në “Big Brother VIP Albania 4”, sipas një mekanizme nga Vëllai i Madh, banorët kanë vendosur dy persona që meritojnë finalen.

    Të ndarë në dy grupe, ata kanë zgjedhur Rozana Radin dhe Gerta Gixharin, të cilat janë në nominim “kokë më kokë” dhe televotimi është i hapur për finalisten e parë.

    Duke arritur drejt fundit, lajmi për finalisten e parë do të jepet në spektaklin e të shtunës.

    Kujtojmë se finalja e madhe do të zhvillohet më 19 prill dhe Vëllai i Madh ka njoftuar se gara do të jetë vetëm mes katër banorëve.

  • Fundi tragjik i 22-vjeçares shqiptare! Ilaria Sulës u gjet brenda një valixheje të mbyllur, hedhur në një shkëmb! U vra nga i dashuri filipinas pas ndarjes?

    Fundi tragjik i 22-vjeçares shqiptare! Ilaria Sulës u gjet brenda një valixheje të mbyllur, hedhur në një shkëmb! U vra nga i dashuri filipinas pas ndarjes?

    Ka qenë tragjik fundi i 22-vjeçares shqiptare, Ilaria Sula, e cila rezultonte e zhdukur prej datës 25 Mars në Romë.

    Fillimisht kishte dyshimet se ajo ishte larguar pas ndarjes me të dashurin, një 23-vjeçar filipinas, por më pas ngjarjet kanë marrë një kthesë dramatike.

    Trupi i studentes shqiptare është gjetur brenda një valixheje të madhe në fund të një shkëmbi në një zonë pyjore në Poli.

    Hetimet janë fokusuar tek fundi i lidhjes së saj me të dashurin Filipinas. 23-vjeçari po merret në pyetje në komisariatin e San Lorenzos dhe sipas Il Messaggero, ka qenë i riu që dërgoi efektivët në zonën ku u gjet trupi i Ilaria Sulës, e cila studionte në Universitetin Sapienza në Romë.

    Ilaria ishte larguar nga shtëpia me qira që ndan me tre shoqe të tjera, por nuk ishte kthyer më.

    Mbrëmjen e 25 Marsit shkëmbeu mesazhe në Whatsapp me shoqet e shtëpisë, të cilat të shqetësuara se ajo nuk ishte kthyer, i kishin shkruar.

    Më pas çdo kontakt ishte shkëputur. Ka dyshime se 23-vjeçari Filipinas ka përdorur telefonin e viktimës pas vrasjes së saj për të shkëmbyer mesazhe si edhe për të bërë postime në rrjetet e saj sociale.

    Sipas medias italiane, ai e ka vrarë Ilaria Sulën duke e goditur me thikë në një apartament në Romë dhe më pas ka hequr qafe trupin pasi e ka futur në një valixhe.

    Ka qenë edhe analiza e tabulateve të telefonit dhe qelive që inkriminuan të dashurin e viktimës.

  • Akuzohet si e përfshirë në vrasjen e Fatbardh Licit, Apeli i GJKKO-së vendos për të dashurën e Safet Bajrit

    Akuzohet si e përfshirë në vrasjen e Fatbardh Licit, Apeli i GJKKO-së vendos për të dashurën e Safet Bajrit

    Apeli i GJKKO-së ka lënë në qeli Eria Agon, e dashura e Safet Bajrit, e cila akuzohet si e përfshirë në vrasjen e Fatbardh Licit, krim i ndodhur në vitin 2008.

    Gjykata e Posaçme kishte caktuar ndaj saj masën e “arrestit me burg”, për akuzat e krijimit të kushteve për të kryer vrasje dhe përkrahje të autorit të krimit. Ajo u dërgua në burgun e grave, në Pojskë të Pogradecit, ku do vijojë të qëndrojë deri në përfundim të hetimeve, pas vendimit të Apelit.

    Eria Ago, pronare e një butiku rrobash në zonën e “Myslym Shyrit” në Tiranë, është vënë në pranga 5 ditë pas partnerit të saj, Safet Bajri, i cili u arrestua më 17 shkurt 2025.

    Ajo është përmendur edhe në përgjimet që futën në burg Hermes Nikajn, i njohur ndryshe si “Zogu i Tiranës”. Në vitin 2020, përgjimet e Nikajt, kanë nxjerrë në skenë edhe emra të njohur të showbizit shqiptar. Një nga protagonitet në këtë rrjet prositucioni është edhe ish-missi, Eria Ago.

    Në përgjime, Ago kërkohet nga Anjeza Bena për të kryer marrëdhënie intime. Mesazhet përcillen përmes “Zogut të Tiranës”.

  • Xhensila Myrtezaj dhe Ledri Vula në një lidhje dashurie?

    Xhensila Myrtezaj dhe Ledri Vula në një lidhje dashurie?

    Së fundmi Xhensila Myrtezaj dhe Ledri Vula po përfliten se kanë nisur një romancë. Prej disa kohësh ata janë parë nga fansat në shoqërinë e njëri-tjetrit në ambientet e disa prej lokaleve në Prishtinë dhe Prizren.

    Mediat e Kosovës kanë pohuar se takimet mes tyre nuk janë bërë për shkak të projekteve muzikore. Xhensila Myrtezaj para pak kohësh u divorcua nga aktori i njohur Bes Kallaku. Ata kanë edhe dy fëmijë, vajzën Ajka dhe djalin Amen.

    Ledri Vula dhe Sara Hoxha nga ana tjetër i kanë dhënë fund lidhjes së tyre para disa kohësh. Edhe pse ata janë fotografuar disa herë bashkë pas ndarjes për shkak të vajzës së tyre Poem Blu, nuk ka pasur një ribashkim. Ledri u aludua se ishte në një lidhje me bukuroshen kosovare Rina Zaiti ndërsa Sara së fundmi flitet se është në një lidhje të re me një biznesmen shqiptar.

  • FOTO+EMRAT/ Ja kush janë dy viktimat e AKSIDENTIT TRAGJIK në Milot!

    FOTO+EMRAT/ Ja kush janë dy viktimat e AKSIDENTIT TRAGJIK në Milot!

    Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Milot-Morinë, ku dy persona kanë humbur jetën si pasojë e daljes nga rruga të automjetit me të cilin po udhëtonin.

    Sipas policisë, automjeti tip “Benz” drejtohej nga 50-vjeçari Afrim Kolgjini, i cili humbi kontrollin dhe doli nga rruga. Për pasojë, ai dhe pasagjeri i tij, 35-vjeçari Festim Gjeta, humbën jetën në vendngjarje.

    Të dy viktimat ishin banorë të fshatit Lusën, në njësinë administrative Ujmisht, Kukës.

    Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për të përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe rrethanat e plota të ngjarjes.

  • Çfarë i ndodhi Jozit gjatë natës? Frikësohen banorët, pamjet bëhen virale (Video)

    Çfarë i ndodhi Jozit gjatë natës? Frikësohen banorët, pamjet bëhen virale (Video)

    Një situatë e pazakontë ka ndodhur gjatë natës në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, duke i lënë banorët të shtangur.

    Teksa Egli dhe Gjesti ndodheshin në dhomën e gjumit duke biseduar në shtratin e tyre, një moment i papritur ka tronditur atmosferën.

    Jozi, i cili ishte në gjumë, papritur ka bërtitur për disa sekonda, duke i frikësuar dy banorët që ishin ende zgjuar.

    Reagimi i Eglit ishte i menjëhershëm, teksa e habitur dhe e trembur tha: “Uaa, mos i fol!”