Category: Lajme

  • Ishte zhdukur prej disa ditësh, 22-vjeçarja shqiptare gjendet e pajetë në një valixhe! Arrestohet i dashuri i saj

    Ishte zhdukur prej disa ditësh, 22-vjeçarja shqiptare gjendet e pajetë në një valixhe! Arrestohet i dashuri i saj

    Trupi i pajetë i 22-vjeçares shqiptare, Ilaria Sula është gjetur i pajetë në një valixhe.

    Trupi i studentes shqiptare, e cila rezulton e zhdukur që prej 25 marsit në zonën Furio Camillo të Romës, u gjet në një zonë pyjore në Poli.

    Valixhja me trupin e 22-vjeçares Ilaria Sula ishte hedhur në një luginë dhe zbulua nga persona që po frekuentonin zonën, që ndodhet në brendësi të kryeqytetit.

    Sipas Corriere, e reja kishte pasur lidhje me një shtetas filipinas, i cili është ndaluar nga policia italiane.

    22-vjeçarja studionte në Universitetin Sapienza, ndërsa ishin miqtë dhe familjarët e viktimës që ngritën alarmin për zhdukjen e saj.

    Lajmi në përditësim…

  • “Mbi dy shtatzëni të dështuara”, pas rrëfimit prekës Rozana Radi merr dhuratën e madhe nga BBVA

    “Mbi dy shtatzëni të dështuara”, pas rrëfimit prekës Rozana Radi merr dhuratën e madhe nga BBVA

    Spektakli i së shtunës në Big Brother VIP Albania 4 solli një moment tejet emocional, kur këngëtarja dhe aktorja Rozana Radi ndau me publikun linjën e saj të jetës.

    Në një rrëfim prekës, ajo foli për sfidat e mëdha me të cilat është përballur, përfshirë humbjen e prindërve në moshë shumë të re, si dhe përpjekjet e saj të vazhdueshme për t’u bërë nënë, të cilat deri më tani nuk kanë pasur sukses.

    Rozana tregoi se ka pasur më shumë se dy shtatzëni të dështuara dhe, për këtë arsye, para se të hynte në BBVA 4, vendosi t’i jepte lirinë partnerit të saj, duke u shprehur se “nuk mund ta mbante peng” për pamundësinë e dhurimit të një trashëgimtari.

    Ajo pranoi se e ka marrë këtë vendim pa e informuar partnerin, por surpriza e madhe erdhi nga prezantuesi Ledion Liço, i cili i lexoi një mesazh të ndjerë të dërguar nga partneri i saj:

    “Rozi, në marrëdhënien tonë, ti më mund bindshëm me fjalët, por sot më takon mua të shkruaj edhe pse nuk është sporti im. Do ta përmbledh shkurt që të limitojmë sa më shumë dëmet. Mos të të shkruaja do të thoshte të të braktisja tani që je mirë, imagjino pastaj në të keq. Ti ke instinkt guximtari dhe për çfarë të bësh, s’ke pasur kurrë nevojë të pyesësh njeri. Ti e di përgjigjen më mirë se gjithkush. Fati i ndihmon guximtarët. Ne e kemi mbështetur pa kushte njëri-tjetrin dhe do të jetë gjithmonë kështu. Shënim: Shihemi pas festës”.

  • I fundit! Ndërron jetë ish- kryebashkiaku i Korçës

    I fundit! Ndërron jetë ish- kryebashkiaku i Korçës

    Ish-kryebashkiaku i Korçës, Dhionis Robert Kotmilo, ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare.

    Kotmilo ka shërbyer si kryebashkiak i qytetit të Korçës nga viti 1996 deri në vitin 2000, duke lënë pas një trashëgimi të rëndësishme në drejtimin e bashkisë gjatë periudhës së trazirave të vitit 1997.

    Ky ishte një kapitull i veçantë i sakrificave dhe angazhimit të tij qytetar.

    Edhe pse pati ftesë nga strukturat e Partisë Demokratike për të kandiduar për një mandat të dytë, ai vendosi të tërhiqej.

    Lajmi për ndarjen nga jeta të Kotmilos ka trishtuar shumë qytetarë të Korçës dhe ata që e njohën për kontributin e tij.

  • Skandali me salmonelën/ Mjeku veterinar: Ja si ta kuptojmë që mishi është i kontaminuar

    Skandali me salmonelën/ Mjeku veterinar: Ja si ta kuptojmë që mishi është i kontaminuar

    Në një intervistë televizive mjeku veterinar, Rushan Vrapi, foli në lidhje me temat më aktuale dhe më të përfolura, për mishin me salmonelë.

    Mjeku nënvizoi rëndësinë e respektimit të kushteve higjeno-sanitare jo vetëm në thertore që duhet të jenë brenda standardeve, duke u ndalur edhe tek zinxhiri i ftohjes.
    “Zinxhiri i ftohjes është shumë i rëndësishëm. Mishi pas therjes së kafshës duhet të mbahet për rreth 48 orë në temperatura nën 0, zakonisht minus 4 gradë celcius. Kjo ndikon në uljen e ngarkesës mikrobike, jo 100 për qind, por që ndikon. Kjo është rëndësishme pasi edhe mënyra se si reagon trupi ynë varet nga ngarkesë mikrobike”, u shpreh ai. Mjeku ka renditur edhe disa nga indikatorët që mund të na bëjë të kuptojmë nëse mishi të cilin po blejmë është i kontaminuar apo jo.

    “Në lidhje me pamjen, një mish i freskët duhet të ketë një ngjyrë të kuqe në rozë, vëmendje duhet t’i kushtojmë edhe aromës së mishit apo lëngjet me ngjyra të ndryshme që mishi mund të ketë rreth e qark. Sa i ëprket strukturës së mishit, ai nuk duhet të jetë as xhelatinoz dhe as i fortë”, tha ai. Vrapi vuri theksin edhe në rrezikshmërinë që paraqet përdorimi i antibiotikëve tek kafshët dhe ndikimin që kjo ka tek organizmi i njeriut.

    “Problem është edhe pjesa e përdorimit të antibiotikëve në kafshë, pasi nuk shkatërrohet me gatimin, as në temperatura të larta,100 gradë. Antibiotikët janë një nga problemet më të mëdha të botës kjo edhe për faktin sepse krijohet rezistencë ndaj antibiotikëve”’, tha ai.

  • Olsi Bylyku: Si nuk e përmendi askush partneren time që duron komentet për Eglin!

    Olsi Bylyku: Si nuk e përmendi askush partneren time që duron komentet për Eglin!

    Olsi Bylyku u përball me pyetjet e Dalina Buzit, për Egli Takon.

    Ndër të tjera tha se merita i takon e gjitha partneres së tij tani që po duron opinionin publik.

    “Ajo që më shqetësoi më shumë ishte fakti që nuk kishte asnjë koment për partneren time aktuale,” – tha ai, duke theksuar se gjithmonë biseda ndalonte te historia e tij e mëparshme.

    “Ne u njohëm 19 vjeç ishim shumë të rijnë. Kam shumë respekt dhe mirënjohje për atë gocën dhe i uroj fitoren,”-përfundoi Olsi

  • 950 mijë “kursimtarë” kanë zero lekë në banka! Ja si paraqiten të ardhurat e shqiptarëve në llogaritë e tyre

    950 mijë “kursimtarë” kanë zero lekë në banka! Ja si paraqiten të ardhurat e shqiptarëve në llogaritë e tyre

    Janë rreth 2.8 milionë llogari të hapura në bankat e nivelit të dytë, por rreth një e treta e tyre janë bosh, ndërsa 61% konsiderohen si depozitues të vegjël dhe kanë kursime deri në 2.5 milionë lekë. Në kontrast, një përqindje shumë e vogël e depozituesve (4.5%) zotërojnë më shumë se gjysmën e kursimeve në banka.

    Në fund të vitit 2024, individët në vend kishin të hapura gjithsej 2.79 milionë llogari bankare, sipas të dhënave nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD), të cilat janë të sigurueshme. Në këto llogari bankare kishte gjithsej 1.27 trilionë lekë.

    34.1% e këtyre llogarive janë bosh. Sipas të dhënave nga ASD janë gati 950 mijë depozitues, të cilët janë një balancë nga zero deri në 100 lekë. Në krahasim me një vit më parë, numri i llogarive me zero lekë është rritur me 5.7%.

    Rreth 1.7 milionë depozitues të tjerë, ose 61.4% e totalit kishin në banka kursime që variojnë nga 100 lekë në 2.5 milionë lekë, që është niveli i mbulimit të depozitave nga sigurimi. Këto quhen nga ASD depozitues të vegjël. Numri i depozituesve të vegjël u rrit me 4% në krahasim me vitin e mëparshëm. Sipas ligjit, Depozituesi në çdo bankë sigurohet në masën 100%, por në çdo rast jo më shumë se 2.5 milionë lekë. Shuma e depozitave që u korrespondon këtyre depozituesve arriti vlerën 536 mld lekë, ose 42% e totalit të depozitave të sigurueshme.

    Në kontrast, një pakicë e depozituesve zotërojnë pjesën më të madhe të kursimeve në banka. Sipas ASD-së janë 125,875 depozitues individë, kursimet e të cilëve janë më të mëdha sesa 2.5 milionë lekë, me një rritje prej 5.2% në raport me 2023-n. Këta përbëjnë vetëm 4.5% të numrit total të depozituesve, por ndërkohë zotërojnë 58% të shumës së depozituar në banka. Në total shuma e depozitave të tyre arriti vlerën 739.5 mld lekë.

    ASD sqaron se numri total i depozituesve është përcaktuar duke mbledhur të dhënat e agreguara të raportuara nga çdo bankë, kështu që një person i cili ka depozita në disa banka është regjistruar disa herë.

    Depozitat e sigurueshme
    Sipas ASD-së, depozitat e sigurueshme të individëve në sistemin bankar më 31 dhjetor 2024 arritën 1,275.4 mld lekë, dhe përbëjnë pjesën më të madhe të totalit të depozitave të sigurueshme, konkretisht 80.2 % të tyre (norma endryshimit vjetor ishte +5.6%). Peshën më të madhe të depozitave të sigurueshme të individëve e zënë depozitat në lekë me 48.6%, ndjekur nga depozitat në euro me 45.8%.

    Gjatë vitit 2024 ecuria e depozitave të individëve në lekë ka qenë pozitive pothuajse gjatë gjithë periudhës, dhe me një rënie të lehtë në muajt janar e gusht. Normat e ndryshimit mujor kanë qenë relativisht të ulëta, dhe rritja më e madhe u shënua në muajin shkurt me 0.9%.

    Ndikimin më të madh në rritjen vjetore prej 5.6% të depozitave të sigurueshme të individëve, e kanë dhënë depozitat në lekë, të cilat shënuan një rritje vjetore prej 7.3%. Në dhjetor 2024, depozitat në monedhë të huaj të shprehura në kundërvlerën në lekë kanë peshën 51.4%, dhe rritja vjetore e tyre ishte 3.9%.

    Në këtë periudhë depozitat në euro të shprehura në kundërvlerën në lekë arritën shumën prej 584.6 mld lekë, duke shënuar një rritje vjetore në vlerë prej 23 mld lekë (në përqindje +4.1%), kurse në monedhën origjinale u rritën me 10.2%. Këto depozita zënë peshën më të madhe të depozitave të individëve në monedhë të huaj.

    Gjatë vitit 2024 ecuria e depozitave të individëve në euro ka qenë pozitive gjatë gjithë periudhës, kurse të shprehura në kundërvlerën në lekë ecuria ka qenë në të dyja kahet pozitive dhe negative, si rezultat i ecurisë së kursit të këmbimit të lekut kundrejt euros. Rritja më e madhe mujore u shënua në muajin gusht me 2.2%, kurse të shprehura në kundërvlerën në lekë u rritën me 1.6%.

    Depozitat e individëve në USD në monedhën origjinale, krahasuar me fundin e vitit 2023, u rritën me 4.6 %, kurse të shprehura në kundërvlerën në lekë (pesha e tyre 3.7%) kanë shënuar rritje vjetore me 4.9%./ Monitor

  • “Do të shtroj iftar” – Mashtroi biznesmenin duke u hequr si Behgjet Pacolli, arrestohet në Tiranë autori pasi i mori 25 mijë euro

    “Do të shtroj iftar” – Mashtroi biznesmenin duke u hequr si Behgjet Pacolli, arrestohet në Tiranë autori pasi i mori 25 mijë euro

    Policia e Tiranës ka vënë në pranga një person të dyshuar për mashtrim ndaj një pronari të një hoteli në Tiranë. Sipas informacioneve, mësohet se këtij të fundit, autori i ka marrë një shumë parash prej 25 mijë euro, duke u hequr si Behgjet Pacolli dhe qëllimi ishte, shtrimi i një iftari në muajin e shenjtë të Ramazanit.

    Burimet thonë se gjithashtu i dyshuari është futur në ambientet e hotelit me një kapele në kokë, që siç duket po shkonte t’i merrte të paratë. Ai ka arritur që përmes kësaj skeme mashtrimi t’i marrë një herë 12 mijë euro, teksa herën e dytë edhe 13 mijë euro të tjera.

  • I fundit/ Bardh Spahia paraqitet në GJKKO

    I fundit/ Bardh Spahia paraqitet në GJKKO

    Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia është paraqitur në GJKKO mëngjesin e sotëm, rreth orës 09:00.

    Vijon…

  • Tërmeti në Mianmar, numri i viktimave shkon në mbi 2700! Katastrofa në shumë nivele, të mbijetuarit dhe ekipet e shpëtimit rrezikohen nga minat tokësore

    Tërmeti në Mianmar, numri i viktimave shkon në mbi 2700! Katastrofa në shumë nivele, të mbijetuarit dhe ekipet e shpëtimit rrezikohen nga minat tokësore

    Fatkeqësia natyrore godet një vend të dobësuar nga lufta civile, gjë që i ndërlikon më tej ndihmat ndërkombëtare.

    Pas tërmetit të së premtes që goditi rëndë Mianmarin, regjimi.ushtarak i vendit publikoi shifra të reja për viktimat. Sikurse njoftoi në televizionin shtetëror sundimtari gjeneral Min Aung Hlaing, deri tani janë regjistruar të paktën 2,719 të vdekur. Rreth 4,521 vetë janë plagosur dhe më shumë se 400 konsiderohen të zhdukur, tha Hlaing. Pritet që numri i viktimave të rritet edhe më tej, sidomos kur ekipet e ndihmës të arrijnë në rajonet e largëta të vendit.

    Në fotografitë dhe videot e postuara në rrjetet sociale nga qyteti Mandalay, i cili është afër epiqendrës së tërmetit dhe ka një popullsi prej 1.6 milionë banorësh, shihen rrugë të tëra ku çdo e dyta shtëpi është shembur ose dëmtuar.

    Lidhjet elektrike dhe telefonike në Mianmar qendror funksionojnë vetëm në mënyrë sporadike. DW kontaktoi me banorë të Yangonit, të cilët prisnin me orë të tëra me padurim lajme nga miqtë dhe familjet në Mandalay.

    OKB: “Kushte katastrofike”

    Zyra e OKB-së për Ndihmat Emergjente tha se kushtet janë katastrofike. Në zonat më të prekura njerëzit po përpiqen të plotësojnë nevojat e tyre themelore, si aksesi për ujë të pastër dhe kanalizime, tha OKB-ja.

    Sipas OKB-së edhe përpara tërmetit rreth 20 milionë vetë në Mianmar ishin të varur nga ndihmat humanitare.

    Gjendja në Mianmarin e shkatërruar nga lufta civile përkeqësohet edhe më tepër nga rreziqe të tilla si minat tokësore dhe municionet e pashpërthyera. Mjetet shpërthyese të mbetura nga konfliktet e vazhdueshme përbëjnë një kërcënim vdekjeprurës për ekipet humanitare dhe të mbijetuarit, tha Drejtori Rajonal të Grupit Këshillues për Minat, Llevelyn Jones.

    Po ashtu tani po afrohet edhe sezoni i monsunit me reshje të dendura shiu, përmbytje dhe rrëshqitje dheu. Këto e rrisin edhe më tej rrezikun për t’u ndeshur me mina tokësore dhe mjete shpërthyese, tha Jones./DW

  • Shpërthim me tritol në Tiranë, kush ishte “shënjestra”

    Shpërthim me tritol në Tiranë, kush ishte “shënjestra”

    Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar pas mesnatës së kaluar në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:35 minuta, në rrugën “Besnik Hidri”, në zonën e njohur si Bregu i Lumit.

    Autoritetet policore raportojnë se një sasi tritoli ka shpërthyer në derën e jashtme të banesës së shtetasit Tonin Qafa, e cila ndodhet pranë një restoranti.

    Si pasojë e shpërthimit, nuk ka patur persona të dëmtuar, por raportohet vetëm për dëme materiale, ku është dëmtuar porta e banesës dhe disa mjete të parkuara aty pranë

    Policia thotë se grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.