Category: Lajme

  • 950 mijë “kursimtarë” kanë zero lekë në banka! Ja si paraqiten të ardhurat e shqiptarëve në llogaritë e tyre

    950 mijë “kursimtarë” kanë zero lekë në banka! Ja si paraqiten të ardhurat e shqiptarëve në llogaritë e tyre

    Janë rreth 2.8 milionë llogari të hapura në bankat e nivelit të dytë, por rreth një e treta e tyre janë bosh, ndërsa 61% konsiderohen si depozitues të vegjël dhe kanë kursime deri në 2.5 milionë lekë. Në kontrast, një përqindje shumë e vogël e depozituesve (4.5%) zotërojnë më shumë se gjysmën e kursimeve në banka.

    Në fund të vitit 2024, individët në vend kishin të hapura gjithsej 2.79 milionë llogari bankare, sipas të dhënave nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD), të cilat janë të sigurueshme. Në këto llogari bankare kishte gjithsej 1.27 trilionë lekë.

    34.1% e këtyre llogarive janë bosh. Sipas të dhënave nga ASD janë gati 950 mijë depozitues, të cilët janë një balancë nga zero deri në 100 lekë. Në krahasim me një vit më parë, numri i llogarive me zero lekë është rritur me 5.7%.

    Rreth 1.7 milionë depozitues të tjerë, ose 61.4% e totalit kishin në banka kursime që variojnë nga 100 lekë në 2.5 milionë lekë, që është niveli i mbulimit të depozitave nga sigurimi. Këto quhen nga ASD depozitues të vegjël. Numri i depozituesve të vegjël u rrit me 4% në krahasim me vitin e mëparshëm. Sipas ligjit, Depozituesi në çdo bankë sigurohet në masën 100%, por në çdo rast jo më shumë se 2.5 milionë lekë. Shuma e depozitave që u korrespondon këtyre depozituesve arriti vlerën 536 mld lekë, ose 42% e totalit të depozitave të sigurueshme.

    Në kontrast, një pakicë e depozituesve zotërojnë pjesën më të madhe të kursimeve në banka. Sipas ASD-së janë 125,875 depozitues individë, kursimet e të cilëve janë më të mëdha sesa 2.5 milionë lekë, me një rritje prej 5.2% në raport me 2023-n. Këta përbëjnë vetëm 4.5% të numrit total të depozituesve, por ndërkohë zotërojnë 58% të shumës së depozituar në banka. Në total shuma e depozitave të tyre arriti vlerën 739.5 mld lekë.

    ASD sqaron se numri total i depozituesve është përcaktuar duke mbledhur të dhënat e agreguara të raportuara nga çdo bankë, kështu që një person i cili ka depozita në disa banka është regjistruar disa herë.

    Depozitat e sigurueshme
    Sipas ASD-së, depozitat e sigurueshme të individëve në sistemin bankar më 31 dhjetor 2024 arritën 1,275.4 mld lekë, dhe përbëjnë pjesën më të madhe të totalit të depozitave të sigurueshme, konkretisht 80.2 % të tyre (norma endryshimit vjetor ishte +5.6%). Peshën më të madhe të depozitave të sigurueshme të individëve e zënë depozitat në lekë me 48.6%, ndjekur nga depozitat në euro me 45.8%.

    Gjatë vitit 2024 ecuria e depozitave të individëve në lekë ka qenë pozitive pothuajse gjatë gjithë periudhës, dhe me një rënie të lehtë në muajt janar e gusht. Normat e ndryshimit mujor kanë qenë relativisht të ulëta, dhe rritja më e madhe u shënua në muajin shkurt me 0.9%.

    Ndikimin më të madh në rritjen vjetore prej 5.6% të depozitave të sigurueshme të individëve, e kanë dhënë depozitat në lekë, të cilat shënuan një rritje vjetore prej 7.3%. Në dhjetor 2024, depozitat në monedhë të huaj të shprehura në kundërvlerën në lekë kanë peshën 51.4%, dhe rritja vjetore e tyre ishte 3.9%.

    Në këtë periudhë depozitat në euro të shprehura në kundërvlerën në lekë arritën shumën prej 584.6 mld lekë, duke shënuar një rritje vjetore në vlerë prej 23 mld lekë (në përqindje +4.1%), kurse në monedhën origjinale u rritën me 10.2%. Këto depozita zënë peshën më të madhe të depozitave të individëve në monedhë të huaj.

    Gjatë vitit 2024 ecuria e depozitave të individëve në euro ka qenë pozitive gjatë gjithë periudhës, kurse të shprehura në kundërvlerën në lekë ecuria ka qenë në të dyja kahet pozitive dhe negative, si rezultat i ecurisë së kursit të këmbimit të lekut kundrejt euros. Rritja më e madhe mujore u shënua në muajin gusht me 2.2%, kurse të shprehura në kundërvlerën në lekë u rritën me 1.6%.

    Depozitat e individëve në USD në monedhën origjinale, krahasuar me fundin e vitit 2023, u rritën me 4.6 %, kurse të shprehura në kundërvlerën në lekë (pesha e tyre 3.7%) kanë shënuar rritje vjetore me 4.9%./ Monitor

  • “Do të shtroj iftar” – Mashtroi biznesmenin duke u hequr si Behgjet Pacolli, arrestohet në Tiranë autori pasi i mori 25 mijë euro

    “Do të shtroj iftar” – Mashtroi biznesmenin duke u hequr si Behgjet Pacolli, arrestohet në Tiranë autori pasi i mori 25 mijë euro

    Policia e Tiranës ka vënë në pranga një person të dyshuar për mashtrim ndaj një pronari të një hoteli në Tiranë. Sipas informacioneve, mësohet se këtij të fundit, autori i ka marrë një shumë parash prej 25 mijë euro, duke u hequr si Behgjet Pacolli dhe qëllimi ishte, shtrimi i një iftari në muajin e shenjtë të Ramazanit.

    Burimet thonë se gjithashtu i dyshuari është futur në ambientet e hotelit me një kapele në kokë, që siç duket po shkonte t’i merrte të paratë. Ai ka arritur që përmes kësaj skeme mashtrimi t’i marrë një herë 12 mijë euro, teksa herën e dytë edhe 13 mijë euro të tjera.

  • I fundit/ Bardh Spahia paraqitet në GJKKO

    I fundit/ Bardh Spahia paraqitet në GJKKO

    Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia është paraqitur në GJKKO mëngjesin e sotëm, rreth orës 09:00.

    Vijon…

  • Tërmeti në Mianmar, numri i viktimave shkon në mbi 2700! Katastrofa në shumë nivele, të mbijetuarit dhe ekipet e shpëtimit rrezikohen nga minat tokësore

    Tërmeti në Mianmar, numri i viktimave shkon në mbi 2700! Katastrofa në shumë nivele, të mbijetuarit dhe ekipet e shpëtimit rrezikohen nga minat tokësore

    Fatkeqësia natyrore godet një vend të dobësuar nga lufta civile, gjë që i ndërlikon më tej ndihmat ndërkombëtare.

    Pas tërmetit të së premtes që goditi rëndë Mianmarin, regjimi.ushtarak i vendit publikoi shifra të reja për viktimat. Sikurse njoftoi në televizionin shtetëror sundimtari gjeneral Min Aung Hlaing, deri tani janë regjistruar të paktën 2,719 të vdekur. Rreth 4,521 vetë janë plagosur dhe më shumë se 400 konsiderohen të zhdukur, tha Hlaing. Pritet që numri i viktimave të rritet edhe më tej, sidomos kur ekipet e ndihmës të arrijnë në rajonet e largëta të vendit.

    Në fotografitë dhe videot e postuara në rrjetet sociale nga qyteti Mandalay, i cili është afër epiqendrës së tërmetit dhe ka një popullsi prej 1.6 milionë banorësh, shihen rrugë të tëra ku çdo e dyta shtëpi është shembur ose dëmtuar.

    Lidhjet elektrike dhe telefonike në Mianmar qendror funksionojnë vetëm në mënyrë sporadike. DW kontaktoi me banorë të Yangonit, të cilët prisnin me orë të tëra me padurim lajme nga miqtë dhe familjet në Mandalay.

    OKB: “Kushte katastrofike”

    Zyra e OKB-së për Ndihmat Emergjente tha se kushtet janë katastrofike. Në zonat më të prekura njerëzit po përpiqen të plotësojnë nevojat e tyre themelore, si aksesi për ujë të pastër dhe kanalizime, tha OKB-ja.

    Sipas OKB-së edhe përpara tërmetit rreth 20 milionë vetë në Mianmar ishin të varur nga ndihmat humanitare.

    Gjendja në Mianmarin e shkatërruar nga lufta civile përkeqësohet edhe më tepër nga rreziqe të tilla si minat tokësore dhe municionet e pashpërthyera. Mjetet shpërthyese të mbetura nga konfliktet e vazhdueshme përbëjnë një kërcënim vdekjeprurës për ekipet humanitare dhe të mbijetuarit, tha Drejtori Rajonal të Grupit Këshillues për Minat, Llevelyn Jones.

    Po ashtu tani po afrohet edhe sezoni i monsunit me reshje të dendura shiu, përmbytje dhe rrëshqitje dheu. Këto e rrisin edhe më tej rrezikun për t’u ndeshur me mina tokësore dhe mjete shpërthyese, tha Jones./DW

  • Shpërthim me tritol në Tiranë, kush ishte “shënjestra”

    Shpërthim me tritol në Tiranë, kush ishte “shënjestra”

    Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar pas mesnatës së kaluar në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:35 minuta, në rrugën “Besnik Hidri”, në zonën e njohur si Bregu i Lumit.

    Autoritetet policore raportojnë se një sasi tritoli ka shpërthyer në derën e jashtme të banesës së shtetasit Tonin Qafa, e cila ndodhet pranë një restoranti.

    Si pasojë e shpërthimit, nuk ka patur persona të dëmtuar, por raportohet vetëm për dëme materiale, ku është dëmtuar porta e banesës dhe disa mjete të parkuara aty pranë

    Policia thotë se grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

  • I fundit/ Shpërthim me lëndë plasëse në portën e një banesë në Tiranë, nuk ka persona të lënduar! Detajet

    I fundit/ Shpërthim me lëndë plasëse në portën e një banesë në Tiranë, nuk ka persona të lënduar! Detajet

    Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur pak pas mesnate në portën e jashtme të një banese në Tiranë.

    Shpërthimi ka ndodhur në rreth orës 00:35 (2 Prill), në rrugën “Besnik Hidri”.

    Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të dëmtuar.

    Njoftimi i policisë:

    Tiranë/Informacion paraprak.

    Rreth orës 00:35, në rrugën “Besnik Hidri” në portën e jashtme të banesës të shtetasit T. Q, dyshohet se ka plasur një sasi lëndë plasëse.

    Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nuk ka persona të dëmtuar.

    Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

  • Aksident në autostradën Milot-Morinë/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërrojnë jetë shoferi dhe pasagjeri

    Aksident në autostradën Milot-Morinë/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, ndërrojnë jetë shoferi dhe pasagjeri

    Rreth orës 23:35, të datës 01.04.2025, në autostradën Milot-Morinë, automjeti tip “Benz” ”, i drejtuar nga shtetasi A.K., 50 vjeç, banues në Tiranë, ka dalë nga rruga.

    Si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i automjetit si dhe pasagjeri që ndodhej në automjet, shtetasi F.Gj., 35 vjeç, banues në Kukës.

    Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të daljes nga rruga të automjetit.

  • U gjet i plagosur rëndë në hyrje të banesës së tij, ndërron jetë efektivi i policisë

    U gjet i plagosur rëndë në hyrje të banesës së tij, ndërron jetë efektivi i policisë

    Një efektiv policie është vrarë me armë zjarri në Kaçanik. Muhamet Lika u gjet i plagosur rëndë në hyrje të ndërtesës së tij të martën rreth orës 23:00 dhe ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

    Ai u transportua për në Qendrën e Mjekësisë në Kaçanik, por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve.

    Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, deklaroi se ekipet kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe se ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

    “Më 01.04.2025, rreth orës 23:00, kemi pranuar një informacion se një person është plagosur dhe gjendet në gjendje të rëndë në hyrje të ndërtesës së tij, në rrugën ‘Idriz Seferi’ në Kaçanik. Viktima është një pjesëtar i Policisë së Kosovës Në vendngjarje, përveç njësive policore, ka dalë edhe ekipi i emergjencës së Kaçanikut, të cilët e kanë transportuar në Qendrën e Mjekësisë në Kaçanik. Si pasojë e plagëve të marra pjesëtari i Policisë ka ndërruar jetë, kjo është konstatuar nga mjekët në këtë qendër. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit dhe IPK. Hetuesit dhe krimteknikët rajonal kanë dalë në vendin e ngjarjes për t’i kryer ekzaminimet e nevojshme. Nuk dihen akoma shkaqet se si ka ardhur deri te kjo ngjarje”, ka thënë Veseli. /Koha.net

  • Këmbimi valutor, 2 prill/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

    Këmbimi valutor, 2 prill/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

    Sot, më 2 prill 2025, dollari amerikan, blihet me 91 lekë dhe shitet me 92.2 lekë.

    Euro, blihet me 98.6 lekë dhe shitet 99.5 lekë.

    Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 102.9 lekë, ndërsa në shitje me 104.1 lekë.

    Paundi britanik, blihet me 117.2 lekë dhe shitet me 118.7 lekë.

    Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 63.5 lekë, ndërsa në shitje me 65.5 lekë.

    Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

  • U diagnostikua me kancer në fyt, ndahet nga jeta aktori i Hollywood! Kush ishte ylli i “Batman”

    U diagnostikua me kancer në fyt, ndahet nga jeta aktori i Hollywood! Kush ishte ylli i “Batman”

    Val Kilmer, aktori famshëm i Hollywodd i njohur për rolet si Jim Morrison dhe Batman, ka ndërruar jetë të martën në Los Angeles.

    Ylli i kinematografisë u nda nga jeta në moshën 65-vjeçare për shkak të pneumonisë, sipas vajzës së tij, Mercedes Kilmer.

    Aktori u diagnostikua me kancer në fyt në vitin 2014 dhe më vonë u shërua, tha ajo.

    Pas diagnostikimit me sëmundjen e rëndë, Kilmer iu nënshtrua një operacioni në trakeotomi që ia ndryshoi zërin.

    Ai u largua kryesisht nga aktrimi, ndërsa përsëriti rolin e tij si Tom “Iceman” Kazansky në filmin jashtëzakonisht të suksesshëm dhe të shumëpritur, “Top Gun: Maverick” së bashku me Tom Cruise, i cili u publikua në 2022 pas një vonese dyvjeçare.

    Sipas Comscore, filmat e Kilmer fituan gati 2 miliardë dollarë në arkat globale.

    Në vitin 2021, Kilmer publikoi një dokumentar që tregon kulmin dhe rënien e karrierës së tij, përmes ndërveprimeve që kishte incizuar me familjen e tij dhe në sheshe filmash për vite me radhë, duke përfshirë pamjet nga prapaskenat e “Tombstone” dhe aktorët e “Top Gun”.

    Në atë kohë, Kilmer po shërohej nga operacioni që iu nënshtrua për kancerin e fytit, ndaj djali i tij, Jack, lexoi rrëfimin e shkruar nga aktori.

    Val Kilmer kishte dy fëmijë me ish-gruan e tij, aktoren Joanne Whalley.