Category: Bota

  • Pacientja lëviz gjatë operacionit, mjeku e godet me grusht! Pamjet e tmerrshme po bëjnë xhiron e rrjetit

    Pacientja lëviz gjatë operacionit, mjeku e godet me grusht! Pamjet e tmerrshme po bëjnë xhiron e rrjetit

    Një incident i rëndë është shënuar në Kinë, në vitin 2019, por që është bërë sëfundmi publike për mediat.

    DailyMail shkruan se një e moshuar rreth 82-vjeçe ishte duke kryer një ndërhyrje në sy, teksa gjatë operacionit ka lëvizur. Në videon e publikuar nga gjigandi britanik, shihet se mjeku e gjuan pacientin me grusht në fytyrë, në mënyrë që të mos lëvizte më.

    Menjëherë pas publikimit të pamjeve, mjeku kirurg u shkarkua nga puna, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për rastin në fjalë.

    E moshuara, për shkak të sulmit pësoi mavjosje në ballë, ndërsa aktualisht ajo është e verbër nga njëri sy, sipas djalit të saj.

    Për incidentin e shkaktuar, pacientja u dëmshpërblye nga menaxheri i spitalit me 500 juanë, ose ndryshe 55 paund./vizionplus.tv

  • Detajet/ Autori në Pragë u ndihmua nga e dashura, para sulmit vrau babanë e tij

    Detajet/ Autori në Pragë u ndihmua nga e dashura, para sulmit vrau babanë e tij

    Të paktën 15 persona u vranë dhe 25 u plagosën nga të shtënat me armë në universitetin Charles në Pragë.Autori, 24-vjeçari David Kozak, u vetëvra pas masakrës që shkaktoi, ndërsa më herët kishte qëlluar dhe vrarë të atin në fshatin Hostun, rreth 20 kilometra larg Pragës.

    Madje policia po shqyrton mundësinë që ai të ketë vrarë edhe dy persona të tjerë para masakrës në Pragë. Gjatë një konference për media, policia njoftoi se po heton nëse 24-vjeçari mund të jetë i lidhur me dy vrasje të ndodhura javën e kaluar.

    Një baba 32-vjeçar dhe vajza e tij dy muajshe u qëlluan për vdekje në pyllin Klanovicky pranë Pragës të premten e kaluar, tha shefi i policisë Martin Vodrasek, por ende nuk është konfirmuar nëse Kozak në të vërtetë kishte ndonjë lidhje me vrasjet.

    Videot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë 24-vjeçarin David Kozak duke dalë në ballkon dhe duke hapur zjarr me armë. David Kozak mund të jetë ndihmuar nga e dashura e tij. Policia çeke e konfirmoi këtë për një gazetar holandez, i cili ishte në vendngjarje.
    https://twitter.com/i/status/1738008654568395053
    E dashura, për të cilën nuk janë bërë të ditura detaje të tjera, mësohet se po tenton të arratiset jashtë vendit. Sipas ministrit të Brendshëm çek, Vit Rakusan, policia gjeti “një numër të madh armësh dhe municionesh” në ndërtesën e universitetit.

    “Nuk ka asgjë që të sugjerojë se krimi është i lidhur me terrorizmin ndërkombëtar,” u tha Vit Rakusan gazetarëve.

    Sipas dëshmive, Kozak ka qenë student i zellshëm, por ka pasur edhe probleme psikologjike. Në maj ai fitoi një çmim për tezën e tij. Studenti nuk kishte precedentë penalë, por, si pronar i ligjshëm i armëve, kishte një interes për armët.

    Ai ishte diplomuar për histori dhe studime europiane dhe vazhdoi masterin, duke u fokusuar në historinë e Polonisë. Megjithatë, mesazhet e postuara nga i riu në Telegram javët e fundit japin një pamje krejtësisht të ndryshme të tij.

    Studenti 24-vjeçar i Shkollës Filozofike të Universitetit Charles ishte ankuar për “jetën e tij të mjerueshme” dhe kishte shkruar ndër të tjera se “gjithmonë donte të vriste dikë”.

    Në një mesazh të datës 10 dhjetor, sulmuesi shkroi se ishte “shumë i frymëzuar nga Alina”.Ai i referohej 14-vjeçares Alina Afanaskina. Vajza qëlloi dhe vrau dy persona në shkollën e saj në qytetin rus të Bryansk më 7 dhjetor dhe më pas vrau edhe veten.

    “Dua të sulmoj një shkollë dhe ndoshta të vras veten. Alina Afanaskina më ndihmoi.

    Gjithmonë kam dashur të vras, kam menduar se në të ardhmen do të bëhem maniak”, dyshohet se ka shkruar ai ndër të tjera.

  • VIDEO/ Në çati, qëllojeni! Dalin komunikimet tronditëse mes policëve pas masakrës në Pragë

    VIDEO/ Në çati, qëllojeni! Dalin komunikimet tronditëse mes policëve pas masakrës në Pragë

    Policia çeke ka publikuar pamjet e sulmit vdekjeprurës nga 24-vjeçari, David Kozak, ku 15 persona u vranë dhe 25 të tjerë u plagosën në kampusin e Universitetit Charles në Pragë.

    Pamjet e publikuara janë nga kamerat e trupit të policëve që ndërhynë në sulmin në Universitetin Charles në Pragë. Pamjet rrëqethëse tregojnë policinë e armatosur duke hyrë në një ndërtesë dhe studentët u larguar të panikosur. Personi i armatosur, i identifikuar në mediat çeke si 24-vjeçari David Kozak, hapi zjarr në departamentin e filozofisë, ku ishte student.

    Lexo edhe :

    https://twitter.com/i/status/1738143330393862572

    Një zëdhënës u tha gazetarëve se personi i armatosur besohet se ishte në katet e sipërme të ndërtesës kur policia mbërriti në godinë. Më vonë ata e vazhduan kërkimin e tyre në çati. Në një moment, personi i armatosur qëlloi dhe plagosi tre persona jashtë ndërtesës me një armë me rreze të gjatë dhe policia iu përgjigj zjarrit. Ndërsa oficerët iu afruan atij, ai u armatos me një armë gjahu dhe vrau veten, thanë autoritetet.

    Oficerët gjetën trupin e tij teksa kontrollonin ndërtesën. E shtuna do të jetë një ditë zie kombëtare për nder të viktimave.

    Komunikimet tronditëse të policëve në momentin e të shtënave:

    Policia 1: Është i fshehur, në anën e majtë. Nga ku qëndroj unë. Po qëllon! Po qëllon pas murit.

    Polici 2: E shoh.

    Polici 1: E shoh, është aty! Ka veshur rroba të zeza! Është afër qoshes! Pranë flamurit! Pranë flamurit çek në cep, në krye të shkollës! Ai ka një armë të gjatë. Në çati. Në të majtë në Shkollën e Arteve. Lart në galeri!

    Polici 2: Ja ku po vjen!

    Polici 1: Qëlloni dhe qëndroni sipër!

    Më pas polici i drejtohet dhunuesit

    Polici 2: “Hej plak! Ja ku jam, qëlloni këtu! Eja ketu! Ja ku jam, ja ku jam! Hej! Hej!”

    Polici 1: “Kështu që ai nuk i qëllon ata njerëz, dreq! Aty ka njerëz. Është në katin e 4-të”.

    Polici 2: “E shihni akoma?”

    Polici 1: Po, jo, jo

    Zëri me valë: ( e pakuptueshme) “…në hyrje të departamentit të filozofisë. Një ambulancë është duke pritur. Ndihma e parë do të ofrohet. Duhet t’u themi se autori është në çati.

    Polici 1 : Askush nuk hyn atje. (zë i pakuptueshëm në radio) Kujdes, ai po vjen! Erdhi!

    Zëri përmes radios: Ne duhet të bëjmë gati mjekët ndihmës.

    Polici 1: Ai ka një armë të gjatë! Eshtë e madhe!

    Polici 2: Kalon nën flamurin ukrainas! E përsëris: Kalon nën flamurin ukrainas!

    Polici 1: Dreqin, do ta nxirrja nga këtu.

    Polici 2: Është në fenerët. Është në qendër të vëmendjes.

    Polici 1: Është në drita dhe mbulohet!

    Polici 1 kolegut të tij: Kujdes!

    Polici 2: Ai ka nevojë për një snajper për ta shenjestruar atë. Unë kam vetëm një Glock 19.

    Oficeri 1: Është atje! Kujdes! Ai qëllon! Ai do të qëllojë! (dëgjohen të shtëna). Dreqin, ne nuk mund të qëllojmë. Rri i fshehur nën flamur! Në dritat! Me dritat! Po qëllon nëpër mur!

    Polici 2: Do ta vras!

    Zëri me valë: Është nën flamurin ukrainas. Nën kullë. Jo nën flamurin çek.

    Polici 2: Lëvizi!

    Polici 1: Pohuese! Lëvizni! Po qëllon nëpër mur! Unë sugjeroj që ekipi SËAT të qëllojë nga ura! Ka një fushë të qartë shikimi!

    Polici 2: Ose dikush me një armë të madhe nga Rudolfinum.

    Polici 1: Bastard!

    Polici 2: Ti je një bastard!

    (zëra të pakuptueshëm në radio dhe sirena)

    Oficeri 2: Djema, hajde! Dreqin! Është atje jashtë. Dreqin, le të gjuajmë!

    Polici 1: Pyet nëse mund të qëllosh nga këtu! Të paktën të ketë mbulesë… Le ta mbajmë atë të zënë!

    Polici 2 : Lart! U ngrit! U ngrit! Nëse keni një armë të madhe, hidheni atë!

  • Shpërthen depoja e karburantit, 23 të vdekur dhe 241 të plagosur

    Shpërthen depoja e karburantit, 23 të vdekur dhe 241 të plagosur

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Guinea, ku pas shpërthimit të një depoje karburanti, 23 persona kanë humbur jetën dhe janë plagosur 241 të tjerë.

    Nga 241 të plagosurit, 167 janë kthyer në shtëpi dhe 74 janë ende në spital, sipas shifrave të qeverisë.Po ashtu raportohet se një numër i madh personash rezultojnë të zhdukur pas katastrofës, ndërsa hetimet ende vazhdojnë. Kreu i ushtrisë në pushtet në Guinea, koloneli Mamadi Dubouia, shpalli tre ditë zie kombëtare të mërkurën mbrëma.

  • Më duart lart dhe prapë kokës, publikohen pamjet kur studentët evakuohen pas sulmit vdekjeprurës në Fakultetin e Arteve në Pragë

    Më duart lart dhe prapë kokës, publikohen pamjet kur studentët evakuohen pas sulmit vdekjeprurës në Fakultetin e Arteve në Pragë

    Janë publikuar pamjet e evakuimit të studentëve në Fakultetin e Arteve në Pragë të Çekisë, pas sulmit me armë zjarri ku vdiqën 11 persona, mes tyre edhe autori.

    “Janë 11 persona të vdekur, përfshirë sulmuesin, nëntë të plagosur rëndë, 4-5 të plagosur lehtë. Numrat mund të ndryshojnë”, ka thënë emergjenca përmes një postimi në X – platformë e njohur më parë si Twitter.

    Ministri i Brendshëm çek Vit Rakushan, ka thënë për mediat çeke se ka të vdekur, por nuk mund të spekulojë për shifrën përfundimtare.

    Disa studentë kanë treguar në platformën X – të njohur më parë si Twitter, se kanë mbyllur dyert me mjete të ndryshme për të parandaluar sulmuesin.

    Një email që i është dërguar stafit të universitetit, që e ka parë agjencia e lajmeve Reuters, ka paralajmëruar personelin për të shtënat.

    “Qëndroni në vend, mos shkoni askund nëse jeni nëpër zyra, mbyllni dyert me orendi dhe ndalni dritat”.

    Policia u ka kërkuar banorëve të Pragës që të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre.

    Autoritetet e kanë mbyllur gjithë sheshin Jan Palah, ku është ndërtesa e fakultetit, dhe zonën përreth.

  • Burgosen përjetë në Itali prindërit e vajzës së vrarë nga Pakistani që refuzoi martesën me mblesëri

    Burgosen përjetë në Itali prindërit e vajzës së vrarë nga Pakistani që refuzoi martesën me mblesëri

    Një çift nga Pakistani të akuzuar se vranë ‘për çështje nderi’ vajzën e tyre kur refuzoi martesën me mblesëri, janë burgosur përjetë sot në Itali.

    Trupi i 18-vjeçares Saman Abbas u zhvarros në nëntor 2022 në një fermë të braktisur ku punonte babai i saj në Itali, ku trupi i adoleshentes së ndjerë u gjet me qafë të thyer.

    Kjo ndodhi një vit pasi ajo ishte parë për herë të fundit në kamerat e sigurisë duke ecur në fushë me prindërit e saj.

    Gjykata në Reggio Emilia vendosi se prindërit e viktimës kishin urdhëruar vrasjen, që ishte ekzekutuar nga xhaxhai i saj.

    Prokurorët italianë thanë se e ndjera ishte vrarë nga familjarët më 1 maj 2021, ndërsa autorët disa ditë më vonë ishin larguar nga Milano drejt Pakistanit.

    Prindërit e saj Shabbar Abbas e Nazia Shaheen, u dënuan me burgim të përjetshëm ndërsa xhaxhai i saj, Danish Hasnain, u dënua 14-vjet pasi pranoi marrëveshjen e denoncimit të fakteve. Dy kushërinj të viktimës u shpallën të pafajshëm dhe u liruan.

    Babai i Abbas u ekstradua në gusht nga Pakistani dhe deklaronte se ishte i pafajshëm, ndërsa gruaja e tij është dënuar në mungesë teksa besohet se është ende në Pakistan.

    Gjyqi vjen pas një hetimi të profilit të lartë në Itali në lidhje me vrasjen e emigrantëve dhe vajzave që rebelohen ndaj familjeve të tyre për martesat e fiksuara prej familjarëve.

    Abbas kishte ardhur që kur ishte adoleshente nga Pakistani në qytezën rurale të Novellara, në Emilia-Romagna.

    Ajo shpejt u mësua me zakonet perëndimore duke mbajtur makiazh dhe kishte një të dashur, me të cilin postonte foto nga qendra e rajonit, Bologna.

    Prokurorët italianë thanë se një foto ku ajo puthte të dashurin, kishte nxitur prindërit të realizonin martesën me mblesëri në Pakistan.

    Abbas kishte denoncuar prindërit e saj në polici dhe shërbimet sociale e kishin vendosur në një qendër të grave të abuzuara.

    Por pas një vizite në familjen e saj në 2021 për të marrë pasaportën, vajza u zhduk dhe familjarët ishin larguar për në Pakistan.

    Vëllai i saj i vogël tha në polici se kishte dëgjuar prindërit të flisnin për vrasjen e motrës që duhet të kryhej nga xhaxhai.

    Vrasja është kryer natën e 1 majit 2021 kur pamjet e kamerave tregonin pesë njerëz me lopata e kova që dilnin dhe ktheheshin nga shtëpia e familjes.

    Ndërsa mbrëmjen e 29 prillit kamerat e sigurisë kishin kapur tre burra që besohet se ishin Hasnain, Nomanulhaq e Ijaz duke punuar në dukje në fushën e fermës, rreth orës 7.30 të mbrëmjes.

    Treshja mbanin dy lopata, një kovë, një qese blu e një hekur.

    Një ditë më vonë Saman i kishte thënë të dashurit të saj se kishte dëgjuar padashje një bisedë në shtëpi, sipas së cilës të afërmit po përgatisnin vrasjen e saj.

    I dashuri i Saman ka thënë për mediat se vajza kishte dëgjuar xhaxhanë e saj të thoshte se vrasja është ‘e vetmja zgjidhje’ për vajzat që nuk i binden kodeve pakistaneze të nderit.

    Policia thotë se në të tjera pamje të kamerave të sigurisë (të cilat nuk janë publikuar) shihen prindërit Shabbar e Nazia që ecin me bijën e tyre drejt fushave prapa fermës së tyre rreth mesnatës së 1 majit, shkruan DailyMail.

    Çifti kthehet 13 minuta më vonë teksa babai Shabbar mbante çantën e shpinës që më herët e mbante Saman.

    Policia beson se prindërit e kishin çuar vajzën fatkeqe Saman për ta dorëzuar te xhaxhai e kushërinjtë që prisnin në fushë, të cilët e kanë vrarë dhe varrosur diku në tokën e fermës.

    Kur policia erdhi në shtëpi për të kontrolluar për Saman më 5 maj, ata gjetën aty Hasnain dhe vëllanë 16 vjeçar të Saman, të cilët thanë se familja kishte shkuar në Pakistan për të vizituar një të afërm të sëmurë, shkruan e përditshmja Corriere .

  • U zhduk për 6 vite, adoleshenti britanik kthehet te gjyshja në Angli

    U zhduk për 6 vite, adoleshenti britanik kthehet te gjyshja në Angli

    Historia e Alex Baty 17-vjeçarit britanik , i cili u zhduk në Spanjë 6 vite më parë ka një fund të lumtur. Adoleshenti u gjet këtë javë në jug të Francës dhe më pas u kthye në shtëpinë e tij në Londër i shoqëruar nga oficerët britanikë. Do të jetojë me gjyshen, e cila kishte kujdestarinë e tij para se të rrëmbehej.

    Aleksi u rrëmbye në vitin 2017 gjatë pushimeve në Malaga të Spanjës nga nëna e tij dhe gjyshi, ndërsa mediat britanike shkruajnë se në atë kohë ata po kërkonin një mënyrë jetese alternative dhe nuk donin që Aleksi të shkonte në shkollë.

    Mediat shkruajnë se adoleshenti gjatë 6 viteve ka bërë një jetë “nomade”. Ai u gjet rastësisht mbrëmjen e së enjtes nga një shofer teksa ecte përgjatë një rruge, në një zonë malore, pranë Toluzës.

    Fabien Accidini, një student francez kujton momentet kur gjeti adoleshentin e zhdukur.

    “Ai po ecte në mes të një pylli, në një vend që ishte plotësisht i humbur, 20 minuta me makinë nga fshati më i afërt dhe kjo nuk është e zakonshme, nuk ka asnjë shpjegim që dikush të ecë në atë zonë kaq vonë. Gjatë rrugës mendova të ndaloja dhe ta pyesja nëse është mirë, apo edhe thjesht ta ndihmoja, ose të paktën ta dërgoja në një qytet sa më shpejt që të ishte e mundur.”

    Ai thotë se i dha celularin e tij, në mënyrë që t’i dërgonte një mesazh gjyshes së tij në Angli.

    “Është një histori e pabesueshme. Nuk e kisha menduar kurrë se do të nisesha për në punë në mesnatë dhe do të përfundoja duke marrë dikë në anë të rrugës që është rrëmbyer prej gjashtë vitesh.”

    Autoritet britanike thonë se adoleshenti është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk është keqtrajtuar gjatë këtyre 6 viteve.

    Rasti i zhdukjes së adoleshentit po hetohet nga drejtësia britanike ndërsa ende nuk dihet asgjë për fatin e nënës së tij.

  • Publikoi video p*rno me ish të dashurën këngëtare, kombëtarja e njohur merr vendimin drastik për futbollistin

    Publikoi video p*rno me ish të dashurën këngëtare, kombëtarja e njohur merr vendimin drastik për futbollistin

    Skandali i Huang Ui-Jo vijon të prodhojë polemika në Korenë e Jugut. Futbollisti i Noruiçit akuzohet për shpërndarjen e një video porno, teksa kryente marrëdhënie me ish të dashurën e tij, këngëtaren Hio-Min.

    Huang Ui-Jo akuzohet se e ka filmuar dhe publikuar videon pa konsensus, ndonëse 31-vjeçari pretendon të kundërtën.

    Në pritje të vendimit nga gjykata, Federata e Futbollit në Korenë e Jugut nuk ka humbur kohë, teksa ka vendosur ta pezullojë menjëherë sulmuesin, i cili nuk do të grumbullohet me Kombëtaren për ndeshjet e radhës.

    “Kemi vendosur që mos ta grumbullojmë lojtarin Huang Ui-jo në Kombëtare, deri në momentin që të kemi një konkluzion të qartë të fakteve”, shkruhet ndër të tjera në komunikatën e federatës.

  • Mamaja me të dashurin vrasin djalin 18 muajsh! Brenda një nate i shkaktuan 70 dëmtime dhe i dhanë kokainë

    Mamaja me të dashurin vrasin djalin 18 muajsh! Brenda një nate i shkaktuan 70 dëmtime dhe i dhanë kokainë

    Nëna dhe ish-partneri i saj janë shpallur fajtorë për vrasjen e një djali 18 muajsh pas një nate të mbushur me dhunë, ku pësoi 70 dëmtime në trup.

    Vogëlushi Alfie Phillips nga Anglia u rrah për vdekje dhe u mbyt për shkak të dhunës së ushtruar gjatë një nate nga dyshja që ishte e dehur nga uiski dhe nën efektin e kokainës. Ai vdiq nga qindra mavijosje që kishte në trup, nga brinjë, këmbë dhe krah të thyer, madje iu gjet dhe kokainë në sistemin e tij.

    Pas një gjyqi në Maidstone Crown Court, Sian Hedges, 27 vjeç dhe Jack Benham, 35 vjeç do të përballen me burgim të përjetshëm për vrasjen e foshnjës. Djali u gjet nga autoritet mëngjesin e 28 nëntorit të 2020, ndërkohë që mjekët e ndihmës së parë e kuptuan menjëherë se ai kishte vdekur prej kohës, pasi kishte marrë një ngjyrë blu.

    Në gjyq u deshën rreth 10 orë për të arritur një vendim unanim fajtor për vrasjen e Alfie. Prokurorja Jennifer Knight KC u kishte thënë juristëve: Është e qartë se ai ishte plagosur qëllimisht në më shumë se një rast. Por sulmi i kryer gjatë natës së 17-28 nëntorit 2020 shkaktoi vdekjen e tij. Të dy ranë dakord të zbatonin një lloj disipline agresive dhe të dhunshme ndaj Alfie, atë natë që rezultoi në vdekjen e tij.

    Në gjyq, të dy të pandehurit mohuan të kenë dëmtuar Alfien. Benham, nga Hernhill, Kent, dhe Hedges, nga Yelverton, Devon, do të të dënohet të martën, më 19 dhjetor.

  • Sulm me armë në një stacion autobusi në Jeruzalem, regjistrohen 3 viktima

    Sulm me armë në një stacion autobusi në Jeruzalem, regjistrohen 3 viktima

    3 persona kanë mbetur të vrarë si pasojë e një sulmi me armë në një stacion autobusi në periferi të Jeruzalemit gjatë mëngjesit të sotëm.

    Shërbimet e urgjencës së Izraelit kanë raportuar se si pasojë e sulmit ka humbur jetën një 24-vjeçare, si dhe 2 të moshuar të cilët nuk i kanë rezistuar plagëve të marra pavarësisht trajtimit mjekësor.

    Në lidhje me ngjarjen e rëndë, ministri i Jashtëm i Izraelit tha se 2 sulmues të armatosur rëndë u neutralizuan, por akoma nuk ka detaje në lidhje me identitetin e tyre.

    “Isha në shtëpi kur dëgjova të shtënat dhe menjëherë shkova në vendin e ngjarjes. Pashë një numër të madh personash në vendin e ngjarjes, disa ishin shtrirë dhe të tjerë ishin në gjendje për të ecur”, tha punonjësi i shërbimeve të urgjencës së Izraelit, Moshe Hemed.

    Ministri i Sigurisë Kombëtare i Izraelit, Itamar Ben Gvir beson se 2 sulmuesit në Jerusalem janë anëtarë të Hamasit dhe banorë në Jerusalemin Lindor.

    “Këta me sa duket janë anëtarë të Hamasit, të cilët flasin këtu me dy zëra, një zë i të ashtuquajturit armëpushim dhe një zë i dytë i terrorit,” tha Gvir për gazetarët.

    Ai shtoi se sulmi tregon rëndësinë e shpërndarjes së armëve për civilët në Izrael. Policia ka bllokuar vendin e sulmit dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes./tvklan.al