Category: Bota

  • Vσgëlushi merr pσlicinë dhe kërkσn nënën që ka i υdekur, pσlici mrekullσn bσtën me përgjigjen e tij

    Vσgëlushi merr pσlicinë dhe kërkσn nënën që ka i υdekur, pσlici mrekullσn bσtën me përgjigjen e tij

    Kjo është një histori e lexuar nga shumë persona të cilët kanë lënë komente mallëngjyese, pasi janë prekur nga mrek ullia e historisë.
    5-υjeçari telefonon policinë dhe kërkon nënën që ka shkuar në qiell, polici mrekullon botën me përgjigjen e tij.

    Humbja e një prindi është padyshim një nga d himbjet më të mëdha për një fëmijë, duke shtuar këtu edhe υështirësinë që ai ka për të kuptuar atë që ka ndodhur.Një histori për të cilën me siguri do të prekemi të gjithë!

    Një mëngjes nëna e υogëlushit Jerry shkoi në spital për të mos u kthyer më kurrë në shtëpi dhe babai u përpoq t’i shpjegonte se ajo tashmë ndodhej në qiell por ai duke qenë se ishte υetëm 5 υjeç e pati të υës htirë ta kuptonte se përse ajo nuk po kthehej ende.
    I shqetësuar se mos i kishte ndodhur diçka e k eqe, ai një natë telefonon në polici dhe kërkon ndihmë.

    Atë natë në telefon u përgjigj një polic i υjetër në punën e tij me emrin Tommy Lee, i cili fillimisht kujtoi se bëhej fjalë për një telefonatë tal lëse dhe ju drejtua fëmijës me fjalët “e di që të telefonosh në polici për t’u tal lur është e jashtëlig jshme dhe për këtë dën ohesh në gjykatë?”

    Por gjithsesi ai i kërkoi fëmijës t’i përshkruante pamjen e nënës dhe pas fjalëυe “ajo është shumë e bukur, por flokët e saj kanë çdo ditë ngjyra të ndryshme”.

    Ai e kuptoi se nuk bëhej fjalë fare për një shaka, bëhej fjalë për një fëmijë nëna e të cilit kishte ndërruar jetë dhe me siguri për shkak të një tu mori!

    Kështu ai morri frymë thellë dhe filloi ta dëgjonte qetësisht.Jerry i shpjegoi policit të gjitha ato që babai i kishte thënë, dhe nga çdo fjalë që dilte në mënyrë shumë paqësore nga goja e fëmijës, burri ndihej gjithmonë e më shumë i pushtuar nga tris htimi!

    Ai ishte υetë prind dhe e kuptonte tris htimin si edhe konf uzionin që Jerry ndiente, prandaj υendosi të bënte diçka për të.
    Ai e këshilloi të shkruante letra dhe t’ia dërgonte nënës në qiell duke e lidhur pas një tullumbace të kuqe.
    Kaluan muaj. Letrat që Jerry niste shprehnin qartë d himbjen e tij, mungesën e nënës dhe asnjë përgjigje.
    Një natë Tommy ndodhej sërish në zyrën e tij, dhe ndërsa bie telefoni e kupton që ishte zëri i Jerry. Ai ishte i dëshpëruar sepse nëna nuk i kishte kthyer përgjigje për shumë muaj.

    Burri e ruajti qetësinë dhe i premtoi se shumë shpejt nëna do të mund t’i shkruante sepse ndoshta ndodhej në një udhëtim dhe kjo e υës htirësonte pak punën.Ai i kërkoi të priste dhe ndërkaq bisedoi me të gjithë të afërmit, mësuesit e Jerry për të mbledhur sa më shumë detaje rreth tij dhe jetës që bënte.

    Ndërsa Jerry një ditë qëndronte i tris htuar në shtëpi, shikon një eskortë policie që afrohej drejt shtëpisë së tij, υarur sipër makina dhe motorëυe kishte një numër të madh tullumbacesh të kuqe!Tommy i shpjegoi djalit të υogël se të gjitha këto ishin nga nëna e tij, se ajo ishte tepër e lumtur për letrat që kishte marrë dhe se dëshironte që ai t’i dërgonte të tjera, sa më shumë!
    Ai madje kishte edhe një letër për υogëlushin në të cilën “nëna” shkruante se ishte tepër e lumtur me ecurinë e tij në shkollë, me arritjet e tij, se ishte shumë e lumtur që e kishte atë djalë, nuk la pa përmendur asnjë detaj në mënyrë që djali të ndihej sa më pranë nënës së tij.Kjo histori ka bërë xhiron e botës dhe gjesti i policit është υlerësuar si mbresëlënës, të gjithë duhet të υlerësojmë gjeste të tilla dashurie.

  • “Thuaju prindërve të mi se i dua”, mesazhi i fundit dramatik i 21-vjeçarit para rrëzimit të avionit

    “Thuaju prindërve të mi se i dua”, mesazhi i fundit dramatik i 21-vjeçarit para rrëzimit të avionit

    Mesazhi i fundit dramatik i një piloti 21-vjeçar në Florida të SHBA-së, i cili vdiq kur avioni me një motor Cherokee Piper 180 me të cilin ndodhej u rrëzua të martën, u bë publik nga mediat amerikane.

    Sipas kanalit WUFT, 21-vjeçari iu lut kontrollorëve të trafikut ajror që ta ndihmonin për shkak të shikueshmërisë së ulët në zonën ku po fluturonte.

    “Nuk besoj se mund ta mbaj avionin,” tha piloti i ri, i cili e kishte blerë avionin vetëm dy javë më pare.

    “Po humb lartësinë, thuaj prindërve që i dua”, ishte komunikimi i fundit i 21-vjeçarit me kontrollorët e trafikut ajror përpara se të rrëzohej me shpejtësi të madhe.

    Sipas raportimeve, avioni me një motor ishte nisur sipas rregullave VFR, që do të thotë se piloti duhet të kishte qëndruar larg zonave me re dhe në një lartësi prej të paktën 300 metrash mbi tokë.

    Pak para nisjes, një kontrollues i trafikut ajror tha pilotit të ri që të priste pasi pa se kushtet e motit po përmirësoheshin.

    Vlerësimi paraprak i Autoritetit të Aviacionit Civil të SHBA ishte vetëm se avioni u rrëzua në rrethana të panjohura./albeu.com

  • Majmuni sulmon dhe vret 10-vjeçarin

    Majmuni sulmon dhe vret 10-vjeçarin

    Një 10-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht pasi u sulmua nga një majmun. Ngjarja ka ndodhur pranë një tempulli në Indi.

    I mituri dhe miqtë e tij po luanin pranë tempullit kur u sulmuan nga “banda” e majmunëve.

    Ai dhe miqtë e tij u sulmuan nga një majmun. Kafsha arriti t’i nxirrte zorrët nga barku, shkruan Daily Mail.

    Megjithëse u dërgua në spital, djaloshi ndërroi jetë para se mjekët të arrinin ta trajtonin.

    “Zorrët e tij u shqyen gjatë sulmit. Ai u dërgua me urgjencë në spital, por mjekët e deklaruan të vdekur menjëherë pas mbërritjes”, tha një zyrtar për mediet lokale

  • Tronditën Milanon, reperi Baby Gang dhe Simba dënohen bashkë me dy të rinj shqiptarë

    Tronditën Milanon, reperi Baby Gang dhe Simba dënohen bashkë me dy të rinj shqiptarë

    Dy reperët e njohur italianë, Mohamed Lamine Saida, ose siç njihet ndryshe Simba La Rue, dhe Zaccaria Mouhib, ose Baby Gang, u dënuan me 6 vjet e 4 muaj dhe 5 vjet e 2 muaj nga një gjykatë në Milano.

    Reperët akuzoheshin për të shtënat që ndodhën në natën midis 2 dhe 3 korrikut 2022 në via di Tocqueville, pranë Corso Como, zona e jetës së natës milaneze, në të cilën u plagosën dy senegalezë.

    Me ta u dënuan edhe bashkëpunëtorët e tyre, dy shqiptarët: Eliado Tuci me 4 vjet e 6 muaj dhe Andre Rusta me 4 vjet dhe 2 muaj. 32-vjeçari Tuci njihet si menaxher i turneve dhe shofer personal i reperit Baby Gang, ndërsa Rusta si mik i tyre i afërt.

    Ndërkohë që Faye Ndiaga, ai që qëlloi dy burrat u dënua me 5 vjet e 8 muaj, Pape Loum me 4 vjet e 5 muaj, Mounir Chakib me 3 vjet dhe 8 muaj dhe Alessane Faye 4 vjet dhe 2 muaj.

  • “The Rock” për President të SHBA?

    “The Rock” për President të SHBA?

    Ai nuk do të ishte aktori i parë, por me siguri mundësi i parë dhe Presidenti i parë i SHBA me origjinë nga Samoa që shkel në Shtëpinë e Bardhë.

    Dëayne “The Rock” Johnson zbuloi se disa parti e kontaktuan për ta pyetur nëse donte të kandidonte për President të Shteteve të Bashkuara në zgjedhjet e vitit 2024.

    Kërkesat thotë ai vinin pas publikimit të një sondazhi, i cili zbuloi se 46% e amerikanëve do të mbështesin fushatën e tij zgjedhore.

    Në një intervistë për podkastin e komedianit Trevor Noah, tha se “ishte vërtet i prekur dhe i nderuar” nga sondazhi që do ta shtynte atë të kandidonte për President të Shteteve të Bashkuara.

    “Ishte e gjitha shumë surreale, sepse asnjëherë nuk ka qenë qëllimi im të merresha me politikë”, u shpreh aktori.

    Johnson e paraqet veten si të qendrës dhe të pavarur politikisht. Ai i dha mbështetje Joe Biden në 2020-ën.

    Megjithëse ai thotë se nuk i intereson Shtëpia e Bardhë, në 2016-ën rrëfeu për revistën GQ “se mendimi për të qenë guvernator apo president është joshës”.

    A do t’ia arrijë kush që ta bindë “The Rock” të garojë për president. Mbetet për t’u parë.

  • Shpërthim në një qendër emigrantësh! Të paktën 12 të plagosur, disa në gjendje të rëndë

    Shpërthim në një qendër emigrantësh! Të paktën 12 të plagosur, disa në gjendje të rëndë

    Të paktën 12 persona mbetën të plagosur, katër prej tyre në gjendje të rëndë

    Shpërthim i fortë në San Lorenzo Nuovo (Viterbo). Gjatë natës ka ndodhur një shpërthim i fortë në një qendër pritjeje për azilkërkuesit. Të paktën 12 persona mbetën të plagosur, katër prej tyre në gjendje të rëndë , të cilët u transportuan në spitale të ndryshme të zonës.

    Mes të plagosurve ka edhe disa fëmijë. Në vendngjarje kanë ndërhyrë zjarrfikësit, shpëtimtarët, forcat e rendit dhe mbrojtja civile.

    Magazina ndodhet në zonën industriale të San Lorenzo Nuovo, në zonën Alto Viterbo dhe përbëhet nga dy njësi banimi të destinuara për strehimin e qytetarëve jo-BE

  • Tërmeti i fortë/ Ndërtesa të çara në Greqi, rrugë të bllokuara nga gurët, mbyllen shkollat

    Tërmeti i fortë/ Ndërtesa të çara në Greqi, rrugë të bllokuara nga gurët, mbyllen shkollat

    Një tërmet i fortë u regjistrua mëngjesin e sotëm në Evia në Greqi. Tërmeti me magnitudë 5.1 është ndjerë edhe në Atikë. Mediat greke shkruajnë se për pasojë shkollat në Mantoudi, Limni, Agia dhe Anna janë mbyllur.

    Ndërkohë guvernatori i qarkut të Greqisë qendrore, Fanis Spanos, bëri me dije se vazhdojnë kontrollet në zonë, dhe se në një rrugë në Evia Qendrore ka pasur rrëshqitje dherash. Sizmologët janë shprehur të shqetësuar për pasgoditjet, ndonëse autoritetet bëjnë me dije se janë në gatishmëri.

    Sipas raportimeve nga mediat greke, mësohet se ku ka pasur dëme në njerëz, por dëme të konsiderueshme në ndërtesa dhe rrugë pranë epiqendrës të cilat janë shembur. Ndërkohë, banorët pranë epiqendrës në Mantoudi, menjëherë pas tërmetit të fortë kanë dalë në rrugë.

    Nënkryetari i bashkisë Mantoudi, Yiannis Kantzouras tha se, tërmeti ishte shumë i fortë dhe zgjati shumë.

    “Të gjithë kanë dalë në rrugë, qytetarët janë të friksuar nga mundësia e një tërmeti më të madh”, u shpreh Kantzouras.

  • Emrat/ Rënia e skelës në Gjermani, kush janë shqiptarët që humbën jetën

    Emrat/ Rënia e skelës në Gjermani, kush janë shqiptarët që humbën jetën

    Shembja e një skele në një kantier ndërtimi në Gjermani ka qenë fatale për 4 shqiptarë që humbën jetën, ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje kome.

    Albert Zorba nga Elbasani, Rruzhdi Hoxha nga Kukësi dhe Astrit Gjeka nga Dibra janë viktimave që humbën jetën tragjikisht në kantierin e ndërtimit në Hamburg mëngjesin e të hënës, ndërsa Alfred Visha ndodhet në gjendje kome.

    Mbrëmjen e së martës është nxjerrë nga rrënojat një tjetër trup, ndërsa një tjetër ende nuk është nxjerrë pasi ndodhet në fund të boshtit të ashensorit i mbuluar nga rrënojat.

    Shqiptarët të cilët po punonin në kantierin e ndërtimit ishin të pajisur me dokumente pune bullgare false dhe një gjë e tillë e ka bërë më të vështirë identifikimin e tyre nga autoritetet gjermane.

    Ata ishin të kontraktuar si punonjës në një kompani në pronësi të një shqiptari nga Kovosa, i cili pas ngjarjes tragjike është zhdukur.

    Ngjarja ndodhi mëngjesin e së hënës teksa shqiptarët po punonin në katin e tetë të një pallati në zonën e HafenCity.

  • Një tjetër stuhi godet Britaninë e Madhe

    Një tjetër stuhi godet Britaninë e Madhe

    Stuhia Ciaran ka përfshirë disa rajone të Britanisë së Madhe shoqëruar me erëra të forta dhe rrebeshe të fuqishme.

    Agjencia Kombëtare e Motit në Britaninë e Madhe ka paralajmëruar se disa shërbime transporti janë ndërprerë, ndërsa disa linja avioni kanë pezulluar fluturimet për shkak të erës së fortë. Një alarm i verdhë është vendosur edhe në Irlandën e Veriut pasi lumenjtë dhe përrenjt rrezikojnë të dalin nga shtrati. Policia ka këshilluar njerëzit që të shmangin udhëtimet e panevojshme.

    Në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, Agjencia e Mjedisit ka lëshuar më shumë se 25 paralajmërime për përmbytje. Stuhia Ciaran vjen vetëm një javë pasi përmbytjet si pasojë e stuhisë ‘Babet’ përfshinë një pjesë të madhe të Mbretërisë së Bashkuar.

    Shirat e fuqishëm dhe erërat e forta pritet të godasin edhe Francën jugperëndimore e cila do të jetë e pranishme deri në fundjavë. Ndërkaq probleme janë shënuar edhe në veriun e Italisë. Dalja e disa lumenjve nga shtrati ka shkaktuar përmbytje në Verona.

    Në Milano, një rrebesh i madh shkaktoi pezullimin e linjës së metrosë dhe linjave të autobusëve të qytetit. Moti i keq në rajonin Emilia Romagna shkaktoi shembjen e pjesshme të dy urave në Parma dhe Piacenza. Rrjedhat e vrullshme të ujit rrëmbyen një burrë, i cili sapo ishte larguar nga shtëpia e tij në Piacenza.

    Probleme pati edhe në qytete të tjera të rajonit të Lombardisë. Në Breshia, autoritetet evakuuan mbi 200 banorë nga zonat periferike të qytetit. Sipas parashikimeve të meteorologëve moti i keq në Itali do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshmeKlan News

  • 36-vjeçari humb 11 pjesëtarë të familjes në Gaza: Kisha ëndrra për të gjithë fëmijët e mi

    36-vjeçari humb 11 pjesëtarë të familjes në Gaza: Kisha ëndrra për të gjithë fëmijët e mi

    Konflikti Izrael-Hamas i ka sjellë humbje shumë të mëdha 36-vjeçarit nga Gaza, Khalil Khader. Teksa ka qenë duke ushtruar profesionin e tij si inxhiner elektronik në spitalin Al-Najjar në Rafah, një bombë ka shpërthyer në afërsi të shtëpisë së tij.

    “Një bombë e fuqishme shpërtheu. Fqinjët e mi po vinin në spital. Kështu që unë pyeta: Ku ishte bombardimi? Dhe ata më thanë: “Ishte rreth shtëpisë sate”. M’u desh të vrapoja në vendndodhje për të kontrolluar familjen. U përpoqa të telefonoja, por askush nuk po përgjigjej. Dhe siç mund ta shihni… e gjithë shtëpia ishte bombarduar”, tregon ai për BBC News.

    Njëmbëdhjetë anëtarë të familjes së tij u vranë, në mes të viktimave ishin katër fëmijët e tij, dy motrat e tij, babai i tij 70-vjeçar, vëllai dhe kunata e tij dhe dy vajzat e tyre.

    Ndërkohë, bashkëshortja e tij u plagos rëndë. Ajo po trajtohet për djegie dhe lëndimet e tjera të marra nga shembja e shtëpisë.

    “Unë kisha ëndrra për secilin nga fëmijët e mi. Ibrahimi ishte i pari në shkollën e tij dhe unë ëndërroja ta shihja atë si mjek një ditë. Amal ishte shumë kreative, i pëlqente të vizatonte. Dhe më tregonte vizatimet e saj. Kinani ishte shumë lozonjar – të gjithë e donin. Dhe ai kujdesej për motrën e tij të vogël. Ai ishte gjithmonë aty për të mbrojtur Rozën dhe thoshte: “Mos e prek, ajo është fëmija im!” Dhe tani ata janë zhdukur të gjithë”, rrëfen mes dhimbjes 36-vjeçari.

    Khalili është ende në kërkim të trupit të motrës së tij nën rrënoja./tvklan.al