Category: Bota

  • Unicef: Fëmijët rrezikojnë të vdesin nga dehidratimi në Gaza

    Unicef: Fëmijët rrezikojnë të vdesin nga dehidratimi në Gaza

    OKB thotë se ka një rrezik për katastrofë shëndetësore në Gaza.

    Unicef, një tjetër agjenci brenda OKB-së e fokusuar tek fëmijët, thotë se numri i të vegjëlve të vdekur shkaktuar nga dehidratimi, është një “rrezik në rritje”.

    Zëdhënësi James Elder u shpreh në një konferencë për shtyp në Gjenevë se në Gaza tashmë shkon vetëm 5% e ujit.

    Siç raporton BBC, Elder ka theksuar më tej se fëmijët po sëmuren duke pirë ujë të kripur dhe të papastër./tvklan.al

  • VIDEO E RËNDË/ Shoferi thith tullumbace me azot dhe përdor telefonin, i merr jetën kushërirës 15-vjeçare

    VIDEO E RËNDË/ Shoferi thith tullumbace me azot dhe përdor telefonin, i merr jetën kushërirës 15-vjeçare

    Pakujdesia e 23-vjeçarit shkakton aksident dhe i merr jetën 15-vjeçares

    Një aksident tronditës ka ndodhur në Britani, ku një 15-vjeçare ka humbur jetën teksa ishte në makinë me kushëririn e saj.Ngjarja ka ndodhur gjatë rrugës nga Manchester drejt Lancashire, teksa shkaktar i aksidentit ka qenë pikërisht kushëriri 23-vjeçar. Makina me të cilën vajza dhe djali po udhëtonin doli nga rruga, duke u përplasur me barierat e rrugës. Plagët kanë qenë fatale për të miturën, teksa 23-vjeçari ka shpëtuar pa asnjë dëmtim, për shkak se u hodh teksa makina ishte në lëvizje.

    Ngjarja është filmuar nga një kamer brenda automjetit, dhe tregon të riun duke thithur një tullumbace të mbushur me oksid azoti dhe duke parë telefonin e tij.

    Shoferi kërcen me muzikë, teksa vozit pa duar në timon dhe duket se qesh, ndërsa një moment i tretë e tregon atë duke përdorur telefonin e tij, ndërsa dora e tij e dytë shtrëngon si timonin ashtu edhe tullumbacen.

    https://gsh.top-media.al/media10/aksidenti-tullumbacja.mp4#t=0.2

  • “Gaza, vrimë ferri”, OKB jep alarmin: Atje po përhapet sëmundja e zgjebes

    “Gaza, vrimë ferri”, OKB jep alarmin: Atje po përhapet sëmundja e zgjebes

    Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, UNRWA deklaron se 64 punonjës nga stafi i saj janë vrarë në Gaza gjatë luftës Izrael-Hamas. Një koleg u vra dje së bashku me familjen e tij – tetë fëmijët dhe gruan e tij teksa ai ishte në shtëpi, tha gazetarja Juliette Touma për Newsday të BBC World Service.

    Ajo thotë se 450 strehimoret që ata menaxhojnë në të gjithë Rripin e Gazës janë duke u mbipopulluar, me 670,000 njerëz që qëndrojnë në objektet e OKB-së në total. “Ne kemi filluar të marrim raporte për përhapjen e sëmundjeve si zgjebe dhe diarre.

    “Duhet të ketë një armëpushim humanitar. Vendet që duhet të mbrohen janë goditur – kishat, xhamitë dhe objektet e OKB-së. Kështu që asnjë vend nuk është i sigurt. Gaza është kthyer shumë shpejt në një vrimë ferri.”

  • Të dielën ndryshoi ora, por ky është vendi që nuk i zhvendosi akrepat e orës për herë të parë…

    Të dielën ndryshoi ora, por ky është vendi që nuk i zhvendosi akrepat e orës për herë të parë…

    Në vend që të kthejnë akrepat e orës, autoritetet…

    Të dielën, banorët e Groenlandës nuk i kthyen akrepat në kohën e dimrit për herë të parë. Qeveria e Groenlandës vendosi në nëntor të vitit 2022 të shfuqizojë orën verore dhe dimërore. Ishulli më i madh në botë është zyrtarisht pjesë e Mbretërisë së Danimarkës, por në praktikë është kryesisht vetëqeverisës. Në vend që të kthejnë akrepat e orës, autoritetet groenlandeze kanë vendosur të qëndrojnë përgjithmonë në zonën kohore UTC/GMT-2.Të dielën, pjesa më e madhe e Europës, përfshirë Danimarkën, zhvendosën orët e tyre një orë pas. Megjithatë, në Grenlandë, në vend të katër orëve të mëparshme, do të jetë tre orë më pak se në Danimarkë. Qyteti i vogël i Itokortormit në lindje të Grenlandës është e vetmja pjesë e ishullit që ktheu orën pas të dielën.Të dielën, pjesa më e madhe e Europës, përfshirë Danimarkën, zhvendosën orët e tyre një orë pas. Megjithatë, në Grenlandë, në vend të katër orëve të mëparshme, do të jetë tre orë më pak se në Danimarkë. Qyteti i vogël i Itokortormit në lindje të Grenlandës është e vetmja pjesë e ishullit që ktheu orën pas të dielën.

    Ndërkaq, me zhvendosjen e akrepave të orës një orë mbrapa, nga ora 3:00 në 2:00, ka mbaruar koha verore dhe ka nisur llogaritja dimërore e kohës. Lëvizja e orës ndikon negativisht në shëndetin e popullatës dhe mund të qëndroni pozitivë duke përdorur zakone të caktuara. Llogaritja verore e kohës u krijua për t’u dhënë njerëzve një orë shtesë të ditës, por realiteti është se ndërsa dimri afrohet dhe nata bie më herët, shumë njerëz e fillojnë dhe e përfundojnë ditën e tyre të punës në errësirë, me pak mundësi për të kaluar kohë në dritën e diellit.

  • Izraeli kryen sulme ajrore afër spitalit më të madh në Gazë

    Izraeli kryen sulme ajrore afër spitalit më të madh në Gazë

    Avionët izraelitë mëngjesin e së dielës kanë kryer sulme ajrore pranë spitalit më të madh në Gazë, që është i mbushur me pacientë dhe dhjetëra mijëra palestinezë që po kërkojnë strehim, thanë banorët. Izraeli tha se militantët e Hamasit, që udhëheqin Gazën, kanë një qendër komanduese nën spital, duke mos dhënë dëshmi të tjera për këtë pretendim.

    Sulmet vijnë pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, njoftoi për “fazën e dytë” të luftës së Izraelit ndaj Hamasit, tri javë pasi Hamasi kreu sulme në Izrael më 7 tetor. Tanket dhe këmbësoria gjatë fundjavës hynë në Gazë, në atë që zyrtarët e përshkruan si zgjerim të ofensivës tokësore, përderisa Izraeli sulmoi terrorin nga ajri, toka dhe deti.

    Bombardimet – që sipas banorëve të Gazës janë më intensivet gjatë kësaj lufte – goditën linjat e komunikimit të premten mbrëma, duke shkëputur komunikimin me botën jashtë të kësaj enklave me 2.3 milionë banorë. Komunikimi është rivendosur sipas kompanive lokale të telekomunikacionit dhe atyre që ofrojnë shërbime të internetit.

    Banorët thanë se sulmet e fundit ajrore kanë shkatërruar pothuajse të gjitha rrugët që çojnë për në spitalin Shifa në Qytetin e Gazës, që gjendet në pjesën veriore të territorit të rrethuar. Izraeli tha se shumica e banorëve kanë respektuar urdhrin e tij për t’u larguar në jug, por qindra mijëra vazhdojnë të jenë në veri, pjesërisht për shkak se Izraeli po ashtu ka shënjestruar të ashtuquajturat zona të sigurta.

    Dhjetëra mijëra persona po strehohen në spitalin Shifa, që është i mbushur me pacientë që janë plagosur gjatë sulmeve ajrore.

    “Shkuarja deri te spitali është bërë jashtëzakonisht e vështirë”, tha Mahmoud al-Sawah, që po strehohej në spital. “Duket se ata kanë shkëputur lidhjet në këtë zonë”, shtoi ai, raporton AP.

    Ndërkaq, Abdallah Sayed, banor i Qytetit të Gazës tha se bombardimet izraelite gjatë dy ditëve të fundit “ishin më të dhunshmet dhe më intensivet” që kur ka nisur lufta.

    Ushtria izraelite ende nuk ka komentuar për sulmet afër spitalit Shifa.

    Ushtria ka publikuar imazhe të gjeneruara me kompjuterë që shfaqin atë që ushtria pretendon se janë instilacione të Hamasit në dhe përreth spitalit Shifa. Po ashtu, ushtria tha se këto pretendime të saj mbështeten edhe në bazë të informacioneve që kanë marrë nga luftëtarët e Hamasit që janë kapur nga autoritetet. Izraeli edhe në të kaluarën ka bërë pretendime të ngjashme, por nuk ka ofruar prova për t’i mbështetur ato.

    Megjithatë, pak dihet për tunelet e Hamasit dhe infrastrukturën tjetër dhe këto pretendime nuk kanë mundur të konfirmohen në mënyrë të pavarur. Qeveria e Hamasit ka hedhur poshtë pretendimet duke i cilësuar si “gënjeshtra” dhe duke thënë se pretendimet e Izraelit ishin vetëm “paralajmërim për të goditur ndërtesën”./REL

  • 10 raste të reja me HIV këtë vit në Kosovë, shefi i repartit: Numri pritet të rritet

    10 raste të reja me HIV këtë vit në Kosovë, shefi i repartit: Numri pritet të rritet

    Numri i të prekurve me HIV të regjistruar në Klinikën Infektive që nga janari e deri tash është 10 raste të reja, por ka informata që ka edhe raste të tjera të reja që pritet të vijnë. Kështu bën të ditur shefi i repartit të HIV-it, në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Murat Mehmeti, derisa thotë se ky numër pritet që të rritet në vazhdimësi.

    Mehmeti në një prononcim për KosovaPress, tha se sipas informacioneve të marra nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, numri i rasteve të prekura me HIV, është më i madh sesa që është i evidentuar.

    Profesionsti shëndetësor, Murat Mehmeti potencoi se aktualisht një pacient i prekur nga HIV-i, është i shtrirë në Klinikën Infektive, i cili po merr trajtim mjekësor. Ai shtoi se homoseksualët janë komuniteti më i prekur nga ky virus.Ndërkaq, Murati shtoi se moshat më të prekura nga HIV janë ata 20 deri në 25 vjeç dhe që kryesisht i takojnë gjinisë mashkullore. Ai shtoi se ky repart ka mungesë të stafit të mesëm, derisa potencoi se qëndrojnë mirë sa i përket furnizimit me barna esenciale.

    Se numri i rasteve të prekura me HIV është në rritje e sipër, e thotë edhe drejtori i Qendrës Specialistike Psikiatrike “Labyrinth”, Safet Blakaj, i cili u shpreh se përdoruesit e drogës, marrëdhëniet intime mes gjinisë së njëjtë dhe faktorë të tjerë, po ndikojnë në shtimin e rasteve me HIV.

    HIV është një virus që sulmon sistemin imunitar – mburoja e trupit kundër baktereve dhe viruseve me të cilat është në kontakt të vazhdueshëm. Simptomat e HIV-it janë ethet, dhimbja e kokës, lodhja, nyje limfatike të fryra, dhimbje të fytit dhe skuqje. HIV mund të bartet nga personi në person vetëm përmes lëngjeve trupore, si gjaku, sperma, dhe lëngu vaginal. HIV është gjendja që çon në sindromin e mungesës së imunitetit të fituar (AIDS). AIDS konsiderohet të jetë faza finale e HIV, e njohur gjithashtu si HIV i fazës 3. Me trajtim, shumica e personave që kanë HIV nuk kanë gjasa që të zhvillojnë AIDS.Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë , që nga fillimi i epidemisë mbi 85 milionë njerëz janë infektuar me virusin HIV, derisa rreth 40 milionë të infektuar kanë vdekur nga HIV. /KP/

  • Erdogan i jep fund marrëdhënies me Izraelin, kujton “kufijtë e zemrës”…

    Erdogan i jep fund marrëdhënies me Izraelin, kujton “kufijtë e zemrës”…

    Dje Erdogan i dha fund procesit të rivendosjes së marrëdhënieve të Turqisë me Izraelin, ndërkohë që hapi “llogari” të reja në një delir antiperëndimor, teksa duke folur para qindra mijëra ndjekësve të tij arriti në pikën që jo vetëm të kujtonte “ kufijtë e zemrës”, por edhe të kërcënonte Izraelin se “mund të vijë papritur një natë…”. Turma iu përgjigjur liderit turk në mënyrë ritmike “dërgo ushtrinë turke…”.

    Ai madje paralajmëroi Perëndimin se nëse kërkon një konflikt të ri Kryqtar-Gjysmëhënës, Turqia do të qëndrojë e vendosur.

    Këto deklarata ai i bëri dje në prag të 100-vjetorit të krijimit të Shtetit modern Turk, duke dhënë shenjën e kthesës së përgjithshme që po tenton lideri turk duke braktisur përfundimisht kemalizmin laik dhe orientimin perëndimor.

    Reagimi i parë i Izraelit erdhi me njoftimin e Ministrit të Jashtëm E. Cohen për një tërheqje të menjëhershme të të gjithë personelit diplomatik nga Turqia për të “rivlerësuar” marrëdhëniet Turqi-Izrael dhe është e qartë se do të kalojë një kohë shumë e gjatë para se të bëhet e mundur rivendosja, madje edhe komunikimi mes dy qeverive.Ambasadori i Izraelit në Kombet e Bashkuara akuzoi Erdoganin për antisemitizëm dhe theksoi se “gjarpëri mund të mbetet vetëm një gjarpër”, ndërsa ministri i Energjisë i Izraelit tha se Erdogan “tregoi fytyrën e tij të vërtetë si përfaqësues i Vëllazërisë Myslimane që mbështet terrorizmin e Hamasit”.Prej ditëve të mëparshme T. Erdogan ishte ftuar të merrte pjesë në mitingun e madh të organizuar nga partia e tij në Stamboll për mbështetje në Gaza, i cili natyrisht u kthye në një tubim masiv kundër Izraelit dhe Perëndimit.

    Gjatë fjalës së tij, lideri turk, duke dashur të shpjegojë interesimin e tij për Gazën, kujtoi teorinë e “kufijve të zemrës”, në të cilën u sigurua të përfshinte… Selanikun.

    “Ne mbrojmë Gazën, siç kemi bërë në të kaluarën në Traki, në Ballkan, në Kaukaz, në çdo cep të brigjeve të Mesdheut Lindor, në Azinë Qendrore, në Azinë Jugore, në të gjithë Afrikën, me pak fjalë, kudo ku arrinin horizontet tona… . Sot, disa njerëz e shohin Gazën si një vend të largët, një vend që nuk ka të bëjë fare me ne. Megjithatë, një shekull më parë, për këtë komb, për këtë vend, Gaza nuk ndryshonte nga Adana. Ashtu si Edirne nuk ndryshonte nga Shkupi, Kirklareli nuk ndryshonte nga Selaniku, Mardini nuk ndryshonte nga Mosuli, Gaziantepi nuk ndryshonte nga Alepo, Gaza ishte pjesë përbërëse e atdheut tonë… Ne ishim të ndarë nga të gjitha këto vende që ata janë po aq tonat sa gjaku ynë, jeta dhe dashuria jonë…”

  • Fëmijët me kancer në Palestinë nuk po bëjnë kimioterapi, e kalojnë dhimbjen duke pikturuar

    Fëmijët me kancer në Palestinë nuk po bëjnë kimioterapi, e kalojnë dhimbjen duke pikturuar

    Fëmijët me kancer në Palestinë nuk po bëjnë kimioterapi. Shërbimi mjekësor jetëshpëtues për t’a nuk mund të ofrohet më, pasi Izraeli ka arritur deri në pikën që nuk di se çfarë ka përtej kufirit të tyre, por vetëm bombardojnë.

    E izoluar nga toka, deti dhe ajri, Gaza ka marrë pamjen e një laboratori ku bëhen eksperimente me jetët e njerëzve. Pa ujë, pa ushqime, pa drita dhe pa karburant, palestinezët janl kthyer në periudhën e mesjetës. Në një luftë, e cilanuk dihet kur përfundon, fëmijët janë ata të cilët po vuajnë më shumë se kushdo tjetër.

    Në mes të këtij kaosi fëmijët në Departamentin e Kancerit Pediatrik në Gaza po tregojnë qëndrueshmëri, edhe pse të sëmurë e me dhimbje. Në pamundësi për të marrë kimioterapi për shkak të luftes, ata e kanë e kalojnë kohën e tyre duke pikturuar e duke krijuar mesazhe shprese për botën.

    Pavarësisht errësirës ku i kanë zhytur, ​​vizatimet e tyre tregojnë shumë dhe shpresojnë që të jetojnë në paqe. Çdo ditë dhjetra fëmijë vriten nga bombardimet, e shumë të tjerë plagosen. Ndërsa fëmijët me kancer po vdesin çdo ditë ngadalë, me dhimbje, dhe pa e kuptuar se cila bombë do t’u marr jetën, ajo e Izraelit apo ajo e sëmundjes.

  • ​Itali: Pesë trupa u gjetën në plazh pas fundosjes së barkës së emigrantëve

    ​Itali: Pesë trupa u gjetën në plazh pas fundosjes së barkës së emigrantëve

    Roja Bregdetare italiane njoftoi se ka nxjerrë pesë trupa pas përmbytjes së një varke emigrantësh që mendohet të ketë mbajtur dhjetëra persona në ujërat jashtë qytetit sicilian Marinella di Selinunte.

    Thuhet se trupat u transportuan në një plazh nga rrymat detare. Varka gjithashtu u la në plazh. Anijet e Rojës Bregdetare dhe Policisë së Financës të shtunën ishin duke zhvilluar një kërkim në ujërat ku mendohej se ishte përmbytur barka.

    Autoritetet arrestuan 35 emigrantë të cilët arritën të arrinin të gjallë në breg teksa tentuan të largoheshin nga zona, thanë burimet.

    Të mbijetuarit thanë se në varkë ndodheshin rreth 60 persona, që do të thotë se rreth 20 prej tyre ishin të pagjetur në kohën e shkrimit. Ata thanë se barka u nis nga Mahdia, Tunizi, ditën e enjte.

  • E rëndë në Siçili, përmbyset varka me emigrantë, pesë të vdekur

    E rëndë në Siçili, përmbyset varka me emigrantë, pesë të vdekur

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Siçili, ku pesë emigrantë vdiqën pasi u përmbyt varka me të cilën ishin duke udhëtuar.

    Trupat e pesë viktimave u gjetën sot nga roja bregdetare. Brigjet italiane përdoren për të kaluar emigrantët nga vendet e Afrikkës drejt Evropës.Vetëm mbrëmjen e djeshme, 95 emigrantë dhe refugjatë, kryesisht nga Eritrea, Sudani dhe Siria, mbërritën në Lampeduza me dy varka.