Category: Bota

  • FOTO/ Fenomen i pazakontë në Angli, çdo gjë “vishet” me rozë

    FOTO/ Fenomen i pazakontë në Angli, çdo gjë “vishet” me rozë

    Një fenomen i pazakontë ka ndodhur së fundmi në veri të Anglisë duke shqetësuar banorët. Britanikët në rajonin lindor të Kent-it u zgjuan sot herët me qiellin e natës të shkëlqyer në një ngjyrë të frikshme rozë, ç’ka bëri që shumë prej tyre të trembeshin për fundin e botës.

    Foto të shumta të qiellit të pazakontë mbushën rrjetet sociale të shoqëruara me komente frike e zemërimi, teksa njerëzit nuk kuptonin çfarë fenomeni mund ta shkaktonte, shkruajnë mediat vendase.

    Në një prej imazheve jashtë barit “Bethany’s Sandwich” në Westgate, qielli dukej krejtësisht i mbushur me ngjyrën e frikshme rozë, madje dhe me një pikë origjine që dukej në distancë.

    Mes komenteve të vendasve online thuhej: “Mendova se ishte fundi i botës, po prisja që të fillonin të zbrisnin kalorës”, ndërsa një tjetër thotë: “Mendova se ishte personazhi Zuul i filmit Ghostbusters.”

    Megjithëse shkaku i fenomenit nuk është identifikuar, në përgjigje të ankesave autoritetet sugjeronin se skena kishte marrë pamje të tillë ndoshta prej dritave artificiale të një kompanie bujqësore që po rrit miliona domate në sera.

  • Arabia Saudite bën thirrje për krijimin e Palestinës sipas kufijve të 1967-s

    Arabia Saudite bën thirrje për krijimin e Palestinës sipas kufijve të 1967-s

    Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, ka bërë thirrje për krijimin e një shteti palestinez sipas kufijve të vitit 1967.

    Duke folur për luftën e vazhdueshme mes Izraelit dhe Hamasit, Mohammed bin Salman ka thënë se civilët e pafajshëm po paguajnë për përshkallëzimin e dhunës.

    Ai ka thënë se Arabia Saudite kundërshton shënjestrimin e civilëve dhe thekson rëndësinë e respektimit të ligjit ndërkombëtar humanitar, si dhe nevojën për të ndaluar “operacionet ushtarake kundër civilëve dhe infrastrukturës që prek jetën e tyre të përditshme”.

    “Duhet të krijohen kushte për kthimin e stabilitetit dhe arritjen e paqes së qëndrueshme që do të sigurojë zgjidhje të drejtë për krijimin e një shteti palestinez brenda kufijve të vitit 1967 për të arritur sigurinë dhe prosperitetin për të gjithë”, ka thënë Princi Salman.

    Një dokument i Hamasit i vitit 2017 sugjeroi mundësinë e përqafimit të idesë së një shteti palestinez në territoret e pushtuara nga Izraeli në Luftën Gjashtë Ditore të vitit 1967.

    Izraeli e ka refuzuar vazhdimisht kërkesën dhe kryeministri Benjamin Netanyahu ka përsëritur se Izraeli nuk do të tërhiqet kurrë në kufijtë e vitit 1967.

  • Stuhia Babette tremb qytetarët, ja si paraqitet situata në një nga shtetet më të mëdha në botë

    Stuhia Babette tremb qytetarët, ja si paraqitet situata në një nga shtetet më të mëdha në botë

    Mbretëria e Bashkuar është kthyer në një kaos nga stuhia Babette, e cila po godet vendin me shi të dendur, erëra të forta dhe përmbytje.

    Dy persona kanë vdekur deri më tani sipas DailyMail pasi stuhia ka prekur Skocinë dhe pritet të godasë shumë zona në Anglinë veriore dhe qendrore, dhe Uellsin verior deri nesër në mëngjes.

    Në Yorkshire, rrugët janë kthyer në lumenj ndërsa në aeroportin Leeds Bradford pati një tragjedi ajrore kur një Boeing 737 u ul në mënyrë jo normale.

    Avioni Tui ishte nisur nga Korfuzi dhe po përpiqej të ulej në aeroport kur, për shkak të erërave të forta, doli nga pista dhe për pak u përplas.

    Zyra Britanike e Metologjisë ka paralajmëruar se disa komunitete mund të ndërpriten për ditë të tëra për shkak të përmbytjeve të rënda të shkaktuara nga stuhia Babette.

    Gjatë ditës së sotme priten të fryjë erëra me shpejtësi afro 100 km/h me rrezik dallgëzimi shumë të lartë në zonat bregdetare.

    Kaos edhe në Irlandë

    Në Irlandë, qindra ndërtesa u përmbytën në Cork (në jug), ku zyrtarët e qytetit thanë se përmbytjet ishin të paprecedentë në të paktën 30 vjet. Ushtria u vendos për të evakuuar banorët dhe një spital në qytetin Middleton.

  • Pas vendimit për hapjen e rrethimit, Biden tregon: Ja kur do të shkojnë kamionët me ndihma të SHBA në Gaza

    Pas vendimit për hapjen e rrethimit, Biden tregon: Ja kur do të shkojnë kamionët me ndihma të SHBA në Gaza

    Pas vendimit për hapjen e rrethimit, Biden tregon: Ja kur do të shkojnë kamionët me ndihma të SHBA në Gaza
    Joe Biden dhe presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi kanë rënë dakord të hapin kalimin Rafah për të lejuar deri në 20 kamionë ndihma në Gaza.Dërgesa ka të ngjarë të mos kalojë deri të premten, ka thënë Biden, duke përmendur riparimet e rrugëve.

    “Ata do të rregullojnë rrugën, duhet të mbushin gropat për t’i kaluar këta kamionë. Dhe kjo do të ndodhë – ata presin që nesër (e enjte) të duhen rreth tetë orë. Kështu që mund të mos ketë asgjë deri në fund. .. ndoshta deri të premten”, u tha ai gazetarëve të mërkurën.Ai shtoi se 20 kamionët përfaqësonin një “këst të parë”, por tha se “150 apo diçka” kamionë ishin duke pritur në total. Nëse ata do të lejohen apo jo të kalojnë do të varet nga “si do të shkojë”.

  • Lufta e madhe te dera, shefi i OKB bën thirrjen e fundit: Boll më!

    Lufta e madhe te dera, shefi i OKB bën thirrjen e fundit: Boll më!

    Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres ka bërë thirrje për një “armëpushim të menjëhershëm humanitar” në luftën Izrael-Gaza.

    Duke folur në Pekin në një forum ku ishin të pranishëm edhe presidenti kinez Xi dhe presidenti rus Putin, ai tha në fund të fjalimit të tij se ndjeu se duhej të trajtonte atë që po ndodh në Lindjen e Mesme.

    “Unë bëj thirrje për një armëpushim të menjëhershëm humanitar… për të lehtësuar vuajtjet njerëzore që po shohim,” tha ai, “shumë jetë dhe fati i të gjithë rajonit është në rrezik.”

    https://twitter.com/antonioguterres/status/1714511787272606195?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1714511787272606195%7Ctwgr%5E23c134cf934079a439ed064fd4354847df95548a%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Falbeu.com%2Flajme%2Flufta-e-madhe-te-dera-shefi-i-okb-ben-thirrjen-e-fundit-boll-me%2F579181%2F

    Sakaq, qindra njerëz dyshohet se kanë vdekur pasi një shpërthim tronditi spitalin Al Ahli në qytetin e Gazës . Hamasi tha se ushtria izraelite ishte përgjegjëse për sulmin. Izraeli nga ana e tij ka fajësuar Xhihadin Islamik Palestinez, një grup i armatosur me bazë në Gaza.

    Protestat kanë shpërthyer në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar dhe qytetet e mëdha anembanë botës , dhe shumë liderë botërorë e kanë dënuar shpërthimin, me disa që bëjnë thirrje për një armëpushim.

    Ndërsa një krizë humanitare vazhdon të thellohet në Gaza, SHBA ka thënë se “po i afrohet një kornize për ndihma për të hyrë në Gaza nga Egjipti “.

    Kalimi i Rafahut në kufirin e Gazës me Egjiptin, e vetmja hyrje në Gaza që nuk kontrollohet nga Izraeli, mbetet e mbyllur.

    Reuters raporton se Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të votojë të mërkurën mbi një rezolutë të hartuar nga Brazili që bën thirrje për “pauza humanitare” në konflikt për të lejuar hyrjen e ndihmës në Rripin e Gazës.

  • Tërmet në Greqi, ku ishte epiqendra

    Tërmet në Greqi, ku ishte epiqendra

    Një tërmet me magnitudë 4.3 Rihter ka goditur Greqinë jugore.

    Epiqendra ishte 2 kilometra në jug-jugperëndim të qytetit Didyma.

    Thellësia fokale ishte 64.9 kilometra.

    Fatmirësisht deri më tani nuk ka raportime për të lënduar dhe dëme materiale.

  • Mbrojti publikisht palestinezët/ Qeveria izraelite “kërcënon” modelen e njohur: Po të shohim…

    Mbrojti publikisht palestinezët/ Qeveria izraelite “kërcënon” modelen e njohur: Po të shohim…

    “Të dënosh Hamasin për atë që është (ISIS) nuk do të thotë të jesh kundër Palestinës”Qeveria izraelite i dha përgjigjen e saj Gigi Hadid, për postimet që ajo bëri në favor të popullit palestinez.Modelja e njohur me origjinë palestineze ka publikuar pak ditë më parë një histori në llogarinë personale në Instagram, ku shkruante: “Dënimi i qeverisë izraelite nuk është antisemite dhe mbështetja e palestinezëve nuk është mbështetje për Hamasin”.

    “Nuk ka asgjë të guximshme në masakrën e Hamasit ndaj izraelitëve. Të dënosh Hamasin për atë që është (ISIS) nuk do të thotë të jesh kundër Palestinës dhe mbështetja e izraelitëve në të drejtën e tyre kundër terroristëve barbarë është veprimi i duhur”, shkroi në Instagram qeveria izraelite.

    Më pas, në një tjetër deklaratë në Instastory, qeveria izraelite u shpreh: “@gigihadid, a ke fjetur gjatë javës së kaluar? Apo ke mbyllur një sy për foshnjat hebre që po masakrohen nëpër shtëpitë e tyre? Heshtja jote ka treguar qartë se në krahun e kujt qëndron. Ne të shohim”.Në një tjetër postim, qeveria publikoi dhomën e përgjakur të një fëmije, me mbishkrimin: “Nëse nuk e dënon këtë, fjalët e tua s’thonë asgjë”.

    Javën e kaluar, modelja me origjinë palestineze, denoncoi dhe dënoi “terrorizmin ndaj njerëzve të pafajshëm”, pas sulmeve të Hamasit dhe Izraelit.

    Hadid shpjegoi se vërtet ajo ka “ndjeshmëri të thellë dhe i thyhet zemra për luftën palestineze dhe jetën e tyre nën pushtim” (territoret palestineze janë pushtuar ushtarakisht nga Izraeli që nga viti 1967), por ajo gjithashtu ndjen një përgjegjësi ndaj miqve të saj hebrenj.

    Modelja u sigurua të vinte në dukje se “shpresat dhe ëndrrat e saj për palestinezët” nuk përfshijnë “dëmtimin e një personi hebre”.

    “Terrorizimi i njerëzve të pafajshëm nuk është në përputhje dhe nuk i bën asnjë të mirë lëvizjes ‘Palestina e Lirë’”, tha ajo.

    “Kjo ide [e gabuar] ka nxitur një cikël të dhimbshëm, dekada hakmarrjeje nga të dyja palët (në të cilat asnjë civil i pafajshëm, palestinez apo izraelit, nuk e meriton të jetë viktimë) dhe ndihmon në përjetësimin e idesë së rreme që të jesh pro Palestinës do të thotë të jesh kundër hebrenjve.”

    Gigi shtoi se beson se “çdo njeri meriton të drejtat themelore, trajtimin dhe sigurinë; pa marrë parasysh kombësinë, fenë, përkatësinë etnike ose vendin ku kanë lindur.”

    Si Gigi ashtu edhe motra e saj, Bella Hadid, kanë qenë avokate të zëshme të Palestinës për shumë vite. Babai i tyre, Mohamed Hadid, është me origjinë palestineze, ndërsa e ëma, Yolanda, është nga Holanda.

  • U godit 26 herë me thikë nga i moshuari, fjalët e fundit të 6-vjeçarit palestinez: Mami jam mirë

    U godit 26 herë me thikë nga i moshuari, fjalët e fundit të 6-vjeçarit palestinez: Mami jam mirë

    “Mami jam mirë.”

    Këto ishin fjalët e fundit të djalit 6-vjeçar nga Palestina, i cili u godit me thikë nga një 71-vjeçar në Çikago të dielën.

    Ditën e djeshme, qindra njerëz morën pjesë në funeralin e fëmijës për t’i dhënë lamtumirën e fundit vogëlushit.

    Policia thotë se i vogli Wadea al-Fayoume u sulmua nga 71-vjeçari Joseph Czuba sepse ishte mysliman.

    Autori duket se ka qenë i ndikuar nga lufta Izrael-Hamas. Gjatë sulmit të tmerrshëm, fëmija 6-vjeçar u godit 26 herë me thikë, ndërsa nëna e tij u plagos rëndë dhe ndodhet në spital.

    Me lot në sy, xhaxhai i Wadeas, Mahmoud Yousef, foli para kamerave në një konferencë për shtyp para funeralit, duke thënë: “ Ai është një fëmijë 6-vjeçar. Si çdo 6-vjeçar tjetër, atij i pëlqen të luajë me lodra. Unë thjesht dua t’i them gjithë botës se ne jetojmë në një vend të quajtur SHBA. Ne nuk jemi në luftë dhe nuk do ta sjellim luftën këtu”.

    https://www.dailymail.co.uk/news/article-12636985/Illinois-landlord-stabbed-Muslim-boy-six-death-paranoid-Hamas-day-jihad-listening-radio-thought-tenants-going-call-Palestinian-friends-come-him.html?ico=embedded

    “Jam e shokuar, por jo e befasuar”, tha Sadia Nawab, nënë e tre fëmijëve që jeton pranë xhamisë.

    “Ne jemi të shqetësuar për fëmijët tanë dhe jemi më shumë të shqetësuar për fëmijët e pafuqishëm në mbarë botën.”

    Sipas informacioneve djali dhe nëna e tij jetonin në një shtëpi me qira në pronësi të Czuba.
    “Ai ishte miqësor me gjithë familjen, por sidomos me fëmijën, të cilin e trajtonte si nip. Ai i solli dhurata dhe disa lodra”.

    Wadea ishte një fëmijë që “e donte shkollën, mësuesit, nënën dhe jetën e tij. Ai sillej si një gjashtëvjeçar normal, gjithmonë i buzëqeshur”.

    Xhaxhai i djalit, Mahmoud Yousef, gjithashtu tha: “Kur Wadea u godit me thikë, fjalët e tij të fundit për nënën e tij ishin: “Mami, unë jam mirë”.

    Prokurori tha se pronari ishte i zemëruar me nënën e Wadeas “për atë që po ndodhte në Jerusalem”.

    “Ajo iu përgjigj: “Le të lutemi për paqe”. Më pas 71-vjeçari e ka sulmuar me thikë”./Albeu.com

  • Britania e Madhe dhuron për Shqipërinë dronë për të kontrolluar kufirin tokësor e detar

    Britania e Madhe dhuron për Shqipërinë dronë për të kontrolluar kufirin tokësor e detar

    Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, James Cleverly, i shoqëruar nga ministri Balla, ka vizituar Komisariatin e ri të Policisë Kufitare në Rinas, ndërtuar me fondet e qeverisë britanike si një ndihmë për ngritjen e kapaciteteve të Policisë së Shtetit.

    Pala britanike ka dhuruar gjithashtu disa dronë, që do të përdoren për të kontrolluar kufirin tokësor e detar.

    Ministri britanik e vlerësoi si shumë efektiv bashkëpunim me palën shqiptare, çka ka ulur sipas tij 90% numrin e kalimeve të shqiptarëve drejt kufirit të Britanisë së Madhe

    “Mendoj është një model kaq pozitiv për të treguar që bashkëpunimi mund të sjellë rezultate. Ne e dimë që kjo është e vërtetë. Ne e themi edhe në rastin kur është koordinim midis departamenteve të qeverisë apo kombeve. Fakti që ne kemi qenë në gjendje që të dëshmojmë sa efektive është në një kohë kaq të shkurtër, pikërisht kjo është fantastike. Me të vërtetë fantastike. Fakti që marrëdhënia është zhvilluar nga një marrëdhënie e cila adreson emigracionin e paligjshëm të shqiptarëve në Britaninë e Madhe në një marrëdhënie e cila adreson problematikën e kalimit të emigrantëve nga vendet e treta nëpërmjet Shqipërisë nuk është e zakonshme. Si mund të duket suksesi? Fakti që ti mundesh të kesh rezultate domethënëse brenda 1 viti dhe më pas të thuash kush është stadi tjetër i suksesit”, tha Cleverly.

  • “E bëra për hakmarrje”, autori filmon veten pasi vrau dy suedezë në Bruksel dhe plagosi disa të tjerë (VIDEO)

    “E bëra për hakmarrje”, autori filmon veten pasi vrau dy suedezë në Bruksel dhe plagosi disa të tjerë (VIDEO)

    Brukseli u trondit mbrëmjen e sotme nga një sulm me armë, si pasojë e të cilit humbën jetën dy persona dhe u plagosën disa të tjerë. Referuar “Tgcom”, mësohet se autori në momentin e hapjes së zjarrit, është dëgjuar të thotë: Allah Akbar.

    Të shtënat kanë ndodhur në Bulevardin d’Ypres, ndërsa viktimat raportohet të jenë dy suedezë që kishin veshur fanellat e kombëtares së futbollit të vendit të tyre, pasi mbrëmjen e sotme zhvillohet ndeshja e futbollit Belgjikë-Suedi.

    Pista e parë e policisë është ajo e një sulmi terrorit, ndërsa Belgjika ka ngritur nivelin e alarmit në 4, që është maksimumi i tij, sinonim i një kërcënimi “serioz dhe të afërt” terrorist.

    https://twitter.com/SKazoud58455/status/1713991557420843158?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1713991557420843158%7Ctwgr%5E27be00083e54805039ef4cb3076d152cc91b0bbb%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Falbeu.com%2Flajme%2Fbota%2Fe-bera-per-hakmarrje-autori-filmon-veten-pasi-vrau-dy-suedeze-ne-bruksel-dhe-plagosi-disa-te-tjere-video%2F578712%2F

    Ndërkohë një burrë, identiteti dhe përgjegjësia e të cilit për sulmin ende nuk janë verifikuar, mori përgjegjësinë për atë që ndodhi, duke bërë një postim në “X”, në një video në të cilën ai filmon veten duke pretenduar se i përket ISIS-it dhe duke thënë se ka bërë gjestin për të “hakmarrë ndaj myslimanëve”.