Category: Bota

  • Tronditet Franca, 44-vjeçari p*rdhunon dy të moshuara në dhomën e spitalit, 93-vjeçarja vdes nga ataku kardiak

    Tronditet Franca, 44-vjeçari p*rdhunon dy të moshuara në dhomën e spitalit, 93-vjeçarja vdes nga ataku kardiak

    Opinioni publik në Francë është tronditur pas arrestimit të një 44-vjeçari, i cili akuzohet për përdhunimin e dy të moshuarave, 93 dhe 95 vjeç, të cilat ndodheshin në spital dhe njëra prej të dyve vdiq më pas nga një atak në zemër.

    44-vjeçari Samir B. u arrestua të shtunën pasi hyri në dhomat e dy viktimave të tij në klinikën e spitalit Argenteuil në periferi të Parisit.
    Policia është lajmëruar nga 95-vjeçarja e cila ka denoncuar në stafin e spitalit se ishte dhunuar nga 44-vjeçari.Sipas Daily Mail, 44-vjeçari Samir u arrestua teksa po dilte nga dhoma e 93-vjeçares në orën 4:30 të mëngjesit të së shtunës.

    Siç u konstatua nga hetuesit, në çarçafët e krevatit të 93-vjeçares u gjetën gjurmë të spermës së 44-vjeçarit.
    93-vjeçarja, e cila thuhet se vuante nga probleme psikologjike, nuk u ndje mirë pasi u përdhunua dhe pësoi një atak në zemër disa orë më vonë në orën 7 të së shtunës.
    Samir B. ishte i njohur për autoritetet franceze për akte të dhunës seksuale, ndërsa nuk dihet nëse do të akuzohet edhe për vdekjen e 93-vjeçares./Albeu.com/

  • VIDEO/ 71-vjeçari goditi 26 herë me th*kë një 6-vjeçar palestinez në Çikago

    VIDEO/ 71-vjeçari goditi 26 herë me th*kë një 6-vjeçar palestinez në Çikago

    Autoritetet amerikane akuzuan një burrë 71-vjeçar për vrasje dhe krime të urrejtjes të dielën pasi ai dyshohet se theri me thikë një grua muslimane dhe djalin e saj gjashtëvjeçar pranë verilindjes së Çikagos në një sulm që policia beson se është i lidhur me luftën midis Izraelit dhe Hamasit.

    Fëmija, i cili u godit me thikë 26 herë, vdiq në spital, por nëna e tij, 32 vjeç, është jashtë rrezikut për jetën, sipas një deklarate nga Zyra e Sherifit të Qarkut Will (Illinois), e cila e përshkroi sulmin si “të neveritshëm”.

    “Hetuesit arritën të përcaktojnë se dy viktimat e këtij sulmi barbar ishin në shënjestër të të dyshuarit për shkak se ishin myslimanë dhe për shkak të konfliktit të vazhdueshëm në Lindjen e Mesme që përfshin Hamasin dhe izraelitët”, thuhet në deklaratë dhe sqarohet se krimi u krye përafërsisht 40 milje në perëndim të Çikagos.

    https://twitter.com/CAIRNational/status/1713629072843030969/photo/1?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1713726967860560281%7Ctwgr%5E7d57385da953f7515b340aac1c535425a51ce327%7Ctwcon%5Es3_&ref_url=https%3A%2F%2Falbeu.com%2Flajme%2F71-vjecari-goditi-26-here-me-thike-nje-6-vjecar-palestinez-ne-cikago%2F578328%2F

  • Pas 500 vitesh, kastorët rikthehen në Itali

    Pas 500 vitesh, kastorët rikthehen në Itali

    Kastori është kthyer në Itali pas një mungese 500-vjeçare për shkak të gjuetisë së tepërt dhe shkatërrimit të habitateve të tij, kanë njoftuar shkencëtarët në Firence dhe Milano.

    Fenomeni filloi në Austri dhe po përhapet në rajonet verilindore italiane të Trentino-Alto Adige dhe Friuli Venezia Giulia, sipas një studimi nga Universiteti i Milanos dhe Instituti i Kërkimeve të Ekosistemit Tokësor të Këshillit Kombëtar të Kërkimit (CNR) në Firence, të botuar në revista Konservimi i Kafshëve.

    Shkencëtarët thonë se ka gjithashtu popullata të reja të brejtësve të mëdhenj gjysmë ujorë që përhapen në rajone më jugore pas lëshimit të tyre të paligjshëm në natyrë në Italinë qendrore.

    “Pjesë të mëdha të Italisë janë të përshtatshme për stabilizimin e popullatave të kastorëve dhe ndërsa popullatat veriore duken të jenë më të izoluara, në Italinë qendrore kemi gjetur një potencial më të madh për zgjerim”, tha udhëheqësi i studimit Mattia Falaschi nga Universiteti i Milanos.

    Prania e kastorëve mund të zvogëlojë rrezikun duke zbutur intensitetin e përmbytjeve, por gjithashtu mund të shkaktojë dëme në të korrat dhe infrastrukturën, si kanalet, rrugët dhe urat e krijuara nga njeriu, duke çuar në konflikte njerëzore.

    Ky, thotë Falaschi, është një rrezik veçanërisht në Trentino, Toskana, Umbria dhe Marche. Në këto zona do të kërkohet monitorim i veçantë së bashku me masa parandaluese si rrethimi dhe kullimi i ligatinave ku kolonitë e kastorëve mund të përbëjnë një kërcënim për infrastrukturën.

  • GJERMANIA NXJERR NJË MONEDHË TË ARTË 100 EUROSHE, JA CILA ËSHTË ARSYEJA

    GJERMANIA NXJERR NJË MONEDHË TË ARTË 100 EUROSHE, JA CILA ËSHTË ARSYEJA

    Gjermania nxjerr një monedhë të
    Fausti i Gëtes është pjesë e letërsisë botërore. Një monedhë speciale kujton tani veprën e tij të madhe, që është shumë aktuale edhe sot.

    “Që unë të kuptoj, çfarë e bën botën të ekzistojë.” Shumë nxënëse dhe nxënës të gjimnazeve gjermane e njohin këtë motiv, me të cilin për të shtuar njohuritë e tij, mësonjësi me emrin Faust, vjen vërdallë nëpër botë në dramën me të njëjtin emër të Johan Volfgang von Gëtes, dhe në rrugën e tij nuk trembet as nga pakti me djallin, Mefistofel.

    Megjithatë ka disa vite që njohja e tragjedisë me dy pjesë të Gëtes, nuk është aq e madhe. Nga njëri land në tjetrin, “Fausti” po largohet nga lista e teksteve të detyrueshme për t’u lexuar në programet shkollore. Por tani ai na përshëndet nga bota e nëndheshme, duke u shfaqur në flori.

    – Publicitet –

    Ministria gjermane e Financave prodhon monedhën e artë “Faust”.

    Ministria gjermane e financave ka nxjerrë një monedhë koleksionuese 100 euroshe, për të kujtuar në këtë dramë të rëndësishme dhe komplekse një njeri modern të humbur mes kishës, traditës, kotësisë, shkencës, kuriozitetit. Monedha e skicuar nga artisti Redenbahu, Mihael Otto është e para në serinë me tetë pjesë të “Veprave të mëdha të letërsisë botërore”, që i dedikohen librave të famshëm të letërsisë gjermane. Nga viti 2023 deri në vitin 2030, çdo vit do të dalë një monedhë e re me temë nga letërsia.

    “Faust”-i do të pasohet nga “Ibriku i thyer” i Hajnrih fon Klajstit, “Kujtime të një duarpreri”, të Jozef fon Eihendorfit, “Ahu i çifutit” të Anete fon Droste Hylsof, “Ky libër është i mbretit” nga Betina von Arnim, “Budenbroks” nga Tomas Man, “Një sixhade e vjetër tibetiane” nga Else Lasker Shyler dhe “Procesi” nga Franc Kafka.

    “Faust” ka qenë vepra më e njohur e Gëtes.

    Poeti, dramaturgu, romancieri, filozofi dhe burri i shtetit, Johan Voflgang fon Gëte, (1749-1832) është një nga kokat më të famshme të letërsisë gjermane. Veprat e tij, sidomos drama filozofike “Faust”, e kanë bërë atë të famshëm në gjithë botën. Drama është me dy pjesë dhe e mbushur me aludime nga feja, shkenca dhe politika.

    Gëte punoi për këtë vepër 60 vjet me radhë. Ai shkroi një version të hershëm të tij që në vitet 1772 dhe 1775. Edhe “Fausti i parë” ka qenë objekt i kurseve të avancuara në gjimnazet gjermane. Manuskripti i këtij versioni ka humbur, por një kopje e tij është gjetur rreth 100 vjet më vonë.

    Një nga versionet e para të shtypura është shfaqur në vitin 1790 me titullin “Faust, një fragment”. Në vijimin e viteve, Gëte e pati rishkruar herë pas here, atë që sot njihet si “Fausti një”. Versioni i fundit publikuar nga vetë Gëte, është shtypur 1828/29. Vitet e fundit të jetës, Gëte i kaloi duke punuar për pjesën e dytë të veprës: “Fausti, tragjedia e pjesës së dytë”. Ky vazhdim u publikua për herë të parë më 1832, pak kohë pas vdekjes së tij. Ashtu siç e kishte lënë dhe ai në testament.

    Një alkimist kthehet në mit

    Figura kryesore në veprën e Gëtes është doktor Fausti, një mësonjës, që pas dështimit të një përpjekjeje për vetëvrasje, ia shiti shpirtin dreqit, Mefistofelit, në mënyrë që të fitonte njohuri të jashtëzakonshme. Përpjekjet e pamposhtura të Faustit për të marrë dije e çojnë në një lidhje dashurie me Margareten, shkurt Gretçën.

    Vepra është frymëzuar nga historia e personit real Johan Georg Faust: Alkimist gjerman i periudhës së renesansës, astrolog dhe magjibërës, ai denoncohet nga kisha sikur të ishte sharës i Zotit, sepse sipas saj, kishte bërë pakt me djallin.

    Pak dekada pas vdekjes së tij më 1541, u publikuan dy vepra që kishin të bënin me jetën e tij: “Historia e D. Kohan Fausten” e Johan Spies-it u dërgua për t’u shtypur më 1857, kurse “Historia tragjike e doktor Faustus-it” e Kristofer Marloves, u publikua dy vjet më vonë në gjuhën angleze.

    “Fausti” i Gëtes tematizon idealet e iluminizmit të shekullit të 18-të, një lëvizje filozofike dhe intelektuale që propagandonte idetë modern si besimi në përparimin shkencor dhe teknik. Vepra shfaqet rregullisht në skenat teatrore të botës.

    Por a është edhe sot e rëndësishme që ta lexosh? Po, mendon historiani i letërsisë dhe kulturës, Paul Kahl: “Sepse duke trajtuar formën, materien dhe tregimin e një epoke të caktuar, vepra merret me çështje të mëdha të ekzistencës së njeriut, të cilat mbeten njësoj edhe kur ndryshojnë kushtet. Tek “Fausti” për shembull pyetja është: Çfarë mund të dimë ne? Cili është kufiri i njohurive tona?”, shpjegon ai në bisedë për Deutsche Wellen.

    Edhe eksperti i Gëtes dhe gjermanisti Michael Jaeger, mendon se kemi të bëjmë me një dramë filozofike pa kufizim kohor. Në artikullin e tij “Fausti i Gëtes. Drama e modernizmit”, ai përshkruan me detaje paralelet midis botës së Faustit dhe botës së sotme dhe jep dhe shembuj. “”Tek Faust kemi skenën e famshme të parave prej letre, që duhet të zëvendësojnë paratë prej ari”. Me anë të parave prej letre, Mefistofeli donte të nxiste konsumin, thotë gjermanisti, “i cili përfundon në një inflacion të madh. I poshtër, ai që do të bëjë keq. Por siç e shohim, “Fausti” i Gëtes është i mbushur me aktualitete.”

    Duke lexuar veprën mjeshtërore të Gëtes, mund të mësosh shumë edhe në shekullin e 21, mund të marrësh leksione për jetën, që nuk mund t’i blesh me monedhat e reja që kanë portretet e Faustit dhe Mefistostofelit…

  • E bllokoi për gati një javë, Izraeli rihap furnizimin me ujë në Gaza

    E bllokoi për gati një javë, Izraeli rihap furnizimin me ujë në Gaza

    Izraeli raportohet se ka rihapur tubacionet e ujit në Gazën jugore pas një jave bllokadë, sipas Sky News.

    Këshilltari për sigurinë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, i tha CNN në një intervistë se zyrtarët izraelitë e kishin informuar atë se rrjeti ishte rikthyer sërish.

    Izraeli ndërpreu ujin në Gaza pas një sulmi të papritur nga Hamasi fundjavën e kaluar, duke vrarë qindra izraelitë dhe duke marrë peng dhjetëra të tjerë.

  • “Familja e gruas është e bllokuar në Gazë”/ Ministri skocez shpërthen në lot

    “Familja e gruas është e bllokuar në Gazë”/ Ministri skocez shpërthen në lot

    Ministri i parë i Skocisë, Humza Yousaf ka shpërthyer në lot në një intervistë për SkyNews, ku tha se ndihet i pafuqishëm dhe i panevojshëm dhe bëri një lutje për komunitetin ndërkombëtar që të krijojë korridore humanitare, në mënyrë që njerëzit duke përfshirë familjen e gruas së tij të mund të largohen nga Gaza ndërsa lufta me Izraelin po përshkallëzon.

    Më herët sot, Humza Yousaf postoi një video në X (ish-Twitter) të nënës së gruas së tij, Elizabeth el-Nakla. Kjo e fundit vizitoi Gazën javën e kaluar së bashku me bashkëshortin e saj Maged, por dyshja që atëherë kanë ngelur të bllokuar pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit dhe hakmarrjes pasuese.Gjatë intervistës, Yousaf i shqetësuar fshiu lotët ndërsa tha: “Nuk mund t’ju them, sa i pafuqishëm dhe i panevojshëm ndihem. Jo vetëm për vjehrrën dhe vjehrrën time. Nuk ka rëndësi kush je. Pavarësisht nëse je ministër i parë, je gazetar, kushdo qoftë – instinkti juaj i parë është të mbroni familjen tuaj sa më mirë të mundeni. Dhe unë jam plotësisht i pafuqishëm. E vetmja gjë që mund të bëj është të ndaj historinë e tyre.”

    Ai i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të krijojë korridore humanitare, t’i japë fund ndëshkimit kolektiv, të lejojë furnizimet të hyjnë dhe të lejojë njerëzit e pafajshëm të Gazës të largohen.

  • Ka shqiptarë në Rripin e Gazës! E konfirmon Ministria e Jashtme: Jemi në komunikim të vazhdueshëm për t’i larguar nga aty

    Ka shqiptarë në Rripin e Gazës! E konfirmon Ministria e Jashtme: Jemi në komunikim të vazhdueshëm për t’i larguar nga aty

    Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë ka njoftuar se në zonën e luftës në Rripin e Gazës ka shtetas shqiptarë.

    Ministria thotë se përmes Ambasadave të Republikës së Shqipërisë në Izrael dhe Egjipt vijon përpjekjet për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve në vështirësi, për shkak të luftës në Izrael dhe Rripin e Gazës.

    “Pas disa intervistave në media, MEPJ përmes ambasadës në Egjipt është vënë në kontakt me disa qytetarë (shtetas shqiptarë) të cilët kërkojnë të largohen nga Rripi i Gazës.

    Prej 48 orësh MEPJ është në kontakt orë pas ore me këta shtetas, të cilët vetëm dy ditë më parë kanë deklaruar zyrtarisht se jetojnë në Rripin e Gazës. Më herët, MEPJ nuk ka patur asnjë deklarim të shtetasve shqiptarë, pranë autoriteteve të saj në Egjipt apo Izrael, që jetojnë në Rripin e Gazës.

    Prej kontaktit të parë me këta shtetas, MEPJ është në komunikim në vazhdueshëm me përfaqësitë e saj në Egjipt dhe Izrael dhe organizatat ndërkombëtare për lehtësimin e daljes së shtetasve nga Rripi i Gazës”, thuhet ne njoftimin e ministrise.

  • 16 vjeçarja suedeze me vëllezërit, joshin në pyll taksistin që e kishte përdhunuar dhe e varin (fotot)

    16 vjeçarja suedeze me vëllezërit, joshin në pyll taksistin që e kishte përdhunuar dhe e varin (fotot)

    Një vajzë 16 vjecare në Suedi akuzohet se ka joshur një taksist në një zonë të izoluar pyjore ku më pas e ka vrarë, si hakmarrje për përdhunimin që i kishte bërë kur ishte 14 vjeçe.

    Ajo dhe katër vëllezërit e saj nga 16 deri në 18 vjeç kanë dalë në gjyq për vrasjen e taksistit 26-vjeçar.

    Vëllezërit e vajzës mohojnë akuzat ndërsa vetë vajza pranon se ka joshur në vendin e izoluar për ta rrahuar burrin që e kishte përdhunuar dy vjet më parë.Prokurorët e Uppsala thanë se motivi kryesor i vrasjes ishte hakmarrja pasi denoncimi përdhunimit në shkurt të vitit të kaluar nuk ishte ndjekur nga policia.

    Vajza i kishte shkruar një mesazh taksistit, duke i kërkuar të vinte për të pirë diçka në një parking pranë parkut natyror Hjälstaviken në juglindje të Suedisë në mars.

    Autoritetet nuk kanë emëruar viktimën por mediat vendase thonin se ishte me origjinë emigrante.

    Por pasi dyshja ishin takuar, vëllezërit e saj akuzohen se e kanë mbytur me një litar që kishin marrë me vete, shkruan rrjeti vendas Fria Tider.

    Pas zhdukjes trupi i taksistit ishte gjetur vetëm disa javë më vonë i fshehur në dëborë.

    Policia tha se kishte gjetur gjurmë të të akuzuarve në makinën e viktimës dhe se kishin transferuar para nga llogaria e tij.

    Vëllezërit e vajzës raportohet se i kishin thënë disa miqve se “do të vrisnin një përdhunues”, dhe më pas i njoftuan ata se ‘e kishin kryer’.

    Andreas Pallinder, kreu i hetimit në Uppsala pranonte se policia duhet ta kishte marrë më seriozisht denoncimin e përdhunimit nga e reja.

    Ebru Tok, avokati i familjarëve të viktimës tha se “familja është në dhimbje të madhe dhe e shokuar nga situata unike e ngjarjes dhe e akuzave”.

  • Tmerr në SHBA, nëna abuz0i s*ksualisht me vajzën e saj 10-vjeçare dhe “ftoi” një p*dofil të bënte të njëjtën gjë

    Tmerr në SHBA, nëna abuz0i s*ksualisht me vajzën e saj 10-vjeçare dhe “ftoi” një p*dofil të bënte të njëjtën gjë

    Akuzat kundër një nëne 37-vjeçare në SHBA , e cila jo vetëm abuzoi seksualisht me vajzën e saj 10-vjeçare, por dyshohet se kishte planifikuar të “ftonte” një pedofil, kanë tronditur opinionin publik në SHBA.

    Elizabeth Spaeth u arrestua në shtator pasi ajo pranoi se kishte bërë seks me vajzën e saj të mitur “disa herë”, sipas San Antonio Express News.

    I fejuari i saj 35-vjeçar, Garrett Andrew Bailey, akuzohet gjithashtu për abuzim seksual pasi 37-vjeçarja i tha policisë se i kishte dhënë leje për të ngacmuar vajzën e saj të paktën tre herë.

    Nëna 37-vjeçare që u arrestua për abuzim seksual me vajzën e saj
    Së bashku me çiftin, oficerët që trajtuan rastin arrestuan edhe 40-vjeçarin Jarrod Kirkus, të cilit 37-vjeçarja i kishte dërguar mesazhe përmes Snapchat për të dhunuar vajzën e saj , duke i thënë se do t’i linte vetëm në shtëpi.

    Rasti ka nisur të zbardhet më 1 gusht, kur policia, pas një thirrjeje, gjeti Kirkusin dhe 10-vjeçaren në banesën e 37-vjeçares, ndërsa ndaj 40-vjeçarit ishte në pritje një urdhër arresti për trafikim të pornografisë së fëmijëve.

    Pedofili 40-vjeçar të cilën 37-vjeçarja e “ftoi” për të dhunuar vajzën e saj
    40-vjeçari ishte dënuar më parë për sulm seksual ndaj një të mituri dhe posedim të pornografisë për fëmijë.

    Kur policia përcaktoi se nuk kishte asnjë lidhje mes Kirkus dhe fëmijën, ata vazhduan hetimin, gjë që i çoi te 37-vjeçarja Spaeth, e cila pranoi se kishte organizuar takimin e pedofilit me vajzën e saj.

  • “Isha duke fjetur kur…”, rrëfimi i një të mbijetuari nga sulmi i Hamasit në jug të Izraelit

    “Isha duke fjetur kur…”, rrëfimi i një të mbijetuari nga sulmi i Hamasit në jug të Izraelit

    Ndërkohë që autoritetet në Izrael po përballen me pasojat e sulmit të së shtunës nga militantët e Hamasit ndaj komuniteteve izraelite në jug të vendit, një i mbijetuar i këtij sulmi ndau me Zërin e Amerikës përjetimin e familjes së tij, ndërkohë që po strehoheshin nga raketat dhe të shtënat e militantëve që kishin depërtuar në Izrael nga Rripi i Gazës.

    Shay Golani ishte duke fjetur, kur të shtunën në agim, u zgjua nga alarmi i aplikacionit telefonik që paralajmëron banorët e Izraelit për sulmet me raketa. Ai jeton në jug të Izraelit, në kufi me Gazën, një territor i kontrolluar nga grupi i Hamasit. Vendbanimet izraelite janë të rrethuara me gardhe sigurie dhe sirenat që paralajmërojnë rrezikun nga raketat, nuk janë të pazakonshme. Por, për banorët e Zikimit, një vendbanim buzë detit, strehimi në dhomën bunker – dëshmi e konfliktit të gjatë ndërmjet Izraelit dhe palestinezëve – kësaj radhe nuk do të mjaftonte.

    “Dhjetë sekonda pas alarmit, dëgjuam zhurmën e raketave që po hynin në Izrael. Veç tyre, dëgjuam shumë të shtëna armësh dhe të tilla nuk jemi mësuar t’i dëgjojmë gjatë një sulmi të tillë. Gjithmonë sulmohemi me raketa, por jo kështu. Shumë raketa hynë brenda vendbanimit tonë. Celularët u ndërprenë, nuk kishim qasje dhe nuk po e kuptonim se çfarë po ndodhte jashtë. Kishte shumë të shtëna dhe tani e kam kuptuar se ata (militantët e Hamasit) po përpiqeshin të depërtonin përmes detit, jo vetëm nga toka, por ishin zmbrapsur nga flota detare izraelit. Një makinë me terroristë provoi të hynte në lagjen tonë,” thotë zoti Golani.