Category: Bota

  • Videoja e frikshme, momenti kur terroristët e Hamasit rrëmbejnë nënën dhe dy djemtë e saj

    Videoja e frikshme, momenti kur terroristët e Hamasit rrëmbejnë nënën dhe dy djemtë e saj

    Një video po qarkullon së fundmi në rrjetet sociale ku shihet një nënë izraelite dhe dy djemtë e saj të vegjël të cilët tërhiqen zvarrë duke bërtitur nga shtëpia e tyre pranë kufirit të Gazës nga terroristët e Hamasit. Shiri Silberman-Bibas, 30-vjeç, shihet duke qarë dhe kjo video ka tronditur komunitetin hebre në mbarë botën.

    Shiri ishte fshehur në një dhomë me bashkëshortin e saj Yarden, Kfir 9-muajsh dhe Ariel, 3-vjeç kur militantët sulmuan Izraelin të shtunën, raporton Daily Mail.

    I armatosur vetëm me një pistoletë të vogël, Yarden shpresonte të mbronte familjen e tij dhe shtëpinë e tyre në Kibbutz Nir Oz ndërsa fshatrat u bastisën në një sulm që la qindra izraelitë të vdekur dhe më shumë se 100 pengje.

    Babai u kishte dërguar një mesazh të afërmve të tij ku shkruhej, “Ju dua të gjithëve”, teksa ata ishin strehuar për shkak se militantët qëlluan me armë gjysmë automatike jashtë dritares së tyre. Gjysmë ore më vonë ai shkroi “po vij” dhe më pas komunikimi i tyre për fat të keq u ndërpre.

    https://twitter.com/i/status/1711314337405505976

  • Drithëruese! Çifti fshehu fëmijët binjakë, por vetë u vr*në nga terr*ristët

    Drithëruese! Çifti fshehu fëmijët binjakë, por vetë u vr*në nga terr*ristët

    Të gjithë janë të prekur nga dramat njerëzore që kanë dalë në dritë pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit që ka vrarë 900 izraelitë civilë dhe ushtarë dhe ka marrë peng dhjetëra të tjerë.

    Një histori e tillë u zbulua nga ambasadori i Izraelit në Kolumbi, Gali Dragan, me protagonistë tragjikë një çift 30-vjeçarësh izraelitë që arritën të fshehin foshnjat e tyre binjake 10 muajshe para se të binin të vdekur nga zjarri i terroristëve të Hamasit.

    Sipas diplomatit izraelit Itai dhe Hadar Berdishevskyata ishin në shtëpi kur ndodhi sulmi i Hamasit dhe kishin disa sekonda për të marrë një vendim për fëmijët e tyre të cilët përfundimisht i fshehën në një strehë të sigurt.

    Çifti 30-vjeçar “luftuan me guxim” sipas ambasadorit të Izraelit në Kolumbi para se të vriteshin nga persona të armatosur të Hamasit.

    Për fat të mirë, sulmuesit e Hamasit nuk ishin në gjendje të gjenin dy foshnjat që u gjetën të gjallë nga ushtarët izraelitë dymbëdhjetë orë pasi prindërit e tyre u vranë.

    “Ata bënë gjithçka që mundën për të shpëtuar fëmijët e tyre. Ata i fshehën në një strehë para se terroristët të hynin në shtëpinë e tyre. Itai dhe Hadar u vranë brutalisht pasi luftuan me guxim kundër terroristëve”, ka shkruar Gali Dragan.

    “Dy prindër të tmerruar bënë gjithçka që mundën për të shpëtuar fëmijët e tyre tashmë jetimë. Qoftë i bekuar kujtimi i këtyre heronjve”, ka përfunduar në postimin e tij diplomati izraelit.

  • “Ikëm me makinë drejt bazës së tyre ushtarake”, çifti rrëfen si i shpëtoi plumbave në Gaza

    “Ikëm me makinë drejt bazës së tyre ushtarake”, çifti rrëfen si i shpëtoi plumbave në Gaza

    Ishte një helikopter ai që “mbyti” zhurmën që po krijonte festivali. Predhat në Gaza e ndryshuan situatën në pak sekonda. Tymi i zi kishte mbuluar të gjitha ndërtesat, trupa të vdekur shiheshin pranë automjeteve ose në fushën ku po zhvillohej koncerti.

    7 Tetori do jetë një datë historike për Izraelin, që në një farë mënyre dëshmon se ky shtet nuk është i pathyeshëm. Dy të mbijetuar të masakrës, janë zhvendosur në Tel Aviv.

    Bëhet fjalë për Hai Cohen dhe Noam Kenner të cilët janë mëse të tronditur dhe mezi mbajnë lotët kur kujtojnë sulmin e asaj dite.

    “Rreth orës 6.30 të mëngjesit pamë raketa që hidheshin nga lart, muzika ndaloi dhe dëgjuamk sirenat e alarmit. Njëherë menduam se ishin raketat e bombardimeve të zakonshme në zonat aty pranë, por ishte diçka më serioze. Vrapuam drejt makinës për të shpëtuar. I kam dhënë makinës shumë shpejt”, thotë Hai, 31 vjeç.

    Ndërsa Noam thotë se sulmi ishte planifikuar në ditën e festivalit në mënyrë që të kishte më shumë humbje në njerëz.

    “Dëgjova të shtëna, pashë Jeep-at e terroristëve. Kishte shumë makina, u krijua trafik dhe asnjëri nuk kishte si të dilte prej aty”, shton 22 vjeçarja.

    Hai mori një vendim që me gjasë u shpëtoi jetën, në vend që të prisnin në bllokimin e trafikut, ata vendosën se ishte më mirë të kalonin nëpër fusha në drejtim të kundërt.

    Duke iu shmangur plumbave dhe duke vozitur jashtë rrugës nëpër një fushë.

    “Më dukej sikur po kaloja nëpër plumba, më fishkëllenin te veshi, gjëja më e tmerrshme që kam përjetuar”, përfundon Noam.

    Të rinjtë shpjegojnë se ikja drejt bazës së tyre ushtarake ishte rruga më e sigurtë. Ndërkohë shumica e atyre që lanë pas ose u vranë, ose u morën peng.

    “Sulmet ishin në anën e majtë të rrugës kryesore, dhe ne menduam të ikim 300 metra nga e djathta”, thotë Noam.

    Ata kanë në duar ende byzylykët blu të festivalit të cilët thonë se do i mbajnë si një shenjë për të kujtuar atë që ndodhi e faktit që ia dolën sëbashku.

    Për ta, është shokues fakti që një festë e madhe si ajo që bëri bashkë shumë njerëz u kthye në një nga ngjarjet më vdekjeprurëse të ndodhura ndonjëherë./tvklan.al

  • Lufta në Rripin e Gazës, eksperti i sigurisë tregon si ‘u vu në gjumë’ Izraeli: Sistemet paralajmëruese u çaktivizuan nga një teknologji që e kanë vetëm 3 shtete

    Lufta në Rripin e Gazës, eksperti i sigurisë tregon si ‘u vu në gjumë’ Izraeli: Sistemet paralajmëruese u çaktivizuan nga një teknologji që e kanë vetëm 3 shtete

    Avenir Peka, ekspert për çështjet e sigurisë, thotë se kjo që po ndodh në Izrael ka si synim krijimin e një bote multipolare. Në studion e “Open” ai tha se mënyra sesi Izraeli “u vu në gjumë” dhe nuk arriti të paraprinte sulmin e Hamasit, ishte përmes çaktivizimit të sistemeve paralajmëruese.

    Peka tha se për ta bërë këtë përdoret një teknologji që e kanë vetëm tre shtete, SHBA, Rusia dhe Kina, dhe kurrsesi Hamasi.

    Sipas tij SHBA del nga ky skenar, dhe mbetet për të vërtetuar se cili shtet fshihet pas, Rusia apo Kina.

    “Izraelitët nuk përfitojnë, qytetarët izraelitë jo, Hamasi, jo… janë aktorë të jashtëm që përfitojnë. Nuk ka ndodhur rastësisht në këto momente, pasi në këto momente ka konjuktura gjeopolitike rajonale.

    Synimi i parë rajonal ishte për të sjellë një kundër-reagim nga Izraeli që të bllokonte procesin e paqes me Arabinë Saudite. Ka konjuktura globale që lidhen me luftën në Ukrainë, për të zhvendosur vëmendjen drejt krizës në Lindjen e Mesme. Për këtë është e interesuar Rusia dhe Irani.

    Kështu u përpoq të bëhej edhe në Kosovë, por aty ishte NATO, dhe nuk pati sukses ky operacion. Të gjitha këto vatra lufte na sjellin në konkluzion që po përjetojmë në një botë ku kërkohet krijimi i një bote multipolare.

    Teknikisht si u vu në gjumë Izraeli, në vijim do dalë që sistemet paralajmëruese, kanë arritur të çaktivizohen me teknologji që nuk e ka as Hamasi as Irani, e kanë vetëm tre shtete, SHBA, Rusi, Kinë. ShBA del nga ky skenar. Se kush nga këto dy shtete e ka bërë, ngelet për t’u parë”, tha ai.

  • “Gruaja dhe fëmijët e mi janë rrëmbyer nga Hamasi”, rrëfimi zemërthyes i një babai

    “Gruaja dhe fëmijët e mi janë rrëmbyer nga Hamasi”, rrëfimi zemërthyes i një babai

    Një baba i 2 fëmijëve ka përshkruar momentin tragjik kur humbi kontaktet me gruan dhe vajzat e tij. Ai dyshon se njerëzit e tij të dashur janë marrë peng nga Hamasi.

    Bashkëshortja e Yoni Asherit, Doron, dhe fëmijët e tyre, 5-vjeçarja Raz dhe 3-vjeçarja Aviv, po qëndronin tek të afërmit afër kufirit me Gazën.

    “Të shtunën, rreth orës 10:30 të mëngjesit, fola për herë të fundit në celular me gruan time. Ajo më tha se terroristët nga Hamasi kishin hyrë në shtëpi. Ata ishin në dhomë dhe më pas telefonata u shkëput”, tregon ai.

    Frika e tij më e madhe u konfimua më vonë atë ditë kur ai pa një video të njerëzve që ngarkoheshin në pjesën e pasme të një kamioni.

    “Në video njoha gruan dhe dy vajzat e mia, dy vajzat e mia të vogla. Nuk e di se në çfarë kushtesh po mbahen ato, por ju e dini, situata po përkeqësohet shumë”, rrëfen Yon Asheri./tvklan.al

  • “Ka shqiptarë të rrezikuar”/ Shqiptaro-hebrenjtë tregojnë përjetimet e sulmit të përgjakshëm në Izrael

    “Ka shqiptarë të rrezikuar”/ Shqiptaro-hebrenjtë tregojnë përjetimet e sulmit të përgjakshëm në Izrael

    Teksa ka folur rreth situatës që po përjetojnë banorët në Izrael, ajo rrëfeu disa nga momentet e tmerrit

    Teksa sulmet e njëpasnjëshme vijojë në Izrael, shqiptaro-hebrenjtë kanë treguar përjetimet e tyre. Gruaja shqiptare-hebre ka rrëfyer se deri tani në zonën ku jeton nuk ka shqiptarë të lënduar, por sipas saj ka shumë nga ata që janë në rrezik.

    Teksa ka folur rreth situatës që po përjetojnë banorët në Izrael, ajo rrëfeu disa nga momentet e tmerrit, ku njerëzit ishin dukefjetur në shtëpitë e tyre kur terroristët hynë dhe kanë kapur fëmijët, i kanë vrarë në sytë e prindërve dhe kanë marrë të moshuar, pengje.

    “Kemi një situatë shumë të keqe që po përjetojmë. Nga zona e luftës, nga territori i Gazës jemi disi larg. Unë banoj në veri. Punoj në Jeruzalem, ku nga situata që është krijuar nuk kam shkuar në punë. Nuk e di kush është kthyer në Shqipëri. Mendoj që janë kthyer ata që kanë ardhur për të punuar ose studiuar. Jemi të shpërndarë nëpër gjithë Izraelin. Shqiptarë të lënduar nuk ka, gjithsesi ka nga ata që janë të rrezikuar. Kemi familjarë dhe kolegë që janë thërritur në ushtri. Sulmin e tanishëm nuk e filloi Izraeli. Ishin njerëzit në shtëpitë e tyre duke fjetur dhe terroristët hynë dhe kanë kapur fëmijët, i kanë vrarë në sytë e prindërve, kanë marrë të moshuar, pengje. Sulmi që po merr Izraeli është i pritur, nuk mund të rrijë në qetësi kur është i sulmuar. Është e ndërlikuar situata, shpresojmë që mos ketë ndërhyrje nga toka,” tregon ajo, për Top Channnel.

  • Prekëse/ “Mos më vrisni”, rrëmbimi i 25-vjeçares nga terroristët në Izrael, babai i saj vajton para kamerave

    Prekëse/ “Mos më vrisni”, rrëmbimi i 25-vjeçares nga terroristët në Izrael, babai i saj vajton para kamerave

    Prindërit po kërkojnë me dëshpërim për fëmijët e tyre pasi një numër i panjohur i të rinjve izraelitë u masakruan dhe u rrëmbyen në Gaza nga terroristët e Hamasit.

    Mijëra njerëz, kryesisht të rinj, kishin marrë pjesë në një festë gjatë gjithë natës të premten mbrëma pranë Kibbutz-it (komuniteti kolektiv izraelit), afër kufirit. Ishte një nga vendet që u sulmua nga terroristët e Hamasit, të cilët u infiltruan papritur nga Rripi i Gazës.

    Rrjetet sociale u mbushën me video tronditëse të burrave, grave dhe fëmijëve që po rrëmbeheshin. Shumë nga këta njerëz janë vrarë ose rrëmbyer.Ndër videot që qarkullojnë është ajo e 25-vjeçares Noa Argamani, e cila u rrëmbye nga terroristët e Hamasit teksa ishte në festë dhe shihet duke bërtitur dhe duke i lutur për jetën. “Mos më vrit”, bërtet ajo, pastaj niset rrëmbehet nga një person i armatosur me një motoçikletë.

    https://twitter.com/i/status/1710952850807828605

  • Rritet numri i të vdekurve në Gaza, më shumë se 2200 të plagosur

    Rritet numri i të vdekurve në Gaza, më shumë se 2200 të plagosur

    Numri i të vdekurve në Gaza është rritur në 436, thanë zyrtarët palestinezë të hënën, ndërsa Izraeli godet territorin e izoluar dhe me popullsi të dendur me sulme ajrore në përgjigje të sulmit të Hamasit.

    Mes viktimave janë 81 fëmijë dhe 61 gra, sipas ministrisë palestineze të shëndetësisë në Gaza. Rreth 2,271 njerëz janë plagosur në Gaza, duke përfshirë 244 fëmijë dhe 151 gra.

    Ndërkohë, numri i të vdekurve në Izrael është rritur në më shumë se 700, tha të dielën një zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit.

  • Së paku 13 të vdekur nga zjarri në një klub nate në Spanjë

    Së paku 13 të vdekur nga zjarri në një klub nate në Spanjë

    Së paku 13 njerëz kanë vdekur si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një klub nate në Murcia në juglindje të Spanjës, njoftuan autoritetet të dielën.

    Autoritetet kanë frikë se numri mund të rritet ende, për shkak se ekipet e shpëtimit janë ende duke kërkuar nën rrënojat e zjarrit.

    Zjarri nisi në orët e hershme të së dielës në klubin e natës Teatre në Atalayas, në periferi të qytetit, njoftoi shërbimi emergjent në rrjetin social X.

    Katër persona të tjerë u lënduan gjatë këtij incidenti.

    Në pamjet e publikuara nga shërbimi emergjent shfaqën zjarrfikësit duke tentuar ta shuajnë zjarrin brenda klubit të natës. Zjarri e ka shkatërruar një pjesë të kulmit.

    Jose Ballesta, kryetari i Murcias, tha se “do të nxirren ende trupa nga rrënojat”, e cila është një detyrë e vështirë, sipas tij, për shkak të “rrezikut të të shembjes”.

    “Ndihemi të shkatërruar”, tha ai për televizionin spanjoll 24h, duke shtuar se ekipet e shpëtimit po i kërkojnë ende personat e raportuar si të zhdukur.

    Ai tha se zjarri ishte ndezur rreth orës 6:00 të dielën dhe se ekipeve të shpëtimit iu deshën tri orë për ta vënë nën kontroll atë.

    Ballesta theksoi se nuk dihet shkaktari i zjarrit dhe se ekipet po punojnë për ta kuptuar këtë.

  • Zjarri në dasmën në Irak, dhëndri rrëfen momentet e frikshme: Njerëzit filluan të ulërinin, gruan e tërhoqa zvarrë…

    Zjarri në dasmën në Irak, dhëndri rrëfen momentet e frikshme: Njerëzit filluan të ulërinin, gruan e tërhoqa zvarrë…

    Një nuse dhe dhëndër, festa e dasmës së të cilëve përfundoi në tragjedi pasi një zjarr vrau më shumë se 100 të ftuar të tyre, janë të shkatërruar dhe nuk mund të jetojnë më në komunitetin e tyre.
    Revan, 27 vjeç dhe nusja Haneen, 18, ndihen “të vdekur brenda” pavarësisht se i mbijetuan zjarrit, i cili filloi brenda një sallë të mbushur plot dasmorë në Qaraqosh, provincën Nineveh në Irakun verior.
    Revan tha për Sky News se humbi 15 anëtarë të familjes së tij në zjarr, duke shtuar se nusja “nuk mund të flasë” pasi humbi 10 të afërm, përfshirë nënën dhe vëllain e saj. Në gjendje kritike është edhe babai i saj.
    Të paktën 150 të tjerë u plagosën.

    Shikoni videon e intervistës:
    “Kjo ishte, ne nuk mund të jetojmë më këtu. Dua të them, sa herë që përpiqemi të kemi pak lumturi, na ndodh diçka tragjike dhe e shkatërron lumturinë. Pra, është më mirë që ne të largohemi ”, shtoi Revan. “Është e vërtetë që ne ulemi këtu përpara jush të gjallë. Por brenda ne jemi të vdekur. Ne jemi të mpirë. Ne jemi të vdekur brenda”, tha ai.

    Dasma e së martës mbrëma kishte rreth 900 të ftuar. Ndërsa raportet fillestare për shkakun e zjarrit ishin fishekzjarrët e nisura për kërcimin e çiftit, Revan beson se zjarri filloi disi në tavan: “Mund të ketë qenë një qark i shkurtër, nuk e di. Por zjarri filloi nga tavani. E ndjemë vapën… Kur dëgjova kërcitjen dhe pashë në tavan”, tha ai. “Pastaj tavani filloi të shkrihej. U deshën vetëm pak sekonda”.
    Videoja që është shfaqur tregon çiftin duke kërcyer ndërsa copa të zjarrta bien nga tavani.
    Gjatë vallëzimit, siç tha 27-vjeçari, ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike dhe kur është kthyer rryma ka “parë zjarr” në tavan. Pikërisht atëherë njerëzit filluan “të bërtasin dhe të iknin”.
    Ai vazhdoi të përshkruante ndihmën e gruas së tij, e cila nuk mund të ecte për shkak të fustanit të nusërisë. “E kapa gruan time dhe fillova ta tërhiqja zvarrë dhe të përpiqesha ta nxjerr nga hyrja e kuzhinës. Ndërsa njerëzit largoheshin, njerëzit e shkelnin atë. Këmbët e saj janë të lënduara”.
    Revan tha se kishte vetëm një zjarrfikës, i cili “nuk funksionoi”.
    Çifti i ri është shumë i trishtuar. “Të afërmit tanë, miqtë tanë, të dashurit tanë janë zhdukur të gjithë. Dy ditë më parë ne varrosëm dajën e Hanen dhe dy vajzat e tij. Dje varrosëm dajën tjetër të saj. Sot varrosëm vajzën e tij dhe nënën e saj. Babai i saj është në gjendje kritike”, tha Revan.