Category: Bota

  • E tmerrshme/ Inc*st, babai marrëdhënie me vajzat, gjenden eshtrat e 3 foshnjave në banesë

    E tmerrshme/ Inc*st, babai marrëdhënie me vajzat, gjenden eshtrat e 3 foshnjave në banesë

    Babë e bijë, Piotr Gierasik, 54 vjeç dhe Paulina Gierasik, 20 vjeçe janë vënë në prangat e policisë pas zbulimit të ngjarjes në fjalë.

    Ata kishin marrëdhënie incesti, marrëdhënie nga e cila erdhën në jetë dy nga fëmijët, eshtrat e të cilavë u gjetën në bodrum.

    Ndërsa fëmija tjetër ishte nga një marrëdhënie që kishte pasur 54-vjeçari me vajzën tjetër të tij që e kishte detyruar të kryente marrëdhënie jashtë dëshirës së saj.

    15 vite më parë gruaja e Piotrit ndërroi jetë dhe ai u detyrua të rriste dhjetë fëmijët i vetëm në fshat. Pjesa më e madhe e fëmijëve u larguan pasi u rritën.

    Fqinjët i njihnin si njerëz të qetë dhe të mirë.

    Gjatë kohës që e Paulina ishte shtatzënë ajo ishte vënë re nga fqinjët, por nuk e kishte pohuar një gjë të tillë, kishte marrë 3 javë pushim dhe ishte rikthyer sërish në punë.

    Paulina Gierasik është akuzuar për vrasje dhe për marrëdhënie incesti me babain e saj.

    Ndërsa Piotrit u akuzua për tri akuza për vrasje, një akuzë për incest me vajzën e tij 20-vjeçare dhe një akuzë për lidhje incesti me një vajzë tjetër”.

    Zbulimet e zymta erdhën pasi policia mori një njoftim nga shërbimet sociale./ CNA

  • “Shkundet” Italia, tërmeti i fortë tremb banorët (Epiqendra+ Magnituda)

    “Shkundet” Italia, tërmeti i fortë tremb banorët (Epiqendra+ Magnituda)

    NTransmetuesi shtetëror italian (RAI) raportoi se tërmeti ishte me qendër tre kilometra në jugperëndim të qytetit të Maranti, në verilindje të Firences. Ai u ndje si në Firence ashtu edhe në Emilia Romagna.

    jë tërmet me magnitudë 4.8 të shkallës Rihter, sipas Institutit të Gjeologjisë dhe Vullkanologjisë të Italisë, ka ndodhur në orët e para të së hënës në veri të Italisë, në rajonin e Toskanës. Nuk ka ende raporte për dëme.

    Në fakt, sipas Shërbimit Gjeologjik Amerikan (USGS), tërmeti ka qenë me magnitudë 5.1 ballë.

    Lëkundjet kanë ndodhur në orën 5.10 të mëngjesit me orën lokale dhe sipas institutit italian ka pasur një thellësi fokale prej 8 kilometrash.

    Një sizmolog italian komentoi në televizionin italian se duket se lëkundja me magnitudë 4.8 ka qenë tërmeti kryesor. Deri më tani, pasgoditja më e fortë ishte vetëm 2.8 ballë.

    Një zyrtar lokal në Maradi tha se njerëzit dolën në rrugë të frikësuar, por nuk pati raportime për dëme të konsiderueshme ose lëndime. Megjithatë, ai shtoi se hetimet po vazhdojnë në këtë drejtim, veçanërisht në shkolla. Maranti është një qytet i vogël me 3140 banorë.

    Nga rajoni i Emilia-Romagna, fqinjë me Toskanën, RAI thuhet se tërmeti ishte shumë i fortë dhe ngjalli kujtime të tërmetit vdekjeprurës të vitit 2012.

  • Udhëhoqi kartelin Sinaola, djali i lordit të drogës “El Chapo” ekstradohet në SHBA! Si urdhëroi ekzekutimin e këngëtarit që refuzoi të performonte në dasmën e tij

    Udhëhoqi kartelin Sinaola, djali i lordit të drogës “El Chapo” ekstradohet në SHBA! Si urdhëroi ekzekutimin e këngëtarit që refuzoi të performonte në dasmën e tij

    Djali i lordit të drogës Joaquín “El Chapo”, Guzmán, është ekstraduar në SHBA, i akuzuar për trafik lënde narkotike.

    Ovidio Guzmán dyshohet se ka udhëhequr, së bashku me vëllain e tij, kartelin e fuqishëm të drogës Sinaloa që themeloi babai i tij.

    Po ashtu, sipas BBC, ai akuzohet se ka urdhëruar vrasjen e një këngëtari që kishte refuzuar të performonte në dasmën e tij. Ai u arrestua në janar në shtetin verior të Meksikës, Sinaloa dhe që atëherë ka qenë në paraburgim.

    “Ky veprim është hapi më i fundit në përpjekjen e Departamentit të Drejtësisë për të sulmuar çdo aspekt të operacioneve të kartelit,” tha në një deklaratë Prokurori i Përgjithshëm i SHBA Merrick Garland në lidhje me ekstradimin.

    “Lufta kundër karteleve ka përfshirë një guxim të jashtëzakonshëm nga forcat e rendit të Shteteve të Bashkuara dhe meksikanët e zbatimit të ligjit dhe anëtarët e shërbimit ushtarak, shumë prej të cilëve kanë dhënë jetën në ndjekje të drejtësisë”, shtoi ai.

    Nuk pati asnjë reagimh nga autoritetet meksikane lidhur me ekstradimin e djalit të “El Chapo-s”.

    Kjo vjen disa ditë pasi gruaja e babait të 33-vjeçarit, Emma Coronel, u lirua nga burgu në SHBA pasi u dënua në nëntor 2021 për akuzat e trafikut të drogës. Burri i saj po vuan një dënim të përjetshëm në një burg supermax në Kolorado për drejtimin e kartelit Sinaloa.

    Ovidio Guzmán është një nga katër fëmijët që El Chapo pati gjatë marrëdhënies së tij me Griselda López në vitet 1980 dhe 90. Më i madhi prej tyre, Edgar, u vra në një shkëmbim zjarri kartel në 2008.

    Guzmán, i njohur gjithashtu si “El Ratón” (Miu), u arrestua jashtë qytetit të Culiacán pas një operacioni mbikëqyrjeje gjashtëmujore.

    Njëzet e nëntë vetë vdiqën në përleshjet që pasuan dhe anëtarët e kartelit të tij dogjën autobusë dhe makina për të bllokuar rrugët hyrëse për të parandaluar përforcimet e policisë që të arrinin në qytet.

    Ovidio u dërgua në Mexico City me një helikopter nga frika se nëse ai transportohej në rrugë tokësore, vrasësit e tij do të përpiqeshin të sulmonin kolonën.

    Në qershor 2020, forcat e sigurisë e ndaluan për një kohë të shkurtër, por u urdhëruan nga presidenti meksikan Andrés Manuel López Obrador ta lironin atë “në mënyrë që të mos rrezikohej popullata” pasi personat e armatosur të Sinaloas dogjën autobusët dhe u përfshinë në beteja me armë me policinë dhe ushtarët.

    Ai kishte qenë i fshehur për 18 muajt në vijim përpara se të riarrestohej në janar 2023.

    Karteli Sinaloa është një organizatë kriminale transnacionale që vlerësohet nga zyrtarët e zbatimit të ligjit në SHBA se ka kontrabanduar më shumë se 1000 ton kokainë, marihuanë, metamfetamina dhe heroinë në SHBA.

    Anëtarët gjithashtu kanë korruptuar oficerë policie dhe politikanë të rangut të lartë në Meksikë dhe në të gjithë Amerikën Qendrore, për të mbyllur një sy ndaj dërgesave të drogës apo edhe për të informuar kartelin për bastisjet e afërta.

  • Tërmeti në Marok, mësuesja humbi 32 nxënësit e saj: Jam ende e shokuar, nuk fle

    Tërmeti në Marok, mësuesja humbi 32 nxënësit e saj: Jam ende e shokuar, nuk fle

    Tërmeti i fuqishëm që goditi Marokun para një jave, u mori jetën mijëra personave ku mes tyre kishte dhe fëmijë. Një mësuese nga Maroku i kujton vazhdimisht nxënësit e saj që humbën jetën nga tërmeti prej 6.8 ballësh.

    Nesreen Abu ElFadel ishte në Marrakesh, fshati malor ku ishte shkolla dhe nxënësit e saj, ishte më afër epiqendrës. Mësuesja e gjuhës arabe dhe frënge u kthye menjëherë në Adaseel ku shkoi të kërkonte fëmijët dhe zbuloi se të 32-të, nga mosha 6 deri në 12 vjeç, kishin humbur jetën.

    “Shkova në fshat dhe fillova të pyesja për fëmijët e mi: “Ku është Somaya? Ku është Youssef? Ku është kjo vajzë? Ku është ai djalë?” Përgjigja erdhi disa orë më vonë: ‘Ata kanë vdekur të gjithë’. Imagjinova teksa mbaja fletën e frekuentimit të klasës sime, derisa të kisha thirrur 32 emra; ata tani kanë vdekur të gjithë”, tha ajo.

    Fëmijët ishin në mesin e pothuajse 3,000 njerëzve të vrarë nga tërmeti më i fortë i regjistruar ndonjëherë në Marok, i cili goditi mbrëmjen e 8 shtatorit. Zonat më të goditura ishin ato në jug të Marrakeshit, ku shumë fshatra malorë u shkatërruan plotësisht. Adaseel ishte një nga ato vende. ElFadel, mësuesja e gjuhës i përshkroi studentët e saj si “engjëj” dhe fëmijë të respektueshëm që ishin të etur për të mësuar. Pavarësisht se po luftonin me varfërinë dhe një krizë dërrmuese të kostos së jetesës, fëmijët dhe familjet e tyre menduan të shkonin në shkollë si “gjëja më e rëndësishme në botë”, raporton BBC.

    Pavarësisht zërit të saj të qetë, zonja ElFadel ka vuajtur nga trauma. Ajo ende nuk mund të përpunojë atë që ndodhi me nxënësit dhe shkollën e saj.

    “Unë nuk fle, jam ende në shok, njerëzit më konsiderojnë si një nga ata me fat, por nuk e di se si mund të vazhdoj të jetoj jetën time”, tha ajo.

    Mësuesja ka në plan të vazhdojë karrierën e saj në mësimdhënie dhe shpreson që autoritetet do të rindërtojnë shkollën e Adaseel, e cila u shemb gjatë tërmetit.

    Gjithsej 530 institucione arsimore janë dëmtuar në shkallë të ndryshme, duke përfshirë disa prej të cilave janë shembur plotësisht ose kanë pësuar dëmtime të rënda strukturore, sipas deklaratave zyrtare. Qeveria marokene ka ndërprerë përkohësisht mësimet në zonat më të goditura.

  • OKB: Mbi 700 milionë njerëz nuk e dinë nëse do të ushqehen më

    OKB: Mbi 700 milionë njerëz nuk e dinë nëse do të ushqehen më

    Një krizë globale e urisë i ka lënë më shumë se 700 milionë persona me dilemat nëse apo kur do të mund të ushqehen sërish, ka thënë shefja e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ushqim, Cindy McCain.

    Ajo ka thënë në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së se për shkak të mungesës së fondeve, agjencia është detyruar që t’i ndalë shumë ndihma për miliona persona dhe se “shkurtime tjera do të ndodhin shpejt”.

    “Ne jemi duke jetuar tani me një seri të krizave afatgjata, të cilat do të vazhdojnë të rrisin nevojën për ndihma humanitare. Ky është realiteti i ri i komunitetit humanitar – normalja e re – dhe do ta vazhdojmë të përballemi me situata të tilla edhe në vjetët që po vijnë”.

    Shefja e kësaj agjencie – e veja e senatorit të ndjerë amerikan John McCain – ka thënë se vlerësohet që gati 47 milionë njerëz në mbi 50 shtete janë vetëm një hap larg urisë dhe 45 milionë fëmijë nën moshën pesëvjeçare besohet se po përballen me kequshqim.

    Në gjetjet tjera është përmendur se 783 milionë njerëz në 79 shtete të botës flenë të uritur çdo natë.

    Ndër faktorët kryesorë që kanë çuar në këtë situatë besohet se janë kombinimi i konflikteve, kriza ekonomike, kriza ekstreme dhe rritja e çmimeve./REL

  • Rezerva më e madhe në Evropë: Çekia në ethet e litiumit

    Rezerva më e madhe në Evropë: Çekia në ethet e litiumit

    Në malet xeherore të Çekisë ka depozita të mëdha litiumi. Qeveria shpreson se “ari i bardhë” do të çojë përpara ekonominë e Republikës Çeke dhe do të zhvillojë rajonin e Usti. Por jo të gjithë janë entuziastë.

    Qyteti Cinovec në kufirin gjermano-çek ka nën vete një thesar. Në nëntokën e vendit që ndodhet afro 100 kilometra larg Pragës, mendohet të jenë 3 deri pesë përqind e rezervave botërore me litium. Metali i lehtë ka fituar shumë rëndësivitet e fundit. Kjo për shkak se litiumi përdoret, ndër të tjera, në prodhimin e baterive, pa të cilat është e pamundur të përfytyrohet transformimi energjetik dhe lëvizshmëria me elektricitet. Çmimet për litiumin janë aq të larta saqë tani edhe Çekisë do t’i leverdiste të hapte miniera.

    Sipas një studimi të Dhomës Çeke të Tregtisë, Republika Çeke i ka shteruar të gjitha burimet e rritjes ekonomike. Prandaj vitet e ardhshme vendi kërcënohet nga një stanjacion ekonomik. Minierat e litiumit mund t’i japin ekonomisë çeke një nxitje të re, shpreson kryeministri Petr Fiala. Kur paraqiti vizionin e tij për zhvillimin e Republikës Çeke në tridhjetë vitet e ardhshme, në fillim të shtatorit 2023, ai renditi gjashtë fusha në të cilat Republika Çeke duhet të bëjë investime strategjike, ndër to, edhe nxjerrjen dhe përpunimin e litiumit.

    “Litiumi është një lëndë e parë kyçe për lëvizshmërinë elektrike, veçanërisht për prodhimin e baterive. Kjo është arsyeja se pse po punojmë për të hapur minierat sa më parë, mundësisht qysh në vitin 2026,” tha Fiala.

    Litium për 1 milion makina elektrike

    Fshati Cinovec ndodhet në mes të një rajoni minerar. Eksplorimet e para të bëra në vitet 2010 kanë treguar se rajoni përmban nivele të konsiderueshme litiumi. Pjesa më e madhe është në Çeki, por një sasi e vogël ndodhet edhe në Zinnwald të Gjermanisë. Republika Çeke ka nënshkruar tashmë një marrëveshje bashkëpunimi me Saksoninë për nxjerrjen e Litiumit. Nga ana çeke, minierat e litiumit do të operojnë nga Kompania Energjetike e Çekisë (CEZ) që kontrollohet nga shteti.

    Llogaritet që në Cinovec të prodhohen 2,25 milionë tonë mineral në vit, gjë që do të mundësonte prodhimin e pothuajse 30 000 tonësh hidroksid litiumi. Sipas vlerësimeve aktuale, sasia e x
    Republika Çeke planifikon t’i prodhonte vetë bateritë, në një gigafactory . “Ne mund të mbulojmë të gjithë zinxhirin nga miniera, përpunimi, prodhimi i baterive, prodhimi i çipeve deri në prodhimin përfundimtar të makinave,” tha Fiala. Ai shpreson se minierat e litiumit mund të bëhet një motor ekonomik për rajonin.

    Rajoni litiumi dhe jo më rajon qymyri?

    Rajoni Ústí është një nga më të varfrit në Republikën Çeke. Deri në vitet 1990 të ardhurat kryesore rajoni i merrte nga linjiti. Por fundi i prodhimit të energjive fosile ka lënë probleme të mëdha strukturore dhe plagë në peizazhe, më shumë se 100 vendbanime gllabëruan atëherë nga gërmuesit.
    Është llogaritur se periudha 25-vjeçare e litiumit do të hapte punë për mijëra minatorë. Plani për të ndërtuar një gigafactory për prodhimin e baterive të makinave elektrike do të sillte gjithashtu vende pune dhe të ardhura në rajon. CEZ është optimist se minierat mund të fillojnë nga puna në katër vjetët e ardhshëm.

    Rajoni Usti do t’i përkrahë investimet në miniera, vetëm nëse ato janë sa më miqësore ndaj mjedisit. “E shoh mundësinë e minierave të litiumit si një mundësi,” thotë Jan Schiller, administrator i qarkut të rajonit dhe anëtar i partisë opozitare ANO. “Por shumëçka varet nga kushtet kornizë që negociohen. Kemi ende kujtime të gjalla të pasojave negative të minierave të qymyrgurit në rajon. Çdo dëmtim dhe përkeqësim i kushteve të jetesës duhet të kompensohet në masën e duhur,” i tha DW administratori i qarkut.

    Perspektiva të reja apo miniera përsëri?
    Rajoni Usti merr para nga BE nga Fondi i Vetëm i Tranzicionit për të financuar ndërprerjen e minierave të qymyrit dhe për të ndryshuar strukturën e ekonomisë lokale. Një pjesë e këtyre parave do të përdoret tani për të zhvilluar më tej projektin e litiumit. Megjithatë, disa ekspertë paralajmërojnë se pas rënies së prodhimit të minierave të linjitit, rajoni i Ustit nuk dëshiron të kalojë thjesht te minierat e radhës. Në vend të kësaj, ata rekomandojnë investimin e parave në arsim dhe një ristrukturim të përgjithshëm të ekonomisë së rajonit.

    Michal Kolecko, profesor në Universitetin Jan Evangelista Purkyne në Ústí nad Labem, është një kundërshtar i hapur i minierave të litiumit. “Nuk mendoj se litiumi është rruga e duhur. Nëse duam të ndryshojmë rajonin dhe t’i japim atij një të ardhme të re, duhet të zgjedhim një ndryshim thelbësor. Ne duhet të përqendrohemi në fushat që kanë potencial dhe jo vetëm t’i japim rajonit një të ardhme ekonomike, por edhe të ndryshojmë përbërjen sociale dhe nivelin arsimor të popullsisë,” tha Kolecko për DW.

    Frikë nga pasojat mjedisore

    Ashtu si me çdo nxjerrje të lëndëve të para jo të ripërtëritshme, minierat e litiumit kanë gjithashtu një ndikim në mjedis. Në Amerikën e Jugut, ku në të ashtuquajturin “trekëndësh litiumi” midis Bolivisë, Kilit dhe Argjentinës ndodhen rreth 70 për qind e rezervave të litiumit në botë, ka rënë ndjeshëm niveli i ujërave nëntokësore për shkak të shëllirave të litiumit. Në disa raste të pakujdesisë së kompanive minerare janë kontaminuar edhe ajri, uji dhe toka. Në Cinovec, litiumi do të nxirrej nga shkëmbi. Kjo metodë e nxjerrjes kërkon shumë ujë – dhe është shumë më e shtrenjtë se me shëllirë.
    Sipas kompanisë energjitike CEZ, procesi i miratimit për minierat e litiumit do të nisë në fund të vitit 2023. Megjithatë, kompania duket të ketë pak dyshime rreth përfundimit të procedimeve: ajo ka blerë tashmë një parcelë toke për një fabrikë përpunimi litiumi, për një miliard koruna çeke – rreth 40,8 milionë euro./DW/

  • Aksident tragjik, autobusi me emigrantë përplaset me një makinë, 2 të vdekur, 25 të plagosur

    Aksident tragjik, autobusi me emigrantë përplaset me një makinë, 2 të vdekur, 25 të plagosur

    Dy drejtues mjetesh humbën jetën dhe 25 emigrantë u plagosën, disa prej tyre rëndë, në një aksident rrugor në autostradën A1, pranë Fiano Romano në Romë.

    Një nga autobusët, në përdorim nga Prefektura e Agrigentos, i cili po transferonte emigrantët nga Porto Empedocle në qendrat e pritjes në Piemonte, u përplas kokë më kokë me një automjet.
    Dy drejtuesit e mjeteve, të dy italianë, kanë humbur jetën. Emigrantët që udhëtonin në autobus kishin zbritur në Lampedusa ditët e fundit.

  • Tragjike! Autobusi shtyp gruan shtatzënë, vdes në vend

    Tragjike! Autobusi shtyp gruan shtatzënë, vdes në vend

    Një aksident tronditës ka ndodhur në Turqi.

    Një grua shtatzënë është përplasur për vdekje nga autobusi në Stamboll.

    Burri, i cili po udhëtonte me motor, së bashku me bashkëshorten shtatzënë, u përplasën me një autobus.

    Në pamjet e rënda të publikuara në rrjet gruaja si pasojë e aksidentit ka përfunduar poshtë autobusit duke ndërruar jetë.

  • Toka “bombardohet” nga asteroidët, 4 prej tyre do t’i shohim sot

    Toka “bombardohet” nga asteroidët, 4 prej tyre do t’i shohim sot

    NASA ka zbuluar informacione thelbësopre në lidhje me kalimet e afërta të 5 asteroideve me ndihmën e teleskopëve të avancuar. Një prej asteroidëve do të kalojë në një distancë më të afërt se Hëna.

    Njihuni me shpejtësinë, madhësinë, distancën e tyre dhe detaje të tjera.

    Asteroidi 2023 RR5- Asteroidi 2023 RR5 aktualisht po vjen drejt Tokës dhe do të kalojë afër saj sot më 13 shtator. Asteroidi është shumë i vogël, me një gjerësi prej vetëm 5.7 metrash. Ai po udhëton me 49648 kilometra në orë.

    Asteroidi 2023 RH2– Asteroidi 2023 RH2, i cili është gati 54 metra i gjerë do të kalojë afër Tokës sot, më 13 shtator. Ai po lëviz me një shpejtësi 77303 kilometra në orë.

    Asteroidi 2023 RC4– Asteroidi 2023 RC4 do të kalojë afër Tokës sërish mbrëmjen e sotme, më 13 shtator. Ai është pothuajse 16 metra i gjerë. Sipas NASA-s, ai do të afrohet deri në 5 milionë kilometra dhe po lëviz me një shpejtësi prej 27293 kilometra në orë.

    Asteroidi 2023 RR– Asteroidi 2023 RR do të bëjë afrimin e tij jashtëzakonisht të afërt me Tokën mbrëmjen e sotme, më 13 shtator.

    Asteroidi 2023 RE5- Asteroidi 2023 RE5 me një gjerësi prej 11 metrash do të bëjë afrimin me Tokën ditën e nesërme më 14 shtator.

    Shkëmbi hapësinor po lëviz drejt Tokës me një shpejtësi prej 49135 kilometrash në orë.

  • ‘Perandorja’ meksikane e drogës, gruaja e ‘El Chapo-s’ lirohet nga burgu në SHBA

    ‘Perandorja’ meksikane e drogës, gruaja e ‘El Chapo-s’ lirohet nga burgu në SHBA

    Emma Coronel Aispuro, gruaja e zotit meksikan të drogës Joaquin “El Chapo” Guzman është liruar nga burgu në Amerikë.

    Coronel u dënua me tre vjet burg në nëntor 2021 pasi u deklarua fajtore për akuzat për trafik droge dhe pastrim parash në lidhje me perandorinë e narkotikëve të burrit të saj.

    “Për arsye të privatësisë, sigurisë dhe sigurisë, ne nuk shtjellojmë planet specifike të lirimit”, tha një zëdhënës i Byrosë Federale të Burgjeve për CNN.

    Gjatë dënimit të saj, Coronel, një shtetase e dyfishtë amerikano-meksikane, shprehu keqardhje të thellë për përfshirjen e saj me Guzman dhe kartelin Sinaloa dhe dëmin që mund të ketë shkaktuar, shkruajnë mediat e huaja.

    Guzman, i cili u arratis dy herë nga burgu në Meksikë, po vuan dënimin e përjetshëm në burgun Supermax të Kolorados, pasi u dënua në vitin 2019 për përfshirje në një sipërmarrje kriminale, trafik droge dhe akuza për armë zjarri.