Category: Bota

  • ‘Skuqet’ qyteti portugez, vera derdhet lumë nëpër rrugë

    ‘Skuqet’ qyteti portugez, vera derdhet lumë nëpër rrugë

    Litra të tërë vere u derdhën lumë në rrugët e një qyteti në Portugali pas çarjes së dy cisternave ku ruhej.

    Videot e filmuara në São Lourenço do Bairro, Anadia shfaqin lumenj të kuq që përshkojnë rrugët e qytetit me 2000 banorë.

    Sipas medias lokale, janë derdhur rreth 2.2 milionë litra verë, një sasi e mjaftueshme për të mbushur një pishinë olimpike.

    Distileria po përgatitej për të ndarë produktin në shishe përpara se të ndodhte incidenti që solli humbjen e konsiderueshme.

    Cunami i kuq duhej të devijohej përpara se të mbërrinte në lumin Certima dhe të shkaktonte ndotje mjedisore. Zjarrfikësit mundën ta kryenin këtë operacion me sukses dhe ta shpinin drejt një fushe.

    Distileria u mor me pastrimin e fushës për t’u siguruar që nuk do të dëmtohej./tvklan.al

  • Momenti kur ndërpritet dasma nga tërmeti në Marok. Muzikantët dhe dasmorët ia fusin vrapit (Video)

    Momenti kur ndërpritet dasma nga tërmeti në Marok. Muzikantët dhe dasmorët ia fusin vrapit (Video)

    Pak ditë më parë një tërmet shkatërrimtar tronditi Marokun. Në rrjet janë shpërndarë pamje nga një dasmë që po ndodhte në Marrakesh, e cila u ndërpre si pasojë e dridhjeve shumë të forta të tokës.

    Muzikantët dhe këngëtari u larguan nga skena me vrap menjëherë sapo nisi tërmeti. Të tjerë dasmorë dëgjohen duke bërtitur. Si pasojë e tërmetit kanë humbur jetën mbi 2100 persona në Marok. Numri i viktimave pritet të rritet. Shumë njerëz janë duke e kaluar natën në qiell të hapur pas tërmetit me magnitudë 6.8.

    https://twitter.com/i/status/1701176233675923676

  • Masakra me 6 viktima në Greqi, mediat zbardhin detaje të reja: Pas atentatit dyshohet se qëndron mafia shqiptare e burgjeve! Ja përse ka ndodhur përplasja

    Masakra me 6 viktima në Greqi, mediat zbardhin detaje të reja: Pas atentatit dyshohet se qëndron mafia shqiptare e burgjeve! Ja përse ka ndodhur përplasja

    Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja lidhur me vrasjen e 6 personave pasditen e sotme (11 shtator), të cilët dyshohet se janë shtetas shqiptarë.

    Sipas të përditshmes, “iefimerida”, pas ngjarjes makabre dyshohet se qëndron mafia shqiptare e burgjeve.

    Policia greke ka ngritur dyshimet se atentati ndaj 6 personave, është bërë për larje hesapesh, pasi i është bërë pritë në kryqëzimin e rrugëve Arionos dhe Acropoleos në Artemisa, që sipas autoriteteve konsiderohet një vend i përshtatshëm për të favorizuar arratisjen dhe zhdukjen e autorëve.

    “Iefimerida” raporton se anëtarët e mafies së burgjeve shqiptare dyshohet se kishin mosmarrëveshje për afera të paligjshme (drogë, zhvatje, etj.).

    Po ashtu, dyshohet se nga provat e para të mbledhura nga vendi i krimit nga policia rezulton se autorët kanë marrë disa sende nga automjeti i viktimave.

    Të 6 viktimat, u gjetën të vdekur në makinë, ndërsa i gjashti ishte shtrirë jashtë automjetit. Në vendngjarje janë gjetur 25 gëzhoja.

    Autorët gjithashtu dyshohet se janë larguar me një makinë Ford me ngjyrë të zezë dhe më një motor, ndërsa targat gjermane në makinën e viktimave, kanë rezultuar false.

    Autoritetet greke kanë shtuar kontrollet në aeroporte, e çdo pikë kufitare.

  • Mëkat i madh! 2 milion litra verë e kuqe derdhen si lumë në rrugët e qytezës portugeze! Video

    Mëkat i madh! 2 milion litra verë e kuqe derdhen si lumë në rrugët e qytezës portugeze! Video

    Qyteza e vogël portugeze e São Lourenco do Bairro u ngjye për fat të keq me të kuqe dje pasi më shumë se 2 milionë litra verë u derdhën në rrugët e saj të qeta. Një lum vere të kuqe vërshoi poshtë qytezës kodrinore pranë brigjeve perëndimore portugeze pasi dy depozitat kryesore të distilerisë Levira ishin çarë papritur të dielën. Shkaqet e çarjes së depozitave janë ende nën hetim dhe zyrtarët nuk kanë publikuar të dhënat e hetimeve. Vendasit e shtangur shikonin verën që mjaftonte për të mbushur një pishinë olimpike teksa derdhej në rrugët e qytetit.

    Rrjedhja ishte aq e madhe sa vendasit dhe zyrtarët dhanë një alarm kontaminimi, edhe pse më pas lëngu i shpërdoruar përfundoi në një fushë pa demtime. Zyrtarët thanë se qilari ku qëndornin depozitat ishte i përmbytur nga vera. Distileria Levira ka kërkuar ndjesë për incidentin që ende nuk është qartësuar.

    https://twitter.com/i/status/1701217491677032743

    “Jemi të përkushtuar për të zgjidhur këtë situatë sa më shpejt që është e mundur”, thonin pronarët e distilerisë. Verërat e Portugalisë kanë shënuar një rritje vlerësimi në tregjet ndërkombëtare të fundmi prej varieteteve të ndryshme dhe klimës atlantike të vendit. Ekspertët thonë se konsumi i varieteteve të ndryshëm të verërave është i mirë për shëndetin e organeve të brendshme, shkruan Daily Mail.

    Profesori britanik Tim Spector, tha se ndryshimi i varieteve është i ngjashëm me dietën e larmishme ushqimore të personit. Në një studim të 2019 me pjesëmarrës nga SHBA, Britania dhe Belgjika, thuhej se vera e kuqe është më e shëndetshme për zorrët e njeriut prej diversitetit të mikro-organizmave, shkruan Daily Mail.

  • Pamjet dramatike nga Greqia/ Shkon në 15 numri i viktimave nga përmbytjet

    Pamjet dramatike nga Greqia/ Shkon në 15 numri i viktimave nga përmbytjet

    Rritet bilanci i viktimave nga përmbytjet në Greqi. Numri i vdekjeve të konfirmuara si pasojë e motit të keq ka shkuar në 15, pasi trupat e 4 personave të konsideruar më parë të zhdukur u gjetën të dielën, thanë autoritetet.

    Sipas mediave të huaja, tre prej trupave u gjetën në fshatra pranë qytetit të Karditsa në Thesalinë perëndimore.

     

    Bëhet fjalë për një grua 88-vjeçare dhe djalin e saj 65-vjeçar, të cilët u gjetën në shtëpinë e tyre, si dhe një 58-vjeçar, trupi i të cilit u gjet mes dy fshatrave.

    Roja bregdetare tha të dielën se trupi i një 42-vjeçari, i zhdukur që nga e marta, u gjet duke lundruar në det pranë qytetit të Volos.

    Ai u pa për herë të fundit në makinën e tij në pamundësi për ta kontrolluar atë në ujërat e furishëm.

    Shërbimi zjarrfikës i Greqisë bëri të ditur se që nga përmbytjet që goditën Greqinë qendrore të martën, ka evakuuar rreth 3,500 njerëz – dhe se përpjekjet e shpëtimit vazhdojnë.

     

    Intensiteti i përmbytjeve duket se ka rënë, megjithëse niveli i lumit Pineios po rritet. Roja bregdetare theksoi se shpëtoi 335 persona të bllokuar në gadishullin e Pelionit midis të enjtes dhe të shtunës.

     

    https://twitter.com/TheNewsTrending/status/1699810940298903937?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1699810940298903937%7Ctwgr%5E695a976ba1db00ac963a1fb87193b2e1098ee25b%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.oranews.tv%2Frajoni%2Fpamjet-dramatike-nga-greqia-shkon-ne-15-numri-i-ve-nga-permbytjet-i1108469

  • Skandali seksual/ I biri rrezikon t’i prishë fushatën Joe Biden, për rizgjedhjen president

    Skandali seksual/ I biri rrezikon t’i prishë fushatën Joe Biden, për rizgjedhjen president

    Republikanët e Kongresit të SHBA shtuan presionin mbi departamentin e drejtësisë për të publikuar informacione mbi listën e prostitutave të fotografuara me të birin e presidentit amerikan Hunter Biden, duke thënë se mund të jenë viktima trafiku seksual që kanë nevojë për mbrojtje federale.

    Kreu i komisionit të mbikëqyrjes James Comer dhe panelistja republikane Marjorie Taylor Greene i shkruan Departamentit se informacionet duhet të dorëzohen për një paditje të mundshme të Presidentit Biden mbi rolin e birit të tij Hunter në marrëveshje të huaja tregtare.

    “Komiteti kërkon të hetojë nëse drejtësia po mbron të drejtat e viktimave të shfrytëzuara seksualisht nga Robert Hunter Biden,” thuhej mes të tjerash në letrën e firmosur nga Comer dhe Greene, për koordinatoren e trafikut njerëzor Hilary Axam dhe atë të viktimave të këtij krimi, Kristina Rose.

    Hunter Biden ka përdorur të paktën $5,000 që janë paguar nga llogaritë e babait të tij për një prostitutë ruse në Massachusetts, edhe pse nuk ka prova se presidenti Biden e dinte se për çfarë i donte i biri paratë.

    Një listë femrash janë paguar për seks me Hunter, çka shkel ligjet për prostitucionin ndërshtetëror në SHBA, është deklaruar në dëshminë e 1 qershorit nga denoncuesi Joseph Ziegler.

    Ky është ligji që është përdorur edhe për ndjekjen penale të miliarderit pedofil Jeffrey Epstein dhe bashkëpunëtores së tij Ghislaine Maxwell, e cila është dënuar me 20 vjet burg për abuzime të rënda me të mitura të paavantazhuara, që shfrytëzonte për prostitucion bashkë me financierin tashmë të vdekur amerikano hebre, shkruan The New York Post.

    Comer e Greene kërkojnë listën e plotë të prostitutave me të cilat Hunter është fotografuar në imazhet e laptopit të tij famëkeq, të shpërndara tashmë në mediat amerikane, edhe pse të censuruara nga shumica e faqeve demorkate të rrjetit.

    Ziegler, i cili ka hetuar prej vitesh financat e Hunter, tha se zyrtarët e drejtësisë po hartojnë listën e femrave që kanë udhëtuar mes shteteve amerikane për t’u përfshirë në seks me pagesë me Hunter.

    Ky i fundit paguante për udhëtimin, hotelet dhe shpenzime të tjera, çka është një shkelje e hapur e ligjit në fjalë.

    Kërkesa vjen pasi Weiss sinjalizoi dje se pret që Hunter Biden të ndiqet penalisht këtë muaj me akuza të dëshmisë së rreme për përdorimin e drogave dhe armëmbajtjes në Delaware.

    Weiss, prokuror i Delaware, ka marrë statusin e veçantë për ngritjen e akuzave ndaj birit të presidentit, pas rrëzimit të një kërkese gjykimi në qershor.

  • Pamje të frikshme, shihni si “zhduket” pallati pas goditjes së tërmetit (VIDEO)

    Pamje të frikshme, shihni si “zhduket” pallati pas goditjes së tërmetit (VIDEO)

    Mbi 1 mijë persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një tërmeti të fuqishëm që goditi të premten në mbrëmje shtetin afrikan të Marokut. Lëkundja me magnitutë 6.8 u regjistrua në malet Atlas, në Perëndim të vendit, ndërkohë që të plagosurit janë me qindra.

    Autoritetet konfirmuan se Epiqendra e tërmetit ishte 71 kilometra në jugperëndim të Marrakeshit, me një thellësi 18.5 kilometra dhe lëkundjet u regjistruan në orën 11:11 të natës.

    Spitalet në Marrakesh po përballen me një fluks të lartë pacientësh, ndërsa është bërë thirrje për dhurim gjaku.

    Interneti u ndërpre në këtë zonë turistike të vendit, ndërkohë që lëkundjet u ndjenë të forta edhe në kryeqytetin Rabat, por edhe në Kasablanka.

    https://twitter.com/WorldTrendingX/status/1700423557094805866?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1700423557094805866%7Ctwgr%5E431bee6450649d72eff51af921dfe6b79fabe0b2%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Falbeu.com%2Flajme%2Fpamje-te-frikshme-shihni-si-zhduket-pallati-pas-goditjes-se-termetit-video%2F563902%2F

    Videot që po qarkullojnë në rrjete sociale tregojnë momentin e rrëzimit të godanive në afërsit të epiqendrës së tërmetit.

  • Përmbytjet në Greqi, qindra të evakuuar, vazhdon puna e emergjencave, uji ia lë vendin baltës

    Përmbytjet në Greqi, qindra të evakuuar, vazhdon puna e emergjencave, uji ia lë vendin baltës

    Në zonat e përmbytura në qendër të Greqisë vazhdojnë me intensitet aksionet e shpëtimit. Numri i viktimave është rritur ndërkohë në dhjetë vetë. Shumë banorë druajnë, se numri i viktimave mund të rritet edhe më shumë.

    Ndërkohë që qindra vetë janë evakuuar nga zonat e përmbytura në vende të sigurta. Për herë të parë të enjten helikopterët mundën të fluturojnë mbi fshatrat e përmbytura në komunën Karditsa, për t’i shpëtuar njerëzit nga çatitë e shtëpive, ku kishin mbetur të bllokuar prej ujit. Edhe ushtria është mobilizuar duke depërtuar në territoret që janë bërë të pakalueshme, sikurse njoftojnë mediat greke.

    “Pa asnjë ndihmë”

    Kryebashkiaku i qarkut Palamas, Giorgos Sakellariou, i tha televizionit Skai, se uji në këtë zonë ka arritur nivelin dy metra dhe banorët janë bllokuar në shtëpitë e tyre dhe kanë mbetur “pa asnjë ndihmë”. Në Larisa pas disa ditëve reshje të fuqishme mbetën të izoluar rreth 80 vetë për më shumë se 24 orë pa ushqim dhe ujë të pijshëm, shkruan gazeta “To Proto Thema”. Më në fund një banor kishte ardhur me një traktor me rimorkio dhe i kishte transportuar ata në vend të sigurtë.

    Shumë të prekur kanë humbur prej vërshimeve gjithçka

    Në qytetin port Volos me rreth 150.000 banorë reshjet e fuqishme kanë bërë që rrugët të zhyten në baltë. Qarkullimi i makinave është i ndaluar, në mënyrë që forcat e shpëtimit të kenë qarkullim të lirë. Furnizimi me energji dhe me ujë nuk kanë funksionuar deri të enjten në mbrëmje.

    Ndërkohë që pjesa tjetër e Greqisë si edhe turizmi atje vazhdojnë normalisht, në rajonin turistik Pilion në Thesali janë izoluar prej vërshimeve rreth 500 familje pushuesish. Këtë e njoftoi zëvendësi i kryebashkiakut të Pilionit të Jugut, Dimitris Parrisiadis, për gazetën “Kathimerini”. Shkatërrimet janë të mëdha dhe shumica e fshatrave kanë mbetur të izloluar nga bota përreth. “Vlerësoj, që rreth 500 familje greke dhe turistë janë të izoluar në jug të Pilionit.”

    Që nga mbrëmja e së hënës (04.09.2023) Greqia u prek prej stuhisë së presionit të ulët që shkaktoi reshje të fuqishme. Të mërkurën në mbrëmje “Daniel” mbërriti rajonin e Afrikës dhe duke shkaktuar vërshimin e ujërave edhe në disa stacione të metrove të Athinës.

    Qeveria dhe ekspertët i klasifikojnë sasitë e reshjeve si një dukuri e motit ekstrem. Në Magnisia brenda 24 orëve ka rënë aq shumë shi, sa nuk është regjistruar ndonjëherë që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1955.

    Sipas meteorologëve nga e premtja ka nisur përmirësimi i motit./DW/

  • Xhamitë lëkunden por nuk bien. Pamje të reja nga tërmeti apokaliptik në Marok. Shkon në 632 bumri i viktimave. (VIDEO)

    Xhamitë lëkunden por nuk bien. Pamje të reja nga tërmeti apokaliptik në Marok. Shkon në 632 bumri i viktimave. (VIDEO)

    Televizioni i Marokut thotë se numri i të vdekurve nga tërmeti ka arritur në 632 dhe se 329 persona janë lënduar, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

    Tërmet i fuqishëm goditi malet e Atlasit të Lartë të Marokut të premten vonë, duke sjellë këto pasoja fatale.

    Thellësia e tërmetit ishte rreth 71 km (44 milje) në jug-perëndim të Marrakeshit.

    Marrakesh, një qytet historik shumë i dashur nga turistët, duket se është goditur keq, me imazhe të rrënojave në rrugë dhe njerëz të detyruar të kampojnë jashtë.

    Raportohet në zonën e prekurnga tërmeti ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike si dhe interentit.

    Thuhet se njerëzit kanë mbetur të bllokuar nën ndërtesa të rrënuara dhe spitalet lokale kanë njhë mbingarkesë për shkak të numrit të madh të të lëndurve.

    Udhëheqësit indianë dhe gjermanë janë mes atyre që shprehin ngushëllime për viktimat.

    Siç mund ta shihni, dikush ka xhiruar një xhami e cila fatmirësisht nuk u shemb, ndërsa lëkundjet vazhdonin.

    https://twitter.com/i/status/1700377156482691374

  • PAMJET E FRIKSHME nga goditja e tërmetit 7 ballësh në Marok/ Njerëzit vrapojnë të tmerruar, ndërtesa që shemben

    PAMJET E FRIKSHME nga goditja e tërmetit 7 ballësh në Marok/ Njerëzit vrapojnë të tmerruar, ndërtesa që shemben

    Shumë ndërtesa u shembën pas tërmetit të së premtes mbrëma në jugperëndim të qytetit Marrakech në Marok, treguan pamjet e transmetuara nga stacioni shtetëror televiziv Al-Aoula.

    Mijëra njerëz u larguan nga shtëpitë dhe ndërtesat e tyre të banimit pasi Instituti Kombëtar i Gjeofizikës i vendit paralajmëroi për pasgoditje.

    Epiqendra e tërmetit ishte në qytetin Ighil në provincën Al Haouz të rajonit Marrakech-Tensift-El Haouz të Marokut.

    Rreth 300 persona kanë humbur jetën dhe numri i të plagosurve sa vjen e rritet. Ky është momenti kur tërmeti goditi Marokun, teksa njerëzit vrapojnë të tmerruar të shpëtojnë.

    https://twitter.com/i/status/1700355689032593626