Category: Bota

  • Tronditet Franca, 29-vjeçarja përfundon në koma pasi u për*dhunua brutalisht dhe torturua me fshesë nga 18-vjeçari

    Tronditet Franca, 29-vjeçarja përfundon në koma pasi u për*dhunua brutalisht dhe torturua me fshesë nga 18-vjeçari

    Shoqëria franceze është tronditur pas përdhunimit të një 29-vjeçareje në Cherbourg, në veriperëndim të vendit.

    Lidhur me ngjarjen është arrestuar një 18-vjeçar i quajtur Omar. N.

    Viktima e sulmit brutal seksual është ende në koma pasi u përdhunua dhe u torturua nga autori, i cili tani po hetohet edhe për sulm seksual ndaj motrës së tij 12-vjeçare, ngjarje e cila dyshohet se ka ndodhur në vitin 2022.

    Sipas Daily Mail, sulmi ndaj 29-vjeçares ndodhi më 4 gusht, kur Umar N. hyri në shtëpinë e saj, e kapi për qafe dhe filloi ta godiste me grusht në fytyrë dhe trup.

    Orët që pasuan ishin makth për gruan, e cila u përdhunua, u torturua vazhdimisht me fshesë dhe u braktis në banesën e saj nga 18-vjeçari i çoroditur.

    Ajo u gjet me brinjë të thyera, zorrë të shpuar dhe lëndime të tjera të rënda në organet e brendshme.

    Pas sulmit brutal, gruaja arriti të marrë në telefon dhe të thërrasë një ambulancë, e cila e dërgoi menjëherë në spitalin Pasteur në Cherbourg.

    Atje, ajo iu nënshtrua një operacioni të gjatë. Sipas mediave lokale, të cituara nga gazeta britanike, mjekët dhe infermierët që panë viktimën ishin aq të tronditur nga brutaliteti i sulmit sa disa shpërthyen në lot.

    11 ditë më pas dhe teksa gruaja qëndron në gjendje kome, dalin në dritë detaje tronditëse për 18-vjeçarin, i cili kishte shqetësuar disa herë policinë në të kaluarën.

    18-vjeçari ishte dënuar pesë herë nga gjykatat për të mitur për sjellje të dhunshme dhe shkatërrim prone.

    Në vitin 2019, ai ishte akuzuar për përdhunim të një vajze të mitur në shkollë, por rasti nuk kishte ecur për shkak të mungesës së provave, siç raporton BFMTV.

    Një burim policor ka treguar për Le Figaro se 18-vjeçari po hetohet për një sulm seksual ndaj motrës së tij 12-vjeçare që ndodhi vitin e kaluar, pa u dhënë më shumë informacion se kur është bërë denoncimi specifik.

    Policia e identifikoi Uman N. nga shenjat e gishtave që kishte lënë në shtëpinë e viktimës. Me teknologjinë moderne të gjeolokacionit, ata kanë konstatuar se ai ka qenë në shtëpinë e 29-vjeçares në momentin e sulmit, bazuar në celularin e tij.

    Më pas ata arrestuan të riun në banesën e nënës së tij.

    Gjatë marrjes në pyetje, i arrestuari “nuk ka shfaqur asnjë gjurmë ndjeshmërie apo pendimi” për viktimën dhe ka mohuar gjithçka, derisa është informuar se autoritetet i kishin gjetur gjurmët e tij në shtëpinë e 29-vjeçares.

    Para se të binte në koma, viktima e sulmit thuhet se u tha oficerëve se e kishte parë të riun në qytet, por nuk e njihte personalisht./Albeu.com/

  • Rrëzohet avioni në Michigan, kalon nëpër pemë dhe përfundon…

    Rrëzohet avioni në Michigan, kalon nëpër pemë dhe përfundon…

    Një avion luftarak MiG-23 është rrëzuar gjatë një shfaqje ajrore në Michigan, duke goditur më pas makinat në tokë. (Kliko këtu) > BBC ka shpërndarë pamjet.

    Mësohet se piloti vuri re se avioni kishte një defekt prandaj ai arriti të shpëtonte bashkë me pasagjerin vetëm pak çaste para se avioni të përfshihej nga shtëllungat e tymit.

    Sipas autoriteteve atje, piloti dhe pasagjeri kanë pësuar lëndime të lehta, jashtë rrezikut për jetën.
    “Ishin shumë me fat”, tha John Brannen, hetues i lartë i sigurisë ajrore në Bordin Kombëtar të Sigurisë së Transportit. “Aeroplani udhëtoi rreth 152m pas përplasjes fillestare, kaloi nëpër disa pemë dhe përfundoi pranë ndërtesës së apartamenteve“- shtoi ai./tvklan.al

  • Digjet sërish Kurani në Suedi

    Digjet sërish Kurani në Suedi

    Një tjetër kopje e Kuranit është djegur në kryeqytetin suedez. Dy burra në fillim shkelmuan librin e shenjtë mysliman dhe më pas dogjën disa nga faqet përpara parlamenti. Akti i rëndë u regjistrua në sy të policisë.

    Incidenti i së hënës shënoi herën e dytë brenda pak javësh që Salwan Momika, 37 vjeç dhe Salwan Najem, 48 vjeç, kanë djegur Kuranin, një akt i lejuar sipas ligjeve suedeze për lirinë e fjalës.

    Momika, i cili dëshiron që feja islame të ndalohet në Suedi, tha se do të vazhdojë veprimet derisa të ndodhë kjo.

    Ajo e ka djegur Kuranin nën mbrojtjen e policisë para xhamisë së Stokholmit më 28 qershor, që përkonte me ditën e parë të Kurban Bajramit, festës së myslimanëve.

    https://twitter.com/i/status/1691126210267373568

  • E rëndë/ I vendoste në gjumë dhe kryente marrëdhënie me pacientet. Mjekut i gjenden në celular dhjetëra video përd*hunimi

    E rëndë/ I vendoste në gjumë dhe kryente marrëdhënie me pacientet. Mjekut i gjenden në celular dhjetëra video përd*hunimi

    Një mjek 33-vjeçar në Nju Jork është shpallur fator për 50 akuza për drogimin dhe përdhunimin e grave në mbarë botën, përfshirë dhe spitalin ku ai punonte.

    Autoritetet thanë se Zhi Alan Cheng i filmoi sulmet në telefonin e tij dhe u zbulua vetëm dhjetori ne vitit 2022, kur ish e dashura e akuzoi atë për përdhunim pasi gjeti video të saj dhe grave të tjera duke u sulmuar.

    Ish-e dashura e akuzoi Cheng-un se kishte përdorur një maskë K-N95 të mbushur me topa pambuku të njomur menjë lëng për ta vendosur në gjumë dhe më pas ta përdhunonte.

    Policia filloi të hetonte pretendimin e saj dhe Cheng u arrestua dhe u pushua nga spitali ku punonte, “NeëYork-Presbyterian Queens”.

    Të hënën, prokurorët pretenduan se ai sulmoi disa gra të moshës nga 19 deri në 47 vjeç në shtëpinë e tij në Astoria; në spitalin ku punonte; dhe nëpër lagjet e Nju Jorkut, Las Vegasit, San Franciskos dhe Tajlandës.

    Gjashtë gra thuhet se shfaqen në video, por prokurorët besojnë se mund të ketë më shumë.

  • VIDEO/ Ndërpritet energjia edhe në Mykonos! Turistët me elektrik dore dhe qirinj për 2 orë

    VIDEO/ Ndërpritet energjia edhe në Mykonos! Turistët me elektrik dore dhe qirinj për 2 orë

    Mykonos qëndroi në errësirë ??për më shumë se dy orë për shkak të një defekti teknik, dhe turistët u përpoqën të vazhdonin argëtimin e tyre dhe të shëtisnin nëpër rrugicat e errëta.

    Problemin më të madh e kanë hasur ambientet e hotelierisë, pasi ishte ora e pikut. Megjithatë, disa më me fat ishin ulur në dyqane që kishin gjeneratorë, shkruajnë mediat greke.

    “Rreth orës 21:45 për shkak të disa defekteve teknike të rrjetit ka pasur një ndërprerje të energjisë elektrike që ka prekur 2/3 e Mykonos. Mesa duket janë prekur disa biznese, të cilat kanë mbetur pa energji në një kohë kur ato ishin shumë të kërkuara, kryesisht restorante”, tha Heraklis Zisimopoulos, president i Shoqatës së Biznesmenëve të Mykonos.

  • Ngrihet alarmi! Temperaturat e larta ‘përvëlojnë’ botën, shkrihet asfalti në Turqi

    Ngrihet alarmi! Temperaturat e larta ‘përvëlojnë’ botën, shkrihet asfalti në Turqi

    Për shkak të temperaturave të larta, shkrin asfalti në autostradën Denizli – Antalia në Turqi. Automjetet kanë lëvizur shumë ngadalë, raporton Anadolu Agency.

    Këmbësorët gjithashtu kanë pasur vështirësi në kalimin e rrugës. Ekipet e autostradës spërkatën me pluhur guri dhe ujë rrugët. Shoferi Muhittin Çinar tha se automjeti i tij u nxeh shumë dhe kishte ngecur në rrugë.

  • Super dallga merr me vete të gjithë makinat dhe motorat që ndodheshin në urë (Video)

    Super dallga merr me vete të gjithë makinat dhe motorat që ndodheshin në urë (Video)

    Qytetarët u këshilluan nga policia në Maldive që të shmangnin kalimin në urën Sinamalé të shtunën për shkak të dallgëve jashtëzakonisht të larta në zonë. Sezoni i musonit jugperëndimor i bën disa pjesë të Malé, veçanërisht lagjen Henveiru dhe pjesë të rrugës Majeedhee, më të prirura ndaj përmbytjeve.

    Një video virale që qarkullon në internet tregon automjetet duke u rrëmbyer nga dallgët e mëdha. Forca e fuqishme e dallgës shkaktoi dëme të konsiderueshme në automjetet e parkuara në zonën industriale të Malé.

    https://twitter.com/_thyyms/status/1687805059638378497?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1687805059638378497%7Ctwgr%5E15f2ce420cd232d5ef859bba3a24a8611c959bfd%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fsot.com.al%2Fbota%2Fsuper-dallga-merr-me-vete-te-gjithe-makinat-dhe-motorat-qe-ndodheshin-ne-ur-i604455

    Sipas një raporti në The Edition, autoritetet iu rekomandojnë të gjithë banorëve në Malé dhe Hulhumalé që të zgjedhin automjete me katër rrota nëse e kanë të nevojshme që të kalojnë urën edhe pse motoçikletat janë mënyra e preferuar e transportit në qytet.

    Lartësia e dallgës ka mundur që të arrijë deri në 0.94 metra pasditen e së shtunës. Shërbimi Meteorologjik i Maldiveve (MET) lëshoi ??një alarm të bardhë nga Kaafu Atoll në Addu City, duke paralajmëruar për mundësinë e dallgëve të tjera që mund të jenë gjithashtu të forta.

  • Mbyten 2 anije me emigrantë në Itali, 2 persona humbin jetën, mbi 30 të zhdukur në det

    Mbyten 2 anije me emigrantë në Itali, 2 persona humbin jetën, mbi 30 të zhdukur në det

    Dy anije janë mbytur ditën e sotme në brigjet e Italisë. Roja bregdetare e Italisë tha të dielën se kishte nxjerrë dy trupa dhe kishte shpëtuar 57 persona në ishullin jugor të Lampedusa. Ndërkohë që më shumë se 30 njerëz ishin të zhdukur pas dy mbytjeve të anijeve. Agjencia e lajmeve Ansa, duke cituar rrëfimet e të mbijetuarve, raportoi se dy varka me emigrantë që ishin nisur nga porti i Sfax, një pikë e nxehtë për krizën e migracionit në Tunizi, ishin mbytur të shtunën në rrugën e tyre për në Evropë.

    Një prej varkave mbante 48 persona, ndërsa varka e dytë mbante 42. Roja bregdetare i gjeti të mbijetuarit rreth 23 milje detare në jug-perëndim të Lampedusa-s, si dhe dy viktimat, një grua nga Bregu i Fildishtë dhe një fëmijë 1-vjeçar. Një zëdhënës i rojes bregdetare tha se ai mund të konfirmonte vetëm numrin e të mbijetuarve dhe gjetjen e dy trupave.

    Më shumë se 2,000 njerëz kanë mbërritur në Lampedusa në ditët e fundit pasi u shpëtuan në det nga anijet patrulluese italiane dhe grupet e OJQ-ve, pasi erërat e forta komplikojnë më tej situatën rreth ishullit. Rreth 20 emigrantë kanë mbetur të bllokuar që nga e premtja në një shkëmb pasi anija e tyre u përplas me shkëmbinj pas mbërritjes në Lampedusa. Të dielën, grupi i OJQ-ve Open Arms shkroi në median sociale X se më në fund kishte filluar zbarkimin e 195 emigrantëve të shpëtuar nga deti në portin jugor italian të Brindisit pas më shumë se dy ditësh lundrimi në det të trazuar.

    Qeveria e krahut të djathtë të Italisë ka miratuar një politikë të caktimit të porteve të largëta për anijet bamirëse, në vend që t’i lejojë ato të zbarkojnë emigrantët e shpëtuar në Lampedusa ose Siçili më afër, me qëllim të përhapjes së mbërritjeve në të gjithë vendin. OJQ-të ankohen se kjo rrit kostot e tyre të lundrimit, zgjat mjerimin e të mbijetuarve dhe zvogëlon sasinë e kohës që anijet bamirëse mund të patrullojnë zonat e Mesdheut ku mbytjet e anijeve janë më të zakonshme. Italia po përjeton një rritje të mprehtë të migrimit detar, me pothuajse 92,000 mbërritje të regjistruara këtë vit, sipas të dhënave të ministrisë së brendshme të përditësuara së fundi të premten, krahasuar me më shumë se 42,600 në të njëjtën periudhë në 2022.

  • Dimër në mes të verës! Çfarë po ndodh me motin në Europë, stuhi dhe breshër në disa shtete

    Dimër në mes të verës! Çfarë po ndodh me motin në Europë, stuhi dhe breshër në disa shtete

    Makinat e borës dolën në rrugët e Gjermanisë jugperëndimore në mes të verës, pasi një stuhi e fortë la pas sasi të mëdha breshëri. Autoritetet në Reutlingen në shtetin e Baden-Württemberg thanë se një “stuhi lokale me breshër dhe shi të dendur” përfshiu qendrën e qytetit të premten pasdite.

    Imazhet e publikuara treguan rrugë të mbuluara me të bardha, ndërsa zyrtarët e qytetit thanë se breshri ishte 30 centimetra i trashë në disa vende. Gjethet dhe breshëri bllokuan kanalet e kanalizimeve brenda pak minutash dhe uji derdhi në parkingje nëntokësore, bodrume dhe ndërtesa banimi.

    https://twitter.com/i/status/1687489272213909504

    Lumi Echaz, i cili përshkon qytetin, u ngrit 1.5 metra në pesë minuta, duke kërcënuar me përmbytje. Rreth 250 zjarrfikës dhe qindra vullnetarë u vendosën në rreth 100 misione.

    Përmbytje kanë ndodhur edhe në Austri, ndërsa tre persona kanë humbur jetën në Slloveni. Në St. Paul im Lavanttal në Karintin e Poshtëm u evakuuan 70 shtëpi, ndërsa në zonat përreth Eisenkappel dhe Klagenfurt disa vende u shkëputën nga zona përreth. Një digë rrezikon të prishet pranë Klagenfurt. Në Qafën Loibl, brenda 24 orëve ranë 200 litra shi për metër katror, një sasi që zakonisht korrespondon me një muaj të tërë.

    https://twitter.com/i/status/1687780862660673536

    Në Slloveni, të paktën tre persona humbën jetën pas shirave të rrëmbyeshëm. Lumenjtë u vërshuan, rrugët dhe urat u përmbytën, ndërsa kryeministri slloven Robert Golob foli për katastrofë.

    Autoriteti mjedisor i Sllovenisë Arso ngriti paralajmërimin e motit të keq në nivelin më të lartë. Përmbytjet mund të jenë më të këqijat që kur Sllovenia fitoi pavarësinë në vitin 1991.

  • Papa Françesku paralajmëron vizitë në Kosovë, ja çfarë deklaroi

    Papa Françesku paralajmëron vizitë në Kosovë, ja çfarë deklaroi

    Papa Françesku gjatë një vizite në Lisbonë të Portugalisë, ka paralajmëruar se do të zhvillojë edhe një vizitë në Kosovë.

    Në një intervistë për revistën spanjolle Vida Nueva, ai ka theksuar se ende nuk ka asgjë konkrete, por janë duke diskutuar dhe koordinuar lidhur me këtë vizitë.

    “Asgjë nuk është vendosur, por po punojmë për një vizitë në Kosovës”, ka thënë Papa Françesku.

    Pas udhëtimit që po bën aktualisht në Lisbonë, në kuadër të Ditës Botërore të Rinisë, Papa do të udhëtojë në Mongoli midis 31 gushtit dhe 4 shtatorit dhe do të marrë pjesë në Marsejë, Francë, në Takimet mesdhetare, më 22 dhe 23 shtator.