Category: Bota

  • ‘Çmendet’ moti në këtë vend/ Përmbytet aeroporti, anulohen qindra fluturime (Video)

    ‘Çmendet’ moti në këtë vend/ Përmbytet aeroporti, anulohen qindra fluturime (Video)

    Tajfuni Doksur që goditi Pekinin, Tianjin dhe provincën e Hebeit në fund të korrikut, ka shkaktuar përmbytje dhe dëme të shumta në Kinë. Të paktën 20 persona kanë humbur jetën dhe mijëra banorë janë evakuuar, në përmbytjet më të këqija që goditën Kinën në më shumë se një dekadë.

    https://www.instagram.com/reuters/?utm_source=ig_embed&ig_rid=c8bf3192-8b3d-4448-85e2-5d20e675e607

    Qindra rrugë u përmbytën, duke detyruar parqet dhe pikat turistike të mbyllen. Qindra fluturime ose u vonuan ose u anuluan në dy aeroportet kryesore të qytetit, për shkak të avionëve të bllokuar për shkak të përmbytjeve.

  • U kap me 50 gram heroinë, Singapori var të burgosurin e 5 të arrestuar për drogë në 2023

    U kap me 50 gram heroinë, Singapori var të burgosurin e 5 të arrestuar për drogë në 2023

    Një 39-vjeçar i dënuar për trafik heroine u ekzekutua me varje nga autoritetet në Singapor, duke u bërë i burgosuri i pestë i arrestuar për drogë që i nënshtrohet një vendimi të tillë në qytetin-shtet nga fillimi i këtij viti.

    Agjencia antidrogë sqaroi se Mohammed Saleh Abdul Latif u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 2019, pasi akuzohej se posedonte afërsisht 55 gram heroine dhe kishte për qëllim shitjen e saj në doza.

    Sipas dokumenteve, shoferi i dërgesës, i cili u arrestua në vitin 2016, dëshmoi se besonte se po kontrabandonte cigare për llogari të një shoku, të cilit i kishte borxh.

    Ai është i dënuari i gjashtëmbëdhjetë i varur që kur autoritetet në Singapor rifilluan ekzekutimet në mars 2022 pas një pauze dyvjeçare gjatë pandemisë së koronavirusit.

    Më 28 korrik, autoritetet e Singaporit ekzekutuan një grua 45-vjeçare që ishte dënuar pasi tentoi të trafikonte 30,72 gram heroinë, dyfishi i sasisë maksimale të dënueshme sipas ligjit të Singaporit.

    Ndërsa, dy ditë më parë, një 57-vjeçar u var pasi trafikoi rreth 50 gramë të së njëjtës lëndë.

    Këto ekzekutime janë kritikuar ashpër nga Kombet e Bashkuara , të cilat i kanë bërë thirrje Singaporit të zbatojë një moratorium mbi ekzekutimet ose të heqë dënimin me vdekje.

  • Ishin nisur për festën e maturës, dy adoleshentet humbin jetën në aksident.

    Ishin nisur për festën e maturës, dy adoleshentet humbin jetën në aksident.

    Ishin nisur për festën e maturës, dy adoleshentet humbin jetën në një aksident tragjik.

    Studentet e Kolegjit Largy, Kiea McCann, 17 vjeçe dhe Dlava Mohammed, 16 vjeçe, po udhëtonin me një makinë dhe ishin rrugës për festën e maturës. Por fatkeqësisht mjeti u përplas me një pemë dhe si pasojë humbën jetën dy adoleshentet.

    Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 31 korrik pranë Clones, në Monaghan, Irlandë. Makina goditi pemën teksa ata ishin rrugës për në një hotel aty pranë.

    “Irish Mirror” raporton se 2 persona të tjerë janë shtruar në spital nga incidenti, me një vajzë adoleshente dhe drejtuesin e makinës rreth të 60-tave, të dy ende në gjendje kritike.

    Motra e Kieas postoi në rrjetet sociale: “Vërtet nuk di çfarë të them. Jam shumë e thyer për ty, motra ime e vogël. Nuk kam fjalë për të përshkruar emocionet që më kalojnë tani. Unë me të vërtetë nuk e di se çfarë të bëj pa ty.

    Jam shumë e humbur dhe nuk e kuptoj se si mund të ndodhë diçka e tillë me ju dhe thjesht shpresoj që ta dini se ne të gjithë ju duam shumë.”

    Do të bëja gjithçka vetëm që të të kisha këtu me mua për herë të fundit vetëm për të të thënë se të dua dhe kam nevojë për ty. Ju morën shumë shpejt nga ne, jeta juaj sapo kishte filluar dhe nuk mund ta shijoni më.

    Ti ishe një vajzë kaq e fortë e bukur dhe e dashur. Pusho qetësisht princeshë dhe shiko mbi ne. Nuk do të të harroj kurrë ty apo kohët e mrekullueshme që kemi kaluar”.

  • “Një nga vendet më të rrezikshme në botë”/ Çfarë po ndodh? 7mijë ushtarë zbresin në terren, ‘blindohet’…

    “Një nga vendet më të rrezikshme në botë”/ Çfarë po ndodh? 7mijë ushtarë zbresin në terren, ‘blindohet’…

    Ushtarët dhe policia në El Salvador kanë rrethuar të gjithë departamentin qendror të Cabanas si pjesë e luftës së vazhdueshme të Presidentit Nayib Bukele kundër bandave. Sipas presidentit mëngjesin e kësaj të mërkurë në një aksion të madh prej 7,000 ushtarë dhe 1,000 oficerë policie kanë vendosur një gardh sigurie rreth kësaj zone me qëllim që të ndalojnë largimin e anëtarëve të bandës dhe të thyejë zinxhirët e tyre të furnizimit.

    Ndërkohë thuhet se nga marsi i 2020 më shumë se 70,000 anëtarë të dyshuar janë arrestuar, kur u shpall gjendja e jashtëzakonshme pas një rritjeje të vrasjeve të lidhura me bandat. Kombi i varfër i Amerikës Qendrore shihet si një nga vendet më të rrezikshme në botë.

    Mijëra njerëz pa asnjë lidhje të dukshme me aktivitetin e bandave janë përfshirë gjithashtu në rrjetin e arrestimeve. Ka gjithashtu shqetësime rreth një lëvizjeje të fundit nga ligjvënësit e vendit për të lejuar gjyqe masive.

    Mediat e huaja shklruajnë se në një seri postimesh në X, i njohur më parë si Tëitter, Presidenti Bukele tha se Cabanas ishte “bërë vendi me numrin më të madh të qelizave terroriste“, ku anëtarët e bandave fshiheshin në zonat rurale.

    Ai theksoi se rrethimi nuk do të hiqet derisa “të gjithë kriminelët” të kapen.

    Në të njëjtën kohë, presidenti u bëri thirrje banorëve dhe turistëve vendas që të qëndrojnë të qetë dhe të kryejnë aktivitetet e tyre normale.

    Kamionë të ngarkuar me ushtarë u panë në rrugët e qyteteve rajonale Tejutepeque dhe Ilobaso të martën. Cabanas është një rajon bujqësor që është shtëpia e më shumë se 160,000 njerëzve.

  • Përmbytja më e madhe në 140 vite/ ‘Tërbohet’ moti në këtë vend, raportohet për të paktën 20 të vdekur dhe…

    Përmbytja më e madhe në 140 vite/ ‘Tërbohet’ moti në këtë vend, raportohet për të paktën 20 të vdekur dhe…

    Kryeqyteti i Kinës, Pekini, ditët e fundit është përfshirë nga moti i keq dhe përmbytje masat e të cilave nuk ishin parë prej 142 vitesh në vend.

    Sipas Shërbimit Meteorologjik të Pekinit vlera maksimale e reshjeve të regjistruara ndërmjet mbrëmjes së së shtunës dhe mëngjesit të së mërkurës në një stacion në qytet ishte 744.8 milimetra duke u cilësuar si dhe është “shiu më i madh në 140 vjet“.

    Matjet e sakta filluan në vitin 1883.

    Mediat e huaja shkruajnë se rekordi i mëparshëm, para episodit aktual të shiut, u vendos në 1891 me 609 mm.

    Shirat e rrëmbyeshëm që kanë goditur kryeqytetin kinez dhe provincën veriore fqinje, Hebei, kanë lënë të paktën 20 të vdekur dhe 19 të zhdukur në total, sipas mediave zyrtare.

    Përmbytjet kanë zhytur rrugët dhe kanë ndërprerë rrugët e komunikimit.

    Tajfuni Doksuri, i reduktuar në një stuhi, ka përfshirë Kinën nga juglindja në veri që nga e premtja, kur goditi provincën lindore të Fujian pasi goditi Filipinet fqinje.

    Shirat e rrëmbyeshëm filluan të godasin zonën metropolitane të Pekinit të shtunën. Në vetëm 40 orë, kryeqyteti kinez pa ekuivalentin e reshjeve mesatare të një muaji të tërë korriku.

  • U ndoqën nga banda shqiptare, humb jetën në aksident 27-vjeçarja në Skoci

    U ndoqën nga banda shqiptare, humb jetën në aksident 27-vjeçarja në Skoci

    Autoritetet skoceze kanë ngritur një hetim për vrasje pas një aksidenti të ndodhur të shtunën e 30 korrikut në qytetin e vogël Falkirk. Amy Rose Wilson, 27-vjeçe humbi jetën ndërsa i dashuri i saj Ryan Paterson u plagos, pasi makina e tyre doli nga rruga dhe u aksidentua.

    Ka dyshime se aksidenti ndodhi pasi makina po ecte me shpejtësi sepse po ndiqej nga një makinë tjetër e cila e ka detyruar të dalë nga rruga. The Sun shkruan se çifti mund të jetë kërcënuar nga një bandë shqiptarësh që merrej me trafikun e drogës. Sipas mediave, dyshohet se të rinjtë u kishin para borxh bandës së shqiptarëve.

    Pak javë para aksidentit fatal, ata i kishin treguar miqve se ishin ndjekur nga njerëz me motor, madje kishin filmuar momentin. Policia po përpiqet të zbardhë ngjarjen e rëndë përmes pamjeve të kamerave që mund të kenë regjistruar ndjekjen.

  • ‘Skllave se*si’, 33 vjeç, arratiset nga ‘biruca’ ku u mbajt rob për 14 vjet nga ‘maniaku që e për*hunoi më shumë se një mijë herë dhe preu dhe ziente një viktimë tjetër’

    ‘Skllave se*si’, 33 vjeç, arratiset nga ‘biruca’ ku u mbajt rob për 14 vjet nga ‘maniaku që e për*hunoi më shumë se një mijë herë dhe preu dhe ziente një viktimë tjetër’

    Një ‘skllave seksi’ thuhet se është arratisur nga një ‘birucë’ ruse ku u mbajt rob për 14 vjet nga një ‘maniak’ i cili dyshohet se e përdhunoi atë më shumë se një mijë herë dhe e preu dhe ziente një viktimë të dytë.

    Gruaja, e quajtur Ekaterina B, u mbajt në shtëpinë e rrëmbyesit që kur ishte 19 vjeç në vitin 2009, pretendon ajo.

    Ajo i tha policisë se i ishte nënshtruar përdhunimeve të përsëritura, thonë raportet lokale. Ajo tani është 33 vjeç dhe identiteti i saj nuk është bërë i ditur.

    Vladimir Cheskidov, 51 vjeç, aktualisht është nën roje të armatosur në një spital psikiatrik, duke u përballur me një hetim penal për vrasje, përdhunim dhe rrëmbim.

    Një grua tjetër, rreth të 30-ave dhe e quajtur Oksana, dyshohet se u vra dhe u copëtua nga Cheskidov në vitin 2011, tha Komiteti Hetimor Rus. Ai dyshohet se i ka zier mbetjet, disa prej të cilave janë gjetur në një bodrum.Shkruan Daily Mail

  • Tragjike, prindërit e lanë vetëm në breg, mbytet vajza 13 muajshe

    Tragjike, prindërit e lanë vetëm në breg, mbytet vajza 13 muajshe

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje nga Zelanda e Re të cilët kishin shkuar me pushime në Fixhin perëndimor.

    Media te huaja shkruajnë se një çift, duhet që të gatuante drekën dhe për këtë vajzën 13 muajshe e kanë lënë të lidhur me shpresën që do të ishte e sigurtë, por e vogla ka arritur që të lirohej dhe të nisej në drejtim të detit ku dhe humbi jetën.

    Kur janë kthyer prindërit kanë parë trupin e vogëlushes në ujë.

    Ndër të tjera thuhej se vogëlushja në momentin që ato e lanë ishte e ulur te lodrat e sah dhe po shikonte kukulla, porn ë një moment ajo është ngritur dhe ka arritur që të çlirohet nga pengesa e prindërve dhe të përfundojë në det.

    Familja, e cila mbërriti në Musket Cove pak ditë më parë, ishte nisur nga Zelanda e Re. Është hapur një mbledhje fondesh për të ndihmuar prindërit e vogëlushes për shpenzimet e varrimit dhe për kthimin e saj në shtëpi.

  • Qeni i Bidenit… kafshon – dërgon një person të shërbimit sekret në spital

    Qeni i Bidenit… kafshon – dërgon një person të shërbimit sekret në spital

    Një qen e ka zhytur Shtëpinë e Bardhë në telashe pasi kafsha racë gjermanë e çiftit presidencial doli të ishte … kokëfortë, deri në atë pikë sa ka nevojë për ritrajnim për të mësuar të sillet.

    Presidenti Joe Biden dhe Zonja e Parë Jill u vendosën në Shtëpinë e Bardhë me dy qentë e tyre, Chub dhe Major.

    Pas ngordhjes së Chub, zemrat e tyre u vodhën nga “komandanti” i ri dhe energjik.

    Madje u publikua një video në të cilën presidenti amerikan luante me komandantin Major ose e drejtonte atë duke e mbajtur me zinxhir, brenda rezidencës presidenciale, duke i thënë “Hajde, shoku”.

    Por “shoku” i Bidenit… kafshon, raporton shtypi amerikan duke cituar dokumente të Shërbimit Sekret.

    Sipas tyre, Majori është përfshirë në dhjetë incidente dhe në një prej tyre viktima e tij është dashur të shkojë në spital.

    Në një rast, Jill Biden “nuk mundi të merrte kontrollin” e qenit, i cili vazhdimisht iu hakërrye një agjenti të Shërbimit Sekret.

    “Është vetëm çështje kohe para se ai të sulmojë ose kafshojë sërish një agjent apo punonjës”, tha një anëtar i Shërbimit Sekret në një email të përfshirë në dokumente.

    Drejtori i komunikimit të zonjës së parë i tha CNN se Shtëpia e Bardhë është një “vend unik” që “shpesh shkakton stres për kafshët shtëpiake”. Për këtë arsye, Komandanti do të duhet të ritrajnohet, siç u bë me qenin tjetër presidencial, majorin.

    Majori u birësua nga një strehë qensh dhe është kafsha e parë e shpëtuar e një presidenti. Por Bidenët u detyruan ta kthenin në Delaware në klasa intensive të “sjelljes së mirë” pasi ai kafshoi të paktën një punonjës të Shtëpisë së Bardhë.

  • Ngjarje e rëndë/ 32-vjeçarja bllokohet në ashensor, gjendet e vdekur pas 3 ditësh

    Ngjarje e rëndë/ 32-vjeçarja bllokohet në ashensor, gjendet e vdekur pas 3 ditësh

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Uzbekistan, ku një 32-vjeçare u bllokua në një ashensor për tre ditë dhe vdiq, sepse askush nuk e dëgjoi.

    Olga Leondieva, 32 vjeç, një postiere në Tashkent, kryeqyteti i Uzbekistanit, mori ashensorin për të dërguar pakot, të hënën, më 24 korrik. Sipas pamjeve të kamerave të sigurisë, ajo mori ashensorin në katin përdhes të pallatit nëntëkatësh. Pastaj u zhduk.

    Një grua u raportua e zhdukur më 26 korrik nga të afërmit trupi i saj u gjet të nesërmen në ashensor. Sipas një burimi, “askush nuk i dëgjoi thirrjet e saj për ndihmë” dhe alarmi i ashensorit nuk ra.

    Një përfaqësues i kompanisë Rajonale të Rrjeteve Elektrike ka thënë për Gazetën.uz lokale se nuk ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike në pallat në ditët në fjalë.

    “Shkak i ngjarjes ka qenë mosfunksionimi i ashensorit. Këtë e kanë konfirmuar edhe banorët”, ka thënë ai, sipas mediave britanike.