Category: Bota

  • I fiksuar pas fotografive, i riu rrëzohet nga gradaçela 721 metra e lartë në Hong Kong dhe fundi merret me mend

    I fiksuar pas fotografive, i riu rrëzohet nga gradaçela 721 metra e lartë në Hong Kong dhe fundi merret me mend

    Një 30-vjeçar i quajtur Remi Lucidi ka rënë nga maja e një gradaçele të lartë 721 metra, ku ai kishte hipur për të pozuar për një fotografi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Hong Kong.

    30-vjeçari kishte një histori ngjitjeje në kulla të ndryshme në mbarë botën, qofshin ato ndërtesa apo struktura si vinça, ura, shtylla apo edhe transmetues. Lucidi kishte arritur në katin e 68-të në një bllok banimi në zonën luksoze Mid-Levels të Hong Kongut, përpara rënies së tij fatale.

    Të enjten e kaluar, ditë kur dhe ndodhi ngjarja tragjikje, francezi Lucidi kishte mbërritur në kullë në orën 19:30 duke i thënë një roje sigurie se po vizitonte një mik në katin e 40-të.

    Pamjet e kamerave të mbikqyrjes së ndërtesës, më pas e shohin Lucidin duke dalë nga ashensori në katin e 49-të përpara se të ngjitej shkallët në majë të nivelit 68.

    Dera e çatisë ishte e mbyllur, por Lucidi e hapi me forcë, i vendosur të bënte një fotografi tjetër nga çatia, raportojnë mediat e huaja.

    Shumë nga fotot e postuara në Instagramin e tij e shohin atë të kapur pas majave të ndërtesave të larta, dhe mund të ketë tentuar të bëjë të njëjtën gjë kur u rrëzua.

    Policia gjeti kamerën e tij sportive, e cila përmbante video të sporteve ekstreme që ai kishte bërë, sipas South China Morning Post.

    Në Instagram, Lucidi ndau foto dhe video të aventurave të tij në ngjitje me më shumë se 3000 ndjekësit e tij.

    Në postimet e fundit shihet duke pozuar në krye të skelave dhe ndërtesave të larta në vende anembanë globit, duke përfshirë Dubain, Bullgarinë dhe Francën.

    Pjesa më e madhe e pamjeve e tregon atë duke ndërmarrë ngjitjet e guximshme, pa përdorimin e masava të sigurisë.

  • Bota po ‘përvëlohet’ nga temperaturat e larta, shkencëtarët: Korriku, muaj më i nxehtë i planetit në 120 mijë vjet, ja çfarë pritet të ndodhë

    Bota po ‘përvëlohet’ nga temperaturat e larta, shkencëtarët: Korriku, muaj më i nxehtë i planetit në 120 mijë vjet, ja çfarë pritet të ndodhë

    Ndërsa territore të gjera të tre kontinenteve “piqen” nga temperaturat e larta dhe oqeanet nxehen në nivele të paprecedentë, shkencëtarët nga dy autoritete globale të klimës raportojnë se korriku i 2023-shit është deri më tani muaj më i nxeht në historinë e planetit.

    Nxehtësia në korrik ka qenë aq ekstreme saqë është “praktikisht e sigurt” se ky muaj do të thyejë rekorde “me një diferencë të konsiderueshme“, thanë Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike i Bashkimit Evropian Copernicus dhe Organizata Botërore Meteorologjike në një raport të botuar sot, 4 ditë para përfundimit të muajit.

    Ne sapo kemi jetuar periudhën më të nxehtë tre-javore të regjistruar në më shumë se njëqind mijë vjet.

    Zakonisht këto rekorde, të cilat gjurmojnë temperaturën mesatare të ajrit në të gjithë botën, thyhen me të qindtat e një shkalle. Por temperatura për 23 ditët e para të korrikut ishte mesatarisht 16.95 gradë Celsius, më shumë mbi rekordin e mëparshëm prej 16.63 gradë Celsius të vendosur në korrik 2019, theksoi raporti.

    Të dhënat e përdorura për të gjurmuar këto të dhëna shkojnë prapa në vitin 1940, por shumë shkencëtarë – përfshi edhe ata evropianë – thonë se është pothuajse e sigurt se këto temperatura janë më të ngrohtat që planeti ka parë në 120,000 vjet, bazuar në të dhënat mijëvjeçare të klimës të nxjerra nga unaza pemësh, shkëmbinj nënujorë koralorë dhe bërthama të sedimentit të thellë të detit.

    “Këto janë temperaturat më të nxehta në historinë e njerëzimit” – tha Samantha Burgess, zëvendës drejtore në Copernicus.

    E gjithë kjo i shtohet një vere përvëluese të hemisferës veriore, potencialisht e paprecedentë. “Shanset janë sigurisht të kemi një verë me shifra rekord të të nxehtit”– tha Carlo Buontempo, drejtori i Copernicus, megjithëse paralajmëroi që “është shumë herët për ta deklaruar këtë me besim”.

    Numri i personave të vdekur nga nxehtësia është i madh. Ndërsa temperaturat janë rritur mbi 120 gradë Fahrenheit (50 gradë Celsius) në disa pjesë të SHBA-së, vdekjet nga nxehtësia janë rritur dhe njerëzit po vuajnë djegie të rrezikshme për jetën nga rënia në kontakt me tokën e nxehtë.

    Në Mesdhe, më shumë se 40 njerëz kanë humbur jetën pasi zjarret të nxitura nga temperaturat e larta po djegin sipërfaqe anë e mbanë rajonit. Në Azi, valët e zgjatura dhe intensive të të nxehtit po marrin jetë dhe po kërcënojnë sigurinë ushqimore.

    Ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njerëzit janë shtytësi kryesor i kësaj vape të jashtëzakonshme, tha Burgess. “Temperatura globale e ajrit shkon në formë proporcionale me përqendrimin e gazeve serrë në atmosferë.”

    Një studim i fundit zbuloi se ndryshimi i klimës luajti një rol “absolutisht dërrmues” në valët e të nxehtit në SHBA, Kinë dhe Evropën Jugore këtë verë.

    Ardhja e El Niño, një luhatje natyrore klimatike me një ndikim të ngrohjes, nuk ka pasur një ndikim të madh në temperaturat pasi është ende në fazën e zhvillimit, tha Burgess. Megjithatë, zv. drejtorja e Copernicus paralajmëroi se El Niño do të luajë një rol shumë të madh vitin e ardhshëm, ku gjasat janë për një rritje më të lartë të temperaturave.

    Lajmi se korriku do të jetë muaji më i nxehtë vjen mes një sërë rekordesh alarmante që tashmë janë thyer në mënyrë të përsëritur këtë verë. Muaji i kaluar ishte qershori më i nxehtë i regjistruar me një “diferencë të konsiderueshme”, sipas Copernicus.

    Më pas, në korrik, bota përjetoi ditën e saj më të nxehtë të regjistruar. Më 6 korrik, temperatura mesatare globale u rrit në 17.08 gradë Celsius, sipas të dhënave të Copernicus, duke mposhtur rekordin e mëparshëm të temperaturës prej 16.8 gradë Celsius të vendosur në gusht 2016. Çdo ditë që nga 3 korriku ka qenë më e nxehtë se rekordi i vitit 2016.

    “Jemi në muajin e shtatë të 2023 dhe pothuajse çdo muaj i këtij viti ka qenë në top pesëshen e muajve më të nxeht të regjistruar”- tha Burgess, duke shtuar se nëse tendencat vazhdojnë edhe në vjeshtë e dimër, 2023-shi ka të ngjarë të jetë ndër vitet më të ngrohta të regjistruara ndonjëherë.

    Nxehtësia e oqeanit është gjithashtu në nivele rekord. Në mesin e majit, temperaturat globale të sipërfaqes së oqeanit arritën “nivele të paprecedentë” për këtë kohë të vitit. “Ajo që po shohim tani, nuk e kemi parë më parë,” tha Burgess.

    Kim Cobb, një shkencëtare klimatike në Universitetin Brown, e cila nuk ishte e përfshirë në raport, e quajti më se evidente rekordin e ri të temperaturës së korrikut dhe paralajmëroi se ai do të thyhet përsëri.

    “Është e frikshme të kuptosh se në një dekadë tjetër, ky do të shihet si një vit relativisht i freskët”– tha Cobb, duke shtuar, “nëse njerëzve nuk u pëlqen ajo që po shohin këtë verë, ata do të jenë në mjaft tronditje në nivelet më të larta të ngrohjes drejt të cilave po shkojmë.”

    Petteri Taalas, sekretari i përgjithshëm i WMO, tha se moti ekstrem i korrikut zbulon “realitetin e ashpër të ndryshimit të klimës”.

    “Nevoja për të reduktuar emetimet e gazrave serrë është më urgjente se kurrë më parë”, tha ai në një deklaratë. “Veprimet klimatike nuk janë një luks, por një domosdoshmëri.”

  • Greqia në ‘luftë’ me flakët, 6 vatra të reja zjarri gjatë 4 orëve

    Greqia në ‘luftë’ me flakët, 6 vatra të reja zjarri gjatë 4 orëve

    Situata në Greqi vazhdon të jetë alarmante. Dhjetëra zjarre kanë shpërthyer që prej mesditës në shumë zona të vendit, ndërsa zjarri në Rodos vazhdon të jetë problematik.

    Janë të paktën gjashtë vatra të reja zjarri, përkatësisht në Neo Platano , Velestino , Krokio , Neo Monastiri , Mikrothebes dhe Sesklos. Ndërsa flakët janë përhapur në Afanos Lamias, shumë pranë banesave, po ashtu edhe një magazinë tashmë është përfshirë nga flakët.

    Forcat tokësore dhe ajrore të shërbimit zjarrfikës vazhdojnë aksionin për të shuar flakët. Në këto zona temperaturat ekstreme të larta mbi 42-43 gradë dhe erërat e forta që ndryshojnë vazhdimisht drejtimin, ia kanë vështirësuar punën zjarrfikësve.

  • “Çmendet” moti në vendin fqinj, breshëri sa një kokër arre çan rrjetat dhe prish të mbjellat

    “Çmendet” moti në vendin fqinj, breshëri sa një kokër arre çan rrjetat dhe prish të mbjellat

    Reshje të dendura shiu dhe breshëri kanë ndodhur pasditen e së mërkurës në zonat e Eordaisë, Greqi.

    Reshjet e dendura kanë zgjatur më shumë se 1.5 orë.

    Në komunitetet Komnenos dhe Anatolikos, ku pati reshje të dendura shiu, të shoqëruara me breshër,u shkaktuan dëme në kulturat e pemëve dhe tokat e tjera bujqësore.

    Breshëri, i cili arrinte madhësinë e një arre, shkaktoi dëme në të mbjellat, madje shpoi edhe rrjetat mbrojtëse që ishin vendosur./Albeu.com/.

  • Udhëtoi drejt Turqisë për të punuar si kujdestare, por përfundoi në punonjëse seksi, historia tragjike e 26-vjeçares

    Udhëtoi drejt Turqisë për të punuar si kujdestare, por përfundoi në punonjëse seksi, historia tragjike e 26-vjeçares

    Ajo që Diana K. mendonte se ishte një ofertë e mirë pune në Turqi doli të jetë një gënjeshtër e madhe për ta bënte amvisen 26-vjeçare nga jugu i Kirgizisë skllave seksi. Diana, që nuk deshi të tregonte mbiemrin, akuzoi tri gra nga Kirgizia që tha se e shënjestruan atë për ta trafikuar, pretendim të cilin ajo ka tentuar që t’ia dëshmojë policisë. 26-vjeçarja tha se fillimisht iu afrua një e njohur, e quajtur Shahzada, e cila e bindi atë që duhej të shkonte për të punuar që të përmirësonte kushtet financiare.

    Kjo amvise është nënë e dy fëmijëve.

    “Ajo më pyeti: ‘Pse qëndron në shtëpi dhe pa punë? Eja të shkojmë jashtë ku mund të bëjmë para që të blejmë shtëpi’”, tha Diana për Current Time, një rrjet në gjuhën ruse që udhëhiqet nga Radio Evropa e Lirë në bashkëpunim me Zërin e Amerikës.

    “Më pas ajo më dha numrin e telefonit të mikes së saj, Mavluda, e cila më pas më kontaktoi dhe më tha që të shkoj në Stamboll, duke më premtuar një punë me pagë të mirë atje”. Diana, që jeton në qytetin Osh, tha se e ka përfunduar shkollën e mesme, por asnjëherë nuk ka pasur “një punë të mirë”. Familja e saj varet nga të ardhurat që siguron buri i saj, që punon në Moskë. Ajo vendosi që të pranonte ofertën e Mavludës për të punuar si kujdestare e një gruaje të moshuar turke, për një pagë mujore prej rreth 300 dollarësh.

    Oferta për punë asaj nuk iu duk e dyshimtë. Turqia është një destiancion mjaft popullor për emigrantet kirgize, shumica e të cilave punojnë si kujdestare për të moshuarit, si dado apo si mirëmbajtëse në familjet turke. Diana tha se vetëm pasi arriti në Stamboll në muajin shkurt, e kuptoi se kishte rënë viktimë e trafikantëve me qenie njerëzore. Në aeroportin e Stambollit, ajo u prit nga një grua tjetër, Umida, e cila e dërgoi Dianën në një shtëpi në lagjen Kumkapi të Stambollit.

    “Kur u zgjova në mëngjes, e pash që nuk e kisha pasaportën në çantë”, tha ajo. “Umida tha se mi kishte marrë dokumentet. Ajo shtoi se më ‘kishte blerë’ nga Mavluda për një shumë të madhe dhe se tani unë duhet të nxirrja ato para… Në dhomë më pas hynë dy burra dhe nisën të më ngufasnin. Më kërcënuan se do të më vrisnin nëse nuk do të punoja që të ktheja paratë që kishin paguar për të më blerë mua. Ata më thanë se askush nuk do të ma gjente trupin”.

    Diana tha se u trondit dhe u frikësua. Ajo nuk kishte asnjë dokument personal dhe nuk njihte askënd në Turqi.

    Një javë më vonë, ai arriti të largohej nga trafikantët e saj me “ndihmën e një të panjohuri” dhe kontaktoi policinë. Diana nuk tregoi shumë detaje për ikjen, por vetëm tha se Konsullata kirgize në Stamboll e ndihmoi që të kthehej në Kirgizi. Diana tani është kthyer në shtëpinë e saj në qytetin Osh, por ajo tha se nuk po mund t’i kthehet jetës që kishte më parë.

    Burri i saj i ka kërkuar divorcin dhe nuk po i përgjigjet thirrjeve të saj. Ai po ashtu ka kërkuar që të ketë kujdestarinë e plotë të fëmijëve të tyre. Diana tani po jeton me prindërit e saj. Motra e saj, Alina, tha se kjo përvojë tronditëse “ka ndryshuar krejtësisht dhe ka shkatërruar” jetën e motrës së saj të vogël. “Kurrë nuk e kam parë atë në një gjendje të tillë”, tha Alina. Prova të pamjaftueshme Duke kërkuar që trafikantët të dalin para drejtësisë, Diana ka bërë një denoncim në polici. Por, pas hetimeve fillestare, departamenti policor në Osh vendosi që të mos ndërmerrte asnjë veprim për shkak të mungesës së provave.

    “Ankuesja ka fluturuar më 20 shkurt nga aeroporti në Osh për në Turqi për të punuar. Më pas ajo u dëbua për në Kirgizi”, tha zëdhënësja e policisë, Nurperi Abdullaeva. “Ajo ka pretenduar se qytetarja kirgize M. e ka shituar atë dhe e ka bërë skllave seksi. Gjatë hetimeve fillestare, nuk janë gjetur të dhëna që tregonin se ndonjë nga veprimet e pretenduara të paligjshme janë kryer nga ajo qytetare”. Diana tha se e fajëson veten për gabimin që i kushtoi me martesën dhe jetën që kishte më herët. “Më vjen turp nga vetja. Nuk do të jem në gjendje ta shoh në sy burrin tim. Nuk jam në gjendje që t’i shoh fëmijët e mi në sy”, tha Diana. “Më vjen turp për atë që më ndodhi dhe që nuk mund të luftoja për veten time”.

    Gratë që shkojnë në shtete të huaja për të punuar kanë qenë temë e nxehtë në Kirgizi në dekadën e fundit, pasi numri i grave migrante vazhdimisht rritet. Muajin e kaluar, dy ligjvënës konservatorë kirgizë sugjeruan se Qeveria duhet të ndalojë gratë e pamartuara nën moshën 23-vjeçare që të udhëtojnë vetëm jashtë vendit për të punuar.

    Ligjvënësi kirgiz, Shailoobek Atazov.

    Politikanët Nadira Narmatova dh Shailoobek Atazov argumentuan se gratë e reja shpesh shfrytëzohen kur shkojnë jashtë vendit për të punuar. Ministria e Jashtme tha se vendosja e kufizimeve të tilla në udhëtim do të përbënte shkelje të Kushtetutës dhe shkelje të të drejtave të grave.

    Thirrje të ngjashme nga ligjvënës janë bërë edhe në të kaluarën dhe janë përcjell me dënime të ashpra dhe protesta nga aktivistët për të drejtat e grave.