Category: Bota

  • Anija me 1,000 ton kimikate përmbyset ,shtatë anëtarë ekuipazhi kanë vdekur dhe dy mbeten të humbur

    Anija me 1,000 ton kimikate përmbyset ,shtatë anëtarë ekuipazhi kanë vdekur dhe dy mbeten të humbur

    Të paktën shtatë anëtarë ekuipazhi kanë vdekur dhe dy mbeten të humbur kur një transportuese “acidi akrilik” me flamur koreano-jugor është përmbysur në brigjet e Japonisë.

    Anija që mbanë rreth 1,000 ton acid sipas raportimeve, u përmbys në dukje nga deti i keq, teksa një operacioni gjerë kërkim-shpëtimi ka nisur nga autoritetet.

    Katastrofa goditi mëngjesin e sotëm në orën lokale 07.00 Nuk ka detaje për gjendjen e dy të mbijetuarve.

    Ekuipazhi i transportueses Keoyoung Sun dërgoi një sinjal alarmi teksa anija nisi të kishte probleme pranë ishujve japonezë Mutsure.

    Pamje dramatike të publikuara nga mediat vendase tregonin anijen e përmbysur dhe helikopterin mbi të duke ngritur njerëz e materiale.

    Ekuipazhi i saj përbëhej nga dy koreano-jugorë, një qytetar kinez dhe tetë indonezianë.

    Mutsure gjendet pranë ishullit kryesor të Japonisë, Honshu dhe është rreth 1,000km larg kryeqytetit Tokio.

    Zyrtarët thanë se ngarkesa e anijes ishte “acid akrilik”, shkruan The SUN.

    Ende nuk janë dalluar gjurmë rrjedhjeje të lëndës helmuese në det dhe nëse kjo ndodh do të duhet të vendosen rrethues sigurie, thane zyrtaret.

  • Skan fund kërkimet për të zhdukurit nga moti i keq në jug të Francës (fotot)

    Skan fund kërkimet për të zhdukurit nga moti i keq në jug të Francës (fotot)

    “Ulja e nivelit të ujit do të thotë se mund të kërkojnë në vende që nuk mund të arrinim dje”, tha sot drejtuesi i zjarrfikësve Eric Agrinier në Russan ne Jug te Frances, ku tre njerëz janë të humbur nga stuhitë e ashpra që i kushtuan jetën pesë personave.

    Shumica e viktimave nga përmbytjet në juglindje të Francës ishin bllokuar nga uji i papritur në makinat e tyre në rajonet Gard e Hérault, thane autoritetet.

    Viktima e pesë që u gjet sot ishte një burrë i moshuar që u nxorr nga lumi Hérault, rreth 20 metra larg automjetit të tij, shkruan rrjeti AFP.

    Në fundjavë në rajon ishin mobilizuar qindra zjarrfikës në Gard, me qen nuhatjeje dhe mjete ajrore, në kërkim të të zhdukurve nga tragjedia.

    Prefekti Frédéric Loiseau fliste për “humbje dramatike njerëzore’ teksa stuhia kishte shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale, prandaj sipas tij mund të kishim të bënim me “sjellje njerëzore jo plotësisht të përshtatur”, duke kaluar një pjesë të fajit te viktimat.

    Gard dhe disa departamente të tjera ishin vendosur në gjendje emergjence meteorologjike prej të shtunës./AFP/

  • Video/ Shoferja shpëtohet mrekullisht nga kamioni i varur në urë pas aksidentit në Kentucky

    Video/ Shoferja shpëtohet mrekullisht nga kamioni i varur në urë pas aksidentit në Kentucky

    Një shofere e një mjeti të rëndë rural është shpëtuar në mënyrë dramatike nga zjarrfikësit teksa automjeti i saj varej duke u lëkundur nga një urë dje në Kentucky, SHBA.

    Një aksidenti i shumëfishtë dje pasdite në urën Clark Memorial mbi lumin Ohio River përfshiu tre mjete të tjera, duke dërguar kamionin jashtë anës së urës.

    Shoferja është dërguar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën sipas raportimeve, ndërsa dhe një tjetër person i përfsirë në aksident është shtruar në spital, shkruan rrjeti vendas CBS WLKY.

    Zjarrfikësat e Louisville thanë se rreth 30 efektivë punuan në skenën e aksidentit teksa kishin nxjerrë shoferen e mjetit të varur në ajër duke zbritur te ajo me litarë.

    Pamjet dramatike tregojnë sesi zjarrfikësi ulet me litarë te gruaja në kabinën e mjetit dhe më pas e ngre bashkë me veten për ta shpëtuar.

    Ata shtonin se ishin stërvitur për situata të tilla dhe se pas shpëtimit drejtuesja e mjetit ishte e ndërgjegjshme dhe lutej për atë që i kishte ndodhur.

  • Polici maskohet si arush për Shën Valentin, arreston trafikanten e drogës

    Polici maskohet si arush për Shën Valentin, arreston trafikanten e drogës

    Në prag të Ditës së Shën Valentinit, një oficer policie në Peru, i maskuar si një nga personazhet e serialit të animuar Care Bears, simuloi dërgimin e luleve dhe çokollatave tek një grua që dyshohet se shiste drogë në Lima.

    Policë të tjerë u maskuan si punëtorë për të detyruar shitësen e dyshuar të drogës të largohej nga shtëpia e saj.

    Pasi pa arushin pelushi me dhuratat, gruaja largua nga shtëpia e saj dhe doli jasht, gjë që çoi në arrestimin e saj. Policia tha se dy grave u gjetën me më shumë se 1500 porcione kokaine gjatë arrestimeve.

    Kjo metodë arrestimi nuk është e panjohur në Perus. Krishtlindjet e kaluar, një nga oficerët e tyre u maskua si Santa Claus për të kapur kriminelët.

  • Panik në ajër, pasagjeri tenton të hapë derën e avionit

    Panik në ajër, pasagjeri tenton të hapë derën e avionit

    Pasagjerët e një avioni janë përballuar me momente frikë dhe ankthi, pas një burrë u përpoq të hapte derën e avionit pak pas nisjes.

    Ai pësoi një sulm paniku, duke bërtitur dhe i duke i kërkuar ekuipazhit të hapte derën e avionit.

    Turisti kanadez Wong Sai Heung, 40 vjeç shkaktoi panik ndërsa avioni ishte në mes të nisjes nga Aeroporti Ndërkombëtar Chiang Mai në Tajlandë të mërkurën, më 7 shkurt.

    “Nuk isha mirë. Kisha panik dhe mendova se do të vdisja”, tha 40 vjeçari pas arrestimi.

  • Detaje nga vrasja e biznesmenit grek, viktima u qëllua me të paktën 15 plumba

    Detaje nga vrasja e biznesmenit grek, viktima u qëllua me të paktën 15 plumba

    Biznesmeni Christos Gialia, i cili u ekzekutua mbrëmjen e së mërkurës në Mandra pranë banesës së tij, është qëlluar me të paktën 15 plumba.

    Atentatorët më pas i kanë vënë zjarrin makinës së viktimës dhe kanë hedhur kallashnikovin me të cilin kryen krimin brenda automjetit. Trupi i viktimës është gjetur i karbonizuar brenda mjetit ku udhëtonte në rrugën “Agia Aikaterini”.

    Qëllimi i autorëve ishte që të shkatërronin sa më shumë gjurmë, pasi e dinin që zjarrfikësit do të hidhnin ujë për të shuar zjarrin në automjetin që digjej.

    Vrasja ka ndodhur në një distancë më pak se 200 metra nga shtëpia e biznesmenit dhe dyshohet se autorët kishin ndjekur lëvizjet e tij.

    Policia greke ka nisur hetimet për kapjen e autorëve që u larguan nga vendngjarja me motor

  • U përfol gjatë për origjinën e tij a është greke apo shqiptare, Pirro Dhima martohet me Afërdita Skafida

    U përfol gjatë për origjinën e tij a është greke apo shqiptare, Pirro Dhima martohet me Afërdita Skafida

    Ish-peshëngritësi i njohur Pirro Dimas dhe Afërdita Skafida janë martuar ditën e shtunë në një ceremoni, ku ishin vetëm familjarët dhe rrethi i ngushtë në kishën e Agios Georgios në Kavouri.

    Çifti është duke pritur fëmijët e tyre të parë, ndërkohë që Pirro Dhima ka katër fëmijë të tjerë nga martesa e tij e parë. Lajmi për martesën e tyre u bë e ditur nga postimet në rrjetet sociale që bënë miqtë e çiftit.

    “Afërdita më bëri të buzëqesh sërish. Ajo është një person shumë i ngrohtë, shumë i ëmbël, ka shumë dashuri në vete. Nuk është e lehtë të gjesh një burrë që të kupton dhe ti e kupton. Jam i lumtur, më bën të lumtur. Po thosha se nuk mund të gjej dikë që të më kuptojë se si ndihem. Nuk është aspak e lehtë të gjesh njeriun tënd”, ka theksuar në një intervistë të fundit Pirro Dhima.

    Pirro Dhima është ish-peshëngritësi i cili ka bërë bujë me deklaratat për origjinën e tij. Në një intervistë të mëhershme shkaktoi reagime të shumta nga të dyja anët e kufirit. “Unë jam një grek i lindur në Shqipëri”. Ishte kjo përgjigja që Pirro Dhima i dha gazetares greke Elena Akrita, e cila e cilësonte me origjinë shqiptare.

    Për të sqaruar debatin, por edhe periudhën që kaloi në Shqipëri derisa u largua për në Greqi, Pirro Dhima foli në një intervistë të gjatë për një nga mediat e vendit fqinj.

    “Unë jam grek i lindur në Shqipëri, në Himarë nga gjyshi te gjyshi nga nëna dhe babai“, sqaron ai. “Kjo është nderi im dhe krenaria ime” vijoi më tej ai duke u ndaluar më pas te intervista që bëri bujë.

    “Zonja Akrita shkroi një artikull në favorin tim dhe e falënderoj për fjalët e saj të mira. Por jo me origjinë shqiptare! Unë jam grek nga gjyshi te gjyshi. Unë nuk kam asnjë lidhje me shqiptarët”, u shpreh ai në atë kohë.

  • E rëndë në Turqi/ Rrëzohet helikopteri i policisë, dy persona të vdekur dhe një i plagosur

    E rëndë në Turqi/ Rrëzohet helikopteri i policisë, dy persona të vdekur dhe një i plagosur

    Shkaku i rrëzimit të helikopterit do të përcaktohet pas hetimeve

    Një helikopter i policisë turke është rrëzuar në Gaziantep.

    Shefi i policisë pilot Cemil Gylen dhe piloti i kontraktuar Levent Öztürk humbën jetën në këtë aksident, ndërsa një teknik mbeti i plagosur.

    Helikopteri i cili u ngrit nga Hatay për të shkuar në Gaziantep, humbi kontaktet rreth orës 22:49, pranë fshatit Kartal në rrethin Nurdağı, në orën 22.49.

    Ekipet e kërkim-shpëtimit, UMKE, AFAD, xhandarmëria dhe mjekësore janë dërguar në zonën ku helikopteri kishte kontaktet e fundit.

    Pasi ekipet mbërritën, helikopteri ishte shkatërruar plotësisht. Tekniku i helikopterit, i cili mbeti i plagosur, është dërguar në spital me ambulancë pas ndihmës së parë.

    Deklarata zyrtare për aksidentin erdhi nga ministri i Punëve të Brendshme Ali Yerlikaya. Duke bërë një deklaratë në llogarinë e tij në rrjetet sociale, Yerlikaya tha: Zoti i mëshiroftë pilotët tanë heronj dhe u shpreh ngushëllimet e mia familjeve të tyre, kombit tonë të dashur dhe departamentit tonë të policisë. U lartësofshin dëshmorët tanë. Uroj shërim të shpejtë. për policin tonë të plagosur.

    Shkaku i rrëzimit të helikopterit do të përcaktohet pas hetimeve.

  • ‘Ushtria’ e majmunëve pushton Tajlandën, qytetarët kyçin bizneset dhe mbyllen në shtëpi!

    ‘Ushtria’ e majmunëve pushton Tajlandën, qytetarët kyçin bizneset dhe mbyllen në shtëpi!

    Disa vendas u larguan, ndërsa të tjerët u detyruan të mbylleshin në shtëpitë e tyre në një përpjekje të dëshpëruar për t’u mbrojtur nga majmunët.

    Mijëra majmunë të llojit ‘makak’ kanë “pushtuar” një qytet në Tajlandën qendrore, duke detyruar disa dyqane dhe biznese të mbyllen. Siç raporton gazeta The Sun, një ‘ushtri’ prej 3500 majmunësh pushtoi qendrën e qytetit, duke i detyruar vendasit të largoheshin, të mbyllnin dyqanet e tyre, duke larguar turistët.

    Disa vendas u larguan, ndërsa të tjerët u detyruan të mbylleshin në shtëpitë e tyre në një përpjekje të dëshpëruar për t’u mbrojtur nga majmunët.

    “Ne jetojmë në kafaz, majmunët janë jashtë,” i tha AFP banorja e Loppuri, Kuljira Taechawattanawanna.

    Fillimisht, vendasit u përpoqën t’i mbanin kafshët agresive larg duke i siguruar ushqim, por ky plan dështoi, duke i bërë makakët edhe më të dhunshëm.

    Departamentit të Parqeve Kombëtare të Tajlandës i është dashur të fillojë një program sterilizimi me shpresën se do të frenojë popullsinë e majmunëve të qytetit, e cila njeh vetëm rritje të shpejtë.

  • Testohet çipi me Wi-Fi në tru, Elon Musk: Prova e parë u krye me sukses te një pacient

    Testohet çipi me Wi-Fi në tru, Elon Musk: Prova e parë u krye me sukses te një pacient

    Miliarderi amerikan Elon Mask pretendon se firma e tij “Neuralink“ ka arritur për të parën herë të vendosë me sukses në trurin e njeriut një mikroçip që merr komanda nga larg me valë “Wi-Fi”. Mask shkruan në rrjetin social “X” në pronësi të tij se ky mikroçip i është vendosur një personi me ndërlikime të sistemit nervor.

    Në provat e para, truri i tij ka bashkëvepruar shumë mirë me mikroçipin. Përmes lidhjes me komputerin dhe pajisjet e tjera elektronike pacienti është në rrugë të mbarë drejt shërimit – shkruan ndër të tjera Mask. Produktin e ka emërtuar “Telepatia”.

    Megjithatë, shkencëtarët thonë se duhet treguar kujdes nëse flitet që tani për sukses, pasi rezultatet e vërteta shfaqen në një plan afatgjatë. Në Europë dhe Shtetet e Bashkuara janë duke testuar pajisje të ngjashme me mikroçip tek pacientët me probleme të sistemit nervor. Një prej rasteve të publikuara vitin e kaluar në revistën Nature, është në Zvicër kur Shkolla Politeknike e Lozanës arriti kthjë aftësinë e të ecurit më këmbë, një pacienti të paralizuar.