Category: Bota

  • “Do mbrojmë vendin nga agresorët!”/ Serbia me sistem anti-dronë nga Rusia: Jemi superfuqi e tankeve!

    “Do mbrojmë vendin nga agresorët!”/ Serbia me sistem anti-dronë nga Rusia: Jemi superfuqi e tankeve!

    Vuçiç njoftoi për sistemin e ri anti-dron disa javë pasi Shtetet e Bashkuara pranuan një kërkesë nga Kosova për blerjen e raketave anti-tanke

    Ndërsa Kosova po përpiqet të fuqizojë kapacitetet ushtarake me ndihmën e Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara, Serbia mbështetet tek aleati historik Rusia. Presidenti Aleksandër Vuçiç njoftoi të martën se Beogradi do ta prezantojë muajin e ardhshëm një sistem për mbrojtje ndaj dronëve, të quajtur Repellent, të cilin e ka blerë nga Moska.

    Prezantimi i tij do të behet në Festën Kombëtare të Serbisë më 15 shkurt në qytetin jugor Nish. Gjatë një vizite në kazermën Topçider në kryeqytetin serb më 30 janar, Vuçiç u zotua se do të mbrojnë vendin nga çdo agresor i mundshëm.

    “Ne po përgatitemi të shpëtojmë vendin tonë, pasi në kushtet aktuale nëse nuk ke një ushtri të fuqishme, nuk do të kesh as komb e as shtet. Duhet të fuqizojmë siç duhet mbrojtjen tonë dhe konceptin e të ashtuquajturës mbrojtje totale.”, tha Vuçiç.

    Sipas tij, nga buxheti i Serbisë janë ndarë para për 701 sisteme komplekse të armëve nga industria vendase, ndërsa mbi 850 të tjera do të sigurohen javën e ardhshme. Ai përsëriti se Serbia është një “superfuqi rajonale e tankeve” dhe se është “afër kompletimit të baterisë së tretë të sistemit raketor të mbrojtjes ajrore, FK-3, nga Kina”.

    Vuçiç njoftoi për sistemin e ri anti-dron disa javë pasi Shtetet e Bashkuara e pranuan një kërkesë nga Kosova për blerjen e raketave anti-tanke Javelin, e pas marrëveshjes ushtarake me Turqinë. Të martën, në po të njëjtin event ku ishte i pranishëm edhe kreu i Republikës Serbska, Milorad Dodik, ministri serb i Mbrojtjes, Milos Vuçeviç lëshoi një paralajmërim të fortë, lidhur me marrëveshjen Kosovë – Turqi.

    “Gjykata e Lartë dhe Ministria e Mbrojtjes, që është Shteti i Serbisë do të përgjigjen në mënyrën e duhur, jo vetëm politikisht, por edhe duke përshtatur kapacitetet tona ndaj sfidave, rreziqeve e madje edhe kërcënimeve ndaj atdheut tonë.”, deklaroi Vuçeviç.

    Sipas tij, pyetja që ngrihet është për kë dhe për çfarë po armatoset, e ashtuquajtura ushtria e Kosovës.

  • Sulmohet me dron baza amerikane në Jordani, vriten 3 ushtarë, 25 të plagosur

    Sulmohet me dron baza amerikane në Jordani, vriten 3 ushtarë, 25 të plagosur

    Tre ushtarë amerikanë janë vrarë dhe 25 janë plagosur në një sulm me dron në Jordani.

    Komanda Qendrore e SHBA tha në një deklaratë se viktimat u shkaktuan nga një sulm me dron në një bazë në Jordaninë verilindore, pranë kufirit me Sirinë.

    Kjo është hera e parë që ushtarë amerikanë vriten në rajon pas sulmit të Hamasit në Izrael më 7 tetor.Vrasja e tre amerikanëve në Kullën 22 në Jordani pranë kufirit me Sirinë është një përshkallëzim i rëndësishëm i një situate tashmë të pasigurt në Lindjen e Mesme.

    Që nga e premtja ka pasur më shumë se 158 sulme ndaj forcave të SHBA-së dhe të koalicionit në Irak dhe Siri, megjithëse zyrtarët e kanë përshkruar breshërinë e vazhdueshme të dronëve dhe raketave si të pasuksesshme, pasi ato shpesh nuk kanë shkaktuar lëndime serioze ose dëmtime në infrastrukturë.

    Është e paqartë pse mbrojtja ajrore nuk arriti të zbulonte dronin, i cili duket të jetë sulmi i parë i njohur në Kullën 22 që nga fillimi i sulmeve ndaj forcave të SHBA-së dhe koalicionit më 17 tetor.

  • Kina hedh poshtë pretendimet e Vietnamit për ishujt e Detit të Kinës Jugore

    Kina hedh poshtë pretendimet e Vietnamit për ishujt e Detit të Kinës Jugore

    Ministria e Jashtme kineze tha të mërkurën se pretendimet e Kinës për ishujt Paracel dhe Spratly në Detin e Kinës Jugore u mbështetën nga “historia”

    Ministria e Jashtme kineze tha të mërkurën se pretendimet e Kinës për ishujt Paracel dhe Spratly në Detin e Kinës Jugore u mbështetën nga “historia” pasi Vietnami gjatë fundjavës përsëriti se kishte prova të mjaftueshme për të pretenduar sovranitetin mbi ishujt.

    Ishujt Paracel dhe Spratly, të njohur si ishujt Hoang Sa dhe Trong Sa në Vietnam, janë në Detin e Kinës Jugore, një rrugë ujore detare globale e ngarkuar, pothuajse e gjitha pretendohet nga Kina. Vietnami, Malajzia, Filipinet, Tajvani dhe Brunei janë ndër pretenduesit e tjerë.

    Vietnami ka “bazë të plotë ligjore dhe prova të shumta historike” për të pohuar sovranitetin e tij mbi dy zinxhirët e ishujve, tha ministria e tij e jashtme të shtunën, në përgjigje të një pyetjeje nga media mbi “pushtimin” e Kinës në ishujt Paracel në 1974.

    “Sovraniteti i Vietnamit mbi Ishujt Hoang Sa është vendosur që të paktën në shekullin e 17-të në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe ushtrohet në mënyrë paqësore, të vazhdueshme dhe publike nga shtetet e njëpasnjëshme vietnameze,” tha ai.

  • Panik në rrugët e Stambollit, një burrë goditi me thikë 11 kalimtarë të rastit

    Panik në rrugët e Stambollit, një burrë goditi me thikë 11 kalimtarë të rastit

    Një burrë ka shkaktuar panik nëpër rrugët e Stambollit, pasi goditi me thikë 11 persona.

    Sipas dëshmive, personi i paidentifikuar është afruar tek kalimtarët dhe pa u thënë asgjë, ka nxjerrë thikën dhe i ka plagosur në pjesë të ndryshme të trupit.

    Dëshmitarët thanë se sulmuesi filloi të godiste me thikë në rrugët e lagjes Esenyurt në orën 10 të mëngjesit dhe vazhdoi për disa orë.

    Forcat e policisë vijojnë kërkimin e tij ndërsa të plagosurit janë dërguar për mjekim në spitalet e Stambollit.

  • “Mund ta ndaloj luftën brenda 24 orëve”/ Deklarata e Trump, Zelensky e “sfidon”: Hajde në Kiev dhe…

    “Mund ta ndaloj luftën brenda 24 orëve”/ Deklarata e Trump, Zelensky e “sfidon”: Hajde në Kiev dhe…

    Trump ka deklaruar se nëse do të ishte president, ai mund t’i jepte fund luftës në Ukrainë menjëherë

    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar në lidhje me deklaratën e ish-presdientit të SHBA-vë, Donald Trumb, i cili më herët tha se mund ta ndalonte luftën me Rusinë brenda 24 orëve.

    Në reagimin e tij, Zelensky e ka ftuar Trump të vizitojë Kievin, por duke vendosur një kusht. Dhe sigurisht, kushti është që ish-presidenti amerikan të ndalojë luftën me Rusinë brenda 24 orëve, siç ai ka premtuar dikur.

    Trump ka deklaruar se nëse do të ishte president, ai mund t’i jepte fund luftës menjëherë duke këmbëngulur se Zelensky dhe presidenti rus Vladimir Putin do bien dakord për një zgjidhje, pasi ai ka një marrëdhënie të mirë me të dy udhëheqësit.

    Trump, gjatë karrierës së tij politike, vazhdimisht ka kritikuar Putinin, i cili i shpalli luftë Ukrainës në shkurt 2022.

    “Po, ju lutem, Donald Trump, ju ftoj në Ukrainë, në Kiev. Nëse mund ta ndaloni luftën gjatë 24 orëve, mendoj se do të mjaftojë të vini në Kiev. Nëse Trump ka një formulë për përfundimin e luftës, dua ta di se cila është ajo”, tha Zelenskyy, në një intervistë.

  • Putin zhytet në temperatura -14 gradë

    Putin zhytet në temperatura -14 gradë

    Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka lënë mënjanë pallton e ngrohtë dhe është zhytur në ujërat e akullt për të shënuar festën ortodokse të Epifanisë.

    Temperaturat shënojnë minus 14 gradë Celsius në pishinën në formë kryqi. Sipas ritualit, Putin u zhyt tre herë në emër të Atit , Birit dhe Shpirtit të Shenjtë. Bashkë me liderin 71 vjecar në ujin e ftohtë o hodhën shumë besimtarë të të gjitha moshave për të festuar ditën e shënuar për Kishën Ortodokse.

    Kjo nuk është hera e parë që Putin merr pjesë në ritual, ai e bën këtë thuajse çdo vit.

    Epifania është një nga festat më të njohura në Rusi, pas Krishtlindjeve dhe Pashkëve, dhe sipas traditës ruse, burrat dhe gratë zhyten në ujë tre herë për të simbolizuar Trininë e Shenjtë.

    Rusia ndjek Kalendarin e Vjetër, kështu që këtë vit e festoi Epifaninë më 19 janar.

  • SHBA dhe Europa “ngrijnë”, Australia “digjet” nga vapa 47 gradë

    SHBA dhe Europa “ngrijnë”, Australia “digjet” nga vapa 47 gradë

    Pjesë të mëdha të Shteteve të Bashkuara dhe të Europës përballen me pamjen e vërtetë të dimrit, me reshje të dendura bore e kaos të qarkullimit, Australia bën llogaritë me një valë ekstreme të nxehti.

    Rajonet perëndimore të vendit kërcënohen nga përvëlimi dhe rreziku i madh i zjarreve.

    Zyra australiane e Meteorologjisë lëshoi sot një “paralajmërim për nxehtës ekstreme” në rajonet e largëta Pilbara dhe Gascoyne, duke paralajmëruar se temperaturat atje mund të kapërcejnë 40 gradët gjatë fundjavës.

    Në qytetin minerar Pilbara të Paraburdoo, rreth 1500 km në veri të kryeqytetit Perth, një temperaturë maksimale prej 47 gradë Celsius është parashikuar për sot, apo më shumë se gjashtë gradë mbi maksimumin mesatar për janarin, raporton Reuters.

    Moti i nxehtë rrit rrezikun e zjarreve në një sezon tashmë me rrezik të lartë mes fenomenit të motit “El Nino”, i cili zakonisht shoqërohet me ngjarje ekstreme të motit si zjarret, ciklonet dhe thatësira.

    Paralajmërimi ka ardhur pasi qindra zjarrfikës luftuan me një zjarr të furishëm pranë Perthit mes temperaturave të larta në fillim të këtij muaji, duke shkaktuar evakuime masive.

    Dy sezonet e fundit të zjarreve megjithatë në Australi kanë qenë të buta në krahasim me “verën e zezë” të zjarreve 2019-2020. që shkatërroi një zonë sa Turqia, vrau 33 njerëz, tre miliardë kafshë dhe shumë jovertebrorë.

  • Moti i keq ‘paralizon’ Gjermaninë, shkollat mbeten të mbyllura, probleme me transportin

    Moti i keq ‘paralizon’ Gjermaninë, shkollat mbeten të mbyllura, probleme me transportin

    Moti i keq Gjermani vijon të krijojë probleme, teksa Shërbimi Federal i Motit (DWD) jep alarmin për reshje bore të vazhdueshme dhe ndonjëherë të dendura dhe breshër në Gjermaninë qendrore nga rajoni i Këlnit deri në Turingi.

    “Presim sasi të mëdha bore, si stuhi, deri në 30 centimetra brenda 24 orëve”, njoftoi Shërbimi të enjten (18/1) dhe foli për rrezikun e “problemeve të theksuara në trafik”. Megjithatë kushtet pritet të zbuten nga mbrëmja.

    Gjatë natës, qindra makina u bllokuan në autostrada në Hesse dhe Rheinland-Pfalz për shkak të borës së madhe dhe ngricave.

    Ekuipazhet e urgjencës u siguruan shoferëve batanije dhe pije të nxehta, tha policia. Me qindra aksidente të vogla të shkaktuara dje për shkak të ngricave në shumë zona, pasi në rrugë dhe trotuare ishte krijuar akull, ndërsa një burrë humbi jetën në Mecklenburg-Pomerania, kur u përplas nga një makinë që më parë kishte dalë nga ajo korsi për shkak të gjendjes së sipërfaqes së rrugës.

  • E trishtë! 2-vjeçari vdes nga uria pranë babait të vdekur, shërbimet sociale nuk e vunë re në shtëpi

    E trishtë! 2-vjeçari vdes nga uria pranë babait të vdekur, shërbimet sociale nuk e vunë re në shtëpi

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Britani, ku një 2 vjeçar ka vdekur nga uria pranë trupit të babait të tij të vdekur.

    Babai besohet se ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak, dy javë më parë.

    Mësohet se një punonjëse sociale, bëri një vizitë rutinë në shtëpi më 2 janar dhe kur nuk mori asnjë përgjigje.

    Dy ditë më vonë, më 4 janar, shkoi sërish një punonjës social, por as këtë herë nuk mori asnjë përgjigje.

    Trupat e babait dhe të fëmijës u gjetën deri më 9 janar, kur vetë punonjësja sociale përdori një çelës nga pronari për të hyrë në shtëpi.

    Nëna 43-vjeçare e vogëlushit e pa për herë të fundit djalin e saj para Krishtlindjeve pas një grindjeje me ish-in e saj, ku familja fajësonte shërbimet sociale.

    Familja e shkatërruar e djalit të vogël fajëson shërbimet sociale, pasi ata shkuan në shtëpi dy herë, por nuk e kuptuan.

  • Të paktën 4 të vdekur dhe 6 të plagosur në sulmin me raketa të Iranit në Irakun verior

    Të paktën 4 të vdekur dhe 6 të plagosur në sulmin me raketa të Iranit në Irakun verior

    Të paktën “katër civilë” u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën në Kurdistanin irakian në sulmet me raketa të Gardës Revolucionare të Iranit mbrëmë, njoftuan autoritetet e rajonit autonom në orët e para të mëngjesit.

    “Garda Revolucionare e Iranit gjuajti raketa balistike në zonat civile në Arbil, duke vrarë katër civilë dhe duke plagosur gjashtë të tjerë”, tha Këshilli i Sigurimit i Kurdistanit.

    Pak kohë më parë, fraksioni politik në pushtet në Erbil, Partia Demokratike e Kurdistanit (KDP), njoftoi vdekjen e civilëve, duke përfshirë një biznesmen të pasurive të patundshme dhe anëtarët e familjes së tij.

    Garda Revoluciona e e Iranit njoftoi se ata kishin nisur sulme me raketa balistike kundër qendrave të spiunazhit dhe “vendeve të grumbullimit të grupeve terroriste anti-iraniane” pranë Arbilit në Irakun verior, duke pretenduar se kishin shkatërruar “selinë e spiunazhit të Mosadit izraelit në Kurdistanin irakian”, sipas agjencia Fars news.

    “Garda identifikoi dhe shkatërroi zonat e grumbullimit të komandantëve dhe vendndodhjet e tjera me raketa balistike në përgjigje të mizorive të fundit terroriste në Iran”, thuhet në të njëjtën deklaratë.

    Objektivat e sulmit, sipas Gardës Revolucionare, ishin gjithashtu pozicione të grupit xhihadist të Shtetit Islamik, i cili mori përgjegjësinë për bombardimin e 3 janarit në qytetin iranian të Kermanit që vrau afro 100 njerëz gjatë një ceremonie në kujtim të gjeneralit Qassem Soleimani.

    Sulmet me raketa në Irak nuk goditën objektet amerikane

    Sulmet me raketa në Kurdistanin irakian nuk goditën objektet amerikane dhe nuk u raportuan viktima amerikane, thanë dy zyrtarë të qeverisë amerikane për agjencinë e lajmeve Reuters.

    Garda Revolucionare më herët njoftoi se kishin nisur sulmet me raketa balistike pranë Arbilit në Irakun verior si hakmarrje për sulmin në Kerman.

    Zyrtarët në administratën e Presidentit Joe Biden nuk pranuan të komentojnë më tej.

    Shpërthime u dëgjuan në një zonë rreth 40 kilometra në verilindje të Arbilit, në rajonin gjysmë autonom të Kurdistanit të Irakut, sipas burimeve në zonë. Kjo zonë është shtëpia e një konsullate amerikane dhe rezidenca janë gjithashtu të vendosura.