Category: Bota

  • Shkundet toka dhe banesat, momenti kur tërmeti 7.8 ballë godet brigjet në Japoni

    Shkundet toka dhe banesat, momenti kur tërmeti 7.8 ballë godet brigjet në Japoni

    Një tërmet me magnitudë 7.4 ka goditur brigjet e Japonisë qendrore-perëndimore, duke bërë që autoritetet të shpallin një paralajmërim për cunami. Tërmetit të fortë i ka paraprirë një goditje e parë me magnitudë 5.5 ballë në të njëjtën zonë. Nuk ka ende të dhëna për viktima, të lënduar apo dëme materiale.

    Autoritetet japoneze kanë urdhëruar popullsinë që të evakuojë zonën e goditur nga tërmeti. Të gjithë banorët duhet të evakuohen menjëherë në tokat më të larta,” tha transmetuesi kombëtar NHK pasi tërmeti goditi rajonin Noto të prefekturës Ishikaëa.

    Tërmeti mund të shkaktojë dallgë cunami deri në pesë metra të larta përgjatë bregut perëndimor të vendit, brenda 300 kilometrave nga epiqendra e tërmetit, njoftuan agjencitë amerikane dhe japoneze.

    “Dallgët e rrezikshme të cunamit të krijuara nga ky tërmet janë të mundshme brenda 300 km nga epiqendra përgjatë bregut të Japonisë”, tha Qendra e Paralajmërimit të Tsunamit në Paqësor me bazë në Hawaii.

    Pamjet nga transmetuesi japonez NHK tregojnë momentin kur tërmeti tronditi vijën bregdetare në prefekturën Ishikawa.

  • Venecia merr një tjetër vendim për të shmangur grupet e mëdha të turistëve

    Venecia merr një tjetër vendim për të shmangur grupet e mëdha të turistëve

    Venecia do të ndalojë altoparlantët dhe grupet turistike me më shumë se 25 persona. Një vendim i tillë ka ardhur me qëllimin për të lehtësuar ndikimin e turizmit masiv në qytetin italian. Rregullat e reja do të hyjnë në fuqi nga qershori.

    Përdorimi i altoparlantëve është ndaluar pasi ato mund të “sjellin konfuzion dhe shqetësime”, thuhet në deklaratë. Elisabetta Pesce, zyrtarja përgjegjëse për sigurinë e qytetit, tha se politikat e fundit “kanë për qëllim përmirësimin e menaxhimit të grupeve të organizuara në qendrën historike”.
    Mbi-turizmi njihet gjerësisht si një çështje urgjente për Venecian, një nga vendet më të vizituara në Evropë.

    Për këtë arsye, në shtator, Venecia miratoi një tarifë prej 5 € (4,30 £; 5,35 dollarë) për vizitorët ditorë.

    Qyteti është vetëm 7.6 km katror, por ai priti pothuajse 13 milionë turistë në 2019, sipas institutit kombëtar të statistikave italiane. Numri i vizitorëve pritet të tejkalojë nivelet para pandemisë në vitet e ardhshme.

    Në fillim të këtij viti, UNESCO tha se qyteti duhet të shtohet në listën e vendeve të trashëgimisë botërore në rrezik , pasi ndikimi i ndryshimeve klimatike dhe turizmit masiv kërcënojnë të shkaktojnë ndryshime të pakthyeshme në të.

  • Vdiq natën e Krishtlindjes në Ukrainë, mesazhi prekës i mjekes 26-vjeçare para se të humbte jetën

    Vdiq natën e Krishtlindjes në Ukrainë, mesazhi prekës i mjekes 26-vjeçare para se të humbte jetën

    Katherine Mielniczuk ia kushtoi jetën ndihmës së të tjerëve

    Një grua britanike që ishte mjeke vullnetare në Ukrainë, ndau një mesazh prekës vetëm një ditë para se të vdiste në prag të Krishtlindjeve.

    Katherine Mielniczuk ia kushtoi jetën ndihmës së të tjerëve për gati dy vjet në vijën e parë të luftës, pasi Rusia nisi një pushtim në shkallë të plotë në shkurt 2022.

    26-vjeçarja, e cila ka lindur në jug të Londrës dhe e njohur si Kasia, rrezikoi jetën e saj duke udhëtuar në zonat më të paqëndrueshme të luftës për të ndihmuar ata në nevojë.

    Ajo madje fitoi pseudonimin ‘Apache’ për përpjekjet e saj të guximshme, duke ofruar furnizime mjekësore dhe ndihmë urgjente për luftëtarët e plagosur ukrainas dhe të huaj. Kasia u gjet e vdekur në shtratin e saj në orët e hershme të natës së Krishtlindjes në Ukrainën lindore, tha familja e saj të premten dhe vdekja e saj nuk po trajtohet si e dyshimtë.

    Më pak se 24 orë më parë, Kasia kishte shpërndarë një postim prekës në Facebook, i cili doli të ishte i fundit.

    Në mesazhin e publikuar ajo u kërkoi ndjekësve të saj të dinin rëndësinë e vullnetarëve, pasi shumë prej tyre nuk mund të ktheheshin në shtëpi apo të festonin Krishtlindjet.

    “Pasojat mendore, fizike dhe financiare të luftës janë katastrofike dhe një fjalë e mirë mund të ketë fuqi të jashtëzakonshme për ne, kur po humbasim shpresën dhe po shohim tragjedi çdo ditë. Ne kemi prioritet luftën për një Ukrainë të lirë, për një të ardhme të begatë dhe të frytshme për fëmijët ukrainas”, ishte mesazhi i saj.

    Pas diplomimit për kimi në Universitetin e Bristolit, Kasia vazhdoi të shërbente në repartin 151 të Forcave të Operacioneve Speciale.

    Familja e saj tha: Ajo ia kushtoi jetën e saj ndihmës së të tjerëve, si mjeke, si shkencëtare dhe studiuese dhe si mik. Ajo doli vullnetare 18 muajt e fundit në Ukrainë, duke punuar në ndihmë logjistike dhe si mjeke luftarake në të gjithë vendin. Kasia është zhdukur, por ngrohtësia, dashuria dhe hiri i pafund që ajo solli në botë nuk do të humbasë kurrë.”

  • “Trump 2.0”, fatkeqësia e radhës që do ta bëjë botën të vuajë

    “Trump 2.0”, fatkeqësia e radhës që do ta bëjë botën të vuajë

    “The Economist” deklaroi se “Donald Trump përbën rrezikun më të madh për botën në vitin 2024”

    Çdo vit ka rëndësi, çdo vit është thelbësor dhe çdo vit sjell surpriza, të mira dhe të këqija. Por është e pamundur t’i shpëtojmë ndjenjës se bota është buzë një gremine dhe se në vitin 2024 ne ose do të bëjmë një hap përpara, duke përmbysur rendin botëror, ose një hap prapa, duke u kthyer në një version të “normalitetit”.

    Kështu e nis prestigjozja amerikane “CNN” artikullin, ku bën një parashikim për vitin që vjen. Pa dyshim, zgjedhjet në SHBA janë një nga shqetësimet mbizotëruese sot në mbarë globin.

    Në fakt, revista “The Economist” deklaroi se “Donald Trump përbën rrezikun më të madh për botën në vitin 2024”, duke e përshkruar atë si një “hije” që shfaqet mbi të gjithë ne. Zgjedhjet do të përcaktojnë nëse presidenca kaotike e Trump me tiparet e saj autoritare ishte vetëm një rast i historisë së SHBA-së , apo nëse është presidenca Joe Biden një pauzë katërvjeçare në “rrëshqitjen” e Amerikës në izolacionizëm autoritar. Përgjigja do të ketë pasoja të rënda në të gjithë globin.

    “Festë” për autokratët

    Një presidencë e dytë e Trump me siguri do të ishte më ekstreme në shumë fronte. Ish-presidenti është zotuar të përdorë Departamentin e Drejtësisë për të kërkuar hakmarrje ndaj kundërshtarëve politikë, duke minuar institucionet amerikane, duke nënvlerësuar demokracinë dhe duke “flirtuar” me diktaturën. Këto veprime do të forconin ata që pretendojnë se demokracia e stilit perëndimor është një sistem i dështuar, duke forcuar bllokun në zhvillim të autokracive antiperëndimore: Rusinë, Kinën, Iranin dhe Korenë e Veriut, një ekip tiranësh që kërkojnë të sfidojnë ndikimin global të Perëndimit, të gjithë të armatosur rëndë dhe që kërcënojnë fqinjët. Trump ka folur mjaftueshëm që aleatët dhe kundërshtarët e SHBA-së të kuptojnë rreziqet e një mandati Trump 2.0.

    Humbje për Ukrainën

    Ish-presidenti deklaroi se do t’i jepte fund luftës në Ukrainë në 24 orë. Ai ka vënë në pikëpyetje nëse SHBA duhet të mbrojë Korenë e Jugut dhe ka aluduar se vende si Japonia dhe Koreja e Jugut kanë marrë armë bërthamore për t’u mbrojtur. Komentet për Ukrainën padyshim tërhoqën vëmendjen e presidentit rus Vladimir Putin, autokratit Trump nuk i pëlqen ta kritikojë, madje e lavdëroi, kur pushtoi Ukrainën. Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se Putini nuk do të jetë i kënaqur me një fitore të kufizuar në Ukrainë, “veçanërisht jo para zgjedhjeve amerikane, të cilat mund t’i paraqesin atij një skenar shumë më të favorshëm “. Me fjalë të tjera, Putini do të vazhdojë të sulmojë, duke shpresuar se një fitore e Trump në nëntor do të “tërhiqte qilimin” nga mbështetja e Uashingtonit për Kievin, duke ndihmuar Rusinë të fitojë totalisht Ukrainën.

    Rreziku për NATO-n

    Siç kanë paralajmëruar vendet më parë nën thembra të Moskës dhe të tjerët , nëse Rusia fiton në Ukrainë, Putini mund të shohë një rrugë për të rimarrë pjesë të tjera të ish-perandorisë sovjetike, ndoshta duke u përpjekur të pushtojë Moldavinë e vogël dhe madje edhe shtetet baltike që janë tani anëtarë të NATO-s. NATO supozohet të mbrojë të gjithë anëtarët e saj, por Trump tashmë ka hedhur dyshime nëse SHBA do të ndihmonte një aleat të luftuar. Pavarësisht miratimit të fundit dypartiak të një projektligji që do të ndalonte një president që të tërhiqte në mënyrë të njëanshme SHBA-në nga NATO pa miratimin e Kongresit, presidenti do të kishte liri të gjerë për t’iu përgjigjur sfidave ushtarake globale. Nëse SHBA-ja qëndron pas ndërsa Putini shtyn qëllimet e tij neo-imperialiste, Kina mund të joshet të provojë dorën e saj për të pushtuar Tajvanin dhe për të ngacmuar më tej fqinjët e saj. Vetë perspektiva e një Kine të guximshme do t’i jepte një goditje përpjekjeve për mospërhapjen bërthamore. Fundi i Pax Americana, do të nxiste më shumë fuqi të mesme për të marrë armët kundër rivalëve të tyre. E megjithatë, nëse Biden rizgjidhet, shanset për të rivendosur stabilitetin global janë shumë më të mëdha. Por nuk janë aspak të sigurta. Në fakt, edhe në kombe të rëndësishme si Meksika, India, Indonezia, Rusia dhe Britania e Madhe do të mbahen zgjedhje, që mund të krijojnë dinamika të reja.

  • Elon Musk reagon pas ‘sulmit’ të robotit ndaj punonjësit në fabrikën Tesla të tij!

    Elon Musk reagon pas ‘sulmit’ të robotit ndaj punonjësit në fabrikën Tesla të tij!

    Elon Musk ka komentuar në rrjetin e tij X (dikur Twitter) pas publikimit të hetimeve mbi incidentin kur një inxhinier e fabrikës Tesla ‘u sulmua’ nga një robot i kompanisë në impjantin Giga Texas, në SHBA.

    Hetimet treguan se burri ishte mbajtur i shtrirë përtokë nga roboti i fuqishëm në fabrikën pranë Austin para se ai ta shtrëngonte me kthetrat e metalta duke lënë një rrjedhë gjaku prapa.

    Incidenti i rëndë i vitit 2021 kishte dy dëshmitarë dhe i shtohet tmerrit të konfliktit të inteligjencës artificiale me njeriun.

    Megjitha bota u shokua nga ngjarja, Musk tha se nuk i duhet dhënë rëndësi lajmeve: “Gjynah që media gërmon një incident të dy viteve më parë me një robot të thjeshtë industrial Kuka, të cilët tashmë janë zëvendësuar me robotët Optimus.”

    Në një tjetër postim ku publiku krahasonte ngjarjen me një pjesë nga filmi ‘Terminator’ komentet thonin: “Ja si e përshkruajnë ‘mediat e mëdha’ sulmin e robotit ndaj inxhinierit të Giga Texas 2 vjet më parë.” Në përgjigje të kësaj Musk kishte vendosur një simbol të qeshurash.

    Në kopjen e dokumentit për incidentin e Tesla në 2021 thuhej se punonjësi kishte pësuar “çarje dhe një plagë të hapur nga roboti agresiv” por nuk kishte pasur nevojë për ditë pushimi për t’u rikuperuar.

    Por dy dëshmitarët e ngjarjes së frikshme thanë se inxhinieri duhet të luftonte për të shpëtuar nga kapja e makinerisë inteligjente, derisa dikush shtypi butonin e ndalimit të emergjencës të robotit.

    Vetëm atëherë inxhinieri u çlirua nga kapja e robotit që duhej vetëm të mblidhte mbetje metalesh, sipas rrjetit ‘The Information’.

    Në impjant u zbulua gjithashtu se një në çdo 20 punonjës kishte pësuar plagosje në punë gjatë vitit 2022 kur mesatarja për impjante të tilla është 1 në 30 punonjës.

    Numra shqetësues të plagosjeve nga robotët janë raportuar dhe në qendrat e automatizuara të shpërndarjes Amazon.

  • Paralajmërimi i Francës/ Kërcënimet për sulme terroriste në natën e Vitit të Ri

    Paralajmërimi i Francës/ Kërcënimet për sulme terroriste në natën e Vitit të Ri

    Autoritetet franceze kanë paralajmëruar se do të ketë sulme terroriste gjatë natës së Vitit të Ri, për shkak të luftës në Gaza.

    Sipas mediave të huaja Gerard Darmanin, ministri i brendshëm francez, ka bërë me dije se 90,000 policë dhe xhandarë do të vendosen në të gjithë vendin gjatë festimeve.

    “Kam kërkuar një mobilizim shumë të fortë të forcave të policisë dhe xhandarmërisë në kontekstin e një kërcënimi shumë të lartë terrorist, natyrisht për shkak të asaj që po ndodh në Izrael dhe Palestinë ” tha zoti Darmanin.

    Rreth 5,000 ushtarë nga Operacioni Sentinel, një operacion ushtarak që synon mbrojtjen e francezëve nga kërcënimet terroriste, dhe 35,000 zjarrfikës do të jenë në gatishmëri.

    Në Paris, ku deri në 1.5 milionë njerëz pritet të zbresin në Champs-Elysees për natën e ndërrimit të viteve, 6000 oficerë do të jenë në patrullë. Policia do të lejohet të përdorë dron për herë të parë si pjesë e operacioneve të saj.

    Ndërkohë, në Gjermani, autoritetet kanë shpallur një nga operacionet më të mëdha policore në vite, teksa përpiqen të sigurojnë rrugët e Berlinit.

    Nancy Faeser, ministrja e Brendshme gjermane, tha se ishte “e shqetësuar se nata e Vitit të Ri mund të jetë edhe një herë një ditë në të cilën do përjetojmë dhunë”.

  • E sulmoi peshkaqeni, vdes adoleshenti në Australi

    E sulmoi peshkaqeni, vdes adoleshenti në Australi

    Një adoleshent humbi jetën për shkak të një sulmi nga peshkaqeni në një vend pushimi dhe surfing në Australinë Jugore. Sipas policisë, trupi u gjet në ujë pas sulmit, pranë plazhit Ethel në Parkun Kombëtar Innes në Gadishullin Yorke.

    Një banor vendas tha se sulmi i së enjtes ishte i pari rast fatal në resort për të cilin ai kishte dijeni. Por së fundmi në ujërat e Australisë Jugore janë regjistruar disa raste sulmi nga peshkaqenët . Plazhi Ethel ka një shtrirje 400 metra i gjatë i njohur nga sërfistët dhe turistët, me valë mesatarisht 1.5 metra. Banori lokal Marty Goody, i cili ka bërë sërf në zonë për dekada, tha se viktima mund të ketë qenë rreth 30 deri në 40 metra larg bregut.

    Sipas tij, zona ka qenë përherë e populluar nga peshkaqenët, por duket se janë shtuar së fundmi. Në maj, një sërfist u sulmua në Gadishullin Eyre, dhe në shkurt, një vajzë u godit nga një peshkaqen në një lumë në Perth, kryeqyteti i Australisë Perëndimore. Australia njihet për numrin e lartë të sulmeve nga peshkaqeni në rang botëror. Shkencëtarët kanë paralajmëruar se një rritje e sulmit të peshkaqenëve nuk do të thotë domosdoshmërisht një rritje në numër.

  • I mori jetën italianes shtatzënë, shqiptari i dërgoi bashkëshortit të saj video me të renë

    I mori jetën italianes shtatzënë, shqiptari i dërgoi bashkëshortit të saj video me të renë

    Të tjera detaje kanë dalë pas vrasjes së 27-vjeçares italiane Vanessa Ballan nga 41-vjeçar nga Kosovë, Bujar Fandaj. Mediat italiane bëjnë të ditur se para se të vriste 27-vjeçaren, Bujar Fandaj i ka dërguar një mesazh bashkëshortit të së resë, Nicola Scapinello.

    Bashkangjitur mesazhit, 41-vjeçari kosovar i ka dërguar dhe një video erotike të tij me 27-vjeçaren, të filmuar gjatë periudhës që ata kanë qenë të lidhur bashkë. Pak kohë më parë autoritetet shëndetësore në Itali kanë publikuar autopsinë e bërë ndaj të resë. Rezultatet e autopsisë thonë se para se Vanessa Ballan të vritej, ajo është rrahur barbarisht nga 41-vjeçari shqiptar i Kosovës.

    Ndër të tjera, autoritetet Italiane, shprehen se 27-vjeçarja ka marrë dy goditje në mushkëri, dhe më pas Bujar Fandaj e ka qëlluar me thikë në zemër, duke shpuar tej për tej organin jetësor të saj. Bujar Fandaj ka goditur 8 herë me një thikë 20 centimetër të gjatë të renë italiane. Shtatzënia e saj është konfirmuar gjithashtu. Ajo kishte arritur afërsisht javën e dymbëdhjetë të shtatzënisë. Në ditët në vijim do të bëhet edhe një test ADN-je për të zbuluar atësinë e fetuesit.

    Vanessa Ballan u vra në pragun e shtëpisë e goditur të paktën 8 herë më thikë nga ish-i dashuri. Pas një viti lidhje, 27-vjeçarja kishte vendosur t’i jepte fund gjatë verës, por shqiptari nga Kosova nuk e kishte pranuar ndarjen. Ky i fundit kishte filluar ta përndiqte duke u shfaqur disa herë në vendet ku ajo punonte, apo dhe në shtëpinë e saj duke e kërcënuar se “do ta vriste” në rast se nuk ribashkoheshin. 41-vjeçari nga Kosova donte që e reja shtatzënë të ndahej nga partneri i saj dhe të shkonte të jetonte me të në San Vito di Altivole, pak kilometra nga Spineda di Riese Pio X (Treviso), ku ndodhi tragjedia.

  • Frikë në ajër, 11 të lënduar nga turbulencat gjatë fluturimit

    Frikë në ajër, 11 të lënduar nga turbulencat gjatë fluturimit

    225 pasagjerët e një avioni që po udhëtonte nga Barbados në Manchester kanë përjetuar momenti ankthi dhe paniku për shkak të turbulencave të forta.

    Për pasojë 11 prej tyre u lënduan dhe u dërguan në spital për trajtim.

    Pasagjerët po ktheheshin në shtëpi për Krishtlindje pak para mesnatës të 23 dhjetorit, kur Airbus A300-200 përjetoi “turbulenca” të forta në një lartësi prej 11 mijë kilometrash.

    Avioni më pas u ul në Bermuda dhe pasagjerët u detyruan të kalonin Krishtlindjen larg familjeve të tyre.

  • Piloti shmang tragjedinë! Sakrifikoi veten dhe pasagjerët duke mos u ulur në fushën e futbollit. 5 të vdekur, mes tyre një i mitur

    Piloti shmang tragjedinë! Sakrifikoi veten dhe pasagjerët duke mos u ulur në fushën e futbollit. 5 të vdekur, mes tyre një i mitur

    Një pilot është quajtur hero pasi arriti të mbante larg fushës ku luanin futbollistët, avionin, i cili u rrëzua dhe vrau pesë persona.

    Viktimat janë piloti që shmangu fushën e futbollit dhe katër familjarë, mes tyre dhe një fëmijë 5-vjeçar.

    Pesëvjeçari Jose Ricardo Nogueira Teles ishte së bashku me pilotin dhe pronarin e avionit 65-vjeçarin Delcides Menezes Tiago. Prindërit e Jose, Renata Garcia Nogueira, 39 vjeç dhe Edson da Silva Teles, 42 vjeç, gjithashtu vdiqën, së bashku me mbesën e tyre 17-vjeçare Eduarda Garcia da Silva. Incidenti ndodhi në Jaboticabal, në shtetin brazilian të Sao Paulos, rreth orës 9:00 të mëngjesit të së shtunës, 23 dhjetor. Një dëshmitar filmoi mbetjet e djegura të avionit pasi u rrëzua.

    Mediat lokale raportuan se avioni shpërtheu pasi u rrëzua, ku banorët vendas thanë se dëgjuan motorin e avionit të bënte një zhurmë të tmerrshme dhe më pas doli jashtë funksionit, para se të rrëzohej. Pesë viktimat thuhet se ishin në bordin e avionit kur ai u rrëzua. Z. Tiago thuhet se ishte pronar i një biznesi optik dhe ishte një pilot i licencuar.

    Reginaldo Ferreira një shitës lulesh tha për mediat lokale se piloti ishte përpjekur të ulte aeroplanin, por nuk ishte në gjendje ta bënte këtë.

    “U përpoq disa herë të zbarkonte këtu afër, nuk pati sukses. Motori po dështonte. Erdhi, u përpoq të ulej në fushë, por mendoj ndryshoi mendje pasi njerëzit po luanin futboll. Ai u përpoq të largohej përsëri për t’u ulur diku tjetër, u ngjit lart, por nuk pati kohë dhe u rrëzua, më pas avioni shpërtheu”, u shpreh dëshmitari.

    Raportohet se avioni ishte një RV-10 me një motor, i ndërtuar në vitin 2012. Shkaqet e aksidentit janë ende duke u hetuar, por mediat lokale thanë se avioni normalisht mund të mbante vetëm një pilot dhe tre pasagjerë dhe mund të kishte mbi kapacitet