Category: Bota

  • E moshuara në Itali ndërron jetë pasi i shkoi fatura e ujit me shifrën marramendëse

    E moshuara në Itali ndërron jetë pasi i shkoi fatura e ujit me shifrën marramendëse

    Caterina Giovinazzo, një pensioniste 88-vjeçare nga Camporosso, rajon në Liguria të Italisë, u shtrua në spital në fillim të dhjetorit pasi mori një faturë uji me vlerën 15,339 euro për shkak të një gabimi, të pranuar më vonë nga kompania që menaxhon shërbimin.

    E moshuara, ndërroi jetë në prag të Krishtlindjeve në spitalin e Sanremos, ndërkohë që familja e saj po kërkon sqarim për çështjen.

    Caterina duket se u ndje keq pak çaste pasi nusja e djalit i lexoi detajet e faturës që lidhej me shpenzimin e ujit për periudhën gusht-tetor dhe pësoi infarkt.

    Më pas u konstatua se konsumi maksimal i ujit në shtëpinë e pensionistes ishte disa metra kub, e konvertuar në një çmim jo më shumë se 55 euro.

    Djemtë e saj thanë se nëna e tyre ishte ndjerë keq sapo lexoi faturën. Në ditët në vijim, kompania publikoi ??një shënim në të cilin kërkonte falje duke theksuar edhe kthimin e të gjitha parave të tërhequra nga banka.

    Kryebashkiaku i Camporosso-s, Davide Gibelli, e konsideroi historinë një episod shumë të rëndë!

    Burimi: La Repubblica

  • Avioni përplaset gjatë stërvitjes, piloti 40-vjeçar vdes në sy të bashkëshortes dhe dy fëmijëve

    Avioni përplaset gjatë stërvitjes, piloti 40-vjeçar vdes në sy të bashkëshortes dhe dy fëmijëve

    Një aksident ajror gjatë rutinës stërvitore, i mori jetën një piloti 40-vjeçar i Forcave Ajrore greke.

    Mësohet se në momentin e përplasjes dëshmitarë ishin edhe bashkëshortja dhe dy fëmijët e pilotit 40-vjeçar.

    Sipas mediave helene Epaminonda Kostea mbeti i vdekur pas përplasjes së avionit T-2 Buckeye teksa kryente disa manovra rutinë stërvitore.

    T-2 Buckeye i prodhuar në SHBA fluturoi për herë të parë në fund të viteve 1950 dhe ka shërbyer si avioni kryesor stërvitor i forcave ajrore greke për dekada, ndërsa ishte planifikuar të tërhiqej nga shërbimi në muajt e ardhshëm.

    Mësohet se në momentin e përplasjes dëshmitarë ishin edhe bashkëshortja dhe dy fëmijët e pilotit.

    Në shenjë nderimi ministri grek i Mbrojtjes Nikos Dendias ka shpallur tri ditë zie në Forcat Ajrore greke në nderim të pilotit, ndërsa autoritetet po hetojnë shkaqet e aksidentit fatal.

  • VIDEO E RËNDË/ Rrëzohet avioni i Forcave Ajrore, ndërron jetë piloti 40-vjeçar (EMRI)

    VIDEO E RËNDË/ Rrëzohet avioni i Forcave Ajrore, ndërron jetë piloti 40-vjeçar (EMRI)

    Ende nuk bëhen të ditura shkaqet e rrëzimit të tij dhe specialistët ndodhen në vendngjarje

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një avion i Forcave Ajjrore është rrëzuar duke i marrë jetën pilotit.

    Sipas mediave greke, avioni T-2 Buckeye është rrëzuar në zonën e Kalamatës, rreth 500 metra larg aeroportit nga ku u ngrit, pasi humbi kontrollin, ndërsa po i afrohej aeroportit, pranë gardhit rrethues. Sipas njoftimit zyrtar të Forcave Ajrore greke, avioni u rrëzua në orën 11:28 dhe piloti 40-vjeçar Epaminondas Kosteas ka humbur jetën.

    https://gsh.top-media.al/media10/AEROSKAFOS-2.mp4#t=0.2

    Ende nuk bëhen të ditura shkaqet e rrëzimit të tij dhe specialistët ndodhen në vendngjarje. Forcat Ajrore të Greqisë kanë blerë 40 avionë të tillë në vitin 1976, të cilët ishin edhe avionët e parë stërvitor të Forcave Ajrore Greke.

  • Tigri “pushton” arenën katalanase, Barcelona gati për prezantimin e talentit brazilian

    Tigri “pushton” arenën katalanase, Barcelona gati për prezantimin e talentit brazilian

    Një ngjarje komplet e pazakontë ka nodhur në “mitikun” spanjoll të “Camp Nou”

    Pritjes i ka ardhur fundi dhe në orën në vijim, “Katalanasit” e Barcelona do të prezantojnë 18-vjeçarin e talentuar brazilian, Vitor Roque, si lojtarin e tyre më të ri, lojtar, i cili pritet të shtojë jo pak cilësinë në sulmin e “Blaugranave”, sidomos në një kohë kur Raphinha e Leëandoëski, nuk jo japin më si dikur.

    Mirëpo, para prezantimit, një ngjarje komplet e pazakontë ka nodhur në “mitikun” spanjoll të “Camp Nou”, teksa në një video, të postuar nga “Katalanasit” në rrjetin social, “X”, shihet që nëpër stadium sillet i lirë, një tigër.

    Ndonëse mund të duket e çudtishme apo e frikshme, tigri lidhet me prezantimin e 18-vjeçarit brazilian, i cili në vendin e tij njihet me nofkën “Tigri” e mesa duket ky detaj nuk i ka shpëtuar as “Blaugranave”, të cilët kanë vendosur t’i bëjnë një mirëseardhje spektakolare “yllit” të tyre të ri.

    https://twitter.com/i/status/1739745397080523080

    Ndërkaq, kujtojmë se për kartonin e Vitor Roque, Barcelona derdhi plot 40 milionë euro, në arkat e skuadrës braziliane, të Athletico Paranaense e përsa i përket performancën në fushën e blertë, 18-vjeçari arriti shifra “të frikshme” këtë sezon, teksa në 45 paraqitjet e zhvilluara për brazilianët arriti të shënojë plot 21 gola, si dhe të dhurojë 6 asistime.

  • U shfaq në transmetim me filxhanin e Starbucks, spikerja e lajmeve pushohet nga puna!

    U shfaq në transmetim me filxhanin e Starbucks, spikerja e lajmeve pushohet nga puna!

    Publiku e kritikoi prezantuesen Meltem Gunay për këtë veprim, duke pretenduar se ajo po mbështeste Starbucks, i cili aktualisht po bojkotohet nga aktivistët pro-palestinezë

    Një prezantuese turke e lajmeve është pushuar nga puna pasi u shfaq në një transmetim të drejtpërdrejtë lajmesh me një filxhan kafeje Starbucks në tryezën e saj.

    Publiku e kritikoi prezantuesen Meltem Gunay për këtë veprim, duke pretenduar se ajo po mbështeste Starbucks, i cili aktualisht po bojkotohet nga aktivistët pro-palestinezë për shkak të mbështetjes së supozuar të markës për qeverinë izraelite.

    Disa orë më vonë, TGRT njoftoi se kishte pushuar nga puna Günay si dhe drejtorin e lajmeve për reklamim të fshehtë të kompanisë, gjë që është rreptësisht e ndaluar në parimet e transmetuesit të lajmeve, shkruan Daily Mail.

    Aktivistët pro-palestinezë organizuan një bojkot të Starbucks pasi zinxhiri i kafesë paditi sindikatat e saj, Starbucks Workers United, kur organizata e punës postoi një mesazh të fshirë që atëherë në mediat sociale duke shprehur solidaritet me palestinezët.

    Grupi i sindikatës ndau një mesazh që lexonte “Solidaritet me Palestinën” sipër një imazhi të një buldozeri të drejtuar nga Hamasi duke rrëzuar një gardh në Rripin e Gazës, sipas organizatave të lajmeve që panë postimin.

    Marrëdhëniet midis Turqisë dhe Tel Avivit janë përkeqësuar me shpejtësi në mes të bombardimeve të pamëshirshme të Izraelit në Rripin e Gazës. Muajin e kaluar, presidenti turk Recep Tajip Erdogan tha se Izraeli ishte një “shtet terrorist” që kryente krime lufte dhe shkel ligjin ndërkombëtar në Gaza.

    Ai gjithashtu përsëriti pikëpamjen e tij se Hamasi ishte një parti politike që ishte zgjedhur nga palestinezët, ndërsa nuk përmendi se nuk ka pasur zgjedhje në Gaza që nga viti 2006 kur Hamasi mundi Fatahun, një lëvizje laike.

    Më 7 tetor, persona të armatosur të Hamasit sulmuan Izraelin dhe vranë rreth 1,140 njerëz, kryesisht civilë, sipas një raporti të AFP-së bazuar në shifrat izraelite. Ata morën 250 pengje nga të cilët 129 mbeten brenda Gazës, thotë Izraeli.

    Izraeli u hakmor me një bombardim të pamëshirshëm dhe një rrethim të ndjekur nga një pushtim tokësor. Fushata ka vrarë të paktën 20,915 njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, sipas numrit të fundit të lëshuar të martën nga ministria e shëndetësisë e Gazës.

  • Zvicra synon shitjen e kokainës për përdorim rekreativ

    Zvicra synon shitjen e kokainës për përdorim rekreativ

    Kryeqyteti i Zvicrës po shqyrton një “skemë pilot” për të lejuar shitjen e kokainës për përdorim rekreativ, një qasje radikale ndaj luftës kundër drogës që nuk mendohet të jetë provuar diku tjetër.

    Parlamenti në Bernë e ka mbështetur idenë, e cila ende duhet të kapërcejë kundërshtimin nga qeveria e qytetit dhe do të kërkojë gjithashtu një ndryshim në ligjin kombëtar.

    Politika e drogës në të gjithë botën po evoluon, me shtetin amerikan të Oregonit, për shembull, duke dekriminalizuar posedimin e sasive të vogla të kokainës. Shumë vende evropiane, duke përfshirë Spanjën, Italinë dhe Portugalinë, nuk kanë më dënime me burg për posedim droge, përfshirë kokainën, edhe pse askund nuk ka shkuar aq larg sa propozimi në Bernë.

    Thilo Beck, nga Arud Zentrum, qendra më e madhe për mjekësinë e varësisë në Zvicër, shprehet se është koha për një politikë rreth kokainës, e cila mund të zgjidhte shumë çështje.

    “Unë mendoj se përdoruesit do të dinin se çfarë blejnë, cilësia do të kontrollohej dhe ne do të kishim mundësinë t’i edukonim ata për përdorim më të sigurt. Mendoj se të gjithë së bashku, përdorimi, siç thashë do të ishte shumë më i sigurt se më parë. Nëse shikoni situatën tani, gjysma e Amerikës së Jugut është e terrorizuar nga kartelet dhe e kontrolluar nga kartelet, dhe kjo do të përfundonte menjëherë. Nëse kartelet kanë qarkullim të krahasueshëm me industrinë e naftës kjo do të legalizohej e gjitha.”

    Nga ana tjetër, Boris Quednow, udhëheqës i grupit të Qendrës për Kërkime Psikiatrike të Universitetit të Cyrihut, mbetet i shqetësuar për rreziqet e mundshme pasi kokaina është një nga drogat pas së cilës njerëzit janë më të varur.

    “Mendoj se kjo është një ide e keqe për disa arsye. Arsyeja e parë është se kokaina është një drogë prej së cilës njerzit janë shumë të varur, dhe në fakt, kokaina gjithashtu ka shumë efekte anësore. Është mjaft e rëndë për sistemin kardiovaskular dhe ata që e konsumojnë kanë një rrezik të lartë për të atak në zemër pas përdorimit.”

    Zvicra e pasur ka një nga nivelet më të larta të përdorimit të kokainës në Evropë, sipas niveleve të drogave të paligjshme, me Zyrihun, Bazelin dhe Gjenevën në krye.

    Qytetet zvicerane, përfshirë Bernën, po tregojnë gjithashtu përdorim në rritje, ndërsa çmimet e kokainës janë përgjysmuar në 5 vitet e fundit, sipas Addiction Switzerland, një organizatë joqeveritare.

    Një përdorues kokaine nga Gjeneva, i cili u identifikua si Leo për të ruajtur anonimitetin e tij, tha se ai mendon se legalizimi i drogës do ta lehtësonte trajtimin dhe do të reduktonte krimin e lidhur me furnizimin. Ai gjithashtu do të përmirësojë cilësinë e drograve në shitje dhe do t’i bëjë ato më të sigurta për t’u përdorur.

    “Unë mendoj se nëse kokaina është një drogë e pistë, kjo është kryesisht sepse është e paligjshme. Dhe mendoj se nëse legalizohet, kjo çështje mund të trajtohet. Mendoj se ndalimi i barnave nuk çon në rezultate të mira në aspektin e politikave shëndetësore dhe parandalimit.’

    Leo shprehet se si ishte jeta për të kur nisi kokainën.

    “Kam përdorur kokainë. Kjo marrëdhënie përfundoi dhe unë fillova ta përdor këtë produkt gjithnjë e më pak. Mbaj mend që po vizitoja një terapist dhe mbaj mend se ishte e vështirë të flisja me të në fillim. Mendoj se nëse kjo lloj droge po të ishte e ligjshme do të kishte qenë më pak e vështirë për mua. Mendoj se imazhi se është i paligjshëm, nuk ndihmon të flasësh lirshëm për të edhe me një terapist ku dikush ka konfidencialitet mjek-pacient. Nuk ishte e lehtë të flisje për të. Mendoj se do të ishte më mirë nëse qeveria ta trajtojë ose ta rregullojë të paktën, sepse ka rregullore për cilësinë dhe rregullore në shitje, sepse sot, çdokush mund ta marrë atë në një cep rruge dhe mendoj se mund të jetë mirë që disa janë vendosur rregulla.”

    Drejtoria e Arsimit, Çështjeve Sociale dhe Sportit të Bernës po përgatit një raport mbi zhvillimin e një gjyqi për përdorimin e kokainës, por kjo nuk do të thotë se do të ndodhë patjetër. Që të zhvillohet një gjyq, parlamenti duhet të ndryshojë ligjin që ndalon përdorimin rekreativ të drogës. Vendimi mund të vijë brenda disa vitesh, ose më herët nëse skemat aktuale të kanabisit – ku droga është në shitje në farmaci. Çdo legalizim do të shoqërohet me kontrolle të cilësisë dhe fushata informacioni.

    “Unë mendoj se ajo që na duhet është dekriminalizimi i përdorimit të kokainës, madje edhe dekriminalizimi i çdo përdorimi të drogërave. Por mendoj se legalizimi i përdorimit rekreativ dhe i shitjes së drogës, ku rreziqet i tejkalojnë përfitimet mendoj vërtet se nuk është një ide e mirë. Nuk ka asnjë arsye të mirë për ta bërë këtë. Ne e dimë këtë ekuilibër midis disponueshmërisë dhe përdorimit të drogës. Kokaina është një nga drogat që çon në varësi shumë shpejt kështu që ne e dimë se 5 deri në 6% e përdoruesve për herë të parë varen vitin e parë. Kjo është më e shpejtë se alkooli, kanabisi apo droga të tjera.”

    “Kokaina mund të jetë kërcënuese për jetën si për përdoruesit e parë ashtu edhe për ata afatgjatë. Pasojat e një mbidoze, por edhe intoleranca edhe në sasitë më të vogla, mund të çojnë në vdekje“, bën të ditur qeveria e Bernës.

  • Pikëllim dhe frikë pas sulmit në Pragë

    Pikëllim dhe frikë pas sulmit në Pragë

    Frikë, pikëllim dhe borë! Kështu dukej Praga më 22 dhjetor, disa ditë para Krishtlindjeve dhe një ditë pasi një student i historisë vrau 14 persona dhe plagosi 25 të tjerë në Fakultetin e Filozofisë, në qendër të qytetit historik.

    Banorët po kujtojnë viktimat, ndërsa policia ka dalë në rrugë, për të shmangur çdo incident të mundshëm. Republika Çeke ka shpallur ditë zie për të nderuar viktimat.

    Qytetarët në Pragë kanë ndezur qirinj dhe kanë vendosur lule pranë ndërtesës së Universitetit të Karlit.

    22 dhjetor 2023

    Selma Muhiq Dizdareviç, një nga banoret e Pragës, tha se ata ende po e marrin veten nga ajo që ndodhi më 21 dhjetor. Ajo është pedagoge në Universitetin e Karlit dhe ka djalin që studion në po të njëjtin fakultet ku ndodhi sulmi. Atë ditë ai ishte nisur për në mësim, por harroi kuletën e tij.

    “Për këtë shkak ai u vonua për 10-15 minuta. Kur arriti në fakultet, nuk mundi të hynte, të shtënat sapo kishin filluar. Ne shpëtuam, por na vjen keq për të gjithë”, tha Dizdareviç.

    Djali i saj 26 vjeç, Tariç, student i historisë në të njëjtin departament ku studionte sulmuesi, tha se ai ishte i befasuar dhe i hutuar dhe ende po pret që të zbardhen detajet.

    “Metroja nuk u ndal në stacionin që duhej të zbrisja. Isha rrugën dhe veçse në metro flitej për ngjarjen. Kur pashë se diçka po ndodhte, se kishin nisur të shtënat dhe një stacion para stacionit ku unë duhej të zbrisja, na njoftuar se aty metroja nuk do të ndalej. Por, autoritetet nuk shpjeguan pse. Unë vendosa të kthehesha”, tha një tjetër student që ka shpëtuar.

    Nëna e tij, pedagoge në programin master të studimeve për shoqëri civile në Fakultetin për Shkenca Humane, tha se e gjithë ngjarja është e pakuptueshme. Djali i saj, tha ajo, duhej të merrte pjesë në një seminar në katin e tretë, ndërsa sulmuesi vrau persona në katin e katërt.

    “E kritikova për punën e kuletës. Por, në fund ai ka shmangur një tragjedi shumë më të madhe për shkak të kuletës. Kjo tregon se sa shumë varet lumturia jonë në disa gjëra në të cilat ne nuk kemi fare ndikim”, shtoi Dizdareviç.

    Një prej viktimave ishte edhe drejtoresha e institutit të muzikës. “Ajo ishte një grua e jashtëzakonshme, që ka punuar shumë për të popullarizuar muzikën mesjetare”, tha Dizdareviç.

    Në mesin e viktimave nuk ka shtetas të huaj, ndërkaq në mesin e të plagosurve janë dy shtetas të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe një shtetas i Holandës. Kjo ishte hera e parë që në Republikën Çeke kishte të shtëna masive në një institucion arsimor dhe ishin të shtënat masive më të rënda që kanë ndodhur në këtë shtet.

    Çfarë ndodhi?
    Pas sulmit, policia ndërmori masa mbrojtëse për shkollat, spitalet dhe ngjarjet kulturore dhe sportive. Masat parandaluese do të jenë në fuqi deri më 1 janar. Zyrtarë policorë janë vendosur nëpër rrugë.

    “Nuk kemi informacione për kërcënime konkrete. E gjithë kjo është një masë paraprake, një sinjal se jemi këtu dhe jemi gati”, tha policia çeke përmes një njoftimi të publikuar në “X”.

    Mëngjesin e 21 dhjetorit, policia kishte marrë një informacion se një djalë i ri nga qyteti Hostouns, në afërsi të Pragës, ishte nisur drejt kryeqytetit çek dhe po planifikonte të kryente vetëvrasje. Menjëherë autoritetet nisën një kërkim gjatë të cilit zbuluan trupin e babait të tij në shtëpinë e tyre. Sulmuesi, më vonë i identifikuar si David K., 24 vjeç, kishte leje për posedim të disa armëve, përfshirë edhe pushkë të llojit AR-15, dhe nuk kishte të kaluar kriminale.

    Siç tha më vonë shefi i policisë, Martin Vondrasek, policia shkoi në një prej objekteve të Fakultetit të Filozofisë së Universitetit të Karlit, ku ai studionte.

    David K., megjithatë shkoi në ndërtesën kryesore të fakultetit, që gjendet në një zonë turistike të Pragës, hyri brenda dhe hapi zjarr. Ai vrau 14 persona dhe plagosi 25 të tjerë.

    Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 27 persona janë shtruar në spital, shumica prej tyre me plagë nga arma e zjarrit. Nga ta, 12 janë në gjendje serioze, dhe të paktën një prej tyre është në gjendje kritike.

    Drejtori i policisë në Pragë, Petr Matejcek, tha se sulmuesi ka vrarë veten kur policia u afrua në ballkonin e ndërtesës.

    Ai po ashtu tha se autoritetet gjetën municione në korridoret e fakultetit dhe se beson se reagimi i shpejtë i policisë parandaloi gjakderdhje më të madhe. 21 minuta kaluan nga sinjali i parë për të shtënat deri në vdekjen e sulmuesit. Ndërkaq, policia tha se sipas testeve balistike, arma që u gjet në shtëpinë e sulmuesit përkonte me armët që ai përdori në universitet dhe me armën që ishte përdorur për të vrarë dy persona në një pyll në Pragë fundjavënpara masakrës.

    Në ditën e masakrës, një numër i madh personash, përfshirë kryeministrin çek, Petr Fiala, nderuan viktimat, duke ndezur qirinj dhe duke vendosur kurora lulesh pranë ndërtesës së universitetit.

    “Ne jemi këtu për të mbështetur kolegët tanë”, tha për “Reuters” studenti Daniel Broz. Në kohën e sulmit, ai nuk ishte në universitet.

    “Ishte sureale, unë kurrë nuk kam përjetuar një ngjarje të tillë”.

    Universiteti i Karlit ka anuluar të gjitha ligjëratat. Republika Çeke ka një popullsi prej 10.09 milionë banorësh, dhe pothuajse 300.000 prej tyre kanë armë. Por, të shtënat masive janë të rralla në këtë shtet.

    Krerët shtetërorë u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos përhapin lajme të rreme dhe dezinformata në rrjetet sociale dhe të jenë të kujdesshëm për përmbajtjen që shpërndajnë. Policia ka thënë se ka regjistruar disa raste kur njerëzit supozohet se “të inspiruar nga ky akt i tmerrshëm, duan ta bëjnë të njëjtën gjë”. Policia tha se një grua ka kërkuar që të blejë armë që të veprojë njësojë. Ajo është arrestuar, teksa policia u ka kërkuar qytetarëve që të jenë të qetë./REL

  • Shpëtohen 11 anëtarë ekuipazhi nga anija që mori flakë në detin e Omanit

    Shpëtohen 11 anëtarë ekuipazhi nga anija që mori flakë në detin e Omanit

    Të paktën 11 marinarë indianë janë shpëtuar nga një anije transportuese që mori flakë sot papritur në detin e Omanit.

    Vetëm një prej të shpëtuarve kishte pësuar një plagë të lehtë ndërsa pjesa tjetër ishin të palënduar, konfirmoi roja bregdetare e Omanit që kreu operacionin.

    Incidenti ndodhi pranë brigjeve të qytetit Hasik Niyabat me anijen që raportohet se transportonte mallra drejt Somalisë.

    Autoritetet thanë për mediat se anija me emrin Ali Madad i Salaya, ishte e regjistruar në emrin e Siddiq Sanghar, rezidenti rajonit indian Gujarat.

    Në kohën e zjarrit anija kishte në bord 11 deri në 12 anëtar ekuipazhi të cilët fatmirësisht u shpëtuan fillimisht nga një tjetër anije kalimtare.

    Zyrtarët thanë se po hetojnë shkaqet e zjarrit.

  • Po mendoni të kaloni Krishtlindjet në Angli? Në këtë artikull do të mësoni gjithçka që duhet të dini!

    Po mendoni të kaloni Krishtlindjet në Angli? Në këtë artikull do të mësoni gjithçka që duhet të dini!

    Krishtlindjet në Angli janë një festë e mbushur me tradita të pasura dhe festime të ngrohta

    Krishtlindjet në Angli janë një festë e mbushur me tradita të pasura dhe festime të ngrohta. Nga këngëtarët deri te darkat luksoze dhe gëzimi i shkëmbimit të dhuratave, anglezët përqafojnë frymën e Krishtlindjeve, duke krijuar një ndjenjë të bashkërendimit dhe mirësjelljes, duke e bërë këtë periudhë një kohë të vërtetë magjepsëse të vitit. Steve Roud në librin e tij “The English Year: A Month-By-Month Guide to the Nation’s Customs and Festivals, from May Day to Mischief Night”, zbulon më tepër rreth festimeve të Krishtlindjeve në Angli.

    Sezoni i ‘Adventit’ dhe dekorimet

    Sezoni i Krishtlindjeve në Angli ashtu si në Gjermani, fillon me kalendarin e Adventit, katër javët para mbrëmjes së Krishtlindjes. Shtëpitë zbukurohen me drita shumëngjyrëshe, kurora lulesh festive në dyert e shtëpise dhe kalendarët Adventi që numërojnë ditët deri në Krishtlindje.

    Këndimi i këngëve tradicionale dhe shërbimet kishtore

    Anglezët përqafojnë traditën e këndimit të këngëve të Krishtlindjeve, ku grupe të ndryshme shkojnë nga shtëpia në shtëpi ose mblidhen në sheshe qyteti për të kënduar këngë tradicionale. Shërbimet kishtare të ‘Mbrëmjes së Krishtlindjes’ janë të mbushura me himne të bukura dhe organizime me qirinj, që e përforcojnë thelbin e vërtetë të kësaj periudhe.

    Tregjet dhe pema e Krishtlindjeve

    Qytetet si Londra, Mançester dhe Birmingham organizojnë tregje të bukura të Krishtlindjeve që ofrojnë kënaqësi festive, dhurata të bëra me dorë dhe ëmbëlsira të shijshme si dhe verë të ngrohtë me gështenja të pjekura. Këto tregje krijojnë një atmosferë mbreslënëse, duke tërhequr vendas dhe turistë njëkohësisht. Gjëja kryesore gjatë kësaj periudhe në shtëpinë e anglezve është pema e Krishtlindjes. Ajo është e zbukuruar me topa shumëngjyrëshe, drita dhe një yll ose një engjëll në krye të pemës. Familjet mblidhen për të dekoruar pemën, zakonisht në fundjavën e parë ose të dytë të dhjetorit.

  • Jo vetëm të atin dhe 14 qytetarët/ Autori i masakrës së Pragës ka kryer të tjera vrasje?

    Jo vetëm të atin dhe 14 qytetarët/ Autori i masakrës së Pragës ka kryer të tjera vrasje?

    Hetimet e policisë kanë zbuluar prova, që mund ta përfshijnë Kozak në një tjetër krim

    Të tjera detaje kanë dalë në pah për autorin e masakrës së Pragës, David Kozak, i cili dyshohet se ka kryer një tjetër krim të rëndë.

    Teksa ditën e djeshme u raportua se ai dyshohet si autor i vrasjes së babait të tij, hetimet e policisë kanë zbuluar prova, që mund ta përfshijnë Kozak në një tjetër ngjarje kriminale. Kështu, policia beson se David Kozak ka vrarë një 32-vjeçar dhe vajzën e tij dy muajshe në një pyll pranë kryeqytetit çek, më 15 dhjetor.

    Trupat e tyre u gjetën po atë ditë, pasi disa banorë raportuan se kishin dëgjuar të shtëna me armë në një pyll në Klanovice, 11 milje në lindje të qendrës së qytetit të Pragës. Asnjë autor nuk u gjet pavarësisht nga qindra policë, qen dhe një helikopter i pajisur me imazhe termike që krehnin zonën brenda një jave që nga ajo kohë. Por pas një kontrolli në shtëpinë e Kozakut, policia çeke tha se gjeti prova që e lidhin atë me vrasjen e dyfishtë.

    “Ne po punojmë shumë seriozisht me versionin, i cili është shumë real për momentin, se sulmuesi i sotëm është gjithashtu përgjegjës për dy viktimat e të premtes së kaluar në pyllin e Klanovicës. Jam i bindur në këtë pikë se këto ishin viktima të përzgjedhura krejtësisht rastësisht nga një person pa asnjë precedent penalë.”-tha shefi i policisë Martin Vondrasek, pas sulmit të djeshëm.

    Ditën e djeshme 24-vjeçari vrau fillimisht të atin në shtëpinë e tyre dhe më pas, shkoi në Universitetin ku ai studionte dhe ishte nxënës ekselet. Ai u ngjit në çatinë e godinës dhe hapi zjarr drejt sheshit, duke vrarë 14 persona, e duke plagosur 24 të tjerë.