Category: Horoskopi

  • Parashikimi i horoskopit 19 mars, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju

    Parashikimi i horoskopit 19 mars, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju

    Dashi

    Do të jeni të mërzitur për shkak të disa projekteve që nuk stimulojnë kreativitetin tuaj. Megjithatë duhet të mundoheni të mbyllni gjithçka brenda një kohe të shkurtër, pasi në të kundërt rrezikoni që t’iu grumbullohet pune. Kjo ditë do të jetë mjaft e favorshme, në rast se prisni përgjigje në dashuri.

    Demi

    Mos u ndjeni të detyruar që të ndiqni të gjitha këshillat dhe sugjerimet e marra nga personat që ju rrethojnë, pasi jo vetëm ju e dini se për çfarë keni nevojë, për të marrë rezultatet e dëshiruara. Në dashuri mos u tregoni shumë grindavec/e.

    Binjakët

    Kjo ditë do të jetë mjaft e frytshme për punën dhe bashkëpunimet e reja. Jini më spontan dhe mos hezitoni që të shfaqni kapacitetin tuaj teknik. Në dashuri parashikohen zhvillime interesante.

    Gaforrja

    Mos lejoni që të përfshiheni nga paniku, nëse haseni me të papritura në rrugën tuaj profesionale. Kjo pasi në të vërtetë këto sfida ju lejojnë që të nxirrni në pah aftësinë tuaj. Jini kurajoz, sidomos në dashuri.

    Luani

    Gjatë kësaj dite do të tregoni kujdes ndaj një personi të cilin e keni shumë përzemër dhe që po kalon një periudhë të vështirë. Duke qenë komunikues, do ta ndihmoni që të mos bëjë një zgjedhje të nxituar. Në sferën profesionale, pritet të ketë të reja.

    Virgjëresha

    Një takim më se rastësor, do ju bëjë tejet euforik. Kjo gjë do ju japë mundësinë që të rizgjoni disa ndjenja, të cilat i keni lënë pas dore kohëve të fundit. Horoskopi ju sugjeron që të mundoheni të respektoni më shumë, këshillat e kolegëve tuaj në punë.

    Peshorja

    Gjatë kësaj dite duhet të jeni shumë të kujdesshëm në dashuri, për shkak se pa dashje, mund të joshni një person që nuk ju intereson. Hijeshia juaj do ju mundësojë që të bëni shumë persona për vete. Në vendin e punës jini më të lirshëm dhe të guximshëm.

    Akrepi

    Kjo ditë mund të jetë mjaft intriguese dhe do ju ftojë që të mos jini shumë pesimistë, sidomos në dashuri, ku mund të keni një keqkuptim me personin që ju pëlqen. Përgjigjet që prisni, janë fare pranë. Ky është një moment shumë i mirë edhe për të bërë biznes apo blerje të ndryshme.

    Shigjetari

    Do të ndjeni nevojën që të rinovoni totalisht jetën tuaj, dhe do të gjeni stimuj të rinj. Dashuria do të jetë një prioritet absolut, kështu që jini të gatshëm që të keni takime të kënaqshme, apo të zyrtarizoni një lidhje.

    Bricjapi

    Do të jeni shumë të përqendruar në realizimin e një projekti të cilin e keni nisur prej pak kohësh. Ka ende disa çështje që duhen sqaruar, lodhur me disa bashkëpunime të rëndësishme për ju. Gjatë mbrëmjes së kësaj të marte, merrni më shumë kohë për tu kujdesur për veten.

    Ujori

    Mundohuni të jeni më shumë të kuptueshëm dhe bashkëpunues me kolegët tuaj në punë, pasi në këto momente, duhet të jeni të gatshëm për gjithçka. Do të merrni disa përgjigje të mira në dashuri, kështu që përfitoni për të çuar përpara propozime lidhur me udhëtime apo transferime.

    Peshqit

    Kjo do të jetë një ditë e turbullt, gjatë së cilës do të jeni mjaft aktiv. Do të gjeni mënyrën për të treguar të gjithë krijimtarinë tuaj, duke nisur një aktivitet të ri në bashkëpunim me kolegë ose mik të besuar. Këshillohet që të bëni kujdes me shpenzimet

  • “Javë e shkëlqyer për Peshqit, kujdes Demi dhe…”/ Meri Shehu jep yjet për shenjat e horoskopit

    “Javë e shkëlqyer për Peshqit, kujdes Demi dhe…”/ Meri Shehu jep yjet për shenjat e horoskopit

    Si çdo të hënë, edhe sot në një emision televiziv jemi me mikeshën tonë, astrologen e famshme, Meri Shehu, për të zbuluar parashikimin e shenjave. Shehu u shpreh se kjo javë është shumë e rëndësishme, ku do të ketë ndryshime pozitive, por edhe negative.

    “Kjo është një javë shumë e rëndësishme, është java e ekuinoksit pranveror. Kjo na bën që ne të ndihemi fuqishëm, se kalojmë nga dimri në pranverë dhe ndryshon patjetër atmosferë. Në datën 22 kemi një takim të Afërditës e Saturnit në Peshk dhe shumë shenja që i përkasin Virgjëreshës, Binjakëve, Shigjetarëve dhe Peshqve, të lindur në 10-ditëshin e dytë, do kenë vështirësi në komunikim, në takime erotike, në bashkëjetesa të ndryshme dhe në çështje ekonomike. Sa të futet Dielli direkt në datën 20 në Dash, do bëjë një lidhje të bukur me Plutonin në Ujor dhe këtu kemi apokalipse të mira, jo të këqija, zbulime të rëndësishme, por veprimtaria do të jetë e nëndheshme. Pra, ne nuk do veprojmë hapur, por do jetë një veprimtari shumë e nëndheshme”, tha astrologia në hyrje të programit.

    Dashi (3 yje)

    Është në një javë shumë e rëndësishme, sepse Dielli futet në shenjën e tyre në datën 20. Me shenjën e Dashit vjen pranvera dhe Dielli do bëjë një lidhje të bukur me Plutonin në Ujor. Pikërisht për këtë apokalips, për këtë ndryshim të madh në jetën e tyre dhe për këtë zhvillim të nëndheshëm, që nuk është i natyrës së tyre, do marrin tre yje. Kujdes me prapaskenat në dashuri ose takimet erotike.

    Demi (2 yje)

    Do kenë probleme në shoqëri, në qëllime dhe në takime që nuk do finalizohen. Demi do kërkojë një takim serioz, por do shkojnë me shumë vështirësi te ky takim serioz. Do presin tërë javën për të marrë një përgjigje, për të takuar dikë me rëndësi ose për t’iu realizuar një dëshirë dhe Demët nuk do ta realizojnë dot këtë gjë, ose do ta bëjnë me shumë vështirësi.

    Binjakët (4 yje)

    Lidhja e Diellit me Plutonin në Ujor është shumë e mirë për kontaktet me jashtë, për një punë shumë të rëndësishme, por të fshehtë që do bëjnë, dhe që do arrijnë atje ku duan. Në një takim rreth datës 22 në lidhje me karrierën, do kenë një pengesë shumë të vështirë. Kjo pengesë do t’i detyrojë shumë Binjakë të lindur në 10-ditëshin e dytë të stopojnë, të stresohen ose të bëhen pesimist.

    Gaforrja (3 yje)

    Kanë një javë spektakolare në lidhje me karrierën. Shumë Gaforre do ngrihen në mënyrë të papritur në karrierë, do marrin një pozicion ose një stimulim shumë të madh. Në lidhje me kontaktet me jashtë dhe me një çështje ligjore, disa Gaforre do të kenë problematika, sidomos ato të lindur në 10-ditëshin e dytë, të cilat, mesa duket, do t’i përjetojnë pak vështirë.

    Luani (4 yje)

    Kanë një bashkëpunim shumë të rëndësishëm. Do të bëhen pjesë e një plani shumë të rëndësishëm, pjesë e një diçkaje të madhe dhe të fshehtë, por që mund të quhet një organizatë, një bashkëpunim ose një organizatë bamirëse, një organizatë sociale.

    Virgjëresha (2 yje)

    Afërdita do takohet me Saturnin përballë shenjës së tyre në datën 22 dhe kjo sjell vështirësi në bashkëpunime, me partnerët në çift ose në çështje ekonomike vihet një presion. Kështu që shumë Virgjëreshë duhet të kenë kujdes! Nuk duhet të ndërmarrin vendime të rëndësishme, nuk duhet të prekin tema të rëndësishme ose duhet të jenë shumë të sigurt për ndjenjat e tyre para se të marrin një vendim të madh në jetën e tyre personale.

    Peshorja (3 yje)

    Janë përballë shenjës së Dashit, janë shenja që do ta shijojnë pranverën. Edhe këta do të kenë lajme shumë të mira ligjore ose një projekt të fshehtë, i cili do vijë si në heshtje, por do të favorizojë Peshoren në një studim, në një komunikim me jashtë, në një plan sekret të tyren ose në një qëllim të madh.

    Akrepi (5 yje)

    Është java e Akrepave. 5 yje sepse në fushën erotike keni shumë avantazhe. Dje u takua Dielli me Neptunin në Peshk dhe shumë Akrep përjetuan ndjenja të mëdha. Akrepat do kenë fat në dashuri dhe do japin një vendim të rëndësishëm rreth datës 22. Me punën do të kenë lajme të mira1

    Shigjetari (3 yje)

    Do jenë shenja më erotike e pranverës. Dielli në Dash, në lidhje të bukur me Plutonin në Ujor, do t’ju japë shumë avantazhe, shumë shijime dhe shumë ndjenja të thella e pasione që shumë Shigjetar s’i kishin përjetuar ndonjëherë, por do t’ju sjellë probleme familjare.

    Bricjapi (3 yje)

    Është një shenjë që deri diku favorizohen nga planetët, sidomos në çështjet familjare, aty do çlirohet një energji e mirë. Por në lidhje me vëllezërit, motrat, farefisin dhe shoqërinë do të kenë një ngërç të rëndësishëm ose një pakapërcim edhe të ndonjë ndjenje të tyren. Pra pësojnë një psikopati të vogël në lidhje me ndjenjat.

    Ujori (4 yje)

    Marrin pjesë në lidhjen Pluton dhe Diell në Dash. Një ndryshim i madh në jetën e tyre, një kthesë e rëndësishme, e cila në pamjen e parë është e padukshme, por punon gjithmonë poshtë dhe do hapet e do ndriçojë një perspektivë të mirë në lidhje me projektet e tyre.

    Peshqit (5 yje)

    Dje Neptuni dhe Dielli në shenjën e tyre u takuan, një takim shumë romantik, shumë i këndshëm. Shumë Peshq mund të kenë përjetuar ndjesi të mëdha, por rreth datës 22 disa gjëra fillojnë dhe shtrëngohen ose ai litari që është liruar fillon dhe tërhiqet, kështu që do kenë kujdes për vendimet ose takimet që do bëjnë.

  • Javë bombastike, ekuinoski pranveror sjell rilindje për këto shenja… / Horoskopi javor 18-24 mars nga astrologu Jorgo Pulla

    Javë bombastike, ekuinoski pranveror sjell rilindje për këto shenja… / Horoskopi javor 18-24 mars nga astrologu Jorgo Pulla

    Cilat janë shenjat më të favorizuara dhe cilat duhet të jetë më të vëmendshme sipas astrologut Jorgo Pulla në këtë javë të tretë të muajit mars

    I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte astrologu i njohur Jorgo Pulla, i cili bëri parashikimet e tij për javën, në bazë të pozicionimit planetar.

    ”Kemi disa data të rëndësishme këtë javë siç janë datat 20, 21, 22, 23 mars që pritet të kenë zhvillime për të gjithë shenjat e zodiakut. Më datën 20 mars kemi ekuinoksin pranveror dhe fillimin e vitit të ri astrologjik veçanërisht për shenjën e Dashit” e nis kështu bisedën Jorgo, duke shtuar se ekuinoksi do u japë të gjitha shenjave mundësi për të rilindur. Sipas tij, kjo periudhë është fillimi i vitit të ri astrologjik, edhe pse ne kemi hyrë zyrtarisht në pranverë që nga 1 marsi, ku Dielli hyn në Dash.

    ”Dashi na frymëzon të jemi të guximshëm dhe vendimtarë në jetën tonë, në fillimin e vitit të ri astrologjik, presim ndryshime dhe le të shohim se ku mund të marrim frenat në jetën tonë dhe si mund të rilindim” shtoi Jorgo. Me datën 21 Mars kemi Diellin tek Dashi, ku formon një kënd me Plutonin tek Ujori dhe tregon se ne mund të kemi më shumë kontroll në jetën tonë, të jemi më efektivë në qëllimet tona, duke treguar përkushtim dhe këmbëngulje.

  • Horoskopi i ditës, 18 Mars 2024

    Horoskopi i ditës, 18 Mars 2024

    DASHI

    Në ditët në vijim do të keni një Venus të favorshëm e cila do t’ju dhurojë ditë harmonike edhe nëse shumë prej jush do t’i kalojnë në shtëpi… Për sa i përket punës, angazhimet nuk ju japin afat dhe filloni të vuani nga distanca e partnerit tuaj. Mundohuni të bëni një ndryshim.

    DEMI

    Sipas horoskopit të Paolo Fox (e hënë 18 mars 2024), ju pret një ditë (dhe një javë) në emër të dashurisë: gati për të rizbuluar harmoninë me partnerin tuaj (nëse e keni humbur)?

    BINJAKËT

    Në orët në vijim dikush do t’ju bëjë të vështirë dhe mund të lindin debate si në familje ashtu edhe me partnerin tuaj. Për fat të mirë, gjithçka do të funksionojë për mirë, por mos jini shumë mendjemadh. Shtrohuni paksa!

    GAFORRJA

    Dashuria është e mirë për ju: ata që po jetojnë një marrëdhënie serioze dhe paqësore do të rrisin bashkëfajësinë e tyre me partnerin, ndërsa ata që kanë probleme duhet të fillojnë t’i sqarojnë ato. Jini të kuptueshëm. Hapi sytë dhe zemrën.

    LUANI

    Sipas horoskopit të Paolo Fox (e hënë 18 mars 2024), shmangni shfryrjet ndaj njerëzve të afërt që vuajnë edhe nga situata të caktuara. Në vend të kësaj, inkurajoni kreativitetin në punë ose në kohën tuaj të lirë. Mundohuni të shpërqendroni veten dhe të relaksoheni.

    VIRGJËRESHA

    A je mërzitur? Ju nuk jeni të vetmit. Mundohuni t’i përkushtoheni aktiviteteve rekreative për t’i bërë së bashku me familjarët tuaj. Koha do të kalojë më shpejt nëse mendoni për gjëra të tjera. Nuk do të ishte keq as të punoje…

    PESHORJA

    Nuk po kaloni një moment të mirë. Pavarësisht kësaj, Hëna do t’ju shoqërojë gjatë gjithë javës (duke filluar nga 18 marsi) dhe do t’ju ndihmojë të përballoni të gjitha situatat, madje edhe ato më të vështirat që ju dalin përpara. Do të shihni që do të ketë mundësi të shkëlqyera për sukses në çdo fushë.

    AKREPI

    Sipas horoskopit të Paolo Fox (e hënë 18 mars 2024), përpiquni të qëndroni të qetë dhe të ruani vetëkontrollin. Këto nuk janë ditë të lehta për askënd, por duke ruajtur qetësinë do të shmangni grindjet e bezdisshme familjare. Mos u zemëroni nëse diçka nuk shkon sipas asaj që do të donit.

    SHIGJETARI

    Marsi do t’ju japë shumë energji e cila gjithashtu do të rrisë kreativitetin dhe frymëzimin tuaj. Jepini hapësirë ​​edhe hobive të vjetra dhe aktiviteteve artistike. Sa për dashurinë, disa ditë mos u zemëroni nëse diçka nuk shkon sipas planit.

    BRICJAPI

    Së shpejti do t’ju duhet të merreni me disa çështje që, deri më tani, ju kanë vënë në dyshim. Shmangni diskutimet e mëtejshme me partnerin dhe punëdhënësin tuaj. Qëndroni me të dhe nuk do të zhgënjeheni. Do të shihni që kënaqësitë nuk do të vonojnë.

    UJORI

    Sipas horoskopit të Paolo Fox (e hënë 18 mars 2024), më në fund ka ardhur koha që ju të merrni frenat e jetës suaj dhe të jeni sërish mjeshtri absolut i saj. Kapitulli i punës: çdo gjë është ndalur dhe ju mund t’i përkushtoheni më shumë hobit tuaj të preferuar.

    PESHQIT

    Java që do të nisë sigurisht që do të jetë pozitive. Shumë pozitive. Mos mendoni vetëm për punën. Përkushtojuni familjes, partnerit dhe fëmijëve tuaj. Mos u zemëroni nëse diçka nuk shkon sipas planit.

  • “Ditë e mbushur me…”/ Horoskopi ditor për nesër, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

    “Ditë e mbushur me…”/ Horoskopi ditor për nesër, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

    Dashi

    Dite e mbushur me pasion te zjarrte kjo e sotmja për te dashuruarit. Do përjetoni emocione pa fund ne krahët e atij qe dashuroni dhe do siguroheni se ai është personi i duhur me për cilin doni te kaloni jetën. Beqaret nuk duhet t’i besojnë tërësisht personave qe ne takimin e pare. Ndonjëherë pamja zhgënjen. Financat duhet t’i riorganizoni sa me [are qe situata te përmirësohet.

    Demi

    Jeta juaj ne çift nuk do ketë shume vështirësi gjate kësaj dite, megjithatë nëse doni te ruani një klime sa me te ngrohte, mendoni t’i bëni ndonjë surprize te këndshme partnerit. Beqaret duhet t’i marrin gjerat shtruar dhe te mos fillojnë një lidhje me personin e pare qe do takojnë. Financat do jene inkurajuese dhe aspak problematike. Shfrytëzojeni këtë rast për te bere ndonjë shpenzim te domosdoshëm.

    Binjakët

    Edhe nëse partneri ju bën ndonjë kritike te ashpër mos iu hidhni menjëherë ne fyt, por mundohuni te kuptoni perse ai e ka bere këtë gjë. Kontrollojeni ne çdo moment edhe sjelljen tuaj nëse nuk doni te keni probleme serioze. Beqaret do kenë nevoje për me tepër siguri para se te fillojnë një lidhje. Ne planin financiar nuk do keni për çfarë te qaheni.

    Gaforrja

    Do ngrini pikëpyetje te shumja gjate kësaj dite mbi atë qe keni ne krah për shkak te sjelljes se tij kohet e fundit. E mira do ishte te flisnit qetësisht dhe t’i sqaronit gjerat njëherë e mire. Beqaret me mire qe qëndrojnë edhe sot vetëm sepse personat qe do iu vijnë rreth e rrotull nuk do jene shume te përshtatshëm. Ne planin financiar situata do mbetet e njëjtë.

    Luani

    Edhe pse ne një lidhje do ndiheni shume te vetmuar gjate kësaj dite. Partneri do iu lere shume pas dore duke u marre me çështje me te rëndësishme. Për beqaret do ketë jo vetëm takime, por edhe dashuri me shikim te pare. Shfrytëzojeni ditën deri ne minutën e fundit! Financat ne përgjithësi do jene te mbrojtura, por gjithsesi me shpenzimet mos e teproni.

    Virgjëresha

    Do e përmirësoni mjaft lidhjen tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe do i shtoni dozat e komunikimit me njeri-tjetrin. Ata qe kane pasur mosmarrëveshje do i sqarojnë shpejt ato. Beqaret nuk duhet te tregohen te nxituar sepse do bëjnë gabime te pafalshme. Ne planin financiar duhet te ndiqni një strategji te përpiluar mire nëse doni qe situata te mos ketë tronditje.

    Peshorja

    Tregohuni paksa me te hapur me partnerin tuaj sot dhe mos u mundoni për asnjë moment te kopjoni historitë e dashurisë te filmave tuaj te preferuar. Beqaret do kenë takime premtuese me persona te veçante. Shfrytëzojini këto mundësi! Financat do jene gjithë kohës te ekuilibruara prandaj mund te shpenzoni edhe pak me tepër.

    Akrepi

    Nëse doni qe lidhja juaj te shkoje sa me mire duhet t’i shprehni edhe me tepër ato qe ndjeni sot. Partneri do beje te njëjtën gjë ne mënyrë qe ju te ndiheni te dëshiruar. Beqaret për fat te keq nuk do arrijnë ta gjejnë as sot atë qe kane ëndërruar. Financat qe sot do fillojnë pak nga pak te stabilizohen. Përfitoni për te hequr disa para mënjanë qe te siguroni te ardhmen.

    Shigjetari

    Nëse jeni ne një lidhje duhet te tregoheni shume te kujdesshëm gjate kësaj dite. Te shumte do jene personat qe do kërkojnë t’iu prishin pune. Për beqaret do jete Jupiteri planeti me i favorshëm. Ai do iu krijoje mundësi te shumta për takime te mrekullueshme. Ne planin financiar duhet te mendoheni dy here para se te hidhni çdo hap. Shmangni gabimet!

    Bricjapi

    Beqaret do jene me te privilegjuarit e kësaj dite. Mundësitë për takime emocionuese do jene te mëdha dhe ka shume gjasa qe te fillojnë menjëherë histori dashurie. Çiftet do e kenë serish te vështirë ta përmirësojnë marrëdhënien dhe debatet do vazhdojnë. Ne planin financiar situata mund t’iu dale jashtë kontrollit nëse shpenzoni me sy mbyllur.

    Ujori

    Jeta sentimentale e çifteve do jete e mire sot, prandaj mund t’i kushtoni edhe pak me tepër vëmendje profesionit. Partneri do ju kuptoje dhe do iu mbështesë gjithë kohës. Beqaret edhe pse do lodhen se kërkuari nuk do arrijnë ta gjejnë princin e tyre te kaltër. Plutoni do iu sjelle fat ne planin financiar. Shlyeni fillimisht borxhet qe keni e me pas shpenzoni.

    Peshqit

    Dite e mbushur me momente te lumtura kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndiheni për mrekulli pranë partnerit dhe do përjetoni kënaqësi te papërshkrueshme. Beqaret duhet ta lënë veten te lire dhe te bëjnë atë qe do iu thotë zemra. Ne planin financiar do ndizet sinjali i alarmit për shkak te shpenzimeve marramendëse qe do kryeni. Kujdes, sepse situata mund t’iu dale jashtë kontrollit.

  • “Mendojnë se partneri do u heq lirinë”, njihuni me shenjat e horoskopit që do të martohen në moshë të vonë

    “Mendojnë se partneri do u heq lirinë”, njihuni me shenjat e horoskopit që do të martohen në moshë të vonë

    Grafiku i shenjës suaj të zodiakut mund të zbulojë shumë për jetën tuaj të dashurisë, si për shembull llojin e partnerit me të cilin jeni më i pajtueshëm ose sa gjasa keni për t’u ndarë.

    Përveç kësaj, mund t’ju tregojë se kur keni gjasa të martoheni. Dhe ndërsa një astrolog do të gërmojë më thellë në tabelën tuaj për të mbledhur informacione më specifike, një vështrim në shenjën tuaj mund t’ju japë njohuri.

    Sipas Emily Newman, një astrologe, janë tre shenja të zodiakut që kanë më shumë gjasa të martohen më vonë në jetë.

    Dashi

    Dashët priren të “zhytet” në fazën e muajit të mjaltit të një marrëdhënieje. Ata ndihen mirë në fazat e hershme të marrëdhënies së tyre, ndërsa kanë frikë se një angazhim më serioz do t’i heqë lirinë. Kjo është arsyeja pse ata do të argëtohen sa më shumë që të munden.

    Ata pëlqejnë të marrin vendimet e tyre. Ata gjithashtu marrin shumë kohë për të gjetur partnerin e duhur. Kjo është arsyeja më e rëndësishme pse ata zakonisht martohen më vonë në jetë. Ata shpesh mendojnë se partneri do t’i heqë lirinë.

    Binjakët

    Si një nga shenjat më sociale dhe të sunduar nga Mërkuri (planeti i komunikimit), një Binjak nuk sheh asnjë arsye për të qëndruar në një lidhje vetëm me një person për jetën. Përveç kësaj, ata mërziten shumë lehtë dhe kanë nevojë për stimulim të vazhdueshëm për t’i mbajtur ata vigjilentë.

    Ata i duan njerëzit që sfidojnë mendjet e tyre. Janë lozonjarë dhe mërziten lehtësisht. Ata vendosin standarde të larta për marrëdhëniet e tyre dhe dëshirojnë të gjejnë një partner ideal. Kjo është arsyeja pse ata janë të ngadaltë për t’u përkushtuar për jetën.

    Ujori

    Fryma e lirë e zodiakut nuk u beson lehtë njerëzve dhe nuk hyn në norma dhe rregulla. Ujorët janë të pavarur, progresivë dhe shumë inteligjentë, ndërsa janë shumë të vetëdijshëm për lirinë e tyre.

    Ata e shijojnë veçanërisht beqarinë dhe kur vendosin të angazhohen, kanë nevojë për një partner që u jep hapësirë ??në marrëdhënien e tyre. Ata nuk e vlerësojnë traditën aq shumë sa shenjat e tjera, kështu që martesa nuk është e nevojshme për ta.

  • Parashikimi i horoskopit 17 mars, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju

    Parashikimi i horoskopit 17 mars, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju

    Dashi

    Një fundjavë nervoze për të lindurit e kësaj shenje. Këtë ditë mund të keni probleme por që janë lehtësisht të zgjidhshme në ditët e ardhshme. Hëna do ndikojë pozitivisht për juve këtë të diel.

    Demi

    Pas disa ditësh të mira, në këtë fund jave mund të pësoni një moment rënieje. Në dashuri jeni në një çast pritjeje. Yjet nuk janë favorizues për juve në fushën e zemrës këtë ditë.

    Binjakët

    Një fundjavë mjaft e bukur sa i takon ndjenjave. Vihuni në lëvizje për të ndjerë emocione të bukura. Mund të ndjeni pak lodhje në fundin e ditës. Por, në tërësi pritet një ditë e mbarë për juve.

    Gaforrja

    Në fundjavë mund të lindin debate në familjen tuaj. Këtë të diel ju do të ndiheni më energjik fizikisht por edhe mendërisht do ndiheni më mirë. Fundjava do jetë mjaft e mirë sa i takon dashurisë.

    Luani

    Një fundjavë jo shumë e mirë për juve. Po ashtu, jeni të predispozuar për konflikte me persona të ndryshëm. Mundohuni të shmangni debatet këtë të diel pasi kjo nuk është dita juaj me fat.

    Virgjëresha

    Një fundjavë interesante për juve. Këtë të diel ju do të kaloni emocione mjaft të bukura. Yjet janë tepër favorizues edhe sa i takon punës. Kjo mund të ciëlsohet një ditë mjaft e mirë për juve.

    Peshorja

    Ndiheni mjaft energjikë këtë ditë. Mund të përballeni edhe me sqarime të rëndësishme me persona të caktuar. Sa i takon punës, priten ndryshime rolesh për juve këtë fundjavë.

    Akrepi

    këtë fundjavë ju do kaloni momente force. E diela do jetë ditë e mirë për të lindurit e kësaj shenje. Në dashuri do të jetoni momente të bukura. Yjet janë në favorin tuaj, shijojeni këtë ditë.

    Shigjetari

    Do të jetë një ditë me luhatje për të gjithë të lindurit e kësaj shenje. E diela gjithsesi pritet të jetë një ditë e mirë për juve pasi keni hënën në favor. Kujdes në punë, priten disa përplasje.

    Bricjapi

    Këtë të diel ju do të keni hënën në favor. Një ditë relativisht e mirë kjo për juve. E diela mund të cilësohet si dita e rimëkëmbjes në disa drejtime.

    Ujori

    Këtë të diel ju mund të keni disa takime interesante. Nuk duhet të mbylleni në shtëpi. Dilni dhe argëtohuni. Do të jeni mjaft energjik. Shfrytëzojeni momentin!

    Peshqit

    Ju po përjetoni momente mjaft të mira. Qershori do të jetë muaji juaj dhe priten rezultaet pozitive në çdo aspekt. Këtë të diel, ju mund të përjetoni disa emocione mjaft të bukura.

  • Horoskopi ditor për nesër, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

    Horoskopi ditor për nesër, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

    DASHI

    Jeni duke përjetuar një fundjavë të veçantë. Karizma dhe vullneti juaj do t’ju çojnë shumë gjatë orëve të ardhshme. Lajmet e reja vijnë së shpejti. Guxim!

    DEMI

    Sipas horoskopit të Paolo Fox (e diel, 17 mars 2024), pak lodhje dhe moral i shurdhër për shumë prej jush, kalimi i Marsit në shenjën tuaj do t’ju bëjë të ndiheni të pafuqishëm. Mos u dekurajoni, ky moment do të kalojë shpejt dhe do të ktheheni në formë.

    BINJAKËT

    E juaja është një shenjë shumë e veçantë, veçanërisht në këtë periudhë ku ka një luhatje në humorin tuaj. Më mirë të merrni pak kohë për t’u çlodhur. Rimbushni veten për fund të muajit.

    GAFORRJA

    Probleme të mundshme në familje dhe përplasje në vendin e punës. Mos u nxitoni, mendoni me kujdes kujt mund t’i besoni. Kafshoni gjuhën nëse është e nevojshme. Nuk ka kuptim të filloni argumente që nuk çojnë askund…

    LUANI

    Sipas horoskopit të Paolo Fox (e diel 17 mars 2024), kërkimi i vazhdueshëm për të dashurin tuaj po ju bën të humbisni nga sytë pikat kyçe të jetës suaj. Përkushtimi ndaj miqësive mund të jetë një antistres i shkëlqyer në këtë kohë.

    VIRGJËRESHA

    Rezultatet e shkëlqyera të punës do t’ju bëjnë të ndiheni të qetë me veten dhe të përmbushur gjatë orëve në vijim. Kënaqësi të reja do të vijnë së shpejti edhe në fushën ekonomike.

    PESHORJA

    Gjatë orëve në vijim, mos vazhdoni të rikuperoni marrëdhëniet që janë përkeqësuar prej disa kohësh. Ajo që prishet nuk mund të riparohet gjithmonë, veçanërisht në dashuri. Guximi!

    AKREPI

    Sipas horoskopit të Paolo Fox (e diel 17 mars 2024), për momentin po gatuhen shumë gjëra dhe nuk mund të kryeni asnjë prej tyre… Jepini vetes kohë, zgjidhni një qëllim dhe përpiquni ta arrini atë. I qetë dhe gjakftohtë.

    SHIGJETARI

    Lodhja nuk ju ka trembur kurrë, gjithmonë e keni hedhur veten në aventura të reja pa u menduar shumë, por tani është koha të ngadalësoni, edhe trupi juaj ka nevojë për një pushim. Relaksohuni. Gjithçka nis nga e para të hënën.

    BRICJAPI

    Për shumë prej jush po vijnë surpriza, ka një dëshirë të madhe për të zgjeruar familjen. Bëhuni të zënë: kjo është një periudhë e shkëlqyer për shenjën tuaj.

    UJORI

    Sipas horoskopit të Paolo Fox (e diel 17 mars 2024), mos u shqetësoni shumë. Shijojeni jetën. Gjithmonë ka kohë për të menduar për gjërat negative. Pushoni mendjen dhe përkushtojuni vetes gjatë kësaj fundjave në mes të marsit.

    PESHQIT

    Yjet ju ftojnë të bëni pak më pak dhe më mirë. Në çdo rast, nuk do të mund të zbatoni ndryshimet që dëshironi përpara muajit maj. Mbajeni edhe pak.

  • Horoskopi për sot, ja çfarë kanë rezevuar yjet për ju

    Horoskopi për sot, ja çfarë kanë rezevuar yjet për ju

    DASHI

    Do ta keni të vështirë të mbani “këmbët në tokë”. Nuk do të jeni në gjendje të vazhdoni dhe do t’ju duhet të kompensoni me pak pushim. Fjalëkalimi: Relaksim. Më pak mendime dhe më shumë konkretizime.

    DEMI

    Duhet të përballeni me një turbullim emocional nga partneri juaj. Nuk është domosdoshmërisht faji juaj dhe mos e merrni gjithçka me vlerë. Besoni në aftësinë tuaja. Keni nevojë për gjak të ftohtë dhe qetësi. Kaq i qetë.

    BINJAKËT

    Do të keni mundësinë të rishikoni një gjykim për një person të afërt, ndoshta të gabuar në të kaluarën. Do të tregoni ndjenjat tuaja. Do të duhet të pohoni veten dhe të shprehni mendimet tuaja, në mënyrë që të mund të jeni thjesht vetvetja.

    GAFORRJA

    Në orët e ardhshme rrezikoni të dukeni shumë i zënë me veten, me shqetësimet tuaja dhe do t’ju duhet të relaksoheni. Jeni të mbingarkuar me punë, ngadalësimi do ju duket më i vështirë se zakonisht. Por mos u shqetësoni: është e mundur.

    LUANI

    Optimizmi dhe aftësitë tuaja sociale do t’ju sjellin fat. Shumë fat. Dashuria është gjithashtu e mirë me marrëdhënie të suksesshme në horizont.

    VIRGJËRESHA

    Pavarësisht frikës suaj ju pret një ditë e qetë. Asgjë nuk ju ndalon të kujdeseni për veten. Relaksoni mendjen, do të jetë mënyra më e mirë për të rimbushur veten për javën e re.

    PESHORJA

    Në orët e ardhshme dëgjoni ata që ju rrethojnë dhe jini të hapur ndaj sugjerimeve të të tjerëve. Gabimet e rëndësishme do të shmangen. Megjithatë, kini kujdes që të mos e lini veten të pushtoheni nga të tjerët dhe shqetësimet e tyre. Duhet të gjesh një ekuilibër.

    AKREPI

    Optimizmi juaj po rritet dhe është koha për të përfituar nga gjërat e mira në jetë. Ka shumë gjëra që po ndodhin rreth jush, kështu që njihni kufijtë tuaj. Kërkoni paqe dhe qetësi si në punë ashtu edhe në jetën private.

    SHIGJETARI

    Do të dukeni më entuziast dhe më i vendosur se kurrë. Do të ndiqni prioritetet tuaja të reja. Lodhja do të ndihet, sikurse do t’ju duhet arratisje, apo edhe ndryshim peizazhi.

    BRICJAPI

    Jeta do të bëhet më e qetë në momentin që një problem të zgjidhet. Ndoshta edhe më i qetë se sa e kishit menduar ndonjëherë… Nuk jeni larg nga puna e tepërt. Mendoni për veten tuaj herë pas here…

    UJORI

    Jeni parë pozitivisht nga ata që ju rrethojnë, kështu që përfitoni nga rasti për të pasur një avantazh. Në orët në vijim, përpiquni të jeni veçanërisht të kujdesshëm për të mos ngrënë shumë… Mbani larg grykësinë tuaj. Keni nevojë për një prizë fizike.

    PESHQIT

    Mund të fitoni kënaqësi të madhe duke i kushtuar kohë një miku që ka nevojë për mbështetjen tuaj. Duhet të ngadalësoni pak, në mënyrë që të dëgjoni instinktet tuaja më të thella. Jepini vetes një pushim.

  • Horoskopi ditor për nesër, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

    Horoskopi ditor për nesër, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

    Dashi

    Ndonëse mund të jeni shumë autoritar, duhet të dini se edhe të qenit më të ndjeshëm, mund të zbusë shumë kontradikta që mund të keni në punë. Kjo e shtunë favorizon takime interesante.

    Demi

    Kjo është një periudhë që ju sheh disi të dekurajuar për shkak të disa debateve me partnerin/en. Dashuria është motori që ju shtyn në veprim, kështu që mundohuni që të zgjidhni çdo tension që mund të keni patur së fundmi. Kjo ditë favorizon bashkëpunimet në punë.

    Binjakët

    Jini të kujdesshëm, pasi kjo periudhë do të zbulojë shumë detaje të jetës tuaj private dhe mund të mos jenë aspak pozitive. Këshillohet që ti besoni instinktit tuaj, sidomos në çështjet e biznesit.

    Gaforrja

    Së fundmi keni ndjesinë se diçka nuk po shkon në drejtimin e duhur. Mundohuni të analizoni me më shumë kujdes strategjitë tuaja të punës dhe ndryshojini gradualisht. Në dashuri do të keni mungesa dhe do të jeni të hutuar, kështu që kthehuni me këmbët në tokë.

    Luani

    Duhet të organizoni me saktësi çdo angazhim të kësaj fundjave, pasi ka shumë gjëra që duhet të bëni dhe pak kohë për ti realizuar të gjitha. Mundohuni të mos jeni shumë të tensionuar, ose në të kundërt rrezikoni të nervozoni partnerin/en ose bashkëpunëtorët tuaj.

    Virgjëresha

    Më në fund do të ndiheni të lirshëm dhe kjo në sajë të rezultateve të shkëlqyera që keni marrë nga një projekt i zhvilluar së fundmi. Dashuria është në përmirësim të dukshëm, por duhet të jeni të gatshëm që të kënaqni edhe ndonjë kërkesë më shumë të partnerit/es.

    Peshorja

    Angazhimet e kësaj dite do ju lodhin pa masë, por kjo gjë nuk duhet t’iu pengojë të vazhdoni të punoni, me synim arritjen e një objektivi tuaj. Mundohuni që të pushoni më shumë dhe të kaloni më shumë kohë me partnerin/en ose familjen tuaj.

    Akrepi

    Guximi dhe natyra juaj e lirshme do të vlerësohen maksimalisht. Megjithatë mundohuni të mos lini pas dore dashurinë, sidomos nëse keni pasur keqkuptime gjatë ditëve të fundit.

    Shigjetari

    Shmangni bërjen e premtimeve për të cilat nuk jeni të sigurtë që mund ti mbani, për shkak se mund të ushqeni pritshmëri të rreme tek të tjerët. Po kaloni një gjendje jo shumë të qëndrueshme në dashuri dhe mund të keni debate me partnerin. Bëni kujdes!

    Bricjapi

    Do të merrni propozime të mira pune, të cilat do ju fusin në dilemë. Bërja e ndryshimeve të mëdha, ju frikëson, por pak kurajo në këto momente, do të sjellë rezultate të shkëlqyera.

    Ujori

    Kjo ditë do të ofrojë për të lindurit e kësaj shenje mundësi shumë të mira, lidhur me raportet ndërpersonale. Do të ndiheni gati ti jepni një kthesë të rëndësishme karrierës suaj, kështu që jini gati.

    Peshqit

    Parashikohet një ditë e mbushur me fitore të mëdha dhe kjo gjë do ju lejojë që të rigjeni harmoninë dhe bashkëpunimin e kërkuar, jo vetëm në punë, por edhe në dashuri. Kjo e shtunë favorizon biznesin dhe investimet.