Category: Horoskopi

  • Horoskopi për ditën e nesërme, ja çfarë surprizash kanë parashikuar shenjat e zodiakut për ju

    Horoskopi për ditën e nesërme, ja çfarë surprizash kanë parashikuar shenjat e zodiakut për ju

    Dashi

    Kjo ditë do ju gjejë melankolik sa i takon dashurisë, ndoshta sepse po bëni shumë pyetje, sa i takon të ardhmes tuaj si çift. Mos u fusni në të thella, por mbani mirë atë që keni tashmë. Ata që janë vetëm po përjetojnë një periudhë me ulje ngritje, e cila do të jetë disi stresuese. Në sferën profesionale mund të keni probleme lidhur me një projekt të rëndësishëm, kështu që përqendrohuni maksimalisht.

    Demi

    Kjo e premte do të jetë mjaft diskrete. Në dashuri mos dyshoni kurrë për ndjenjat tuaja ndaj personit që dashuroni. Nëse xhelozitë tuaja do të shtohen, rrezikoni të prishni harmoninë e lidhjes. Jini të qetë dhe shijoni momentin, pa u stresuar. Ata që janë vetëm, i pret një ditë aspak e favorshme dhe nën ritmin e duhur. Në punë, do të keni një shpirt bashkëpunimi shumë të thellë, i cili do ju lejojë që të merrni fitime dhe vlerësime të mëdha.

    Binjakët

    Kjo cilësohet si shenja më e favorshme e ditës, pasi parashikohet një e premte spektakolare në çdo drejtim. Në dashuri do të keni dëshirë për të kaluar më shumë kohë me partnerin/en tuaj. Ata që janë vetëm gjatë kësaj dite do të hedhin bazën e një raporti që mund të bëhet solid. Sa i takon punës, aspiratat tuaja do të konkretizohen më së miri. Mundohuni të nxirrni në pah të gjitha projektet tuaja, të cilat do të pranohen më së miri nga bashkëpunëtorët dhe eprorët tuaj. Mos lini që t’iu ikë asnjë mundësi.

    Gaforrja

    Kjo ditë do të jetë mjaft e favorshme. Në dashuri do të përjetoni diçka speciale, ku çdo tension dhe luhatje, do të jetë pjesë e së kaluarës. Ata që janë vetëm, mund të nisin një histori e cila do ju përmirësojë humorin. Në punë do të përballoni lehtësisht çdo detyrë që do ju ngarkohet, por kini parasysh që të mendoheni mirë para se të veproni dhe të merrni vendime të rëndësishme.

    Luani

    Kjo ditë do të jetë e shkëlqyer. Në dashuri, nëse doni që raporti juaj në çift të mbahet i gjallë sa më gjatë, duhet të krijoni një stimul për ta rigjallëruar. Ndoshta një udhëtim i shkurtër, do ju bëjë mirë dhe do ju dhurojë më shumë qetësi të dyve. Gjatë kësaj dite rrota e fatit do të jetë në anën e atyre që janë vetëm. Në punë, do t’iu duhet të bëni ndryshime të rëndësishme, të cilat do të rezultojnë optimale për funksionimin më të mirë të gjithë procesit.

    Virgjëresha

    Kjo e premte nuk do të jetë aspak e favorshme, madje mund të quhet ditë “e zezë”. Në dashuri këshillohet të keni kujdes maksimal. Ata që janë vetëm, duhet që jo vetëm ti kritikojnë personat që kanë për zemër, pasi rrezikojnë që të mbeten vetëm. Në sferën profesionale yjet do të jenë në anën tuaj, dhe do ju ndihmojnë që të përballoni problemet me të cilat do të përballeni.

    Peshorja

    Kjo e premte do të jetë disi nën ritëm. Në dashuri, pritet të rigjeni qetësinë, të cilën e keni fare pranë. Gjithë çfarë duhet të bëni, është të mundoheni të shmangni sa më shumë debatet. Ata që janë vetëm, do të kenë nevojë për një shtysë për të ndryshuar situatën. Parashikimi i ditës sa i takon punës, këshillon që të ruani qetësinë, të përqendroheni maksimalisht dhe të mos hutoheni, për shkak se rrezikoni të gaboni.

    Akrepi

    Nuk do të jetë dita më e mirë për të lindurit e kësaj shenje. Në dashuri, mund të përfshiheni në një situatë konfliktuale. Ju ngacmon disi shpirti i aventurës, sidomos sa i takon sferës erotike. Për ata që janë vetëm, dita nuk parashikon të reja të rëndësishme. Në sferën profesionale do të ketë një e premte e rëndësishme, për ata që punojnë në varësi ndaj dikujt.

    Shigjetari

    Kjo e premte do të jetë spektakolare në planin e ndjenjave. Mund të realizohen shumë ëndrra që keni në sirtar. Sfera e ndjenjave kërkon më shumë vëmendje dhe përgjegjësi. Nëse jeni të përfshirë në një lidhje të rëndësishme, përqendrohuni në nevojat e partnerit/es, duke e parë tjetrin në një dritë ndryshe. Ata që janë vetëm, janë më shumë të dhënë për të marrë se sa të japin, duke mos i dhënë shumë shtysë ndjenjave. Në punë, yjet ju furnizojnë me energji, duke ju shtyrë drejt nismave të suksesshme.

    Bricjapi

    Dita do të jetë perfekte si në fushën e ndjenjave edhe në përgjithësi. Vlerësoni më mirë këtë ditë, për të promovuar nisma të rëndësishme, të cilat kanë të bëjnë me romanticizmin. Për ata që janë vetëm, kjo do të jetë një periudhë shumë e bukur, gjatë së cilës do të ndiheni të dëshiruar. Një lidhje e re, do të jetë burimi kryesor i ndjenjave truaja. Në punë, ju pret një ditë shumë interesante, sidomos nëse jeni përfshirë në një aktivitet tregtar.

    Ujori

    Kjo do të jetë një ditë më shumë se e kënaqshme në fushën e ndjenjave, por me zhvillime mjaft intensive edhe sa i takon aktivitetit profesional. Në raportin në çift do të arrini që të kuptoni se personi që dashuroni është në intensitet të plotë me ju, duke shtuar edhe më shumë harmoninë. Të qenit të shpaguar emocionalisht, do ju motivojë dhe më shumë. Ata që janë vetëm, nëse janë përfshirë në një lidhje, duhet ta vlerësojnë më mirë. Në sferën profesionale, mund të jetë momenti i duhur për të ndryshuar një projekt i cili nuk po ecën siç duhet.

    Peshqit

    Dita nuk do të nisë ashtu siç e prisni. Sa i takon dashurisë, duhet ti kushtoni më shumë kohë sferës së ndjenjave, pasi mund ta keni lënë pas dore. Ata që janë vetëm, mund të jenë të pakënaqur me miqësitë që kanë, kështu që duhet të bëjnë ndryshime të ndjeshme. Në punë, kjo është periudha kur duhet të merrni masa, në mënyrë që gjithçka të shkojë më së miri. Nëse jeni të përfshirë në një aktivitet të pavarur, asi juaj nën mëngë do të jete fantazia.

  • Kujdes me paratë! Ç’do të sjellë për shenjën tënde Hëna e re te Peshqit?

    Kujdes me paratë! Ç’do të sjellë për shenjën tënde Hëna e re te Peshqit?

    Hëna e re është një mundësi e mirë për të rimenduar zgjedhjet në jetë dhe për të manifestuar. Nëse diçka apo dikush po të mungon në jetë, qoftë një objekt, eksperiencë, apo edhe person, shprehe dëshirën me zë të lartë, shkëputu nga e shkuara dhe krijo hapësirë për gjërat e reja që do të vijnë.

    Më 10 mars 2024, Hëna e re do të ndriçojë qiellin dhe do të krijojë mundësi të reja për ty. Ç’do të ndodhë me shenjën tënde?

    Dashi

    Qëllimi yt në këto momente është që të gjesh më shumë kuptim në gjërat që bën. Kush do të jesh? Si do të sillesh? Si një fëmijë, një i rritur i përgjegjshëm, apo një shpirt i lirë? Besoje ose jo, të gjitha këto qëndrojnë brenda teje, duhet thjesht t’i eksplorosh dhe t’i shprehësh këto ndjesi.

    Demi

    Ti do ta kuptosh shpejt se dualiteti ekziston dhe si një natyre komplekse, do të mund të përballesh me gjera që do të të mjegullojnë arsyetimin. Në këtë Hënë të re, do të marrësh lajme zhgënjyese, të cilat mund të të krijojnë ndjesinë se je shkëputur nga realiteti, ose do të kesh të vështirë t’u besosh, por ato janë të vërteta, prezente dhe shpejt, do të të duhet t’i zgjidhësh si sfida.

    Binjakët

    Si po ndihesh rishtazi në aspektin e karrierës? Hëna e re lidhet me kohën ku ti mund të ndihesh paksa i/e humbur në ndjenjat dhe mendimet e tua. Me shumë gjasa, nuk po e sheh të gjithë potencialin tënd dhe kjo të mbush me emocione negative. Sigurohu që të mos i lejosh mendimet dhe gabimet e së shkuarës të dominojnë jetën tënde tani.

    Gaforrja

    Kemi vetëm një këshillë: Kur dyshon, lexo libra! E dashur Gaforre, po përjeton një eksperiencë unike që e ke të vështirë ta përshkruash. Ke dyshime, ide të reja, një qasje të veçantë dhe në nënvetëdijen tënde po i thua universit se je gati për të ardhmen. Ti do të gjesh kuptim në gjërat që ndoshta s’ke kuptuar dhe ky është fiks momenti që të lidhesh me veten dhe me dëshirat e tua.

    Luani

    Ndonjëherë, të duhet të shtiresh, jo në kuptimin që të manipulosh njerëzit, por në sensin që të mos i lëndosh të tjerët me atë që do të thuash. Këtë periudhë, do të argëtohesh më shumë dhe do ta gjesh veten në situata të ndryshme, të cilat do të të sjellin më shumë kënaqësi.

    Virgjëresha

    Çfarë të mungon? Mund të jesh i/e rrethuar me bekime dhe begati, por në njëfarë mënyre po e limiton veten dhe s’i sheh të mirat që po të shfaqen përpara. Mundohu të jesh më mendjehapur, të kesh më shumë dëshira dhe t’i reflektosh ato kudo, në të gjitha sferat ku je fokusuar.

    Peshorja

    Ta lodhësh veten nuk është zgjedhja e duhur. Aftësia jote për të funksionuar dhe për të pasur sukses nuk varet nga ritmi, por nga energjia që të bën të ecësh përpara. Ideologjia jote dhe mënyra se si e sheh botën është mjaftueshëm interesante, ndaj qëndro në botën tënde dhe luaj rolin tënd të preferuar: Atë të një personi që e di se çfarë do.

    Akrepi

    Ta marrësh veten nga një thyerje zemre nuk është kurrë e thjeshtë. Nëse do të ishte, dashuria e vërtetë nuk do të ekzistonte. Bëji vetes një nder dhe llastoje atë, plotësoji dëshirat dhe foli me dashuri dhe ëmbëlsi. Vlerësoje veten dhe kuptoji ndjenjat e tua. Fundja, kjo të bën njerëzor/e.

    Shigjetari

    Është koha ku ti përqendrohesh tek të ardhurat dhe kursimet e tua. Shpenzimet në shtëpi, me familjen dhe fëmijët të kanë bërë të shpenzosh më shumë se zakonisht dhe kjo të ka rënduar dhe shqetësuar pak. Ti je një shenjë shumë bujare, por mos harro që edhe kursimet dhe puna jote kanë rëndësi. Sapo të kesh mundësi të kursesh para, energji dhe kohë, bëje!

    Bricjapi

    Le të jemi të sinqertë, askush nuk do të jetë gabim. Shumë njerëz e kanë të vështirë dhe ndaj nuk mësojnë nga gabimet, por ti je një person më i madh se egoja jote, ndaj mëso nga gabimet e tua dhe bëhu versioni më i mirë i vetes. Buzëqesh me to dhe ec përpara!

    Ujori

    Ti dhe Shigjetari duhet të uleni dhe të bëni një plan kursimi, sepse jeni dy shenja që po përballeni me probleme financiare. Dukshëm, dëshirat dhe kuleta jote po ecin në drejtime të kundra, ndaj mbaje dorën. Shpejt mund të përballesh me një problem me paratë në shtëpi, ndaj merr masat.

    Peshqit

    Gëzuar ditëlindjen! Duke qenë se Hëna e re do të ndodhë në shenjën tënde, të inkurajojmë që të reflektosh dhe të bësh një rezyme për gjërat që ke arritur këtë vit. Shkruaj synimet dhe vizionet e tua të reja dhe shijo momentin. Vlerëso gjërat që të rrethojnë dhe kujto gjithmonë se sa e bukur është jeta.

  • “Ka të papritura”, Meri Gjini tregon si do jetë fundjava për secilin prej jush: Shenja që duhet të ketë kujdes

    “Ka të papritura”, Meri Gjini tregon si do jetë fundjava për secilin prej jush: Shenja që duhet të ketë kujdes

    Në një emision televiziv, astrologia Meri Gjini ka bërë parashikimin e yjeve për 4 ditëshin e fundit të javës.

    Jemi me hënën në humbje. Do ketë tkurrur dhe pasigurira, që vinë më shumë nga mendimi.

    Kemi marsin në katërkëndësh me uranin, duhet të jeni të kujdesshëm nga faktori i të papriturës. Kjo periudhë do vazhdoj deri në 20 mars.
    Mos sforconi kohën, veten dhe personat përballë. Nervozizmi do jetë prezent të shtunë dhe të diel. Ditën e diel kemi kalumin e mërkurit të dashit. Ka një raport të mirë me fuqinë e fjalës për secilin prej nesh.

    Dita e shtunë dhe e diela për ata që dalin për jetë natë, të bëjnë kujdes me alkolin dhe timonin. Kujdes sepse ka vend për rrezik.

    Dashi
    Marsi është në hyrje të mirë me diellin në raport me dashin. Bën të mundur që të bien në dakortsi për ujdira dhe për të mbyllur çështje që kanë mbetur të hapura. Nga sot deri të enjten e javës së ardhshme do jenë ditë shumë favorizuese në këtë aspekt.

    Demi
    Do kujdesen për veten, shëndetin e tyre. hyrjet planetare nga e diela në darkë dhe në vazhdimësi dd jenë shumë të mira për çështjet praktike të tyre. Prandaj mbyllni çështjet e hapura sot edhe nesër.

    Binjakët
    Në çështje zyrtare dhe ligjore duhet të jenë të kujdesshëm sot edhe nesër. Lexoni mirë çdo resht para se të firmosni. Nëse ka çështje personale për tu korigjuar këto katër ditë është koha ideale. Ndryshimet vijnë pas datës 25 mars. Marsi te ujorët nxit idetë, nxit kreativitetin dhe është ndjeshëm optimist për projektimin e të nesërmes.

    Gaforrja
    Duhet të kujdeseni për veten tuaj, sepse gjërat do përshpejtohen shumë. Fakotri i lodhjes do jetë prezent. Këtë fundjavë dedikojani vetes. Sot dhe nesër janë ditë që nuk nxjerrin problematika.

    Luani
    Duhet të vazhdojnë të merren me çështjet e punës këtë periudhë. Edhe sot edhe nesër janë dy ditë shumë të mira për të analizuar çfarë duhet të ndryshoniu. Do kenë mundësi të imponojnë mendimin e tyre te të tjerët për aftësitë profesionale.

    Virgjëresha
    Sot edhe nesër kanë vendosur të dëgjojnë fjalë të mira, opinione të mira nga ana profesionale. Nga ana emocinale duhet të kenë durim.

    Peshorja
    Mërkuri te Dashi e bën të ekulibrohen shumë më shpejt raportet me njerëzit që i rrethojnë. Fundjava duket sikur ka nevojë për pushim, për arratisje. Shfrytëzojini këto 4 ditë për tu larguar nga rrëmuja.

    Akrepi
    Ankesa në lidhje me punën prezantohen dhe dikutohen. Kjo vështirësi do jetë prezente deri të hënën paradite. Më pas do ndryshojë ritmi dhe rezlutati. Përsa i përket humorit, fakotri i të papriturës te ata që kanë përballë është dominues. Lini hapsirë për alternativë B

    Shigjetari
    Gjatë fundit të javës kanë vendosur të merren me shtëpinë, me arredim apo dekorim. Sot dhe nesër do ishte mirë të merren me çështje pune. Nga e diela e në vazhdim mërkuri është shumë favorizues për ta. çështja e ekonomisë do diskutohet nesër dhe pasnesër, për çështje zgjidhje.

    Bricjapi
    Kanë tendencën që këto katër ditë të fokusohen dhe të merren me ekonominë, por kjo është gjëja e fundit që duhet të bëjnë. Qëndroni larg diskutimeve ekonomike këto ditë. Do keni lajme shumë të mira në vazhdimësi. Mos i shkaktoni vetes stres. Axhenda në fundjavë do te jetë për familjarët e tyre.

    Ujori
    Me marsin te vetja në katërkëndësh, duhet të jenë shumë të kujdesshëm me diskutimet. Gjërat do ndryshojnë kur marsi të iki prej tyre. Hap një projektim shumë optimist për ta, por shumë të lodhshëm dhe me rezultat të vonuar. Parimisht t’i bëjnë bisedat, por duhet të duroni për rezultatin.

    Peshqit
    Kanë hyrje të shumta planetare, por janë në pritje të hënës së re te ata. Me Mërkurin te dashi të dielën, do lehtësohet shumë pjesa e diskutimeve dhe fjalës. Kanë maksimumin nga sot për të sqaruar apo prezantuar idetë tuaja kreative.

  • Horoskopi 7 Mars 2024, njihuni me shenjën më me fat për sot

    Horoskopi 7 Mars 2024, njihuni me shenjën më me fat për sot

    Dashi
    Shmangni inatin ndaj të tjerëve, sepse kjo do të çojë vetëm në zemërim personal. Në vend të kësaj, përqendrohuni në mendimet që sjellin paqe në mendjen tuaj. Ekziston rreziku që të bini pre e skemave të dyshimta financiare. Yjet parashikojnë agoni të mundshme në jetën tuaj të dashurisë sot.

    Demi
    Do të keni një ditë plotë gjallëri dhe prosperitet. Planetët parashikojnë një nxitje të mundshme në çështjet tuaja financiare. Partneri/partnerja juaj mund të jenë të shqetësuar sot për një çështje të rëndësishme, çfarë do të ndikojë edhe tek ju.

    Binjakët
    Me një qëndrim pozitiv, ju mund të sillni transformim në jetën tuaj. Ekziston mundësia e rritjes së të ardhurave tuaja, çfarë do të vijë si surprizë për ju. Përpiquni të rindizni pasionin në marrëdhënien tuaj. Vlerësojini ditët e bukura e të vjetra romantike që keni kaluar së bashku.
    Luani
    Mund ta gjeni veten në mosmarrëveshje me një anëtar të familjes suaj, të cilët, për fat të keq, priren të jenë mjaft ziliqarë. Megjithatë, nuk duhet të humbisni durimin, pasi kjo vetëm sa do ta përkeqësojë situatën në mënyrë të panevojshme. Mundësitë për partneritete duken të jenë të favorshme për momentin, prandaj sigurohuni që të shkruani gjithçka me shkrim për të shmangur çdo keqkuptim në të ardhmen.

    Virgjëresha
    Sot do të përjetoni një rritje të vitalitetit dhe mirëqenia juaj do të jetë në kulmin e të gjitha kohërave. Punoni me zell për të siguruar atë që dëshironi. Mos ua zbuloni emocionet tuaja të tjerëve, pasi kjo mund të çojë në disfavorin tuaj.

    Peshorja
    Sot mund t’ju duket e vështirë të mbani emocionet tuaja. Sjellja juaj unike dhe e paparashikueshme mund t’i hutojë personat rreth jush, madje edhe mund t’i zhgënjejë. Një takim romantik mund të mos i plotësojë pritshmëritë tuaja
    Gaforrja
    Është e domosdoshme që të qëndroni të vendosur dhe të fokusuar në përgjegjësitë tuaja familjare, që të mos përballeni me zemërimin e një anëtari të pakënaqur të familjes. Në frontin profesional, një rritje e favorshme në fatin tuaj është e pashmangshme. Ka gjasa që sot të takoheni me një mik të vjetër.
    Akrepi
    Ankthi dhe shqetësimi i tepërt mund të kenë një efekt negativ në mirëqenien tuaj mendore dhe fizike. Meqenëse problemet financiare kanë fuqinë të shkatërrojnë aftësinë tuaj për të menduar në mënyrë konstruktive, është thelbësore të bëni më të mirën tuaj për të shmangur këtë grackë. Do të kuptoni se partneri juaj po kërkon një angazhim më të fortë në marrëdhënien tuaj.

    Shigjetari
    Duket se jeta juaj familjare është e qetë dhe plot premtime. Një barrë financiare mund të lindë për çiftet e martuara me peshën e shkollimit të fëmijëve të tyre. Një rritje e pagës mund të jetë në horizont, çfarë do t’ju ngrejë humorin.

    Bricjapi
    Në këtë ditë të mbarë, vitaliteti juaj pritet të jetë i fortë. Sot, kujtimet e një miqësie të dashur nga ditët e shkuara do t’ju pushtojë përsëri. Shijoni gëzimin e kujtimeve tuaja, por mos harroni kurrë të jetoni të tashmën. Një rritje e mbështetjes dhe inkurajimit nga eprorët dhe kolegët tuaj në punë do të forcojë vetëbesimin dhe do t’ju nxisë të ecni përpara.

    Ujori
    Perspektivat tuaja financiare do të mbeten të forta. Do të hasni mundësi për të fituar para, ndaj mbajini sytë hapur. Për ju që jeni beqarë, yjet janë në favorin tuaj në këtë moment, ndaj nuk përjashtohet mundësia e nisjes së një lidhjeje romantike.

    Peshqit
    Ndërsa kaloni një mbrëmje në shoqërinë e miqve, kujdesuni të mos e teproni me ushqimin dhe pijen. Partneri/partnerja juaj do të ketë shumë nevojë për mbështetjen tuaj emocionale sot, ndaj tregohuni të gatshëm t’i qëndroni pranë. Në punë, jini të hapur për të takuar dikë që mund të ketë një ndikim të thellë tek ju.

  • Horoskopi ditor, 7 mars 2024

    Horoskopi ditor, 7 mars 2024

    DASHI

    Mund ta shfrytëzoni këtë moment për t’u afruar me dikë, me të cilin nuk keni dëgjuar prej kohësh. Për sa i përket punës, Marsi është në aspekt aktiv: perspektivat për të ardhmen janë po ashtu të mira.

    DEMI

    Sipas horoskopit të Paolo Fox (e enjte, 7 mars 2024), energjia në orët e ardhshme do të jetë e mirë për dashurinë: do të keni mundësi të planifikoni projekte të reja. Për sa i përket punës, Urani është në shenjë dhe sjell dëshirën për ndryshim. Revolucion në horizont? Kontratat e reja sigurisht që janë në rrugë për ata që janë të vetëpunësuar.

    BINJAKËT

    Ka përmirësime të ngadalta në dashuri. Hëna është në shenjën tuaj, por tensionet mbeten mes të ndarëve. Sa i përket punës, konfirmimet po vijnë. Ata që ushtrohen prej kohësh dhe janë të përkushtuar do të kenë një surprizë të këndshme.

    GAFORRJA

    Për një kohë të gjatë do ta keni Venusin përballë: tani më në fund po vijnë një lajm i mirë. Edhe në punë tensioni është pas jush, nëse keni ngecur për një kohë të gjatë, më në fund po rikuperoheni. Ejani, le të fillojmë sërish!

    LUANI

    Sipas horoskopit të Paolo Fox (e enjte 7 mars 2024), kini kujdes në dashuri: Afërdita ka nisur një tranzit të diskutueshëm, gjërat mund të mos shkojnë ashtu siç dëshironi apo siç i keni imagjinuar. Puna? Edhe këtu nevojitet durim dhe mund t’ju duhet të rishikoni disa marrëveshje.

    VIRGJËRESHA

    Situata është e dobët, e dobët… Mund t’ju duhet të bëni vetëm gjërat thelbësore në dashuri. Në orët e ardhshme do të jeni intolerant për shkak të Hënës disonante. Rrini aty dhe çdo gjë do të kalojë së shpejti.

    PESHORJA

    Në dashuri yjet janë me ju: nëse jeni vetëm, përpiquni të bëni njohje të reja. Për sa i përket punës, situata nuk është më e mira: do të dëshironit të fitoni, por nuk mundeni. Punoni shumë. Mundësi e lidhjes së ndonjë kontrate brenda muajit maj. Tregoni vlerat tuaj për të gjithë.

    AKREPI

    Sipas horoskopit të Paolo Fox (e enjte 7 mars 2024), në dashuri ju pret një fundjavë në të cilën mund të rikuperoheni. Prisni edhe disa orë të tjera. Mërkuri kthehet në shenjën tuaj dhe ju ndihmon. Po vjen edhe një moment i favorshëm në punë.

    SHIGJETARI

    Do të jetë një ditë e përmbajtur: në dashuri është më mirë të mos e teproni, sepse jeni shumë të lodhur për shkak të Hënës në kundërshtim me ju. Keni shumë plane për punën, por në orët e ardhshme do të jetë më mirë për ju të kufizoheni në vëzhgimin e gjërave. Do të shihni që së shpejti gjithçka do të jetë edhe më mirë.

    BRICJAPI

    Situata është më e mirë në dashuri, por nëse keni probleme duhet të flisni menjëherë për këtë. Nëse keni biznesin tuaj, një lajm i mirë po vjen. Mundësi për t’u shfrytëzuar. Kapini ato shpejt dhe mos i lini t’iu rrëshqasin.

    UJORI

    Sipas horoskopit të Paolo Fox (e enjte 7 mars 2024), Hënë interesante në dashuri, por mos u kapni shumë pas kujtimeve. Një periudhë e mirë për punë, projekte interesante në horizont. Më në fund mund të bëni kërkesa të rëndësishme.

    PESHQIT

    Ka ende pak trazira në dashuri, megjithatë duke filluar nga e nesërmja do të mbërrijë pak rikuperim. Për sa i përket punës, duhet të bëni shumë përpjekje dhe të bëni zgjedhjet e duhura. Jupiteri është në shenjë dhe premton lajme. Bëhuni gati dhe mos u zemëroni nëse diçka nuk ju shkon ashtu siç dëshironi.

  • Horoskopi për sot, 6 mars 2024

    Horoskopi për sot, 6 mars 2024

    Dashi

    Sot do jeni disi më nostalgjikë dhe do keni nevojë të kuptoni të shkuarën në mënyrë që të projektoni të ardhmen. Nëse jeni në një lidhje edhe pse do i flisni për shumë gjëra partnerit do ju duket sikur po iu flisni mureve. Ai nuk do jetë prezent me mendje dhe as do ua vërë veshin fare. Nëse jeni beqarë duhet patjetër të mendoheni mirë para se të hidhni hapa në mënyrë që të mos lëndoheni. Në punë, pavarësisht problemeve dhe vështirësive që do kaloni nuk do e humbisni optimizmin. Buxheti do jetë i kënaqshëm pavarësisht parave që keni investuar së fundmi.

    Demi

    Sot do jeni gati t’i hidheni sipër kujtdo që do ju pengojë apo që do mundohet t’iu prekë lirinë që keni. Jeta juaj në çift do jete e paqëndrueshme ne mëngjes, por me kalimin e orëve do ndiheni më të qetë. Do keni diskutime më të gjata me partnerin dhe do reflektoni të dyja palët për gabimet e bëra. Ju beqarët, çfarëdo që të bëni, nuk do arrini dot ta ndryshoni statusin. Në punë do keni një marrëdhënie goxha konfliktuale me kolegët dhe kjo gjë do ju shpërqendrojë nga objektivat që keni. Aq shumë nuk do i duroni dot ata saqë mund të mendoni edhe për të ndryshuar punën përfundimisht. Financat do jenë goxha më të mira.

    Binjakët

    Dielli do ju bëjë më autoritarë gjatë kësaj dite dhe ndonjëherë mund ta teproni me disa gjëra. Dijeni se po vazhduat kështu vetëm sa do i hapni telashe vetes. Nëse keni një lidhje duhet me çdo kusht të shmangni konfliktet në çift. Nëse e shihni që situata fillon të acarohet më mirë ikni dhe qëndroni pak kohë larg. Nëse jeni beqarë do përfitoni pafund nga liria që keni dhe as që do e keni të nevojshme një lidhje. Në punë gjërat kanë për t’iu ecur më së miri edhe pse të shumtë do jene personat që do mundohen t’iu prishin planet. Në planin financiar nuk do ndikojë asnjë planet prandaj gjendja do mbetet e mirë.

    Gaforrja

    Bujaria juaj do jetë edhe më e madhe gjatë kësaj dite kështu që priten t’iu ndodhin vetëm gjëra pozitive. Nëse keni një lidhje do bëni të pamundurën për të ruajtur një marrëdhënie të shkëlqyer me partnerin dhe nuk do ngurroni të bëni edhe disa lëshime më shumë. Emocionet do shumëfishohen dhe do ju duket sikur jeni mbi re. Ju beqarët do jeni gati ta pranoni propozimin e dikujt dhe do filloni një lidhje serioze. Në punë do mërziteni shpesh sepse jo të gjitha planet do realizohet pikë për pikë. Gjendja e të ardhurave nuk do jetë aq e mirë sa mendonit. Lërini për më vonë disa investime dhe mos shpenzoni shuma të mëdha.

    Luani

    Gjatë kësaj dite do mundoheni gjithë kohës t’ua hidhni fajin të tjerëve në rastet kur gjërat nuk do ecin mirë dhe ky do jetë një problem vërtet i madh. Për ju që keni një lidhje, ndikimi i yjeve do jetë shumë negativ. Për këtë arsye do lindin debate dhe mosmarrëveshje të pashpjegueshme në çdo moment. Ju beqarët nuk do mundin dot të përfitoni nga ftesat që do ju bëhen dhe do mbeteni sërish me të njëjtin status. Në punë yjet ju sugjerojnë të punoni më shumë në ekip për të arritur atje ku mendoni. Buxhetin do e menaxhoni me shumë përkujdes. Nuk do kryeni aspak investime të panevojshme të cilat do mund ta tronditnin situatën.

    Virgjëresha

    Gjatë kësaj dite do jeni shumë më të përgjegjshëm dhe të matur në çdo moment. Ju që keni një lidhje do ndiheni shumë mirë pranë personit që dashuroni dhe marrëdhënia në çift do jetë e ngrohtë. Do shkëmbeni me të çdo ide apo mendim. Ju beqarët do e gjeni më në fund personin ideal dhe do filloni me të një lidhje serioze. Në punë duhet të jeni më të organizuar dhe të matur. Nga ana tjetër nëse dikush ofrohet t’iu ndihmojë pranojeni ndihmën sepse do jetë në të mirën tuaj. Në planin financiar do jeni me shumë fat. Jo vetëm që do kryeni investimet e nevojshme, por do mund të hiqni edhe disa para mënjanë.

    Peshorja

    Fati nuk do jetë në anën tuaj gjatë kësaj dite dhe shumë gjëra do ju ecin keq. Për ju që keni një lidhje kjo e do jetë një dite tejet e vështirë. Nuk do merreni vesh mirë me atë që keni në krah dhe mund të debatoni ashpër. Nëse jeni beqarë do keni mundësi vetëm për aventura kalimtare, asgjë më shumë sesa aq. Në punë sado të mundoheni të ecni përpara do ketë diçka që do ju pengojë. Qëndroni për pak minuta në qetësi, reflektoni dhe më pas vendosni çfarë do bëni. Në planin financiar nuk do ndodhë asgjë e jashtëzakonshme, por mundohuni sa të mundni të ruani qëndrueshmërinë.

    Akrepi

    Keni kohë që ëndërroni të keni një ditë saqë më të qetë dhe pa problemë, por për fat të keq kjo nuk ka për të ndodhur as sot. Mundohuni të jeni sa më të duruar me çdo gjë. Nëse keni një lidhje do keni goxha probleme. Do jeni të dy kokëfortë dhe nuk do merreni vesh për asgjë. Nëse jeni ende beqarë do keni shumë fat dhe do e gjeni personin që do ju përshtatet më së miri. Mbrëmja do jetë e veçantë dhe mjaft emocionuese. Në punë do keni rivalitet të dfortë dhe kjo gjë do ju bëjë të dorëzoheni shpejt. Me financat mundohuni të tregoheni të kujdesshëm sepse gjendja në një moment mund t’iu dalë jashtë kontrollit.

    Shigjetari

    Planetët do ju bëjë t’i mbroni me çdo kusht idetë tuaja sot dhe do jeni plotësisht të bindur për atë që do bëni. Ju të dashuruarit do bëni të pamundurën për të krijuar një marrëdhënie të qëndrueshme dhe për këtë gjë do jeni gati të përballeni fort edhe me disa familjarë. Do flisni më hapur me atë që keni në krah dhe së bashku do bëni përpjekje për më të mirën. Ju beqarët nuk duhet ta lini fatin t’iu ikë nga duart sepse sot do jetë mundësia juaj më e mirë. Në punë Hëna do ju mbrojë në çdo moment dhe do ju pengojë të gaboni. Për gjithçka do gjeni argumente bindëse. Shpenzimet e mëdha duhet t’i shmangni me çdo mënyrë sepse gjendja juaj financiare nuk do jetë e mirë.

    Bricjapi

    Ka mundësi të mos ju kushtoni shumë rëndësi detajeve të vogla gjatë kësaj dite dhe do e lini veten më të lirë. Nëse jeni në një lidhje, partneri do jetë shumë i dashur me ju dhe do ju përkëdhelë pafund. Të gjithë do ju kenë zili për dashurinë që do merrni gjithë kohës. Ju beqarët do pëlqeheni më shumë për entuziazmin, humorin dhe buzëqeshjen që keni. Do merrni më shumë ftesa për të dalë nga sa e kishit imagjinuar. Në punë mund të ndodhe një incident i vogël me një koleg, por pa shumë zhurmë do arrini ta zgjidhni shpejt. Në planin financiar do shpërblehen të gjitha sakrificat dhe përpjekjet që keni bërë për ta mbajtur situatën në kontroll.

    Ujori

    Dielli dhe Plutoni do ju bëjnë më optimistë gjatë kësaj dite dhe të gatshëm për të rimëkëmbur gjithçka që keni lënë pas dore. Ju të dashuruarit do keni një durim të jashtëzakonshëm dhe do përballoni edhe histerinë e partnerit. Për ju më ë rëndësishmja nga të gjitha është ekuilibri dhe harmonia. Deri në fund të ditës do e bëni të logjikojë edhe atë që keni pranë. Ju beqarët do jeni misteriozë dhe do keni shije të veçanta në dashuri. Nuk pritet ndonjë gjë e re për ju. Në punë do jeni profesionistë të vërtetë dhe nuk do ndaleni përballë asnjë lloj sfide. Për ju nuk do ketë asgjë të pamundur. Shpenzimet do i shtoni pak dhe buxheti mund te pësojë tronditje të vogla.

    Peshqit

    Frika nga rrëzimi do ju bëjë të kujdeseni për veprimet dhe fjalët gjatë kësaj dite. Nëse keni një lidhje do mateni disa herë para se ta kritikoni partnerin dhe para se t’i kërkoni diçka. Kthejeni njëherë vështrimin tek vetja dhe shihni sa keni bërë ju për atë. Mos përdorni as pretekste boshe si për t’u shfajësuar. Ju beqarët, nën ndikimin e Hënës do prisni momentin e duhur për t’u hedhur ne veprim dhe do arrini atë që doni. Puna nuk do ecë në mënyrën më të mirë të mundshme, megjithatë duke marrë masa situata mund të normalizohet shpejt. Buxhetin do e menaxhoni si duhet dhe nuk do shpenzoni me sy mbyllur.

  • Horoskopi 5 mars 2024: Çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

    Horoskopi 5 mars 2024: Çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

    Dashi

    Nëse nuk doni të bëni një ndryshim shumë drastik në stilin tuaj aktual të jetës, tregohuni më të sigurtë në pozicionimin tuaj. Në dashuri do të ndiheni të vënë në provë nga xhelozia e partnerit/es tuaj.

    Demi

    Mund të keni një takim të papritur me një person që do ju ngrejë moralin, sidomos nëse gjatë javëve të fundit jeni ndjerë të lënë pas dore, sa i takon anës sentimentale. Kjo ditë do të jetë mjaft e favorshme për të nisur një aventurë profesionale.

    Binjakët

    Duhet të përballoni një ditë e cila do ju gjejë më të lodhur dhe më nervoz se zakonisht, ndoshta për shkak të një personi që do të vërë në provë të fortë durimin tuaj. Mos u tregoni shumë kontradiktorë, por mundohuni të bëni vetëm detyrat tuaja.

    Virgjëresha

    Kjo ditë do iu gjejë protagonistë sa i takon një takimi intrigues që do të zgjojë sensualitetin tuaj. Në vendin tuaj të punës duhet të jeni më të kujdesshëm me organizimin e një eventi të rëndësishëm që ka të bëjë me një projekt të ri.

    Peshorja

    Jini të ndershëm me veten tuaj dhe mos vijoni me një projekt tek i cili nuk besoni, pasi në të kundërt do të ishte humbje kohe. Tregohuni të gatshëm të bëni për vete një person që e keni përzemër prej kohësh.

    Akrepi

    Ka disa objektiva të cilat ia keni vendosur vetes tuaj këtë periudhë, kështu që përqendrohuni sa më shumë dhe mos u hutoni nga ankthet e të tjerëve. Në dashuri, ky është momenti më i mirë për të nisur një histori të re.

    Shigjetari

    Përqendrojini mirë të gjitha energjitë tuaja, në mënyrë që të mos shkojnë dëm. Në dashuri do të keni mundësi të mira për të bërë një propozim të rëndësishëm ndaj një personi që pëlqeni.

    Bricjapi

    Kjo javë do të rezultojë shumë e suksesshme sa i takon aftësive tuaja drejtuese, sidomos nëse jeni në kërkim të stimujve të rinj për karrierën tuaj. Favorizohen takimet, ndaj mos jini të ndrojtur.

    Ujori

    Mundohuni të jeni të fortë dhe mos të bini pre e instinkteve, pasi do të jeni shumë intensiv dhe do të humbini kontrollin e veprimeve tuaja. Për të shmangur situatat e sikletshme, mundohuni që të ruani një profil të ulët, sidomos në dashuri.

    Peshqit

    Kjo ditë do të jetë mjaft interesante për të studiuar strategji të reja, të cilat mund të parandalojnë vonesa të mundshme në vendin e punës, sidomos nëse jeni në prag të nisjes së një projekti të ri. Kjo ditë do të jetë shumë e kënaqshme, ndaj mundohuni të jeni më kurajoz sa i takon investimeve

  • Kini kujdes! Horoskopi javor nga Jorgo Pulla cilën shenjë paralajmëron…

    Kini kujdes! Horoskopi javor nga Jorgo Pulla cilën shenjë paralajmëron…

    Javë me shumë zhvillime, por dhe vështirësi… Ja cilat janë shenjat më të favorizuara dhe cilat duhet të jetë më të vëmendshme sipas astrologut Jorgo Pulla në këtë javë të parë të muajit Mars

    I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte astrologu i njohur Jorgo Pulla i cili bëri një renditje të shenjave për javën 4 deri 10 Mars. ”Java që sapo nisi është me të mirat dhe vështirësitë e veta, por në përgjithësi është e mirë, ndërsa Mërkuri dhe Afërdita kanë ndikim tek puna dhe dashuria për të gjitha shenjat, pa harruar Jupiterin dhe Neptunin që bllokon disa gjëra” e nis kështu bisedën në studio Jorgo, duke shtuar se pikërisht renditja e planeteve është përcaktuese për çdo gjë që na ndodh në jetë, por shpesh ne kujtohemi pasi gjërat janë konsumuar dhe nuk u japim rëndësi. Por cila është renditja e shenjave sipas astrologut për këtë javë?

    Në vendin e 12-të Gaforrja

    Për ju të kësaj shenje është në të mirën tuaj të bëni një përmbledhje të muajit të shkuar dhe mundohuni që në këtë javë të vendosni pikat mbi “i”. Sa i takon financave, në ekonomi shumë shpenzime keni patur në këtë kohë dhe lodhje të madhe në punë, por kjo javë do ju lehtësojë nga ngarkesa e tepërt. Dashuria është perfekte, lidhjet e reja dhe ato ekzistuese janë shumë të efektshme veçanërisht me Virgjëreshën dhe Shigjetarin e dhjetëditëshit të parë. Sipas Jorgos, kush njihet sot me Gaforren, nuk ka shance më të ndahet. Sa i takon mundësive, ditët më të mira janë e diela dhe mërkura, ditë të cilat do ju japin mundësi të palimituara për të shkëlqyer në karrierë, por dhe në dashuri.

    Në vendin e 11-të Binjakët

    Për të gjithë ata të shenjës së Binjakëve, është momenti ideal të bisedoni me persona të rëndësishëm, ju krijohen mundësi të shumta në pjesën e karrierës që do të rezultojnë shumë të suksesshme. Në fushën e punës tuaj, duhet të tregoni kujdes nga disa lëvizje pune mashtruese që mund të lëkundin besimin tuaj, por që janë pa dëme. Sa i takon çështjeve të zemrës dhe dashurisë, kombinimet ideale janë me Bricjap dhe Dash, ndërsa ditët më të mira për të vendosur apo për të patur sukses janë e marta dhe e mërkura, që ju favorizojnë për shkak të renditjes së planeteve në këtë javë.

    Në vendin e 10-të Bricjapi

    Të gjithë ata të kësaj shenje duhet t’i japin vëmendje këtë javë punës, pasi keni hyrë në mendime të thella për të bërë ndryshime në punë dhe karrierë, dhe po u kushtoni rëndësi çështjeve që lidhen me ekonominë. Sa i takon vendimeve që do të merni, ju ndihmon shumë në këtë javë ndikimi planetar, sidomos ditën e hënë dhe të shtunë, pasi planetet janë në favorin tuaj. Sa i takon zemrës, duket se një çështje e lënë pezull rregullohet pikërisht këtë javë, pasi jeni shumë të favorizuar veçanërisht në kombinimet me Virgjëreshën dhe me Ujorin. Ndërsa, dita më e mirë për takime apo për të patur sukses është dita e enjte.

    Në vendin e 9-të Peshorja

    Shenja e Peshores këtë javë duhet të presë surpriza të shumta, pasi me Afërditën në Ujor, do jetë një javë shumë energjike dhe me shumë optimizëm, veçanërisht në fushën e ekonomisë ku do të rezultoni tepër të susksesshëm, por duhet të tregoni kujdes nga gabimet e së shkuarës që mund t’ju rikthehen si vegim duke ju tunduar. Duhet të tregoni kujdes që të mos përsërisni të njëjtat gabime, pasi kjo javë kërkon vërtetë vëmendje të shtuar në të gjitha aspektet, si financiare, shpirtërore dhe fizike.

    Në vendin e 8-të Akrepi

    Për ju Marsi mund të konsiderohet një muaj që ka të bëjë me vazhdimësinë e së shkuarës, pasi pikërisht kjo javë ju ndihmon në çdo gjë që ju intereson, por kujdes, ka një lidhje nga e shkuara që ju ndjek. Sa i takon punës dhe ekonomisë, i keni në plan të parë këtë javë dhe është momenti dhe mundësia që të realizoni në vazhdim të gjitha planet që lidhen me karrierën, plane që keni kohë që po i ndërtoni me aq mund. Sa i takon çështjeve të zemrës, në dashuri duhet të tregoni pak vëmendje, ndërsa kombinimet më të mira që parashikohen këtë javë janë me Dem dhe Dash. Angazhimet e shumta prishin disi sferën sentimentale, por pa asnjë dëm të rëndësishëm. Sa i takon ditëve më të mira për vendime, mund të themi që e hëna dhe e diela paradite janë vendimtare për ju të shenjës së Akrepit.

    Në vendin e 7-të Shigjetari

    Për ju të kësaj shenje kjo javë kërkon pak vëmendje, sepse ka të bëjë me familjen tuaj dhe me transferime për shkak të detyrave të punës. Eshtë mirë që deri më datën 10 mars të jeni të vëmendshëm, sepse nuk është koha për transferime. Pas kësaj jave mund të bëni ndryshime sa të doni, por në këtë javë këshillohet që të mos bëni lëvizje. Mund të mendoni, mund të shikoni, të përllogarisni mirë gjërat prandaj kërkohet pak më tepër vëmendje. Në ekonomi nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, sepse është java që ju ndihmon në çdo vendim që mund të merrni në këtë fushë. Sa i takon anës sentimentale, në këtë javë ‘zemra’ është në anën më të mirë që ka qenë ndonjëherë. Lidhjet më pozitive duket se janë me Peshk dhe me Binjak, ndërsa ditët më të mira janë e enjte dhe e diel, ditë që duket se ju favorizojnë.

    Në vendin 6-të Ujori

    Muaji Marsi sjell disa çështje që kanë të bëjnë me marrëdhëniet, ndaj kërkohet pak kujdes! Është në të mirën tuaj që të mund të stabilizoni një herë e mirë ekonominë dhe duket se kjo është java e përshtatshme për t’a bërë. Kjo periudhë do ju vijë në ndihmë për të patur një rritje ekonomike, pasi ndikimet planetare ju japin mundësi për të zgjidhur një herë e mirë çështje të tilla. Në këtë javë mund të keni gjithashtu ndryshime në punë, të cilat mund të mos ju pëlqejnë, por ndikimet e kësaj lëvizje janë pozitive ndaj mos u shqetësoni fare. Në fushën e dashurisë nuk duket se do të keni ndonjë problem. Lidhjet që kanë të bëjnë me Dash dhe me Akrep apo Peshk janë mjaft pozitive dhe të përshtatshme. Dita më e mirë për ju duket se është dita e martë.

    Në vendin e 5-të Dashi

    Duket se për ju të kësaj shenje keni dhe gurin dhe arrën në dorë. Kjo javë ju jep mundësinë për të hyrë me këmbë të mbarë në muajin Mars, sepse guvernatori juaj në Mars ju favorizon shumë pasi gjendet në shenjën e Ujorit, ku do ju ndihmojë së tepërmi në çështjet e kësaj jave edhe pse keni shumë lëvizje pozitive në këtë aspekt si në punë e në ekonomi. Edhe pse keni patur disa probleme në ekonomi në të shkuarën, kjo javë do të jetë rregullatori i ekonomisë tuaj. Në dashuri jeni në kohën dhe momentin e duhur, sepse pikërisht kjo javë ju jep shpresë dhe mundësi në lidhjet e reja, ndërsa lidhjet e vështira do të bëhen më të lehta, sidomos lidhjet me Peshore dhe Ujor janë nga më perfektet. Ditët më e mirë janë e hëna dhe e shtuna.

    Në vendin e 4- ërt Virgjëresha

    Për ju të shenjës së Virgjëreshës, ky muaj dhe veçanërisht kjo javë do të jetë e mirë në çështjet personale dhe në fushën e dashurisë. Në këtë javë do të flitet shumë në lidhje me karrierën dhe me ndryshime pune. Nuk ka vend për t’u shqetësuar sepse i keni të gjitha mundësitë e një nisme të re në favorin tuaj. Një biznes i dytë është në planet tuaja. Është koha dhe momenti t’i jepni vetes kohën e duhur për realizimin e këtyre planeve që janë të realizueshme. Në aspektin sentimental është koha për njohje të reja për ju që nuk keni diçka për momentin. Lidhjet më pozitive janë me Dash, me Ujor dhe me Akrep të dhjetëditëshit të tretë. Dita më perfekte për vendime është ditë e hënë dhe e mërkurë.

    Në vendin e 3-të Luani

    Ju të shenjës së Luanit duket se jeni në një kohë mjaft të mirë për biseda të rëndësishme pune apo në fushën ekonomike. Edhe pse keni pasur shumë angazhime këtë periudhë, ky muaj dhe pikërisht kjo javë ju ndihmon në nisma të reja që mund të keni tani e tutje. Është në të mirën tuaj që të mbyllni një herë e mirë çështje që kanë të bëjnë me të kaluarën, ku nuk do ju mungojë dëshira dhe mundësitë. Në sferën sentimentale, koha për lidhjet e mira është tani, sidomos me ata të shenjës së Demit dhe Ujorit të dhjetëditëshit të parë. Dita më e mirë është dita e enjte.

    Në vendin e 2-të Demi

    Ndodheni në këtë renditje sepse ndikimi pozitiv i Jupiterit dhe i Uranit në shenjën tuaj ju hap dritën jeshile në realizimin e planeve që ju keni në mendje, plane të cilat janë të realizueshme, pasi jeni në kohën më të mirë, në stabilizimin e një pune shumë të rëndësishme dhe në nisma të reja. Keni një mundësi të artë në lëvizjet nga vendi i punës, nëse keni patur plane më parë. Gjithashtu do të keni mundësi në rritje të të ardhurave nga puna dhe jo vetëm. Në çështjet sentimentale çdo njohje apo lidhje është shumë e suksesshme. Në këtë javë kaq pozitive lidhjet me Dem, Akrep apo me Peshk janë idealja. Dita më pozitive duket se është e dita e hënë dhe e mërkurë.

    Në vendin e 1-rë Peshqit

    Peshqit duket se fillojnë muajin me plus në çdo aspekt, sepse shumë plane do të realizohen. Në këtë javë, Dielli dhe Mërkuri ndodhen në shenjën tuaj dhe ju ndihmojnë në marrje vendimesh mjaft të rëndësishme. Kjo javë ju ndihmon gjithashtu në stabilizim të punës dhe të ekonomisë. Në lidhje me dashurinë duket se shenjat që ‘ngjisin’ më shumë janë me Virgjëreshë, me Bricjap apo dhe me Binjak. Java ju ndihmon shumë të stabilizoni jetën tuaj private dhe dita më e mirë për t’a bërë këtë gjë është dita e premte.

  • Horoskopi javor/ Astrologe Meri Gjini paralajmëron këtë shenjë të horoskopit

    Horoskopi javor/ Astrologe Meri Gjini paralajmëron këtë shenjë të horoskopit

    Astrologia Meri Gjini ishte mëngjesin e sotëm në një emision televiziv bëri parashikimin e Horoskopit për javën që sapo nisi.
    E nisim javën me hënën të shigjetarët. Pjesa më e madhe e kohës këtë javë do jetë jashtë shtëpisë.

    Kjo javë justifikon totalisht pranverën si nga entuziasmi dhe atmosfera.

    Kjo javë duhet shfrytëzuar për të mbyllur detyrimet me pagesat, me bankat, me familjen, detyrimet e punës. Çdo gjë që është për tu përfunduar realizohet me sukses.
    Është një javë shumë e mirë për studentët. Për çështjet studimore është shumë favorizuese.

    Në datën 8-9-10, janë mometet e fundit tranzitore të hënës, duhet të jeni shumë tolerant në ambinein e punës.

    Dashi
    Zyra dhe detyrime! Një javë që ndihmon shumë çështjet zyrtare dhe detyrimet me bankat. është e pamundur që gjatë kësaj jave të mos merret një vendim. Është një vendim profesional që do të ngjyrosë muajin. Kanë patur tendencë për ndryshime rrënjësore në punë, nisur nga ky muaj do të kenë vendime konkrete. Biseda do jetë sot edhe nesër.

    Demi
    Kanë një tendencë për të sqaruar dhe diskutojnë shqetësime me miqtë, nga ana tjetër kanë një tendencë për të qenë të prerë. Gjatë kësaj jave do ishte mirë që çdo plan dhe vendim ta diskutojnë me miqtë dhe njerëz që i besojnë shumë. Ka tendencë për tu çorjentuar në ambientin e punës. Por gjatë marsit ka mundësi për të korigjuar. Faktori i të papriturës

    Binjakët
    Kujdes me çështjet e shtëpisë, ose çështje zyrtare në lidhje me shtëpinë ose familjarëve. E mërkura, e enjta dhe e premtja e nxjerr prioritet. E marta dhe e enjta ka surpriza të mira për binjakët.

    Gaforrja
    Me pikëpyetje në lidhje me partnerin që kanë zgjedhur në jetë. Këto pikpyetje do jenë të pranishme deri të mërkurën në mëngjes. Hëna te bricjapi do i bëjë të mundur që pavarësisht pikpyetjeve, emocionet që marrin nga personi që kanë përballë do të jetë me reagime shumë të bukura dhe të dashura.

    Luani
    Është humori që do përcaktojë rezultatin apo produktin e javës. ita e sotme dhe e nesërmja është shumë e rëndësishme për të mbaruar detyrimet, jashtë shtëpisë. Duhet të punojnë me veten, mënyrën e të ushqyerit. Këtë fillim pranvere do ta kenë me pak grindje.

    Virgjëresha
    E nisin javën me diskutime. Kemi të bëjmë me një trekëndësh shumë të bukur, në lidhje me çfarë kanë për të firmosur dhe me familjen. Marsi nuk është në pozicionin më të mirë të mundshëm, është në hyrje të vështirë, bën që duhet të tregoni kujdes në çështjet e punës. Gjysma e dytë e marsit sjell zhvillime të menjëhershme profesionale.

    Peshorja
    Ky mars te ujorët u shkon. E kanë një bazë të sigurt për çështjen e punës. Në mënyrën si rrjedh java duket sikur minimalisht, projektimi për muajin dhe vazhdimësinë është shumë herë më i mirë nga ajo që keni lënë pas. Sa më shumëi afrohemi pranverës aq më mirë ndihet peshorja. Përmirësimi ka nisur.

    Akrepi
    Kujdes me komunikimin. Nga sot duan ti bëjnë pushin kohës. Por janë në një fazë shumë pozitive dhe të mirë. Me pak kthjelltësi mendimi mund ti marrin maksimumin e mundshëm. U duhet qetësi, pasi duket sikur lodhja i prish planet në momentin e fundit. Kujdes në mënyrën si do menaxhoni shpenzimet sot edhe nesër.

    Shigjetarët
    Këtë javë i dedikohen qartësimit në çështjet personale. Çfarë ka të bëjë me boshtin personal do jetë prioritet, për çështjet e zemrës. E mërkura dhe e enjtja janë dy ditë shumë të mira për të marrë vendime të rëndëshishme.

    Bricjapët
    Do ta kenë hënën te vetja të mërkurën dhe të enjten. Janë dy dit që u jep mundësira për tu qartësuar për ekonominë e tyre. Është një fillim marsi i paqartë, por do të qartësohet shumë shpejt.

    Ujorët
    Xhepi i tyre do përckatojë mënyrën si do ndihem këtë javë. Çdo lëvizje hde veprim bëjeni me metër. Kanë plutonin te vetja, marsi do jetë në hyrjen katëkëndore në datën 9 që nxjerr prioritet reagimet. Kini shumë kujdes. Lind nevoja për ë diskutuar me njerëzit e afërt. Lini për një moment tjetër.

    Peshqit
    Duhet të zgjidhin çështjet e ujdive. Çështjet studimore dhe për firmosje do jenë shumë të favorizuara këto ditë. Peshqit kreativ ta shfrytëzojnë maksimalisht këtë periudhë. Kanë ndihmën maksimale të universit.

  • Horoskopi ditor, 4 Mars 2024

    Horoskopi ditor, 4 Mars 2024

    Dashi

    E hëna do të nisë e qetë. Sa i përket dashurisë pritet një ditë e vështirë për përmirësimin e një marrëdhënieje e cila po kalon vështirësi. Mirë është të organizoni një mbrëmje të qetë, të dilni për pak qetësi shpirtërore. Edhe miqtë tuaj janë të shqetësuar. Këshilla është të qetësoheni. Në marrëdhëniet në punë ju duhet pak takt për raportet me kolegët. Tregohuni diplomatë në punë.

    Demi

    Ditën e hënë ju do ndiheni energjik dhe duket sikur kërkoni “të fluturoni”. Në dashuri duhet të hiqni dorë nga tronditjet e zemrës, ky është sugjerimi i yjeve për juve. Nuk duhet të frikësoheni për të ardhmen, çështjet e zemrës do të zgjidhen. Ndërkohë sa i përket punës, nuk do të keni asnjë ndërlikim. Gjithçka do shkojë mirë.

    Binjakët

    Mund të themi se kjo do jetë shenja e ditës. Një ditë spektakolare për të lindurit me këtë shenjë, me diellin në favor. Në dashuri kjo shihet si një ditë mjaft e mirë ndaj duhet ta shijoni. Nëse jeni beqarë, kjo është dita që duhet shfrytëzuar për të lënë takime. Në punë do keni më shumë kënaqësi se sa e prisnit. Çdo problem ju do ta zgjidhni me qetësi dhe inteligjencë.

    Gaforrja

    Kjo e hënë do jetë një ditë e shkëlqyer për juve. Pritet një ditë mjaft e bukur për ata që janë në një lidhje ndaj gëzojeni këtë ditë. Për beqarët, ajo që mund të themi është se “një botë e tërë” ju pret. Hidhuni në sulm. Nëse nuk keni asnjë “kandidate” apo “kandidat”, organizoni në mbrëmje me miqtë, mund të jetë mundësi për njohje të reja. Në punë do habiteni edhe vetë për rezultat mjaft të mira në këtë ditë.

    Luani

    Ditë perfekte për fillimin e javës. Në dashuri çdo gjë do të vijojë pozitivisht për personat e kësaj shenje. Ju do të dini se si të krijoni situata romantike për marrëdhënien në çift. Për beqarët do ketë një “shteg” për të gjetur njeriun e zemrës. Në punë do merrni kënaqësi të vogla që do ju bëjnë më dinamikë.

    Virgjëresha

    Një ditë mjaftueshëm e këndshme për juve. Duhet të përfitoni nga ato pak shanse, por të mira që ju ofrohen për punët e zemrës. Në fund dita do jetë pozitive, veçanërisht pasditja. Ju do të kaloni një ditë të lumtur pranë të afërmve. Në punë do të keni disa fjalosje me kolegët, por mos u shqetësoni, do jetë diçka kalimtare. Nuk duhet të nervozoheni.

    Peshorja

    E hëna do të sjellë disa probleme për të lindurit e kësaj shenje. Në dashuri duhet të jeni të kujdesshëm, xhelozia e tepruar mund të sjellë disa probleme për ata që janë në lidhje. Për beqarët nuk pritet një ditë e mirë. Do të kaloni një ditë delikate dhe ndiheni të lodhur. Në punë këshillohet që ju të dini se si t’i përshtateni situatave të reja. Ajo që ju këshillojmë është të mendoni për pak relaks.

    Akrepi

    Kjo ditë do të nisë pozitivisht për juve, e në fund të ditës do ndjeni kënaqësi të mëdha. Sa i takon dashurisë, yjet do ju ndihmojnë për të gjetur ekuilibrin e brendshëm. Pritet të jetë ditë e ekuilibrave të rinj për të lindurit e kësaj shenje. Merrni më seriozisht mirëqenien fizike tuajën. Në punë kjo do jetë një ditë e mirë dhe me mundësi për marrëveshje të reja.

    Shigjetari

    Kjo ditë do të jetë mjaft pozitive për juve. Kujdes nga provokimet negative, mos u ndikoni aspak. Yjet i keni në mbështetje sa i takon dashurisë në këtë fillim jave. Ju do të jeni të zhytur në mendime që mund t’ju krijojnë vështirësi në familje. Në punë jeni në një moment delikat. Do të jeni përballë situatave që kërkojnë strategji dhe aftësi të mira për tu tejkaluar.

    Bricjapi

    Një ditë jo e këndshme për personat e kësaj shenje. Yjet nuk janë favorizues për personat e kësaj shenje këtë ditë në dashuri. Disa pengesa do ju duken të pakalueshme. por para se të bini në panik, ajo që duhet të bëni është të relaksoheni. Largoni mendimet tuaja nga problemet dhe do shikoni që gjithçka zgjidhet. Në punë ju mund të ndiheni i rrezikuar. Mbani moralin lartë.

    Ujori

    Kjo mund të cilësohet një ditë e pashembullt në fushën sentimentale. Sigurisht për mirë. Në mbrëmje do të kaloni një atmosferë shumë romantike, si në përralla. Ju do të merrni emocione të reja në dashuri. Në punë sigurohuni që të jepni më të mirën tuaj. Duhet të zbatoni me përpikmëri detyrat tuaja.

    Peshqit

    Java do të nisë mjaft mirë për të lindurit e kësaj shenje. Kjo ditë është mjaft e favorshme për ata që kanë plane për jetën në çift ndaj mos hezitoni. Kjo ditë do jetë e këndshme dhe intensive për të dashuruarit. Në punë do të keni disa oferta mjaft të mira në pozicione të rëndësishme. Ju do të jeni mjaft i kthjellët për të bërë zgjedhjen e duhur.