Category: Horoskopi

  • Horoskopi ditor, e Enjte 7 Shtator 2023

    Horoskopi ditor, e Enjte 7 Shtator 2023

    Dashi

    Jeta sentimentale e çifteve do shkojë më së miri gjatë kësaj dite. Ka mundësi që ata që janë të martuar të mendojnë edhe për një fëmijë. Nëse beqarët krijojnë një lidhje, të jenë të sigurt që ajo do jetë përgjithmonë. Financat nuk do kenë ndonjë ndryshim të madh nga disa ditë më parë. Bëni kujdes me shpenzimet.

    Demi

    Ata që janë në një lidhje do kenë një ditë të vështirë. Disa do vendosin edhe pak distancë me njeri- tjetrin. Kujdes! Për beqarët, do jetë ditë e favorshme. Flirtimet dhe joshjet nuk do mungojnë. Për sa iu përket financave, ato nuk do jenë as shumë të mira dhe as shumë të këqija. Menaxhojini me maturi.

    Binjakët

    Ata që janë në çift nuk do kenë një ditë të mirë. Ambienti do jetë elektrizues dhe debatet do jenë të shumta. Beqarët nuk do duan të krijojnë një lidhje duke qenë se para pak kohësh kanë pësuar zhgënjime. Financat do jenë të qëndrueshme dhe do mund të kryeni edhe shpenzimet për të cilat keni menduar prej disa kohësh.

    Gaforrja

    Nëse jeni në çift, do bëni gjithçka për ta bindur partnerin/en për ato që doni. Do mundoheni edhe ta përforconi më shumë lidhjen tuaj. Shkurt, çdo gjë do shkojë mirë. Beqarët do kthehen në specialistë të dashurive me shikim të parë. Plutoni do ndikojë pozitivisht tek financat.

    Luani

    Jeta sentimentale e atyre që kanë një lidhje do shkojë më së miri. Do flisni hapur me atë që keni në krah dhe do zgjidhni disa pengje që iu kishin mbetur. Beqarët do takohen me dikë interesant, por që në fakt kërkojnë vetëm aventura. Financat do jenë në qendër të vëmendjes. Menaxhojini me kujdes të ardhurat.

    Virgjëresha

    Jeta juaj në çift në përgjithësi do jetë e mbrojtur nga Jupiteri. Plutoni do mundohet t’iu destabilizojë por nuk do ia dalë dot mbanë. Beqarët ndryshe nga kohët e fundit do iu japin më shumë rëndësi ndjenjave të tyre. Do jeni mjaft të favorizuar sot. Përfitoni! Një problem financiar do iu turbulloje paksa, por çdo gjë do zgjidhet.

    Peshorja

    Me Jupiterin që do ndikojë tek jeta sentimentale, çiftet do kalojnë një ditë të qetë dhe pa probleme. Dashuroni sa më shumë edhe pse pa shumë pasion. Beqarët do e kenë të vështirë të bëjnë takime dhe të takojnë atë që kanë ëndërruar. Çështjet financiare mund t’ua prishin paksa qejfin. Kujdes.

    Akrepi

    Jeta juaj sentimentale do jetë mjaft e qëndrueshme. Çiftet do bashkëpunojnë me njeri-tjetrin dhe pasioni do të rindizet nga mbrëmja. Për beqarët kjo dite do sjellë një surprizë të këndshme. Urani mund të shtoje edhe mundësitë për dashuri. Në planin financiar do ndërmerrni rreziqe, por fati do jetë në anën tuaj.

    Shigjetari

    Mos ndryshoni asgjë në jetën sentimentale sot edhe pse dëshira do jetë shumë e madhe. Është shumë e lehte të shkatërrosh gjithçka por për ta rindërtuar është shumë e vështirë. Nëse jeni vetëm situata juaj do fillojë të përmirësohet shumë shpejt. Përfitoni sa më shumë! Neptuni do ua ndërlikojë sektorin e financave.

    Bricjapi

    Në planin sentimental do keni më shumë se kurrë besim tek partneri/ja. Do doni të qëndroni gjithë ditën pranë tij/saj. Do kaloni çaste të këndshme. Beqarët do pëlqejnë dikë dhe do mendojnë se ai është prona e tyre. Kujdes! Për të shpenzuar aq sa doni duhet që më parë të merrni masa për të rregulluar financat.

    Ujori

    Ju që jeni në çift do dashuroni edhe më shumë sot. Do keni dëshirë ta përmirësoni jetën sentimentale dhe do ia dilni mbanë. Bravo! Beqarët do marrin iniciativën të bëjnë një takim. Pushteti juaj joshës do të testohet dhe rezultati do jetë mjaft pozitiv. Jupiteri do ndikojë tek financat. Tregohuni më vigjilentë me shpenzimet.

    Peshqit

    Marrëdhënia me partnerin/en nuk do jetë shumë e mirë gjatë kësaj dite madje mund të shfaqet edhe ndonjë stuhi. Bëni kujdes me çdo gjë që do thoni. Beqarët nuk do kenë fat dhe as sot nuk do e gjejnë dot personin që po kërkojnë prej kohësh. Në planin financiar do iu jepen mundësi të mira për të përmirësuar situatën.

  • Asnjë plan nuk realizohet, astrologia tregon shenjën më të pafat të Horoskopit në shtator

    Asnjë plan nuk realizohet, astrologia tregon shenjën më të pafat të Horoskopit në shtator

    Muaji ka nisur plot mundësi të reja dhe fat për disa shenja, ndërsa për të tjerët sjell pengesa dhe fatkeqësi. Duke folur për Best Life, astrologja Lauren Ash zbuloi bazuar në zhvillimet planetare se cila do të jetë shenja më e pafat e shtatorit.

    Ky nuk është askush tjetër veçse Dashi, sipas astrologes. Siç tha ajo në mënyrë specifike:

    “I pari i zodiakut do pasion në çdo fushë të jetës së tij. I sunduar nga Marsi energjik, Dashi pëlqen aventurat dhe përvojat e reja. Megjithatë, shtatori, i cili konsiderohet si muaji i tranzicionit pasi përfundon vera, bën që kjo shenjë e zodiakut të mos kalojë aq mirë”.

    Ndaj nëse jeni Dash pritet të kaloni një fazë më dembele ku nuk do të dëshironi të bëni shumë gjëra, ndërsa gjithçka që vendosni si synim do të shihni që nuk realizohet. Është mirë të shmangni marrjen e ndonjë vendimi të rëndësishëm në shtator dhe të veproni me inteligjencë duke pritur të vijë tetori, i cili do të aktivizojë sërish natyrën tuaj të gjallë dhe intensive.

    Shenja e radhës që konsiderohet po aq e pafat në muajin që ka nisur është Gaforrja, sipas Ash pasi humori do të jetë i ulur së bashku me çdo plan që ai dëshiron të bëjë për sezonin e ri.

  • Horoskopi ditor për nesër, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

    Horoskopi ditor për nesër, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

    Dashi

    Çështjet e zemrës nuk do kenë as problemin më të vogël sot. Shpesh do ndiheni të lumtur pranë personit të zemrës dhe do doni të mos largoheni për asnjë çast prej tij. Beqarët do kenë një ditë të zakonshme dhe pa të reja. Merreni çdo gjë ashtu si t’iu vijë. Mërkuri do influencojë tek të ardhurat dhe do ju bëjë të tregoheni më të kujdesshëm.

    Demi

    Do flisni shumë me partnerin/en gjatë kësaj dite dhe nuk do bëni asgjë pa marrë mendimin e tij. Marrëdhënia juaj do jetë më e ngrohtë se kurrë. Beqarët nuk duhet të joshin cilindo që do takojnë sepse mund të bien në krahët e personit të gabuar. Për financat duhet të përkujdeseni më tepër.

    Binjakët

    Ditë plot me re kjo e sotmja për të dashuruarit. Asgjë nuk do shkojë ashtu si e kishit menduar përkundrazi do konfliktoheni edhe për gjërat më të vogla me atë që keni në krah. Beqarët do kenë më tepër mundësi të takojnë persona interesantë dhe që vlejnë me të vërtetë. Buxhetin duhet ta menaxhoni me shumë maturi.

    Gaforrja

    Do kaloni një ditë shumë të vështirë sot ju që jeni në një lidhje. Debatet me partnerin/en do jenë të zjarrta dhe asnjeri nuk do e ulë hundën. Po vazhduat me këtë sjellje do keni probleme serioze. Beqarët do kërkojnë veçse të argëtohen dhe dëshirat më në fund do ju realizohen. Në planin financiar nuk duhet të kryeni shpenzime të pamenduara.

    Luani

    Pritet një ditë shumë e bukur sot për ata që janë në një lidhje. Do i shprehni më shumë ato që ndjeni dhe do bashkëpunoni më tepër me partnerin/en. Beqarët do jenë shumë të pavendosur dhe nuk do i pranojnë ftesat që do ju bëhen. Shumë shpejt do pendohen për këtë zgjedhje. Në planin financiar çdo gjë do shkojë më së miri.

    Virgjëresha

    Nëse keni kohë që jeni në një lidhje mund t’ia lejoni vetes edhe ndonjë çmenduri të vogël me partnerin/en. Do e shihni që ambienti do jetë edhe më emocionues se më parë. Beqarët me shumë gjasë do fillojnë një histori të bukur dashurie e cila do zgjasë deri në përjetësi. Në planin financiar problemet do jenë goxha të mëdha.

    Peshorja

    Do ëndërroni më shumë sesa duhet sot në jetën tuaj në çift dhe kjo mund të sjellë disa zhgënjime. E mira do ishte të qëndronit me këmbë në tokë dhe t’i merrnit gjërat si t’iu vinin. Beqarët do kërkojnë pa fund, por sërish nuk do mund ta gjejnë personin e duhur. Situata financiare do jetë e paqëndrueshme dhe problematike.

    Akrepi

    Gjithçka do shkojë për mrekulli sot në jetën tuaj në çift. Do kuptoheni mjaft mirë me partnerin/en dhe së bashku do merrni vendime të rëndësishme mbi të ardhmen. Beqarët do kenë sukses në dashuri dhe do e gjejnë personin ideal. Në planin financiar situata do jetë paksa e vështirë.

    Shigjetari

    Ndikimi i yjeve do jetë shumë pozitiv gjatë kësaj dite për jetën sentimentale të çifteve. Do ndiheni më të dashuruar se kurrë me personin që keni në krah dhe do bëni edhe ndonjë çmenduri për të provuar sa më tepër emocione. Beqarët do gjenden përpara marrjes se një vendimi të rëndësishëm. Financat nuk do jenë në gjendje të mirë.

    Bricjapi

    Do jeni shumë kërkues ndaj partnerit/es tuaj sot dhe do e mërzitni atë derisa t’ua plotësojë dëshirat. Disa nuk do jenë shumë të duruar dhe mund të lindin debate të zjarrta. Nëse jeni beqarë do takoni shpirtin binjak të cilin e keni pritur gjithë jetën. Financat do i menaxhoni me shumë përkujdesje dhe maturi.

    Ujori

    Ditë mjaft premtuese kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do keni një komunikim mjaft të mirë me partnerin/en dhe çdo gjë do e zgjidhni me qetësi. Beqarët do kenë takime shumë interesante të cilat nëse vazhdohen mund të çojnë në një lidhje serioze. Financat do jenë në një gjendje të mirë.

    Peshqit

    Në jetën tuaj në çift do korrni ato që keni mbjellë gjatë gjithë kësaj kohe. Nëse jeni treguar të sjellshëm dhe herë pas here keni toleruar gjërat do shkojnë mirë, por nëse keni debatuar ashpër situata do jetë e vështirë. Beqarët do refuzojnë ftesat për takime, nuk ndjehen ende gati për ndryshime. Në planin financiar kujdes me shpenzimet.

  • Astrologia Meri Shehu tregon renditjen e shenjave për Shtatorin, ja cila është më me fat

    Astrologia Meri Shehu tregon renditjen e shenjave për Shtatorin, ja cila është më me fat

    Asterologia Meri Shehu në një parashikim të fundit rradhit shenjat më me fat të zodiakut.

    Ajo përcolli renditjen e shenjave për muajin Shtator, nga ajo me më pak fat, tek shenja që kryeson këtë muaj.

    12-Dashi Marsi është futur në Peshore përballë shenjës së Dashit dhe janë futur në një antagonizëm të fuqishëm. Plus dhe po kërkojnë perfeksionin në lidhje me punët, nuk po e gjejnë dot aq sa kohë të jetë Mërkuri i kundërt. I shikoj dashët pak nën presion. Plus sot është kthyer dhe Jupiteri i kundërt në Dem. Dashët do kenë kujdes dhe në çështjet ekonomike, fillojnë vonesat dhe ngarkesat, si dhe në pozicione të ndryshme karriere dhe marrëdhënie në çift.

    11-Binjakët Binjakët do kenë një muaj Shtator shumë erotik, domethënë nëse flasim për erotizmin, binjakët janë ata që do ta shijojnë erotizmin në maksimum. Binjakët do kenë sharmin dhe mundësinë të bëjnë marrëdhënie, kontakte nga më të ndryshme. Ku fle lepuri? Në çështjet familjare, të cilat nuk i kanë zgjidhur siç duhet dhe thirren binjakët deri në mes të Shtatorit të rregullojnë shumë çështje të prapambetura familjare, ose karriere, ose çështje ligjore që mund t’i kenë mbetur gjatë muajve të kaluar, ose që kanë pretenduar që i kanë zgjidhur, ose me eprorët e tyre. Nëse punojnë në punë shteti do të kenë ndonjë komplikacion të këtij lloji. Megjithatë në fund të muajit, mendoj që binjakët do marrin një lloj merite dhe avantazhi në jetën e tyre dhe do fillojnë të ndriçojnë dhe të ndihen më të vlerësuar.

    10-Shigjetari Ashtu si binjakët, duke qenë se janë dy shenja ballë për ballë goditen nga Mërkuri i kundërt në Virgjëreshë. Shigjetarët lidhen direkt me një paqartësi me lidhje me punën, me karrierën dhe me planet për të ardhmen, ose me udhëtimet që duan të bëjnë. Janë konfuzë. Nëse kanë bërë udhëtime, kanë pasur ndonjë pengesë ose mund t’u dalë ndonjë pengesë, të paktën deri në datën 15, që Mërkuri fillon të drejtohet dhe marrin dhe këta përgjigje më korrekte në lidhje me punët dhe kërkesat e tyre. Por është një periudhë produktive do thoja sepse dhe Marsi në Peshore u jep shanse që fjala e tyre të qëllojë atje ku duhet, ose si themi ajo shtiza e tyre të kalojë në atë harkun e 12-të. Kanë dhe aftësi sportive të mira, jo vetëm filozofike, kështu që mund të përdorin edhe anën fizike të tyre për të joshur, për të dhënë, reklamuar energji dhe për të fituar gjëra.

    9-Peshqit E keqja nuk na vjen nga Mërkuri i kundërt në Virgjëreshë, por na vjen nga Neptuni. Do thoni ju Neptuni në Peshk është në vendin e vet dhe Peshqit e kanë aty. E kanë aty, do frymëzohen, janë frymëzuar, janë bërë shumë romantikë, kanë shumë shpresa, ëndërrime, por kanë edhe pak utopi të tepërt. Tashmë Mërkuri i kundërt përballë tyre i ndikon që ta ulin nivelin e utopisë, ose të atyre pretendimeve që kanë. Pra disa nga ëndrrat e peshqve nuk do të realizohen aq shumë sa duhet dhe ndoshta nuk do jetë Shtatori që do t’u japë shanse të mëdha. Pas datës 14 mund të fillojnë një punë të re, karrierë të re, ose një lidhje të re.

    8-Bricjapi Shenjë e tokës, lidhen me Jupiterin në temë, por nga sot Jupiteri është i kundërt, kështu që disa çështje ligjore, kontakte me jashtë, udhëtime studimore, kontrata, fillojnë edhe shkojnë pak më mbrapsht, ose vonohen. Në çështjet e dashurisë duket sikur nuk mund të merren vendimet e duhura dhe vonon të merret vendimi i duhur. Kështu që ta kenë kujdes periudhën, të paktën deri në mes Shtatori. Nga ana ekonomike janë çliruar që sot dhe besoj se aty mund të pretendojnë të marrin para që të tjerët u kanë, ose pretendohet tua japin bricjapëve. Ndoshta dhe ndonjë natë romantike nuk përjashtohet në këtë periudhë.

    7-Luani U çliruan luanët nga Afërdita e kundërt në shenjën e tyre, kështu që kanë sharmin, ngjyrën, gjithë optimizmin, dashurinë tashmë, që të marrin vendime erotike, të njohin, të gëzojnë, të blejnë gjëra, të merren me modë, art dhe shumë punë të bukura. Dhe do t’ia arrijnë me shumë sukses. Mërkuri i kundërt tashmë i penalizon pak në çështjet ekonomike dhe mund të kemi dhe ndonjë debat në strategjitë e tyre, ose me të afërmit e tyre, në shtëpi, në lagje. Këtu duhet të shikojnë mënyrën diplomatike të komunikimit. Me Marsin në Peshore, diplomacia do të mbizotërojë. Nuk do të jetë si ai trëndafili, por mund të ketë dhe gjemba nga pas, sepse është me Mars, pak luftarak.

    6-Gaforrja është një shenjë që po ecën dhe do ecë mirë. Kulmin do ta ketë në fund të Shtatorit. Shumë Gaforre do të mbyllin një cikël të rëndësishëm pune, ose në jetën personale do jetë marrë një vendim pune, ose vendim i mirë fejese, martesë. Ose mbyllet një cikël i rëndësishëm dhe do t’ia fillojnë prap nga e para. Kush Gaforre është e kënaqur me këtë cikël që mund të mbyllë dhe ta fillojë nga e para, janë shumë në rregull. Ata që thonë kush ia fillon prap nga e para, me ta pastaj do të fillojë një luftë familjare, sepse Marsi në Peshore ka të bëjë me familjen dhe shumë gaforre do jenë pak të nxituara dhe të irrituara. Kujdes aksidentalet në familje në këtë periudhë.

    5-Demi Kanë Jupiterin në shenjën e tyre, vazhdojnë të jenë me fat. Por sot kthehet i kundër Jupiteri në shenjën e tyre, që do të thotë që shumë demë, ato fjalë që kanë premtuar ose u janë premtuar, do vonohen. Pra nuk bëhen tani, do vonohen disa muaj. Ndaj ngelen sërish në një periudhë pritjeje. Në marrëdhëniet familjare marrin njëlloj erotizmi, shkëlqimi, pasurie, vlerësimi dhe besoj që do ndjehen mirë në komoditetin e tyre të përditshmërisë, ose atje ku jetojnë ose bizneset familjare. Tani është momenti të marrin meritën ose pozicionin e mirë të duhur, ose dhe të fillojnë një bashkëjetesë të mirë. Në çështjet ekonomike kanë shpenzime, në punë dhe në ekonomi duhet të kenë kujdes. Sidomos në çështjet e punës mund të kenë revolta. Edhe në çështjet shëndetësore duhet të kenë kujdes.

    4-Akrepi Jupiteri përballë tyre është i kundërt, kjo do të thotë që do të rinovohen shumë kontrata, marrëdhënie, marrëveshje. Ata që kanë pasur probleme në çift mund të kenë probleme akoma, ose të vonohen sqarimet e situatave, të vonohen divorcet, martesat, të vonohen ato mundësi për të rregulluar dhe stabilizuar bashkëpunimet. Marsi në Peshore tregon një prapaskenë, ndaj kujdes prapaskenat në lidhje me punën ose armiqtë e fshehtë, që ndoshta veprojnë pak me jetën dhe interesat e akrepave. Janë në këtë pozicion sepse Hëna e plotë në Dash në fund të muajit u jep gjithë sharmin e një pune të mrekullueshme dhe një energjie shumë të madhe që do marrin akrepët.

    3-Ujori Janë çliruar nga Afërdita e kundërt përballë shenjës së tyre, kështu që mund të dashurojnë, bashkëpunojnë, ia dinë vlerën ekonomisë, lekut ose njerëzve dhe gjërave me vlerë në jetën e tyre. Tashmë ajo e verdha e floririt do vejë deri tek ujorët dhe ata do ta ndjenjë tringëllimë e arit. Ujorët janë në një moment të rëndësishëm pune, mund të ndryshojnë, rregullojë punë, të fusin partneritete të reja, ose të largohen nga një bashkëpunim që i ka lodhur. Mund të kenë aktivitet shumë të mirë jashtë vendit dhe bashkëpunime e udhëtime të shumta jashtë vendit. Duhet të ruajnë diplomacinë më së shumti.

    2-Virgjëresha Hëna e re në shenjë në datën 14 tregon që lenë pas një verë të lodhur paksa, ose të menduar në disa raste. Tashmë fillon nga e pra me një Hënë të re, ndryshime specifike të mëdha. Afërdita është çliruar, nuk ka më prapaskena në dashuri, tradhti dhe pasiguri për ata që kanë përjetuar në jetën emocionale të tyre. Ana ekonomike fillon dhe merr përparësi të mirë. Pas datës 15, shumë virgjëresha futen në rrugë të mira pa kthim, çdo gjë fillon dhe ecën përpara pas kësaj date.

    1-Peshorja Janë në vendin e parë sepse kanë Marsin në shenjën e tyre, është planeti më vital që i jep energji. Diplomacia e peshoreve do ndikojë në veprimet e të gjithëve, për t’i dhënë diplomaci. Por është e vështirë të ruhet diplomacia me Marsin në Peshore, kështu që ndonjëherë duhet dhe luftë, kërkesë llogarie. Shumë peshore do kërkojnë llogari, do duan të marrin atë që u takon, por do ta finalizojnë me sukses në fund të muajit me Hënën e plotë përballë shenjës së tyre në Dash, ku do ftohen të bashkëpunojnë, të bëjnë marrëdhënie të reja në çift, por edhe të finalizojnë shumë punë me sukses. Afërdita në Luan u jep shumë sharm dhe mundësi njohjesh të reja në dashuri dhe shumë fat.

  • Njihuni me ditët më me fat në shtator për shenjat e Horoskopit

    Njihuni me ditët më me fat në shtator për shenjat e Horoskopit

    Cilat janë ditët me fat dhe si ndikojnë ato në jetën tonë? Shtatori është koha kur energjia lëviz dhe ndryshon. Por sjell edhe ditë të lumtura. Në astrologji, ky muaj simbolizon kalimin nga vera në vjeshtë. Kjo është koha kur natyra fillon të përgatitet për motin më të freskët dhe ndryshimin e stinëve. Edhe ne mund ta shfrytëzojmë këtë energji dhe të përshtatemi me ndryshimet në jetën tonë.

    Çdo shenjë astrologjike ka ndikimin e saj në shtator. Disa do të ndjejnë forcë dhe motivim më të madh për të arritur qëllimet e tyre, ndërsa të tjerët mund të përballen me vështirësi dhe sfida.

    Kuptimi i kuptimit të ditëve të lumtura

    Ditët e lumtura janë ditë kur kemi më shumë gjasa të arrijmë qëllimet tona, të lidhemi me njerëzit e tjerë dhe të ndihemi të përmbushur. Këto janë ditët kur energjia e universit përputhet me dridhjet tona personale dhe na sjell lumturi.

    Çdo shenjë astrologjike ka ditët e veta të veçanta me fat në shtator. Këto ditë varen nga pozicioni i planetëve dhe faktorë të tjerë astrologjikë. Duke i kuptuar këto ditë, ne mund të përfitojmë nga mundësitë më të mira që sjell qielli i shtatorit.

    Zbuloni ditët tuaja me fat në shtator

    1. Dashi: 2, 9, 16, 23, 30 shtator

    3. Binjakët: 4, 11, 18, 25 shtator

    4. Kanceri: 5, 12, 19, 26 shtator

    5. Luani: 6, 13, 20, 27 shtator

    6. Virgjëresha: 7, 14, 21, 28 shtator

    7. Peshorja: 1, 8, 15, 22, 29 shtator

    8. Akrepi: 2, 9, 16, 23, 30 shtator

    9. Shigjetari: 3, 10, 17, 24 shtator

    10. Bricjapi: 4, 11, 18, 25 shtator

    11. Ujori: 5, 12, 19, 26 shtator

    12. Peshku: 6, 13, 20, 27 shtator

    Tani që keni një listë me ditët me fat për shenjën tuaj astrologjike, mund të planifikoni aktivitetet dhe vendimet tuaja në shtator. Kjo do të jetë një kohë kur do të keni më shumë energji, lumturi dhe sukses.

  • Njihuni me shenjat më pafat të horoskopit për muajin shtator

    Njihuni me shenjat më pafat të horoskopit për muajin shtator

    Nëse i përkisni një prej shenjave që do të përmendim më poshtë, dijeni se duhet të keni shumë durim, pasi shtatori nuk do t’ju trajtojë mirë, përkundrazi do t’ju sjellë disa sfida. Nuk duhet të frikësoheni, por jini pak më të kujdesshëm dhe përgatituni të përballoni çdo problem që ju del!

    Shtatori duket gri, për ju që i përkisni një prej shenjave të mëposhtme:

    DASHI

    Me Marsin në Peshore gjatë gjithë muajit, në sy të ciklonit do të hyjnë fillimisht ato marrëdhëniet e dashurisë dhe më pas ato profesionale dhe ekuilibrat do jenë mjaft të ndjeshme. Do të keni shumë mundësi por sado që ju të përpiqeni do ta humbisni durimin shpejtë dhe do të shkatërroni çdo gjë. Në fund të fundit, ju nuk jeni shumë të durueshëm. Keqkuptimet, tensionet, përçarjet dhe ndarjet janë disa nga gjërat me të cilat do të përballeni, ndërkohë që ka mundësi që të jeni ju ai që do të largohet. Sido që të jetë, do të gjeni rreth jush njerëz që ose nuk do të shkojnë mirë me ju dhe do t’ju thonë në sy, ose durimi i tyre do të mbarojë dhe sjelljet e tyre të mira do të zhduken në mënyrë magjike.

    GAFORRJA

    Me Marsin në shtëpinë tuaj të katërt , ju duhet t’i thoni lamtumirë qetësisë suaj mendore. Gjërat në shtëpi dhe në mjedisin tuaj familjar nuk janë të këndshme dhe e vërteta është se do të vuani shumë (dhe muajin tjetër), pasi ka mundësi që marrëdhëniet tuaja me të dashurit t’ju prishen, ndërsa mund të keni probleme me partnerin. Sigurisht, nëse doni të rregulloni gjërat që janë shkatërruar duhet të rrëzoni ‘murin’ mes jush. Nëse jo, prisni dëme dhe shpenzime që nuk i keni llogaritur, të cilat do t’ju testojnë durimin! Hëna e plotë më 29 të muajit do të krijojë tensione dhe humbje edhe në fushën tuaj profesionale.

    BRICJAPI

    Me Marsin në Peshore dhe shtëpinë tuaj të 10-të, përgatituni për një atmosferë lufte në zonën tuaj profesionale. Armiqtë e vjetër dhe të rinj do të shfaqen, konkurrenca do të intensifikohet dhe marrëdhëniet me eprorët tuaj gjithashtu mund të kalojnë një krizë. Probleme do të keni gjithashtu edhe me anëtarët e familjes tuaj për shkak të Hënës së Plotë më 29 të muajit. Nga ana tjetër, sigurisht, mund të bëhesh këmbëngulës në disa kërkesa ose të kundërshtosh urdhra që i konsideron të paarsyeshme dhe të vendosësh të arrish qëllimin, kundër çdo pengese apo kundërshtimi, edhe nëse dështon! E vetmja gjë që është e sigurt është se diplomacia do të dështojë dhe do të detyroheni të mbani një qëndrim të qartë në çdo gjë që do të ndodhë.

    PESHQIT

    Ju jeni në listë për disa arsye: Ju keni një Hënë të Re që do të mbjellë erëra dhe do të korrë stuhi, falë trinës Diell-Uran, shtoni Marsin që do të jetë në shtëpinë tuaj të 8-të dhe së shpejti do të jeni me dorën në xhep, duke u përpjekur të përballoni detyrimet tuaja financiare… Tani shtoni kundërshtimin e Diellit në Neptunin tuaj dhe shumë probleme ju presin. Ky muaj do t’ju detyrojë të merrni vendime të vështira.

    VIRGJËRESHA

    Të njëjtat arsye vlejnë edhe për ju, me Marsin në shtëpinë tuaj të dytë do të keni një luftë në lidhje me financat tuaja, të cilat siç duket, situata e tyre do të jetë e tillë që nuk do të mund të mbani një plan menaxhimi, por ka një probabilitet të lartë që një marrëveshje ose bashkëpunim nga i cili prisnit të realizohet mund të anulohet. Tani vendosni kundërshtimin e Diellit tuaj me Neptunin që do t’ju turbullojë ujërat dhe do t’ju çorientojë plotësisht.

  • Mbajini shënim! Këto janë 6 datat kryesore për ju në muajin shtator sipas horoskopit

    Mbajini shënim! Këto janë 6 datat kryesore për ju në muajin shtator sipas horoskopit

    Shtatori filloi me një bekim kozmik: Afërdita, planeti i dashurisë, marrëdhënieve dhe financave, përfundon retrogradën sot, më 3 shtator!

    Afërdita ka qenë retrogradë në Luan që nga 23 korriku, duke na ftuar të gjithëve të eksplorojmë dinamikën e marrëdhënieve tona, vlerat tona personale dhe buxhetet tona.

    Të nesërmen, më 4 shtator, Mërkuri në Retrogradë, do të krijojë një atmosferë mbështetëse për komunikimin në të gjitha marrëdhëniet.

    Në të njëjtën ditë, Jupiteri, planeti i zgjerimit, fatit dhe mençurisë, do të jetë retrogradë në Dem.

    Ky Jupiter Retrogradë ju kërkon të reflektoni mbi bindjet dhe qëllimet tuaja personale, si dhe përparimin që keni bërë gjatë muajve të fundit. Tani është koha për të festuar arritjet.

    Datat më me rëndësi gjatë muajit shtator janë këto:

    -3 shtator
    -6 shtator
    -14 shtator
    -15 shtator
    -16 shtator
    -29 shtator

  • “Ditë të mëdha ju presin …”, Horoskopi javor, 4-10 Shtator 2023

    “Ditë të mëdha ju presin …”, Horoskopi javor, 4-10 Shtator 2023

    DASHI

    Dashuria: Pas një vere ku Marsi ju ka ndezur zemrat dhe pasionet, tani situata kozmike e shenjës suaj duket se do të ngadalësohet pak. Pra jepini përparësi logjikës, mendimeve dhe ideve që ju nevojiten për t’u përballur si duhet me sezonin e ri.

    Puna dhe karriera: Është i shkëlqyer tempi i yjeve dhe planetëve që iu bën të jeni më të interesuar në çështjet praktike dhe profesionale.

    E veçanta e javës: Tranziti i Marsit ju bën të vëmendshëm dhe të përgjegjshëm ndaj mirëqenies së trupit. Zgjidhni diçka që eliminon pasojat e dëmshme të verës.

    DEMI

    Dashuria: Gjithçka varet nga Marsi, planet që nga ky moment për Demin bëhet miqësor dhe i thjeshtë, duke ju nxitur të dialogoni e të argëtoheni me personin që doni.

    Puna dhe karriera: Nëse për momentin nuk jeni dhe aq i gatshëm për të rifilluar dhe për të përballuar kthimin në zyrë, në ditët e ardhshme energjia juaj do të jetë më e madhe për të përmbushur detyrat dhe impenjimet që keni.

    E veçanta e javës: Shfrytëzoni hënën e së mërkurës për të vendosur pak rregull mes ëndrrave dhe shpresave tuaja. Sepse është momenti t’i konkretizoni gjërat.

    BINJAKËT

    Dashuria: Para partnerit tuaj shpesh do të ndiheni jo të gatshëm për të jetuar të tashmen prandaj do të vendosni të silleni në mënyrë më decizive e të qartë duke i bërë më të dukshme diferencat në stil në çift.

    Puna dhe karriera: Në një moment do të keni dëshirë të ndani hesapet me profesionet, t’u jepni një pozicion më preciz ideve dhe të rrokni një këndvështrim tjetër për sezonin e ri.

    E veçanta e javës: në fundjavë Mërkuri do t’ju ndihmojë të silleni në mënyrë më logjike dhe të përcaktuar. Vetëm mbani premtimet.

    GAFORRJA

    Dashuria: Do keni dëshirë t’i merrni gjërat seriozisht, të krijoni një look të thjeshtë dhe jo të mbingarkuar që ju çon drejt asaj që dëshironi. Ndërkohë provoni të imagjinoni një të ardhme së bashku, për të kuptuar se si partneri mund të ketë një rol në projektet tuaja.

    Puna dhe karriera: Marsi do t’ju dhurojë një pamje serioze, të vendosur dhe profesionale, një energji të re të cilën duhet ta vendosni menjëherë në praktikë për të bërë një figurë të mirë. Duket se keni nisur me këmbë të mbarë.

    E veçanta e javës: Hëna e së mërkurës do t’ju ndihmojë të kuptoni cilësitë e vërteta të një personi që e konsideroni mik. Është koha të zbuloni se kush ju do në të vërtetë.

    LUANI

    Dashuria: E marta mund të jetë për ju një ditë në të cilën pretendoni transparencë absolute dhe të vërtetën përballë një zone të errët dhe ambiguiteti të jetës në çift.

    Puna dhe karriera: Venusi nuk rresht së projektuari kualitetin e impenjimeve tuaja dhe së shpejti do të shijoni një projekt të ri të nisur nga Mërkuri, energji që ju bën më të vendosur, funksional dhe gjenial.

    E veçanta e javës: Ndiqni këshillën e Mërkurit që i sposton mendimet dhe idetë tuaja drejt prakticitetit, mirëkuptimit dhe çdo gjëje tjetër.

    VIRGJËRESHA

    Dashuria: Zemra mund të zgjedhë të heshtë, duke respektuar një qiell të qetë, duke iu përshtatur energjive që nuk do të hyjnë kurrë në lojë. Do të jetë pra, më tepër një javë mendimesh e idesh dhe do t’u japë kohë gjërave praktike. Edhe partneri mendon si ju.

    Puna dhe karriera: Jeni gati për të dhënë më të mirën tuaj, për të reaguar ndaj sfidave të vogla të javës nga ana profesionale. Por kujtoni se ka dhe gjëra të papritura që kushtëzojnë ngjarjet. Vëzhgoni mirë pastaj bëni zgjedhje.

    E veçanta e javës: E mërkura do të jetë një ditë ku duhet të shiheni në pasqyrë dhe të mendoni se ç’gjë të bukur mund të bëni për vete. Dieta, trajtime e përkëdhelje.

    PESHORJA

    Dashuria: Sjelljet tuaja duhet të jenë më delikate, duhet t’u buzëqeshni me mirësjellje atyre që doni dhe u qëndrojnë pranë. Bëjeni për veten tuaj.

    Puna dhe karriera: Do të keni nevojë për dritë, vitalitet dhe entuziazëm në zyrë. Mësoni që çdo gjë ta bëni me pasion dhe lehtësi. Yjet do t’ju japin një dorë të mërkurën.

    E veçanta e javës: Hëna e plotë e së mërkurës do t’ju ndihmojë të ndërmerrni një vendim që ka lidhje me shtëpinë dhe familjarët. Mos i nënvlerësoni këshillat e qiellit tuaj.

    AKREPI

    Dashuria: Marsi do t’ju japë mundësinë të vlerësoni edhe gjërat më të thjeshta e kënaqësitë e vogla dhe do t’ju bëjë të reflektoni se nuk mund të merrni maksimumin nga gjithçka. Diçka që do të ndihmojë intensitetin tuaj në çift.

    Puna dhe karriera: Tranzicionet e javës do t’ju përballin me një akrep të pa përqendruar që nuk e vë më punën para gjërave të tjera. Si pasojë, do të jeni më të kujdesshëm ndaj rezultateve konkrete.

    E veçanta e javës: Mërkuri në fundjavë mund t’ju sjellë shumë fat për sa i përket kënaqësive të vogla personale që do t’ju sjellë një takim special.

    SHIGJETARI

    Dashuria: Yjet duket se do të ndalojnë papritur emocionet dhe pasionet tuaja të momentit. Kush është i interesuar për ty, do t’ju bëjë të ndieni prezencën dhe interesin e tij.

    Puna dhe karriera: Mërkuri po lëviz dhe po ju bën që të aspironi më të mirën. Një stil që do të përpiqeni ta kopjoni dhe yjet do t’ju ndihmojnë.

    E veçanta e javës: Hëna e Plotë e së mërkurë do t’ju ndihmojë të kuptoni më shumë gjëra rreth familjes dhe njerëzve të afërt. Mendimet në aksion.

    BRICJAPI

    Dashuria: Në panoramën e një fund vere pak zhgënjyese dhe jo aq intensive sa do ta donit ju, Marsi fillon të lëvizë çdo gjë. Planeti i kuq do t’ju sjellë pasione dhe rrahje të reja zemre. Lëvizni me qetësi.

    Puna dhe karriera: Ndoshta gjërat personale do t’ju bëjnë që të ndiheni pak të pavendosur profesionalisht. Për këtë do t’ju vijë spontanisht dëshira për t’u lënë më shumë hapësirë gjërave intime dhe personave që bëjnë pjesë në jetën tuaj private.

    E veçanta e javës: E mërkura rregullon look-un tuaj dhe mënyrën e të sjellurit në publik falë Hënës së plotë. Ju jep më shumë ngjyra dhe butësi.

    UJORI

    Dashuria: Marsi ju ndalon të ndërmerrni një sfidë në raportet tuaja personale. Në këtë mënyrë tensionet janë të ulura dhe do ta keni më të lehtë të menaxhoni energjitë që ju largojnë prej partnerit. Gjithçka kthehet në një normalitet të çmuar.

    Puna dhe karriera: Mjaft u impenjuat më shumë se sa duhet duke lënë pas dore njerëzit tuaj të afërt, por delegojini detyrat.

    E veçanta e javës: Të martën Mërkuri do t’ju ndihmojë të komunikoni me lehtësi, të improvizoni dhe të jeni të qartë. Një mundësi e shkëlqyer për të jetuar bukur çdo lloj marrëdhënieje.

    PESHQIT

    Dashuria: Bëni kujdes këtë javë sepse mund të jetë një moment për të nxjerrë në pah diferencat mes jush dhe partnerit.

    Puna dhe karriera: Keni nevojë të përmirësoni raportet tuaja në zyrë, të qartësoni realitetet dhe raportet me kolegët.

    E veçanta e javës: E mërkura do të jetë një ditë e dobishme për të bërë bilance dhe për projektuar të ardhmen.

  • Shenjat e Horoskopit/ Këto janë ditët që duhet të kemi më shumë kujdes në shtator

    Shenjat e Horoskopit/ Këto janë ditët që duhet të kemi më shumë kujdes në shtator

    Astrologjikisht, kjo është një periudhë shumë e veçantë që po kalojmë. Sapo kemi kaluar një tjetër Super Hënë të Plotë dhe në të njëjtën kohë, 7 planetë janë gjithashtu retrogradë, me më të rëndësishmit që janë Venusi dhe Mërkuri.

    E gjithë kjo nuk tregon favore dhe fat të veçantë dhe kështu do të vazhdojë shtatori. Deri këtu është më mirë të shkoni me rrjedhën e gjërave dhe të mos merrni vendime impulsive dhe të shpejta. Merrni kohën tuaj, peshoni situatat dhe theksoni këto ditë shtatori që kanë nevojë për vëmendje shtesë:

    6 shtator: Dielli dhe Mërkuri retrograde takohen në shenjën e Virgjëreshës në lidhje. Kjo mund të nënkuptojë shumë lehtë rikthime nga e kaluara, probleme komunikimi dhe njerëz që donim t’i shmangnim, por të rishfaqen në jetën tonë. Është ende e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje edhe zakoneve të vogla të përditshme, si udhëtimi dhe menaxhimi financiar.

    15 shtator: Mërkuri kthehet djathtas te Virgjëresha. Kjo tingëllon shumë pozitive, por ditët e para dhe të fundit të një retrograde janë gjithashtu më kërkueset. Prandaj, gjëja më e mirë që mund të bëni është të mendoni mirë përpara se të hyni në një diskutim, sepse ka shumë mundësi të ekzistojnë keqkuptime.

    19 shtator: Dielli formon një kundërshtim me Neptunin, një aspekt mjaft kërkues që tregon vështirësi në jetën tonë personale ose profesionale. Atë ditë do të jemi më të prirur ndaj mashtrimeve, “pritshmërive të larta”, gjykimeve të gabuara dhe gabimeve.

    29 shtator: Venusi sheshon Uranin. Ky është katrori i tretë dhe i fundit i Venusit në Luan me Uranin në Demi, një aspekt që krijon paqëndrueshmëri emocionale. Është e mundur të jemi nervoz, të shqetësuar ose të krijojmë grindje në jetën tonë të dashurisë nga askund./abcnews.al

  • Do të ndodhin ngjarje të rëndësishme! DATAT e shtatorit që duhet të mbani shënim

    Do të ndodhin ngjarje të rëndësishme! DATAT e shtatorit që duhet të mbani shënim

    Mirë se erdhe në shtator dhe zyrtarisht në vjeshtë. Ndërkohë që flasim, 6 planete janë në prapavijë dhe kjo do të thotë se shumë aspekte të jetës ose janë ngadalësuar, ose kanë rënë pre e keqkuptimeve dhe ca sfidave të pazakonta. Gjithsesi, shtatori i jep fund ca prapavijave dhe sjell të reja.

    3 shtator – Mbaron prapavija e Afërditës

    Planeti i bukurisë dhe dashurisë do të kthehet në kursin e duhur, pas një prapavije te Luani. Pas kësaj date, lidhja jote dhe marrëdhëniet ndërpersonale me ata që të rrethojnë, do të kenë më pak drama dhe më pak situata kaotike.

    4 shtator – Nis prapavija e Jupiterit

    Sa del Afërdita nga prapavija, hyn Jupiteri. Prapavija e këtij planeti te Demi, por nuk do të sjellë shumë sfida. Gjatë kësaj periudhe do të reflektosh mbi shumë pyetje filozofike dhe do të përqendrohesh më shumë te shpirtërorja.

    14 shtator – Hëna e re

    Hëna e re e 14 shtatorit do të sjellë mundësi të reja për të planifikuar dhe për të mbjellë disa fara që do të lulëzojnë në muajt në vijim. Beso dhe universi do të sjellë drejt teje përvoja të bukura dhe shanse që as nuk i kishe menduar.

    15 shtator – Mbaron prapavija e Mërkurit

    Një ditë pas Hënës së re, Mërkuri del nga prapavija dhe më në fund, do të marrësh një pushim nga gjithë situatat e vështira që ke kaluar. Mendja jote do të jetë më e kthjellët dhe shumë shpejt, do të nisësh të planifikosh të ardhmen. Do të sqarosh keqkuptimet dhe do të punosh në projekte të reja.

    23 shtator – Nis sezoni i Peshores

    Më 23 shtator, thuaji “lamtumirë” energjisë së Virgjëreshës dhe përqafo barazpeshën dhe balancën e Peshores. Kjo shenjë sjell më shumë dëshirë për t’u rilidhur me njerëzit, për tolerancë dhe për të parë bukurinë kudo.

    Është një periudhë fantastike për t’i shtuar raporteve të tua më shumë sharm dhe diplomaci.

    29 shtator – Hëna e plotë

    Hëna e plotë në Dash synon që të lësh pas dëshirën dhe nevojën për të kënaqur të tjerët, për t’u përqendruar te pasionet e tua. Gjatë kësaj ngjarjeje qiellore do të jesh më i/e guximshëm/me se kurrë dhe gati për të mirëpritur tetorin.