Category: Horoskopi

  • Vajzat që i përkasin kësaj shenje horoskopi, janë më dinamike dhe luftarake

    Vajzat që i përkasin kësaj shenje horoskopi, janë më dinamike dhe luftarake

    Femrat kanë shumë role dhe balancojnë jetën e tyre mes të gjithëve.

    Femrat kanë shumë role dhe balancojnë jetën e tyre mes të gjithëve.

    Nga vendosmëria e zjarrtë e Dashit deri te mençuria praktike e Bricjapit, çdo shenjë astrologjike nxjerr në pah një grup të veçantë tiparesh që na frymëzojnë të gjithëve.

    Por a keni menduar ndonjëherë se cila mund të jetë femra më e fuqishme e zodiakut?

    Nga Shigjetarët aventurierë te Bricjapët me këmbë në tokë dhe nga Luanët e patrembur te Akrepat e pasionuar, femra e shenjës së mëposhtme nuk trembet lehtë.

    Vështirësitë nuk e pengojnë atë, ndërkohë që ajo mund t’i kapërcejë vetë shumicën e pengesave. Ajo e di vlerën e saj dhe ecën me besim në jetë. Ajo është një luftëtare e vërtetë dhe del fitimtare nga shumica e betejave. Nëse dikush tenton ta kontrollojë, do të përballet me reagime shumë të forta, pasi luftëtarja e fshehur brenda saj nuk “fle” shumë. Ajo dëshiron të jetë e para në gjithçka, çdo lloj kontrolli e zemëron, është plot pavarësi dhe ndjek me pasion çdo dëshirë të saj.

    Cilës shenje i përket? Dashit.

    Një grua që përfaqëson këtë shenjë entuziaste, të vendosur, pioniere, aventureske, të guximshme dhe të orientuar drejt qëllimit, mund të quhet vetëm më dinamike nga të gjitha të tjerat, apo jo?

    Femrat kanë shumë role dhe balancojnë jetën e tyre mes të gjithëve.

    Nga vendosmëria e zjarrtë e Dashit deri te mençuria praktike e Bricjapit, çdo shenjë astrologjike nxjerr në pah një grup të veçantë tiparesh që na frymëzojnë të gjithëve.

    Por a keni menduar ndonjëherë se cila mund të jetë femra më e fuqishme e zodiakut?

    Nga Shigjetarët aventurierë te Bricjapët me këmbë në tokë dhe nga Luanët e patrembur te Akrepat e pasionuar, femra e shenjës së mëposhtme nuk trembet lehtë.

    Vështirësitë nuk e pengojnë atë, ndërkohë që ajo mund t’i kapërcejë vetë shumicën e pengesave. Ajo e di vlerën e saj dhe ecën me besim në jetë. Ajo është një luftëtare e vërtetë dhe del fitimtare nga shumica e betejave. Nëse dikush tenton ta kontrollojë, do të përballet me reagime shumë të forta, pasi luftëtarja e fshehur brenda saj nuk “fle” shumë. Ajo dëshiron të jetë e para në gjithçka, çdo lloj kontrolli e zemëron, është plot pavarësi dhe ndjek me pasion çdo dëshirë të saj.

    Cilës shenje i përket? Dashit.

    Një grua që përfaqëson këtë shenjë entuziaste, të vendosur, pioniere, aventureske, të guximshme dhe të orientuar drejt qëllimit, mund të quhet vetëm më dinamike nga të gjitha të tjerat, apo jo?

  • Horoskopi për ditën e sotme, 17 dhjetor 2023

    Horoskopi për ditën e sotme, 17 dhjetor 2023

    Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për ju ditën e sotme

    DASHI
    Priten evente të kënaqshme, të cilat mund t’iu ndryshojnë jetën tërësisht. Prania e Hënës do e bëjë çdo lidhje të qëndrueshme. Ata që janë vetëm, duhet të tregohen më pak agresivë dhe ti lënë gjërat të rrjedhin natyrshëm. Në sferën profesionale, parashikohen përmirësime të ndjeshme.

    DEMI
    Një e diel e shkëlqyer dhe pa probleme për të lindurit e kësaj shenje. Do jeni në gjendje që të përballoni gjithçka që deri më tani e keni shtyrë. Në dashuri sqarimet do të sjellin pajtim. Ata që janë vetëm do e kalojnë ditën duke u relaksuar dhe duke u marrë me linjat fizike. Në sferën profesionale më në fund keni përmbyllur një fazë shumë të rëndësishme dhe jeni krenarë me rezultatin e arritur. Ka ardhur momenti të festoni.

    BINJAKËT
    Disa debate në familje do të bëjnë që të jeni të tensionuar, por kësaj radhe mos e toleroni një person që e ka tepruar. Dashuria do të kalojë momente krize. Ata që janë vetëm, nuk duhet të dorëzohen përpara pengesave, pasi ndryshimi është në qoshe. Në sferën profesionale, terreni duket pjellor. Por pavarësisht vështirësive me të cilat do të përballeni, do arrini që të dilni në krye.

    GAFORRJA
    Një mendjelehtësia e juaja, mund ta acarojë pafund partnerin/en, ndaj duhet të dini të zgjidhni edhe keqkuptimet më të vogla. Një dashuri e kaluar, mund të rikthehet në jetën e atyre që janë vetëm dhe do të rezultojë që nuk e kanë harruar. Kini besim në aftësitë tuaja në punë dhe do të realizoni me sukses gjithçka që do ju besohet.

    LUANI
    Do të jetë një ditë, gjatë së cilës do të duhet të reflektoni gjatë, pas një jave të turbullt. Po përjetoni një histori dashurie, e cila nuk ju mërzit në asnjë moment. Ata që janë vetëm, do të kuptojnë se kur duhet ti japin fund një njohje që nuk i çon askund. Në punë, nëse jeni shumë të vendosur dhe të fortë, do dini si të reagoni përpara çdo vështirësie.

    VIRGJËRESHA
    Eksperiencat e ditëve të fundit, kanë bërë që të keni një bilanc të qartë të jetës tuaj sentimentale. Keni kuptuar se të qenit shumë të ngurtë nuk ju çon askund. Për ata që janë vetëm dita do të jetë e shkëlqyer dhe pritet të ndodhë diçka e papritur. Në sajë të ndikimit të Venusit dhe Mërkurit, do i’u vendosen shkopinj në rrota në punë. Mos u mërzisni, gjithçka do të kalojë shumë shpejtë.

    PESHORJA
    Dita nuk do të nisë në mënyrën më të mirë të mundshme dhe në mbrëmje një surprizë aspak e këndshme, do ju prishë humorin. Kërkoni ndihmën e partnerit/es, i cili do ju mbështesë në këtë moment të vështirë. Për ata që janë vetëm priten surpriza të bukura në dashuri. Hëna do të jetë në pozicion aspak të favorshëm, mund të krijojë ndonjë pengesë të vogël në rrugën tuaj, por mundohuni të jeni të vendosur dhe do të fitoni.

    AKREPI
    Gjatë kësaj dite mund të mbështeteni tek ndihma e Venusit dhe Mërkurit, të cilët me aleancën e tyre do ju ndihmojnë. Në dashuri do të arrini që të zgjidhni një çështje që e keni përzemër dhe do të kuptoni se keni pranë, një person të jashtëzakonshëm. Ata që janë vetëm, mund të kenë takime interesante në mbrëmje. Lajme të mira parashikohen edhe në punë, ndonëse do të hasni disa situata stresuese, por në fund gjithçka do të përfundojë në favorin tuaj.

    SHIGJETARI
    Dita nuk premton të jetë shumë e favorshme, ndaj shmangni debatet me partnerin/en, për të mos e përkeqësuar situatën. Veproni me vendosmëri, por pa e cenuar qetësinë e raportit. Ata që janë vetëm, mund të rinisin diçka të lënë pezull me ish-partnerin/en, i cili do të shfaqet në mënyrë të befasishme. Në punë mos u përfshini nga ankthi, nëse diçka shkon keq, pasi gjithçka do të ndryshojë shumë shpejtë.

    BRICJAPI
    Lini mënjën mendimet negative dhe përqendrohuni tek ndjenjat. Nëse ndonjë situatë e sikletshme ju nervozon, mundohuni që ta zgjidhni, duke përdorur termat e duhur. Yjet kanë ndikim pozitiv për ata që janë vetëm, ku nuk përjashtohet mundësia që të gjendet shpirti binjak. Sa i takon punës, dita do të jetë super, në sajë të ndikimit të Venusit dhe Mërkurit, ku do të merrni kënaqësi të shumta.

    UJORI
    Kjo e diel do të jetë e gjitha relaksuese, ku nuk do të mungojnë emocionet. Kush ka pasur dyshime për ndjenjat e veta, ka rrezikuar që të humbte gjënë më të mirë që ka patur. Flirtime të reja parashikohen për ata që janë vetëm, takime të shumta dhe rrahje zemre që mund të lenë shenjë. Në punë kjo është një periudhë e cila do ju hapë rrugë të reja, në të cilat duhet të zgjidhni me kujdes si të veproni.

    PESHQIT
    Kjo do të jetë një ditë më se e favorshme për të lindurit e kësaj shenje, ku Venusi do të forcojë historitë e vjetra dhe do të stimulojë lindjen e të rejave, të cilat janë të destinuara të zgjasin që të gjitha. Mërkuri nga ana e tij favorizon takimet ndërpersonale dhe ata që janë vetëm i fton ndaj njohjeve të reja. Sa i takon punës, priten takime të reja interesante. Hëna mbron zgjedhjet tuaja dhe ju ndihmon në arritjen e objektivave që keni.

  • Ky do jetë muaji më i keq i shenjës suaj në vitin 2024

    Ky do jetë muaji më i keq i shenjës suaj në vitin 2024

    Kur do ta ketë të vështirë shenja juaj e horoskopit?

    Si çdo vit, 2024 do të ketë momentet e veta të mira dhe të këqija. Në fakt, ka një muaj të caktuar (ndoshta edhe më shumë), gjatë të cilit shenjat e horoskopit do të hasin disa vështirësi dhe probleme, do të jenë të pakënaqur, do të mërziten ose do të vihet në provë qëndrueshmëria e tyre.

    Kur do ta ketë të vështirë shenja juaj e horoskopit? Lexoni për t’u përgatitur!

    DEMI-LUAN-AKREP-UJOR: MARS, MAJ, TETOR

    Pak para se të largohej në 2023, Plutoni u rishfaq në Ujor. Vetëm kjo do të sjellë trazira në jetën tuaj nëse i përkisni njërës prej këtyre shenjave, ndryshimeve dhe një energjie të errët që ju do të duhet të menaxhoni. Sikur të mos mjaftonte Plutoni, do të keni gjithashtu Saturnin te Peshqit. Tek Akrepi do të vendosë pengesa në jetën e dashurisë, tek Luani në dashuri, por edhe në financa, tek Ujori do të “fusë dorën” në portofol, ndërsa te Demi do të sjellë ulje-ngritje në jetën shoqërore.

    DASH-GAFORRE-PESHORE-BRIÇJAPI: KORRIK

    Mbani mend se të gjitha eklipset e vitit (përveç njërit) janë në boshtin Dashi-Peshorja, ku disa prej tyre janë mjaft kërkuese dhe të pasjellshme ndaj jush. Muaji Korrik nuk do të jetë i lehtë as për shenjat impulsive, Bricjap, Gaforre.

    BIJAKËT-VIRGJËRESHE-SHIGJETARI-PESHQIT: MARS

    Nga fundi i marsit deri më 30 prill duhet të jeni vigjilentë sepse Marsi do të jetë te Peshqit dhe do të keni shumë telashe. Gjithashtu, nga fundi i korrikut deri në fillim të shtatorit Marsi do të jetë te Binjakët dhe siç e kuptoni e bën gjithmonë jetën të vështirë.

  • Horoskopi për ditën e nesërme, ja çfarë surprizash kanë parashikuar shenjat e zodiakut për ju

    Horoskopi për ditën e nesërme, ja çfarë surprizash kanë parashikuar shenjat e zodiakut për ju

    Dashi

    Një klime e qete dhe e ngrohte do mbizotërojë gjate gjithë kësaj dite sot ne jetën tuaj ne çift. Do e vlerësoni shume mbështetjen qe do iu japë partneri ne çdo fushe dhe do e falënderoni ne mënyrë te veçante atë. Beqaret nuk duhet ta humbin kohen duke u marre me kërkimin e dashurisë. Situata financiare do konsolidohet. Me ne fund do shpenzoni pa pasur frike se mos mbeteni pa para.

    Demi

    Do e thelloni edhe me tepër marrëdhënien ne çift gjate kësaj dite dhe do bashkëpunoni me tepër me personin qe keni ne krah. Emocionet do jene me te forta. Edhe beqaret do ia kalojnë me se miri fale disa takimeve interesante qe do kryejnë. Financat nuk do mund te tronditen nga askush dhe asgjë. Do ndiqni një strategji strikte dhe çdo gjë do shkoje për mrekulli.

    Binjaket

    Asgjë për t’u veçuar sot ne jetën tuaj ne çift. Komunikimi do vazhdoje te mbetet i mire dhe do e toleroni here pas here njeri-tjetrin. Beqaret nuk do jene ne humor dhe do refuzojnë disa ftesa qe do iu bëhen. Përfitoni nga koha e lire për te qëndruar me shume kohe me familjaret. Ne planin financiar mos hidhni asnjë hap pa qene te sigurt për përfundimin.

    Gaforrja

    Dite e mbushur me surpriza te shumta kjo e sotmja për te dashuruarit. Ai qe keni ne krah do ketë menduar çdo gjë ne detaje dhe do ua beje çdo moment me emocionues. Edhe për beqaret çdo gjë do shkoje sipas parashikimeve. Ne planin financiar mund te ketë disa te papritura jo te këndshme nëse nuk tregoheni te duruar dhe nëse nuk shpenzoni kuturu.

    Luani

    Do kuptoheni me se miri me partnerin tuaj sot dhe çdo gjë do shkoje për mrekulli mes jush. Përfitoni nga kjo dite edhe për te marre vendime te rëndësishme. Beqaret do jene mjaft joshës dhe do bëjnë për vete një person shume te veçante. Rrjedha e jetës suaj mund te ndryshoje rrënjësisht. Financat duhen pasur gjithë kohës ne vëmendje.

    Virgjeresha

    Edhe pse mjedisi yjor nuk do jete shume i favorshëm për jetën tuaj ne çift, ju do arrini te ruani ekuilibrin financiar. Si ju ashtu edhe partneri do jete me i qarte për atë qe do dhe do e dini çfarë hapash te hedhin. Edhe për beqaret do jete një dite e favorshme. Shfrytëzojeni sa te mundni! Ne planin financiar mos shpenzoni kuturu qe te mos keni vështirësi.

    Peshorja

    Përgatituni për ndryshime rrënjësore sot ne jetën tuaj ne çift. Ambienti do jete me i ngrohte dhe do e keni te lehte te flisni hapur për gjithçka. Beqaret do jene shume joshës, mirëpo nuk do e takojnë as sot personin për te cilin kane ëndërruar gjate. Te ardhurat do kenë disa përmirësime, megjithatë shpenzimet duhet te vazhdojnë te kryhen me kujdes.

    Akrepi

    Partneri do iu jap enje lajm shume te rëndësishëm gjate kësaj dite dhe kjo do iu beje te ndiheni për mrekulli. Orët e mbrëmjes do jene te nxehta dhe drithëruese. Shfrytëzojini! Beqaret duhet te mendohen mire për te gjetur se çfarë duan te bëjnë ne te vërtetë para se te hedhin çdo hap. Ne planin financiar nuk do keni shume fat, por as ndonjë problem serioz.

    Shigjetari

    Do jeni shume te sigurte për lidhjen qe keni krijuar dhe çdo gjë do shkoje për mrekulli. Do komunikoni për çdo gjë dhe do i buzëqeshni gjithë kohës njeri-tjetrit. Beqaret nuk do ndihen ende gati për te krijuar një lidhje te qëndrueshme. Çdo gjë do jete ne dorën e tyre. Ne planin financiar duhet te tregoheni te matur dhe te mos kryeni operacione te mëdha.

    Bricjapi

    Plutoni do i mbroje gjate gjithë kohës ata qe janë ne një lidhje dhe nuk pritet as problemi me i vogël. Edhe ata qe kane pasur mosmarrëveshje do e sqarojnë gjithçka. Beqaret do vazhdojnë te kenë te njëjtin status. Mos kërkoni te bëni asgjë me inat. Një menaxhim i keq i financave do iu çonte drejt problemeve serioze sot. Tregohuni shume te kujdesshëm.

    Ujori

    Do keni shume debate sot me atë qe keni ne krah dhe nuk do arrini dot te jetoni qetësisht. Me mire do ishte te qëndroni larg njeri-tjetrit për disa kohe. Beqaret do ndihen mire edhe ashtu si janë prandaj nuk do e ndiejnë shume nevojën për te krijuar një lidhje. Ne planin financiar do keni shume fat dhe do e stabilizoni shume shpejt situatën.

    Peshqit

    Dite shume e bukur dhe e mbushur me momente te lumtura kjo e sotmja për te dashuruarit. Edhe ata qe kane pasur zënka do pajtohen dhe do shohin me optimizëm drejt se ardhmes. Beqaret do kalojnë momente te mrekullueshme pranë te afërmve. Ne planin financiar Jupiteri do iu ndihmoje te rregulloni problemet financiare dhe te filloni te bëni disa kursime.

  • Zbuloni tre shenjat e Horoskopit më me fat për fundjavën

    Zbuloni tre shenjat e Horoskopit më me fat për fundjavën

    Mërkuri mund të lëvizë në mënyrë retrograde në shenjën e Bricjapit nga data 13 dhjetor, por kjo nuk do të thotë se gjithçka do të jetë e vështirë për të gjithë.

    Në fund të fundit, kursi retrograd i një planeti na jep mundësinë të kthehemi nga brenda dhe të rishqyrtojmë vlerat tona.

    Ata që ndjekin këtë model dhe nuk përqendrohen te negativiteti i ditëve do të korrin më shumë përfitime deri në fillim të janarit, kur Mërkuri të kthehet në rrugën e duhur.

    Tre do të jenë shenjat më me fat gjatë fundjavës.

    Dashi

    Mbani kokën lart dhe gjeni sërish energjinë tuaj. Puna dhe inteligjenca juaj janë të theksuara këto ditë dhe ata që përpiqen t’ju thonë se nuk jeni të denjë ose nuk mund të jeni, do të kenë një surprizë të madhe. Besoni vetes dhe mendimit tuaj dhe nëse besoni fort në diçka, mos lejoni askënd t’ju thotë të kundërtën.

    Demi

    Në fundjavë ju presin momente të këndshme dhe argëtuese. Forcat kozmike punojnë për t’ju sjellë atë që dëshironi thellë brenda. Tregoni mirënjohjen tuaj dhe shijoni momentet e bukura me të dashurit tuaj.

    Peshqit

    Surprizat dhe argëtimi në plan të parë. Kini besim dhe mos u dekurajoni nga ndonjë pengesë e vogël që mund t’ju dalë. Vazhdoni me rutinën tuaj dhe mbani mend se intuita juaj do t’ju çojë atje ku dëshironi të shkoni. Fundjava është një kanavacë e bardhë mbi të cilën mund të bësh pikturën më të bukur, ti je shenja që ke më shumë ëndrra, ndaj bëji ato realitet./vizionplus.tv

  • Ju shkakton ankth dhe stres! Shenjat e horoskopit që i urrejnë Krishtlindjet!

    Ju shkakton ankth dhe stres! Shenjat e horoskopit që i urrejnë Krishtlindjet!

    Ju njohim me disa shenja të horoskopit që janë vërtet alergjike ndaj festave

    Ka disa njerëz që nuk i pëlqejnë farë Krishtlindjet, madje ajo ditë festive ju shkakton ankth dhe stres. Ju njohim me disa shenja të horoskopit që janë vërtet alergjike ndaj festave.

    Dashi

    Nuk i pëlqen çdo gjë që rezulton në vonesa ose pasivitet. Ata preferojnë të punojnë kur janë me pushime dhe të përdorin talentin e tyre në vend që të rrinë ulur. Një Dash do të prishë frymën e festave të të gjithëve përreth.

    Akrepi

    Akrepat nuk i pëlqejnë gënjeshtrat dhe sekretet. Gjatë festave të fundvitit ata do të zbulojnë se dikush i ka gënjyer gjatë gjithë jetës së tyre. Ata do të lëndohen dhe sapo të zhgënjehen, nuk ka më kthim. Një Akrep do të dëshirojë menjëherë të largohet dhe të mos flasë më me ata anëtarë të familjes që e tradhtuan. Kjo do të prishë atë që supozohet të jetë një mbledhje argëtuese familjare për të gjithë.

    Ujori

    Preferojnë të kalojnë kohë vetëm duke bërë gjërat që duan, sesa të detyrohen të qëndrojnë në situata të mërzitshme me njerëz që nuk i pëlqejnë. Kur afrohet sezoni i festave, Ujorët nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të jenë pranë anëtarëve të familjes me të cilët mund të mos kenë asnjë lidhje shpirtërore.

    Ndërkaq, sezoni i festave përveç gëzimit mund të ketë edhe rreziqe të mundshme shëndetësore që lidhen me zbukurimet e Krishtlindjes. Zbukurimet e Krishtlindjes mund të grumbullojnë pluhur dhe myk duke paraqitur rreziqe për frymëmarrjen dhe alergjitë. Zbukurimet e ruajtura në kushte lagështire ose pluhuri mund të bëhen baza për rritjen e mykut, duke kontribuar në probleme të frymëmarrjes, acarime të lëkurës dhe përkeqësim të alergjive dhe simptomave të astmës.

  • Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë

    Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë

    Kjo Hënë e Re hap një kapitull aventure me shumë zhvillime interesante, jo gjithmonë të lehta.

    Më 13 dhjetor, hëna e re ndodh në shenjën e Shigjetarit. Kjo Hënë e Re hap një kapitull aventure me shumë zhvillime interesante, jo gjithmonë të lehta.

    Ndikimi i Neptunit, duke marrë pjesë në të, mund të krijojë një ndjenjë zhgënjimi. Është e rëndësishme të përfitojmë nga atmosfera e Hënës së Re për të shmangur keqkuptimet dhe konfuzionet, por edhe ndjenjën e besimit që na jep për ta nisur me energji vitin e ri. Në fund të fundit, kuptimi i tij shpirtëror ka të bëjë me besimin në botën përreth nesh.

    Ja shenja që preken më shumë:

    Binjakët

    Tani është koha për të thënë atë që doni të thoni pasi Hëna e Re do të ndezë diskutime të gjalla në rrethet tuaja shoqërore dhe familjare. Megjithatë, sapo Merkuri të godasë retrogradë, komunikimi do të jetë shumë më pak i qetë, ndaj mos e humbisni mundësinë për të hequr qafe ankesat tuaja.

    Shigjetarët

    Kjo është koha për të bërë një fillim të ri. Në fund të fundit, ditëlindja juaj është tani, kështu që është një kohë e mirë për një vit të ri, një mentalitet të ri. Mërkuri retrogradë mund të ndihmojë vërtet me këtë, pasi ngjarja kozmike do t’ju frymëzojë të bëni një autokritikë serioze.

    Peshqit

    Ky vit mund të ketë qenë i fokusuar te biznesi, por hëna e re do t’ju frymëzojë për të vendosur objektiva edhe më të larta për vitin 2024. Merrni kohë për të planifikuar, ëndërroni (siç bëni gjithmonë) dhe reflektoni për disa nga dështimet me të cilat jeni përballur për të kuptuar se çfarë shkoi keq.

  • Mërkuri në retrogradë për herë të fundit këtë vit: 3 shenjat që duhet të përgatiten për sfida

    Mërkuri në retrogradë për herë të fundit këtë vit: 3 shenjat që duhet të përgatiten për sfida

    Muaji i fundit i 2023-ës nuk na lë shumë të qetë, pasi që nga nesër fillon ecuria retrograde e Mërkurit në shenjën e Bricjapit dhe më pas te Shigjetari. Si gjithmonë, komunikimet, marrëveshjet dhe lëvizjet shkojnë në akull, ndërsa me Mërkurin retrogradë nuk mungojnë keqkuptimet, vonesat, shtyrjet dhe rikthimet nga e kaluara.

    Me Merkurin retrogradë në Bricjap, do të thotë se do të hasim vështirësi në jetën tonë të përditshme profesionale dhe në arritjen e qëllimeve tona. Do të jetë më e vështirë të bëjmë fillimet e reja që duam ose të bëjmë një lëvizje në karrierë. Në fazën e dytë të kursit të tij retrogradë te Shigjetari do të na krijojë më shumë konfuzion sepse do të formojë një katror të vazhdueshëm me Neptunin deri më 01.02.2024 në të njëjtën periudhë që do të kemi edhe kuadratin Mars -Neptun. Kështu që ne mund të krijojmë zemërim sepse gjërat nuk do të shkojnë ashtu siç duam.

    Binjakët

    Planeti juaj sundues ndryshon në retrogradë, ju vë në një proces kërkimi pak më shumë për gjërat që ju bllokojnë në nivel emocional dhe romantik, por edhe në çështjet tuaja financiare. Ju keni një mundësi për më shumë psikoanalizë, por edhe për një hetim të mënyrave se si mund të rrisni të ardhurat tuaja. Sepse në të njëjtën kohë do të keni edhe Marsin në kundërshtim me shenjën tuaj në fund të vitit, mund të zemëroheni më lehtë ose të keni shpërthime.

    Peshorja

    Për ju Peshoret, Mërkuri retrogradë ju vë në një fazë veçanërisht emocionale me çështje që mund të dalin në sipërfaqe nga e kaluara dhe t’ju bëjnë të vështirë. Por në vend që të bini në depresion, kërkoni zgjidhje përmes një eksperti si psikologu ose një miku juaj i mirë. Është një kohë e veçantë me shumë introspeksion, dhe nëse e vlerësoni siç duhet, do të ndërtoni një themel shumë të fortë për atë që ju

    Bricjapët

    Retrogradi i fundit i Mërkurit ndodh në shenjën tuaj dhe ndikon në të menduarit tuaj, në mënyrën se si shpreheni, si dhe në mënyrën se si komunikoni. Është një ndikim që mund të jetë disi taktik mendërisht, pasi do të keni shumë për të thënë dhe bërë, por do të ketë edhe shumë që mund të vonohen, shtyhen ose në një gjendje konfuzioni. Preferoni të mos merrni vendime të rëndësishme apo të bëni fillime të reja gjatë kësaj kohe. Gjithashtu shmangni blerjet e shtrenjta dhe jini të vetëdijshëm për çdo kthim nga njerëzit nga e kaluara.

  • Horoskopi për ditën e nesërme, zbuloni çfarë parashikojnë yjet

    Horoskopi për ditën e nesërme, zbuloni çfarë parashikojnë yjet

    Dashi

    Ditën e sotme do t’ju duhet t’i kushtoheni së tepërmi punës, megjithatë pa neglizhuar edhe ndjenjat. Sot ju do të keni një energji shumë të veçantë, pothuajse unike, që do t’ju shtyjë në krahët e partnerit/es. Ata që janë vetëm do të bëjnë takime të shkëlqyera falë aleancës misterioze në ajër midis Plutonit dhe Venusit! Me ndihmën e yjeve ju mund të kuptoni atë që keni në mendje: projektet lëvizin në drejtimin e dëshiruar!

    Demi

    Jo gjithçka është paqësore në dashuri: sidomos në mbrëmje, disa re në horizont do të vënë edhe marrëdhëniet më të testuara në krizë. Por gjithçka do të funksionojë më së mirë dhe do jetë kalimtare! Nëse jeni vetëm ju do të animoheni nga një vitalitet i madh që do t’ju dërgojë për të tërhequr arritje të shumta. Në punë priten rezultate pozitive.

    Binjakët

    Aspektet e harmonizuara të yjeve ju premtojnë një marrëdhënie stimuluese, mbështetëse të projekteve të reja. Partneri/ja do t’ju ndihmojë të jetoni ngjarjet e kësaj dite në një mënyrë më të pranueshme. Flirtime të reja vijnë për zemrat e vetmuara, por asgjë nuk është serioze. Sot do të keni mundësi për bashkëpunime të reja. Përdorni angazhimin dhe reflektimin në punë.

    Gaforrja

    Jeni duke jetuar një moment intensiv të jetës tuaj, i cili do t’ju bëjë të zgjeroni horizontet tuaja, por do t’i lini pak hapësirë ?jetës private. Mos i neglizhoni të dashurit tuaj! Planetët do të ndihmojnë beqarët për të bërë njohje të reja dhe për t’u shkëputur nga rutina. Është momenti ideal për të propozuar një iniciativë që është afër zemrës suaj përsa i përket ëndrrave dhe projekteve.

    Luani

    Të vënë përballë një zgjedhje të vështirë, marrjes së një vendimi të rëndësishëm në fushën e dashurisë, do të dini se si të veproni. Një histori e nisur kalimthi evoluon në një histori të thellë. Beqarët do të duhet të mbajnë një ekuilibër me një person nëse nuk duan ta mashtrojnë atë. Më mirë të flasin qartë. Qielli paraqitet pa re dhe gjithçka duket e qartë. Yjet ju ndihmojnë të arrini qëllime vërtet ambicioze.

    Virgjëresha

    Do të jetë një e martë pa ngjarje të mëdha, por gjithçka shumë e qetë. Jeta sensuale rrjedh pa probleme, përveç ndonjë një grindjeje të vogël. Nëse keni besim ju që jeni vetëm, do të zbuloni se shpresat dhe aspiratat nuk janë të paarritshme. Është një ditë ideale për të treguar se jeni me të vërtetë të aftë për të trajtuar një çështje shumë të rëndësishme praktike.

    Peshorja

    Një ditë intensive lidhur me jetën sentimentale, kalimi i favorshëm i Hënës në Luan mbron marrëdhëniet tuaja në çift. Ju do të zbuloni me kënaqësi që jeni thellësisht të dashuruar! Beqarët do të kenë surpriza të këndshme! Plutoni do t’ju japë një guxim të veçantë në punë, një forcë të madhe që do t’ju shërbejë për t’u marrë me kurthet dhe zilitë.

    Akrepi

    Ende dyshimet dhe paqartësitë nuk ju japin afat. A e kuptove se ajo që dukej si një marrëdhënie emocionuese doli të ishte diçka e thyeshme? Yjet këshillojnë beqarët të heqin dorë nga çdo gjë dhe të përpiqen t’i japin më shumë kohë dhe hapësirë ?dashurisë. Një qiell i pafavorshëm ju fton të shmangni pakujdesitë në biznes. Tensione dhe përplasje në marrëdhënie me kolegët.

    Shigjetari

    Dashuria dhe udhëtimi sot mbahen në krah. Do të jeni të përkushtuar që të jetoni me energji të madhe. Marsi, si zakonisht, ju inkurajon që të mos ndaleni nga qëllimet tuaja. Zemrat e vetmuara, nëse duan të ndiejnë një ndjesi me intensitet, nuk duhet të humbasin mundësitë e mira për takime! Suksesi është në majë të gishtave tuaj, ju vetëm duhet ta kapni atë.

    Bricjapi

    Kultivoni dashurinë dhe pasionet me mençuri dhe realizëm. Mundohuni të kuptoni nëse ajo që po përjetoni është me të vërtetë historia që prisni. Duke e njohur atë është e lehtë! Beqarët do të transmetojnë optimizëm dhe bukuri për personat që kanë pranë, nga ana e tyre edhe ata nuk do të jenë më pak të papërmbajtshëm! Vendosni mënjanë idetë ekstravagante dhe kushtojuni përpjekjeve tuaja për diçka konkrete.

    Ujori

    Ndjenjat do të jenë konfuze, ata që presin shumë nga të dashurit e tyre do të kenë pakënaqësi të hidhura. Pranojeni, nganjëherë jeni të paqëndrueshëm dhe kapriçoz. Venusi do të favorizojë beqarët që duan t’i kushtojnë më shumë vëmendje gjërave të rëndësishme. Ndjeni dëshirën për të hapur përvoja të reja në punë! Ditë pozitive për ata që duhet të punojnë me dikë.

    Peshqit

    Venusi dhe Plutoni favorizojnë një jetë serioze dhe stabil afektive, sot do të jetë e lehtë të lihet bukuria e madhe e së tashmes. Faza dashamirëse vazhdon për beqarët, hidh poshtë të gjitha hezitimet dhe nis veten në pushtime! Shfaqni cilësitë tuaja, në punë ju do të jeni veçanërisht të dobishëm për t’u përballur me ndonjë vështirësi.

  • Nga dashuria te financat/ Horoskopi javor nga Meri Shehu: Çfarë rezervon Mërkurin në prapavijë për ju

    Nga dashuria te financat/ Horoskopi javor nga Meri Shehu: Çfarë rezervon Mërkurin në prapavijë për ju

    Si çdo të hënë, në emisionin “Rudina” në Tv Klan, kemi të ftuar miken dhe astrologen tonë, Meri Shehu, e cila na ka njohur më shumë me ngjarjet e kësaj jave dhe si do të ndikojnë në secilën prej shenjave.

    Në fillim ajo tregon që kjo javë, do të sjellë ëndrra të shumta dhe protagonizëm. Sipas Merit, me Mërkurin në prapavijë presim ndikime të mira, por edhe të këqija.

    “Kjo javë është më e rëndësishmja e këtij fundviti sepse futet Mërkuri i kundërt në Bricjap, kemi hënën e re në Shigjetar dhe kemi një katërkëndësh të Diellit me Neptunin në fund të javës. Ju e dini që Dielli është në Shigjetar, Neptuni në Peshk. Kjo sjellë pak ato ëndërrimet e shumta, por mesa duket kjo javë do ketë të bëjë me atë që ne çdo gjë do ta bëjmë për t’u dukur. Për të qenë në qendër të vëmendjes, ose për të bërë atë ‘show’-n tonë personal. Pra është një javë e një shkëlqimi që ne patjetër do të duam të reflektojmë. Do të thuash ti: ‘po Mërkuri i kundërt, çfarë do na bëjë?’. Deri në datën 12 do jetë pezull, nuk bënë asgjë, 12-13. Në kuptimin që, as merr as jep. Siç e thamë, duket në një pozicion fenomenal të palëvizshëm, por në datën 14 kthehet i kundërt në Bricjap dhe ka të bëjë më shumë me menaxhimet. Kështu që unë pres edhe ndikime të mira, nuk pres vetëm ndikime të këqija. Megjithatë e shikojmë bashkë me hënën e re në Shigjetar, diçka e mirë do lindi këtë javë” – thotë Meri Shehu.

    Parashikimi i Meri Shehut për secilën shenjë:

    Dashi (2 yje)

    Është një javë shumë e rëndësishme për Dashët, sepse gjithë preokupimet, prepotenca e tyre dhe ëndërrimet e tyre shkojnë drejt karrierës, drejt famës, drejt një ngritje në një pozicion. Por pas datës 14 duhet të kontaktojnë shumë qetë dhe qartë me eprorët. Mund të kenë shtyrje punësh ose rinovime kontratash. Megjithatë, kjo hëna e re në Shigjetar, sikur ju jep mundësi për kontakte me jashtë ose lidhje me njerëzit nga jashtë, por janë disi zhgënjyese njëherë për njëherë. Kështu që këtë javë mos ta marrin… jo çdo gjë e bukur që ju premtohet mund të jetë realitet, qoftë edhe për jashtë vendit.

    Demi (3 yje)

    Demët do marrin më shumë yje sepse është Jupiteri në shenjën e tyre. Kemi thënë është një nga shenjat e dyta me fat dhe do ta mbarojnë këtë vit me stabilitet. Mërkuri i kundërt në Bricjap nuk ju sjellë ngatërresa të mëdha, thjesht planifikimet që do bëjnë për jashtë ose ndonjë çështje studimore ose ndonjë çështje bankare mund të ketë shtyrje. Por besoj që nëse i lexojnë me kujdes ato firmosjet ose kontratat, nuk do bëjnë asnjë gabim. Por mund të rikthehet edhe një propozim nga e kaluara, që është bërë për çështje pune ose ekonomike, ose bashkëpunimi, por edhe në jetën personale, martesa të dyta, gjëra të tilla. Edhe mund ta marrin në konsideratë këtë rikthim mbrapa, të propozimeve që mund të vijnë për ta.

    Binjakët (2 yje)

    Binjakët janë në një fazë, ku duhet të shikojnë mirë marrëdhënien erotike, personale. Se ç’kanë në mendje diçka nga e kaluara. U ka ngelur si e paplotësuar. Dhe thonë këtë vit unë dua ta plotësoj dhe dua një takim shumë shpirtëror, shumë romantik, me dikë që kanë njohur ose janë ndarë në të kaluarën. Shumë Binjak do ta kërkojnë këtë gjysmën e tyre të dytë, qoftë edhe me Mërkur të kundërt, për t’u plotësuar shpirtërisht. Por edhe ekonomikisht, Binjakët ndoshta marrin disa referenca të mira ekonomike ose dalin nga ngatërresat që kanë patur.

    Gaforrja (1 yll)

    Janë me 1 yll sepse i shikoj disi si të preokupuar, jo të qetë, sidomos në ndryshime me punët, me ëndrrat. Do marrin një zhgënjim me punën e përditshme. Nuk do ndjehen mirë, ose ndonjë shqetësim shëndetësor që nuk e kupton nga u vjen. Por edhe në çift fillojnë disa mosmarrëveshje, ose largohen ose ftohen disi marrëdhëniet me bashkëpunëtorë të ndryshëm. Kështu që Gaforret ta marrin me qetësi, sepse kanë në opozitë, është e vetmja shenjë që e ka në kundërshtim direkt Mërkurin e kundërt. Por edhe Hëna në Shigjetar, nuk ju jep shumë favore këtë javë. Javës tjetër po.

    Luani (2 yje)

    Luanët do kenë debate në punë. Do zihen, do grinden. Ose do vonohen, ose do vejnë në një vend pune që është me udhëtime. S’do gjejnë dot makinën, motorin, do humbin celularin. Domethënë, gjëra kaq të vogla, por që e prishin energjinë e jetës së përditshme, në lidhje me punën. Ose mund t’u vijë ndonjë punëtor i ri ose ndonjë punëtor që ka qenë në të kaluarën, rikthehet ndonjë shef që s’e kanë patur qejf. Kanë këtë lloj pasigurie dhe pasaktësie. Por, erotikisht në fundjavë, do të jenë të mbushur shumë. Kush t’u dali përpara do ta përqafojnë në mënyrë ekstreme.

    Virgjëresha (3 yje)

    Si shenjë toke Virgjëreshët, i shikoj më mirë në planin e Mërkurit të kundërt. Rikthehen disa të drejta, disa mundësi, për të realizuar jetën e tyre personale, për të qartësuar jetën erotike, për të vënë disa kufizime ndaj gjërave që duket sikur janë shpërndarë. Domethënë, një premtimi, një vendimi në jetën personale. Kështu që i shikoj shumë të fokusuar tek vetja dhe më shumë sesa duhet madje. Megjithatë, e shikoj si një shenjë tokësore shumë të pozicionuar mirë dhe me lajme të mira, qoftë dhe ekonomike. Pra, rikthehen gjëra të bukura.

    Peshoret (2 yje)

    Peshoret me Mërkurin e kundër në Bricjap, mund të kthejnë disa tendenca të vështira në çështje familjare. Është një qetësi këto 3-4 ditët e para, por si ajo qetësia para një furtune, që më vonë do plasi një furtunë. Mos mendoni se është një furtunë që do të zgjasë shumë. Duhet të sqarohen mirë me banorët e shtëpisë, me gjërat që kanë aty, çfarë do rregullojnë, çfarë s’do rregullojnë. Ndryshime shtëpish jo tani ose bashkëjetesa, sikur nuk lejohen, por as ndarjet nuk lejohen. Kështu që të ruajnë qetësinë dhe bilancin. Hëna e re në Shigjetar është e mirë për Peshoret gjithsesi, u jep një frymëmarrje të re. Ju jep një mundësi të re për të ëndërruar.

    Akrepi (3 yje)

    Si shenjë e ujit, këto shenjat e ujit me këtë Bricjapin, me Mërkurin në Bricjap, nuk është se tentojnë për keq, sepse janë shenjë uji shenjë toke. Ndoshta do rishikojnë edhe njëherë strategjitë e tyre. Ndoshta mund të rikthehen njerëz nga e kaluara, t’i takojnë. Ndoshta mund të rikthehen edhe në vende të tjera për t’u takuar, por ndoshta mund të rregullojnë edhe diçka në jetën e tyre që nuk e kishin marrë parasysh. Pra, të rregullojnë një gabim që kishin bërë në të kaluarën.

    Shigjetari (4 yje)

    Jo më kot kanë marrë 4 yje, sepse është hëna e re në shenjën e tyre. Fillon një fillim i ri, një Hënë në shenjën e Shigjetarit të bën shumë optimiste. Megjithëse, problemet e Shigjetarëve në këtë periudhë është puna, është ekonomia, do të rrotullohen shumë gjëra tek ekonomia. Do të duan të rifitojnë disa standarde ekonomike, do t’i rifitojnë, por hëna e re tregon që në jetën personale do të jenë pak konfuz, në këtë periudhë.

    Bricjapi (4 yje)

    Megjithëse brenda vetes me hënën e re në Shigjetar, do të duan të frymëzohen, të bëjnë ndonjë art, të ndihen mirë me veten, të ekuilibrojnë veten ose të ndryshojnë punën. Ka disa Bricjap që duan të ndryshojnë komplet stilin e punës. Por Mërkuri i kundërt do t’u sjellë edhe ide nga e kaluara, edhe ide nga e ardhmja. Do merren shumë me veten. Vetëm mos të konfuzohen më shumë sesa duhet dhe mos t’i hapin vetes probleme.

    Ujori (3 yje)

    3 yje Ujorët sepse janë pak të brendshëm, të fshehur në planin dhe projektet e tyre. Kanë një punë në mendje, duan ta rregullojnë, ta restaurojnë. Është një punë e fuqishme, por do t’u eci shumë mirë edhe në këto punët që kanë të bëjnë me mjekësinë, metafizikën, me këto punët e bamirësisë ose me artin ose duan të futen në një stad të përkrye të punëve të tyre. Por përsa i përket Hënës në Shigjetar, kjo është shumë e mirë dhe diçka funksionon edhe për kontakte me jashtë shumë të mira, por edhe për një ndryshim tërësisht të ambientit ku jetojnë. Dhe ju rikthehet një ish nga e kaluar e konfuzohen pak.

    Peshqit (3 yje)

    E dëgjuan emrin e tyre. Dielli në Shigjetar do të përballet me Neptunin në Peshk. Neptuni në Peshk është shumë i mirë, por kur përballet me Diellin, e vesh atë Diellin me lloj-lloj pëlhurash përpara dhe nuk duket ajo ikona e qartë. Kjo periudhë është shumë e mirë për Peshqit, për të fantazuar, për të bërë ato mashtrimet e veta të vogla, për t’ u marrë mendjen të tjerët, për të bërë ato magjitë e tyre të vogla, në kuptimin e mirë që të afrohen. Mbase japin më pak, por duket sikur japin më shumë. Por e rëndësishme është që miq do vijnë nga e kaluara, vetëm kujdes me këto hyrjet dhe daljet e shumta.