Category: Horoskopi

  • Jeni gati për ndryshime? Astrologët zbulojnë datën më të rëndësishme të muajit nëntor

    Jeni gati për ndryshime? Astrologët zbulojnë datën më të rëndësishme të muajit nëntor

    Disa shenja të zodiakut do të ndikohen në mënyrë dramatike nga kthimi i Saturnit retrogradë në lëvizje të drejtpërdrejtë më 4 nëntor.

    Që nga marsi i vitit 2023, Saturni është në shenjën e zodiakut të Peshqve dhe do të qëndrojë atje deri në vitin 2026. Ky tranzit është një kohë për të mësuar mësime të reja dhe duke qenë se në astrologji Saturni tradicionalisht lidhet me disiplinën, rendin dhe karmën, ky planet është përgjegjës për t’ju treguar se si mund të punoni me veten tuaj.

    Astrologët thonë se 13 nëntori është shumë i rëndësishëm. Konkretisht, besohet se pas 13 nëntorit kemi një shans për një fillim të ri në të gjitha fushat dhe se çdo vendim i rëndësishëm, nënshkrimi i kontratës, diskutimet e rëndësishme dhe ndryshimet e mëdha, është më mirë t’i lëmë për periudhën pas kësaj date.

    Dita e trembëdhjetë e nëntorit gjithashtu na drejton në thellësitë tona emocionale kur Hëna e re hyn në shenjën e Akrepit. Do të na japë një shans për t’u zhytur vërtet në atë që është e rëndësishme në jetë. Hëna e re në Akrep na detyron gjithmonë të vendosim me zemër.

    Përveç kësaj, Hëna do të bëjë një kundërshtim të fuqishëm ndaj Uranit inovativ, ndaj është koha të pranoni perspektiva të pazakonta dhe të dilni nga zona e rehatisë dhe gjithçka do të përforcohet nga Marsi intensiv, i cili gjithashtu do të jetë në Akrep. Qëndrimi fleksibël dhe i hapur ndaj ndryshimeve do të ndihmojë në parandalimin e zemërimeve që mund të ndodhin nëse jeni të papërgatitur.

    Akrepat pritet të ndjejnë ndryshime të mëdha veçanërisht me Hënën e re në shenjën e tyre, sepse planeti i tyre Mars do të jetë në të njëjtën fushë të zodiakut. Astrologët parashikojnë shumë befasi, madje edhe tronditje për personat e kësaj shenje të zodiakut. Megjithatë, nëse i merrni gjërat në kontroll dhe iniconi ndryshimin e modeleve, jo vetëm që do ta shmangni stresin, por mund të fitoni shumë.

  • Horoskopi i ditës së mërkurë, 2 nëntor 2023

    Horoskopi i ditës së mërkurë, 2 nëntor 2023

    Dashi

    Gjithçka duket se rrjedh lehtësisht dhe pa probleme, dhe kjo është e rëndësishme për të rregulluar mendimet dhe emocionet tuaja, por edhe për të rregulluar çështjet financiare, shtëpiake, familjare. Çdo gjë që ndiqni në lidhje me çështjet e mësipërme duket se ju vjen me lehtësi dhe dozë të mjaftueshme. Ditë e përshtatshme dhe me fat për një çështje financiare që dëshironi të zgjidhni.

    Demi

    Hëna në Gaforre sot ka aspekte të favorshme dhe kjo për ju do të thotë se çështjet që lidhen me të gjitha llojet e marrëdhënieve tuaja, romantike, miqësore, profesionale, familjare, por edhe me të vetë, duken të jenë jashtëzakonisht harmonike sot. . Të gjitha komunikimet dhe kontaktet tuaja rrjedhin me humor të mirë, jeni të dashur dhe të gjithë ju ftojnë në dalje, shoqëroheni dhe njiheni me njerëz të rinj dhe të gjithë ju duan në shoqërinë e tyre.

    Binjakët

    Sot hëna në Gaforre formon disa aspekte shumë pozitive dhe me fat dhe kjo për ju tregon se çështjet e përditshme si puna, karriera, financat vijnë në linjë dhe ju duket se shijoni gëzimet e jetës në zonat ku kaloni më shumë. orët e ditës suaj. Zyra mund të shihet sot si një vend ku atmosfera nuk është e rënduar, dhe ku ju duket se e shijoni kohën tuaj pasi gjithçka me të cilën duhet të përballeni bëhet menjëherë dhe shpejt, pa pengesa dhe vonesa.

    Gaforrja

    Dashuria vjen pa mundim, me lehtësi dhe me takime me fat dhe miqtë janë në anën tuaj. Çështjet që lidhen me arsimin dhe njohuritë e larta tani vijnë tek ju përmes një lajmi pozitiv për pranimin tuaj në një shkollë pasuniversitare. Ju mund të takoni partnerët e duhur përmes rrethit tuaj të miqve.

    Luani

    Çështjet tuaja financiare dhe familjare zgjidhen me lehtësi dhe fat të pazakontë sot dhe çështjet e biznesit janë të favorizuara. Eprorët janë miqësorë ndaj jush dhe ju trajtojnë me humor të mirë. Në këtë mënyrë edhe ju mund të relaksoheni nga presioni i ditëve të mëparshme dhe të organizoheni më mirë për hapat e ardhshëm.

    Virgjëresha

    Sot Hëna është në Gaforre duke bërë disa aspekte shumë të favorshme, që për ju do të thotë se është një ditë e mirë për t’u shoqëruar me njerëz që do t’ju ndihmojnë të realizoni planet tuaja të ardhshme.Të gjitha llojet e planeve janë të favorshme tani dhe kontaktet që do të bëni do t’ju sjellin dobi.

    Peshorja

    Dita nuk ka një ngarkesë të veçantë dhe orari ecën shpejt dhe pa probleme, pa tensione dhe ankesa. Ju gjeni zgjidhjet që kërkoni. Vetëbesimi juaj rritet dhe tani mund të kërkoni kushte më të mira në të gjitha fushat e rëndësishme. Edhe mirëqenia juaj fizike është në maksimumin e saj sot, dhe ju ndiheni më të fortë dhe më të lehtë.

    Akrepi

    Ju mund të ndiqni qëllimet dhe të ndiqni çdo gjë që lidhet me arsimin e lartë, të organizoni një udhëtim jashtë vendit, por edhe të martoheni ose të filloni të keni një fëmijë nëse jeni në atë proces. Nëse jeni beqarë, personi që do takoni tani ju merr seriozisht.

    Shigjetari

    Me shumë mundësi, vendi juaj i punës bëhet më funksional dhe kjo krijon paqe mendore, relaksim dhe paqe. Ju ende mund të forconi marrëdhëniet me anëtarët e familjes nga të cilët mund të jeni larguar kohët e fundit. Kushtet më të mira të punës nga këtu e tutje janë të mundshme pa shumë vështirësi dhe shqetësime.

    Bricjapi

    Sot Hëna nga shenja e kundërt e Gaforres me aspektet e saj pozitive ju favorizon shumë për të krijuar kontakte dhe njohje të këndshme dhe për të stabilizuar miqësitë. Një ditë e përshtatshme edhe për punët tuaja profesionale.

    Ujori

    Keni kushtet e duhura por edhe fatin për të arritur diçka shumë të rëndësishme sot. Nëse jeni beqarë, tani mund të takoni dikë që do të ketë një themel të fortë për diçka më të përhershme. Ndiqni çdo ambicie tuajën me këmbëngulje dhe durim dhe nuk do të humbisni.

    Peshqit

    Komunikimet tuaja sot janë të lehta dhe miqësore dhe ju ndiheni në kontakt me veten dhe mjedisin tuaj. Çfarëdo që të bëni, me siguri do të kaloni një kohë të mirë. Planet profesionale dhe financiare favorizohen shumë nëse i trajtoni në mënyrë realiste dhe të përgjegjshme.

  • Horoskopi për ditën e nesërme, ja çfarë surprizash kanë parashikuar shenjat e zodiakut për ju

    Horoskopi për ditën e nesërme, ja çfarë surprizash kanë parashikuar shenjat e zodiakut për ju

    Dashi

    Jeta juaj ne çift do jete me e bukur dhe me emocionuese gjate kësaj dite. Partneri do iu qëndrojë gjate gjithë kohës pranë dhe do mundohet t’ua plotësojë dëshirat. Beqaret nuk do kenë dëshirë ta sakrifikojnë lirinë e tyre dhe nuk do përfitojnë nga ftesat qe iu bëhen. Buxheti do ekuilibrohet ndjeshëm dhe do jeni me te qete ne këtë sektor.

    Demi

    Asgjë për t’u veçuar gjatë kësaj dite ne jetën tuaj ne çift, kështu qe merrini gjerat sa me shtruar. Edhe ata qe kane pasur mosmarrëveshje do ndihen paksa me te qete. Beqaret do jene mjaft sensuale dhe do kenë fat ne dashuri. Mendohuni mire para se t’iu jepni përgjigje personave qe do iu propozojnë. Me financat duhet te tregoheni te matur sepse situata mund te përkeqësohet.

    Binjaket

    Do jeni shume provokuese me partnerin tuaj sot dhe kjo do e joshe edhe me tepe rate. Mbrëmja pritet te jete e zjarrte dhe mjaft emocionuese. Beqaret do kenë takime pa fund, por do e kenë te vështirë te marrin një vendim te rëndësishëm. Për sa iu përket financave, duhet thënë se Hëna do jete ajo qe do iu ndihmoje te zgjidhni problemet. Do jeni me te qete tashme.
    Gaforrja

    Nen mbrojtjen e planetëve, jeta juaj ne çift do jete me e bukur dhe me emocionuese sot. Te dy me partnerin do jeni te qete dhe do mirëkuptoheni për gjithçka. Beqaret do jene me humor te mire dhe do i pranojnë ftesat qe do iu bëhen. Ne planin financiar duhet vepruar me kujdes dhe maturi. Shmangni transaksionet e mëdha apo edhe dhëniet e huave.

    Luani

    Partneri nuk do iu kuptoje sot dhe kjo do iu lëndojë jashtë mase. Do mbylleni ne vetvete dhe ambienti do behet shume i trishte. Për beqaret do filloje një etape e re dhe mjaft e bukur. Shfrytëzojeni sa me shume qe te mundeni. Ne planin financiar nuk duhet te ndiqni gjithmonë këshillat qe do iu japin miqtë sepse edhe mund te zhgënjeheni. Mbrojeni me tepër veten tuaj.
    Virgjeresha

    Dite e mbushur me gëzim dhe kënaqësi kjo e sotmja. Nuk do mërziteni aspak me ndonjë kritike qe mund t’iu beje partneri dhe do shihni me pozitivizëm drejt se ardhmes. Beqaret do dashurohen çmendurisht pas një miku te vjetër, por do ngurrojnë t’ia shprehin ndjenjat. Financat do jene te ekuilibruara kështu qe ne këtë plan mund te jeni te qete.

    Peshorja

    Do keni shume ide si ta bëni jetën tuaj ne çift me emocionuese sot dhe do ndiheni si ne ëndërr. Asnjë debat nuk do ekzistoje ndërmjet jush sepse nuk do lejoni askënd te ndryje. Beqaret duhet te tregohen me te kthjellet dhe ta kontrollojnë veten. Ne planin financiar do jeni me te përgjegjshëm dhe nuk do kryeni shpenzime marramendëse.
    Akrepi

    Nuk do jeni shume te sigurte sot për vazhdimësinë e lidhjes qe keni krijuar dhe do flisni gjere e gjate me partnerin. Mundohuni t’ia shprehni gjerat ashtu si i ndjeni. Beqaret do kalojnë një dite reflektimi dhe nuk do kenë kohe te mendojnë për një lidhje. Te ardhurat do jene ne përgjithësi te privilegjuara. Do ketë përmirësime te ndjeshme dhe ju do ndiheni me mire.

    Shigjetari

    Dite shume e zakonshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Çdo gjë do vazhdoje si çdo dite dhe nuk do përjetoni emocione te mëdha. Beqaret do jene shume kokëfortë dhe nuk do pranojnë kollaj ftesat qe do iu bëhen. E vështirë do jete edhe sot qe ata te krijojnë një lidhje. Financat do kenë disa tronditje te vogla për shkak te shpenzimeve te mëdha qe do iu duhet te kryeni.
    Bricjapi

    Do kërkoni me shume stabilitet gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe për këtë duhet te flisni me atë qe keni ne krah. Mundohuni te dy t’iu gjeni zgjidhje problemeve qe keni pasur. Beqaret do kenë mundësinë te takojnë një person me shume vlera. Sektori i financave nuk do jete ne gjendjen me te mire. Shmangni investimet e mëdha nëse nuk doni te keni vështirësi me vone.

    Ujori
    Nuk do e dëgjoni me vëmendje atë qe ka për t’iu thënë partneri sot dhe do bëni disa gabime te pafalshme. Marrëdhënia ne çift nuk do jete ashtu si e keni pritur. Beqaret jo vetëm qe do kenë takime, por mund te nisin edhe një histori shume te bukur dashurie. Ne planin financiar mund te kryeni transaksione te rëndësishme sepse situata do jete goxha e qëndrueshme.

    Peshqit

    Me ne fund ata qe janë ne një lidhje do ndihen te lumtur pranë atij qe dashurojnë. Çdo gjë do shkoje me se miri dhe nuk do kenë për çfarë te shqetësohen. Beqaret do e përdorin pa fund sharmin dhe aftësinë e tyre joshëse. Gjerat do ndryshojnë për ju sot. Edhe sektori i financave do jete i privilegjuar. Do kryeni shpenzimet e duhura pa u shqetësuar.

  • “Kujdes borxhet dhe kredinë, do t’ju kushtojë shumë”, Paolo Fox bën paralajmërimin e frikshëm ndaj këtyre shenjave të horoskopit për Nëntorin

    “Kujdes borxhet dhe kredinë, do t’ju kushtojë shumë”, Paolo Fox bën paralajmërimin e frikshëm ndaj këtyre shenjave të horoskopit për Nëntorin

    DASHI: Armiqësitë janë të pakta dhe kryesisht të kapërcyera. Ka një dëshirë të madhe për t’u imponuar, për të bërë gjëra të reja. Ata që mund të kenë nisur tashmë një rrugë, që do të rezultojë e suksesshme, duhet t’i përvishen punës. Kushtojuni vëmendje vetëm çështjeve ekonomike, veçanërisht nëse keni kohë që punoni me ortakë apo bashkëpunëtorë dhe marrëdhënia është përkeqësuar. Nëse do të diskutohet një kompani, një zyrë ose një shtëpi, në kuptimin që duhet të ndani shpenzimet ose të paguani qira, këto ditë duhet të flisni me dikë që kërkon më shumë para. Për shembull një rritje të qirasë, apo shlyerjen e një borxhi të vjetër. Kontrolloni financat tuaja, veçanërisht në dhjetë ditët e para të muajit dhe qëndroni larg situatave potencialisht të rrezikshme rreth datës 6. Për projektet e mëdha dhe rikthimin tuaj nuk ka pengesa të pakapërcyeshme dhe kjo do të thotë se mund të bëni gjithçka që keni planifikuar, por edhe mund të lidhni një marrëveshje të shkëlqyer ose të merrni veten pas një fillimi të vështirë. Për ata më me fat, do të ketë stabilitet, rrugë të gjata profesionale dhe, në varësi të moshës, do të gjeni një balancë të kërkuar prej kohësh.

    Nëntori është një periudhë reflektimi për ndjenjat, asgjë serioze, nëse çifti ka baza të mira. Dëshira për të përjetuar emocione të veçanta do të jetë më e fortë, duke kompensuar dëshirën seksuale që ka rënë muajt e fundit. Në rast xhelozie, dyshimesh dhe tradhtish, do të ishte mirë të shmangni diskutimet që mund të jenë të vështira për t’u menaxhuar. Ditët më të tensionuara janë datat 10 dhe 11, por edhe dy ditët e fundit të nëntorit krijojnë tensione të vogla. Disa keqkuptime të tjera mund të lindin në marrëdhëniet midis prindërve dhe fëmijëve. Nëse dikush ju jep duart, mund të reagoni shumë keq, veçanërisht nëse është një ish-partner/e. Takime të reja për beqarët. Përpara se të hidhni hapa të rremë, është mirë të prisni deri në dhjetor. Edhe pse tashmë nga data 24 nëntor shumë situata do të jenë më të lehta për t’u menaxhuar.

    Nëntori është një muaj disi i lodhshëm, madje shoqërohet me goxha nervozizëm rreth datës 17. Këshillohet kujdes maksimal në të gjitha veprimet që mund të jenë të rrezikshme. Gjithçka është e qartë nga data 22, kur rikthehet Dielli dhe Marsi në shenjën tuaj. Ditë të mira për të filluar trajtimet, terapitë apo thjesht për t’u përpjekur të ndiheni më mirë, janë ato pas datës 26.

    DEMI: Muaji fillon me Diellin, Mërkurin dhe Marsin në prapavijë dhe kjo mund të krijojë probleme të vogla. Me zor prisni të bëni një ndryshim dhe të provoni shtigje të reja, por do të ishte mirë të mbani gjithçka nën kontroll dhe të mos përhapni panik. Edhe nëse ka grindje apo momente problematike, nuk do ta humbni fokusin. Për më tepër, duke ardhur nga një tetor interesant, shumica e të lindurve të kësaj shenje do të kenë mundësinë të kapërcejnë më mirë një fazë ngërçi në dukje. Nëse keni propozime, ju këshillohet të veproni pas datës 10. Data 16 mund të jetë një ditë ideale për kontakte dhe marrëveshje. Për ata që studiojnë nëntori është veçanërisht kërkues dhe do të përballeni me një provim mjaft të vështirë. Është një periudhë e rëndësishme për të menaxhuar jetën tuaj dhe të njerëzve që ju kanë zgjedhur për të çuar përpara idetë dhe projektet. Mbeten disa vendime drastike për sa i përket parave, shmangies së shpenzimeve të panevojshme dhe kërkimit të ideve të reja. Nëse disa strategji nuk kanë qenë të suksesshme ose jeni të vetëpunësuar, është më mirë të frekuentoni ambiente të reja dhe të bëni zgjedhje të ndryshme nga e kaluara.

    Ndjenjat rikthehen protagoniste, aq më tepër pas datës 10, kur do të marrë fund kundërshtimi i Mërkurit. Nëse një histori ka lindur tashmë gjatë javëve të fundit, ajo duhet të vazhdojë pa hezitim. Po futeni në një periudhë në të cilën zgjedhjet e dashurisë do të jenë më të lehta. Nëse ka pasur një diskutim gjatë muajve të fundit, nëntori dhe dhjetori janë muajt më të përshtatshëm për të gjetur një zgjidhje, qoftë edhe në mënyrë drastike nëse është nevoja. Ka shumë tundime edhe për ata që janë në një lidhje zyrtare. Janë javë interesante për të nisur një projekt në çift. Nëse një miqësi lind tani, mund të bëhet diçka e rëndësishme, nuk përjashtohet mundësia që dhe në vitin 2024 të shndërrohet në dashuri. Ditët më të favorshme për çështjet sentimentale janë datat 25 dhe 26. Ata që ndahen tani e bëjnë me gëzim, prandaj nuk do të ketë keqardhje.

    Fillimi i nëntorit është ende pak kaotik, ka ende shumë kundërshtime planetare. Kjo do të thotë se nuk mungojnë shqetësimet dhe se duhet të zgjidhen disa probleme të vogla personale. Pas datës 11 çdo gjë është më e lehtë, madje edhe fillimi i terapisë. Herë pas here largohuni nga ngjarjet stresuese, edhe vetëm duke bërë gjëra që ju interesojnë dhe ju pëlqejnë. Fundi i muajit është më i mirë dhe ju bën të qëndrueshëm emocionalisht.

    BINJAKËT: Nga pikëpamja ekonomike duhet të rifitoni njëfarë sigurie, të përpiqeni të zgjidhni çdo problem që ka lindur në dy muajt e fundit. Ndoshta ky është aspekti më kritik i nëntorit, veçanërisht në datat 14, 15 dhe në javën e fundit të muajit. Duhet të mendoni me kujdes për lëvizjet që duhen bërë në të ardhmen e afërt. Çdo borxh apo kredi rëndon më shumë. Megjithatë, aktiviteti normal rifillon, dhe do të mund të bëni sërish gjëra të rëndësishme. Nuk përjashtohet mundësia që ata që punojnë me kohë të pjesshme, me ditë, të kenë disa dyshime. Natyra juaj idealiste dhe disi e pamatur do të duhet të përballet me nevojat e pashmangshme të jetës. Shtyrja e detyrimeve dhe angazhimeve në maksimum do të jetë një zgjidhje e përkohshme, por duhet të ndiqni instinktin dhe të mos bëni zgjedhje të çmendura. Gjatë gjithë muajit nëntor do të keni mundësinë të zbuloni prirjet dhe aftësitë tuaja. Edhe nxënësit që duhet të bëjnë një provim, duhet të punojnë më shumë.

    Kini kujdes, sepse nëse keni shumë borxhe apo probleme ekonomike, do të shkaktohen momente të forta tensioni në çift. Megjithatë, prania e dashurisë ndihet falë Venusit. Ata që janë martuar së fundmi përjetojnë ditë në të cilat janë të lumtur dhe të tjera në të cilat do të donin t’i garantonin partnerit një të ardhme më të mirë. Për këtë arsye mund të shtyhet lindja e një fëmije në disa raste. Besohet se viti 2024 do të jetë një vit me rëndësi të madhe, do të vlerësohen të gjitha përpjekjet e bëra deri më sot për të gjetur një stabilitet ekonomik. Për Binjakët, që janë një shenjë ajri, paratë kanë rëndësi deri diku, e rëndësishme është të krijoni, të bëni shumë gjëra të rëndësishme.

    Gjatë muajit do të ketë disa planetë në prapavijë, por kryesisht Mërkuri, nga data 10 deri në fund të muajit. Ky planet është i lidhur shpesh me momente shqetësimi, nervozizmi dhe në ditë të caktuara, mund t’ju nxitë të humbni durimin. Ndaj kini kujdes të mos ta teproni në datat 15, 21, 22, por edhe në datat 27 dhe 28.

    GAFORRJA: Po i afroheni një fundviti jashtëzakonisht interesant. Nëntori nis me shumë planetë në favorin tuaj, madje dhe Marsi është rikthyer në shenjën tuaj. Dielli ju favorizon deri në datën 22. Ata që drejtojnë një kompani duken më pak të shqetësuar për menaxhimin e biznesit të tyre. Bashkëpunimet tani mund të rikuperohen ose të rinovohen. Nëse duhen krijuar kontakte, duhen sqaruar marrëveshje apo të nënshkruhen kontrata, nëntori siguron zgjidhje të mira. Dhjetë ditët e para duket se janë idealet. Sektori i bashkëpunimit duket më pak polemizues. Të gjithë ata që diskutuan me një person në tetor tani do të gjejnë një marrëveshje. Mbetet dëshira për të bërë zgjedhje drastike. Duhet të planifikoni një të ardhme më të mirë, të eliminoni pasiguritë. Ditë interesante rreth datës 13, lajme të mira mund të vijnë edhe në datën 21. Këto janë data kur mund të organizoni një takim, ose të fitoni një sfidë.

    Dashuria do të jetë në plan të dytë këtë muaj, por vetëm sepse ka shumë çështje pune për t’u zgjidhur. Nuk ka pse ta fshihni, edhe sepse dhjetori do të jetë një muaj shumë i nxehtë dhe plot pasion. Pra, nëse ka një person që ju intereson, mbajeni të dashur, shmangni momentet e tensionit dhe polemikave, të cilat mund të jenë më të forta nga data 16 deri në 20 dhe nga data 23 deri në 30. Mund të lindin disa provokime në dashuri, por nuk ia vlen ta teproni dhe të prishni gjithçka në moment të fundit. Historitë që nisin në këtë muaj fillimisht do të jenë të vështira, por nga dhjetori gjithçka do të shkojë më mirë. Rikthehet dëshira për të përjetuar emocione dhe është e rëndësishme ta plotësoni. Do të keni mundësi në dashuri, edhe sepse e keni çliruar veten nga disa ngarkesa të lidhura me të kaluarën. Frika se nuk do t’ju duan dhe pasiguria në vetvete nuk do të jetë më pjesë e jetës suaj.

    Nëntori është një muaj i mirë për energji psikofizike. Nëse keni tension të lartë nervor për shkak të shumë aktiviteteve, përpiquni ta merrni shtruar. Mos u merrni me gjëra të kota, por përqendrohuni te gjërat më të rëndësishme. Kushtojuni vëmendje dhëmbëve, pasi zemërimi i muajve të fundit mund të ketë bërë që dikush t’i kërcasë gjatë natës. Merreni me qetësi! Tani ju mund ta bëni, jeni fitues dhe nuk keni pse të keni frikë nga asgjë dhe askush.

    LUANI: Nxitoni për të firmosur një kontratë, nuk doni më të humbni kohë, pasi yjet e nëntorit janë të veçantë. Mund të zemëroheni nëse dikush përpiqet t’ju thotë që nuk jeni gati. Të gjithë ata që prej disa kohësh kanë njëfarë kënaqësie në punën e tyre, mund t’u soset durimi më datën 6 dhe 13. Mund të rezultojnë të gabuara ndryshimet e papritura dhe të pamenduara mirë. Mos u dekurajoni! Të rinjtë që kërkojnë punë për herë të parë, mund të gjejnë me kohë të pjesshme. Luani është një shenjë krenare, nuk pranon të jetë i dyti pas askujt, ndaj s’duhet t’ju mposhtë ankthi. Është e vërtetë që jeni luftarakë, por më mirë përpiquni të bëni gjithçka me qetësi. Disa bashkëpunime mund të ndryshojnë dhe do të vendosni ju se çfarë ju pëlqen. Mërkuri është shumë aktiv nga data 10 dhe sjell zgjidhje. Data 23 është e përshtatshme për sqarime, ose takime të rëndësishme.

    Beqarët e betuar nuk do të jenë të bindur për ta ndryshuar situatën e tyre, duan të vazhdojnë të jenë të lirë, duke fluturuar lule më lule. Afërdita nga data 8 është e shkëlqyer, Mërkuri nga data 10 dhe 14 favorizon njohjet e reja. Nëntori sjell më shumë mundësi. Në ditë të caktuara do të ndieni një dëshirë të madhe për të dashuruar, pasi pasionet që lindin tani duhet të përjetohen me entuziazëm, edhe nëse janë thjesht aventura. Kushdo që është i përfshirë në një marrëdhënie, do të ketë dëshirë të ndiejë emocione të forta. Marrëdhëniet që lulëzojnë tani janë intriguese, mund të lindin papritmas tërheqje fatale. Me Diellin edhe më të favorshëm nga data 22 deri në 30, rizgjohet jeta seksuale. Ata që nuk ndihen të kuptuar, do të kenë mundësinë të sqarojnë si janë gjërat, të mos shtyjnë takime dhe vendime të dobishme për të ardhmen. Çështjet familjare të një rëndësie të caktuar mund të diskutohen me sukses në datën 15, ndërsa më datë 12 do të jetë më mirë të shmangni qëndrimet polemizuese.

    Nuk mungon ankthi, i bartur nga tetori, por lajmi i mirë është që yjet e nëntorit fillojnë të ndikojnë pas javës së parë dhe nga data 10 gjithçka shkon më mirë. Favorizohen trajtimet nga data 14 dhe mund të flasim për një situatë evolucionare, e vyer për të gjetur shumë qetësi. Sa më shpejt të jetë e mundur, përpiquni të bëni ndonjë aktivitet të këndshëm që mund t’ju kthjellojë mendjen. Nëse keni një problem, kërkoni një specialist, duke planifikuar një vizitë për datën 23 ose 24.

    VIRGJËRESHA: Venusi ndihmon që javën e parë shenjën tuaj. Ndikimi kyç i Diellit do të vazhdojë deri në datën 22. Përpiquni t’i menaxhoni mirë angazhimet tuaja, sepse jeni në gjendje ta bëni. Në një situatë krize si ajo që po përjetojmë prej vitesh, është e rëndësishme të kesh një referencë pune, qoftë edhe vetëm me kohë të pjesshme. Si thonë asaj fjalës, fillimi i mbarë është gjysma e punës. Në mjedisin që frekuentoni, një kërkesë mund të jetë e suksesshme brenda pak muajsh, mundësisht nëse propozohet më datë 7. Edhe ata që duhet të respektojnë afatet, do ta mbyllin vitin me një buzëqeshje. E meta e vetme mund të jenë paratë. Shpenzime të tepërta në datat 14, 15 dhe 21. Mos e humbni durimin nëse mendoni se dikush po harxhon energji dhe para. Ju dini mirë si t’ia dilni apo si të hiqni qafe gjithçka që ju rëndon.

    Jo vetëm që historitë e dashurisë të lindura së fundmi janë të forta, por edhe emocionet mund të rikthehen në këtë kohë. Nëse ju pëlqen dikush, përpiquni ta takoni në datën 2, 3 dhe 7. Dikush do të vendosë të zyrtarizojë një dashuri që ka mbetur në vend për një kohë të gjatë. Ata që ndahen gjatë kësaj periudhe e bëjnë me mirëkuptim, sepse e çlirojnë veten nga një barrë. Saturni kundërshtar ju kërkon të rregulloni çështjet që kanë të bëjnë me shtëpinë, veçanërisht nëse ka probleme me pronën ose trashëgiminë. Duhet të jeni të vendosur për të thyer sjelljet dhe zakonet që mund të jenë të dëmshme në të ardhmen. Ata që nuk gjejnë dashuri s’duhet të jenë mosbesues. Këshillohet të bëni kujdes në dashuri në fund të muajit.

    Pjesa e parë e nëntorit nuk krijon shqetësime. Kujdes, sepse nga data 14 do të keni një fazë depresive. Inflamacionet e vogla duhet të trajtohen. Kontroll mjekësor për ata që kanë sëmundje të reja. Jupiteri sjell zgjidhje. Nga data 25 deri në datën 30 do të ishte e këshillueshme të shmangni rreziqet, ndaj kujdes në datat 27 dhe 28.

    PESHORJA: Situata astrologjike ofron mundësi për të përfituar sa më shumë nga talenti. Duhet të përfitoni nga ky fundvit, sepse mund të prezantoni idetë tuaja në mënyrën më të mirë. Sharmi juaj rritet, nga mënyra si do ta prezantoni diçka, do të rritet edhe interesi për t’ju dëgjuar. Shtrirja e veprimtarisë mund të zgjerohet dhe nga kjo do të përfitojnë më shumë ata që punojnë si përkthyes të pavarur.

    Megjithatë, nuk duhet të shpërqendroheni, është më mirë të përqendroheni vetëm te propozimet e favorshme. Mund të jetë e përshtatshme për të rinjtë që të pranojnë një punë nga e cila nuk fitojnë shumë për momentin, por sigurisht që do të sjellë kënaqësi gjatë dy viteve të ardhshme. Fryma juaj e iniciativës forcohet dhe në nëntor do të ndiheni jo vetëm gati për betejë, por edhe më të qetësuar nga zhvillimet e fundit. Pyeteni veten nëse jeni të kënaqur me punën tuaj dhe nëse jo, kërkoni zgjidhjet më të përshtatshme për t’u përmirësuar. Edhe nëse periudha është kritike në nivel social, kur yjet janë të favorshme, diçka lëviz dhe s’do të keni ndikime negative. Ata që bëjnë punë krijuese, do të kenë intuitë të mirë. Situata ekonomike po vazhdon zgjerimin. Nuk duhet të mposhteni nga ankthi frika dhe ngurrimi në një periudhë kaq të rëndësishme të jetës suaj. Ndër ditët më interesante janë ato në fund të muajit, nga data 22 deri në datën 30.

    Është një muaj që kërkon lëvizje, orientime të reja dhe nëse ka një dashuri të rëndësishme, favorizohen projektet në çift. Një qiell i favorshëm për ata që munden dhe duan të kenë një fëmijë. Dashuritë e sapolindura fillojnë të bëhen më tërheqëse dhe kërkojnë angazhim. Historitë e nisura si një shaka, fillojnë të shndërrohen në diçka. Çiftet që janë bashkë prej kohësh shpresojnë të kenë kapërcyer polemikat. Me ndikimin e Venusit në shenjë nga data 8, gjithçka do të duket më e lehtë për t’u planifikuar dhe realizuar. Do të rritet dëshira për të vepruar edhe nga data 24, kur Marsi do të jetë aktiv. Historitë e dashurisë që lulëzojnë tani janë emocionuese. Kujdes të mos e lini të sigurtën për të pasigurtën. Të lindurit e kësaj shenje do të përjetojnë aventura dhe ndjenja të forta mes datave 10 dhe 12. Do të ndiheni mirë në datat 14, 15 dhe në datat 18, 19.

    Edhe ky është një qiell interesant, kontrastet që përjetuat në fillim të vitit duken si diçka e largët. Çdolloj zgjedhjeje, ose operacioni i bërë gjatë kësaj periudhe do të jetë vendimtare. Do të ketë edhe situata që janë pak nën presion, për shembull rreth datës 17, por do të dini si t’ia dilni.

    AKREPI: Fundi i vitit zbulon cilësitë tuaja, rikthehet aftësia e veprimit. Megjithatë, mbeten për t’u kapërcyer disa probleme ekonomike. Një 2023 i lodhshëm dhe nganjëherë i çmendur, për shkak të kontradiktave të shumta dhe ngjarjeve të papritura, është gati të përfundojë. Megjithatë mund të flasim për një vit pozitiv që ju ka bërë më të pjekur dhe të vetëdijshëm për aftësitë tuaja. Disa përgjegjësi peshojnë ende shumë, por ka më shumë kohë për të reflektuar, më shumë forcë për të reaguar. Nëse doni të ankoheni te një person, i cili për arsye të ndryshme nuk u përgjigjet kërkesave tuaja, nuk do të dëshironi më të dëgjoni justifikime. Nëse ka pasur një ndryshim në drejtim gjatë muajve të fundit, tani mund ta gjeni veten duke bashkëpunuar në sektorë të tjerë, me njerëz të rinj. Nëse mendoni se keni bërë një gabim, do të përpiqeni ta ndreqni. Ata që kanë një pozicion të rëndësishëm duhet të përgatiten për një sulm frontal, nuk do të mungojnë kritikat, por ju është regjur lëkura tashmë!

    Marrëdhëniet romantike që lindin në këtë kohë janë të rëndësishme. Marsi në shenjë shton dëshirën për të dashuruar. Vetëm në rastin kur një histori nuk ka më kuptim, shikoni përreth dhe kërkoni një pasion të ri. Fillon një periudhë verifikimi për të gjitha ndjenjat. Bashkëjetesat që sapo kanë filluar duken autentike, por herë pas here, ka disa dyshime të lidhura gjithmonë me profesionin e njërit prej partnerëve, ndoshta edhe pasiguri të qenësishme për çështjet financiare. Zemrat e vetmuara, pas një periudhe të gjatë pritjeje, më në fund dorëzohen. Ndaj nuk duhen nënvlerësuar takimet që zhvillohen në datat 12, 21, 22 dhe 30. Është e rëndësishme që të bëni një dialog të sinqertë dhe të keni më shumë besim në aftësitë e dikujt. Shumë do të ndihen sikur kanë humbur kohë dhe duan ta kompensojnë.

    Do t’i theksojmë dhe një herë datat që do t’jua prishin gjumin, 5, 19 dhe 26. Është më mirë të mos qëndroni zgjuar deri vonë ose të mos e teproni. Përpiquni të qetësoheni dhe gjeni pak kohë për të medituar. Do të jetë më mirë të ndiqni një dietë të lehtë, qetësuesit natyrorë do të ndihmojnë në qetësimin e sistemit nervor.

    SHIGJETARI: Saturni lehtëson presionin të paktën për disa javë. Është koha e duhur për t’u rikthyer në rrugën e duhur, ose të paktën për të kuptuar se çfarë zgjedhjesh do të bëhen në vitin 2024. Është normale që në këtë moment po mendoni për bashkëpunime të reja. Pjesa e parë e vitit ishte pa dyshim më e mirë, pati disa konfirmime dhe tani ka dyshime se çfarë duhet bërë, ku të shkohet apo si të ngrihet një projekt i caktuar. Ata që kanë nevojë të shesin ose blejnë, do të përballen me një vonesë të vogël. Do të vazhdojnë të jenë të pavendosur ata që punojnë në grup ose që kanë ndër mend të bëjnë ndryshime. Ata që punojnë të pavarur do të ndjekin strategji të reja. Mërkuri, duke hyrë në shenjë në datën 10, mund të hedhë themelet e një projekti të mirë dhe tetë ditët e fundit të nëntorit do të jenë të rëndësishme, sepse do të kenë ndikimin e Diellit, Mërkurit dhe Marsit në shenjë. Rikthehet në fund të muajit vrulli i nevojshëm për të filluar realizimin e projekteve largpamëse. Gjatë periudhës së fundit, kanë ndryshuar disa aleanca profesionale dhe mund të ketë sërish ndryshime në horizont.

    Muaji i parafundit i vitit rikthen ndikimin e favorshëm të Venusit në shenjë nga data 7. Do të ketë një nxitje të fuqishme në dashuri nga data 22 deri në datën 30. Ata që duan njohje të reja, duhet të zgjerojnë kontaktet e tyre. Nga pikëpamja emocionale, nëntori është pozitiv, përveç disa sherreve të mundshme në javën e parë. Nuk do të ketë vuajtje as në rastin e zgjedhjeve drastike. Me këto yje mund të vendosni në mënyrë të pavarur dhe me guxim se ç’duhet bërë. Nëse jeni një çift i qëndrueshëm, mos u shqetësoni, më e keqja ka kaluar dhe viti 2024 do të sjellë diçka më shumë. Dikush do të gjejë forcën për të thënë mjaft, ose do ta përcaktojë më mirë situatën.

    Falë planetëve në favorin tuaj do të mund të rimëkëmbeni. Fundi i nëntorit dyfishon shanset për t’u ndier më mirë. Merrni gjithçka me qetësi dhe mos u zemëroni nëse ka disa ditë të vështira në fillim të muajit. Kujdesuni për mirëqenien, duke bërë zgjedhje konkrete. Shkoni në palestër, do të ishte mirë të filloni një kurs joge, ose meditimi. Mos harroni se gjithsesi jeni në fund të një viti që ende mund të befasojë dhe në fillim të një viti tjetër që do të sjellë transformime rrënjësore.

    BRICJAPI: Viti është gati të përfundojë me stil, Dielli dhe Marsi i favorshëm ofrojnë një vizion interesant të së ardhmes. Jupiteri dhe Urani do të fshijnë pengesat dhe do t’ju mundësojnë të vlerësoni me qetësi avantazhet dhe disavantazhet e të gjitha situatave në vazhdim. Mos i shtyni bisedat e rëndësishme, do të dëgjoheni dhe vlerësoheni në ditët e para të muajit. Është e qartë se do të duhet të bëjnë shumë durim ata që do të nisin një rrugë të re profesionale ose që kanë lëvizur së fundmi. Kini kujdes rreth datave 16, 17, 23 dhe 24, veçanërisht nëse ka mosmarrëveshje të vjetra të hapura. Bizneset do të jenë ende në avantazh dhe do të kenë mundësi për të lulëzuar. Të gjithë do të zgjedhin mënyrën më të mirë të shprehjes, një ndryshim të mundshëm drejtimi për punëtorët, ndërkohë që studentët do të kalojnë një provim të rëndësishëm.

    Ata që kanë një dashuri nuk ndalen. Martesa në dhjetor është e mundur, edhe nëse mund të duket si një zgjedhje “jashtë sezonit”, sepse çiftet zakonisht preferojnë të martohen në verë. Nëntori zgjon dëshirën për të dashur pa kufi. Ka ende kohë për të bërë një zgjedhje dashurie, Jupiteri do të vazhdojë një kalim të dobishëm edhe në vitin 2024. Është e rëndësishme të shmangni çdolloj mosbesimi, pasi do të humbnin mundësitë. Konsideroni të rëndësishme njohuritë e reja. Ndikimi i Venusit nga data 8 sjell mosmarrëveshje të përkohshme. Duhet të bëni një zgjedhje në marrëdhëniet në krizë, por gjithçka do të jetë më e lehtë edhe nga ky këndvështrim. Yjet nuk mund të ndryshojnë personalitetin e atyre që na rrethojnë, ndaj nëse mendoni se partneri juaj nuk përshtatet me kërkesat tuaja, filloni të shikoni përreth, Jupiteri do t’ju ndihmojë!

    Janë yje interesantë, rezistenca ndaj sëmundjeve të stinës është më e madhe. Megjithatë, trysnia do të shtohet gjatë dy fundjavave të fundit të muajit. Në këtë muaj të lodhshëm do të jetë e rëndësishme të mos përjetoni sërish ankthin që përjetuat në fillim të vitit. Disa çështje pune mund të shkaktojnë akoma stres apo edhe net pa gjumë. Në fakt, disa net do të mendoni për gjithçka që duhet të bëni të nesërmen. Me qetësi! Merreni shtruar!

    UJORI: Marsi vazhdon një kalim që shkakton nervozizëm, dëshirën për t’u shkëputur nga situatat e vjetra. E keni treguar vlerën tuaj, tani nuk duhet të prisni më. Ditët e para të nëntorit, Dielli, Mërkuri, Marsi dhe Urani janë në një aspekt të trazuar dhe në datat 4 dhe 5, mund të vendosni të prishni diçka. Nëse keni një biznes me kohë të pjesshme, tensioni është i lartë, sepse mendoni se meritoni diçka më shumë, të paktën një rikonfirmim. Pjesa e dytë e nëntorit fillon të japë siguri. Gjithmonë duhet të zemëroheni për të marrë atë që dëshironi. Kjo ndodh shpesh, sepse shumë përfitojnë nga fakti që jeni një person i kuptueshëm dhe i shpërfillni gjërat për të shmangur probleme. Por çdo gjë ka një kufi. Ditët nga data 22 deri në datën 30 do të jenë të mbushura me mundësi. Ata që kanë biznesin e tyre mund të ndryshojnë, ata që janë punonjës dhe duhet të mbajnë familjen e tyre, pa dyshim do të jenë më të kufizuar në zgjedhjet e tyre. Nëse ju bëjnë një propozim për ndryshim për vitin e ardhshëm, nuk do të ishte keq ta vlerësoni, sepse mund të sjellë perspektiva shumë të mira.

    Që prej majit të gjitha dashuritë janë vënë në provë. Do të vazhdojnë lidhjen vetëm çiftet e forta. Fitojnë marrëdhëniet që duan të rishikojnë situatën e tyre dhe të fillojnë nga e para. Jo të gjitha problemet lindën për shkak të mungesës së dashurisë. Nëntori nuk fillon në mënyrën më të mirë, tensione të vogla mund të lindin deri në datën 8, por planeti Mars ju qetëson humorin nga data 24. Kushdo që ka jetuar një histori të fshehtë, ka një dëshirë të madhe për të folur dhe për të zbuluar emocionet.

    Ky vit nisi keq nga pikëpamja ekonomike, por tani shumë gjëra kanë ndryshuar jo vetëm në marrëdhënie, por edhe në punën tuaj, veçanërisht në qëndrimet tuaja. Situata do të përmirësohet aty nga data 10, pastaj keni një moment tjetër fuqie pas datës 22. Problemet e vogla të punës apo parave ndihen ende, por mund të thuhet se ka vullnet për të reaguar ndaj provokimeve të jetës, ndaj tensioneve të kohëve të fundit. Kush nuk është kujdesur për shëndetin, tani do të vuajë pasojat. Pjesa e dytë e muajit është e shkëlqyer për të marrë iniciativa që synojnë mirëqenien, sidomos datat 23, 24, 27 dhe 28 janë shumë interesante për të filluar një kurs, një terapi, diçka që ju bën të ndiheni mirë.

    PESHQIT: Si zakonisht midis nëntorit dhe dhjetorit duhet të shikojmë të kaluarën dhe të kuptojmë nëse janë bërë gabime, pasi të gjithë bëjmë një bilanc në fund të vitit. Me siguri shumë do të ndihen më të qetë. Ndikimi i Marsit është i shkëlqyer dhe ofron një kapacitet të mirë për veprim. Ata që janë punonjës në këtë periudhë mund të marrin disa lëvdata, ndërsa të vetëpunësuarit do të bëjnë plane, edhe sepse idetë e mira do të marrin hov. Pra, ata që duan të nisin një karrierë të re, do të kenë reagime të mira nga tani deri në mes të 2024-ës. Diçka e rëndësishme mund të ndërtohet. Për kërkesa, për të nisur projektet, ditët e duhura do të jenë ato pas datës 13. Rreth datës 22 do të bëni një marrëveshje me leverdi apo do të merrni një lajm të mirë.

    Historitë e dashurisë, të cilat hasën disa pengesa në shtator, po shkojnë më mirë. Megjithatë, nëse ka pasur një ndarje, do të jetë e vështirë të rifilloni. Do të zgjidhen mosmarrëveshjet e vjetra me një ish-partner. Qielli i dashurisë hapet duke filluar nga data 8. Puna jua largon vëmendjen nga pasionet dhe në datat 14 dhe 15, do të ishte mirë të mos futeni në polemika të kota. Kur nevojitet ndihmë në familje, vraponi të parët, por urojmë të mos përfitojnë nga kjo bujari pa ju dhënë asgjë në këmbim. Nëse mendoni se keni sakrifikuar jetën tuaj paksa shumë në favor të një marrëdhënieje që s’ka qenë e përshtatshme për nevojat tuaja, brenda jush do të lindë një ndjenjë rebelimi dhe shkëputjeje. Qëndroni larg provokimeve në datat 27 dhe 28. Ka të ngjarë që t’ju duhet të përballeni me një pavendosmëri, një problem familjar. Me mbështetjen e planetëve të mëdhenj në favor, edhe tensionet e vogla do të kapërcehen përfundimisht.

    Pjesa e parë e muajit nuk është keq, por më pas, nga data 14 shtohet ankthi, i shkaktuar nga problemet e punës apo familjes. Nuk duhet ta teproni dhe të rrezikoni në datat 14, 15, 21, 27 dhe 28, që janë pak më të lodhshme. Shmangni përballjen me situata stresuese dhe provoni disa ushtrime meditimi. Problemet reumatizmale duhet të parandalohen, që të zgjidhen me sukses.

  • Njihuni me pikën më të dobët të trupit tuaj sipas shenjës së Horoskopit

    Njihuni me pikën më të dobët të trupit tuaj sipas shenjës së Horoskopit

    Dashi

    Shenja e parë e zodiakut rregullon kokën, fytyrën dhe flokët. Nëse jeni Dashi, atëherë shpesh do të vuani nga dhimbje koke apo madje edhe nga migrena. Ju ndoshta shkoni shpesh tek dentisti, kjo ndodh sepse dhëmbët tuaj janë gjithashtu nën sundimin e Dashit (së bashku me Bricjapin).

    Krenaria luan një rol shumë thelbësor në këtë shenjë, kështu që frika nga dështimi e vendos atë aq shumë në tension saqë gjithmonë dëshiron të japë më të mirën në çfarëdo që të bëjë. Kjo e bën atë të ngutet në pothuajse gjithçka me të cilën përpiqet të merret.Ai lëviz shpejt, funksionon shpejt. Kjo mund të shkaktojë shumë aksidente, veçanërisht kur përdorni objekte të mprehta ose mekanike apo edhe automjete. Fuqia e zjarrtë e Marsit, megjithatë, mund ta bëjë shërimin të mrekullueshëm dhe ndërsa vazhdoni të jeni aktiv nga ana seksuale dhe entuziast, forca juaj e jetës do të plotësojë periodikisht trupin tuaj me një shëndet të gjallë.

    Demi

    Shenja e dytë e zodiakut rregullon fytin, qafën dhe gjithashtu bashkërendon mushkëritë dhe zonën e sinusit. Nëse jeni Demi, atëherë me siguri jeni mjaft me fat që të keni shëndet të mirë ndërsa Venusi ju bekon me një marrëdhënie harmonike me trupin tuaj. Sidoqoftë, problemet, aksidentet dhe infeksionet në zonat e përshkruara më lart janë shumë të zakonshme për Demin. Ka shumë të ngjarë që litarët tuaj të zërit dhe bajamet të goditen të parat kur t’i neglizhoni ato ose të humbni ekuilibrin e tyre. Ju jeni i prekshëm nga ftohjet dhe kollat dhe duhet të kujdeseni për veten tuaj gjatë dimrit.

    Demi është gjithashtu i lidhur tradicionalisht me çrregullime të shumta të ngrënies ose probleme me metabolizmin, pasi gjëndrat tiroide janë nën sundimin e Demit. Ushtrimi aerobik duhet të jetë një shqetësim i përditshëm.

    Binjakët

    Shenja e tretë e zodiakut rregullon krahët, shpatullat dhe duart dhe pjesërisht mushkëritë. Nëse jeni Binjakët, me siguri që jeni gjithmonë në arrati, në lëvizje të vazhdueshme, gjithmonë duke menduar, ndërsa të tjerët gjithmonë pyesin se si i menaxhoni me kaq lehtësi shumë detyra.

    Fakti është se shpejtësia me të cilën drejtoni gjithçka ju bën gjithmonë të shqetësuar gjatë gjithë kohës. Përveç kësaj, ju jeni padyshim pacienti më i keq sepse ju e urreni të rrini në shtrat. Ky ankth i vazhdueshëm ju bën të prirur për depresion dhe sëmundje psikosomatike si alergji, astmë dhe bronkit kronik, si dhe zakone që do t’ju bëjnë të ndiheni më mirë përkohësisht si alkooli dhe pirja e duhanit. Mundohuni të relaksoheni dhe të meditoni!

    Gaforrja

    Shenja e katërt e zodiakut rregullon stomakun dhe zonën afër tij. Nëse jeni Gaforrja jeni shumë emocionues, nuk ka rëndësi nëse e ndjeni apo jo. Ju vazhdimisht ndjeni nevojën për të qenë të sigurt me aq shumë dashuri dhe lumturi materiale. Nëse nuk mund ta ndjeni atë, ju me siguri e tendosni stomakun aq shumë sa që ndoshta vuani nga ulcera ose refluksi gastroesophageal.

    Për më tepër, ndryshimi juaj i vazhdueshëm i emocioneve, përveç stomakut të ndjeshëm, ju bën të prirur për të ngrënë në mënyrë të çrregullt gjë që do t’ju bëjë të ndjeheni më keq. Provoni të filloni një dietë të ekuilibruar, plot vitamina, probiotikë dhe kamomil! Bëni gjëra që ju ndihmojnë të relaksoheni dhe të ndjeheni më mirë.

    Luani

    Shenja e pestë e zodiakut rregullon zonën e zemrës dhe gjoksit, si dhe të shpinës. Nëse jeni Luani, atëherë me siguri jeni të bekuar me shëndet dhe mirëqenie. Kjo vjen nga efekti i Diellit, planeti i lidhur tradicionalisht me energjinë jetësore ose kulturën kineze. Fakti është që të lindurit me mirëqenie nuk duhet të merret si e mirëqenë dhe Luani duhet të jetë shumë i kujdesshëm sepse të qenit mirë është një dhuratë që trupi i tij nuk mund ta durojë gjithmonë. Sasi të mëdha të verës së mirë dhe ushqimit të zgjedhur mund të jenë të shijshëm, por jo të sigurt për shëndetin tuaj. Ushtrohuni shumë!

    Virgjëresha

    Shenja e gjashtë e zodiakut rregullon zorrën, pjesërisht zonën e stomakut, sistemin riprodhues të femrës dhe sistemin nervor. Nëse jeni një Virgjëreshë, atëherë ka shumë të ngjarë që ju të keni shëndet të mirë dhe gjithmonë të mbani një gjendje vërtet të shëndetshme pasi Virgjëresha rregullon shëndetin dhe funksionet e trupit.

    Sidoqoftë, Virgjëresha ka tendencë të mbivendos pothuajse gjithçka, duke humbur orë pafund pune dhe duke u përpjekur të përmirësojë gjërat. Emocionet tuaja të ndjeshme shkaktojnë lehtësisht probleme shëndetësore edhe nëse mendimet tuaja janë burimi i vetëm i tyre.

    Dëshira juaj për përsosmëri, pavarësisht nëse e provoni përsëri ose e keni braktisur, ju streson aq shumë sa jeni të prirur për çrregullime të tretjes, ulcera dhe kolit. Kur diçka pengon planet tuaja, ndjeheni sikur keni humbur tokën nën këmbë dhe kjo është koha kur mund të filloni çrregullimet e ngrënies ose varësin nga alkooli. Të ushtruarit është thelbësor për ju, duhet të ecni ose të vraponi jashtë dhe të shikoni në qiell, një fllad i lehtë mund të fshijë lehtësisht problemet tuaja.

    Peshorja

    Shenja e shtatë e zodiakut rregullon veshkat dhe ekuilibrin e ujit në trupin tuaj. Rregullon gjithashtu lëkurën dhe të gjitha gjëndrat e trupit. Nëse jeni Peshorja, nevoja juaj e vazhdueshme për tu ndier dhe për të arritur ekuilibrin mund të shkaktojë dhimbje koke dhe çrregullim ankthi. Të gjitha këto simptoma gjithashtu mund të shkaktohen nga tendenca juaj për të bërë paqe me tensione të ndryshme në psikikën tuaj.

  • “Horoskopi për nëntorin, kujdes bankat e sekretet…”, ç’parashikojnë yjet për Berishën

    “Horoskopi për nëntorin, kujdes bankat e sekretet…”, ç’parashikojnë yjet për Berishën

    Astrologu Jorgo Pulla në “ABC e Mëngjesit” ka bërë parashikimit e horoskopit për të gjitha shenjat për muajin nëntor. Ai u shpreh se ky do të jetë një muaj i gjërave të mëdha, por sugjeron që të tregohet kujdes me çështjet e vjetra, por ashtu u shpreh se në nëntor do të ketë probleme me bankat.

    Gjithashtu në këtë parashikim nuk mbeti pa marrë vëmendjen edhe ish-kryeministri Sali Berisha, kjo për faktin se ish-kryeministri i përket shenjës së peshore. Me nota humori në studion e “ABC e Mëngjesit”, astrologu Jorgo Pulla, i ngacmuar edhe nga gazetari Enkel Demi lidhur me shenjën e tij, tha se peshorja është përballur me dallgë të mëdha.

    “Po mundohet të mbyllë çështjet e lëna pas dore, çështje që kanë të bëjnë me banka, probleme me ligjin është momenti më i mirë për t’i zgjidhur në këtë periudhë”, tha astrologu teksa bëri parashikimin e shenjës së peshores.

    Parashikimi i horoskopit për 12 shenjat

    Dashi

    Fokusi më i madh i Dashit për muajin Nëntor do të jetë puna dhe karriera. Ndryshime që do të kenë tani e tutje, shumë favorite në fushën ekonomike financiare. Është një moment shumë pozitiv, Koha më e përshtatshme do të jetë në 15-të ditëshin e parë të muajit, i cili duket se do të jetë më i mbarë për ju. Edhe pse vijueshmëria e muajit do të ketë disa pengesa në vija të përgjithshme, do të arrini të mbyllni disa çështje të pazgjidhura më parë. Është një moment kyç në lidhje me takime dhe me vendime që mund të merren. Në fushën shpirtërore, Dashi është pak kokëfortë, duhet të jeni të kujdesshëm, nëse nuk ndjeheni të sigurt është më mirë që t’a ndërprisni këtë lidhje.

    Demi

    Shenja e zgjidhjeve të konflikteve dhe problemeve. Sado që për Demin të flasin keq apo ta kritikojnë, ai qëndron në këmbë madje më i fortë. Demi është një shenjë shumë e sigurt në vetvete, është e fortë me një intuitë të theksuar dhe kurrë një Dem nuk bie lehtë në grackë. Edhe pse në kohëra të rrezikshme, Demi di t’i japë zgjidhje çdo situate. Dhe është pikërisht ky moment që do t’ju japë shumë mundësi Demëve dhe do të bëjë që të jenë në qendër të vëmendjes. Pesëmbëdhjetë ditëshi i dytë i muajit do të jetë me shumë fat, pasi do të arrijnë të zgjidhin një problem ligjor si dhe do të marrin disa para të pamara apo të fitojnë një çështje financiare. Gjithashtu Demi ka mundësinë për të nisur diçka të re në fushën ekonomike. Është një muaj gjithashtu shumë i mbarë në marrje vendimesh të rëndësishme. Mos i lini gjërat pas dore, pasi kjo kohë, është e artë për ju! Ndikime favorite ka dhe në çështje dokumentacioni.

    Binjakët

    Shenja e sakrificës dhe e dashurisë së vërtetë. Është një muaj i favorizuar për Binjakët në fushën e dashurisë ku kanë mundësinë të stabilizojnë problemet në marrëdhëniet e tyre. Gjithashtu të favorizuar do të jenë Binjakët dhe në fushën e punës dhe karrierës. Nuk ka vend për t’u shqetësuar për shumë arsye, pasi çdo problematikë në fund të muajit do të marrë zgjidhje. Është një moment favorit sepse do të keni mundësinë për të zgjidhur gjëra të mëdha. Periudha me ndikime shumë të mëdha planetare në shenjën tuaj është nga data 7 deri më 24 nëntor. Mundohuni që brenda kësaj periudhe të mbyllni disa çështje të lëna pezull, pasi është një moment mjaft pozitiv ku do t’ju lehtësohen shumë gjëra. Vetëm kujdes duhet të keni nga lëvizjet nga puna apo nga njëri vend në tjetrin, përpara se të jepni përgjigjen pozitive, verifikoni më parë kushtet dhe ofertën.

    Gaforrja

    Është një periudhë ku Gaforrja dëshiron vetëm të ecë përpara, është një moment në të cilin i ka shumë të qarta planet dhe hapat që merr. Në këtë kohë për Gaforret jepen shumë mundësi, ku mund të arrijnë më zgjuarsi dhe maturi të zgjidhin gjithçka, sidomos nga data 11 nëntor deri me datën 18 nëntor. Është një kohë e mirë për marrje vendimesh të rëndësishme, gjithashtu disa takime do të rezultojnë tepër pozitive përgjatë këtij muaji. Keni mundësinë e ngritjes në punën tuaj, keni mundësi të shkëlqeni në fushën e karrierës. Favorite kjo periudhë është dhe në fushën e ndryshimeve, mos hezitoni, pasi do të jenë ndryshime në të mirën tuaj. Gjithashtu, keni mundësinë për të stabilizuar anën ekonomike financiare.

    Luani

    Luanët mundohen shumë, vendosin për atë që do të bëjnë dhe për t’ja arritur qëllimit të tyre lodhen paksa, sepse Luanët sakrifikojnë për të ardhmen, të tashmen dhe momentin e ‘kanë në dorë’. Problemet e së shkuarës duket se Luani i ka mbyllur njëherë e mirë. Është një periudhë tani për Luanët me ndikime favorite në fushën e karrierës ku do t’ju jepen mundësi të reja. Nga data 15 deri më datën 17 nëntor, lidhjet, problematikat, çështje dokumentacioni të pambyllura do të arrini t’i zgjidhni me sukses. Kjo periudhë është me të vërtetë me ndikime tepër pozitive në shenjën tuaj. Është pikërisht ky moment i zgjidhjes së problemeve dhe i mundësisë për të përfituar në çështje të mëdha. Më të favorizuar në fushën financiare janë Luanët që kanë lindur në ditët e fundit të 10-të ditshit të tretë. Një surprizë shumë e madhe pritet për ta.

    Virgjëresha

    Shenja e përkujdesjes dhe punës së pastër. Virgjëresha di shumë mirë nga t’ia nisi një pune. Janë të pastër, të ndërgjegjshëm për atë që bëjnë dhe jo vetëm kaq… Kanë një mundësi plus Virgjëreshat në këtë periudhë, sepse do të arrijnë majat në fushën e karrierës, do arrijnë majat në çdo gjë që do të bëjnë. Kjo ka të bëjë me anën ekonomike financiare, edhe pse disa gjëra mund të mos jenë ashtu siç pritet, por më mirë pak e saktë dhe do t’a shikoni se do të dilni më të fituar nesër. Koha më e përshtatshme nëse doni të arrini aty ku pretendoni është nga data 1 deri më datën 14 nëntor, keni të gjitha mundësitë për t’i rënë pas gjërave të rëndësishme, puna, rritje në detyrë, takime, vendime… Sado që vështirësi mund të hasni në çështje të caktuara do të shikoni se çdo gjë do të zgjidhet në fund. Ky ndikim favorit planetar do t’ju ndihmojë për të ecur përpara shumë të sigurt. Në çështjet shpirtërore një lidhje e largët mund të realizohet.

    Peshorja

    Shenja e vendimeve të mëdha dhe daljes fitimtare në çështje të rëndësishme të cilat i përkasin së shkuarës. Keni qenë një hap përpara qetësisë dhe një hap përpara stuhisë nga ana tjetër, mirëpo tani çdo gjë është në kontroll, çdo gjë arrihet falë dhe një ndikimi shumë të mirë planetar sidomos në fushën e karrierës. Eshtë një periudhë shumë e mirë për të nisur diçka të re. Koha më e favorizuar e muajit është nga data 15 nëntor deri më 25 nëntor, kryesisht kjo kohë është favorite në marrjen e vendimeve të rëndësishme. Mundohuni që të mbyllni çështje të lëna pas dore, çështje të lëna pezull, probleme me ligjin apo me bankat. Është një moment shumë i mirë ku do të keni mundësi që të zgjidhni gjërat ashtu si ju dëshironi. Fusha ekonomike financiare duket e stabilizuar. Në fushën shpirtërore lidhjet Peshore – Peshk dhe Peshore – Shigjetar duken më të favorizuara.

    Akrepi

    Akrepët janë në të drejtën e tyre, kanë fuqinë e mendimit dhe nuk gabojnë lehtë. Lum ata që e kanë në punë dhe që ia dinë vlerën Akrepit. Keni një mundësi dhe rëndësi të veçantë, sidomos në rolet drejtuese apo përgjegjëse. I keni të gjitha mundësitë për të arritur majat në çdo lloj fushe. Është një moment shumë i mirë dhe pozitiv, madje do shikoni që do ndryshoni shumë gjëra në punën tuaj të përditshme. Është një moment perfekt ku do të rrezatoni në atë që bëni dhe të tjerët do t’ja u kenë nevojën dhe jo ju të tjerëve. Periudha më favorite e muajit për Akrepin është nga data 12 nëntor deri më datën 23 nëntor. Gjatë kësaj kohe mund të zgjidhni çështje të pazgjidhura dhe jeni gati për të ndërmarrë nisma të reja. Vetëm, kujdes me ligjin dhe çështjet penale! Gjithashtu një gëzim shumë i madh do të ndodhë në familjen tuaj, një njohje ka mundësi që t’a ktheni në lidhje serioze.

    Shigjetari

    Është një periudhë e mirë kjo për Shigjetarët, kanë një ekonomi të konsoliduar dhe rritja gradualisht në profesion dhe karrierë janë dy pikësynimet kryesore të tyre. Edhe pse Shigjetarët janë shenja më dorëlëshuar me paranë, por duket se tani ka ardhur momenti të jenë më shumë se kurrë të fokusuar tek financat e tyre. Dinë se çfarë do të bëjnë dhe ku do të shkojnë. Është një moment tepër pozitiv në ndryshime dhe në zhvillime, gjithashtu keni mundësinë që gjërat t’i bëni vetë ashtu siç ju dëshironi. Do të jetë ky një muaj shumë dinamik për ju, ku do të keni disa takime të njëpasnjëshme të cilat janë pozitive dhe shumë të rëndësishme për të ardhmen. Fati është në anën tuaj këtë muaj në lidhje me financat, por duhet të mendoheni mirë sesi të investoni për të ardhmen. Periudha me ndikime më pozitive e muajit për ju është nga data 6 deri më 18 nëntor. Në fushën shpirtërore janë pak fajtorë, ndikime pozitive ka për të palidhurit.

    Bricjapi

    Duket se për Bricjapët arma më e fortë do të jetë mençuria, sidomos në fushën ekonomike financiare, në vendimet që do të merrni në kohën e duhur dhe në nisma të reja. Eshtë një muaj i qetë për Bricjapët, nën ndikimin e Saturnit dhe Plutonit do të keni mundësi për të zgjidhur çdo gjë. Keni një takim tani, i cili është shumë i rëndësishëm, këmbëngulni dhe përpiquni t’a realizoni, sepse do t’ju duhet për të nisur diçka të re. Është një moment shumë i mirë dhe pozitiv në fushën e punës dhe të karrierës. Por në krahun tjetër do të shikoni disa gjëra që ndryshojnë në fushën e ekonomisë. Edhe pse nuk ka vend për shqetësime duhet të jeni të kujdesshëm dhe të vëmendshëm në çdo vendim që merrni, pasi koha dhe momenti i duhur është shumë i rëndësishëm.

    Ujori

    Janë humanë dhe bëjnë shumë Ujorët për të tjerët, por duket se kjo gjë nuk i kthehet mbrapsht Ujorit. Mund të trokasin diku, por ajo derë nuk do hapet për ta. Por çfarë mund të bëjë Ujori për të ndryshuar dhe për të dalë në sipërfaqe. E ka në fakt mundësinë Ujori nga data 1 deri më datën 13 nëntor dhe koha më e artë është 25-30 nëntor. Lakmoni të mbyllni çështjet më të mëdha që keni, problematika të ndryshme, punë, ekonomi, vendime të rëndësishme. Është një moment i mirë ku priten shumë ndryshime. Ju sakrifikoni shumë, ndoshta jeni shenja më altruiste. Momenti dhe koha më e mirë për stabilizimin financiar. Gjithashtu në fushën shpirtërore është një periudhë mjaft e mirë. Një lidhje problematike me Binjak të 10-të ditëshit të dytë, keni mundësinë e zgjidhjes tani në fillim të këtij muaji.

    Peshqit

    Periudha më e mirë e Peshqve për këtë muaj është nga data 9 deri më 19 nëntor. Do të keni ndikime pozitive si në punë dhe në karrierë, në zhvillime dhe ndryshime, në lidhje me një punë të re, sepse keni një çështje në lidhje me këtë dhe tani duket se është momenti juaj. Mund të stabilizoni gjërat siç dëshironi pasi është momenti i duhur për t’ia arritur qëllimit. Në punë do të keni mundësinë për të zgjidhur disa problematika, madje keni mundësinë për të realizuar çdo gjë me sukses. Në çështjet shpirtërore lidhjet me pengesa do të kenë mundësi të ballafaqohen dhe të sqarohen. Me Gaforre të 10-të ditëshit të dytë dhe Virgjëreshë të 10-të ditëshit të tretë do të keni mundësi që të zgjidhni çdo problematikë për të stabilizuar lidhjen tuaj.

  • Nëntori/ “Kujdes! Marrëdhënie të fshehta erotike”, Meri Shehu: Data që duhet të ketë kujdes secila shenjë

    Nëntori/ “Kujdes! Marrëdhënie të fshehta erotike”, Meri Shehu: Data që duhet të ketë kujdes secila shenjë

    Nëntori do të jetë më pozitiv se sa muaji që po lëmë pas. Ky është lajmi i mirë që vjen për të gjitha shenjat nga astrologia Meri Shehu. Sipas parashikimit mujor në “Rudina”, astrologia shpjegon se fillimi dhe fundi i tij do të kenë disa lidhje të vështira, por të kapërcyeshme.

    Periudha më e favorshme do të jetë mesi i muajit, megjithatë në datat 11-13 shenjat duhet të jenë vigjilente. E rëndësishme është edhe periudha pas datës 23 që do të ketë tendenca zhgënjimi për shkak të ëndërrimeve të tepruara. Më të ndikuara do të jenë shenjat e ndryshueshme: Binjakët, Virgjëresha, Shigjetari dhe Peshqit.

    Meri Shehu: Ky muaj fillon në datën 3 me një lidhje të vështirë midis diellit në Akrep dhe Jupiterit në Dem. Përballen pak këto të dyja dhe ata që kanë probleme me ligjin, gjëra të fshehta sikur iu dalin këto dhe nuk ndihen komodë. Edhe në datën 4 është një moment pak i vështirë për marrëdhëniet erotike sepse Afërdita në Virgjëreshë përballet me Neptunin në Peshk dhe këtu mund të ketë pak shkarje sa i përket vendimeve, premtimeve dhe gjërave që njerëzve presin.

    12. Demi

    Do përballen me hënën e re në datën 13. Hëna e re është shumë e bukur por ka disa lidhje planetare sidomos në datën 11-13 që janë shumë të sforcuara dhe gati-gati shpërthyese. Dielli dhe Marsi do jenë në kundërshtim me Uranin. Çdo gjë mund të ndodhë, bisedat nuk marrin drejtim pozitiv dhe ndryshimet që do të bëhen kanë një ritëm pak të vështirë. Demët do ta jetojnë personalisht këtë gjë, do ndihen të surprizuar dhe nuk i duan surprizat. Në datën 4 të kenë kujdes sepse Afërdita sjell një goditje të vogël në çështjet erotike dhe ekonomike.

    11. Dashi

    Duket sikur nuk marrin shumë pjesë, por nga data 11-13 Marsi i tyre përballet me Uranin dhe nervat e pasiguritë do i bëjnë të mos vetëpërmbahen, të ndihen sikur janë bërë tabelë qitjeje në disa raste dhe të marrin pozicion luftarak. Nga natyra janë luftarakë, do bëhen më shumë dhe kjo ndjesi nuk do i lërë ta shijojnë siç duhet Nëntorin. Afërdita hyn në datën 10 në Peshore dhe do t’i ëmbëlsojë disi në një marrëdhënie në çift ose bashkëpunim. Pas datës 23 e tutje muaji ka tendenca pak zhgënjyese, bëhemi më utopikë dhe nëse ëndërrojmë më shumë se ç’duhet do shohim që mund të mos bëhen realitet. Shumë planetë që hyjnë në Shigjetar përballen me Neptunin në Peshk.

    10. Luani

    Nuk është një pozicion shumë komod sepse nga data 23 e tutje shumë planetë në Shigjetar nuk i japin dot një frymëmarrje Luanëve dhe do përjetojnë ca ditë jo shumë të këndshme në fund të muajit Nëntor në çështjet erotike, ekonomike e ligjore. Do përmirësohen muajin e ardhshëm, por deri atëherë fundi i Nëntorit do bëhet trazovaç për marrëdhëniet e tyre. Data 15 do jetë e mirë për komunikim për Luanët. Nëse e mbajnë mend këtë datë, do bëjnë marrëveshje të mira erotike, pune, të marrin lekë dhe të ndihen më të ekuilibruar.

    9. Binjakët

    Janë shenjë që duket sikur nuk do ketë shumë tronditje sepse Afërdita hyn në Peshore, shenjë që ka të bëjë me erotizmin e tyre dhe do përjetojnë erotizma të mira, por ndryhsimi i punës në datën 13 në hënën e re nuk do jetë ai që do donin, do vijë shumë i sforcuar, do lodhen shumë që ta bëjnë, edhe nëse bëhet nuk do ndihen sikur është i duhuri, pra nuk do ta përjetojnë mirë çështjen e punëve. Ata me probleme shëndetësore duhet të kenë kujdes në këtë periudhë duke mos e ekzgjaruar. Në datën 4 kujdes me marrëdhëniet familjare, ka një zhgënjim.

    8. Bricjapi

    Janë në një pozicion deri diku të leverdisshëm për ta. Megjithëse janë përballjet e planetëve në fillim, Dielli me Jupiterin, Afërdita në datën 3-4 janë sinjal ku duhet të shohin mirë aleancat, miqtë, atje ku kanë dhënë duart ose ku kanë çështje ligjore për të zgjidhur. Pas datës 13 ndodhin ndryshime dhe data 15 do iu japë avantazhe në ekonomi, marrëdhënie të ndryshme dhe karrierë.

    7. Virgjëresha

    Duhet të kenë parasysh datën 4 sepse Afërdita në shenjën e tyre përballet me Neptunin dhe ndoshta nuk do ndihen kaq të sigurt në zgjedhjet që kanë bërë, duan të bëjnë ose nuk do marrin dot vendimet e duhura, do gabojnë diku ndaj të kenë kujdes në këtë periudhë. Pas datës 15, gjërat fillojnë të rregullohen dhe mesi i muajit do jetë mesi i artë për to në ekonomi e marrëdhënie.

    6. Ujori

    Do marrin pjesë në disa shpërthime nervash nga data 11-13 dhe ndryshime të mëdha që Ujorët do ndihmojnë të ndodhin sepse dielli dhe Marsi janë në kundërshtim me Uranin ndaj këtu është pika nevralgjike ku mund të prishin disa gjëra. Hëna e re në datën 13 mund të bëhet shkas që ngjarje jo shumë të këndshme t’iu hapin rrugë për të bërë gjëra të reja dhe më të mira në jetën e tyre. Afërdita në Peshore do iu japë lumturi, me kontakte jashtë vendit për punë dhe jetë personale.

    5. Gaforrja

    Do marrin përmirësim në gjërat e tyre me hënën e re në datën 13. Sado që përplasen shumë gjëra, do luftojnë për atë që duan, që i bëjnë të ndihen të sigurta ose do luftojnë për një njeri të dashur. Do rrezikojnë nga data 11-13 të gjitha këto por besoj se do arrijnë t’ia dalin dhe të stimulohen bukur. Fundi i muajit nuk është i mirë për punën në përgjithësi.

    4. Peshqit

    Me iluzionet e shpresat, ëndërrimet e tyre mund të prishin punë tek njerëzit që e kapërcejnë këtë masë. Data 4 është shumë e vështirë spese iu jep shumë idealizëm shumë njerëzve sidomos shenjave të ndryshueshme: Peshqit, Virgjëresha, Binjakët, Shigjetari dhe aty i rrëzon këto idealizma. Janë disa ditë stacion që njerëzit do kuptojnë se duke qenë ëndërrimtarë nuk i dilet ose duke shpresuar shumë pa qenë pak pragmatistë. Mesi i muajit, 11-13 është i mirë për udhëtime, por një ndryshim nuk del shumë i mirë për Peshqit.

    3. Shigjetari

    Do kalojnë shumë planetë në Shigjetar. Në datën 7 hyn Mërkuri, planeti i komunikimit, Afërdita, dielli por do përballen me Neptunin. Fundi i muajit pas datës 23 e vendos në një situatë mjaft të vështirë, zhgënjyese ku do e kalojë në datën 15 kur Mërkuri të bëjë një lidhje të bukur me Afërditën dhe nëse e kalojnë, marrin vendime të mira, janë të sigurt përballë zhgënjimeve e mashtrimeve që mund të ndodhin, do arrijnë të mbijetojnë. Kujdes me shëndetin në datat 11-13.

    2. Akrepi

    Është muaji i Akrepëve, por dielli përballet me Jupiterin në datën 3, më pas me Uranin në datën 11-13 dhe ka shumë gjëra për të ndodhur, që ziejnë, të fshehta, madje data 7 zbulon të fshehta ose ka njerëz që duan të merren me rrugë të nëndhenshme që mund të mos i përkasin Akrepëve, por ndikojnë në këtë pozicion. Marrëdhëniet e fshehta erotike do marrin e do japin këtë muaj dhe një ditë shumë e bukur takimesh mund të jetë data 15 sepse Afërdita në Peshore sjell stil, sharm, dëshirë për të qenë me të tjerët, komunikimi bëhet më i këndshëm por Akrepët duhet ta mbajnë në zemrat e tyre ndoshta akoma të fshehtë duke pritur të futet Afërdita në shenjën e tyre.

    1.Peshorja

    Kanë kaluar një muaj Tetori shumë të vështirë, dielli me Plutonin çfarë nuk u ndryshoi, u duk sikur u përmbys bota për to por rikthehet prapë. Afërdita në shenjën e tyre në datën 10 do t’i ëmbëlsojë së bashku me planetët që hyjnë në Shigjetar. Fillimi i muajit i vështirë, fundi i muajit për të gjithë e vështirë. Peshoret do gjejnë rrugën më të bukur të mundshme.

  • “Në nëntor ka furtunë”/ Astrologu bën paralajmërimin e fortë: Do goditen personat që kanë vjedhur dhe…

    “Në nëntor ka furtunë”/ Astrologu bën paralajmërimin e fortë: Do goditen personat që kanë vjedhur dhe…

    Jemi në prag të një muaji të ri, teksa nesër data do shënojë 1 Nëntor.

    Dhe sigurisht është e rëndësishme të dimë se çfarë kanë parashikuar yjet për ne.

    I ftuar në “Shqipëria LIVE”, astrologu Jofiel Koço ka bërë një parashikim të fortë, sa i përket Shqipërisë. Ai tha se muaji nëntor forcon sektorin e taksave dhe tatimeve, e po ashtu atë të drejtësisë.

    Ai shtoi se do ketë “furtunë” për personat që kanë vjedhur dhe kanë fshehur pasurinë e tyre.

    “Nëntori forcon dy fusha. Së pari, nëse ka vjedhje në fushën e financës, do goditët fort nga sektori i Tatimeve. Pra nga astrologjia, ky muaj fuqizon shumë sistemin e taksave dhe tatimeve dhe godet personat që kanë abuzuar në këtë sektor. Po ashtu, forcon sektorin e gjykatave. Në nëntor ka furtunë që përfshin këto dy sektore, personat që kanë vjedhur dhe kanë fshehur të ardhurat për t’iu shmangur taksave do goditen këtë muaj”– tha astrologu.

  • Muaj i vështirë, dhe me shumë sfida! Astrologia e njohur ka lajme të këqija për nëntorin

    Muaj i vështirë, dhe me shumë sfida! Astrologia e njohur ka lajme të këqija për nëntorin

    Nëntori do të jetë më pozitiv se sa muaji që po lëmë pas. Ky është lajmi i mirë që vjen për të gjitha shenjat nga astrologia Meri Shehu. Sipas parashikimit mujor në “Rudina”, astrologia shpjegon se fillimi dhe fundi i tij do të kenë disa lidhje të vështira, por të kapërcyeshme.

    Periudha më e favorshme do të jetë mesi i muajit, megjithatë në datat 11-13 shenjat duhet të jenë vigjilente.

    E rëndësishme është edhe periudha pas datës 23 që do të ketë tendenca zhgënjimi për shkak të ëndërrimeve të tepruara. Më të ndikuara do të jenë shenjat e ndryshueshme: Binjakët, Virgjëresha, Shigjetari dhe Peshqit.

    Meri Shehu:

    Ky muaj fillon në datën 3 me një lidhje të vështirë midis diellit në Akrep dhe Jupiterit në Dem. Përballen pak këto të dyja dhe ata që kanë probleme me ligjin, gjëra të fshehta sikur iu dalin këto dhe nuk ndihen komodë.

    Edhe në datën 4 është një moment pak i vështirë për marrëdhëniet erotike sepse Afërdita në Virgjëreshë përballet me Neptunin në Peshk dhe këtu mund të ketë pak shkarje sa i përket vendimeve, premtimeve dhe gjërave që njerëzve presin.

    12.Demi

    Do përballen me hënën e re në datën 13. Hëna e re është shumë e bukur por ka disa lidhje planetare sidomos në datën 11-13 që janë shumë të sforcuara dhe gati-gati shpërthyese. Dielli dhe Marsi do jenë në kundërshtim me Uranin. Çdo gjë mund të ndodhë, bisedat nuk marrin drejtim pozitiv dhe ndryshimet që do të bëhen kanë një ritëm pak të vështirë. Demët do ta jetojnë personalisht këtë gjë, do ndihen të surprizuar dhe nuk i duan surprizat. Në datën 4 të kenë kujdes sepse Afërdita sjell një goditje të vogël në çështjet erotike dhe ekonomike.

    11.Dashi

    Duket sikur nuk marrin shumë pjesë, por nga data 11-13 Marsi i tyre përballet me Uranin dhe nervat e pasiguritë do i bëjnë të mos vetëpërmbahen, të ndihen sikur janë bërë tabelë qitjeje në disa raste dhe të marrin pozicion luftarak. Nga natyra janë luftarakë, do bëhen më shumë dhe kjo ndjesi nuk do i lërë ta shijojnë siç duhet Nëntorin. Afërdita hyn në datën 10 në Peshore dhe do t’i ëmbëlsojë disi në një marrëdhënie në çift ose bashkëpunim. Pas datës 23 e tutje muaji ka tendenca pak zhgënjyese, bëhemi më utopikë dhe nëse ëndërrojmë më shumë se ç’duhet do shohim që mund të mos bëhen realitet. Shumë planetë që hyjnë në Shigjetar përballen me Neptunin në Peshk.

    10.Luani

    Nuk është një pozicion shumë komod sepse nga data 23 e tutje shumë planetë në Shigjetar nuk i japin dot një frymëmarrje Luanëve dhe do përjetojnë ca ditë jo shumë të këndshme në fund të muajit Nëntor në çështjet erotike, ekonomike e ligjore. Do përmirësohen muajin e ardhshëm, por deri atëherë fundi i Nëntorit do bëhet trazovaç për marrëdhëniet e tyre. Data 15 do jetë e mirë për komunikim për Luanët. Nëse e mbajnë mend këtë datë, do bëjnë marrëveshje të mira erotike, pune, të marrin lekë dhe të ndihen më të ekuilibruar.

    9.Binjakët

    Janë shenjë që duket sikur nuk do ketë shumë tronditje sepse Afërdita hyn në Peshore, shenjë që ka të bëjë me erotizmin e tyre dhe do përjetojnë erotizma të mira, por ndryhsimi i punës në datën 13 në hënën e re nuk do jetë ai që do donin, do vijë shumë i sforcuar, do lodhen shumë që ta bëjnë, edhe nëse bëhet nuk do ndihen sikur është i duhuri, pra nuk do ta përjetojnë mirë çështjen e punëve. Ata me probleme shëndetësore duhet të kenë kujdes në këtë periudhë duke mos e ekzagjeruar. Në datën 4 kujdes me marrëdhëniet familjare, ka një zhgënjim.

    8.Bricjapi

    Janë në një pozicion deri diku të leverdishëm për ta. Megjithëse janë përballjet e planetëve në fillim, Dielli me Jupiterin, Afërdita në datën 3-4 janë sinjal ku duhet të shohin mirë aleancat, miqtë, atje ku kanë dhënë duart ose ku kanë çështje ligjore për të zgjidhur. Pas datës 13 ndodhin ndryshime dhe data 15 do iu japë avantazhe në ekonomi, marrëdhënie të ndryshme dhe karrierë.

    7.Virgjëresha

    Duhet të kenë parasysh datën 4 sepse Afërdita në shenjën e tyre përballet me Neptunin dhe ndoshta nuk do ndihen kaq të sigurt në zgjedhjet që kanë bërë, duan të bëjnë ose nuk do marrin dot vendimet e duhura, do gabojnë diku ndaj të kenë kujdes në këtë periudhë. Pas datës 15, gjërat fillojnë të rregullohen dhe mesi i muajit do jetë mesi i artë për to në ekonomi e marrëdhënie.

    6.Ujori

    Do marrin pjesë në disa shpërthime nervash nga data 11-13 dhe ndryshime të mëdha që Ujorët do ndihmojnë të ndodhin sepse dielli dhe Marsi janë në kundërshtim me Uranin ndaj këtu është pika nevralgjike ku mund të prishin disa gjëra. Hëna e re në datën 13 mund të bëhet shkas që ngjarje jo shumë të këndshme t’iu hapin rrugë për të bërë gjëra të reja dhe më të mira në jetën e tyre. Afërdita në Peshore do iu japë lumturi, me kontakte jashtë vendit për punë dhe jetë personale.

    5.Gaforrja

    Do marrin përmirësim në gjërat e tyre me hënën e re në datën 13. Sado që përplasen shumë gjëra, do luftojnë për atë që duan, që i bëjnë të ndihen të sigurta ose do luftojnë për një njeri të dashur. Do rrezikojnë nga data 11-13 të gjitha këto por besoj se do arrijnë t’ia dalin dhe të stimulohen bukur. Fundi i muajit nuk është i mirë për punën në përgjithësi.

    4.Peshqit

    Me iluzionet e shpresat, ëndërrimet e tyre mund të prishin punë tek njerëzit që e kapërcejnë këtë masë. Data 4 është shumë e vështirë sepse iu jep shumë idealizëm shumë njerëzve sidomos shenjave të ndryshueshme: Peshqit, Virgjëresha, Binjakët, Shigjetari dhe aty i rrëzon këto idealizma. Janë disa ditë stacion që njerëzit do kuptojnë se duke qenë ëndërrimtarë nuk i dilet ose duke shpresuar shumë pa qenë pak pragmatistë. Mesi i muajit, 11-13 është i mirë për udhëtime, por një ndryshim nuk del shumë i mirë për Peshqit.

    3.Shigjetari

    Do kalojnë shumë planetë në Shigjetar. Në datën 7 hyn Mërkuri, planeti i komunikimit, Afërdita, dielli por do përballen me Neptunin. Fundi i muajit pas datës 23 e vendos në një situatë mjaft të vështirë, zhgënjyese ku do e kalojë në datën 15 kur Mërkuri të bëjë një lidhje të bukur me Afërditën dhe nëse e kalojnë, marrin vendime të mira, janë të sigurt përballë zhgënjimeve e mashtrimeve që mund të ndodhin, do arrijnë të mbijetojnë. Kujdes me shëndetin në datat 11-13.

    2.Akrepi

    Është muaji i Akrepëve, por dielli përballet me Jupiterin në datën 3, më pas me Uranin në datën 11-13 dhe ka shumë gjëra për të ndodhur, që ziejnë, të fshehta, madje data 7 zbulon të fshehta ose ka njerëz që duan të merren me rrugë të nëndhenshme që mund të mos i përkasin Akrepëve, por ndikojnë në këtë pozicion. Marrëdhëniet e fshehta erotike do marrin e do japin këtë muaj dhe një ditë shumë e bukur takimesh mund të jetë data 15 sepse Afërdita në Peshore sjell stil, sharm, dëshirë për të qenë me të tjerët, komunikimi bëhet më i këndshëm por Akrepët duhet ta mbajnë në zemrat e tyre ndoshta akoma të fshehtë duke pritur të futet Afërdita në shenjën e tyre.

    1.Peshorja

    Kanë kaluar një muaj Tetori shumë të vështirë, dielli me Plutonin çfarë nuk u ndryshoi, u duk sikur u përmbys bota për to por rikthehet prapë. Afërdita në shenjën e tyre në datën 10 do t’i ëmbëlsojë së bashku me planetët që hyjnë në Shigjetar. Fillimi i muajit i vështirë, fundi i muajit për të gjithë e vështirë. Peshoret do gjejnë rrugën më të bukur të mundshme.

  • “Do përballeni me një ndarje të vështirë”, Meri Shehu paralajmëron këtë shenjë të Horoskopit

    “Do përballeni me një ndarje të vështirë”, Meri Shehu paralajmëron këtë shenjë të Horoskopit

    Astrologe Meri ka lajme jo dhe aq të mira.

    Meri tregon se Merkuri ne Virgjeresh perballet me Saturnin ne Peshk dhe disa nga shenjat do kenë përballje me nje rrugetim te veshtire dhe nje person te veshtire.

    “Ka mundesi edhe te perballeni me nje ndjenje te veshtire apo ndarje te veshtire! Kujdes punen, rrugetimet, ndjenjat romantike qe mund te paketohen ne nje mesazh te ftohte!

    Kujdes nga problemet e keqkuptimet Binjaket, Virgjereshet Shigjetaret, dhe Peshqit! Po ashtu edhe Demët e Bricjapët!”, lajmëron Meri.