Category: Horoskopi

  • “Do të jenë dy ditë të rënda”/ Horoskopi JAVOR 16-22 tetor 2023: Ju beqarët do dashuroheni kokë e këmbë

    “Do të jenë dy ditë të rënda”/ Horoskopi JAVOR 16-22 tetor 2023: Ju beqarët do dashuroheni kokë e këmbë

    Si do jetë kjo javë për të gjitha shenjat e horoskopit?

    DASHI: Javë me fat!

    I dashur Dash, një tjetër javë me fat përsa i përket ndjenjave! Afërdita në një pozicion të favorshëm ndihmon në dialogun me partnerin dhe rrit pasionin. Kujdes, megjithatë nga kalimi i pafavorshëm i Mërkurit, mund të çojë në një konflikt në vendin e punës. Megjithatë, lidhja e Jupiterit ju garanton fat dhe sukses: nga tani deri në muajin maj do të arrini një qëllim të madh! Ditët me fat: e mërkurë dhe e enjte.

    DEMI: Hëna kundër…

    I dashur Dem, fundjava mbaroi me një fat të madh. Por java e re fillon me ditën e hënë dhe të martë në kundërshtim me hënën: do të jenë dy ditë mjaft të rënda, në të cilat mund t’i dorëzoheni lehtësisht nervozizmit… Do të jetë mbi të gjitha sfera e ndjenjave që do të japë vështirësi për shkak të pozicionit të pafavorshëm të planetit Venus, dhe do të ketë diskutime të ashpra.. Padyshim më me fat, me një hënë të bukur në krah, do të jenë dita e enjte, e premte dhe e shtune. Për beqarët Marsi do krijojë mundësi të njëpasnjëshme për takime. Shëndeti mund të jetë delikat ditët e para, ndërkohë që pas të mërkurës situata do ndryshojë për mirë.

    BINJAKËT: Me Marsin në shenjë!

    Të dashur Binjakë, lidhja e Marsit vazhdon t’ju japë energji të madhe: sigurisht që nuk ju mungojnë idetë dhe dëshira për t’u futur në biznese të reja. Jupiteri në një pozicion të favorshëm ju shoqëron, gati për t’ju sjellë fat edhe në projektet më ambicioze! Këtë javë, megjithatë, do t’ju duhet të duroni dy ditë me hënën kundër, të mërkurën dhe të enjten, në të cilat mund të mos jeni shumë në qejf… Ju beqarët do dashuroheni kokë e këmbë me dikë dhe nuk do i ndaheni asnjë moment derisa ta tërhiqni pas vetes. Në planin financiar nuk do keni kurrfarë problemi.

    GAFORRJA: Përballë Diellit dhe Mërkurit…

    Të dashur Gaforre, edhe një herë këtë javë rrezikon të jetë paksa e rëndë për shenjën tuaj, e detyruar të përballojë kundërshtimin e dyfishtë të Diellit dhe Mërkurit… Për më tepër, të premten dhe të shtunën, edhe hëna do të jetë në kundërshtim, ndaj do të ndiheni të lodhur dhe nervoz. Mos u shqetësoni: duke filluar nga java e ardhshme do të përmirësohet situata! Vetëm ju beqarët do të keni fat. Do jeni tërheqës dhe do merrni propozime pa fund. Që nga e mërkura mund ta ndryshoni edhe statusin.

    LUANI: Probleme me ndjenjat…

    I dashur Luan, nuk është një moment i lehtë për shenjën tuaj përsa i përket ndjenjave: kundërshtimi i Venusit sjell grindje dhe diskutime në jetën tuaj në çift. Nëse jeni beqarë nuk do jetë e lehtë të takoni menjëherë personin e duhur… por bëni durim! Në planin e punës, megjithatë, do të mund të mbështeteni në favorin e Jupiterit dhe të gjithë forcën dhe energjinë e Marsit, gjë që do t’ju lejojë të merrni njohjen që meritoni. Për sa i përket gjendjes shëndetësore, ajo nuk do jetë e mirë. Dy ditët e para do jeni të stresuar dhe do ndiheni pa fuqi.

    VIRGJËRESHA: Mundësi të reja…

    E dashur Virgjëreshë, Dielli dhe Mërkuri i favorshëm këtë javë mund t’ju sjellin disa mundësi të tjera. Diçka pozitive më në fund po ndodh në punë dhe duke filluar nga pranvera do të shihni frytet e të gjitha përpjekjeve tuaja! E hëna dhe e marta do të jenë padyshim me fat, me një hënë të bukur në krah. Nga ana tjetër, e mërkura dhe e enjtja janë nervoze, kur diçka mund të mos shkojë siç është planifikuar… Nëse jeni beqarë do jeni më të hapur ndaj takimeve dhe do pranoni të bëni edhe çmenduri vetëm për të ndryshuar statusin. Ndërsa gjendja shëndetësore do vijë duke u përmirësuar pas të enjtes. Do e gjeni kurën për t’u qetësuar edhe nëse keni shqetësime kronike.

    PESHORJA: Afërdita kujdeset për ju!

    Peshore e dashur, në këtë periudhë nuk është e lehtë për shenjën tuaj të përballojë problemet dhe angazhimet e shumta profesionale: Mërkuri në një pozicion të pafavorshëm nuk lehtëson marrëdhëniet me shefat dhe kolegët, ndërsa kundërshtimi i Jupiterit sjell ngadalësim dhe ndërlikon suksesin e projekteve tuaja. Për fat të mirë, planeti Venus do të kujdeset për të rikthyer humorin tuaj të mirë: mund të mbështeteni në praninë e një personi special. Ju beqarët do realizoni takime me shumicë, por do fiksoheni pas një personi që nuk vlen për ju.

    AKREPI: Ditë me fat dhe tensione me partnerin…

    I dashur Akrep, java juaj fillon me dy ditë, të cilat do të jenë padyshim me fat! Mërkuri në favor do t’ju ndihmojë gjithashtu të gjeni mundësi interesante dhe aleatë të rinj për projektet tuaja. Kini kujdes, megjithatë, nga kalimi i pafavorshëm i Venusit , i cili mund të sjellë disa tensione shtesë në jetën tuaj në çift. E diela, veçanërisht, rrezikon të jetë mjaft grindavece… Ju beqarët do keni njohje të reja, por prej tyre do ketë veçse mundësi për aventura, asgjë më shumë. E vetmja gjë që duhet të bëni kujdes është gjendja shëndetësore, ecila do lerë për të dëshiruar. Mund të ndiheni pa fuqi dhe mund të keni edhe ndonjë problem me frymëmarrjen.

    SHIGJETARI: Emocione të mëdha!

    I dashur Shigjetar, tranziti i favorshëm i Venusit ju jep emocione të mëdha: planeti i dashurisë është gati të mbështesë marrëdhënien tuaj sentimentale dhe t’ju japë shumë pasion. E mërkura dhe e enjtja në veçanti, mund të rezultojnë ditë pa dyshim romantike. Fatkeqësisht, planeti Mars, ende në opozitë , do të vazhdojë t’ju bëjë të ndiheni mjaft të lodhur dhe të stresuar, veçanërisht në punë… Ju beqarët do jeni shumë të izoluar dhe kjo nuk do ju lejojë të keni njohje të reja. Nuk do jetë periudhë me fat për ju. Shëndeti do jetë disi më i mirë se më parë. Kujdesi që keni treguar kohët e fundit do japë rezultatet e veta.

    BRICJAPI: Jini të durueshëm

    I dashur Bricjap, me Diellin dhe Mërkurin në shenjën tuaj keni diçka më shumë! Është një periudhë e favorshme për takime të reja dhe do të ketë disa mundësi të mira për t’u kapur në ajër. Megjithatë, për fat të keq, për të parë frytet e kaq shumë pune që keni bërë do të duhet të bëni durim dhe të prisni muajin maj, kur planeti Jupiter do të hyjë në shenjën “miqësore” të Demit. Ndërkohë, shijoni një hënë të bukur me fat të premten dhe të shtunën. Shëndeti herë pas here mund të ketë shqetësime të vogla që do vijnë si pasojë e lodhjes së tejskajshme.

    UJORI: Me fuqinë e Venusit

    I dashur Ujor, planeti Venus në bashkim ju jep dashuri me bollëk! Këtë javë do të ketë kimi dhe pasion me dikë të veçantë. Nëse jeni beqarë, mund të bëni takime të destinuara për të zgjatur, veçanërisht të mundshme ditën e diel, kur edhe hëna do të jetë në lidhje me shenjën tuaj… Kujdes, megjithatë, nga një hënë disi nervoze të hënën dhe të martën, në të cilën diçka mund të mos shkojë siç është planifikuar. Shëndeti për fat të mirë nuk do jetë problematik. Do keni mbrojtje të mirë imunitare dhe nuk do prekeni aspak nga virozat.

    PESHQIT: Shumë të lodhur…

    Të dashur Peshq, muajt e fundit të 2022-ës i kanë dhënë një shtysë të madhe projekteve tuaja dhe tani mbetet vetëm të punoni shumë! Tranziti i pafavorshëm i Marsit ju bën të ndiheni të lodhur, por në të njëjtën kohë gati për të luftuar për atë që besoni. Në maj, kur Jupiteri të aktivizohet sërish në favorin tuaj, më në fund do të jeni në gjendje të korrni përfitimet e përpjekjeve tuaja. Ndërkohë këtë javë fokusojeni gjithçka në ditët e hënës me fat, ato të së hënës dhe të martës. Ndërsa ju beqarët do abuzoni me joshjen, por nuk është e sigurt që do gjeni personin e duhur. Sakrifica ekstreme nuk duhet të bëhen për asnjë arsye.

  • Horoskopi 15 tetor 2023: Çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

    Horoskopi 15 tetor 2023: Çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

    DASHI

    Gjatë kësaj dite do keni dëshirë t’i provoni ato që do thoni dhe nuk do ecni kuturu. Do veçoheni për pjekurinë dhe seriozitetin. Për ju që keni një lidhje do jetë një ditë e mbushur me çaste të lumtura kjo e sotmja. Do i qëndroni besnikë atij që keni në krah edhe pse shpesh tundimi do jetë i fortë. Ju beqarët do ndihmoheni nga Mërkuri dhe do e gjeni personin më të përshtatshëm. Bëni edhe pak durim sepse nuk keni çfarë të bëni tjetër. Në punë do arrini çdo qëllim që do i vini vetes dhe do ndiheni edhe më krenarë se më parë. Në planin financiar nuk duhet të rrezikoni shumë duke shpenzuar pa menduar sepse mund të mbeteni me xhepat bosh.

    DEMI

    Gjatë kësaj dite do gjendeni para disa dilemave të vështira, por që nëse reflektoni dhe tregoheni të kujdesshëm do mund t’i zgjidhni. Për ju që keni një lidhje Venusi do ndikojë shumë pozitivisht. Ai do ju ndihmojë t’i zgjidhni edhe disa probleme të vogla të së shkuarës dhe do ndiheni më të qetë. Ju beqarët do realizoni mjaft takime, por ka pak gjasa që ato të shndërrohen në diçka më tepër. Sipas Horoskopit vip, në punë do bëni mirë të veproni me gjakftohtësi dhe të mos mbani inate të vjetra me kolegët. Po të jeni të qetë keni për të arritur shumë më lart. Në planin financiar nuk do keni asnjë lloj problemi, kështu që mos u shqetësoni.

    BINJAKËT

    Gjatë kësaj dite do veproni ashtu si do e ndieni, por sigurisht duke ruajtur vetëkontrollin. Nuk priten momente delikate. Ju që jeni në një lidhje do e shfrytëzoni në maksimum kohën kur të jeni bashkë me partnerin dhe do përjetoni emocione të forta. Për ju nuk ka gjë më të rëndësishme se të qenit mirë së bashku. Ju beqarët do hezitoni të joshni persona dhe kjo do iu bëjë që të mbeteni ende vetëm. Për punën do jetë një ditë aktive dhe e animuar. Do e adhuroni çdo moment edhe pse mund të ndieni pak më shumë lodhje. Në planin financiar gjërat do ecin mirë falë ndihmës së disa të afërmve sepse ju vetë nuk do jeni të logjikshëm me shpenzimet.

    GAFORRJA

    Më në fund sot do arrini të përjetoni kënaqësitë që aq shumë keni pritur. Në fakt keni kohë që keni ndërtuar terrenin e duhur. Për ju që keni një lidhje, falë mbështetjes së disa planetëve, marrëdhënia me partnerin do fillojë të përmirësohet. Do i kuptoni gabimet e bëra dhe tashme do jeni më të logjikshëm. Ju beqarëve do ju rrahë zemra shumë fort për dikë dhe nuk do ngurroni t’ia shprehin atij pëlqimin. Në punë gjërat do evoluojnë. Të gjitha përgatitjet që keni bërë do japin rezultatet e veta. Do jeni edhe më të organizuar se më parë. Financat do jenë të mira, prandaj nëse keni për të bërë investime mund t’i bëni pa asnjë lloj frike.

    LUANI

    Jupiteri mund të sjellë edhe pengesa në jetën tuaj sot kështu që mundohuni të tregoheni sa më të kujdesshëm që të mundeni. Nëse keni një lidhje ka mundësi të merrni disa vendime radikale. Shumë gjëra do ndryshojnë njëherë e përgjithmonë. Ju beqarët më në fund do e gjeni shpirtin tuaj binjak dhe çdo detaj i jetës do ju ndryshoje përgjithmonë. Në punë mos qëndroni në vend, por bëni përpjekjet e duhura për të përmbushur detyrat që iu janë dhënë. Nëse i lini pas dore nuk do ua gjeni dot më fillin. Të ardhurat do duan më shumë përkujdes. Mundohuni që para se të shpenzoni, t’i bëni mirë llogaritë. Kjo gjë do shmangë problemet.

    VIRGJËRESHA

    Duhet të besoni më shumë tek intuita gjatë kësaj dite, por duhet gjithashtu të tregoheni sa më të matur. Nëse keni një lidhje mos u tregoni ironikë me partnerin tuaj sepse do keni debate dhe probleme serioze me të. Mirë është që çdo pakënaqësi që të keni t’ia thoni atij drejtpërdrejt. Nëse jeni beqarë nuk duhet ta humbisni kontaktin me realitetin sepse mund të lëndoheni. Në punë vetëm po të jeni të vëmendshëm dhe të matur do mund të arrini atje ku e keni programuar. Me nxitim dhe inat vetëm sa do prishni planet. Në planin financiar do jeni me fat. Situata do vijë duke u përmirësuar gjithnjë e më shumë.

    PESHORJA

    Dielli dhe Hëna do ju ndihmojnë të vendosni disiplinë sot në jetën tuaj dhe do ndiheni shumë herë më të qetë se më parë. Nëse keni një lidhje, jeta juaj do ketë disa përmirësime falë ndihmës që do iu japë Urani. Do e shihni me një sy tjetër të ardhmen dhe nuk do bëni aspak gabime. Nëse jeni beqarë do keni vetëm mundësi për aventura kalimtare, asgjë më shumë sesa aq. Në punë do dini shumë mirë si të veproni dhe do keni çelësat e zgjidhjes së çdo problemi. Sipas Horoskopit vip, në planin financiar duhet të reflektoni disa herë para se të veproni sepse po bëtë gabime gjendja do vijë duke u përkeqësuar.

    AKREPI

    Gjatë kësaj dite do ju duhet të merrni vendime të rëndësishme sidomos në punë dhe do gjendeni përballë vështirësive. Gabimi më i vogël mund t’iu kushtojë shtrenjtë. Për ju që keni një lidhje do ketë momente të paqëndrueshme. Do kaloni edhe çaste të lumtura edhe debate të forta me njëri-tjetrin. Ju beqarët do jenë të matur dhe nuk do pranoni çdo lloj ftese që do ju bëhet. Hapat e rëndësishme do i hidhni në momentin e duhur. Në punë nuk do ju mungojë ambicia, por do ju duhet pak më shumë këmbëngulje dhe mbështetje nga kolegët e vjetër. Nëse ja dilni do ju propozohet një post i ri. Në planin financiar duhet të merrni masa sa më parë pasi në të kundërt do keni probleme serioze.

    SHIGJETARI

    Nuk do ndiheni shumë mirë shpirtërisht gjatë kësaj dite dhe nuk do merrni as guximin t’i ndryshoni gjërat. Motivimi do ju mungojë plotësisht. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë rutinë. Në disa momente mundet edhe të mërziteni, por nuk duhet kurrsesi të hidhni hapa të nxituara. Ju beqarët do keni një ditë harmonike dhe të mbushur me njohje të reja. Duhet ta shfrytëzoni në maksimum gjithsecilën. Në punë sado që do ju mbështesin dhe do ju nxitin të veproni do e keni shumë të vështirë. Mërzitja do ju pushtojë dhe nuk do keni dëshirë për asgjë. Në planin financiar do jeni më të organizuar dhe gjendja do vijë duke u përmirësuar.

    BRICJAPI

    Gjatë kësaj dite do jeni shumë të logjikshëm dhe do dini çfarë hapash të hidhni. Për ju të dashuruarit klima yjore do jetë shumë e ngrohtë dhe marrëdhënia me partnerin do vazhdojë të mbetet e mirë. Ju beqarët do e keni të vështirë ta joshni personin që do pëlqeni kështu që do ju duhet të qëndroni edhe pak kohë vetëm. Në punë mund të kaloni edhe disa momente të tensionuara, megjithatë di dini si të dilni prej tyre. Po u treguat më të duruar do dilni të fituar. Jupiteri do ju ndihmoje tej mase me financat dhe gjendja ka për të mbetur gjatë gjithë kohës e mirë. Mund t’i lejoni vetes edhe ndonjë shpenzim më tepër.

    UJORI

    Nëse doni qetësinë në jetën tuaj sot bëni shumë kujdes me çdo hap që do hidhni. Mos u nxitoni dhe mos merrni vendime të pabazuara. Nëse jeni në një lidhje ka rrezik që të mendoni për disa aventura me persona të tjerë dhe kjo mund te sjellë probleme serioze për jetën në çift. Nëse jeni beqarë duhet të joshni pafund sepse sot çdo gjë do jetë e lejuar për të arritur qëllimin. Në punë do jeni më të ndërgjegjshëm dhe do ua vini veshin edhe këshillave që do iu japin disa kolegë. Në përgjithësi do jetë ditë e mirë. Në planin financiar do dini të bëni ekonomi. Do i llogaritni me kujdes shpenzimet që keni për të kryer dhe do mund të hiqni edhe disa para mënjanë.

    PESHQIT

    Jeta juaj nuk do ndikohet shumë mirë nga yjet sot dhe nëse nuk tregoheni të kujdesshëm mund të keni edhe probleme. Për ju të dashuruarit ka rrezik që marrëdhënia të jetë e vështirë për t’u menaxhuar. Nuk do ndiheni shumë mirë pranë atij që dashuroni sepse debatet do jenë të pafundme. Ju beqarët do ecin me sy mbyllur në një drejtim dhe nuk do iu druheni zhgënjimeve. Në fund të fundit prej tyre mëson më shumë. Në punë do keni më shumë besim tek vetja, por hendeqet e lëna prej kohësh nuk do jetë e lehtë të mbushen menjëherë. Duhet të bëni sa më shumë durim. Dielli dhe Jupiteri do ju ndihmojnë t’i menaxhoni si duhet financat dhe gjendja do mbetet e kënaqshme.

  • Brenda datave 19 deri më 24 tetor, 3 shenjave të horoskopit u hapet “porta” e parave

    Brenda datave 19 deri më 24 tetor, 3 shenjave të horoskopit u hapet “porta” e parave

    Astrologët theksojnë se java e ardhshme do të jetë plot sfida dhe ndryshime, por tre shenja të horoskopit mund të kenë fat me para nga data 19 deri më 24 tetor. Të lindurit në shenjat e mëposhtme do të rrisin pasurinë e tyre, ata mund të marrin një promovim në punë ose të përfundojnë projekte të vjetra që do t’u sjellin bollëk.

    Këta janë tre fituesit me fat që do të marrin paratë

    Dashi

    Është koha për veprim dhe iniciativë, gjërat mund të ndryshojnë lehtësisht për mirë. Fat i veçantë i pret Dashët që guxojnë të fillojnë një punë të re apo edhe të fillojnë të kërkojnë një punë të re. Çdo ndryshim do të hapë dyer të reja dhe një shans për sukses. Ata nuk duhet të kenë frikë të dalin nga zona e tyre e rehatisë.

    Luani

    Shumë Luan do të jenë të prirur ndaj rrezikut dhe ndryshimit gjatë këtyre ditëve, por ata që guxojnë të ndryshojnë gjërat mund të kenë vërtet sukses. Edhe pse në fillim nuk do ta keni të qartë nëse keni marrë vendimin e duhur, në fund do të kuptoni se jeni në rrugën e duhur. Do të keni shanse të mëdha për sukses të papritur në punë dhe promovim.

    Shigjetari

    Për të pasur sukses gjatë javës së ardhshme, Shigjetari duhet të fokusohet në projekte, ide dhe punë të reja. Kjo është një periudhë e favorshme për të investuar në art dhe pasuri të paluajtshme. Çdo gjë që filloni mund të krijojë energji të mirë dhe t’ju japë një erë shtesë për të arritur gjërat që dëshironi në fushën e karrierës. Paratë arrijnë në duart e guximtarëve!

  • Kush janë shenjat më erotike? Meri Shehu paralajmëron: Kujdes me shpenzimet, nga datat 20-21 tetor…

    Kush janë shenjat më erotike? Meri Shehu paralajmëron: Kujdes me shpenzimet, nga datat 20-21 tetor…

    Shehu paralajmëroi katër shenjat e para të horoskopit që të kenë kujdes nga datat 20-21 tetor, në lidhje me çështjet e punës, ekonomisë apo familjare

    Shehu paralajmëroi katër shenjat e para të horoskopit që të kenë kujdes nga datat 20-21 tetor, në lidhje me çështjet e punës, ekonomisë apo familjare

    Shehu paralajmëroi katër shenjat e para të horoskopit që të kenë kujdes nga datat 20-21 tetor, në lidhje me çështjet e punës, ekonomisë apo familjare.

    Parashikimi i Meri Shehut për 4 shenjat e para të horoskopit.

    Dashi

    Dashi që çlirohen të paktën në aspekte pune, sepse Afërdita në Virgjëreshë ishte shumë e goditur, por nga nesër fillon e çlirohet. E shumë mund të gjejnë një punë, mund të kenë një investim më të mirë pune ose mund të kenë një rritje page. E në fushën e marrëdhënieve mund të kenë një njohje të re ose një fillim të ri marrëdhëniesh, qoftë në çift, qoftë në lidhje me të tjerët.Por shpenzimet ekonomike mbeten të fuqishme me Marsin në Akrep.

    Demi

    Demët, të cilët me Hënën e Re në Peshore do të vendosin një ekuilibër të ri në lidhje me punën. Do të ndryshojnë punë ose do t’i japin fund një pune, sot, nesër ose pasnesër. Dy javët e ardhshme mund të marrin një iniciativë të re për një punë të re. Nuk do të jetë shumë e lehtë se sa e nisin, pastaj nga data 20-21 prapë do të kenë disa debate për këtë fillim pune. Por që këtu rrotullohet e gjithë historia e tyre, te çështja e një pune.

    Por edhe në dashuri sikur fillojnë e marrin një lloj energjie pozitive, të paktën në fushën e erotikës çlirohen deri diku nga këto makthet dhe marrëdhëniet e vështira që kanë pasur kohët e fundit.

    Binjakët

    Binjakët që me Hënën e Re në Peshore, janë një nga shenjat erotike. Themi që Binjakët, bota le të digjet dhe Binjakët do vazhdojnë punën e vet përsa i përket jetës personale, erotike. Nuk e themi në kuptimin e keq, por u ka ardhur fati. E kur të vjen fati, tashmë ne duhet t’a shijojmë. Kështu shumë Binjakë që kanë pasur problematike, pasiguri familjare dhe ekonomike, shumë rrëmuja, kanë një mundësi të çlirohen. Ky dy javësh pret mirë, por datat 20-21 mund të përmbysi shumë Binjakë në këtë çështje, sidomos të lindurit në 10-ditëshin e tretë të shenjës së tyre. Do të përballen me ca gjëra që kanë të bëjnë me ekonominë, pushtetin, punën. Do t’a shohin me qetësi.

    Gaforrja

    Marsi është futur në Akrep dhe Gaforret i bën shumë erotike. Jo erotikë vetëm me flirte, me më the, të thashë, të pashë nga larg, këtu futet erotizmi në kuptimin konkret të fjalës, të prek, të jetojmë bashkë, të krijojmë familje. E gjëra të tilla. Do shpejtojnë Gaforret, do marrin vrull. Marsi u jep një lloj irritomi, ngacmimi të fortë seksual. Në çështjet familjare duhet të kenë kujdes nga datat 20-21 tetor, Gaforret e lindura në 10-ditëshin e 3. Por edhe në çështje pushteti. Gaforret që kanë pushtet të madh mund të rrezikojnë punën ose kryesimin në punën e tyre.

  • E premte e “zezë” për këto tre shenja! Çfarë thotë horoskopi për ju?

    E premte e “zezë” për këto tre shenja! Çfarë thotë horoskopi për ju?

    Do jeni shumë besnikë ndaj partnerit/es tuaj sot dhe nuk do tundoheni aspak nga personat interesantë që do iu joshin. Në mbrëmje do merrni një surprizë. Beqarët do kenë fat në dashuri dhe do futen në një etapë të re të jetës së tyre. Në planin financiar shpenzoni me maturi që të mos keni vështirësi.

    Demi

    Nëse ju dalin probleme në jetën tuaj në çift, mundohuni t’i zgjidhni ato sa më parë të jetë e mundur. Po i latë pas dore situata mund të bëhet edhe më e ndërlikuar. Beqarët ka gjasa të kenë dashuri me shikim të parë. Gjithçka do ndryshojë për ta. Në planin financiar nuk priten vështirësi.

    Binjakët

    Rutina do e pushtoje jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe do jeni gjithë kohës te mërzitur. Mezi do prisni qe dita te marre fund. Beqaret do jene gati edhe për aventura kalimtare vetëm e vetëm qe te mos qëndrojnë me te vetmuar. Ne planin financiar fatmirësisht yjet do i keni ne krah dhe do dini çfarë hapash te hidhni. Situata do filloje te normalizohet

    Gaforrja

    Ditë e kontraktuar kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Herë do jeni në qejf dhe të gatshëm të bëni çmenduri me partnerin/en dhe herë do debatoni. Beqarët nuk do jenë në humor për ta kërkuar princin e tyre të kaltër. Nëse shpenzoni pa fund financat do dobësohen shumë saqë nuk do dini çfarë të bëni më pas.

    Luani

    Komunikimi do jetë i ngrohtë dhe dita do kalojë për mrekulli sot për ata që janë në një lidhje. Megjithatë mos harroni t’iu kushtoni disa orë edhe miqve tuaj. Beqarët do jenë të zënë me punë dhe nuk do mendojnë aspak për jetën sentimentale. Në planin financiar do jeni realistë dhe nuk do shpenzoni.

    Virgjëresha

    Do jeni në formë të shkëlqyer sot dhe të gatshëm të bëni ndonjë çmenduri vetëm e vetëm që marrëdhënia në çift të jetë e shkëlqyer. Beqarët gjithashtu do jenë sharmantë dhe askush nuk do iu rezistojë dot. Do i kenë ata mundësitë e zgjedhjes. Në planin financiar nuk duhet të rrezikoni shumë.

    Peshorja

    Ditë shumë problematike kjo e sotmja për të dashuruarit. Do keni zënka të njëpasnjëshme me partnerin/en dhe nuk do arrini dot të vendosni qetësinë. Beqarët do jenë spontane dhe kjo do i bëjë më tërheqës. Mundësitë për të hedhur hapa drejt një lidhjeje do jenë të mëdha. Financat do fillojnë të përmirësohen.

    Akrepi

    Dita e sotme do jetë e mrekullueshme për ata që janë në një lidhje. Shpeshherë do ju duket vetja sikur jeni në ëndërr. Beqarët do jenë gjatë gjithë kohës në kërkim të shpirtit binjak, por mundësitë do jenë të pakta. Në planin financiar situata do jetë shumë e mirë dhe do arrini të kryeni edhe investime.

    Shigjetari

    Vështirësitë në jetën tuaj në çift do jenë të shumta gjatë kësaj dite. Mundohuni të tregoheni paksa më të kuptueshëm sepse përndryshe lidhjes suaj mund t’i vijë fundi. Beqarët ka mundësi të pëlqejnë në një mënyrë tjetër një mik të vjetër. Gjeni mënyrën e duhur për t’ia shprehur ndjenjat. Financat do jenë të stabilizuara.

    Bricjapi

    Çastet intime do jenë edhe më të shumta gjatë kësaj dite kështu që shfrytëzojeni pa fund jetën tuaj në çift. Partneri/ja mund t’iu bëjë edhe ndonjë propozim interesant. Beqarëve do ju bëhen ftesa pa fund, por do e kenë të vështirë të bëjnë zgjedhjen e duhur. Në planin financiar situata do vijë duke u përmirësuar.

    Ujori

    Bashkëpunimi në çift do përforcohet edhe më tepër gjatë kësaj dite. Do i pranoni gabimet që keni bërë dhe do mundoheni t’i zgjidhni ato sa më parë. Beqarët nuk do kenë fat në dashuri edhe pse do kërkojnë gjatë gjithë kohës. Do ju duhet ende të prisni. Klima për financat do jetë përgjithësisht pozitive.

    Peshqit

    Jeta juaj në çift do ecë më së miri gjatë kësaj dite. Do i kushtoni më tepër kohë partnerit/es dhe gjithçka do shkojë për mrekulli. Beqarët do kenë mundësi shumë të mira për të filluar lidhje serioze të cilat do ua ndryshojnë rrjedhën e jetës. Financat nuk do kenë probleme, kështu mund të kryeni edhe ndonjë shpenzim.

  • Horoskopi për ditën e sotme, 12 tetor 2023

    Horoskopi për ditën e sotme, 12 tetor 2023

    Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për ju ditën e sotme

    DASHI
    Idetë tuaja janë shumë në kohë, kështu që mos hezitoni t’i jepni ato te të tjerët sa më shpejt të jetë e mundur. Mjetet elektronike janë çelësi për përhapjen e fjalës. Dërgoni e-mail dhe mesazhe të menjëhershme. Do të merrni përgjigje shumë shpejt.DEMI
    E keni gjetur veten në një pozicion që ju pëlqen, por mund të jeni të lodhur nga drejtimi i përgjithshëm drejt të cilit po punon punëdhënësi juaj. Mos ngurroni të thoni mendimin tuaj për këtë çështje. Pikëpamja juaj do të marrë respekt dhe konsideratë të madhe.

    Binjaket – Horoskopi – Gazeta Shqip
    BINJAKËT
    Duket se ka tension kudo që të ktheheni. Idetë e ngurta të njerëzve të tjerë po qëndrojnë në rrugën e përparimit tuaj. Kjo nuk është koha më e mirë për ju që të bëni presion ndaj njerëzve, ose t’i bindni ata për diçka në të cilën ata nuk besojnë.

    GAFORRJA
    Ju hapet një mundësi në të cilën mund të eksploroni më shumë liri në vendin e punës. Idetë tuaja po përzihen mirë me të tjerët dhe ata përreth jush respektojnë qasjen tuaj novatore dhe të pakufishme. Do të shkoni më tej nga sa prisni.

    Luani – Horoskopi – Gazeta Shqip
    LUANI
    Është e vështirë për ju të punoni kur jo gjithçka është e parashtruar dhe planifikuar mirë. Fatkeqësisht, kjo do të ndodhë edhe sot. Asgjë për të cilën jeni përgatitur nuk do të funksionojë ashtu siç e prisnit. Jini gati për atë për të cilën nuk jeni përgatitur.

    VIRGJËRESHA
    Ju jeni në pozicionin e përsosur për të bërë përparim në mënyrë agresive në idetë tuaja novatore. Të vetmet gjëra që ju ndalojnë janë ata njerëz që janë shumë të bllokuar në mënyrat e tyre për të provuar diçka të re. Mos u shqetësoni për këta njerëz. Ju do të keni sukses pa to.

    Peshorja – Horoskopi – Gazeta Shqip
    PESHORJA
    Jini të vendosur me pozicionin tuaj. Tregojuni njerëzve se vullneti juaj është i fortë dhe se mund t’i komunikoni me sukses idetë tuaja të tjerëve. Sot do të keni më shumë ndikim sesa mendoni. Bëni gjërat me bindje në vend të pasivitetit.

    Akrepi – Horoskopi – Gazeta Shqip
    AKREPI
    Do të jetë e vështirë të mbash fokusin, por mos u shqetësoni. Thjesht mos provoni asnjë detyrë që kërkon që ju të qëndroni të bazuar dhe praktik. Mbajtja e vëmendjes vetëm në një gjë për një periudhë të gjatë do të jetë pothuajse e pamundur. As mos u mundoni të provoni.

    Shigjetari – Horoskopi – Gazeta Shqip
    SHIGJETARI
    Do ta keni të vështirë të merreni me njerëzit përreth jush. Humori që dominon të gjithë do t’i bëjë ata të kërcënuar dhe sporadikë. Punoni në mënyrë të pavarur nëse mundeni. Përndryshe, mund të çmendeni duke u përpjekur të punoni së bashku me ata që nuk janë në anën tuaj.

    Bricjapi – Horoskopi – Gazeta Shqip
    BRICJAPI
    Aftësia juaj për të kryer shumë detyra do të jetë një aset kyç për ju. Të kesh zgjuarsi mendore për të kërcyer me lehtësi nga një gjë në tjetrën është diçka për të cilën duhet të krenohemi. Ndërsa të gjithë të tjerët janë në kampin e tij ose të saj të veçantë, ju do të jeni ai që lidh pikat.

    Ujori – Horoskopi – Gazeta Shqip
    UJORI
    Mund të mos ndiheni në humor për të luftuar sot. Nëse dikush ju sfidon, përpiquni të dilni nga kjo. Ndoshta do të arrini të fitoni çdo betejë me fjalët tuaja. Provoni arsyetimin e ndjeshëm në vend të luftimit të hapur. Dëgjoni me kujdes shqetësimet e palës kundërshtare.

    Peshqit – Horoskopi – Gazeta Shqip
    PESHQIT
    Një mosmarrëveshje e vazhdueshme me dikë me të cilin punoni do të intensifikohet. Të tjerët po i bashkohen palës kundërshtare dhe ju po filloni të pyesni veten se cilët janë në të vërtetë miqtë tuaj. Merrni parasysh motivet e tyre dhe jini mendjehapur. Ndoshta duhet të ndërroni edhe anë.

  • Njerëzit më të papërgjegjshëm i përkasin këtyre 3 shenjave të Horoskopit

    Njerëzit më të papërgjegjshëm i përkasin këtyre 3 shenjave të Horoskopit

    Papërgjegjësia është një nga tiparet që pakkush do ta pranojë se e ka. Nëse dikush është i papërgjegjshëm apo i pamatur, nuk i kushton shumë rëndësi sjelljes së tij dhe nëse kemi parasysh astrologjinë dhe karakteristikat që shpesh lidhen me njerëz të ndryshëm, ka disa shenja që nuk marrin përgjegjësitë e tyre.

    Por kush janë tre shenjat më të papërgjegjshme të Horoskopit?

    Dashi

    Nuk është çudi që Dashi është në këtë listë, pasi dy nga tiparet e tyre më të forta janë të qenit të padurueshëm dhe impulsiv. Kjo do të thotë se ai nuk dëshiron të urdhërohet, nuk dëshiron përgjegjësi dhe mund të jetë plotësisht i paparashikueshëm.

    Binjakët

    Binjakët janë një shenjë shumë shoqërore dhe i pëlqen ndryshimi. Binjakët ndonjëherë mund të jenë joseriozë, u pëlqen të bëjnë gjërat e tyre dhe të mos jetojnë me përgjegjësi. Pra, ai me të drejtë zotëron titullin.

    Shigjetari

    Shigjetarëve u pëlqen të jetojnë momentin dhe i duan aventurat. Ata janë të papërgjegjshëm nga natyra. Ata nuk e mbajnë lehtësisht atë që thonë dhe si rrjedhojë bëhen në të njëjtën kohë të pabesueshëm.

  • Parashikimi i horoskopit 11 tetor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju

    Parashikimi i horoskopit 11 tetor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju

    Dashi

    Pritet një ditë mjaft intensive dhe me gjithë yjet e mirë mni kokën tuaj nuk do të mungojnë stresset dhe lodhja. Mundohuni të jeni të durueshëm që dëgjoni më shumë partnerin.
    Demi
    Edhe për ju pritet të jetë një plot zhvillime dhe e lodhshme edhe për ju si në punë ashtu edhe në drejtim të raportve me të tjerët, që janë të tendosura, pasi do të keni kundërshtimin e Hënës.

    Binjakët
    Përsëri të lindurit e kësaj shenje duhet ta ndjejnë veten të sigurtë nën egidën e yllit të tyre Merkurit, që edhe sot do t’i asistojë në shumë aspekte. Jeni shumë dinamikë dhe pasionalë.

    Virgjeresha
    Afërdita është një pozicion shumë të favorshëm në shenjën tuaj, që do të thotë se nuk do të keni asnjë pengesë në çështjet e zemrës, madje, një njohje e re duket në horizont. Mirë edhe shëndeti.

    Peshorja
    Duke pasur parasysh orbitat e Marsit. Uranit dhe deri diku edhe të Hënës, pritet të jetë përgjithësisht një ditë e mirë për ju. Surprizat ju vijnë andej nga nuk jua merr mendja. Nga afër.

    Akrepi
    Një pjesë e parë e ditës disi e mërzitshme do të kalojë shumë shpejt, për t’ia lënë vendin një pjese të dytë shumë më aktive e me variacione. Hëna ju bën të magjishëm ën syte e partnerit.

    Shigjetari.
    Nuk mjafton të keni ide dhe të jeni shumë aktivë, nëse nuk do të dini t’i koordinoni cilësitë tuaja në këtë aspekt me zgjedhjet që bëni me njerëzit që ju duhen. Interesant erosi.
    Bricjapi

    Parashikohet një ditë në përgjithësi e qetë dhe pa shumë ndryshime nga ajo e mëparshmja. Vetëm se ju jeni më pak optimistë, dhe kjo sepse Afërdita ju sheh “shtrembër”.

    Ujori
    Parashikohet një ditë mjaft e mirë pë ju që i përkisni kësaj shenje, e cila do të jetë “plot” me yje të mirë. Zhvillime të reja në sektorin ku punoni, por edhe njohje të reja ju presin.

    Peshqit
    Marsi i “flakërues” në shenjë do të motivojë shumë nga ju që i përkisni asaj, por kujdes, sepse kjo mund të bëjë që të hidhni hapa të nxituara. Afërdita ju ndihmon në çështjet e zemrës.

    Gaforrja
    Fusha më e përshtatshme për ju sot do të jetë ajo e punë, ku edhe do të keni mbështetjen e Jupityeri dhe Afërditës. Probleme të vogla shëndeti vijnë më shumë nga nga stressi i kësaj periudhe.

    Luani
    Edhe të lindurit e kësaj shenje do të jenë nën ndikimin pozitiv të Merkurit, i cili do t’ju mbështesë fuqishëm në sektorin që keni më për zemër, atë të biznesit. Mirë edhe erosi.

  • HOROSKOPI/ 11 tetor 2023, çfarë parashikojnë yjet për ju sot

    HOROSKOPI/ 11 tetor 2023, çfarë parashikojnë yjet për ju sot

    Dashi

    Do bëni çmos qe ta ruani qëndrueshmërinë dhe harmoninë ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Edhe partneri, pavarësisht se nuk do ketë shume kohe te lire, do mundohet t’ua beje qejfin. Beqaret do kenë takimin qe aq shume kane pritur dhe do ndihen me se miri. Financat do jene te mira, kështu qe mund te kryeni investimet qe keni menduar prej kohesh.
    Demi
    Planetët nuk do kenë ndikim shume te madh gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne muft, prandaj ju mund te bëni atë qe dëshironi ne mënyrë qe ambienti te ngrohet me tepër. Beqaret do mbështeten gjithë kohës nga Marsi dhe do e takojnë personin e ëndrrave. Rrethanat do jene te përshtatshme edhe për te përmirësuar buxhetin. Do jeni shume te zotet ne këtë fushe.
    Binjakët

    Dita e sotme do jete e mire për te dashuruarit edhe pse pasioni nuk do jete aq i zjarrte sa mendohej. Përfitoni për te folur me partnerin mbi te ardhmen. Beqaret do kenë shume sukses ne dashuri dhe do e gjejnë personin qe do iu përshtatet me se miri. Ne planin financiar do arrini te kryeni investimet e duhura dhe situata do jete serish jo problematike.

    Gaforrja

    Një klime goxha e ngrohte do mbizotërojë gjate kësaj dite ne jetën tuaj sentimentale. Do e keni me te lehte te flisni lirisht me partnerin dhe do i shprehni ndjenjat qe para disa kohesh nuk keni mundur. Beqaret duhet te presin edhe disa dite për te gjetur dashurinë e madh. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire, prandaj bëni mire te kujdeseni me shume për shpenzimet.

    Luani

    Dite e mbushur me surpriza te shumta kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Shfrytëzojeni ditën deri ne sekondën e fundit dhe pranoni te bëni ndonjë çmenduri te vogël. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare dhe me ne fund do i japin fund vetmisë. Situata financiare do jete e favorshme edhe për te kryer ndenje shpenzim me tepër.

    Virgjeresha

    As mos e mendoni ta tradhtoni partnerin tuaj gjate kësaj dite sepse reagimi i tij nuk do iu pëlqejë aspak. Nëse nuk e doni me mire ja shprehni drejtpërdrejt. Beqaret do kenë takime te ndryshme, por asnjeri nuk do ua mbushe mendjen aq sa për te krijuar një lidhje. Ne planin financiar duhet te bëni shume sakrifica qe te ruani një situate te qëndrueshme.

    Peshorja

    Edhe pse keni një lidhje te gjate me partnerin tuaj, sot duhet te bëni kujdes me ato qe do thoni. Ai qe keni ne krah nuk do jete me humor te mire dhe mund t’iu keqkuptoje. Beqaret nuk do kenë një dite te favorshme dhe nuk do arrijnë te krijojnë lidhjen qe kane ëndërruar. Financat do përmirësohen ndjeshëm sidomos për ata qe kane qejf lojërat e fatit.

    Akrepi

    Kujdes me xhelozinë e tepruar gjate kësaj dite sepse mund te keni probleme serioze me partnerin. Mos kërkoni ta detyroni atë te qëndrojë vetëm pranë jush, por lëreni te dale edhe me miqtë e ngushte. Beqaret do vazhdojnë te jene ne kërkim, por nuk do e gjejnë personin e duhur. Financat do jene ne gjendje shume me te mire nga sa mendohej.
    Shigjetari

    Do jeni shume kërkues ndaj partnerit tuaj sot dhe nuk do kënaqeni me aq sa ai do iu japë. Mendohuni njëherë se sa i keni dhënë ju atij. Beqaret nuk duhet te pranojnë asnjë takim për sot sepse personat qe do ua kërkojnë këtë nuk do jene te përshtatshëm për ta. Ne planin financiar do iu pushtoje optimizmi. Pak nga pak do filloni ta përmirësoni buxhetin.

    Bricjapi

    Dite shume e zakonshme dhe pa asgjë te veçante kjo dite për ata qe janë ne një lidhje. Do vazhdoni ta jetoni jetën ashtu si t’iu vije. Beqaret do kenë një dite te mbushur me takime dhe emocione. Do argëtoheni pa fund me personat qe do njihni. Ne planin financiar mos dëgjoni këshillat e te tjerëve, por veproni ashtu si ju mendoni ne mënyrë qe ta përmirësoni këtë sektor.

    Ujori

    Nëse partneri juaj tregohet i rrepte me ju dhe e tepron me ngritjen e zërit tregojani menjëherë vendim, mos prisni qe situata te ndërlikohet edhe me shume. Beqaret me shume gjasa do nisin një histori dashurie te sinqerte dhe te bukur. Situata financiare do jete shqetësuese, prandaj do iu duhet te merrni disa masa strikte ne këtë plan.

    Peshqit

    Nëse kohet e fundit marrëdhënia me partnerin ishte ftohur paksa, sot gjithçka do marre një tjetër drejtim. Do flisni hapur dhe do sqaroni çdo keqkuptim qe keni pasur. Për beqaret nuk ehte momenti i duhur për te filluar angazhime serioze. Prisni edhe pak kohe me tepër. Perspektivat financiare janë goxha te mira. Do shpenzoni aq sa doni dhe serish buxheti do jete i mire.

  • Njihuni me shenjat e horoskopit që do të kenë përplasje të mëdha për muajin tetor

    Njihuni me shenjat e horoskopit që do të kenë përplasje të mëdha për muajin tetor

    Zbuloni shenjat e horoskopit që do të kenë përplasje të mëdha për muajin tetor:

    Demi

    Tensioni, dyshimi dhe mosbesimi mbretërojnë në tetor. Marsi dhe Mërkuri janë përballë jush me marrëdhëniet tuaja të prekura shumë. Nëse ka përçarje në fushat personale ose profesionale, prisni që ato të rriten dhe marrëdhëniet të marrin fund. Eklipsi i dytë do të ndodhë në shenjën tuaj më 28 tetor ku do të bëni një ndryshim të madh në jetën tuaj, qoftë në punë, qoftë në shtëpi.

    Luani

    Gjërat vështirë se parashikohen për ju, pasi durimi është gjithçka që duhet të bëni për të pasur sukses. Keni duruar shumë dhe tani ju kërkohet të duroni më shumë. Nga data 12/10, kur Marsi do të kalojë në Akrep, do të përballeni me probleme të ndryshme me shtëpinë tuaj, qoftë si hapësirë, qoftë me të dashurit tuaj. Do lindin disa tensione me të afërmit dhe problemet në shtëpi nuk do ju lënë të qetësoheni.

    Ujori

    Biznesi dhe marrëdhëniet me partnerët dhe kolegët janë në fokus. Do të ketë rivalitete, goditje me thikë dhe goditje nën brez. Tensioni dhe nervat do mbizotërojnë, ndërsa taktikat e ndryshme të ndjekura nga disa në punë ju bëjnë më të acaruar. Në të njëjtën kohë, nga fundi i muajit, eklipsi hënor dhe hëna e plotë ndikojnë në çështjet tuaja personale dhe përfundoni duke u grindur me të gjithë. Durimi dhe të menduarit e qartë janë të nevojshme për të pasur sukses.