Category: Horoskopi

  • Horoskopi për ditën e nesërme, ja çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

    Horoskopi për ditën e nesërme, ja çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

    DASHI

    Neptuni do influencoje se tepermi tek jeta juaj sentimentale dot. Do merrni disa vendime ne cift te cilat do i japin nje tjeter drejtim jetes suaj. Disa mund te kalojne ndonje moment te tensionuar. Beqaret duhet te bejne kujdes. Hena do iu beje kerkues dhe do kerkoni nje “qenie” perfekte. Nuk keni per ta gjetur nese nuk tregoheni realiste. Me financat gjerat do shkojne mire. Me ne fund.

    DEMI

    Gjate kesaj dite lidhja qe keni krijuar do te perforcohet edhe me shume. Do jeni shume joshes dhe partneri do ndihet mire qe iu ka ne krah. Beqaret nga ana tjeter do kerkojne pafund dhe do kene sukses. Me ne fund edhe ju nuk do ndiheni me vetem. Financat duhet menaxhuar me shume maturi. Mos e humbni kthjelltesine dhe mos u hidhni me sy mbyllur ne detin e shpenzimeve.

    BINJAKET

    Edhe pse lidhja juaj eshte shume e rendeishme duhet te merreni pak me shume me veten dhe familjaret sot. I keni lene pas dore kohet fundit. Beqaret, edhe pse nuk eshte ne stilin e tyre, do fillojne aventura, e ardhmja e te cilave nuk dihet aspak. Marsi do influencoje me shume tek financat. Buxheti do te ekuilibrohet dhe ju do mund te beni pak me shume shpenzime sesa zakonisht.

    GAFORRJA

    Jeta juaj ne cift mund te jete e tensionuar dhe aspak e animuar sot. Mundohuni ta ndreqni sa me pare sepse ne te kundert situata mund te perkeqesohet me teper. Tregohuni pak me tolerante dhe te kuptueshem. Beqareve mund t’iu ndryshoje jeta teresisht fale nje takimi impresionues. Financat do mbrohen nga Saturni. Do jete nje dite pa probleme ne kete fushe.

    LUANI

    Ata qe jane ne cift do jete me te perkedhelur nga yjet sot. Dita do jete shume animuar dhe e kendshme. Beni vetem kujdes mos tregoheni idealiste dhe mos kritikoni me shume sesa duhet. Beqaret do kene mundesi me shumice per te dale neper takime. Tregohuni sa me te hapur qe te mundeni. Ne planin sentimental duhet te tregoheni sa me vigjilente. Mos shpenzoni pa u menduar mire.

    VIRGJERESHA

    Humori juaj do te ndryshoje gjate kesaj dite dhe kjo mund te sjelle probleme me partnerin tuaj. Tregohuni te kujdesshem sepse perndryshe do kaloni nje dite te veshtire. Beqaret do ndihen mire edhe ashtu si jane, por nje person qe do takoni do iu beje per vete dhe mund te lindin ndjenja te forta. Do e menaxhoni me kujdes buxhatin dhe do tregoheni te matur me shpenzimet. Bravo!

    PESHORJA

    Nuk do iu pelqejne aspak detyrimet dhe te zakonshmet ne jeten tuaj ne cift. Do kerkoni te provoni gjera te reja qe t’iu sjellin me shume e mocione. Kujdes mos tentoni te shikoni dike tjeter sepse kur ta humbni partnerin do iu vije shume keq. Jupiteri dpo jete planeti qe do ndihmoje beqaret do iu sjelle fat. fale disa shpenzimeve te papritura qe do beni financat do te dobesohen.

    AKREPI

    Marredhenia me partnerin do jete shume e mire. Lereni pas rutinen dhe [provoni gjera te reja se bashku. Do ndiheni mire dhe do iu duket sikur do te rilindni. Beqaret do takojne dike dhe do e idealizojne menjehere. Ky eshte gabimi me i madh. Mos ndertoni lidhje sot sepse do lendoheni. Periudhe e favorshme per financat. Plutoni do iu mbeshtese dhe do beni investimet e nevojshme.

    SHIGJETARI

    Per disa prej atyre qe jane ne nje lidhje dita do jete e veshtire dhe me probleme. Mos e humbni ne asnje moment komunikimin me partnerin. Beqaret do jene te perkedhelurit e yjeve. Jo vetem qe do kene takime interesante por mund te fillojne edhe lidhje pasiononte. Kujdes me operacionet e medha financiare. Situata nuk eshte shume e qendrueshme qe ju te merrni vendime.

    BRICJAPI

    Projektet ne cift do jene shume te favorizuara gjate kesaj dite. Shprehini secili mendomet dhe me pas vendosni per ate qe iu intereson te dyve. Tregohuni edhe pak me te ngrohte me ate qe keni ne krah. Beqaret do marrin nje propozim shume te vecante. Mendohuni mire para se te jepni pergjigje. Financat do jene ne gjendje shume te mire sot. Mund te beni edhe ndonje shpenzim me shume.

    UJORI

    Duke qene se asnje planet nuk do ndikoje tek jeta juaj ne cift pritet nje dite e bukr dhe e mbushur me emocione. Do ndiheni me fat qe do keni dike i partneri prane. Saturni do i beje beqaret me te hapur ndaj takimeve. Mos humbisni asnje rast. Situata financiare do jete e pa stabilizuar. Do iu duhet te hiqni dore nga disa shpenzime qe kishit menduar. Eshte me mire keshtu.

    PESHQIT

    Ne planin sentimental do keni disa probleme sot. Mos u panikoni por qetesohuni dhe flisni me shume me partnerin. vetem keshtu do mund te rivendosni klimen e ngrohte. Beqaret duhet te merren me shume me ceshtjet e dashurise. Nese nuk kerkoni vete mos prisni qe te tjeret t’ua servirin gjithcka. Ka mundesi qe me financat te keni fat. Gjithsesi qendroni me kembe ne toke.

  • Një borxh pezull do t’ju hapë probleme, Horoskopi javor: Shenja që duhet të përgatitet për ndryshim të papritur

    Një borxh pezull do t’ju hapë probleme, Horoskopi javor: Shenja që duhet të përgatitet për ndryshim të papritur

    Horoskopi Javor i Dashit

    Këtë javë mund të përjetoni një event special në familje. Do të jetë një javë e mirë për të bërë plane martese ose bashkëjetese. Është e mundur të dëgjoni lajme jo të mira për dashurinë tuaj. Burrat e shenjes se dashit do të zemërohen dhe rrëmbehen këtë javë, pa i peshuar gjërat mirë. Përsa i përket gruas dash, do të jetë një javë interesante në shumë drejtime. Marrëdhëniet me të tjerët do të zhvillohen në mënyrë harmonike dhe prezenca e një mikeje do të sjellë gjëra të reja në jetën tuaj.

    Horoskopi Javor i Demit

    Nëse keni fëmijë, gjatë kësaj jave tregoni kujdes për ato që i premtoni ose që ju premton. Mos lejoni gënjeshtra, manipulime ose ndonjë sjellje negative mes jush. Një takim me një grua mund t’ju surprizojë këtë javë. Gjithashtu, gjatë kësaj jave do të prisni lajme nga larg. Do të jetë një javë impenjative për gratë që janë në punë ose studiojnë. Mbajeni një sy vigjilent në marrëdhëniet grua-grua. Do të jenë të rëndësishme për atmosferën në vendin e punës. Burrat do të shijojnë një kontratë, ftesë apo dokument që do t’i kënaqë.

    Horoskopi Javor i Binjakëve

    Evitojini marrëdhëniet financiare me miq ose njerëz me të cilët keni marrëdhënie të afërta. Mund të keni një zhgënjim, përplasje interesash ose kundërshtim interesash. Këto ngjarje mund të jenë edhe një test për marrëdhënien tuaj. Shumë prej jush dota kujtojnë këtë javë për shkak të një ngjarjeje që përfshin një djalë ose një burrë. Kushtojini më shumë vëmendje buxhetit dhe kostove të shtëpisë këto ditë. Meshkujt binjakë këtë javë do të kenë pritshëmri të mëdha dhe nuk ka pse të mos i realizojnë ato.

    Horoskopi Javor i Gaforres

    Për të lindurit e gaforres, një surprizë këtë javë do të lidhet me lajme ose informacione që do të merrni nga larg. Marrëdhëniet me rrethin tuaj të kolegëve këtë javë do të jenë shumë të rëndësishme për shkak të një kauze ose misioni që keni. Në përgjithësi, këtë javë do t’ju duhet të vizitoni njerëz ose vende për çështje financiare, keqkuptimet për pagesat, borxhet, etj… Nëse jeni prindër, do të keni vështirësi në komunikimin me fëmijët këtë javë. Të hënën dhe të shtunën priten ngjarje të rëndësishme. Tregohuni bujarë këtë jaë, por të arsyeshëm. Të dashurit tuaj do të gjejnë një mënyrë t’ju surprizojnë.

    Horoskopi Javor i Luanit

    Këtë javë, surpriza e të lindurve të shenjës së luanit lidhet me një burrë të familjes ose të afërt të rrethit familjar. Në shumicën e rasteve, surprizat e kësaj jave lidhen me paratë. Disa do të kenë rritje page, disa të tjerë më shumë shitje. Gjithashtu, kjo javë vjen me mundësi interesante për miqësi të reja. Eventet, vendimet apo veprimet e së premtes dhe të shtunës do të kenë vazhdimësi edhe në javët e ardhshme.

    Horoskopi Javor i Virgjëreshës

    Surprizat e kësaj jave për virgjëreshën lidhen me një shans që vjen nga një mashkull i familjes. Këto surpriza mund të lidhen me një propozim martese, fejesë ose dasmë. Jini të hapur ndaj gjërave të reja dhe tregoni më shumë kurajo dhe aktivitet. Në punë, tregohuni më të vëmendshëm ndaj sjelljeve të një gruaje kundrejt jush. Gjatë javës, një udhëtim i shkurtër i papritur, është i mundur. Të hënën dhe të mërkurën priten disa gjëra të paparashikuara lidhur me paratë. Në jetën e dashurisë, do të keni një moment serioz bisede ose vendimmarrje për një subjekt të rëndësishëm.

    Horoskopi Javor i Peshores

    Në përgjithësi, do të jetë një javë e suksesshme për të lindurit e peshores dhe pjesa më e madhe e planeve do të realizohen. Mund të përjetoni edhe një surprizë të këndshme që do t’ju vijë papritur. Gjatë javës duhet të jeni të kujdesshëm me dokumentet financiare, paratë, firmosjen e kontratave, etj… Këtë javë, gratë peshore mund të përballen me përgjegjësi delikate në lidhje me fëmijët dhe nipërit. Burrat peshore duhet të kujdesen më seriozisht për shëndetin e tyre. Edhe pse keni frikëra ose shqetësime, më mirë konsultohuni me një mjek për të parë sa serioze është gjendja.

    Horoskopi Javor i Akrepit

    Nëse jeni shenjë e akrepit këtë javë do të keni pritshmëri të mira lidhur me problemet e pronave dhe marrëveshjeve. Një surprizë në familje do të jetë baza për një ndryshim të madh në të ardhmen. Këtë javë evitojini konfliktet me anëtarët e familjes. Gjatë javës do të keni disa shpenzime të lidhura me një fëmijë. Megjithatë, do të merrni disa para si dhuratë ose mbështetje dhe do ta kompensoni disi këtë barrë.

    Horoskopi Javor i Shigjetarit

    Para jush është një javë që ju jep shansin e një vendimmarrjeje dhe ndryshimi të rëndësishëm. Këtë javë do t’ju vijnë disa të dhëna përmes dokumentave, një marrëveshje ose një llogari bankare. Gjithashtu këtë javë do të duhet t’i gjendeni pranë një të afërmi i cili nuk jeton në shtëpinë tuaj. Gratë shigjetare mund të përballen me ngjarje të pakëndshme në jetën e tyre personale. Kurse burrat e kësaj shenje duhet të planifikojnë disa blerje të lidhura me një fëmijë, nip ose adoleshent të familjes.

    Horoskopi Javor i Bricjapit

    Do të merrni para këtë javë. Gjithashtu do të prisni mysafirë ose do të ftoheni në shtëpinë e një miku, fqinji ose të afërmi. Disa pritshmëri të lidhura me ngjarje në jetën e një fëmije ose nipi do t’ju shqetësojnë ose nervozojnë. Do të jetë një javë në të cilën vëmendja do të fokusohet kryesisht tek familja dhe të afërmit tuaj. Do të keni një javë të favorshme për të udhëtuar. Femrat bricjap presin një lajm të mirë parash, kurse meshkujt një ndjesi kënaqësie nga një punë e bërë mirë.

    Horoskopi Javor i Ujorit

    Nëse keni lindur në shenjën e ujorit, këtë javë prisni një lajm, letër ose telefonatë nga një i afërm që jeton larg. Do të kuptoni gjithashtu këtë javë se jeni shqetësuar dhe keni pasur frikë kot nga diçka që në fakt duhet të ishte shkak për t’u gëzuar. Jeta private e fëmijës apo nipërve tuaj do të jetë arsyeja e një mbledhjeje të rëndësishme familjare. Gjatë javës mund të ketë një flirt në vendin tuaj të punës. Gratë ujore do të ftohen në një event special kurse burrat uhorë do të duhet të ndihmojnë një mik ose të afërm për një aktivitet.

    Horoskopi Javor i Peshqve

    Të lindurit e shenjës së peshqve do ta kujtojnë këtë javë për shkak të një lindjeje ose ditëlindjeje të një të afërmi. Do të keni disa probleme të lidhura me paratë që ju janë krijuar nga javët ose muajit e shkuar. Gjatë javës, një mbledhje me miq ose familjarë do t’ju sjellë shumë emocione dhe do t’ju përmirësojë gjendjen e humorit. Do të keni një surprizë nga një grua e vjetër ose nga një djalë i ri. Meshkujt peshq do të arrijnë sukses pas një periudhe të gjatë vështirësish dhe kjo është arsyeja pse duhet të gëzoheni, pavarësisht pengesave, ju nuk jeni dorëzuar.

  • Horoskopi 11 qershor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

    Horoskopi 11 qershor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

    Dashi: Sjellja juaj e hirshme do të vlerësohet shumë nga shumë individë të cilët do të shprehin admirimin e tyre. Do të gjeneroni koncepte gjeniale që çojnë në përfitime financiare. Në mbrëmje, shtëpia juaj mund të bëhet papritur e mbushur me mysafirë. Jeta juaj romantike mund të përballet me disa sfida. Angazhimi në seminare dhe ekspozita do t’ju ofrojë njohuri të freskëta dhe lidhje të vlefshme. Për shkak të agjendës tuaj të ngjeshur, bashkëshorti juaj mund të ndihet i shpërfillur sot dhe mund të shprehë pakënaqësinë e tij më vonë në mbrëmje. Sipas horoskopit, ka të ngjarë të kaloni një kohë të mrekullueshme me miqtë tuaj sonte. Sidoqoftë, është thelbësore të mbani mend rëndësinë e moderimit.

    Demi: Sjellja juaj e sjellshme do të vlerësohet shumë nga ata që ju rrethojnë, duke çuar në një vërshim të lavdërimeve verbale. Për të arritur sukses sot, këshillohet që të investoni në këshillat e individëve me përvojë që zotërojnë të menduarit inovativ. Të afërmit mbështetës do të ecin përpara për të lehtësuar barrat që ju rëndojnë në mendje. Kërkoni falje për çdo sjellje të pasjellshme në marrëdhënien tuaj romantike. Ndërsa kujdeseni me zell për nevojat e familjes suaj, shpesh është e lehtë të neglizhoni pushimet për veten tuaj. Megjithatë, dita e sotme paraqet një mundësi për të ndarë pak kohë personale dhe për të eksploruar një hobi të ri. Partneri juaj i jetës do t’ju ngrejë humorin me surpriza të këndshme, duke larguar çdo humor negativ. Angazhimi në kopshtari jo vetëm që ofron një ndjenjë relaksi, por gjithashtu kontribuon në mirëqenien e mjedisit.

    Binjakët: Mendja juaj do të jetë e hapur ndaj përvojave dhe mundësive pozitive. Sot, ju keni mundësinë të fitoni aftësinë e akumulimit financiar dhe menaxhimit efektiv të parave. Është e rëndësishme të kanalizoni burimet tuaja me mençuri. Disa individë mund të përjetojnë momente të gëzueshme festimi dhe argëtimi për shkak të një shtimi të ri në familjen e tyre. Ndërsa romanca është në ajër, jini të kujdesshëm pasi mund të lindin emocione të forta, të cilat mund të tensionojnë marrëdhënien tuaj. Njerëzit e lindur nën këtë shenjë të zodiakut mund të preferojnë vetminë sesa shoqërimin sot. Përdoreni kohën tuaj të lirë për t’u angazhuar në pastrimin dhe organizimin e shtëpisë. Fatkeqësisht, bashkëshorti juaj mund të shfaqë pandjeshmëri ndaj mirëqenies suaj sot. Do të arrini të vlerësoni rëndësinë e pjatave të shijshme dhe kuzhinave të ndryshme, pasi disa mund të përgatiten në shtëpinë tuaj sot.

    Gaforrja: Është thelbësore për ju që t’i jepni përparësi pushimit të plotë në mënyrë që të rinovoni trupin tuaj dhe të parandaloni lodhjen që të çojë në ndjenja pesimiste. Sot, vëllezërit e motrat mund t’ju drejtohen për ndihmë financiare, por dhënia e ndihmës mund t’ju shtojë barrën financiare. Megjithatë, kjo situatë do të përmirësohet në kohën e duhur. Disponimi i gëzuar i familjarëve tuaj do të krijojë një atmosferë të këndshme dhe të gjallë në shtëpi. Një telefonatë nga i dashuri ose bashkëshorti juaj do të sjellë gëzim të pamasë në ditën tuaj. Nuk është një ditë ideale për të udhëtuar. Bashkëshorti do të shprehë vlerësim të thellë për ju sot, duke nxjerrë në pah cilësitë tuaja pozitive dhe duke u dashuruar sërish me ju. Angazhimi në kopshtari mund të sigurojë një ndjenjë relaksi, duke kontribuar gjithashtu në mirëqenien e mjedisit.

    Luani: Është e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje shëndetit tuaj dhe të kujdeseni siç duhet për veten. Fitimet monetare pritet të vijnë nga burime të shumta. Disa ndryshime në mjedisin tuaj të shtëpisë mund të ngjallin ndjenja të forta sentimentale brenda jush, por ju do t’i komunikoni në mënyrë efektive këto emocione njerëzve që kanë një rëndësi të madhe në jetën tuaj. Çdo ankesë apo pakënaqësi brenda marrëdhënies suaj do të zhduket në këtë ditë të jashtëzakonshme. Disa çështje urgjente do të kërkojnë vëmendjen tuaj të menjëhershme sot. Bashkëshorti juaj është në gjendje t’ju befasojë me një derdhje dashurie; mbështesin dhe vlerësojnë gjestet e tyre. Ju mund të përjetoni trishtim sot pa e kuptuar shkakun themelor të këtij humori.

    Virgjëresha: Kalimi i mbrëmjeve me bashkëshortin tuaj, qoftë në kinema apo duke shijuar një darkë relaksuese, do t’ju mbajë në një humor të mrekullueshëm dhe të qetë. Situata juaj financiare do të përmirësohet, qoftë përmes sipërmarrjeve spekulative ose përfitimeve të papritura. Është e rëndësishme të theksohet se dikush të cilit i besoni mund të mos jetë plotësisht i sinqertë me ju, por aftësitë tuaja bindëse do t’ju mundësojnë të zgjidhni sfidat e ardhshme. Qasuni jetës suaj të dashurisë me gëzim dhe guxim për të lundruar nëpër kohë të vështira. Individët e lindur nën këtë shenjë të zodiakut kanë cilësi intriguese. Ata shpesh gjejnë vitalitet në shoqërinë e miqve, por edhe çmojnë momentet e vetmisë. Për më tepër, do të jeni në gjendje të ndani pak kohë “unë” nga orari juaj i zënë. Sidoqoftë, jini të kujdesshëm nëse lejoni të tjerët, përveç partnerit, të ushtrojnë kontroll mbi ju, pasi mund të rezultojë në një reagim të pafavorshëm nga tjetri juaj i rëndësishëm. Sot, një mik mund t’ju vijë në ndihmë dhe t’ju ndihmojë të shmangni një problem të rëndësishëm.

    Peshorja: Mund të përjetoni shqetësime që prishin paqen tuaj mendore, por një mik mbështetës do të jetë jashtëzakonisht i dobishëm në zgjidhjen e problemeve tuaja. Dëgjimi i muzikës qetësuese mund të ndihmojë në lehtësimin e tensionit dhe promovimin e relaksimit. Çdo çështje financiare që hasni sot ka potencial për t’u zgjidhur, duke çuar në përfitime financiare. Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se dikush të cilit i besoni mund të mos jetë plotësisht i sinqertë me ju. Aftësitë tuaja bindëse do të luajnë një rol vendimtar në tejkalimin e sfidave të ardhshme. Këshillohet që sot të adresoni dhe zgjidhni grindjet e gjata, pasi vonimi i tyre mund të ketë pasoja të dëmshme. Angazhimi në thashetheme duhet të shmanget sot, pasi ka tendencë të konsumojë një sasi të konsiderueshme të kohës tuaj. Martesa juaj mund të paraqesë sfida sot, duke kërkuar përpjekje shtesë për t’i lundruar nëpër to. Ndjenja e vetmisë mund të jetë shqetësuese, veçanërisht kur keni kohë boshe. Megjithatë, përpiquni t’i kapërceni këto emocione dhe të kaloni kohë cilësore me miqtë tuaj.

    Akrepi: Është e rëndësishme të jeni të ndërgjegjshëm për peshën tuaj dhe të shmangni ngrënien e tepërt. Edhe pse mund të mos e kuptoni plotësisht rëndësinë e parave në jetë, dita e sotme do t’ju shërbejë si një kujtesë pasi e gjeni veten në nevojë për financa pa burime të mjaftueshme. Përkushtohuni për të punuar shumë për mirëqenien e familjes suaj. Lërini veprimet tuaja të udhëhiqen nga dashuria dhe një vizion pozitiv dhe jo nga lakmia. Përqafimi i apelit tuaj seksual mund të japë rezultatet e dëshiruara. Kërkoni udhëzim nga një udhëheqës shpirtëror ose një figurë e moshuar. Me pak përpjekje, dita e sotme ka potencialin të bëhet dita më e mirë e jetës suaj martesore. Puna që do të kryeni sot do të vlerësohet nga eprorët, duke sjellë një buzëqeshje në fytyrën tuaj.

    Shigjetari: Këshillohet që të përmbaheni nga diskutimi për sëmundjen tuaj. Në vend të kësaj, angazhohuni në punë produktive për të ridrejtuar vëmendjen tuaj nga sëmundja juaj, pasi qëndrimi në të mund të përkeqësojë gjendjen. Në fund të ditës priten përmirësime financiare. Të bëni një vizitë te të afërmit tuaj do të jetë më e këndshme nga sa pritej. Qielli do të duket më i ndritshëm, lulet më të gjalla dhe gjithçka do të shkëlqejë rreth jush, të gjitha sepse jeni të dashuruar! Sot është një moment i përshtatshëm për të kërkuar këshilla ligjore duke vizituar një avokat. Do të kuptoni pse martesat shpesh konsiderohen të bëhen në parajsë. Pas shikimit të një filmi ose seri drame, mund të ndiheni të prirur të vizitoni zonat kodrinore, duke i lejuar vetes të kënaqeni me dëshirën për bukuri dhe qetësi piktoreske.

    Bricjapi: Zgjidhni të mos shqetësoheni për shëndetin tuaj. Ruajtja e një mentaliteti pozitiv vepron si një vaksinë e fuqishme kundër sëmundjes. Qëndrimi juaj optimist do të triumfojë mbi negativitetin. Një marrëveshje e re financiare do të mbyllet me sukses, e cila do të rezultojë në fluksin e fondeve të reja. Është e rëndësishme t’i trajtoni mysafirët tuaj me mirësi dhe respekt. Të vepruarit në mënyrë të vrazhdë jo vetëm që shqetëson familjen tuaj, por edhe tensionon marrëdhëniet tuaja. Do të gëzoni popullaritet dhe do të tërheqni pa mundim individë të seksit të kundërt. Sot do të kuptoni rëndësinë e marrëdhënieve ndërsa kaloni kohë cilësore me anëtarët e familjes. Dashuria e partnerit do t’ju ndihmojë të harroni vështirësitë e jetës. Ose babai ose vëllai juaj i madh mund t’ju qortojnë për çdo gabim sot. Kërkoni të kuptoni fjalët e tyre dhe t’i përdorni ato për rritjen dhe përmirësimin personal.

    Ujori: Prania e fëmijëve do të sjellë gëzim në mbrëmjen tuaj. Merrni parasysh të planifikoni një darkë të këndshme për t’i dhënë lamtumirën një dite të lodhshme dhe të ngarkuar. Shoqërimi i tyre do të rigjallërojë trupin dhe mendjen tuaj. Ka shumë gjasa për të përjetuar përfitime financiare sot, por është thelbësore të përfshiheni në akte bamirësie dhe të bëni donacione për të gjetur paqen e brendshme. Aftësia juaj për të lënë përshtypje pozitive te të tjerët do të shpërblehet. Është e mundur të përjetoni dashurinë me shikim të parë. Përfitoni nga koha e lirë që keni sot dhe angazhohuni në meditim, duke ju lejuar të ruani qetësinë mendore. Sot do të përjetoni lumturinë e vërtetë të të qenit i martuar. Të shohësh emrin e shefit tënd të shfaqet në ekranin e smartfonit gjatë fundjavës mund të mos jetë një pamje e këndshme. Megjithatë, mund të jetë kështu edhe këtë herë.

    Peshqit: Mund të përjetoni shqetësime që prishin paqen tuaj mendore, por një mik mbështetës do të jetë jashtëzakonisht i dobishëm në zgjidhjen e problemeve tuaja. Dëgjimi i muzikës qetësuese mund të ndihmojë në lehtësimin e tensionit. Nuk është një ditë veçanërisht e favorshme, kështu që do të ishte e mençur të vlerësoni situatën tuaj financiare dhe të kufizoni shpenzimet tuaja. Jini të përgatitur për kërkesa të paarsyeshme nga të afërmit më të vjetër. Çështjet e vogla mund të tensionojnë marrëdhënien tuaj me të dashurin tuaj, por është e rëndësishme t’i shprehni mendimet tuaja hapur dhe sinqerisht. Jini të kujdesshëm me të huajt që mund të krijojnë konflikte mes jush dhe partnerit tuaj. Në vend që t’i nënshtroheni vetmisë, merrni parasysh të dilni dhe të eksploroni vende të reja për të ngritur shpirtin tuaj.

  • Më trego cila shenjë e horoskopit je, të të them cila është ëndrra jote në sirtar!

    Më trego cila shenjë e horoskopit je, të të them cila është ëndrra jote në sirtar!

    Disa ëndrra janë bërë për t’u mbajtur mend, ca më shumë për për t’u harruar, kurse disa të tjera flenë tek gjithësecili prej nesh derisa një forcë, herë e dukshme dhe herë e padukshme guxon t’i nxjerrë në dritë.

    Mos mendoni se ëndrrat shihen sy hapur apo vetëm kur flini gjumë, shenjat e horoskopit për shembull ëndërrojnë falë energjisë kozmike. Le t’i zbulojmë së bashku:

    Dashi: Të bëhet një lider i suksesshëm dhe të realizojë projekte të mëdha, për të cilat ë mbahet mend gjatë. Dashi, njihet si një shenjë e cila nuk dëshiron të varet nga dikush tjetër, ndaj do të shënojë me gërma të arta emrin e tij. Ambiciozë të mëdhenj!

    Demi: Të ketë siguri në të gjitha fushat e jetës. Demat njihen si njerëz të cilët dëshirojnë të kenë siguri në jetë. I kap frika nëse nuk kanë diçka të sigurtë. Ah more Dem, sa shumë e dëshiron jetën e mirë!

    Binjakët: Dëshirojnë të kenë eksperienca të reja dhe të mësojnë gjëra të reja. Një binjak nuk lodhet duke mësuar gjëra të reja dhe të provojë eksperienca të ndryshme. Vazhdoni kështu!

    Gaforrja: Dëshiron të ketë momente romantike me personin e zemrës dhe të tjerët të paguajnë për të. Liria e vërtetë është gjithmonë në mendjen e një gaforreje dhe ata nuk do pushojnë së luftuari derisa ta kenë. Sa e zgjuar Gaforrja!

    Luani: Luani njihet si një ndër shenjat udhëheqëse të horoskopit, porn ë dallim nga Dashi nuk vuan as për pushtet e as për të qenë në i miri. Për të është e rëndësishme të gëzojë respektin e njerëzve që e rrethojnë. Dëshira e tij më e fshehur është të kujtohet si një njeri i mirë. Na habiti ky Luani, apo jo?

    Virgjëresha: Për Virgjëreshën, çelësi i lumturisë është dashuria. As nuk guxon ta imagjinojë jetë pa të, sidomos kur bëhet fjalë për njerëzit e dashur. Duke qenë shenjë këmbëngulëse dhe punëtore, në përgjithësi i realizon të gjitha. Por dëshira më e madhe është të ketë një familje të bukur dhe të japë e marrë sa më shumë dashuri, sipas living. Do të të mbysë sheqeri, moj Virgjëreshë!

    Peshorja: Dëshiron të krijojë balancë dhe të bëjë bamirësi. Nëse çdo gjë shkon në ekuilibrin e duhur, një Peshore do ndihet shumë mirë dhe e realizuar. Sa të mirë jeni ju Peshoret!

    Akrepi: Dëshiron të jetë në krye të çdo gjëje dhe të rregullojë të gjitha mosmarrëveshjet. Akrepët dëshirojnë shumë t’i bëjnë të tjerët të mendojnë se janë gabim. Ata duan të kenë sukses atje ku të tjerët dështojnë. Sa të rrezikshëm Akrepët!

    Shigjetari: Dëshirojnë të bëjnë risi dhe ndryshime të vërteta në botë. Shigjetarët janë shumë socialë dhe dëshirojnë të bëjnë ndryshime pozitive edhe në jetën e të tjerëve pa pritur asgjë në këmbim.

    Bricjapi: Dëshirojnë të admirohen nga miqtë dhe familja e tyre. Një Bricjap ka shumë dëshirë që të tjerët të admirojnë punën e tyre. Njihen si shenjë që punon fort.

    Ujori: Ka një dëshirë të madhe të dalë nga turma dhe të njihet për guximin e tij. Ujori dëshiron të mos bëjë çdo gjë që të tjerët bëjnë. Ata guxojnë për të ndryshuar jetën e tyre, pa bërë krahasime me botën që e rrethon. Bravo të qoftë o Ujor!

    Peshqit: Dëshira e tyre e fshehtë eshtë që ëndrrat dhe fantazitë e tyre t’i bëjnë realitet. Peshqit njihen si shenjë që në shumicën e kohës jetojnë duke ëndërruar. Dëshira më e madhe e tyre është të zgjohen dhe t’i bëjnë në realitet gjërat që kanë në kokën e tyre. Zgjohu nga ëndrrat dhe jeto jetën.

  • Horoskopi ditor për nesër, do të befasoheni se çfarë kanë parashikuar yjet për ju

    Horoskopi ditor për nesër, do të befasoheni se çfarë kanë parashikuar yjet për ju

    Dashi

    Kjo e shtunë do të jetë e mbushur plotë me zhvillime të reja, në sajë të hyrjes së Venusit në shenjën tuaj. Dashuria dhe pasioni do të jenë në plan të parë për të lindurit e kësaj shenje. Do të keni intensitet maksimal me partnerin/en. Në raportin në çift do të jetë ditë e përkryer.

    Demi

    Do të jeni të përfshirë nga dashuria, flirtimet dhe udhëtimet. Mendimet dhe brejtja e ndërgjegjes do të shkojnë drejt një historie të përfunduar. Ndërkohë për ata që kanë një aktivitet të tyre profesional, do të marrin kënaqësi maksimale.

    Binjakët

    Hëna do të ketë ndikim pozitiv në shenjën tuaj, duke i’u bërë më të qetë. Sigurisht që nuk do të shkëlqeni nga kthjelltësia, por nëse nuk do të punoni gjatë kësaj dite, nuk është se do të prishej ndonjë punë.

    Gaforrja

    Harmonia e Mërkurit dhe Hënës, do ju dhurojnë emocione të forta dhe të thella. Gjeste dashurie dhe shumë ndjenja do iu dhurohen nga partneri/ja. Kjo e shtunë do të jetë e mbushur gjithë përkëdheli.

    Luani

    Lëreni të lirë zemrën, për të pritur çdo gjë të bukur që do të vijë në shenjën tuaj. Parashikohet një periudhë plotë me dashuri. Do të keni dëshirë për të përmirësuar pamjen. Bëni kujdes për anën estetike, por fokusi kryesor duhet të jetë tek ndjenjat.

    Virgjëresha

    Nëse keni në plan një takim të rëndësishëm për të ardhmen tuaj, “armatosuni” me buzëqeshje dhe lini mënjanë çdo pasiguri. Nën praninë e Hënës dhe Mërkurit, do të dini të thoni gjënë e duhur, në momentin e duhur.

    Peshorja

    Një e shtunë e bukur iu pret, ku do të shijoni raporte miqësore të cilat do ju mbushin me lumturi. Duhet të bëni kujdes në anën financiare, pasi parashikohen probleme.

    Akrepi

    Do të shfaqni ambicie të forta sa i takon karrierës. Por pavarësisht kësaj nuk pritet ndonjë ndryshim i madh. Hëna do ju ngushëllojë dhe do ju japë energji për aktivitete të reja.

    Shigjetari

    Udhëtimi është një kënaqësi për ju, një nevojë nga e cila nuk hiqni dot dorë. Sidomos tani që udhëtimi dhe dashuria në sajë të pranisë së Venusit, ju japin mbështetje të plotë. Do të jeni gati për t’u nisur drejt dikujt të cilin e keni lënë pas dore dhe që me zor prisni që ta përqafoni.

    Bricjapi

    Humori i mirë, harmonia dhe jo vetëm do të mbushin gjithë ditën tuaj. Gjithçka do të shkojë në funksion të afirmimit tuaj personal, Një nismë të cilën e keni përzemër do të japë frytet e duhura.

    Ujori

    Lëreni mënjanë krenarinë, nëse keni ende ndjenja drejt një personi të së kaluarës, është koha të reflektoni mirë. Kjo e shtunë do të jetë e gjitha e mbushur me melankoli.

    Peshqit

    Venusi do ju japë një mbështetje maksimale në sferën profesionale. Hëna do të ketë rol shumë të rëndësishëm, duke ua bërë mbarë me një udhëtim të cilin keni planifikuar. Parashikohen shpenzime bujare, blerje të arsyeshme, por do e keni të vështirë që gjatë fundjavës të ruani ekuilibrin ekonomik.

  • Qëndroni sa më larg tyre, njihuni me 3 shenjat më të liga të horoskopit

    Qëndroni sa më larg tyre, njihuni me 3 shenjat më të liga të horoskopit

    Nëse jini kuriozë se pse disa njerëz janë nga natyra të mirë, ndërsa të tjerët janë kaq të këqij, mund t’i referoheni personalitetit tipik të shenjës së tyre të Horoskopit për disa përgjigje.

    Le të shohim më poshtë se cilat janë 3 shenjat më të liga.

    Binjakët mund të jenë shumë të mirë ose shumë të këqij dhe kjo varet nga lloji i humorit. Bazuar në këtë, ju pothuajse mund të garantoni që gjithmonë do të keni pak nga të dyja, falë personalitetit të tyre të dyfishtë.

    Kur janë më mirë, kjo ndodh sepse mund të jenë pak të ndjeshëm dhe nuk duan të trazojnë ujin si të tjerët në situata të pakëndshme. Kur Binjakët janë në të zezën e tyre, ata mund të jenë mjaft konfrontues. Kjo sigurisht tingëllon mjaft kontradiktore, por nuk duhet habitur që është kjo shenjë.

    Gaforrja mund të jetë shumë i mirë, por shpesh lë humorin për të ndërhyrë në personalitetin e tij përgjithësisht të sjellshëm. Ai me të vërtetë nuk mund të ketë asgjë të bëjë me atë me të cilin po bisedon ose shoqërohet, por ndjenjat e tij ndonjëherë mund ta bëjnë atë të duket më pak i këndshëm sesa është në të vërtetë.

    Kur ai nuk është në një humor të mirë, ai nuk është aq nervoz sa është i inatosur. Një gjë që nuk do ta përjetoni pothuajse kurrë me një Gaforre është një sjellje krejtësisht e keqe.

    Luani është aq i mirë sa mund të jetë, gjë që e bën atë të tingëllojë si një pretekst për të qenë i lig, por në realitet, ai dëshiron të bëjë një përpjekje. Atij i pëlqen të jetë miqësor dhe të shoqërohet mirë me njerëzit dhe e di se nuk mund ta bëjë këtë nëse është i keq. Sigurisht, kjo nuk do të thotë që ai toleron gabimet dhe se nuk do të lejojë askënd që të abuzojë me të. Luani mund të jetë falës dhe i dhembshur, por ai nuk është i padëmshëm. Nëse përpiqeni të përfitoni nga një Luan ose të luftoni me të, gjithmonë do të humbni.

  • Nuse-vjehrrë, Horoskopi ju prezanton kombinimet më të këqija ndonjëherë

    Nuse-vjehrrë, Horoskopi ju prezanton kombinimet më të këqija ndonjëherë

    Sipas disa rregullave të pashkruara, marrëdhënia mes vjehrrës dhe nuses nuk është aspak e lehtë. Sigurisht, ka shumë përjashtime të ndritura, por është disi e qartë se kryesisht në këtë marrëdhënie mes dy grave, diçka ende nuk shkon.

    Pse është kështu? Do t’ua lëmë psikologëve të merren me këtë pyetje dhe ne u përpoqëm ta shpjegojmë në një mënyrë pak më “të parëndësishme”, duke parë yjet dhe kombinimet astro.

    Këto janë kombinimet më të këqija astrologjike të nuses dhe vjehrrës.

    Nusja LUAN, vjehrra GAFORRE

    Një nga kombinimet më të këqija astrologjike kur bëhet fjalë për marrëdhënien mes vjehrrës dhe nuses. Vjehrra Gaforrja është e prirur ta bëjë të birin “të sajin” dhe t’ia kalojë të gjitha familjes së djalit. Dhe në atë rast, djali është i pafuqishëm, sepse nëna e tij ka shumë ndikim në të gjitha aspektet e jetës së tij, dashuria e saj kthehet në kujdes të tepruar dhe mbrojtje të tepruar. Kjo shpesh kthehet në një marrëdhënie patologjike dhe më pas kunata e Luanit, e cila natyrisht dominon, bëhet një kërcënim i rrezikshëm.

    Luanesha dominon dhe nuk dëshiron të ketë askënd sipër saj, sidomos jo një person si Gaforrja. Vjehrra Gaforrja është e prirur të luftojë për dominim mbi të dhe ta tregojë hapur dhe disi agresivisht, sepse familja e saj, veçanërisht djali i saj, këta janë trofetë e saj, nuk duhen prekur. Pra, kjo marrëdhënie është e dënuar që në fillim në konkurrencë të përjetshme dhe supremaci mbi djalin.

    Nusja Dashi, vjehrra Akrepi

    Ky është kombinimi i dytë “më i rrezikshëm”. Në fillim është një luftë e madhe, shumë e hapur dhe gjithmonë plot me fjalë të këqija dhe argumente. Në këtë rast më së shumti vuan djali që fshihet gjithmonë, sepse nuk e duron dot energjinë e tyre negative. Vjehrra e Akrepit është një person xheloz dhe posesiv nga natyra dhe kjo është diçka që ajo nuk mund ta kontrollojë. Emocionet e saj janë shumë të thella dhe rrallëherë i tregon dhe nusja e Dashit tregon hapur dashurinë e saj për partnerin e saj, gjë që mund të jetë shumë irrituese për vjehrrën.

    Nusja Dashi është shumë e drejtpërdrejtë, kokëfortë dhe nuk e ka problem të thotë gjithçka që mendon. Askush nuk mund ta ndalojë kur ajo planifikon diçka, dhe vjehrra e saj nuk e duron dot kur dikush dominon dhe kur dikush është shumë i hapur dhe i sinqertë. Dashi udhëhiqet nga Marsi, dhe Akrepi udhëhiqet nga Plutoni, ata janë planetët më luftarak, ata janë natyrshëm të kundërshtuar. Këtu “fitoren” zakonisht e fiton nusja.

    Nusja Virgjëresha, vjehrra Binjakët

    Ky është një kombinim shumë i ndërlikuar sepse Mërkuri është planeti sundues i Binjakëve dhe Virgjëreshës. Në fakt tregon se këtu komunikimi është shumë dominues dhe aktiv. Në një periudhë mund të heshtin dhe të mos flasin, ose mund të ketë një fazë grindjesh dhe debatesh të vazhdueshme. Vjehrra e Binjakëve tenton të përdorë vazhdimisht komunikimin si një mjet për të dominuar të gjithë, por nuk mund ta arrijë këtë mbi nusen e Virgjëreshës e cila gjithashtu e përdor shumë komunikimin si gjënë më të rëndësishme në jetë.

    Marrëdhënia e tyre po dëshmon vazhdimisht se kush është më i aftë dhe elokuent dhe kjo ndikon negativisht në marrëdhënien e tyre sepse nuk ka vend që lidhja të jetë e relaksuar dhe spontane. Të dyja përpiqen të jenë më të zëshme dhe problemi themelor është se nuk “dëgjojnë” dhe nuk e nxjerrin dot fjalën. E kur ka një periudhë “heshtjeje”, atëherë pyetja e madhe është se kush do të dorëzohet i pari. Drejtuesi kryesor i komunikimit të tyre është djali apo bashkëshorti, i cili është “çelësi” që ofron zgjidhje.

  • Cilat janë shenjat e horoskopit me më shumë fat?

    Cilat janë shenjat e horoskopit me më shumë fat?

    Disa njerëz duket se gjithmonë e kanë fatin në anën e tyre! Por cilët janë ata persona që kanë më shumë fat duke u bazuar te shenja e tyre e horoskopit?

    Peshorja (23 Shtator – 22 Tetor)

    Nuk është më sekret se ju jeni optimist i përjetshëm dhe jeta shpesh ju shkon ashtu siç ju e doni. Nëse e keni menduar ndonjëhere se pse ju keni tendencën për të lënë pas çdo ditë të keqe, e gjitha kjo ka të bëjë me perceptimin tuaj. Duhet të falenderoni planetin tuaj, Venusin, i cili bën që ju të keni shumë fat në jetë.

    Akrepi (23 Tetor – 21 Nëntor)

    Edhe pse ju keni tendencën të shikoni gjërat negative në jetë, Akrep e vërteta është që ju jeni me të vërtetë njeri me fat.

    Shigjetari (22 Nëntor – 21 Dhjetor)

    Urime! Ju jeni një nga shenjat më me fat në të gjithë zodiakun. Kjo nuk do të thotë se nuk do të hasni asnjëherë sfida, por nënkupton që gjithmonë do të gjeni një zgjidhje për to.

    Bricjapi (22 Dhjetor – 19 Janar)

    Edhe pse shenja juaj është përcaktuar si një lider në zodiak, duke ju bërë të parët që përballen me pengesat dhe vështirësë, të cilat i mbani larg të tjerëve, ju gjithmonë do t’i kaloni me shumë lehtësi ato.

    Peshqit (19 Shkurt – 20 Mars)

    Njëherë e një kohë, planeti i fatit, Jupiteri, ishte i pari në shenjën tuaj. Edhe pse Neptuni, planeti i frymëzimit dhe aftësisë psikike është sundimtari aktual i Peshqve, Jupiteri ka ende ndikim mbi ju. Kjo do të thotë se ju nuk jeni vetëm me fat, por keni edhe dy planete udhëzuese në jetën tuaj.

  • Këto shenja Horoskopi këtë verë do të pasurohen

    Këto shenja Horoskopi këtë verë do të pasurohen

    Për shkak të sjelljes, karakterit apo mënyrës së menaxhimit, disa shenja astrologjike mund të pasurohen më shumë e më shpejt se disa të tjera. Zbuloni më fatlumet.

    1. Binjakët

    Shenja e binjakëve simbolizon fundin e pranverës, është shenja e parë e ajrit dhe shenja e tretë e zodiakut. Personat e lindur nën këtë shenjë kanë një karakter të fortë dhe mund të shkëlqejnë në fushat e komunikimit duke u bërë edhe liderë. Ata dinë të joshin nëpërmjet fjalës dhe ndryshe nga sa mendojnë njerëzit, ata janë mjaft inteligjentë dhe dinë t’ia dalin në çdo situatë. Ata mund të realizojnë çdo gjë që duan përfshi këtu edhe mbledhjen e parave.

    2. Gaforrja

    Gaforret simbolizojnë fillimin e verës, janë shenja e parë e ujit dhe shenja e katërt e zodiakut. Të lindurit nën këtë shenjë i japin shumë rëndësi familjes, por pa u përqendruar vetëm tek ajo. Intuita i bën të marrin vendimet më të mira dhe dinë të pozicionohen përherë atje ku duhet. Një tjetër aftësi e gaforreve është se janë sipërmarrës të shkëlqyer dhe mund të bëhen pa dyshim të pasur një ditë.

    3. Virgjëresha

    Virgjëresha është shenja e gjashtë e zodiakut dhe udhëhiqet nga Mërkuri. Kjo shenjë simbolizon logjikën, organizimin, sensin praktik, punën dhe dashurinë për detajet. Personat e kësaj shenje janë mjaft të disiplinuar dhe dinë si të arrijnë qëllimet me çdo lloj mënyre. Ata janë perfeksionistë në shpirt dhe mund të arrijnë edhe përtej asaj që mendojnë. Duke qene edhe paksa kritikë virgjëreshat i pranojnë gabimet, por në një kompani askush nuk mund t’i rrëzojë nga froni.

    4. Akrepi

    Personat e shenjës së akrepit janë pasionantë dhe privilegjojnë meditimin. Ata janë mjaft të interesuar edhe për çështjet metafizike dhe filozofike duke qenë gjykues të shkëlqyer. Me një natyrë të rezervuar dhe misterioze ata kanë ide shumë të mira dhe dinë si t’ia dalin përherë. Dukë qenë edhe kurajozë akrepat janë të aftë të kalojnë çdo sfidë, madje pengesat i stimulojnë e i motivojnë akoma më shumë. paratë i menaxhojnë më se miri dhe kanë tendencë të pasurohen.

    5. Ujori

    Ujori, shenja e njëmbëdhjetë e horoskopit, udhëhiqet nga Urani dhe Saturni të cilët e bëjnë të jetë i mençur dhe i drejtuar nga humanizmi. Personat e kësaj shenjë kanë një personalitet të fortë dhe nuk i bëjnë asnjëherë gjërat përgjysmë. Opinionet e tyre kanë të sinqerta, të drejtpërdrejta dhe të reflektuara me kujdes. Ujorët janë edhe kureshtarë e intuitivë. Ata janë të aftë të realizojnë çdo gjë që kanë në mendje dhe me pak përpjekje arrijnë edhe të grumbullojnë para mjaftueshëm.

  • Tregoni shumë kujdes! Këto shenja të horoskopit do t’ju bëjnë “gropën” pas shpine

    Tregoni shumë kujdes! Këto shenja të horoskopit do t’ju bëjnë “gropën” pas shpine

    Sapo të ktheni shpinën, dijeni se jeni në rrezik. Po, këto shenja të horoskopit, për të cilat do të flasim pak më poshtë, janë mjaft tradhtare, nuk do t’ju thonë kurrë ballë për ballë se çfarë mendojnë apo besojnë për ju dhe e vetmja gjë që është e sigurt është se do të përpiqen t’ju shkatërrojnë në çdo mënyrë që ata të përfitojnë, të fitojnë dhe të marrin atë që duan. Le të shohim se për cilat shenja po flasim:

    Binjakët

    Nëse mendoni se Binjakët flasin shumë para jush, sa shumë flasin pas shpine. Ata nuk janë shenjtorë, prandaj dyshoni patjetër për ta, por dijeni se mund dhe do t’ju bëjnë dëm të madh. Ata do t’ju “groposin” sa më shumë për përfitimin e tij. Ata do t’ju hedhin në gropën e gjarpërinjve për të shpëtuar veten. Ata do t’ju bërtasin dhe do të thonë gjithçka që i vjen në mendje në atë moment. Gënjeshtrat nuk do të kenë fund.

    Peshorja

    Askush nuk dyshon për Peshoren, sepse ai është gjithmonë kaq e ëmbël dhe e sjellshme para të tjerëve. Gjithnjë me buzëqeshje në fytyrë, komunikues dhe e qetë, ju hedh “hi në sy” dhe ju huton. Ajo kurrë nuk do t’ju tregojë drejtpërdrejt se çfarë mendon për ju. Thjesht mos ziheni ose prishni marrëdhëniet e tij të mira. Por pas shpine, ai do të thotë … gjithçka. Ai do t’ju hapë një gropë nga e cila nuk do të mund të dilni.

    Akrepi

    Nga njëra anë, Akrepi është i sinqertë dhe do t’ju tregojë mospëlqimin e tij, por nga ana tjetër, nuk do t’ju zbulojë kurrë planet e tij sekrete se si dhe kur do t’ju shfarosë. Nuk do ta dini se nga erdhi. Nëse Peshorja hap gropën tuaj një herë, Akrepi ka hapur një varrezë të tërë për ju. Do të jetë tepër vonë kur të kuptoni se çfarë ka përgatitur për ju. Deri atëherë, ju do të jetoni në errësirë të plotë, sepse një Akrep nuk thotë kurrë me shumicë as atë që ndjen, as atë që ka ndërmend të bëjë.

    Peshqit

    Dhe le të shkojmë te surpriza më e madhe e të gjithëve! Binjakët, Peshorja dhe Akrepi janë… kotele përballë Peshqve në këtë pjesë. Mjeshtër i ngatërresave dhe goditjeve me thikë. Ata do të hapin gropën tuaj me mjeshtëri. Ata do t’ju vendosin aq kurthe sa nuk do të mund të shpëtoni me asgjë. Do t’ju largojnë kështu me të gjithë dhe do t’ju bëjë të dukeni të pabesueshëm. Përhapja e shpifjeve është e lehtë për ta dhe një taktikë të cilën e përdorin sa herë që dëshiron të arrijë diçka.