Category: Horoskopi

  • Gjeorgjia “tremb” Kombëtaren tonë në statistika, por kush është favorit?!

    Gjeorgjia “tremb” Kombëtaren tonë në statistika, por kush është favorit?!

    Në letër Gjeorgjia fillimisht mendohej si kundërshtari më i lehtë për Shqipërinë, por paraqitjet fantastike të tyre në Europian vërtetuan të kundërtën. Kvaratskhelia me shokë shihen si favoritë në grupin B1, pasi në ndeshjen e parë dhuruan spektakël kundër Republikës Çeke, një ndeshje që e fituan në shifrat 4-1.

    Gjeorgjia nuk ka qenë kurrë një rival komod për Shqipërinë, këtë e vërtetojnë edhe statistikat pasi në 15 përballje kemi fituar vetëm 3 herë, ndërsa 8 fitore kanë shkuar për Gjeorgjinë dhe 4 takime kanë përfunduar në barazim.

    Shqipëria ka ndryshuar totalisht me Sylvinho-n në stol, një ekip me një potencial të jashtëzakonshëm. Në ambientin kuqezi të gjithë besojnë në një sukses përballë Gjeorgjisë, në fakt edhe kompanitë e basteve besojnë te Shqipëria pasi një fitore e mundshme e kuqezinjve vlerësohet me koeficientin 2,30.

    Ndërkohë një fitore e mundshme e Gjeorgjisë vlerësohet me 3,10. Deri më tani nga situata në grup Gjeorgjia dhe Shqipëria shihen si dy ekipet më favorite për ta mbyllur në vendin e parë.

  • Horoskopi javor nga Meri Gjini: Shenja që firmos një kontratë shumë të rëndësishme të mërkurën

    Horoskopi javor nga Meri Gjini: Shenja që firmos një kontratë shumë të rëndësishme të mërkurën

    Astrologe Meri Gjini ka bërë parashikimin e Horoskopit për javën. Dita e sotme shënon tranzitin e fundit për shtatorin. Me mërkurin te Virgjëresha është mundësia që të bëni art me fjalën. Këtë javë kemi Marsin zyrtarisht te Gaforrja dhe Mërkuri vendoset në shenjën e Virgjëreshës. Presim një trekëndësh që sjell fillimin e vjeshtës.

    Ky Mërkur favorizon shumë ata që janë të zhveshur emocionalisht. Kush kërkon dhe ka nevojë për të rregulluar raporte dhe për t’i dhënë ngjyra jetës personale, nga sot i kanë të gjitha mundësitë. Zhvillime shumë të forta pozitive të martë, të mërkurë dhe të enjte.

    Dashi

    Është humori ai që përcakton produktivitetin e javës. Përfshihet drejtëpërdrejtë në trekëndëshin mars-mërkuri. Është në një hyrje që i sjell zgjidhjen e çështjeve profesionale dhe çështjet e familjes. Në punë duket sikur është vështirë t’i qëndrojnë besnik agjendës. Kanë nevojë për suportin e një miku sikur edhe për të ndarë shqetësimet e tyre. Lëvizjet që nisin nga dita e nesërme, do japin rezultat shpejt.

    Demi

    Kjo hyrje do të ndihmojë shumë. E para në shoqëri dhe e dyta favorizon shumë ata që duan të bëjnë ndryshim adrese zyre apo shtëpie. Momenti është shumë i mbarë, nisur nga nesër e deri në datën 18 shtator. Përsa i përket ekonomisë do gjenden në vështirësi, por janë pasiguri të momentit. Qartësimi do të jetë më i thjeshtë nga mesi i javës dhe në vazhdim.

    Binjakët

    Duket sikur nga njëra anë zhgënjehen nga një objektiv profesioal që i kanë vendosur vetes. Por nga ana tjetër vjen diçka që është më e mirë për ata, sesa ajo që kishin dëshiruar. Ka një devijim në këndvështirmin e çështjeve profesionale që do sjell zhvillime të mira. Planeti i fatit është te Binjakët gjatë gjithë vjeshtës, kështu që shfrytëzojeni maksimalisht. Lëvizjet që kanë të bëjnë me investime jete, do të shpërblehen.

    Gaforrja

    Marsin e kanë te vetja. Ky mërkur i favorizon shumë. Do kenë mundësinë që në çdo lloj gjëjë që duan të përcjellin nëpërmjet fjalës, do e përcjellin me shumë besueshmëri. Gushti ka qenë me vështirësi të mëdha në raport me njerëzit që duan, prandaj kujdes me entuziasmin në përdorimin e fjalës deri të shtunën. Pjesa më e madhe e Gaforres do ketë një agjendë të ngjeshur në punë. Nga e mërkura priten ndryshime (për mirë) nga ana profesionale.

    Luani

    Për çështje që i përkasin detyrimeve ekonomike dhe e dyta çështjet e fëmijëve. Këto dy çështje kanë prioritet dhe kanë mbarësinë e javës. Një lajm që dëgjojnë nesër pasdite është ai që do ngjyros bukur javëm. Javë e mirë nëse e krahasojmë me fundin e gushtit.

    Virgjëresha

    Mërkuri është te ata sot. Lini emocionet mënjanë dhe vendosni me letër dhe lap prioritetet profesionale. Ka ardhur momenti për të shfrytëzuar bashkëveprimin e mërkurit me marsin te ata. Nga e mërkura do ishte mirë të jeni të hapur në propozime dhe diskutime. Do keni edhe mbështetje dhe suport për zhvillime hierarkike në karrierën tuaj. Ky është momenti më i mirë për të kërkuar rritje në detyrë. Për të ardhurat tregohuni inteligjent.

    Peshorja

    Ka Venusin dhe ka Mërkurin në familje të 12 të hartës me diellin e tyre. Kjo ka të bëjë me paraqitjen e jashtme ose me reklamimin e vetes. Pjesa më e madhe do merren me paraqitjen dhe bukurinë e tyre, si brenda dhe jashtë vetes së tyre. Është një nga mujat, që nga fundi i qershorit të 2023, ky është momenti që Peshoret vinë duke u ngritur dhe duke zbukuruar përditshmërinë e tyre. Për ata që janë në kërkim të një pune, dita e nesërme dhe pasnesër që është e pamundur që mos të realizohet. Do ketë propozime për një detyrë të lartë.

    Akrepi

    Kujdes në raportet familjare sot dhe të shtunën. Pjesa tjetër e javës i dedikohet rivendosjeve në drejtim të zhvillimit ekonomik. Nuk përjashtohet që të ketë një kontratë shumë të rëndësishme për Akrepat të mërkurën ose të enjten paraditë.

    Shigjetarët

    Këtë javë dominohet nga dy gjëra: Lëvijet dhe shoqëria. Kanë momentin e vet dhe pikën më të mirë. Lëvizjet në përgjithësi, si zyrtare apo qoftë udhëtim kanë momentin e favorizimit. Këto kontakte dhe lëvizje sjellin gjëra që janë shumë të rëndësishme për Shigjetarët. Do gjejnë ekulibrat edhe në jetën personale.

    Bricjapi

    Do të ankohen nga lodhja. Nga sot nisin me një tendencë për tu ankuar që kanë nevojë për çlodhje dhe distancim. Duhet të shfrytëzojnë maksimalisht këtë javë nëse dua të kenë ujdi ose të jenë më afër objektivit të tyre. Vendosja e Venusit në këtë hyrje 6 këndore me saturnin te Peshit, favorizon arritjen e një qëllimi që ka të bëjë ose me pronësi, ose me shitje-blerje.

    Ujori

    Më të lehtësuar me hyrjen trekëndore. Java e parë e shtatorit që ka patur probleme ekonomikë do të lehtësohet. Ka një lloj zhvillimi në lidhje me punën e tyre, me qëllim sërish zhvillimin e ekonomisë. Mërkuri me Marsin favorizon shumë studentët e shenjës së Ujorëve.

    Peshqit

    Hyrje e fortë pozitive e Venusit me Saturnin te vetja. Kjo domethënë që lëvizjet e nxituara në jetën personale nuk kanë aspak momentin. Por i kanë të gjitha munësitë ata që janë në kërkim të diçkaje të re. Momenti perfekt është pikërisht në këtë periudhë. Jepini mundësi vetes për njohje të reja. Trupi dhe shëndeti duhet të mbetet prioritet deri në ditën e fundit të muajit mars të vitit 2025.

  • Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 9 Shtator 2024

    Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 9 Shtator 2024

    Dashi

    Dashuria: Ende pasiguri në disa histori dashurie, ndjenjat kthehen si një vorbull dhe ju ndiheni të lëkundër nga ngjarjet. Shikoni brenda vetes para se të merrni ndonjë vendim. Zemrat e vetmuara mund të jenë të zhgënjyera nga një mik/e që mendonte se ishte i/e besuar.

    Puna: Ka kaq shumë mundësi për të filluar bashkëpunime të reja, për të kërkuar ato më të mirat për të ardhmen.

    Demi

    Dashuria: Situata e favorshme në dashuri, yjet ndihmojnë për të shuar çdo polemikë apo konflikt me të dashurin/ën, vetëm në këtë mënyrë mund të kaloni një ditë të qetë. Edhe për beqarët, yjet janë në favor dhe priten shumë lajme të mira.

    Puna: Do të jetë e nevojshme të reflektoheni për disa investime që doni të bëni, sot ju do të keni kohë për të bërë gjithçka me qetësi.

    Binjakët

    Dashuria: Një ditë me telashe për shumë Binjakë. Një marrëdhënie sentimentale mund të shkatërrohet për shkak të indiferencës dhe mungesës së dialogut. Historitë që nuk kanë të ardhme duhet të ndërpriten. Edhe për beqarët yjet parashikojnë ndryshime.

    Puna: Ju keni kapërcyer pengesat që ju dukeshin të pamundura dhe kjo ju bën të shihni gjërat pozitivisht.

    Gaforrja

    Dashuria: Edhe pse disa dallime e kanë karakterizuar marrëdhëniet tuaj në çift, kjo është dita për të hedhur gjithçka pas krahëve. Ju vetëm duhet të falni dashuri dhe kjo do ju bëjë më të bashkuar se kurrë! Beqarët do të duhet të lënë mënjanë pasiguritë dhe dyshimet nëse duan të hyjnë në zemrën e një personi.

    Puna: Rezultatet e shkëlqyera të arritura nga profesioni juaj ju ka vënë në një humor të mirë. Gëzojeni këtë ditë të bukur.

    Luani

    Dashuria: Përveç disa keqkuptimeve të vogla, dita sot do të jetë e shkëlqyer dhe do të jeni të gatshëm për të ofruar diçka më shumë për të dashurin/ën. Kohë shumë e mirë edhe për beqarët, shumë do të gjejnë shpirtin binjak.

    Puna: Një ditë ideale për të marrë në konsideratë atë që keni mbjellë, për momentin duket se gjithçka po shkon mirë.

    Virgjëresha

    Dashuria: ditë e rëndësishme për ata që janë në pritje të lajmeve, shans i mirë për ata që kanë diçka për të zgjidhur me partnerët dhe duan qartësi. Shanse të shkëlqyera edhe për beqarët, takime të reja dhe interesante, yjet premtojnë një të hënë me surpriza të mëdha!

    Puna: Qetësia është zakonisht një nga cilësitë tuaja, por sot ju do të gjeni veten duke reflektuar në disa çështje që nuk po gjeni zgjidhje.

    Peshorja

    Dashuria: Hëna ju ndjek ju në dashuri dhe sot do të keni momente vërtet të paharrueshme. Yjet ende shpallin surpriza të tjera, të cilat së shpejti do të shfaqen para jush. Nëse jeni vetëm, do të keni shumë mundësi për të takuar njerëz me të cilët do të ndjeheni mirë.

    Puna: Përpjekjet që vendosni në çdo fazë të projektit tuaj kanë sjellë rezultate të mira dhe mund të jeni krenarë për këtë.

    Akrepi

    Dashuria: Peshorja gjendet në sferën sentimentale dhe ju ndihmon për të menaxhuar ditën tuaj dhe të shihni shumë gjëra nga një pikë më optimiste. Surpriza të reja për zemrat e vetmuara, ata që do të duan të kenë një histori më parë duhet të mbyllin raportet me të shkuarën.

    Puna: Gjatë javës keni qenë shumë e zënë me punë, sot është koha për pushim dhe relaksim, përfitoni nga kjo.

    Shigjetari

    Dashuria: Ditë pozitive për ju Shigjetar. Rrugë të hapura për ju që dëshironi të udhëtoni dhe të kaloni moment qetësie dhe relaksi me partnerin/en. Të entuziazmuar dhe kënaqur, beqarët po përgatiten të përjetojnë emocione të reja përpara festave.

    Puna: Sot do të keni mundësi të shkëlqyeshme për të ndërmarrë rrugë të reja dhe më prestigjioze të karrierës.

    Bricjapi

    Dashuria: Marrëdhënia në çift paraqitet e qetë, dialogu dhe mirëkuptimi me të dashurin/ën nuk mund të shkojë më mirë, është padyshim një nga ditët tuaja më të mira. Beqarët do të jenë në gjendje të krijojnë njohje të reja dhe të mendojnë edhe për më tepër!

    Puna: Yjet vazhdojnë t’ju mbështesin ju dhe mund të takoni njerëz që do të hapin dyert për punët tuaja.

    Ujori

    Dashuria: Ujorët do të jenë pak të trishtuar dhe madje mund të fyejnë gjysmën tjetër me fjalime të përsëritura. Merrni një vendim, mos hezitoni! Sot beqarët mund të zhgënjehen nga dikush nga i cili ata prisnin shumë më tepër.

    Puna: Sot keni nevojë të reflektoni gjatë për të vazhduar me shpejtësi të plotë aktivitetin e punës që ju pret.

    Peshqit

    Dashuria: Yjet këshillojnë që të gjeni kohën për t’ja kushtuar personit tuaj të zemrës pasi kohët e fundit e keni lënë disi pas dore. Planetet ju mbështesin në zgjedhjen tuaj. Beqarët do të vazhdojnë të krijojnë njohje pa fund dhe mund të krijojnë edhe lidhje.

    Puna: Ju keni pasur mundësi që jeni ende duke i marrë parasysh, mos i humbisni ato që mund të jenë pozitive.

  • Zbuloni katër shenjat e horoskopit, fati i së cilës do të qëndrojë pranë tyre muajin shtator

    Zbuloni katër shenjat e horoskopit, fati i së cilës do të qëndrojë pranë tyre muajin shtator

    Muaj i shtatorit 2024 premton të jetë një periudhë ndryshimesh dhe po ashtu arritje suksesi.

    Falë energjisë së rinovuar kozmike, shtatori është më se ideale për të vënë në veprim projektet ambicioze për personat të cilët i kanë vënë synim vetes të ndjekin qëllimet personale me përpikmëri.

    Më poshtë do të gjeni katër shenjat e horoskopit të cilat sipas astrologëve do të përjetojnë një shtator plot fat e shpërblime falë punës së tyre.

    VIRGJËRESHA

    Shtatori është si një muaj plot shkëlqim për të lindurit në shenjën e virgjëreshës. Për shkak të aftësisë dhe përkushtimit të tyre analitik, virgjëreshat do të jenë në gjendje të shfrytëzojnë sa më shumë nga energjia e karikuar kozmike të këtij muaj. Kjo periudhë është ideale pë të realizuar projekte personale dhe profesionale, ashtu sikurse dhe yjet japin ndihmën e tyre duke i shtyrë këta persona sa më shumë drejt suksesit. Fati është në anën e tyre dhe do i ndihmojë ata të realizojnë ambiciet e tyre me rezultate të shkëlqyera.

    PESHORJA

    Ky muaj pritet të jetë ekuilibrues dhe plot harmoni për peshoren. Aftësia e tyre e lindur diplomatike dhe dëshira për paqe shpirtërore do të tërheqë energji pozitive në çdo aspekt të jetës. Të lindurit e shenjës së peshores këtë muaj do të shohin marrëdhënie dhe mundësi të reja teksa lulëzojnë, qoftë në aspektin profesional ashtu dhe atë personal. Yjet do të qëndrojnë pranë tyre, për të siguruar që çdo hap i kësaj shenje të shoqërohet me sukses dhe kënaqësi.

    AKREPI

    Astrologët shprehen se akrepi do të jetë shenja më me fat për muajin shtator. Të lindurit e kësaj shenje do të shohin forcën dhe vendosmërinë e tyre të brendshme të forcuar, duke i lejuar kështu të kapërcejnë çdo pengesë. Yjet do të qëndrojë në anën e tyre, madje premtojnë momente të intuitës së madhe dhe kthesave pozitive, veçanërisht në fushën profesionale. Aftësia e tyre për të lexuar mes rreshtave dhe për t’iu qasur situatave me mjeshtëri do i shtyjë ata të arrijnë qëllime të rëndësishme.

    BRICJAPI

    Shtatori për bricjapin pritet të jetë një muaj i rritjes dhe suksesit. Vendosmëria dhe ambicia e tyre do të shpërblehet nga energjia kozmike, e cila favorizon mundësi të reja dhe zhvillime pozitive, veçanërisht në vendin e punës. Kjo është koha e përsosur për realizimin e projekteve afatgjata dhe për të korrur shpërblimet e gjithë punës së palodhur të bërë deri më tani. Me këmbëngulje, bricjapët mund të shndërrojnë shtatorin në një muaj të përmbushjes personale dhe të pasurisë.

  • Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

    Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

    Këtë javë parashikimi i yjeve për secilën shenjë vjen në formën e klasifikimit:

    12. DASHI

    Nëse thjesht thamë se kjo është ajo kohë e vitit kur pothuajse na mungojnë të dielat e qeta dhe me ngrohtësi, tashmë duket sikur po përgatiteni për letargji pa lënë asnjë numër telefoni. Kështu shkon, pasi të qenit vetëm duket si e vetmja mënyrë për të mos kryer “vrasje” vullnetare.

    11. BRICJAPI

    Paketa juaj fillestare e dashamirësisë minimale, shoqërueshmërisë bazë dhe durimit për mbijetesë, është padyshim e shteruar. Dhe për të qenë i sinqertë, edhe ju ndiheni të rraskapitur. Ju thjesht nuk mund ta përballoni kombinimin e Marsit dhe Venusit kundër jush së bashku dhe tani që keni Merkurin në favor, mund të shpjegoni se sa shumë ju acarojnë të tjerët, por me një formulë matematikore.

    10. SHIGJETARI

    Zemra më në fund duket se rreh në ritëm, por janë neuronet që kanë ndalur. Për fat ju pëlqen shumë kjo histori e braktisjes së vetes për dashurinë, përkëdheljet, kënaqësitë e vogla pa pretendime. Edhe si një eksperiencë jashtë zakonit. Fikeni trurin tuaj (i cili gjithsesi duket se nuk po funksionon) dhe ndiqni zemrën tuaj.

    9. PESHQIT

    Ndërsa të gjithë rreth jush duket se zgjohen me ide të shkëlqyera, ju nuk e merrni as anën e mikserit të dushit për të marrë ujë të nxehtë në provën e parë. Kjo shkon kështu për shkak të Mërkurit i cili është i kundërt. Dhe gjërat përkeqësohen nëse mendoni se falë Marsit nuk keni ndërmend ta pranoni. Do të jetë një javë me krisje.

    8. DEMI

    Çuditërisht për ju, këtë herë përgatitja për vjeshtën nuk do të thotë të hiqni pluhurin nga receta e gështenjës dhe të rezervoni strehën e tartufit, por të regjistroheni në të gjitha kurset që ditari juaj mund të trajtojë. Midis trurit dhe muskujve nuk dini çfarë të stërvitni më parë.

    7. GAFORRJA

    Ndihesh mirë si mësuesja me lapsin kuq e blu, por kur është gati të tregojë me gisht fjalorin dhe sintaksën e miqve dhe të afërmve. Prandaj nuk kërkohet. Për t’ju bërë të lumtur do të jetë shumë e vështirë, sepse keni ankesa dhe mërzitje këtë javë.

    6. PESHORJA

    Për ju, është kjo stinë e re që ju lodh, në ndryshim nga ata që ndjejnë ardhjen e pranverës. Ndihesh aq energjik sanjë gjethe ahu e zverdhur, e gatshme të braktisë fushën dhe pemën. Për fat të mirë, nuk do zgjasë shumë.

    5. LUANI

    Edhe ti je qetësuar: bashkë me temperaturat e motit janë qetësuar edhe dëshirat dhe orekset. Tani ju ndjeni një fllad të lehtë në zemrën dhe një fllad të këndshëm në trurin tuaj. Jo e ekzagjeruar, por shumë, shumë e vlerësuar.

    4. BINJAKËT

    Nëse do të bënin një radiografi në zemrën tënde, do të gjenin ndërtime të paligjshme hotelesh me pesë yje në të cilat strehon të gjitha ndjenjat e dashurisë, të pasionit, të dëshirës për t’u ndjerë mirë me gjysmën tënde më të mirë dhe për të parë buzëqeshjen të shfaqet rreth teje.

    3. UJORI

    Ju keni marrë gjilpërat tuaja të thurjes për të bërë me dashuri shalle dhe kapele me grep për ata që doni. Kjo është mënyra juaj për të bërë të qartë se keni ndërmend të na ngrohni zemrat, por edhe fytin gjatë gjithë dimrit. Do të thoja që ky sezon i ri nis me synimet tuaja më të mira sentimentale.

    2. AKREPI

    Me siguri nuk hiqni dorë dhe tashmë po organizoni fundjavë romantike në gjethet dhe javët e pasionuara të skive në të cilat keni ndërmend ta shihni “borën” vetëm nga poshtë jorganit. Pastaj, për hir të mirësisë, energjia është atje, por ju preferoni ta shpenzoni atë në gjënë që bëni më mirë: seksin.

    1. VIRJGËRESHA

    Sa bukur me medaljen dhe buqetën e luleve! E meritoni pas kësaj vere. Tashmë gjithçka është aq e qartë sikur të kishit në dorë hartën e fshatit turistik, atë që e kuptojnë edhe fëmijët. A jeni vërtet gati për të ndërtuar udhëtimin vjetor më mirë se një zejtar me kalldrëm?

  • Shenjat e horoskopit që do t’iu ndryshohet jeta në gjysmën e dytë të 2024

    Shenjat e horoskopit që do t’iu ndryshohet jeta në gjysmën e dytë të 2024

    Gjysma e dytë e vitit 2024 sjell ndryshime të forta për 5 shenja të zodiakut që do të përjetojnë transformimin më të thella të jetës së tyre.

    Këto shenja të zodiakut do të përballen me sfida të mëdha, por edhe me mundësi të mëdha për rritje dhe zhvillim. Transformimi që i pret do të ndryshojë mënyrën se si ata e shohin veten dhe botën përreth tyre, duke i lejuar ata të përfundojnë 2024-ën si njerëz krejtësisht të rinj.

    Këto ndryshime do të jenë aq intensive saqë mund të mos i njohim këto shenja deri në fund të vitit. Jeni ndër ata që do të përjetojnë këtë ndryshim të madh?

    Binjakët: Koha për të ripërcaktuar dhe gjetur veten

    Gjatë gjysmës së dytë të 2024, Binjakët do të kalojnë një fazë të rritjes së madhe personale. Nën ndikimin e Jupiterit dhe Saturnit, kjo periudhë do të testojë kufijtë e tyre dhe do t’i ekspozojë ata ndaj sfidave që do t’i detyrojnë ata të rishikojnë qëllimet dhe planet e tyre. Edhe pse ky proces do të jetë i vështirë, Binjakët do të dalin prej tij më të fortë, më të mençur dhe me një vizion më të qartë për të ardhmen e tyre. Ata pritet të zbulojnë talente dhe aftësi të reja, si dhe të krijojnë lidhje më të thella dhe më kuptimplota me njerëzit që i rrethojnë.

    Virgjëresha: Rindërtimi i marrëdhënieve dhe hapja e zemrës

    Virgjëresha do të përjetojë një transformim në sferën e dashurisë dhe marrëdhënieve. Nën ndikimin e Saturnit dhe Jupiterit, Virgjëreshat do të rivlerësojnë partneritetet dhe miqësitë e tyre. Kjo do të jetë periudha kur Virgjëresha do të mësojë si të hapë zemrën dhe të japë dashuri, por edhe të vendosë kufij të qartë. Ata që janë në një lidhje mund të presin një lidhje më të thellë me partnerin, ndërsa Virgjëreshat beqare do kenë mundësinë të takojnë dikë që do t’ua ndryshojë jetën. Kjo periudhë është vendimtare për rritjen personale dhe ndërgjegjësimin emocional.

    Peshqit: Besim i ri dhe fokus në karrierë

    Peshqit do të çlirojnë potencialin e tyre të plotë në gjysmën e dytë të 2024-ës, me fokus në karrierën dhe qëllimet personale. Nën ndikimin e Saturnit dhe Jupiterit, Peshqit do të zhvillojnë një plan loje për të arritur ëndrrat dhe qëllimet e tyre. Vetëbesimi i tyre do të rritet dhe aftësitë e tyre organizative do të jenë në një nivel të ri. Edhe pse kjo periudhë do të kërkojë shumë përpjekje dhe punë, Peshqit do të dalin prej saj me një bazë më të fortë për sukses.

    Shigjetari: Durimi dhe ndërtimi i një themeli për të ardhmen

    Gjatë kësaj periudhe, Shigjetari do të ndiejë presion në sferën e punës dhe edukimit. Nën ndikimin e ndryshimit, Shigjetari do të detyrohet të rimendojë planet dhe strategjitë, veçanërisht në lidhje me jetën e tyre profesionale. Edhe pse do të ketë sfida, kjo është koha kur Shigjetari do të mësojë se si të balancojë punën në grup dhe arritjet e pavarura. Durimi dhe disiplina do të jenë çelësi i suksesit në këtë periudhë dhe suksesi do të ketë efekte afatgjata.

    Luani: Transformimi më i madh vjen në fund të vitit

    Luanët do të përjetojnë transformimin më intensiv në gjysmën e dytë të 2024-ës. Duke filluar nga gushti, kjo shenjë zjarri kalon në një fazë të introspeksionit të thellë dhe transformimit. Marsi që hyn në shenjën e Luanit më 3 nëntor sjell një valë të re energjie që do t’i lejojë Luanët të ripërcaktojnë qëllimet dhe prioritetet e tyre. Kjo është koha që Luanët të rivlerësojnë marrëdhëniet e tyre, veçanërisht në sferën e romancës dhe familjes.

    Deri në fund të vitit, Luanët pritet të kalojnë një metamorfozë të madhe që do t’i katapultojë në një cikël të ri të jetës.

  • Cilat janë 5 shenjat e horoskopit që do t’iu ndryshohet jeta në gjysmën e dytë të 2024

    Cilat janë 5 shenjat e horoskopit që do t’iu ndryshohet jeta në gjysmën e dytë të 2024

    Gjysma e dytë e vitit 2024 sjell ndryshime të forta për 5 shenja të zodiakut që do të përjetojnë transformimin më të thella të jetës së tyre.

    Këto shenja të zodiakut do të përballen me sfida të mëdha, por edhe me mundësi të mëdha për rritje dhe zhvillim. Transformimi që i pret do të ndryshojë mënyrën se si ata e shohin veten dhe botën përreth tyre, duke i lejuar ata të përfundojnë 2024-ën si njerëz krejtësisht të rinj

    Këto ndryshime do të jenë aq intensive saqë mund të mos i njohim këto shenja deri në fund të vitit. Jeni ndër ata që do të përjetojnë këtë ndryshim të madh?

    Binjakët: Koha për të ripërcaktuar dhe gjetur veten

    Gjatë gjysmës së dytë të 2024, Binjakët do të kalojnë një fazë të rritjes së madhe personale. Nën ndikimin e Jupiterit dhe Saturnit, kjo periudhë do të testojë kufijtë e tyre dhe do t’i ekspozojë ata ndaj sfidave që do t’i detyrojnë ata të rishikojnë qëllimet dhe planet e tyre. Edhe pse ky proces do të jetë i vështirë, Binjakët do të dalin prej tij më të fortë, më të mençur dhe me një vizion më të qartë për të ardhmen e tyre. Ata pritet të zbulojnë talente dhe aftësi të reja, si dhe të krijojnë lidhje më të thella dhe më kuptimplota me njerëzit që i rrethojnë.

    Virgjëresha: Rindërtimi i marrëdhënieve dhe hapja e zemrës

    Virgjëresha do të përjetojë një transformim në sferën e dashurisë dhe marrëdhënieve. Nën ndikimin e Saturnit dhe Jupiterit, Virgjëreshat do të rivlerësojnë partneritetet dhe miqësitë e tyre. Kjo do të jetë periudha kur Virgjëresha do të mësojë si të hapë zemrën dhe të japë dashuri, por edhe të vendosë kufij të qartë. Ata që janë në një lidhje mund të presin një lidhje më të thellë me partnerin, ndërsa Virgjëreshat beqare do kenë mundësinë të takojnë dikë që do t’ua ndryshojë jetën. Kjo periudhë është vendimtare për rritjen personale dhe ndërgjegjësimin emocional.

    Peshqit: Besim i ri dhe fokus në karrierë

    Peshqit do të çlirojnë potencialin e tyre të plotë në gjysmën e dytë të 2024-ës, me fokus në karrierën dhe qëllimet personale. Nën ndikimin e Saturnit dhe Jupiterit, Peshqit do të zhvillojnë një plan loje për të arritur ëndrrat dhe qëllimet e tyre. Vetëbesimi i tyre do të rritet dhe aftësitë e tyre organizative do të jenë në një nivel të ri. Edhe pse kjo periudhë do të kërkojë shumë përpjekje dhe punë, Peshqit do të dalin prej saj me një bazë më të fortë për sukses.

    Shigjetari: Durimi dhe ndërtimi i një themeli për të ardhmen

    Gjatë kësaj periudhe, Shigjetari do të ndiejë presion në sferën e punës dhe edukimit. Nën ndikimin e ndryshimit, Shigjetari do të detyrohet të rimendojë planet dhe strategjitë, veçanërisht në lidhje me jetën e tyre profesionale. Edhe pse do të ketë sfida, kjo është koha kur Shigjetari do të mësojë se si të balancojë punën në grup dhe arritjet e pavarura. Durimi dhe disiplina do të jenë çelësi i suksesit në këtë periudhë dhe suksesi do të ketë efekte afatgjata.

    Luani: Transformimi më i madh vjen në fund të vitit

    Luanët do të përjetojnë transformimin më intensiv në gjysmën e dytë të 2024-ës. Duke filluar nga gushti, kjo shenjë zjarri kalon në një fazë të introspeksionit të thellë dhe transformimit. Marsi që hyn në shenjën e Luanit më 3 nëntor sjell një valë të re energjie që do t’i lejojë Luanët të ripërcaktojnë qëllimet dhe prioritetet e tyre. Kjo është koha që Luanët të rivlerësojnë marrëdhëniet e tyre, veçanërisht në sferën e romancës dhe familjes.

    Deri në fund të vitit, Luanët pritet të kalojnë një metamorfozë të madhe që do t’i katapultojë në një cikël të ri të jetës.

  • Horoskopi ditor për nesër, e Diel 8 Shtator 2024

    Horoskopi ditor për nesër, e Diel 8 Shtator 2024

    DASHI

    Venusi do jete shume i favorshem per ju sot. Marredhenia qe keni krijuar do jete me e qarte dhe do kuptoheni mjaft mire me njeri-tjetrin. Te gjitha keto do iu ndihmojne te merrni vendime te rendesishme. Beqaret duhet ta kerkojne ne cdo vend personin ideal. Do ta gjeni. Kujdes nga influenca negative e Marsit ne planin financiar. Shmangni me cdo kusht shpenzimet e tejskajshme.

    DEMI

    Mos qendroni per asnje moment vetem sot sepse jo vetem qe do merziteni dhe do bini ne pesimizem, por mund te lindin edhe mosmarreveshje me partnerin. Beqaret do te perjetojne ndjenja te thella per dike qe e kane njohur rishtazi. Shprehuni sa me shume. Qe te mos perballeni me surpriza te pakendshme ne planin financiar duhet te tregoheni sa me te matur.

    BINJAKET

    Do keni deshire te dilni e te argetoheni sot. Partneri do ua plotesoje qejfin, por tregohuni te vemendshem sepse ai mund t’i hedhe syte edhe diku tjeter. Mund te lindin edhe skena xhelozie. Beqaret nuk do deshirojne te krijojne nje lidhje. Shfrytezojeni sa me shume lirine tuaj. Ne planin financiar do kryeni transaksione te rendesishme dhe do i rregulloni problemet qe keni pasur kohet e fundit.

    GAFORRJA

    Edhe sot lidhja juaj me partnerin nuk do jete e qendrueshme. Komunikimi do te zbehet dhe here pas here do e vini ne dyshim te ardhmen se bashku. Ambienti i beqareve do te favorizoje takimet. tregohuni me ta hapur dhe shprehni gjithmone ate qe mendoni per dike. Sinqeriteti do te vleresohet shume. Kujdes me financat. Duke dashur ta stabilizoni buxhetin mund te beni gabime te pafalshme.

    LUANI

    Jeta juaj ne cift do jete shume e lehte per t’u jetuar dhe mjaft harmonike. Do jeni joshes dhe partneri nuk do rezistoje t’iu qendroje larg per asnje moment. Mund te beni plane edhe per ndonje udhetim se bashku. Beqaret eshte me mire te qendrojne edhe sot vetem sepse ne dashuri nuk do kene fat. As me financat nuk do i keni punet mire. Mos e teproni me shpenzimet.

    VIRGJERESHA

    Beni kujdes gjate kesaj dite mos bini ne rrjeten e dikujt tjeter. Personi do jete mjaft simpatik dhe terheqes dhe mund t’ua prishe mendjen. Mos harroni se keni dike ne krah i cili iu dashuron marrezisht. Beqaret do kene nje jete sentimentale te mbushur me emocione. Pergatituni per momente te mrekullueshme. Planetet do jene te favorshem per financat. Buxheti do te permiresohet.

    PESHORJA

    Marredhenia me partnerin do jete e mire. Do i kushtoni shume rendesi atij dhe do ia plotesoni te gjitha deshirat. Beqaret do joshin pa pushim dhe do arrijne ta bejne per vete ate qe deshirojne. Do kaloni momente te mrekullueshme dhe emocionet do jene te medha. Fati do iu buzeqeshe ne sektorin e financave. Do mund te beni transaksionet e nevojshme dhe te hiqni disa lek menjane.

    AKREPI

    Jeta juaj sentimentale nuk do jete shume e qete per shkak te turbullirave planetare. Do keni aq shume kerkesa saqe ai qe keni ne krah nuk do dije cfare te beje me pare. Nga darka gjerat mund te ndryshojne nese ndryshoni sjellje. Per beqaret nuk do kete asnje te re. Te ardhurat financiare do te rriten. Do merrni iniciativa, do jeni te vendosur dhe do limitoni rreziqet. Ju lumte!

    SHIGJETARI

    Kjo dite nuk do jete shume e favorshme per ata qe jane ne cift. Komunikimi do jete i veshtire dhe merzitja do te shtohet. Me shume sesa ndjenja reale do keni iluzione. Venusi do i ndihmoje beqaret te joshin dhe te krijojne nje lidhje me nje person inteligjent dhe qe do i beje te ndihen mire. Keshillohuni me dike per financat dhe do gjeni nje burim tjeter per te rritur te ardhurat. Ju mundeni!

    BRICJAPI

    Nese jeni ne nje lidhje, jeta juaj nuk do jete dhe aq e qete. Ne fakt ndjeshmeria e tepert dhe etja per ngrohtesi do e nderlikojne marredhenien me partnerin tuaj. Do keni goxha keqkuptime! Nese jeni beqare nuk duhet te nxitoheni per asgje ne menyre qe mos zhgenjeheni nga dashuria. Do jeni shume te zotet me menaxhimin e financave dhe do kaloni me sukses nje prove me rrezik.

    UJORI

    Nese keni pasur probleme me partnerin tuaj, kjo dite do jete mjaft e favorshme per te bere hapat e pare dhe per te vene cdo gje ne rregull. Do gjeni fjalet e duhura dhe cdo gje do rregullohet. Beqaret do jene te perkedhelurit e planeteve. Nje takim vendimtar do iu sjelle lumturine. Ne sektorin financiar do ndermerrni rreziqe por do ia dilni mbane me sukses. Besoni me teper tek fati!

    PESHQIT

    Nese nuk fiksoheni shume pas defekteve dhe te metave te partnerit tuaj, kjo dite do jete shume e kendshme per t’u jetuar. Mundohuni sa te mundni! Ambienti yjor do e shtoje deshiren e beqareve per te rimuar dashurine me perjetesine. Planetet do bejne gjithcka per ta realizuar kete. Edhe ne planin financiar do keni fat, por duhet me patjeter te shmangni marrjen e rreziqeve te medha.

  • Kjo shenjë ka më shumë gjasa të mbetet vetëm në jetë

    Kjo shenjë ka më shumë gjasa të mbetet vetëm në jetë

    Akrepi

    Akrepat priren të kenë marrëdhënie të trazuara – dhe nëse nuk janë të gatshëm të rriten ose nuk mund të gjejnë një partner që është i gatshëm t’i durojë ata, ndoshta do ta kenë të vështirë të mbajnë diçka të qëndrueshme. Xhelozia, dyshimi, kërkesat e larta, ngatërresat me veten dhe mbi të gjitha me të tjerët janë vetëm disa pika në oqeanin e sfidave romantike të një Akrepi. Ata shpesh kanë frikë të zhvillojnë ndjenja të thella dhe mund të ndjekin marrëdhënie fizike mbi ato emocionale.

    Shigjetari

    Shigjetari nuk ka durimin për të duruar vështirësitë që vijnë shpesh me marrëdhëniet afatgjata.
    “Jeta është shumë e shkurtër dhe ka kaq shumë gjëra për të zbuluar, saqë nëse lindin probleme në marrëdhënien tonë, pse ta torturojmë njëri-tjetrin?” . Kjo është mendësia e Shigjetarit dhe kjo është arsyeja pse nuk është e lehtë të krijosh marrëdhënie të qëndrueshme. Përjashtimi i vetëm është nëse ai gjen një partner që e do aventurën, lirinë dhe eksplorimin.

    Ujori

    Ujorët nuk e vlerësojnë dashurinë aq shumë sa gjërat e tjera si miqësitë, rritja shpirtërore dhe lidhjet shpirtërore. Përveç kësaj, ata janë shumë të pavarur dhe shpesh i shohin marrëdhëniet serioze si një kërcënim për autonominë e tyre. Megjithatë, nëse ata gjejnë një partner që mund të bëhet miku i tyre më i mirë, të ndajnë interesa të përbashkëta, të përfshihen në biseda kuptimplota dhe të mos i bëjnë presion, ata me kënaqësi do të hedhin spirancën në këtë port. Çështja është të gjesh atë një person. Ekscentriciteti i tyre dhe të menduarit ekstrovert shpesh fitojnë dhe i lënë ata si shenjën që ka më shumë gjasa të mbetet vetëm në jetë.

  • Horoskopi ditor, 7 shtator, shenjat më me fat

    Horoskopi ditor, 7 shtator, shenjat më me fat

    Dashi

    Do ndodhin goxha mosmarrëveshje sot në jetën tuaj në çift dhe atmosfera do jetë e trazuar. Tregohuni pak më të vëmendshëm dhe mos neglizhoni asnjë detaj. Klima në planin financiar do jetë e paqëndrueshme.

    Demi

    Ditë mjaft e këndshme dhe emocionuese kjo e sotmja për çiftet. Dozat e pasionit do të shtohen dhe në darkë do kaloni momente të mrekullueshme e të papërshkrueshme. Për sa i përket planit financiar duhet më tepër maturi.

    Binjaket

    Në jetën tuaj në çift nuk do ndikojë asnjë planet dhe marrëdhënia juaj me partnerin do jetë më e ngrohtë. Do flisni pa dorashka për gjithçka që iu shqetëson. Gabimi më i vogël në planin financiar mund t’iu kushtojë shtrenjtë.

    Gaforrja

    Mërkuri do e bëjë edhe më të bukur gjatë kësaj ditë jetën tuaj në çift. Së bashku me partnerin do merrni edhe vendime të rëndësishme për të ardhmen. Në planin financiar do keni më shumë probleme sesa ju mendonit.

    Luani

    Gjatë kësaj dite do keni një jetë sentimentale më të qëndrueshme dhe më të sigurt. Disa persona që hiqen sikur janë miqtë tuaj do jenë xhelozë por nuk do arrijnë t’iu prishin punë. Në planin financiar dikush do iu mbështesë shumë që ta përmirësoni buxhetin.

    Virgjëresha

    Ndikimi i Jupiterit në planin sentimental të çifteve do jetë mjaft i favorshëm. Nëse keni disa kohë që jeni fejuar apo martuar do mendoni për një fëmijë. Financat nuk do jenë të shkëlqyera por gjithsesi do ketë përmirësime të vogla.

    Peshorja

    Jeta në çift do jetë e zjarrtë gjatë kësaj dite. Mos refuzoni të bëni lëshime dhe plotësojani partnerit dëshirat. Në planin financiar ka rrezik të filloni një aventure që do iu sjellë pasoja katastrofike.

    Akrepi

    Dita e sotme do jetë mjaft e tensionuar gjatë kësaj dite. Do keni debate të mëdha me partnerin dhe kjo do iu stresojë goxha. Në planin financiar sado që të mundoheni nuk do arrini ta stabilizoni situatën.

    Shigjetari

    Situata në çift do jetë më e mirë se kohët e fundit. Do bashkëpunoni dhe do flisni më shumë me partnerin tuaj. Në këtë mënyrë do shmangni edhe debatet dhe mosmarrëveshjet. Me shpenzimet duhet të tregoheni më të kujdesshëm se kohët e fundit.

    Bricjapi

    Edhe pse një pjesë e planetëve do kujdesen që jeta juaj në çift të shkojë mirë, duhet të bëni kujdes nga Plutoni i cili mund të sjellë herë pas here debate me partnerin. Financat do jenë të mira, megjithatë mirë është të mos e teproni me shpenzimet.

    Ujori

    Jeta në çift do jetë e qetë dhe pa asgjë të veçantë sot. Megjithatë ju do ia kaloni mirë dhe do i shprehni pa mbarim ndjenjat tuaja. Ditë mjaft pozitive kjo e sotmja për planin financiar. Do kryeni edhe transaksione të rëndësishme e që do ua përmirësojnë buxhetin.

    Peshqit

    Ju që jeni në një lidhje nuk duhet të ndërmerrni asnjë rrezik gjatë kësaj dite sepse nuk është momenti i duhur. Mundohuni me sa të keni mundësi të bëni lëshime e të toleroni. Shmangni shpenzimet e pamenduara nëse nuk doni që buxheti të tronditet.