Category: Jetë dhe Stil

  • “Unë jetoj në Harem, burri im ka 147 gra”, rrëfehet ish-Missi që u martua me sheikun arab

    “Unë jetoj në Harem, burri im ka 147 gra”, rrëfehet ish-Missi që u martua me sheikun arab

    “Unë jetoj në Harem, burri im ka 147 gra”, rrëfehet ish-Miss Jugosllavia që u martua me sheikun arab.

    Jelena Bin Drai, e cila u bë e famshme si Miss Jugosllavia, ka jetuar në Dubai për më shumë se një dekadë, ku u martua me Sheikh vendas Saeed Bin Drai, pasuria e të cilit vlerësohet rreth 2 miliardë dollarë.

    Çifti ka katër fëmijë, Asia 9 vjeç, Hilal 1 vjet, Hamdan 6 vjeç dhe foshnja Rashid. Mirëpo, për faktin se është e martuar me një sheik, Jelena shpesh ndeshet me ofe ndime dhe stereotipe të shumta, si për shembull se është një “grua e varfër në harem”, të cilës i është referuar në një intervistë për Telegrafin, duke e quajtur veten “ gjalli i Hyremit”.

    “Të them të drejtën, t’i he dh një gur çdo q eni që më leh, nuk do të shkoj larg”, tha ish-misi, tashmë një sipërmarrëse e suksesshme, e cila foli për komentet se si jeton në harem.

    “Sigurisht që jetoj në një harem. Unë jam një Hurrem më v ampir. Burri im është Sulltani i Madhërishëm, ju tashmë e dini këtë, dhe për fat të mirë janë 147 gra të tjera, ndaj nuk kam pse ta rrah dhe ta shikoj çdo ditë gjatë kësaj pa ndemie”, tha Jelena duke qeshur dhe tregoi se si është jeta e saj.

  • 8 arsyet kryesore përse duhet të konsumoni vezë çdo ditë

    8 arsyet kryesore përse duhet të konsumoni vezë çdo ditë

    Vezët mbartin vlera të jashtëzakonshme ushqyese për shëndetin e njeriut.

    Vezët ofrojnë proteina të plota
    Një vezë përmban nëntë amino acidet thelbësore që përbëjnë shtyllat kryesore të proteinës.

    Këto amino acide nuk prodhohen dot nga trupi.

    Veza përmban 6 gramë proteinë dhe gjysma e saj gjendet tek e bardha e vezës.

    Vezët janë të pasura me ushqyes
    Një vezë e vetme ofron proteinë cilësore por edhe vitamina e minerale të dobishme.

    Këtu përfshihet: seleniumi, fosfori, vitamina B12 dhe antioksidantët, të cilët i mbajnë qelizat të shëndetshme.

    Vezët ulin trigliceridet
    Niveli i triglicerideve duhet të jetë i ulët për një shëndet të mirë.

    Vezët, veçanërisht ato të pasura me acide yndyrore si omega-3, duket se kanë aftësinë të ulin nivelin e triglicerideve.

    Vezët ulin gjasat e shfaqjes së ishemisë
    Studimet sugjerojnë se një vezë në ditë ul rrezikun e ishemisë.

    Sipas një studimi të cilit i referohet AgroWeb.org, njerëzit që hanë një vezë në ditë janë 30% më pak të rrezikuar nga vdekja e parakohshme si pasojë e ishemisë.

    Vezët janë të mira për zemrën
    Njerëzit që hanë vezë rregullisht janë më pak të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës.

    Ata që vuajnë nga diabeti i tipit 2 kanë një zemër të shëndetshme falë një regjimi ushqimor ku përfshihen vezët.

    Studimet konfirmojnë se njerëzit që hanë një vezë në ditë janë më pak të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës.

    Vezët të ngopin
    Njerëzit që hanë vezë në mëngjes ndihen më të ngopur gjatë ditës.

    Përllogaritjet shkencore tregojnë se personat që hanë një vezë në mëngjes marrin 130 kalori më pak në drekë.

    Vezët për shëndetin e syve
    Antioksidantët tek veza mbrojnë shëndetin e syve dhe parandalojmë sëmundjet e ndryshme.

    Antioksidantët gjenden edhe tek barishtet por vezët janë një burim më i mirë falë yndyrës që lehtëson përthithjen e tyre.

    Vezët për një mendje të mprehtë
    Vezët përmbajnë vitamin D e cila mirëmban shëndetin e trurit dhe komunikimin mes qelizave nervore.

    Për më tepër, vezët përmbajnë kolinë, një vitaminë e veçantë për shëndetin e trurit.

    Nëse hani 2 vezë në ditë, trupi juaj merr mjaftueshëm nga kjo lëndë ushqyese.

    Mungesa e kolinës shkakton përkeqësim të kujtesës.

  • Doni ta nisni ditën me energji? Ja 5 gjëra që duhet të bëni sapo të zgjoheni në mëngjes

    Doni ta nisni ditën me energji? Ja 5 gjëra që duhet të bëni sapo të zgjoheni në mëngjes

    Jeni nga ata njerëz që e urrejnë zgjimin në mëngjes, ndihen të plogësht dhe luftojnë të ngrihen nga shtrati? Nëse po, vendosni këto zakone në rutinën tuaj të mëngjesit dhe do ta ndjeni ndryshimin që nga dita e parë!

    Zgjohuni me qetësi

    Në vend që të ngriheni nga shtrati sapo të bie alarmi, merrni disa minuta për të lënë trupin dhe mendjen tuaj të rikuperohen nga gjumi. Bëni disa ushtrime të frymëmarrjes për t’ju ndihmuar.

    Uji i ftohtë është jeta

    Pasi të ngriheni nga shtrati dhe të vizitoni tualetin, lani fytyrën me ujë të ftohtë, edhe në dimër. Kjo ndjesi freskuese fjalë për fjalë zgjon trurin.

    Bëni shtriqje

    Muskujt e lënduar dhe të shtrënguar, veçanërisht në shpatulla, shpinë dhe legen, do t’ju bëjnë të ndiheni të lodhur edhe pa filluar dita. Bëni disa shtrirje të lehta përpara se të bëni ndonjë gjë tjetër. 5 minuta janë të mjaftueshme.

    Hani mëngjes

    Ju ndoshta e dini tashmë këtë, por ne nuk humbasim asgjë duke ju kujtuar. Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, ndaj duhet t’i kushtohet vëmendje e veçantë për t’i siguruar trupit tuaj energjinë që i nevojitet. Drithërat integrale, ushqimet që përmbajnë proteina pa yndyrë dhe yndyrna të mira janë të domosdoshme çdo mëngjes.

    Pini shumë ujë

    Gjatë ditës, është e rëndësishme të mbani trupin tuaj të hidratuar. Kur ndiheni të lodhur ose nuk mund të mendoni qartë, dehidrimi mund të jetë pas kësaj ndjenje. Më pas, nëse punoni nga shtëpia apo zyra, do të ishte mirë që ta keni gjithmonë me vete shishen plot me ujë dhe të pini edhe nëse nuk keni etje.

  • “Fëmija erdhi skelet”/ Punonjësja e jetimores tregon në “Punë Pa Teka” rastin tronditës: Kur nëna erdhi ta takonte…

    “Fëmija erdhi skelet”/ Punonjësja e jetimores tregon në “Punë Pa Teka” rastin tronditës: Kur nëna erdhi ta takonte…

    “Punë Pa Teka” filloi ditën e sotme sezonin e saj të dytë në ekranin e Top Channel, ku këtë herë gazetarja Kristi Gongo u bë punonjësja më e re e një jetimoreje.

    Gjatë punës Kristi diskutoi edhe me punonjëse të tjera, ku u përball me një rrëfim tronditës, të një prej fëmijëve.

    “Unë kam një rast konkret të një fëmije që është këtu. I është marrë nënës sepse nuk dinte të kujdesej. Këtu fëmija ka ardhur në një gjendje shëndetësore shumë të keqe, pothuajse një skelet. Fëmija ka qenë rreth një vjeç kur ka ardhur këtu”, tha punonjësja e jetimores.

    Ndër të tjera ajo tregoi se nëna biologjike ka ardhur ta takojë vogëlushin pas 6-7 muajsh, teksa ky i fundit nuk ka dashur ta takojë për shkak të frikës.

    “Nëna biologjikë ka ardhur pas 6-7 muajsh për ta takuar. Kuptova që fëmija nuk donte ta takonte jo sepse nuk e njihte, por ndjente si frikë nga nëna. Mendoj që i kujtoheshin momentet që ka kaluar”, tha punonjësja e jetimores”, u shpreh tha punonjësja e jetimores.

  • Bajamet, sa të nevojshme janë për trupin tonë dhe përfitimet që marrin prej tyre

    Bajamet, sa të nevojshme janë për trupin tonë dhe përfitimet që marrin prej tyre

    Konsumimi i një sasie të moderuar të bajameve çdo ditë mund të pasurojë dietën e të rriturve dhe fëmijëve, sugjeron një studim i ri.

    Sipas Alyssa Burns, nga Universiteti i Floridës, në SHBA, bajamet janë një burim i mirë i acideve yndyrore esenciale të proteinave me bazë bimore, vitaminës E dhe magnezit.

    Për hulumtimin, i cili zgjati 14 javë, shkencëtarët u dhanë bajame 29 palëve prindërve dhe fëmijëve çdo ditë. Shumica e të rriturve ishin nëna me një moshë mesatare 53 vjeç, ndërsa fëmijët e tyre ishin midis 3 dhe 6 vjeç.

    Fëmijët u inkurajuan të konsumonin 14 gram gjalpë bajame në ditë dhe prindërve iu dhanë 14 gram bajame në ditë.

    Të rriturit iu përgjigjën pyetësorëve për ushqimet që konsumonin dhe sasinë. Pra, studiuesit matën cilësinë e dietës së tyre.

    Shkencëtarët i bazuan konkluzionet e tyre në lidhje me marrjen e përmirësuar dietike në rezultatet e pjesëmarrësve në Indeksin e Ushqimit të Shëndetshëm (HEI), një mjet që mat cilësinë e dietës.

    Gjetjet treguan se kur prindërit dhe fëmijët konsumonin bajame, indeksi u rrit për ushqimet me proteina totale.

    Për të gjithë përbërësit, një rezultat më i lartë tregon cilësi më të lartë ushqyese. Kur prindërit dhe fëmijët hanin bajame, indeksi u rrit nga 53.7 në 61.4.

    Prindërit dhe fëmijët konsumuan më shumë vitaminë E dhe magnez kur hanin bajame, vuri në dukje studimi.

  • Efekt antioksidues dhe veti kundër plakjes, përfitimet që merrni në shëndet nga konsumimi i frutave të thata

    Efekt antioksidues dhe veti kundër plakjes, përfitimet që merrni në shëndet nga konsumimi i frutave të thata

    Frutat e thata ruajnë lëndët ushqyese, janë të pasura me fibra dhe janë një opsion i shëndetshëm snack-u.

    Me përjashtim të disa vitaminave, si vitamina C , pjesa tjetër e lëndëve ushqyese në frutat e freskëta ruhen edhe në frutat e thata.

    Për shembull, hekuri, i cili është një përbërës i kajsisë dhe rrushit të thatë, mbetet në një përmbajtje shumë të mirë edhe në ato të thata.

    Më konkretisht, gjysmë filxhani me kajsi të thata përmban 3.5 g fibra dhe ka 105 kalori, ndërsa një filxhan me kajsi të freskëta përmban 3 g fibra dhe siguron rreth 75 kalori.

    Gjithashtu, kajsitë e thata mund të kenë mungesë të vitaminës C, por kanë vitaminë A të njohur për vetitë e tij antioksidante.

    Frutat e thata janë një zgjidhje e lehtë për ata prej jush që nuk mund të kenë fruta të freskëta në shtëpi dhe duan të kenë një dietë të shëndetshme.

    Frutat e thata mbrojnë zemrën tuaj, por janë gjithashtu të mira për kockat dhe hulumtimet tregojnë se ato mund të parandalojnë shanset e osteoporozës, veçanërisht te gratë në menopauzë.

    Përveç kësaj, ato kanë një indeks të ulët glicemik, që do të thotë se pas ngrënies së tyre, sheqeri në gjak nuk rritet shpejt. Rrjedhimisht, ato ndihmojnë që ndjenja e ngopjes të zgjasë më gjatë.

    Së fundi, ato kanë efekte antioksiduese dhe veti kundër plakjes.

  • Ereksion më i mirë dhe rritje e dëshirës s*ksuale, ja ushqimet që duhet të keni patjetër në dietën tuaj

    Ereksion më i mirë dhe rritje e dëshirës s*ksuale, ja ushqimet që duhet të keni patjetër në dietën tuaj

    Njerëzit gjithmonë kanë kërkuar mënyra për të përmirësuar përvojat e tyre seksuale. Një nga gjërat e shumta që ata zbuluan ishte se ka ushqime specifike që, individualisht, përmirësojnë fusha të ndryshme të seksit.

    Qarkullimi dhe qëndrueshmëria

    Ruajtja e një sistemi të shëndetshëm të qarkullimit të gjakut është kritike për shëndetin seksual. Qarkullimi më i mirë mund të çojë në rritjen e përgjigjes seksuale si te burrat ashtu edhe te gratë, gjë që është edhe më e vërtetë kur bëhet fjalë për funksionin erektil.

    Përveç kësaj, shëndeti i zemrës është i rëndësishëm për qëndrueshmërinë, kështu që është e arsyeshme që nëse diçka është e mirë për zemrën, është gjithashtu e mirë për jetën seksuale të një personi.

    Për ta arritur këtë, Shoqata Amerikane e Zemrës rekomandon një dietë që përfshin:

    – një shumëllojshmëri të gjerë frutash dhe perimesh

    – drithëra dhe shumë fibra

    – vajra të shëndetshëm, si vaj ulliri

    – peshk, arra dhe bishtajore

    Hulumtimet, në fakt, theksojnë se kjo dietë e shëndetshme për zemrën mund të përmirësojë disa aspekte të rëndësishme të shëndetit seksual.

    Për shembull, hulumtimi mbi dietën mesdhetare, e cila kryesisht ndjek diktatet e Shoqatës Amerikane të Zemrës, zbuloi se të sëmurët me sindromën metabolike që ndiqnin këtë dietë kishin më pak probleme me disfunksionin erektil.

    Gjithashtu, shumë nga ushqimet e përfshira në një dietë të shëndetshme për zemrën, të tilla si avokado, shpargu, arrat dhe frutat, kanë lidhje me seksin më të mirë si në mjekësinë tradicionale ashtu edhe në kërkimin shkencor.

    Rritja e dëshirës seksuale

    Ushqimet që mund të rrisin epshin e njerëzve quhen afrodiziakë, një term që rrjedh nga Afërdita, perëndeshë e dashurisë në Greqinë e lashtë. Midhjet janë ndër afrodiziakët më të njohur, me efektet e tyre që besohet se janë për shkak të përmbajtjes së zinkut.

    Zinku është një mineral për të cilin trupi ka nevojë çdo ditë për funksione të ndryshme jetësore, si metabolizmi i qelizave, qëndrueshmëria dhe rregullimi i niveleve të testosteronit, hormoni më i rëndësishëm mashkullor që lidhet me seksin. Një studim i mëparshëm tregoi, më në fund, se zinku mund të ndihmojë në trajtimin e mosfunksionimit erektil te njerëzit me sëmundje kronike të veshkave.

    Ushqimi me përmbajtjen më të lartë të zinkut janë molusqet, megjithatë ka ushqime të tjera si gaforrja, karavidhe, mishi i kuq, arrat e pishës dhe drithërat që janë gjithashtu mjaft të dobishme për shkak të zinkut që përmbajnë.

    Megjithatë, duhet të kemi parasysh se dëshira seksuale është një çështje komplekse e lidhur me shumë faktorë, si marrëdhëniet personale, nivelet e stresit dhe preferencat personale, dhe jo vetëm dieta. Është e natyrshme, pra, që njerëzit të fitojnë ose humbasin dëshirën e tyre për seks, dhe shumica e ekspertëve argumentojnë se dieta mund të ndihmojë në mënyrë të konsiderueshme me këtë.

    Mbajtja e ereksionit

    Kuptimi i faktorëve fizikë, mendorë dhe emocionalë që kontribuojnë në mosfunksionimin erektil mund t’i ndihmojë njerëzit të zgjedhin një dietë që promovon seks më të mirë.

    Faktorët që kontribuojnë në mosfunksionimin erektil janë:

    – problemet me qarkullimin e gjakut në penis

    – dëmtimi i qendrave nervore të penisit

    – efektet anësore nga ilaçet, rrezatimi dhe metodat e tjera të trajtimit

    – depresioni, ankthi dhe stresi

    Trajtimi i shkakut themelor është mënyra më e mirë për të trajtuar mosfunksionimin erektil, por ka një gjë të thjeshtë që mund të bëni për të ndihmuar gjendjen: të hani fruta.

    Në një studim, studiuesit lidhën rritjen e marrjes së frutave me një ulje prej 14% të rrezikut të mosfunksionimit erektil. Flavonoidet që gjenden në shumë fruta janë ndoshta përgjegjës për këtë përmirësim.

    Ushqimet e pasura me flavonoide janë:

    – manaferrat

    – agrumet

    – rrushi

    – mollët

    – specat djegës

    – produktet e kakaos

    – vera e kuqe

    – çaji (i gjelbër, i bardhë dhe i zi)

    Hulumtimet në modelet e kafshëve kanë treguar gjithashtu se shalqiri mund të jetë po aq efektiv kundër mosfunksionimit erektil, ndoshta për shkak të përmbajtjes së tij të aminoacidit L-citrulline.

    Përveç kësaj, acidi nitrik është treguar i dobishëm në parandalimin e mosfunksionimit erektil, për shkak të rritjes së rrjedhjes së gjakut dhe zgjerimit të enëve të gjakut.

    Megjithatë, përfundimi i përgjithshëm i shkencëtarëve nga hulumtimi i kryer deri më sot është se kushdo që kërkon mënyra për të bërë seks më të mirë duhet të sigurohet që të ndjekë një dietë të ekuilibruar dhe të shëndetshme.

  • Mban titullin e njeriut më të moshuar në botë, John Tinniswood tregon sekretin e jetëgjatësisë

    Mban titullin e njeriut më të moshuar në botë, John Tinniswood tregon sekretin e jetëgjatësisë

    111-vjeçari John Tinniswood nga Britania e Madhe aktualisht mban titullin e njeriut më të moshuar në botë.

    Kjo pasi mbajtësi i mëparshëm i titullit, Juan Vicente Perez Mora nga Venezuela, vdiq ditë më parë në moshën 114 vjeçare. Tinniswood ka lindur më 26 gusht të vitit 1912 dhe njihet si tifoz i flaktë i Liverpool-it.

    Ai u takua me gruan e tij Blodwen gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe u martuan në vitin 1942. Së bashku, ata kanë një vajzë, Susan. Deri në pensionimin e tij në vitin 1972, Tinniswood ka punuar për Royal Mail, Shell dhe BP. Sa i përket jetëgjatësisë, ai thotë se asnjëherë nuk i ka kushtuar rëndësi të ushqyerit dhe stilit specifik të jetesës. Madje, ai thekson se ushqimet e tij të preferuara janë patatet e skuqura dhe peshku. Për një jetë më të gjatë, ai këshillon “të stërvitni mendjen”.

    Ndërkaq, Eurostat, institucioni i statistikave të Bashkimit Europian, ka publikuar së fundmi të dhënat për jetëgjatësinë. Në Bashkimin Europian, mesatarja e jetëgjatësisë arriti në 80.6 vjet në 2022 me 0.5 vjet më shumë nga viti 2021. Gjatë dy dekadave, që nga viti 2002, vlera më e lartë u regjistrua në vitin 2019 kur jetëgjatësia në lindje arriti në 81.3 vjet. Në vitin 2022, jetëgjatësia në lindje në BE u rrit, por nuk arriti vlerën e vitit 2019.

    Gratë jetojnë më gjatë se burrat, mosha mesatare e shqiptarëve arrin në 79.1 vite. Nëse i krahasojmë sipas shteteve më gjatë njerëzit jetojnë në Lihtenshtajn, pasuar më tej nga Zvicra dhe Spanja. Ndërsa nëse ndalemi sipas rajoneve, jetëgjatësinë më të lartë në lindje e regjistron rajoni spanjoll i Comunidad de Madrid (85.2 vjet), i ndjekur nga Provincia Autonoma di Trento në Itali (84.4 vjet), Ile de France në Francë (84.1 vjet), Stokholmi në Suedi ( 84.0 vjeç) dhe Comunidad Foral de Navarra në Spanjë (83.9 vjet).

  • Elia Zaharia lë pas divorcin e bujshëm me Princ Lekën, rikthehet në skenë me dramën “Para Perëndimit”

    Elia Zaharia lë pas divorcin e bujshëm me Princ Lekën, rikthehet në skenë me dramën “Para Perëndimit”

    Aktorja Elia Zaharia i është rikthyer skenës së teatrit pas sherrit dhe çështjes së divorcit me Princin Leka. Ajo po interpreton në Teatrin Metropol me rolin në shfaqjen “Para Perëndimit”.

    “Para Perëndimit” vë në sfond katastrofën familjare në një botë të trazuar.

    Drama e nobelistit Gerhart Hauptmann, na jep një mundësi për të shqyrtuar vendin e individit në botën bashkëkohore. A janë zgjedhjet e tij të lira apo të kontrolluara?

    “Para Perëndimit” përqendrohet në dramën e “mungesës së lirisë” me të cilën përballet 70-vjeçari Matthais Clausen.

    Tre vite pas vdekjes së gruas së tij, ai bie në dashuri me një vajzë të re Inken, por që pengohet nga të gjitha anët prej atyre që e rrethojnë, mbi të gjitha familja e tij që e sheh këtë histori dashurie si kërcënim të trashëgimisë financiare dhe shpirtërore të familjes.

    Regjia e shfaqjes është nga Xhunga Çobani, ndërsa interpretojnë aktorët Alfred Trebicka, Ilirda Bejleri, Elia Zaharia, Yllka Mujo, Sokol Angjeli, Alex Seitaj, Luli Bitri, Alert Çeloaliaj, Pjerin Vlashi, Vasjan Lami, Klesta Shero, Roerd Toçe, Ligoraq Riza, Genc Fuga, Elona Hyseni, Kastriot Ramollari, Artur Vera, Laura Hoxha, Megi Duka, Maringlen Domi, Xhoni Spahi, Adela Gjyla.

  • A e dini se zgjimi herët sjell përfitime pozitive për shëndetin? Ekspertët listojnë disa prej tyre

    A e dini se zgjimi herët sjell përfitime pozitive për shëndetin? Ekspertët listojnë disa prej tyre

    Disa nga njerëzit më të famshëm në botë, jetojnë me besimin se të shkuarit në herët në shtrat dhe zgjimi herët në mëngjes, ka ndryshuar shumë gjëra në jetën e tyre dhe kjo sigurisht për më mirë.

    Po cilat janë disa nga përfitimet e këtij ritmi?

    Kur të gjithë janë zgjuar, jeta mund të jetë e mbushur plot me gjëra që ju shpërqendrojnë. Një shembull mund të jenë fëmijët që kërkojnë vëmendjen tuaj, një telefonatë nga një kolege pune apo angazhime të tjera që duket se vijnë menjëherë dhe ju e gjeni vetem duke u përpjekur të përfundoni shumë gjëra në pak kohë

    Zgjimi herët ju lejon të përfundoni punët tuaja duke i anashkaluar të gjitha këto. Kjo mund t’ju lejojë të keni një ndjesi më të madhe të arritjes. Studimet kanë treguar se ndjenja e realizimit të objektivave tuaja, qoftë edhe ato më të voglat, mund të kontribuojë në një ndjenjë të mirëqenieje me kalimin e kohës.

    Të ndihesh mirë me veten natyrisht do ta bëjë rrugën drejt suksesit shumë më të lehtë. Por zgjimi herët luan një rol më të madh se kaq.

    Sipas disa hulumtimeve, njerëzit që zgjohen më herët priren të jenë më produktivë dhe e gjithë kjo mund të çojë në më shumë sukses.

    Të ngrihesh herët gjithashtu të jep një paraqitje të shkurtër të botës që nuk e shihni zakonisht në një orar të mëvonshëm.

    Vesa herët në mëngjes, mjegulla mbi qytet ndërsa dielli lind, qetësia kur kaloni në një rrugë pa njerëz dhe makina.

    Ju mund të shijoni këtë ndjenjë të të pasurit të botës vetëm për veten tuaj, që është padyshim një përfitim i çmuar.

    Nëse ju nuk dëshironi të sakrifikoni gjumin tuaj dhe të zgjoheni herët, nuk keni përse ta detyroni veten me zor për të bërë të kundërtën.

    Dihet mirë se kjo mund të çojë në shtim në peshë, ankth, përqendrim të ulët, presion të lartë të gjakut dhe nervozizëm.

    Bëni çmos për të gjetur ritmet natyrale të trupit tuaj për zgjimin dhe gjumin. Merrni kohën që ju duhet për të kuptuar se çfarë është më mirë për ju. Qëndroni të shëndetshëm dhe bëni atë që është më e mira për ju.